Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Irani pas sulmeve: Zhvillim ekonomik apo militarizim?

1 July 2025 at 13:06

Lufta 12-ditore që vuri përballë Iranin me dy fuqi bërthamore, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, është një nga ato konflikte ku të gjitha palët mund të pretendojnë fitoren. Për Republikën Islamike, kjo deklaratë erdhi shpejt dhe u përqendrua në faktin se regjimi është ende në këmbë. Pavarësisht humbjeve të rënda dhe dëmeve të mëdha, nuk […]

The post Irani pas sulmeve: Zhvillim ekonomik apo militarizim? appeared first on Reporter.al.

Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba 13-tonëshe

By: user 6
26 June 2025 at 21:02

Ai nuk deshi ose nuk ishte në gjendje, të konfirmonte se fabrikat e pasurimit të uraniumit të Iranit “ishin fshirë nga faqja e Tokës” siç tha Presidenti Donald Trump. Megjithatë Dan Caine, kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA, mezi priste të theksonte në një konferencë shtypi të rrallë, të mbushur me njerëz dhe gjithçka tjetër përveçse të qetë, se sa efektiv kishte qenë sulmi i së dielës në mëngjes që çoi Shtetet e Bashkuara të bombardonin Iranin për herë të parë.

“Të gjitha bombat që ne lëshuam shkuan aty ku duhej të shkonin” – tha ai.

Caine kishte në krah shefin e Pentagonit Pete Hegseth. Ishte ai që sulmoi median, veçanërisht CNN dhe New York Times, si “fajtorë” për publikimin e një analize fillestare nga inteligjenca amerikane, sipas së cilës sulmi amerikan kishte ngadalësuar (“me javë ose muaj”), por jo eliminuar, programin bërthamor të Iranit.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine u ngarkua me detyrën e shpjegimit të operacionit jashtëzakonisht kompleks që sipas tij kulmuan pas “15 viteve planifikim”.

“Në vitin 2009, një oficer nga Agjencia e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes u dërgua me mision në një vend sekret për t’u informuar mbi diçka që po ndodhte në Iran” – tha ai duke shtuar se ajo që pasoi ishte një periudhë shumë e gjatë përgatitjesh sekrete.

“Njerëzit që e dinin nuk mund të flisnin as me gratë e tyre, familjet e tyre, me askënd”, – tha gjenerali. Me kalimin e kohës, tha ai, “Departamenti i Mbrojtjes kishte shumë njerëz që punonin në këtë program, duke bërë modele dhe simulime që na çuan në të qenit, në heshtje dhe fshehurazi, përdoruesi më i madh i orëve të superkompjuterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”– tha ai.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine ilustroi nivelin e njohurive që ushtria amerikane kishte rreth Fordow, zemrës së programit bërthamor iranian: një vend pasurimi që strehon centrifugat midis 90 dhe 100 metrave nën tokë, në zemër të një mali.

“Nuk krijohet një vend si ky nëse ke një program paqësor”, – tha Caine. Para se të shpjegonte se si armët e përdorura në sulm, bombat GBU 57 që peshojnë mbi 13 tonë që mund të depërtojnë në shtresa betoni për dhjetëra metra para se të shpërthejnë ishin “projektuar, planifikuar dhe lëshuar” për të arritur objektivin e tyre.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine speaks after playing a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

“Një bombë ka tre efekte që shkaktojnë dëme: vala e goditjes, fragmentimi dhe presioni i tepërt. Në këtë rast, pjesa më e madhe e dëmit u shkaktua nga një përzierje”. Sipas Caine, 6 bomba “shkatërruese bunkerësh” u hodhën në Fordow për secilën nga hapjet e ventilimit: dhe të gjitha “shkuan pikërisht aty ku duhej të shkonin”. Dy “super bomba” të tjera u hodhën në vendin e Natanz.

“Irani, i vetëdijshëm për sulmin, u përpoq të mbulonte boshtet e ventilimit me beton. Nuk do të ndaj dimensionet e sakta të kapakut të betonit, por duhet ta dini se ne e dinim se çfarë ishin ato”.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: A poster of the Fordow Fuel Enrichment Plant is displayed as Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine and U.S. Defense Secretary Pete Hegseth hold a news conference at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. Top officials from the Department of Defense gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine e përshkroi operacionin e quajtur “Çekani i Mesnatës”, si “kulminacionin e 15 viteve të punës së jashtëzakonshme” dhe citoi se pilotët e bombarduesve të përfshirë në sulme duke e përshkruar shkëndijën pas hedhjes së bombës si “shpërthimin më të ndritshëm që kishin parë ndonjëherë”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse i ishte bërë presion për të dhënë një vlerësim tepër pozitiv të sulmit, ai e mohoi me vendosmëri atë: “Jo, nuk më është bërë presion dhe jo, nuk do ta bëja” – tha ai. ©LAPSI.al

The post Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba 13-tonëshe appeared first on Lapsi.al.

Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian

26 June 2025 at 11:52

As kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu dhe as presidenti amerikan Donald Trump nuk e kanë treguar veten si aktorë të kujdesshëm dhe të ekuilibruar në skenën botërore. Të dy rregullisht kënaqen me impulse të pamatura dhe i qasen artit të qeverisjes si çështje oportunizmi politik. Megjithatë, fushata e përbashkët ushtarake që ata kanë nisur kundër Iranit […]

The post Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian appeared first on Reporter.al.

Lufta në Lindjen e Mesme hyn në një fazë të re

25 June 2025 at 14:08

Tashmë ndodhemi në fazën e tretë të krizës aktuale në Lindjen e Mesme. Në dy fazat e mëparshme, iniciativa ishte fillimisht në duart e Izraelit dhe më pas të Shteteve të Bashkuara. Tani ajo i ka kaluar Iranit. Për ta përmbledhur: Në fazën e parë, Izraeli, i shqetësuar se Irani i ishte afruar ndjeshëm zhvillimit […]

The post Lufta në Lindjen e Mesme hyn në një fazë të re appeared first on Reporter.al.

KOMENT – Izraeli vrau të paktën 14 shkencëtarë në sulmin ndaj vendeve bërthamore të Iranit

24 June 2025 at 20:05

PARIS, 24 qershor /ATSH/- Numri i dëmeve të luftës që Izraeli i shkaktoi Iranit përfshin vrasjet e synuara të të paktën 14 shkencëtarëve, një sulm i paprecedentë ndaj “trurit” që qëndron pas programit bërthamor të Iranit, për të cilin ekspertët e jashtëm thonë se vetëm mund ta pengojë atë, jo ta ndalojë, sipas AP.

Ambasadori i Izraelit në Francë tha se vrasjet do ta bëjnë “pothuajse” të pamundur për Iranin të ndërtojë armë nga çdo infrastrukturë dhe material bërthamor – që mund të ketë mbijetuar pas gati dy javë sulmesh ajrore izraelite dhe bombave masive shkatërruese të hedhura nga bombarduesit e fshehtë amerikanë.

“Fakti që i gjithë grupi u zhduk po e kthen programin prapa me disa vite”, tha ambasadori Joshua Zarka.

Por, analistët bërthamorë thonë se Irani ka shkencëtarë të tjerë që mund të zënë vendin e tyre.

Qeveritë evropiane thonë se vetëm forca ushtarake nuk mund të zhdukë njohuritë bërthamore të Iranit, prandaj ata duan një zgjidhje të negociuar për të qetësuar shqetësimet në lidhje me programin iranian.

“Sulmet nuk mund të shkatërrojnë njohuritë që Irani ka fituar gjatë disa dekadave, as ndonjë ambicie të regjimit për të përdorur ato njohuri për të ndërtuar një armë bërthamore”, u tha sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ligjvënësve në Dhomën e Komuneve.

Irani ka kohë që pohon se programi i tij bërthamor ishte paqësor dhe agjencitë e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar se Teherani nuk po synonte në mënyrë aktive ndërtimin e një bombe.

Megjithatë, udhëheqësit izraelitë kanë argumentuar se Irani mund të ndërtojë shpejt një armë bërthamore.

Ekspertët thonë se dekada të tëra pune të Iranit në energjinë bërthamore – dhe, sipas fuqive perëndimore, në zhvillimin e armëve bërthamore – i kanë mundësuar vendit njohuri dhe shkencëtarë që mund të vazhdojnë çdo punë drejt ndërtimit të kokave bërthamore që do të përshtaten me raketat balistike të Iranit.

“Planet do të jenë të disponueshme dhe, brezi i ardhshëm i studentëve të doktoraturës do të jetë në gjendje ta kuptojë këtë”, tha Mark Fitzpatrick, një ish-diplomat amerikan – i specializuar në mospërhapjen e armëve bërthamore. //a.i/

 

The post KOMENT – Izraeli vrau të paktën 14 shkencëtarë në sulmin ndaj vendeve bërthamore të Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”/ Perëndimi bashkohet pas fjalëve të Trump

22 June 2025 at 21:53

Në mes të tensioneve në Lindjen e Mesme, udhëheqësit perëndimor po japin një sinjal të qartë: Irani nuk mund të lejohet të zhvillojë armë bërthamore. SHBA-ja, nën udhëheqjen e Donald Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance, ka marrë të gjithë mbështetjen nga aleatët ndërkombëtarë për të frenuar ambiciet bërthamore të Teheranit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se është në kontakt me liderët e botës për të ndaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa theksoi se Irani duhet të rikthehet në një botë që garanton paqen. Ministri i Jashtëm francez, Jean- Barrot, u shpreh se Irani nuk është një partner i besueshëm, kur bëhet fjalë për armë bërthamore. Ai nënvizoi se mbështet kauzën e SHBA-ve.

Qeveria gjermane, përmes zëdhënësit Stefan Kornelius, konfirmoi se Berlini është së bashku me Uashingtonin dhe partnerët në BE për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkimit të Europës dhe nevojën për një qëndrim të bashkuar përballë një Irani që refuzon dialogun dhe kërcënon të gjithë botën.

Edhe Kanadaja është rreshtuar përkrah aleatëve perëndimorë. Kryeministri Mark Carney i bëri thirrje Teheranit të ndalojë provokimet dhe të zgjedhë rrugën e paqes, duke mbështetur kësisoj presidentin amerikan Donald Trump.

Japonia, përmes kryeministrit Shigeru Ishiba, kërkoi uljen e menjëhershme të tensioneve, por paralajmëroi se ambiciet bërthamore të Iranit nuk mund të tolerohen. Ishiba theksoi rëndësinë e koordinimit ndërkombëtar për të garantuar sigurinë globale.

Shumica e aleatëve perëndimorë janë bërë me Trump sa i përket konfliktit të ashpër në Lindjen e Mesme. Në këtë sfond të ngarkuar diplomatik, një gjë është e qartë: Perëndimi po flet me një zë të përbashkët – dhe qëndrimi është i prerë. Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore.

The post “Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”/ Perëndimi bashkohet pas fjalëve të Trump appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump për të parandaluar që regjimi në Teheran të pajiset me armë bërthamore

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se SHBA kishin përfunduar sulmet ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan.

Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë shkruan se “ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore”.

Rama shprehet se “kjo është një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në vite të pafundme të etiketimit të kombeve të lira si “satanike” dhe thirrjes së hapur për shfarosjen e tyre”.

Kryeministri Rama nënvizon se “nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë, ndryshe nga çdo shtet i armatosur me armë bërthamore, pavarësisht sistemit politik”.

“Si një komb që doli nga humnera e një regjimi teokratik brutal, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”, tha Rama.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi gjatë një daljeje publike për mediet, se avionët amerikanë kishin sulmuar tre vende bërthamore në Iran, duke përfshirë Natanz, Esfahan dhe objektin e pasurimit të uraniumit në Fordow, që besohet gjerësisht të jetë një nga objektivat më të rëndësishme të Izraelit në konfliktin e tij të vazhdueshëm me Iranin.

/e.i//r.e/

The post Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump për të parandaluar që regjimi në Teheran të pajiset me armë bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Putin: Moska mbështet programin bërthamor të Iranit, por jo për qëllime ushtarake

By: fra nc
21 June 2025 at 10:44

Presidenti rus Vladimir Putin ka riafirmuar kundërshtimin e vendit të tij ndaj përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, duke përfshirë çdo përpjekje të mundshme të Iranit për të ndërtuar armë bërthamore. Në një intervistë për “Sky News Arabia”, Putin theksoi se Rusia mbështet fuqimisht të drejtën e Iranit për të zhvilluar energji bërthamore për qëllime paqësore, por jo për qëllime ushtarake.

“Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike nuk ka gjetur prova që tregojnë se Irani po përpiqet të ndërtojë një armë bërthamore,” deklaroi Putin, duke theksuar se pozicioni zyrtar i Teheranit, përfshirë një fetva që ndalon armët bërthamore, mbetet një argument thelbësor në këtë debat.

Ai shtoi se Rusia është e gatshme të ndihmojë Iranin në zhvillimin e programit të tij bërthamor civil, duke përfshirë asistencë teknike dhe bashkëpunim në fushën e energjisë.

Deklaratat e Kremlinit vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në përshkallëzim të ndjeshëm. Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një seri sulmesh ajrore në disa lokacione të Iranit, përfshirë objekte ushtarake dhe ato të lidhura me programin bërthamor. Si kundërpërgjigje, Irani nisi një valë sulmesh me raketa ndaj territorit izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve iraniane. Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë për mbi 639 të vrarë dhe më shumë se 1.300 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin: Moska mbështet programin bërthamor të Iranit, por jo për qëllime ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Rusia: Nëse SHBA-ja përdor armë bërthamore në Iran do të ishte katastrofike

20 June 2025 at 12:41

Përdorimi i mundshëm i armëve taktike bërthamore nga Shtetet e Bashkuara në Iran do të ishte një zhvillim katastrofik.

Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, Tass.

Peskov komentoi ato që i cilësoi si raportime spekulative mediale lidhur mundësinë e përdorimit të armëve të tilla. Por, zëdhënësi i Kremlinit nuk përmendi se cilat media kanë raportuar për këtë gjë.

Gazeta The Guardian ka raportuar se zyrtarët amerikanë të mbrojtjes janë informuar se përdorimi i bombave konvencionale kundër ndërtesës nëntokësore për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, nuk do të mjaftonte për ta shkatërruar plotësisht këtë impiant. Sipas gazetës, për shkatërrimin e këtij centrali do të kërkohej që të kryheshin sulme, fillimisht me bomba konvencionale, e më pas bombarduesit B-2 do të mund të lëshonin armë taktike bërthamore.

Megjithatë, gazeta britanike tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk po e shqyrton përdorimin e një arme taktike bërthamore në Fordo dhe se kjo mundësi nuk është paraqitur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Caine, gjatë takimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha të enjten se çdo vendim për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të merret brenda dy javësh.

Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me Iranin, ka paralajmëruar ashpër kundër një ndërhyrjeje ushtarake të SHBA-së në anën e Izraelit. /REL

The post Rusia: Nëse SHBA-ja përdor armë bërthamore në Iran do të ishte katastrofike appeared first on Sot News | Lajme.

Britania e Madhe dhe SHBA-të: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore

By: Besnik
20 June 2025 at 07:56

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio, kanë diskutuar mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe rrugët drejt një zgjidhjeje diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit.

Lammy përshkroi situatën në rajon si “të rrezikshme” dhe theksoi nevojën për një “zgjidhje afatgjatë të çështjes bërthamore”.

Ai shtoi se tani ekziston një “dritare brenda dy javëve të ardhshme” për arritjen e një marrëveshjeje diplomatike.

Të dy negociatorët ranë dakord se Irani nuk mund të zhvillojë ose të pajiset kurrë me armë bërthamore, sipas një deklarate të zëdhënësit të Marco Rubios.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të marrë një vendim final mbi përfshirjen amerikane në Iran brenda dy javësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Britania e Madhe dhe SHBA-të: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore appeared first on Euronews Albania.

GBU-57, bomba “gjigante” amerikane që kërcënon Iranin… por a do e përdorë Trump?

By: user 6
17 June 2025 at 22:25

Pas 5 ditësh sulmesh midis Izraelit dhe Iranit, Teherani pretendon se raketat e tij balistike po mbjellin terror në zemër të armikut të tij të përjetshëm. Në anën tjetër edhe Tel Avivi po bombardon sistematikisht objektiva në të gjithë territorin iranian nga ajri, duke çuar përpara shkatërrimin e regjimit teokratik. Tensioni në Lindjen e Mesme ka marrë edhe një “ngjyrë” të fortë amerikane që në nisje, pasi postimi i Donald Trump që bëri thirrje për evakuimin e kryeqytetit iranian nxori në pah skenarë për një luftë që do t’i tejkalojë shumë kufijtë e rajonit.

SHBA- të e Trumpit, të cilat prej kohësh kanë pretenduar se luftërat janë shkatërruese dhe kundër mënyrave të tyre politike (pavarësisht nëse lufta në Ukrainë përfundoi në 1 apo 100 ditë) sot kanë një zgjedhje strategjike në përputhje me fuqinë dhe potencialin e tyre ushtarak. Uashingtoni ka mundësinë të zgjedhë t’i japë fund programit bërthamor të Iranit me sulme të përqendruara, me kryengritje sociale në vend, ose ta “zvarrisë” regjimin ekzistues në negociata në një mënyrë shumë më të rreptë, e cila tani do të ketë dijeni absolute se armët bërthamore nuk janë një opsion dhe se ato vetë kanë një datë skadimi…

Deri më tani, Trump nuk duket se ka bërë ndonjë zgjedhje specifike, pasi nga njëra anë ai ka dhënë urdhra të qarta për të transportuar luftëtarë, bombardues dhe “cisterna” ajrore në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme dhe nga ana tjetër ai deklaron publikisht se iranianët po bëjnë thirrje dhe kërkojnë negociata. Izraeli, nga ana e tij, ka arritur përsëri, brenda 60 ditësh, ta sjellë Tel Avivin në pozicionin e partnerit të vetëm të Shtëpisë së Bardhë në rajon dhe në të njëjtën kohë të godasë atë që për kryeministrin e vendit është shtylla e karrierës së tij politike që kur u bë kreu i partisë së tij në moshën 44 vjeç, “boshtin e së keqes”.

Shtetet e Bashkuara janë aktualisht praktikisht e vetmja fuqi ushtarake – nëse pranojmë të dhënat e publikuara mbi arsenalet e fuqive të mëdha – që ka një armë të aftë t’i japë fund përfundimisht programit bërthamor të Teheranit dhe konkretisht objektit Fordoë të vendosur thellë në male.

Bomba GBU‑57 Massive Ordnance Penetrator (MOP) është një bombë amerikane me fuqi të madhe që depërton në blindazh. Me një peshë prej 13 600 kilogramësh, ky “shkatërrues fortesash” gjigant është projektuar për të neutralizuar bunkerë nëntokësorë jashtëzakonisht të thellë dhe të fortifikuar, objektiva që nuk preken nga armët konvencionale. GBU‑57 u prodhua nga Boeing për Forcat Ajrore të SHBA-së në fillim të viteve 2000 dhe konsiderohet arma më e fuqishme jo-bërthamore në arsenalin e SHBA-së.

Ajo mbart një kokë luftarake prej më shumë se 2400 kilogramësh eksplozivë dhe ka një kapacitet depërtimi që tejkalon 60 metra në beton të përforcuar. Objektivi i saj kryesor? Objekte të tilla si Fordoë, objekti nëntokësor i pasurimit të uraniumit i Iranit, i varrosur thellë në terrenin shkëmbor pranë qytetit të Qom. Megjithatë, përdorimi i MOP nuk është një çështje e thjeshtë. I vetmi avion që mund ta mbajë atë është bombarduesi i fshehtë B-2 Spirit. Edhe pse SHBA-të kanë një numër të vogël të këtyre bombave (rreth 20), ato mbeten nën kontroll të rreptë strategjik.

Izraeli, megjithëse ka avionë luftarakë të sofistikuar dhe sisteme të përparuara armësh, nuk zotëron as bombën dhe as bombarduesin e nevojshëm për ta aktivizuar atë – që do të thotë se çdo operacion kundër një objekti nëntokësor iranian do të kërkonte mbështetje të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara. Deri më sot, GBU-57 nuk është përdorur kurrë në luftime, duke mbetur një “mjet i fundit” në arsenalin strategjik të SHBA-së. Megjithatë, ekzistenca e tij është një mesazh i qartë fuqie dhe një mjet për ndikim në një peizazh gjeopolitik jashtëzakonisht të brishtë. ©Përgatiti LAPSI.al

The post GBU-57, bomba “gjigante” amerikane që kërcënon Iranin… por a do e përdorë Trump? appeared first on Lapsi.al.

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

By: Ela
17 June 2025 at 09:51

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut, India dhe Pakistani. Pothuajse të gjitha kanë vazhduar programet intensive të modernizimit në vitin 2024, duke përmirësuar armët ekzistuese dhe duke shtuar versione të reja. Ky është një nga gjetjet kryesore të raportit të vitit 2025 nga Instituti […]

The post SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet appeared first on BoldNews.al.

“Fordow”, mali i shenjtë i Iranit ku fshihet bunkeri i armëve bërthamore

By: user 6
16 June 2025 at 21:23

Zemra e programit bërthamor të Iranit është “mali i shenjtë” i quajtur “Fordow”. Brenda këtij bunkeri gjigant Irani ka instaluar disa nga centrifugat e nevojshme për pasurimin e uraniumit. Një objektiv i vështirë edhe për forcat ajrore izraelite, të afta për momentin vetëm të “gërvishtin” pjesën e jashtme të uzinës. Imazhet e fundit satelitore kanë treguar, për momentin, dëme të vogla në një mur mbajtës gjatë një rruge hyrëse.

Republika Islamike, që nga ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes atë që po ndodhte në Lindjen e Mesme duke marrë parasysh përvojat e veta, gjithmonë të vështira, dhe ato të fqinjëve të saj. Për 8 vjet ajo zhvilloi një luftë me Irakun, duke përdorur raketa tokë-tokë, një mjet i domosdoshëm i luftës sot. Në të njëjtën periudhë, ajo dëshmoi bastisjen izraelite në reaktorin bërthamor irakian të Osirak, aktin e parë të kundërpërhapjes së zbatuar nga Tel Avivi. Dhe e kuptoi se nëse donte të zhvillonte sektorin atomik, do të duhej të mendonte se si ta mbronte atë.

Prandaj lindi plani për struktura nëntokësore, të afta për të përballuar goditje, siç është Fordow dhe ajo në Kolan Gaz, në jug të Natanzit. Ndërtimi i “laboratorit” filloi në periudhën 2006-2007. Regjimi e pranoi ekzistencën e tij vetëm në vitin 2009. Zgjedhja e vendndodhjes u përcaktua nga karakteristikat e zonës malore, perfekte për t’u përdorur si “strehë”. Sipas disave, ekziston edhe një aspekt simbolik: rajoni i Fordow kishte një përqindje të lartë “martirësh” në konfliktin me trupat e Sadam Huseinit dhe nuk është larg qytetit të shenjtë të Qom, një pishtar i fesë shiite.

Natyrisht, kjo pikë e dytë është e parëndësishme për nevojat e sigurisë dhe vlerën e kërkimit shkencor në një fushë strategjike. Objekti përbëhet nga një sërë hapësirash shumë të mëdha ku janë vendosur pajisjet. Një raport nga shërbimet sekrete britanike vlerëson se ato janë në një thellësi prej 90-100 metrash, një nivel i mjaftueshëm për t’i bërë ballë një sulmi nga izraelitët.

Forcat Ajrore izraelite kanë një predhë bunker-shkatërrues që e kanë përdorur edhe për të eliminuar udhëheqësit e Hezbollahut të vendosur në tunele nën ndërtesa, por nuk kanë GBU 57A të prodhuara nga Pentagoni, bomba që mund të hidhen nga bombarduesit B-2. Megjithatë ditët e fundit vëzhguesit dhe diplomatët kanë përsëritur në media: vetëm me një ndërhyrje amerikane mund të dëmtojë “Fordow” dhe sërish nuk është e sigurt se ajo të jetë e mjaftueshme.

Ka hipoteza të ndryshme që marrin parasysh shtresat e betonit, tokës dhe materialeve të tjera të përdorura dhe që sipas tyre e kanë transformuar “qendrën” në një fortesë. Mbrojtjet e brendshme shoqërohen me kundërmasa rreth perimetrit për të penguar sulmet nga komandot.

Muaj më parë, një rindërtim i botuar në New York Times kushtuar planeve të IDF nuk përjashtoi një ndërhyrje nga forcat speciale pas një sulmi, një alternativë për të kompensuar mungesën e bombave mjaftueshëm të fuqishme. Dhe një veprim nga trupat elitare izraelite në Siri, në mars, me ndërhyrjen në fabrikën nëntokësore të raketave të Maysaf u interpretua nga disa edhe si një provë duke pasur parasysh Iranin.

Kuptohet që pas asaj, Pasdarani rriti numrin e ushtarëve për të përballuar operacionet armike. Disa karta mund të luhen vetëm një herë pasi kundërshtari mëson mësimin, edhe nëse episodet e fundit tregojnë se në Teheran dikush nuk e ka kryer plotësisht detyrën e tij midis gabimeve dhe nënvlerësimit. ©LAPSI.al

The post “Fordow”, mali i shenjtë i Iranit ku fshihet bunkeri i armëve bërthamore appeared first on Lapsi.al.

Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Iranit: Të heqë dorë nga armët bërthamore dhe të fillojë negociatat

16 June 2025 at 16:58

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vandeful i ka bërë thirrje Iranit që të heqë dorë nga ideja për armë bërthamore.

“Irani duhet të demonstrojë një gatishmëri të qartë për të hequr dorë nga armët bërthamore. Atëherë do të ketë një mundësi për të zgjidhur konfliktin e armatosur midis Izraelit dhe Iranit dhe për të hyrë në një fazë negociatash”, tha Vandeful.

Po ashtu theksoi se Irani ka marrë vazhdimisht paralajmërime për këtë çështje, ndërsa i bëri thirrje homologut të tij iranian të negociojë për programin bërthamor të vendit të tij.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk pret përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran, diçka që tashmë është përjashtuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

/abcnews.al/

Lufta e Re e Lindjes së Mesme

16 June 2025 at 14:50

Në sulmet e tij ajrore në të gjithë Iranin, Izraeli thuhet se vrau udhëheqës të lartë ushtarakë, si dhe figura të shquara në programin bërthamor të vendit. Gjithashtu, duket se Izraeli E degradoi më tej mbrojtjen ajrore iraniane, goditi objektiva të tjera ushtarake dhe sulmoi të paktën një bazë të lidhur me armët bërthamore – […]

The post Lufta e Re e Lindjes së Mesme appeared first on Reporter.al.

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

By: Oldi
14 June 2025 at 15:51

Politologu Ilir Kalemaj tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se sulmi i Izraelit ndaj Iranit, mund të ketë përfitime afatshkurtra për Netanjahun, por rrezikon ta fusë rajonin në një spirale të rrezikshme, me kosto të mëdha dhe të paplanifikuara. Kalemaj tha se ka analistë që mendojnë që ky sulm mund ta legjitimojë Iranin […]

The post Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme appeared first on BoldNews.al.

SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

By: Mirgen
1 June 2025 at 20:06

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që Shtëpia e Bardhë tha se është “e pranueshme” dhe është “në interesin më të mirë” të Teheranit që ta pranojë, raportuan mediat amerikane më 1 qershor. Raportimet për këtë propozim vijnë pas një raporti të Kombeve të Bashkuara që tha se Republika […]

The post SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore appeared first on BoldNews.al.

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

22 May 2025 at 20:03

Duke komentuar sulmin që vrau dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington, ligjvënësi republikan i sapozgjedhur Randy Fine thotë: “Kauza palestineze është e ligë”.

“Në Luftën e Dytë Botërore, ne nuk negociuam një dorëzim me nazistët. Ne nuk negociuam një dorëzim me japonezët. Ne i bombarduam japonezët dy herë me armë bërthamore për të marrë dorëzimin pa kushte. Kjo duhet të jetë e njëjta gjë edhe këtu”, tha Fine për Fox News.

Fine, një aleat i ngushtë i Trump, ka një histori të gjatë deklaratash anti-palestineze. Në vitin 2021, ai komentoi në një postim me një foto të një fëmije palestinez të vdekur, duke e pyetur se si fle natën: “Në fakt, mjaft mirë! Faleminderit për foton!”

Kujtojmë se konflikti ndërmjet Gazës dhe Izraelit ka rrënjë të thella historike, por përshkallëzimi më i fundit nisi më 7 tetor 2023, kur grupi palestinez Hamas ndërmori një sulm të papritur ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1,200 persona dhe duke marrë mbi 250 pengje, sipas autoriteteve izraelite.

Pas kësaj Izraeli nisi një ofensivë të gjerë ushtarake në Rripin e Gazës, ku deri më 22 maj 2025 janë vrarë të paktën 53,762 palestinezë dhe janë plagosur mbi 122,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të cituar nga Al Jazeera. Më shumë se 17,400 nga viktimat janë fëmijë. Konflikti ka shkaktuar një krizë të thellë humanitare dhe zhvendosje masive të civilëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore appeared first on Euronews Albania.

Konflikti Indi-Pakistan: Bota qëndron në prag të një Armagedoni bërthamor

7 May 2025 at 09:59

Do të duhej të ishe shumë optimist për të besuar se ky konflikt do të ndjekë shembujt e mëparshëm të reagimeve të kufizuara ushtarake dhe jo përshkallëzuese.

Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Dy javë pas një sulmi vdekjeprurës terrorist në rajonin e kontestuar të Kashmirit, India ka lëshuar raketat drejt Pakistanit. Qeveria indiane pretendon se ka kryer nëntë “sulme precize ndaj kampeve terroriste” në Kashmir. Pakistani, në anën tjetër, thotë se ka rrëzuar disa aeroplanë indianë dhe kërcënon me një kundërpërgjigje të menjëhershme ndaj Indisë.

Përshkallëzimi i tensioneve nuk është befasues. Që pas sulmit terrorist të 22 prillit, zyrtarët indianë fajësuan grupin terrorist pakistanez Lashkar-e-Taiba dhe akuzuan autoritetet pakistaneze për bashkëpunim. Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i hodhi poshtë këto akuza dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndikojnë mbi Indinë për të shmangur përshkallëzimin. Këto sugjerime nuk u morën parasysh nga Nju-Delhi.

Tani që India dhe Pakistani ndodhen në një kurs përshkallëzimi, pyetja kryesore është: çfarë vjen më pas? Nëse je optimist, historia sugjeron se një zbutje e shpejtë e tensioneve është e mundshme. Lufta e Kargilit në vitin 1999, ofron një precedent për një skenar të tillë. Në maj të atij viti, trupat pakistaneze, të maskuara si militantë të Kashmirit, depërtuan në anën indiane të vijës së kontrollit. Pas më shumë se një mijë viktimave, në të dyja anët, India e rimori Kargilin në qershor 1999. Lufta u pasua me një sërë sulmesh hakmarrëse në vitet që pasuan. Megjithatë, këto përshkallëzime nuk çuan në një luftë të madhe mes fuqive bërthamore të Azisë Jugore.

Përkundër këtyre precedentëve optimistë historikë, ka arsye për të besuar se ky konflikt është më i rrezikshëm. Marrëveshja e ujërave të Indusit e vitit 1960, kishte institucionalizuar ndarjen e burimeve ujore nga gjashtë lumenjtë kryesorë të rajonit, ndërsa kishte shërbyer si një mekanizëm stabiliteti në kohë krize. Por, pezullimi i kësaj marrëveshjeje nga kryeministri indian Narendra Modi, e hoqi këtë mekanizëm mbrojtës. Edhe pse India nuk ka infrastrukturën e nevojshme (diga dhe rezervuarë) për të ruajtur sasi të mëdha uji shtesë, Modi duket i vendosur të ndërpresë qasjen e Pakistanit në burimet ujore të rajonit të Indusit. Kjo vendosmëri e tij, në Islamabad interpretohet si një akt lufte që nuk mund të negociohet.

Politikat e brendshme në Pakistan dhe Indi gjithashtu nxisin konfliktin. Që nga rrëzimi i kryeministrit Imran Khan në prill 2022, Pakistani është përballur me trazira dhe marrëdhënie të brishta civile-ushtarake. Ashtu siç zbutja e Luftës së Kargilit hapi rrugën për largimin e kryeministrit Nawaz Sharif dhe grushtin e shtetit nga gjenerali Pervez Musharraf, udhëheqja e sotme pakistaneze mund të hezitojë të kërkojë menjëherë paqe. Në anën tjetër, Modi, i cili shpesh e portretizon partinë rivale Kongresi Kombëtar si të butë ndaj Pakistanit dhe që e lidh retorikën anti-pakistaneze me qasjen e tij populiste, shton edhe një shtresë tjetër të brendshme përshkallëzimi.

Përshkallëzimi i njëkohshëm i tensioneve ShBA-Kinë shton një shtresë tjetër ndërlikimi në konfliktin Indi-Pakistan. Për shkak të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, me gjatësi tre mijë kilometra, i inauguruar në vitin 2015, presidenti kinez Xi Jinping e konsideron Pakistanin si një partner thelbësor strategjik. Nën udhëheqjen e Trumpit, ShBA-ja po negocion luftën tarifore me Indinë dhe ndërtoi marrëdhënie më të ngushta me Nju-Delhin. Megjithëse as ShBA-ja dhe as Kina nuk përfitojnë nga një luftë e hapur në Azinë Jugore, këto polarizime mund t’i pengojnë ato të mbështesin zbutjen e krizës në mënyrë të përbashkët.

Gjatë tri vjetëve të fundit, bota e ka ndjekur me frikë kërcënimin e Rusisë për një Armagedon bërthamor ndaj Ukrainës dhe Perëndimit. Por, konflikti i ri mes Indisë dhe Pakistanit e çon në një nivel të ri rrezikun e një përplasjeje apokaliptike mes fuqive bërthamore. /Telegrafi/

 

The post Konflikti Indi-Pakistan: Bota qëndron në prag të një Armagedoni bërthamor appeared first on Telegrafi.

Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

By: Mirgen
5 May 2025 at 08:55

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe shpreson që të mos ketë. Në një pjesë të shkëputur të intervistës me televizionin rus – që do të transmetohet e plotë më vonë – që u publikua të dielën në Telegram, Putin tha se Rusia ka […]

The post Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌