Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil

4 July 2025 at 16:34

Ulet numri i azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) në vitin 2024, numri i kërkesave për azil në vendin tonë ka rënë me 157 aplikime më pak se sa vitin e kaluar. Konkretisht gjatë vitit 2024 ka pasur gjithsej 104 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2023 janë regjistruar 261 […]

The post Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil appeared first on BoldNews.al.

Sulm vetëvrasës në Pakistan, 16 ushtarë të vrarë

28 June 2025 at 13:00

Të paktën 16 ushtarë pakistanezë u vranë në një sulm vetëvrasës që u mor përsipër nga talebanët pakistanezë.

Sulmi në Pakistanin veriperëndimor la gjithashtu 29 të plagosur, përfshirë 10 personel ushtarak dhe 19 civilë.

“Një sulmues vetëvrasës me bombë përplasi një automjet të mbushur me eksploziv në një konvoj ushtarak”, tha një zyrtar i qeverisë lokale në distriktin e Vaziristanit Verior të provincës Khyber Pakhtunkhwa.

Një oficer policie tha se shpërthimi kishte shkaktuar edhe shembjen e çative të dy shtëpive, duke plagosur gjashtë fëmijë, shkruan DW.

Siç raportohet, sulmi kishte në shënjestër një automjet ushtarak në Vaziristanin e Veriut.

Sulmi u mor përsipër nga krahu i sulmuesve vetëvrasës të grupit të armatosur Hafiz Gul Bahadur, i cili është i lidhur me talebanët pakistanezë.

Që kur talebanët u rikthyen në pushtet në Kabul në vitin 2021, dhuna është rritur ndjeshëm në rajonet pakistaneze që kufizohen me Afganistanin.

The post Sulm vetëvrasës në Pakistan, 16 ushtarë të vrarë appeared first on Telegrafi.

Pakistani nominon presidentin Trump për Nobelin e Paqes

By: armand
21 June 2025 at 12:23

Pakistani ka rekomanduar presidentin e SHBA-së Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen 2026 në njohje të “ndërhyrjes së tij diplomatike” gjatë krizës së fundit Indi-Pakistan, e cila i çoi dy fuqitë bërthamore në prag të një lufte. “Qeveria e Pakistanit ka vendosur të rekomandojë zyrtarisht presidentin Donald J. Trump për çmimin Nobel për Paqen […]

The post Pakistani nominon presidentin Trump për Nobelin e Paqes appeared first on BoldNews.al.

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 June 2025 at 12:56

Pakistani ka thënë se do ta nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen.

Dhe analistët mendojnë se ky veprim mund ta bindë presidentin amerikan që ta ndalojë ushtrinë e tij të bashkohet me sulmet e Izraelit kundër Iranit, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Pakistani ka dënuar veprimet e Izraelit kundër Iranit si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Government of Pakistan Recommends President Donald J. Trump for 2026 Nobel Peace Prize

The Government of Pakistan has decided to formally recommend President Donald J. Trump for the 2026 Nobel Peace Prize, in recognition of his decisive diplomatic intervention and pivotal…

— Government of Pakistan (@GovtofPakistan) June 20, 2025

Ai tha se do ta nominojë Trumpin për vlerësimin për punën e tij në ndihmën për zgjidhjen e konfliktit të fundit midis Indisë dhe Pakistanit.

Në maj, një njoftim i papritur nga Trump për një armëpushim i dha fund papritur një konflikti katër-ditor midis dy armiqve afatgjatë.

Trump që atëherë ka thënë vazhdimisht se ai shmangu një luftë bërthamore, shpëtoi miliona jetë dhe është ankuar se nuk mori asnjë meritë për këtë.

Por India ka mohuar se SHBA-të kishin ndonjë përfshirje në gjetjen e një zgjidhjeje, duke thënë në vend të kësaj se ishte një marrëveshje dypalëshe midis dy vendeve. /Telegrafi/

The post Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen appeared first on Telegrafi.

Irani: Pakistani do sulmojë Izraelin me bombë bërthamore nëse… Islamabadi e mohon

By: fra nc
16 June 2025 at 13:19

Lufta mes Izraelit dhe Iranit ka marrë një tjetër dimension, pasi një deklarate të guximshme nga një komandant i lartë iranian, i cili ka përfshirë në konflikt dhe Pakistanin.

Mohsen Rezaei, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ish-komandant i Gardës Revolucionare, deklaroi në televizionin shtetëror se Pakistani ka premtuar mbështetje ushtarake bërthamore nëse Izraeli përdor armë bërthamore kundër Iranit.

“Pakistani na ka siguruar se nëse Izraeli përdor një bombë bërthamore kundër Iranit, ata do ta sulmojnë Izraelin me një bombë bërthamore,” deklaroi Rezaei.

Por Islamabadi ka reaguar menjëherë duke mohuar çdo angazhim të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, shkroi në platformën X: “Aftësia jonë bërthamore është për mbrojtjen e popullit tonë dhe të sovranitetit të Pakistanit. Ne nuk ndjekim politika hegjemonike kundër fqinjëve tanë, siç po bën Izraeli në këto ditë.”

Deklaratat vijnë ndërkohë që përplasja ushtarake mes Iranit dhe Izraelit ka kaluar në fazën më të rrezikshme prej dekadash. Pasi Izraeli ndërmori një sulm ajror në shkallë të gjerë, Irani u kundërpërgjigj me valë dronësh dhe raketash balistike, të cilat ndezën qiellin e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera izraelite.

Ushtria izraelite deklaroi të hënën se kishte shkatërruar një të tretën e sistemeve të raketave tokë-tokë të Iranit.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade Effie Defrin, “Më shumë se 50 avionë luftarakë kanë goditur mbi 120 pozicione lëshimi raketash. Kjo përbën një të tretën e kapaciteteve tokë-tokë të regjimit iranian.”

Në mes të këtyre zhvillimeve dramatike, një zyrtar i lartë izraelit, në një intervistë për The Ëall Street Journal, nuk përjashtoi mundësinë e një atentati ndaj liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. “Ai nuk është i paprekshëm”, tha zyrtari, duke theksuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë.

Ndërkohë, tensionet po zgjerohen edhe në aspektin diplomatik. Ministri pakistanez i mbrojtjes, gjatë një fjalimi në asamblenë kombëtare më 14 qershor, bëri thirrje për një përgjigje të bashkuar nga bota myslimane kundër Izraelit. Ai u kërkoi vendeve me marrëdhënie diplomatike me Tel Avivin që t’i ndërpresin ato dhe kërkoi një mbledhje urgjente të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani: Pakistani do sulmojë Izraelin me bombë bërthamore nëse… Islamabadi e mohon appeared first on Euronews Albania.

Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani – shtet i ri në kontinentin aziatik

14 May 2025 at 19:57

Balochistani ka shpallur pavarësinë nga Pakistani, duke njoftuar krijimin e një shteti të ri sovran – një zhvillim që mund të ketë pasoja të gjera gjeopolitike në Azinë Jugore.

Baluçët janë një popull iranian me një histori të lashtë dhe identitet të fortë etnokulturor. Ata janë të shpërndarë kryesisht në tre shtete: Pakistan, Iran dhe Afganistan.

Pjesa më e madhe e territorit tradicional të tyre ndodhet në Pakistanin jugperëndimor, në provincën e sotme të Balochistanit, që përbën rreth 44 për qind të sipërfaqes totale të Pakistanit, por ka një dendësi të ulët popullsie dhe është ndër zonat më të varfra dhe të margjinalizuara të vendit.

Historia e përplasjes mes baluçëve dhe qeverisë qendrore të Pakistanit daton që nga viti 1948, kur shteti i princëror i Kalatit – një njësi gjysmë-autonome baluçe – u aneksua nga Pakistani pas ndarjes së Indisë Britanike. S

Shumë baluçë e kanë konsideruar këtë aneksim si të detyruar dhe joligjor, çka ka ushqyer rezistencën e armatosur për dekada me radhë. Që prej asaj kohe, janë regjistruar disa kryengritje të armatosura – më të rëndësishmet në vitet 1958, 1962, 1973 dhe pas vitit 2005 – të cilat janë shtypur me forcë nga ushtria pakistaneze.

Balochistan has proclaimed its independence from Pakistan, announcing the creation of a new sovereign state.

The Baloch are an Iranian people, divided between Iran and Pakistan. They are known for their armed struggle for independence, with Baloch-inhabited provinces being a… pic.twitter.com/iKMHhmFK3T

— NEXTA (@nexta_tv) May 14, 2025

Baluçët kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme më shumë autonomi, të drejta ekonomike dhe njohje të identitetit të tyre kulturor, ndërkohë që qeveria e Pakistanit është përballur me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut, zhdukje të aktivistëve, dhe nënzhvillim të qëllimshëm të rajonit.

Burimet natyrore të pasura të Balochistanit – si gazi natyror, minerale të ndryshme dhe porti strategjik i Gwadarit – janë shpesh një burim tjetër tensioni, pasi baluçët pretendojnë se pasuritë e tyre shfrytëzohen pa përfitime për komunitetin lokal, shkruajnë mediat.

Shpallja e pavarësisë së Balochistanit në kontekstin e tensioneve të vazhdueshme midis Pakistanit dhe Indisë është një zhvillim jashtëzakonisht shpërthyes. Baluçët i janë drejtuar tashmë Indisë për njohjen e shtetit të ri, duke i kërkuar mbështetje në arenën ndërkombëtare. Nëse India e njeh këtë pavarësi, kjo mund të konsiderohet nga Pakistani si një akt i drejtpërdrejtë armiqësor dhe një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të vendit.

Duke pasur parasysh që të dy vendet zotërojnë armë bërthamore dhe kanë një histori të gjatë konfliktesh, përfshirë katër luftëra që nga viti 1947, një zhvillim i tillë mund të përshkallëzojë ndjeshëm situatën në rajon dhe të krijojë një krizë ndërkombëtare të rrezikshme.

Në këtë sfond, shpallja e pavarësisë nga Balochistani nuk është vetëm një ngjarje e brendshme, por një çështje me implikime të thella strategjike dhe humanitare për të gjithë Azinë Jugore dhe më gjerë. /Telegrafi/

The post Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani – shtet i ri në kontinentin aziatik appeared first on Telegrafi.

A shpëtoi bota nga një luftë e mundshme bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit?

11 May 2025 at 12:28

Në një kthesë dramatike, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi në rrjete sociale se India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një “armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm” pas katër ditësh përleshje të ashpra përgjatë kufirit.

Por në prapaskenë, një rol kyç luajtën diplomatët amerikanë, kanalet sekrete të komunikimit dhe ndërmjetësit rajonalë, të cilët ndihmuan që situata mes dy vendeve të armatosura bërthamore të mos shndërrohej në luftë të hapur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, vetëm pak orë pas shpalljes së marrëveshjes, të dyja palët akuzuan sërish njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit, gjë që tregoi se sa i brishtë ishte armëpushimi në të vërtetë.

India akuzoi Pakistanin për “shkelje të shumta”, ndërsa Islamabadi tha se mbeti i përkushtuar ndaj armëpushimit, duke theksuar se forcat e tij po tregonin “përgjegjësi dhe përmbajtje”.

Një konflikt që rrezikonte të përshkallëzohej

Bëhet e ditur se përpara njoftimit të Trumpit, India dhe Pakistani dukej se po shkonin drejt luftës.

Pas një sulmi militant në të cilin u vranë 26 turistë në pjesën indiane të Kashmirit, ushtria indiane kreu sulme ajrore në territorin e Pakistanit dhe Kashmirit pakistanez.

Pasuan ditë betejash ajrore, shkëmbime artilerie dhe të shtunën në mëngjes, akuza të ndërsjella për sulme me raketa në bazat ushtarake.

Retorika ishte e ashpër – të dyja palët pretenduan se i kishin shkaktuar dëme serioze kundërshtarit dhe penguan sulmet e tij.

Tanvi Madan, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Brookings në Uashington, tha se momenti kyç mund të ketë qenë një telefonatë mes Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe komandantit ushtarak pakistanez Asim Munir më 9 maj.

“Ne ende nuk i dimë të gjitha rolet e aktorëve ndërkombëtarë, por është e qartë se të paktën tre vende – SHBA, Britania e Madhe dhe situata në Arabinë Saudite kanë qenë duke punuar ditët e fundit.”

Ministri i Jashtëm pakistanez Ishaq Dar tha se rreth “tridhjetë vende” ishin të përfshira në procesin diplomatik, duke përfshirë Turqinë, Arabinë Saudite dhe SHBA-në.

Madan pohoi se mbetet pyetja nëse përshkallëzimi i mëtejshëm mund të ishte parandaluar nëse ftesa amerikane do të kishte ardhur më herët – menjëherë pas sulmeve të para indiane.

Fillimisht vëzhguan, pastaj u përfshinë

Është interesante që SHBA fillimisht qëndroi larg.

Ndërsa tensionet u rritën, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Uashingtoni nuk do të ndërhynte në një konflikt që “nuk ishte punë e tyre”.

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë këto vende. India ka ankesat e saj kundër Pakistanit dhe anasjelltas. Ne nuk mund t’i urdhërojmë ata të lënë armët. Por ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë diplomatike”, tha Vance në një intervistë televizive.

Raportohet se Trump ishte disi më optimist: “I njoh liderët e të dy vendeve dhe dua që ata të gjejnë një zgjidhje… Shpresoj që të ndalojnë tani”.

Analisti pakistanez i mbrojtjes Ejaz Haider tha se roli amerikan ishte i ngjashëm me ato të mëhershmet, por me një ndryshim të rëndësishëm – këtë herë SHBA nuk ndërhyu menjëherë, por priti të shihte se si do të zhvillohet situata.

Në të njëjtën kohë, pati mesazhe për hakmarrje ushtarake në Pakistan, si dhe thirrje për një takim të Trupit të Komandës Kombëtare – organi që menaxhon armët bërthamore, që ishte një kujtesë e qartë e kërcënimit bërthamor.

Në ato momente u përfshi Rubio.

“SHBA ishte vendimtare. Ky rezultat nuk do të kishte ndodhur pa përpjekjet e Rubios”, tha Ashley J. Tellis nga Fondacioni Carnegie.

Lidhjet më të forta midis Uashingtonit dhe New Delhit ndihmuan gjithashtu.

Marrëdhëniet personale midis Modit dhe Trumpit, si dhe interesat strategjike dhe ekonomike të SHBA-së në rajon, i dhanë SHBA-së peshë shtesë.

Ndryshe, diplomatët indianë identifikojnë tre kanale paralele diplomatike: presionin SHBA-Britani, ndërmjetësimin saudit dhe komunikimin e drejtpërdrejtë midis këshilltarëve të sigurisë kombëtare të Indisë dhe Pakistanit.

Megjithëse SHBA-ja fillimisht dukej hezituese, përfundimisht mori rolin e një ndërmjetësi kryesor midis dy fuqive bërthamore.

Megjithatë, pyetja mbetet se sa do të zgjasë armëpushimi. /Telegrafi/

The post A shpëtoi bota nga një luftë e mundshme bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit? appeared first on Telegrafi.

Çfarë po ndodh në Indi dhe Pakistan? A është shkelur armëpushimi?

11 May 2025 at 08:56

India dhe Pakistani ranë dakord për një armëpushim të shtunën, pas disa orësh negociatash të udhëhequra nga SHBA, duke i dhënë fund konfliktit më të ashpër ushtarak midis rivalëve të armatosur bërthamor në dekada.

Megjithatë, disa orë më vonë, ato akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes.

Sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri, tha se Pakistani kishte shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e armëpushimit midis dy vendeve.

“Ne i bëjmë thirrje Pakistanit që të ndërmarrë hapat e duhur për të adresuar këto shkelje dhe për të trajtuar situatën me seriozitet dhe përgjegjësi”, tha ai në një konferencë shtypi në New Delhi.

Misri shtoi se ushtria indiane po “hakmerret” ndaj asaj që ai e përshkroi si “ndërhyrje në kufi”.

Bëhet e ditur se ndërsa ishte në Islamabad, Ministria e Jashtme e Pakistanit fajësoi forcat indiane për fillimin e shkeljes së armëpushimit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ministria tha se Pakistani mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe forcat e tij po e trajtojnë situatën me përgjegjësi dhe me përmbajtje.

Më herët, ministri i Jashtëm, Ishaq Dar, tha se Pakistani do të konsideronte uljen e tensioneve nëse India ndalonte çdo sulm të mëtejshëm.

Sipas Dar, Arabia Saudite dhe Turqia luajtën një rol të rëndësishëm në lehtësimin e marrëveshjes së armëpushimit, e cila çoi në rihapjen e hapësirës ajrore të vendit për të gjitha llojet e fluturimeve.

Raportohet se presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili shpalli armëpushimin në platformën e tij Truth Social, përshëndeti të dy kombet për marrëveshjen.

“Urime të dy vendeve për përdorimin e arsyes së përbashkët dhe inteligjencës. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje.” /Telegrafi/

The post Çfarë po ndodh në Indi dhe Pakistan? A është shkelur armëpushimi? appeared first on Telegrafi.

“Nuk mundem me ik”, rrëfehet shqiptari nga Kosova që ka mbetur i bllokuar në Pakistan

10 May 2025 at 20:56

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar në maj 2025, pas një sulmi terrorist në Pahalgam që la 26 civilë të vdekur.

India fajësoi Pakistanin për mbështetjen e militantëve, duke nisur sulme ajrore me aeroplanë dhe raketa kundër objektivave në Pakistan.

Si kundërpërgjigje, Pakistani reagoi me raketa dhe dronë, përcjell Telegrafi.

Kriza u përkeqësua nga pezullimi i Traktatit të Ujërave të Indusit nga India, duke shkaktuar mungesë të madhe uji në Pakistan.

Dhe përshkallëzimi bëri që të mbylleshin edhe aeroportet.

Si pasojë e gjithë kësaj, atje ka mbetur i bllokuar edhe një shqiptar nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në llogarinë e tij në TikTok me emrin cekki.hoti.50.

@cekki.hoti.50 #fyp #foryou #BicycleTouring #BikeLife #AdventureCycling #LongDistanceCycling #Travel #AdventureTravel #Explore #WorldTravel #HumanInterest #LoveStory #RelationshipGoals #Inspiration #Kosovo #Macedonia #bulgaria #türkiye #iran #unitedarabemirates #dubai #saudiarabia🇸🇦 #pakistan #chinaa #vietnam #Indonesia #malaysia #laos🇱🇦 #thailand ♬ original sound – Cekki Hoti 50

“Për ju që jeni tu thanë që ja ka nis lufta mes Pakistanit edhe Indisë, e di se këtu jam vetë unë”, e nisi videon shqiptari.

“E pse spo ik prej anej, nuk mundem me ik, aeroportet janë mbyllë, rrugët janë mbyllë”, vazhdoi ai.

“Kështu që, çka ka me bo se di as vetë, jam tu kqyrë”, përfundoi Hoti. /Telegrafi/

The post “Nuk mundem me ik”, rrëfehet shqiptari nga Kosova që ka mbetur i bllokuar në Pakistan appeared first on Telegrafi.

Paqja që nuk zgjat! Pakistani sulmon menjëherë Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit

By: M C
10 May 2025 at 18:31

Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një armëpushim.

Sulmet shkaktuan shpërthime të fuqishme që sollën në ndezjen e sirenave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Srinagarit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Pamje të publikuara nga agjencia e lajmeve PTI tregojnë qytetin e Jammu-së të zhytur në errësirë për të dytën natë radhazi, si pasojë e ndërprerjeve të energjisë të lidhura me situatën e tensionuar ushtarake. Zyrtarët lokalë konfirmuan se shpërthime dhe sirena alarmi janë dëgjuar në disa pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe zonat përreth.

Ndërkohë, një alarm për sulm ajror është lëshuar në distriktin Barmer të Rajasthanit, i shoqëruar me një urdhër urgjent për ndërprerje të energjisë elektrike.

Zhvillimet e tensionuara nuk u ndalën vetëm aty — të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonat Baramulla dhe Budgam të Jammu dhe Kashmirit.

Kjo shkelje e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e Pakistanit vjen në një kohë kur kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, kishte deklaruar publikisht se marrëveshja do të shënonte një “fillim të ri” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra që kanë rënduar rajonin dhe kanë penguar paqen dhe stabilitetin.

Tensionet në kufirin Indi–Pakistan vazhdojnë të mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në një nga rajonet më të ndjeshme gjeopolitikisht në botë.

The post Paqja që nuk zgjat! Pakistani sulmon menjëherë Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit appeared first on Albeu.com.

India dhe Pakistani konfirmojnë arritjen e armëpushimit

10 May 2025 at 14:39

Njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim të menjëhershëm mes indianëve dhe pakistanezëve është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Pakistanit.

Ishaq Dar ka publikuar një mesazh në rrjetin social X, ku ka thënë se “Pakistani dhe India janë dakorduar për një armëpushim me efekt të menjëhershëm”.

“Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të tij”, shtoi ai.

Pakistan and India have agreed to a ceasefire with immediate effect. Pakistan has always strived for peace and security in the region, without compromising on its sovereignty and territorial integrity!

— Ishaq Dar (@MIshaqDar50) May 10, 2025

Gjithashtu edhe ministria e Jashtme indiane ka njoftuar se armëpushimi ka filluar në orën 17:00, sipas kohës së Indisë (ora 14:00 sipas kohës sonë lokale).

Ajo shtoi se drejtori i përgjithshëm i operacioneve ushtarake të Pakistanit telefonoi pasditen e sotme dhe u ra dakord që të dy palët të ndalojnë të gjitha të shtënat.

Deklarata shtoi gjithashtu se do të ketë bisedime të mëtejshme midis Indisë dhe Pakistanit më 12 maj.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se India dhe Pakistani treguan “maturinë” e tyre duke rënë dakord për një armëpushim pas një serie sulmesh vdekjeprurëse mes tyre që i çuan pranë një konflikti më të gjerë.

“Jam i kënaqur të njoftoj se qeveritë e Indisë dhe Pakistanit kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe për të nisur bisedime mbi një sërë çështjesh të gjera në një vend neutral”, shkroi Rubio në platformën X.

Ndryshe, konflikti më i fundit midis Indisë dhe Pakistanit në maj 2025 përfaqëson përshkallëzimin më serioz ushtarak midis dy fuqive bërthamore që nga lufta e Kargilit në vitin 1999.

Përplasja u nxit nga një sulm terrorist më 22 prill në Pahalgam, Kashmirin e administruar nga India, ku u vranë 26 turistë indianë.

India fajësoi militantët e mbështetur nga Pakistani për sulmin, ndërsa Pakistani mohoi çdo përfshirje. /Telegrafi/

Over the past 48 hours, @VP Vance and I have engaged with senior Indian and Pakistani officials, including Prime Ministers Narendra Modi and Shehbaz Sharif, External Affairs Minister Subrahmanyam Jaishankar, Chief of Army Staff Asim Munir, and National Security Advisors Ajit…

— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) May 10, 2025

The post India dhe Pakistani konfirmojnë arritjen e armëpushimit appeared first on Telegrafi.

Trump: India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

10 May 2025 at 14:12

India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se India dhe Pakistani kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e një “armëpushimi të plotë dhe të menjëhershëm”, duke i dhënë fund përshkallëzimit të tensioneve që kishin krijuar shqetësim në arenën ndërkombëtare.

Sipas liderit amerikan, marrëveshja është rezultat i një nate të gjatë bisedimesh intensive, të zhvilluara nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit në rajon dhe një dëshmi e fuqisë së diplomacisë ndërkombëtare.

Trump gjithashtu shprehu vlerësimin për udhëheqësit e të dy vendeve, duke i përgëzuar për vendosmërinë e tyre për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të zgjedhur rrugën e dialogut dhe paqes.

“India dhe Pakistani treguan arsye të përbashkët dhe një nivel të lartë inteligjence diplomatike,” shkroi ai në platformën Truth Social.

Zyrtarë të lartë në të dyja vendet kanë konfirmuar marrëveshjen dhe janë shprehur optimistë për mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të bisedimeve që synojnë zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve, përfshirë dhe çështjen e ndjeshme të Kashmirit.

Komuniteti ndërkombëtar e ka pritur me lehtësim këtë zhvillim, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për respektimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit dhe vijimin e dialogut në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post Trump: India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm appeared first on Telegrafi.

Raportohet për viktima në radhët e Indisë pas sulmit të Pakistanit

10 May 2025 at 10:00

Në një sulm që Pakistanin e ka nisur si hakmarrje, është vrarë një zyrtar i lartë në Kashmirin nën administratën indiane.

Zëvendëskomesari Raj Kumar Thapa në qytetin Rajouri ka vdekur pas bombardimeve nga Pakistan, ka thënë ministri Omar Abdullah.

“Lajme shkatërruese nga Rajouri. E humbëm një shërbyes të përkushtuar të Administratës Jammu dhe Kashmir”, ka shkruar Abdullah në platformën X.

Devastating news from Rajouri. We have lost a dedicated officer of the J&K Administration Services. Just yesterday he was accompanying the Deputy CM around the district & attended the online meeting I chaired. Today the residence of the officer was hit by Pak shelling as they…

— Omar Abdullah (@OmarAbdullah) May 10, 2025

Ai tha se rezidenca e oficerit ishte goditur nga bombardimi pakistanez i drejtuar ndaj qytetit Rajouri.

Zyrtarët e qeverisë i thanë BBC-së se janë vrarë të paktën edhe dy persona të tjerë, të dy civilë, në qytetin Jammu të Kashmirit, i cili është nën administratën indiane.

Kryekomandanti i aviacionit luftarak indian ka thënë se Pakistani ka kryer veprime agresive rreth kufirit perëndimor të Indisë.

Ata thanë se Pakistan ka përdorur një gamë të gjerë armësh – përfshirë drone dhe armë me rreze të gjatë për të sulmuar zona civile dhe infrastrukturën ushtarake.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif ka thirrur një takim të Këshillit Kombëtar të Komandës pas nisjes së operacionit ushtarak të Islamabadit kundër Indisë dhe sulmimit të disa bazave.

Ky trup i lartë i zyrtarëve civilë dhe ushtarakë merr vendime për sigurinë, përfshirë ato lidhur me arsenalin bërthamor të vendit. /Telegrafi/

The post Raportohet për viktima në radhët e Indisë pas sulmit të Pakistanit appeared first on Telegrafi.

“Nëse India ndalet këtu, do të ndalemi edhe ne”, pohoi ministri i jashtëm i Pakistanit

10 May 2025 at 08:39

Ministri i Jashtëm i Pakistanit tha të shtunën se nëse India ndalon veprimet e saj përshkallëzuese, edhe Islamabadi do të ndalojë.

“Nëse ka qoftë edhe një grimë arsye, India do të ndalojë, dhe nëse ata ndalojnë, do të ndalojmë edhe ne”, tha Ministri i Jashtëm, Ishaq Dar, përpara kamerave gjatë një interviste me një stacion televiziv lokal.

“Ne vërtet dëshirojmë paqe, pa hegjemoninë e asnjë vendi,” shtoi ai, raporton CNN. Ai theksoi se stabiliteti rajonal është në interesin e të dy vendeve dhe se përplasjet e vazhdueshme nuk i shërbejnë as popullit të Pakistanit dhe as atij indian.

Deklaratat e tij vijnë pasi India dhe Pakistani nisën një raund të ri operacionesh ushtarake ndaj njëri-tjetrit të shtunën dhe akuzuan palën tjetër për hapa përshkallëzues.

Sipas burimeve lokale dhe raportimeve ndërkombëtare, incidentet e fundit kanë përfshirë shkëmbime zjarri përgjatë vijës së kontrollit në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ku tensionet mes dy vendeve janë të zakonshme, por shpeshherë marrin përmasa të rrezikshme.

Autoritetet ushtarake të të dyja palëve kanë lëshuar deklarata të ndara, duke pretenduar se veprimet e tyre janë të natyrës mbrojtëse dhe se pala tjetër është përgjegjëse për fillimin e agresionit. Kjo përplasje vjen në një periudhë të ndjeshme politike në të dy vendet, ku retorika nacionaliste dhe presioni i opinionit publik mund të ndihmojnë në rritjen e tensioneve.

Ministri Dar gjithashtu bëri thirrje për përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar situatën dhe për të ndihmuar në uljen e tensioneve.

“Ne jemi të gatshëm për dialog nëse India tregon gatishmëri për të bërë të njëjtën gjë. Paqja nuk është dobësi, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen e rajonit”, theksoi ai.

Pavarësisht deklaratave për paqe, analistët rajonalë paralajmërojnë se mungesa e një mekanizmi të qëndrueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe historia e gjatë e konfrontimeve mes dy vendeve bërthamore mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë në Azinë Jugore. /Telegrafi/

The post “Nëse India ndalet këtu, do të ndalemi edhe ne”, pohoi ministri i jashtëm i Pakistanit appeared first on Telegrafi.

Pakistani filloi hakmarrjen, India pretendon se ka shkatërruar të gjitha dronët pakistanez

10 May 2025 at 07:53

Pakistani ka njoftuar se ka nisur një kundërpërgjigje pasi akuzoi Indinë se kishte sulmuar tre baza të tijat ushtarake me raketa të lëshuara nga aeroplanë luftarakë.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, deklaroi se India herët në mëngjes kishte lëshuar gjashtë raketa tokë-ajër duke shënjestruar Nur Khan, Murid dhe Shorkot, tre nga bazat më të rëndësishme ushtarake të Pakistanit.

Ai tha se shumicën e tyre i kishte kapur mbrojtja kundërajrore pakistaneze, shkruan skynews.

Menjëherë pas kësaj, zyrtarët pakistanezë konfirmuan se kishin nisur një kundërsulm ndaj Indisë, i quajtur operacioni “Bunyan Ul Marsoos”.

An Indian drone has hit Rawalpindi Cricket Stadium. The stadium is hosting the PSL tournament, where Peshawar and Karachi will be playing tonight at 8:00 PM. pic.twitter.com/MNwoh1kwbl

— Ihtisham Ul Haq (@iihtishamm) May 8, 2025

Pas sulmit, India njoftoi se kishte shkatërruar dronë “dhe municione të tjera” të lëshuara nga Pakistani përgjatë kufirit perëndimor të vendit.

Shpërthime dhe të shtëna nga artileria kundërajrore u dëgjuan pranë të gjitha zonave.

Shpërthime të forta u dëgjuan edhe në qytetin Srinagar të Kashmirit të kontrolluar nga India.

Qytete dhe distrikte në Punjab, Haryana dhe në të gjithë rajonin e Kashmirit nën administrimin indian janë vënë në gjendje alarmi të kuq; banorëve u është urdhëruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe janë zbatuar masa të errësimit të detyruar.

India nuk ka komentuar menjëherë për asnjë sulm, por në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes thuhet se forcat e armatosura indiane janë në gjendje të lartë gatishmërie. /Telegrafi/

BREAKING:

Fires are breaking out after intense artillery duel between Pakistani and Indian forces located near Sialkot (Pakistan) and Jammu (India) pic.twitter.com/Z5v2SJuxs2

— Visegrád 24 (@visegrad24) May 9, 2025

Sialkot, Pakistan at present pic.twitter.com/kk5gBMtdkb

— The Immortal (@TheImmortal007) May 9, 2025

The post Pakistani filloi hakmarrjen, India pretendon se ka shkatërruar të gjitha dronët pakistanez appeared first on Telegrafi.

Erdogan telefonon kryeministrin e Pakistanit – për çfarë biseduan ata?

9 May 2025 at 23:01

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif për të shprehur solidaritetin e tij pasi India goditi Pakistanin dhe Kashmirin me raketa, njoftoi presidenca turke.

Pakistani, i cili ka lidhje të forta me Turqinë, tha se kishte rrëzuar pesë aeroplanë indianë dhe u zotua të hakmerret më tej, në përplasjen më të keqe midis fqinjëve të armatosur bërthamor në më shumë se dy dekada.

Bëhet e ditur se gjatë telefonatës, Erdogan i tha Sharifit se Turqia mbështet atë që ai i quajti “politikat e qeta dhe të përmbajtura” të Pakistanit.

Erdogan tha gjithashtu se e konsideroi “të përshtatshme” thirrjen e Islamabadit për një hetim mbi një sulm militant islamik që shkaktoi krizën, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Raportohet se militantët vranë 26 persona në Kashmir në sulmin e 22 prillit. Pakistani mohon akuzat indiane se ishte i lidhur me sulmin.

“Erdogan deklaroi se Turqia ishte e gatshme të bënte gjithçka që mundet për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe se kontaktet e tij diplomatike në këtë drejtim do të vazhdojnë”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Turqia e ka dënuar më parë sulmin e Indisë dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve të veprojnë me sens të përbashkët.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se veprimi i fundit ushtarak nga India krijon rrezikun e një “lufte të gjithanshme”.

Ankaraja mban gjithashtu lidhje të përzemërta me Indinë. /Telegrafi/

The post Erdogan telefonon kryeministrin e Pakistanit – për çfarë biseduan ata? appeared first on Telegrafi.

JD Vance: Nuk do të përfshihemi në një luftë që nuk na përket, nuk mund ta kontrollojmë Indinë dhe Pakistanin

9 May 2025 at 15:51

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, deklaroi se India dhe Pakistani duhet të zbusin tensionet, por shtoi se SHBA-të nuk mund të kontrollojnë vendet aziatike të armatosura me armë bërthamore dhe se një luftë mes tyre nuk do të kishte lidhje me SHBA-të.

“Ne duam që kjo situatë të de-përshkallëzohet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, ne nuk mund t’i kontrollojmë këto vende. Ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi t’i inkurajojmë ata të ulin tensionet, por nuk do të përfshihemi në mes të një lufte që në thelb nuk na përket dhe nuk ka asnjë lidhje me aftësinë e Amerikës për ta kontrolluar atë”, tha Vance në një intervistë për Fox News.

India është një partnere e rëndësishme e Uashingtonit, i cili synon të përballojë ndikimin në rritje të Kinës, ndërsa Pakistani mbetet një aleat i SHBA-ve, pavarësisht nga rëndësia e tij e reduktuar pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani fqinj në vitin 2021.

Analistët dhe disa ish-zyrtarë amerikanë kanë thënë se përfshirja e SHBA-ve në arritjen e objektivave diplomatike në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe në luftën izraelite në Gaza mund ta shtyjë Uashingtonin të lërë Indinë dhe Pakistanin të veprojnë vetë në ditët e para të tensioneve të tyre, pa ndonjë presion të madh të drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane, sipas reuters.

Pakistani dhe India janë akuzuar reciprokisht për sulme me dronë, ndërsa ministri i mbrojtjes i Islamabadit ka thënë se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit është “gjithnjë e më i mundshëm”. Luftimet dyditore kanë marrë jetën e më shumë se 40 personave.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka quajtur përshkallëzimin e tensioneve një turp, duke thënë se shpreson që të dy vendet të ulin tensionet. Departamenti i Shtetit ka bërë thirrje që të dyja vendet të punojnë drejt asaj që Uashingtoni e quan “një zgjidhje të përgjegjshme”. /Telegrafi/

The post JD Vance: Nuk do të përfshihemi në një luftë që nuk na përket, nuk mund ta kontrollojmë Indinë dhe Pakistanin appeared first on Telegrafi.

India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me artileri të rëndë

9 May 2025 at 10:37

Ushtarët indianë dhe ata pakistanezë kanë shkëmbyer sulme të mëdha artilerie përgjatë kufirit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit gjatë natës mes së enjten dhe premtes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë civilëve.

Përshkallëzimi mes dy vendeve fqinje vjen pas një sulmi ndaj turistëve në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir.

Në Pakistan, një natë e pazakontë me shkëmbime të sulmeve të ashpra shkaktoi vdekjen e katër civilëve dhe plagosjen e 12 të tjerëve në afërsi të Vijës së Kontrollit që ndan Kashmirin, tha zyrtari lokal i policisë, Adeel Ahmad.

Banorët e zonave kufitare thanë se të shtënat vazhduan deri në mëngjesin e së premtes.

“Jemi mësuar me shkëmbime zjarri në kufi, por ajo që ndodhi mbrëmë ishte jashtë çdo norme”, tha Mohammad Shakil, një banor i sektorit Chakothi, pranë kufirit.

Në anën indiane, zyrtarë ushtarakë thanë se trupat pakistaneze i bombarduan me artileri, mortaja dhe armë zjarri postet e tyre në disa zona. Forcat indiane u kundërpërgjigjën me intensitet, duke shkaktuar përleshje të ashpra deri në agim.

Në sektorin Uri të Indisë, një grua humbi jetën dhe dy civilë të tjerë u plagosën, sipas policisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave civile në Indi në 17 që nga dita e mërkurë.

Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm që pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.

Qeveria e Indisë fajësoi Pakistanin për mbështetjen e këtij sulmi, por Islamabadi e ka mohuar përfshirjen.

Të mërkurën, India kreu sulme ajrore ndaj disa objektivave në territorin pakistanez, që i cilësoi si strehë të militantëve. Zyrtarët pakistanezë thanë se nga sulmet mbetën të vrarë 31 civilë, ndërsa gjithashtu raportuan rrëzimin e pesë avionëve luftarakë indianë.

Të enjten, të dy shtetet raportuan sulme me dronë ndaj njëri-tjetrit, por secila palë i mohoi akuzat. Deri tani, këto incidente nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me artileri të rëndë appeared first on Euronews Albania.

Pakistani dhe India akuzojnë njëri-tjetrin për sulme me dronë

By: user7
9 May 2025 at 08:28

Tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen midis Indisë dhe Pakistanit, me zyrtarët indianë që thonë se Pakistani ka qëlluar me raketa dhe dronë në instalimet ushtarake në Indi dhe në Kashmirin e administruar nga India. Islamabadi e mohoi këtë pretendim, duke akuzuar Nju Delhin për përhapje të dezinformatave.

Sipas zyrtarëve lokalë të policisë indiane, janë vendosur ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende në Punjab, Kashmir dhe Rajasthan, ndërsa banorët e rajonit shprehin frikë dhe ankth ndërsa vendet fqinje të armatosura me armë bërthamore i afrohen një konflikti ushtarak ballë për ballë.

Ushtria e Pakistanit tha se rrëzoi 16 dronë brenda vendit të enjten, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Indisë tha se kishte “neutralizuar” një sistem mbrojtjeje ajrore në Lahore dhe kishte shkatërruar dronë pakistanezë të vendosur në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Ushtria indiane gjithashtu pretendoi se kishte penguar sulme me dronë dhe raketa nga Pakistani nga e mërkura në fund të së enjtes në 15 lokacione. Banorët vendas në qytetin veriperëndimor të Amritsarit raportuan shpërthime dhe shkëndija të ndritshme drite. Islamabadi kundërshtoi duke thënë se India sulmoi territorin e saj për të nxitur ndjenja anti-pakistaneze dhe për të krijuar një “mbrojtje fantazie”.

Ambasadori i Pakistanit në Shtetet e Bashkuara, Rizwan Saeed Sheikh , tha të enjten se vendi i tij po vepronte në “vetëmbrojtje”, akuzoi Indinë për përshkallëzimin e konfliktit midis dy kombeve dhe mohoi përsëri çdo rol të qeverisë në masakrën e prillit në Kashmir, ku u vranë 26 persona.

“Pakistani ka të drejtë të përgjigjet ndaj sulmeve të Indisë,” tha ai.

Kryeministri pakistanez Mohammad Shehbaz Sharif dënoi sulmet indiane, duke thënë se publiku pakistanez ishte i indinjuar nga sulmi dhe argumentoi se ato shkelën sovranitetin dhe integritetin territorial të Pakistanit, ndërsa rrezikuan seriozisht paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Jugore.

Sharif gjithashtu përcolli vendosmërinë e Pakistanit për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial me çdo kusht dhe se Pakistani rezervon të drejtën për të vepruar në vetëmbrojtje.

The post Pakistani dhe India akuzojnë njëri-tjetrin për sulme me dronë appeared first on Lapsi.al.

India pretendon se Pakistani ka nisur sulme të shumta përgjatë kufirit perëndimor

9 May 2025 at 07:50

Forcat e armatosura pakistaneze kanë ndërmarrë “sulme të shumta” duke përdorur dronë dhe municion tjetër përgjatë gjithë kufirit perëndimor të Indisë të enjten në mbrëmje dhe të premten në mëngjes, ka njoftuar ushtria indiane, ndërsa konflikti midis dy vendeve me armë bërthamore është intensifikuar.

Përplasjet janë përshkallëzuar që kur India të mërkurën goditi disa lokacione në Pakistan, për të cilat tha se ishin “kampe terroriste”, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës muajin e kaluar në rajonin e trazuar të Kashmirit, në të cilin, sipas zyrtarëve indianë, ishte i përfshirë Islamabadi.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat, por që atëherë të dy vendet kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit dhe kanë dërguar dronë në hapësirat ajrore të njëri-tjetrit, me pasojë vdekjen e 40 personave.

Indian Army:

“Pakistan Armed Forces launched multiple attacks using drones and other munitions along entire Western Border on the intervening night of 08 and 09 May 2025. Pak troops also resorted to numerous cease fire violations (CFVs) along the Line of Control in Jammu and… pic.twitter.com/0M6hrKHKz3

— Clash Report (@clashreport) May 9, 2025

Ushtria gjithashtu ka deklaruar se trupat pakistaneze kanë bërë “shumë shkelje të armëpushimit” përgjatë kufirit midis dy vendeve në Kashmir.

“Sulmet me dronë janë zmbrapsur me sukses dhe është dhënë një përgjigje e përshtatshme ndaj shkeljes së armëpushimit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë, duke shtuar se të gjitha sulmet do të marrin përgjigje me forcë, sipas agjencisë Reuters.

Islamabadi më herët ka mohuar se ka sulmuar qytetin Pathankot në shtetin indian Punjab, Srinagarin në luginën e Kashmirit dhe Jaisalmerin në shtetin Rajasthan, duke i cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe “politikisht të motivuara”. /Telegrafi/

The post India pretendon se Pakistani ka nisur sulme të shumta përgjatë kufirit perëndimor appeared first on Telegrafi.

❌
❌