Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama ndan pamjet nga Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi (VIDEO)

By: V K
21 August 2025 at 12:41

Këtë të enjte, përmes një postimi në rrjete sociale, ryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza.

Theksi i është vënë Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, e cila është drejt përfundimit.

Rama shkruan se për këtë spital, po punohet për detajet e fundit për finalizimin e tij.

Sakaq, kreu i qeverisë e cilëson këtë spital si një nga investimet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor.

Postimi:

“QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në rrjete sociale.

 

The post Rama ndan pamjet nga Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shkodër (VIDEO)

By: V K
18 August 2025 at 13:57

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar. Kjo është panorama e tmerrshme e aksidentit të ndodhur pak më parë në Shkodër, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet fjalë për shtetasit Mateo Luli, Laura luli, Hilmi Shkrelaj, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë personi i cili ka humbur jetën është identifikuar si Altin Lulo, i cili ndodhet i bllokuar brenda automjetit.

Përmbysja e kamionit në rrugë ka bllokuar edhe trafikun, ku prej një ore aksi Shkodër-Lezhë është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

 

The post Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shkodër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

16 August 2025 at 11:17

Prokuroria e Korcës ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje të Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht të vitit 2024 në Pogradec. Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025 për shkak se […]

The post Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi/ Një i vdekur dhe 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 09:10

Një burrë 81-vjeçar humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën perëndimore të Balikesir ditën e djeshme, njoftuan autoritetet turke .

Sipas mediave turke, i ndjeri është Nihat Onbas, 81-vjeç, i cili dha frymën e fundit në spitalin ku u dërgua pasi u nxor nga një ndërtesë trekatëshe që u shemb.

Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Hamide, e cila pësoi një frakturë në krah.

Sipas Ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili udhëtoi për në qytetin Zenter “asnjë nga 29 të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë”.

Në fshatrat përreth Zenter, gjashtëmbëdhjetë ndërtesa, katër shtëpi dhe dymbëdhjetë ndërtesa të braktisura u shembën pa viktima, sipas Ministres së Brendshme Yerlikaya.

Përditësimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë, thotë se nga 29 të plagosurit, 18 janë liruar dhe 11 mbeten të shtruar në spital, ku shumica e tyre janë plagosur ndërsa përpiqeshin të dilnin nga ndërtesat.

 

Enkazdan 1 kişi çıkarıldı; Ekol TV olay yerinde

Sındırgı’da yıkılan binada 2 kişi kurtarıldı, 2 kişiyi kurtarma çalışmaları devam ediyor.

İşte bir vatandaşımızın enkazdan çıkarılma anı.#deprem pic.twitter.com/DXSJ93jKoL

— Ekol TV (@ekoltvv) August 10, 2025

The post Tërmeti me magnitudë 6.1 në Turqi/ Një i vdekur dhe 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan pamjet nga Durrësi: Rilindja Urbane 2.0 do të rrisë cilësinë e jetës komunitare (VIDEO)

By: V K
8 August 2025 at 14:07

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetin e tij social, “Facebook”, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit.

Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komuniterev.

Postimi i plotë:

Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komuniteteve.

 

 

The post Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan pamjet nga Durrësi: Rilindja Urbane 2.0 do të rrisë cilësinë e jetës komunitare (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO)

By: V K
5 August 2025 at 13:21

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz

By: V K
4 August 2025 at 13:12

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka publikuar pamjet nga punimet nga restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar.

Ministri Gonxhe, ka publikuar videon duke treguar si ishte Muzeu dhe se si do të bëhet, teksa shprehet se Muzeu Historik Kombëtar, por rikthehet në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor.

Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është në proces buxhetimi për Fazën e II-të dhe sipas tij do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Ndërsa aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Muzeu Historik Kombëtar, ku pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-tës, ka nisur restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi më i rëndësishëm i këtij institucioni simbol, me një ndërhyrje madhore në kuadër të programit #EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

Aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë:

Paketim dhe evakuim të artefakteve,

Konsolidim dhe përforcim strukturor,

Rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë,

Instalimin e sistemit të monitorimit CAM,

Restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Ndërkohë, MEKI është në proces buxhetimi për Fazën e II-të, për të garantuar vijimin e këtij transformimi rrënjësor, që do të përfshijë:

Shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike;

Fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulescn ikonike;

Sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Po rikthejmë Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë tonë kombëtare.

 

The post Restaurimi i Muzeut Historik/ Blendi Gonxhe publikon pamjet: Transformimi përfshin shtesa nëntokësore me laboratorë, do e rikthejmë në një institucion dinjitoz appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë

By: V K
4 August 2025 at 08:24

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut.

Projekti synon të lehtësojë lëvizjen, të mbështesë zhvillimin bujqësor dhe të nxisë turizmin në zonë.

Rruga do të krijojë akses më të mirë për fshatrat përreth dhe do të lidhë Beratin me jugun e Shqipërisë.

Kreu i shtetit e cilëson këtë investim, si një “urë zhvillimi” për rajonin.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

The post Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve

3 August 2025 at 17:07

Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm, që degradoi deri në përdorimin e thikës, të regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar njoftuan ditën e sotme se kishin arrestuar autorin, 32-vjeçarin Indrit Halili, i cili për motive të dobëta, u konfliktua fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia […]

The post VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Berisha nxjer pamjet: Çfarë ndodhte në qendrat e votimit më 11 Maj

23 June 2025 at 13:36

Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për atë që ai e konsideron si “farsë elektorale”, ku ka publikuar pamje të tjera nga qendra e votimit në Elbasan dhe Peqin. Nga pamjet denoncohet votimi familjar, ku një person mbush fletët për të gjithë familjen, marrin udhëzime nga komisionerët, apo komisionerët kontrollojnë edhe votat para se zgjedhësit […]

The post VIDEO/ Berisha nxjer pamjet: Çfarë ndodhte në qendrat e votimit më 11 Maj appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

By: user7
20 June 2025 at 11:08

Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në likalin e Fushë- Krujës. Siç raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.

Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Voga është ish- shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.

The post Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes appeared first on Lapsi.al.

Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit/ 14-vjeçari mban me dorë plagën në zemër dhe ikën me vrap, Mario Përlleshaj e ndjek me… (VIDEO)

By: V K
10 June 2025 at 12:50

Ditën e sotme, gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj, ka publikuar videon e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve, përfundoi në një tragjedi.

Nga pamjet e publikuara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital, pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.

Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj, ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.

Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj, teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.

Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër.

Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.

 

The post Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit/ 14-vjeçari mban me dorë plagën në zemër dhe ikën me vrap, Mario Përlleshaj e ndjek me… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

6 June 2025 at 17:27

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 vajza të mitura. Ato akuzohen se kanë dhunuan një vajzë tjetër të mitur, ku aktin e kanë filmuar dhe më pas pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale për ta denigruar atë. “Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi […]

The post Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar appeared first on BoldNews.al.

U sekuestruan 14 armë dhe u arrestuan 10 persona, pamje nga operacioni “Puzzle”

30 May 2025 at 12:42

Policia ka shpërndarë pamjet nga operacioni i koduar Puzzle në kuadër të të cilit u shkatërruar një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosovë në Shqipëri.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara kanabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.

Në kuadër të operacionit u identifikuan 12 persona, 10 prej tyre u vunë në pranga ndërsa 2 u shpallën në kërkim.

Në pranga u vunë shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, ndërsa u shpallën në kërkim Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post U sekuestruan 14 armë dhe u arrestuan 10 persona, pamje nga operacioni “Puzzle” appeared first on Euronews Albania.

Rama ndan pamjet nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar: Gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që kanë transformuar kryeqytetin

By: V K
27 May 2025 at 10:12

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Rama e quan godinën e re si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin.

“MIRËMËNGJES dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu ki qeverisë.

 

The post Rama ndan pamjet nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar: Gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që kanë transformuar kryeqytetin appeared first on Albeu.com.

Publikohen pamjet nga momenti kur forcat operacionale “bastisin” restorantin dhe arrestojnë Xhevdet Plakun (VIDEO)

By: V K
23 May 2025 at 11:22

Në oret e para të mengjesit të sotëm, policia e Durrësit, ka finalizuar operacionin e koduar “Enigma”, një aksion që çoi në arrestimin e 7 shtetasve, mes tyre 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, në fushën e krimeve kundër personit dhe trafikut të drogës.

Ndërsa, tashmë efektivët kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit të shtatë personave. Të prangosurit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur policia është afruar dhe i ka arrestuar.

Më pas, të dyshuarit janë shtrirë në tokë dhe janë prangosur. Me shpejtësi janë dërguar në komisariatin e qytetit bregdetar.

Mes të ndaluarve janë edhe persona të kërkuar ndërkombëtarisht, përfshirë Xhevdet Plakun, i arratisur nga burgu në Itali.

Sakaq, hjatë operacionit u sekuestruan armë, municione dhe para.

 

The post Publikohen pamjet nga momenti kur forcat operacionale “bastisin” restorantin dhe arrestojnë Xhevdet Plakun (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Policia! Barkas!”/ Dalin pamjet e aksionit, momenti kur arrestohen Xhevdet Plaku dhe të tjerët (VIDEO)

By: Oldi
23 May 2025 at 11:26

Ky është momenti ky policia “mësyn” në restorantin në Gjirin e Lalzit, ku po drekonin shtatë personat që ranë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”. Mes të arrestuarve është edhe Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe edhe si Akili, me 25 identitete, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arrest nga autoritetet italiane […]

The post “Policia! Barkas!”/ Dalin pamjet e aksionit, momenti kur arrestohen Xhevdet Plaku dhe të tjerët (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Xheneta Fetahu thyen rrjetin, shfaqet me të brendshme seksi/ FOTOT

By: Oldi
22 May 2025 at 11:53

Xheneta Fetahu, një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ka kthyer sërish vëmendjen me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo shfaqet vetëm me të brendshme të zeza duke nxjerrë në pah linjat e saj seksi dhe shumë joshëse. “Këto foto inspirim për shumë njerëz”, shkruan Xheneta krahas pamjeve sensuale.

The post Xheneta Fetahu thyen rrjetin, shfaqet me të brendshme seksi/ FOTOT appeared first on BoldNews.al.

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

20 May 2025 at 22:47

Blerina Gjylameti arriti të fitonte mandatin në Tiranë me votat brenda vendit, por rezultati u përmbys me votat e diasporës, duke i kaluar Olta Xhaçka në një avantazh prej 140 votash, duke i marrë kështu dhe vendin në Kuvend. Por, Gjylameti pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë dhe për këtë ditën e djeshme […]

The post Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

18 May 2025 at 16:46

Monika Kryemadhi, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin Ilir Meta, i është rikthyer sërish projektit të saj të ri, që nuk ka lidhje me politikën. Ish-deputetja ka ndarë në InstaStory, pamje nga xhirimet e filmit që pritet të sjellë së shpejti, ku edhe ka deklaruar se do të […]

The post VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore appeared first on BoldNews.al.

❌
❌