Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula: Milionat nuk më interesojnë sepse…

By: M C
5 July 2025 at 22:34

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ishte e ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Teksa rrëfeu jetën profesionale dhe atë personale, ajo u pyet se sa para ka fituar nga pjesëmarrja në filmin Hollywood-ian, “Fifth Element”

Sa të paguan? Se Hollywood-i…

Inva Mula: Ishte një akt ishte gabim jetësor. Unë shkova me agjentin tim një njeri me shumë eksperiencë, por edhe ai gaboi. Nga entuziazmi ai harroi të firmoste të drejtat e autorit.

Nuk fiton asgjë sot e kësaj dite?

Inva Mula: Jo! Është me miliona, por i kam thënë vetes që s’ka gjë, pasi fitova përjetësisht administrimin e publikun. Edhe milionat nuk më interesojnë, më interesojnë njerëzit që kanë parë shfaqjen. Po të kisha milionat nuk e di nëse do të më interesonte të këndoja më apo jo.

The post Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula: Milionat nuk më interesojnë sepse… appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywood

By: Ardit
3 July 2025 at 20:34

Aktori i famshëm i Hollywood, Michael Madsen, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Reservoir Dogs’ dhe ‘Kill Bill’, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Madsen vdiq në moshën 67 vjeç në shtëpinë e tij në Malibu, sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të tij. Aktori ka pësuar një atak kardiak, sipas menaxherit të tij Ron […]

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i Hollywood appeared first on BoldNews.al.

Dakota Johnson kundër Hollywood: Publiku e nuhat fallsitetin

By: user 10
16 June 2025 at 15:52

Aktorja  Dakota Johnson, ka kritikuar ashpër industrinë e filmit gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Hot Ones”, në kuadër të promovimit të filmit të ri Materialists.

E pyetur pse Hollywood-i shmang rreziqet, Johnson u shpreh: “Është e vështirë kur vendimet kreative merren nga komitete ose nga njerëz që s’kanë lidhje me artin apo s’kanë parë ndonjëherë një film. Dhe kjo është bërë shumë e zakonshme.”

Ajo shtoi se filmat po bëhen gjithnjë e më shumë për përfitim dhe jo për art:
“Kur një gjë funksionon, studiot duan ta ripërsërisin. Por njerëzit nuk duan kopje. Ata duan diçka të freskët, ndjesi të reja, përvoja të reja.”

Johnson e përshkroi situatën në industrinë e filmit si: “Një rrëmujë e vërtetë.”

Deklarata e saj vjen pas dështimit të filmit të Marvel-it Madame Web, në të cilin ajo luajti rolin kryesor.

Në një intervistë të mëparshme, ajo tha:
“Nuk ishte faji im. Gjithçka u drejtua nga një komitet pa ndjeshmëri artistike. Ishte e pamundur të krijoje diçka të mirë në ato kushte.”

Në një tjetër prononcim për Bustle, aktorja vazhdoi kritikat:
“Filmat duhet t’i bëjë një regjisor dhe një grup artistësh. Nuk mund të krijosh art me algoritme dhe shifra.

Audienca është shumë më inteligjente sesa mendojnë drejtuesit e studiove. Ata e nuhasin mashtrimin. Edhe po të bëhen filma me inteligjencë artificiale, njerëzit nuk do duan t’i shohin.”

Në filmin Materialists, Dakota interpreton një ndërmjetëse takimesh në Nju Jork që përfshihet në një trekëndësh dashurie me personazhet e luajtur nga Pedro Pascal dhe Chris Evans.

 

The post Dakota Johnson kundër Hollywood: Publiku e nuhat fallsitetin appeared first on Lapsi.al.

FamTour Albania, Rama: Gjirokastra, skenë magjike ku historia e arti takojnë sytë e botës

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Hollywood vjen në Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga vizita e producentëve më të famshëm të kinemasë, të cilët kanë zgjedhur Gjirokastrën për filmat e tyre.

“Hollywood vjen në Gjirokastër sepse tanimë Gjirokastra nuk është vetëm krenaria jonë, por një skenë magjike ku historia dhe pasioni për artin takojnë sytë e botës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Producentët më të famshëm të kinemasë — nga Warner Bros, Amazon, HBO, Disney, Paramount, NBCUniversal — panë nga pranë një vend ku Perëndia ka qenë arkitekt dhe njeriu ka ndërtuar skenën e magjishme për artin e imazhit, me mundësinë për ta përfshirë në hartën e filmave botërorë”, theksoi Rama.

Rama shtoi se, “me mikpritjen e ngrohtë të Bashkisë Gjirokastër dhe energjinë unike të qytetit,  “FamtourAlbania” u kthye në një udhëtim emocionesh, frymëzimi dhe ideve të reja për kinemanë”. /j.p/

The post FamTour Albania, Rama: Gjirokastra, skenë magjike ku historia e arti takojnë sytë e botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hollywood-i në Shqipëri, përfaqësues të industrisë globale të filmit në vendin tonë

28 May 2025 at 17:46

Shqipëria ka hapur dyert për emra të mëdhenj të industrisë globale të filmit.

Përmes nismës “Fam Tour Albania”, që po zhvillohet për herë të parë në vend, përfaqësues të disa prej studiove më prestigjioze si HBO, warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount dhe NBC-Universal po marrin pjesë në një tur disaditor në qytete të ndryshme të vendit për të eksploruar mundësitë që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

Gjatë këtij turi, producentë dhe vendimmarrës të industrisë filmike po njihen nga afër me bukuritë natyrore, trashëgiminë historike dhe kulturore, si dhe lokacionet unike që mund të shërbejnë si sfond ideal për projekte filmike me përmasa ndërkombëtare.

Në një takim të mbajtur në Tiranë me drejtuesit e këtyre kompanive, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm dhe konkurrues për industrinë kreative.Ai nënvizoi masat e ndërmarra, përfshirë stimujt fiskalë, reformat ligjore dhe investimet në infrastrukturë dhe formimin e talenteve të reja.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme në këtë drejtim është dhe bashkëpunimi me “Catalyst Story Institute”, një nga institucionet më të njohura në SHBA për zhvillimin e skenaristëve dhe krijuesve filmikë.

Mes ndalesave, një moment i veçantë ishte vizita në Muzeun Ikonografik “Onufri”, një nga perlave të trashëgimisë sonë kulturore.

Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt transformimit të Shqipërisë në një destinacion të ri për produksione filmike në Evropë, duke i hapur rrugën investimeve të reja dhe bashkëpunimeve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e artit dhe kinemasë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hollywood-i në Shqipëri, përfaqësues të industrisë globale të filmit në vendin tonë appeared first on Euronews Albania.

Hollywood-i “zbarkon” në Shqipëri

By: Kult Plus
26 May 2025 at 10:34

Shqipëria nuk është më thjesht një destinacion i bukur, por tashmë edhe një partner i besueshëm për prodhime filmike.

Për herë të parë, përmes nismës “Fam Tour Albania”, Shqipëria po pret emra të mëdhenj të industrisë globale të filmit si HBO, Warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount, NBC-Universal e shumë të tjerë.

Përfaqësuesit e këtyre studiove po zhvillojnë një tur disaditor në qytete të ndryshme për të zbuluar nga afër bukuritë natyrore, historinë dhe traditat, lokacionet unike dhe mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

Këto vizita në terren do t’u hapin rrugën projekteve të reja, investimeve dhe bashkëpunimeve që mund ta kthejnë vendin tonë në një qendër të re të produksionit filmik në Evropë.

Ndërkohë në takimin që liderët e studiove filmike mbajtën në Tiranë, ministri Gonxhja theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një ekosistem konkurrues për industrinë kreative, përmes stimujve fiskalë, reformave ligjore dhe investimeve në talente e infrastrukturë moderne.

“Catalyst Story Institute”, një nga institucionet më prestigjioze amerikane për zhvillimin e talenteve krijues, tashmë është pjesë e këtij vizioni me hapjen e qendrës Tirana Training Institute duke kontribuar në formimin profesional dhe ndërkombëtarizimin e sektorit./atsh/KultPlus.com

Tarifat e Trump për filmat rrezikojnë Hollywood

By: Kult Plus
12 May 2025 at 17:00

Vendimi i Donald Trump për të vendosur një tarifë për filmat e prodhuar jashtë vendit nuk është pritur mirë nga ekspertët e industrisë së filmit.

Ata sqarojnë se ky vendim do të çojë në çmime më të larta për prodhimet filmike dhe biletat e filmave.

“Ndoshta çmimet do të rriten. Ndoshta do të bëhet më e shtrenjtë të realizosh filma. Pra, ose do të xhirohen më pak filma, ose filmat që do të xhirohen do të jenë më të shtrenjtë. Këto kosto do të vijnë më vonë. Do të jetë më e shtrenjtë të shkosh në kinema. Biletat do të rriten dhe do të jetë më e vështirë për njerëzit të blejnë bileta për të parë filma. Rrjedhimisht, do të ketë më pak njerëz që do të shkojnë në kinema. E gjithë industria e filmit për momentin është në një krizë. Patëm Covid-in, i cili pati një ndikim të madh në xhirimin e filmave. Patëm protesta nga aktorët dhe producentët. Shtetet e Bashkuara e mbyllën prodhimin e filmave për një periudhë të gjatë kohore. Hollyëood dhe industria e filmit po përpiqen vërtet të rikuperohen  nga ato zhvillime të mëdha. Nëse i shtojmë këtyre kostot shtesë të prodhimit ose këto tarifa, kjo mund të ketë efekte katastrofike në industri. Nuk shoh asgjë pozitive që vjen nga kjo”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Një lëvizje e tillë e Trump rrezikon të shkatërrojë një industry që mbështetet tek vendet e huaja për të bërë filma.

“Ky vendim vjen pak përpara Festivalit të Filmit në Kanë do të thotë se kjo është gjithçka për të cilën do të flasë secili prej nesh. Ne shpresonim të flisnim për filmat, yjet dhe magjinë e kinemasë, por të gjithë do të flasin për Trumpin dhe tarifat dhe ndikimin e këtij vendimi në industrinë e filmit. Ndoshta ky ishte plani i Trump. Tani do të jetë Trumpi që do të jetë në qëndër të bisedave në Kanë dhe jo Tom Cruise”, Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Pavarësisht reputacionit historik të Los Angeles si qendra e kinemasë, studiot  e filmit me kalimin e viteve e kanë prodhuar filma në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia për të përfituar nga lehtësirat tatimore dhe kostot më të ulëta.

“Ka shumë arsye pse nuk po prodhohen më filma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryesorja ka të bëjë vetëm me paratë. Është bërë shumë e shtrenjtë të xhirosh në Shtetet e Bashkuara për shumë arsye dhe SHBA nuk ka lehtësime tatimore siç kanë disa vende të tjera, Australia, Kanadaja dhe shumë vende në Evropë. Tjetra ka të bëjë me stimujt financiarë që po i largojnë njerzit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa këta stimuj në vend dhe pa gjëra të tjera që mund ta bëjnë më të lehtë dhe më të lirë të prodhosh filma në Shtetet e Bashkuara, nuk shoh arsye që të xhirohen sërish filma në vend. Por ndoshta, në plan afatgjatë mund të ketë një ndikim”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Por cilat janë disa nga pasojat në plan afatgjatë në industrinë e filmit?

“Unë mendoj se një nga pasojat që mund të ketë është se studiot e filmit do të kërkojnë të prodhojnë filma në Evropë, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke i prodhuar ato në anglisht, duke i bërë ato ndoshta me talente amerikane, por duke bërë tërësisht prodhime evropiane për Evropën dhe duke përjashtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur bëhet fjalë për studio të mëdha filmike kjo do të jetë pak e vështirë për tu bërë. Do të jetë e vështirë që të bëhet diçka 100% jashtë SHBA-ve dhe pastaj të vuajnë ndikimin e tarifave”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Scott Roxborough thotë se ende nuk ka detaje se si do të zbatohen këto tarifa.

“Nuk ka fare qartësi se si do të funksionojnë këto tarifa, dhe për çfarë do të zbatohen. Le të marrim si shembull një film të madh amerikan si Minecraft që sapo doli në kinema. Është xhiruar kryesisht në Zelandën e Re dhe ka përdorur financime nga jashtë Amerikës. Por është ende një prodhim amerikan i financuar pjesërisht nga Shtetet e Bashkuara. A është pjesërisht një prodhim amerikan? A është ky një prodhim pjesërisht ndërkombëtar? Prodhimi ndërkombëtar ka tarifa të pjesshme apo jotarifore?  Është shumë e paqartë se si do të zbatohen këto tarifa”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Ndonëse Trump njoftoi se do të vendoste një tarifë ndaj filmave të huaj ai nuk dha detaje nëse tarifat do të shënjestrojnë filmat në platformat e transmetimit dhe ato që shfaqen në kinema dhe as nuk specifikoi nëse tarifat do të llogariten bazuar në kostot e prodhimit apo të ardhurat nga shitjet e biletave.

“Kur bëhet fjalë për platformat e transmetimit, ekziston një pyetje shumë e madhe se cilat prodhime të tyre do të konsiderohen ndërkombëtare apo jo dhe nëse do të aplikohen tarifat. Donald Trump i është referuar vetëm filmave në deklaratat e tij në lidhje me tarifat, por nuk është e qartë nëse ai do të përjashtojë prodhimet e Netflix. Po kështu, a do të aplikohen tarifa për Squid Game, një prodhim korean, dhe a do të duhet Netflix ta heqë nga platforma në SHBA apo t’u faturojë më shumë shikuesve amerikanë për të parë Squid Game ose The Crown ose Money Heist ose të gjitha këto prodhime të tjera ndërkombëtare që janë prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara. Edhe prodhimet në gjuhën angleze, shumë prej të cilave nga janë bërë jashtë SHBA-së. Emily in Paris është një shembull i shkëlqyer i kësaj”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Situata ndërlikohet nëse vendet e huaja përgjigjen me një kundërtarifë.

“Nëse Evropa, për shembull, vendos të kundërpërgjigjet me tarifa, siç kanë kërcënuar të bëjnë me mallra të tjera mbi të cilat Trump ka vendosur tarifa, kjo mund të ketë një ndikim të madh. Sepse kur bëhet fjalë për filmat, Amerika eksporton shumë më tepër se sa importon. Shumica e tregjeve ndërkombëtare në Evropë, në Kanada janë tërësisht të dominuara nga filmat amerikanë. 70- 80% e tregut përbëhet nga filma amerikanë, kështu që një tarifë për të gjithë këto filma do të kishte një ndikim të madh në industritë lokale dhe në shitjet e Hollywood në nivel ndërkombëtar. Do të jetë interesante të shihet nëse vende individualisht janë gati për të bërë një lloj marrëveshjeje dypalëshe me SHBA-në”, tha Scott Roxborough, ekspert në industrinë e filmit.

Trump po përmend shqetësimet për sigurinë kombëtare si shkak për këtë vendim.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump pretendoi se industria amerikane e filmit po “vdes shumë shpejt”,ndërsa vendet e tjera ofrojnë “të gjitha llojet e stimujve” për të larguar prodhimin e filmave nga SHBA-ja. Trump më parë ka shprehur shqetësim në lidhje me zhvendosjen e prodhimit të filmave jashtë vendit.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në Janar, kreu Shtëpisë së Bardhë aplikoi tarifa për shumë shtete.

Ai argumenton se tarifat të cilat janë taksa të aplikuara për mallrat e blera nga vendet e tjera do të nxisin prodhuesit amerikanë dhe do të mbrojnë vendet e punës.

Por ekonomia globale është zhytur në kaos si rezultat i kësaj dhe çmimet e mallrave në të gjithë botën pritet të rriten.

Edhe para këtij njoftimi më të fundit, industria amerikane e filmit ishte prekur nga pasojat e politikave tregtare të Trump. Në Prill, Kina tha se po zvogëlonte kuotën e filmave amerikanë të lejuar në vend./KultPlus.com

Top lista që po bën xhiron e rrjetit: aktorët më të pasur të Hollywood-it!

By: gaze tare
10 May 2025 at 20:02

Nga “Terminator” në titullin miliarder, Arnold Schwarzenegger është emri që udhëheq listën e aktorëve më të pasur të vitit 2025, me një pasuri marramendëse prej 1.49 miliardë dollarësh. Edhe pse nuk ka aktruar që prej 2019-s, “Arnie” ka ditur si të lëvizë jashtë kamerave — falë investimeve të zgjuara në pasuri të paluajtshme dhe fonde private.

Pas tij, vjen Dwayne “The Rock” Johnson, me 1.19 miliardë dollarë, i cili përveç filmave, po korr sukses të jashtëzakonshëm me markën e tij të tekilës, “Teremana”. Dhe në vendin e tretë? Tom Cruise, që nuk ka nevojë për biznes anësor: ka ndërtuar një pasuri prej 891 milionë dollarësh vetëm me role kinematografike dhe kontrata fitimprurëse nga filmat si Mission: Impossible.

Në listën e 10 më të pasurve bëjnë pjesë edhe yje si Shah Rukh Khan, George Clooney, Brad Pitt, Jack Nicholson, Tom Hanks dhe Jackie Chan.

Më shumë Hollywood, më shumë para – por mesa duket, suksesi i vërtetë është të dish si t’i investosh!

The post Top lista që po bën xhiron e rrjetit: aktorët më të pasur të Hollywood-it! appeared first on iconstyle.al.

Sekretet e kujdesit për veten nga 14 personalitete të njohura

By: gaze tare
24 April 2025 at 10:36

Kujdesi për veten ka kaluar nga një fjalë e zakonshme në një prioritet jetik për shumë njerëz, përfshirë edhe yjet që menaxhojnë orare të ngarkuara dhe jetën personale. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për kushtimin kohë për ushtrime, shijimin e momenteve të qeta vetëm, apo ushqyerjen e trupit dhe mendjes, këta yje ndajnë sekretet e kujdesit për veten.

1.Meghan Trainor
Për Meghan Trainor, kujdesi për veten është për t’u bërë versioni më i shëndetshëm dhe më i fuqishëm i vetes. Ajo foli për ndryshimet e stilit të jetesës, stërvitjen dhe bashkëpunimin me një dietolog për të siguruar shëndetin dhe lumturinë, si për fëmijët e saj ashtu edhe për veten.

2.Jennifer Aniston
Jennifer Aniston thekson rëndësinë e kufizimit të kohës në ekran dhe prioritarizimit të aktivitetit fizik. Duke bërë ushtrime herët në mëngjes, ajo përgatitet për sukses dhe gjen motivimin edhe në ditët e vështira duke nisur me hapa të vegjël: “Bëj vetëm pesë minuta.”

3.Kylie Kelce
Si nënë e fëmijëve të vegjël, Kylie Kelce ka mësuar të gjejë qetësi në momentet e vogla. Ajo ndan se ndonjëherë kërkon që kujdestarja të vijë më herët për të shkuar dhe marrë kafenë vetëm, duke e shijuar në heshtje në makinën e saj.

4.Gabrielle Union
Gabrielle Union ka shpërndarë rëndësinë e të qenit “qendra e historisë tënde” si një nënë e zënë. Ajo shpjegoi teorinë e “maskës së oksigjenit,” duke theksuar se duhet të kujdesesh për veten përpara se të mund të ndihmosh të tjerët.

5.Dwayne ‘The Rock’ Johnson
Për The Rock, kujdesi për veten do të thotë të mbrosh “ankerin” tënd. Ai shkruan për rëndësinë e gjetjes së asaj gjëje që të qetëson dhe e mbron shpirtin, për të balancuar zhurmën dhe stresin e jashtëm.

6.Jennifer Lopez
Jennifer Lopez thekson se një stil jetese i shëndetshëm është në thelb kujdesi për veten: ushtrohet rregullisht, kujdeset për lëkurën dhe sigurohet që të flenë dhe pijë mjaftueshëm ujë, duke përfshirë meditimin për të ushqyer mendjen, trupin dhe shpirtin.

7.Megan Thee Stallion
Megan Thee Stallion po përpiqet të japë më shumë rëndësi kujdesit për veten dhe të krijojë kufij më të shëndetshëm. Ajo flet për rëndësinë e gjetjes së balancës mes punës dhe kujdesit për shëndetin mendor dhe fizik.

8.Sydney Sweeney
Për Sydney Sweeney, kujdesi për veten është i lidhur ngushtë me qetësinë që i sjell loja me qenushin e saj, Tank, leximi dhe ushtrimi në palestër.

9.Idris dhe Sabrina Elba
Për Idris dhe Sabrina Elba, kujdesi për veten është një aktivitet i përbashkët. Ata shijojnë momentet e mëngjesit së bashku, duke u çlodhur me një kafe dhe biseduar për ditën që po vjen.

10.Mandy Moore
Mandy Moore thotë se kujdesi për veten ka formë të ndryshme çdo ditë, dhe është i lidhur me gjumin, hidrimin, ushqimin e shëndetshëm dhe lëvizjen e trupit. Ajo e gjen veten më të lumtur kur gjithçka shkon mirë në familje.

11.Drew Barrymore
Drew Barrymore ka reflektuar mbi sfidat e mbajtjes së një rutine kujdesi për veten ndërsa kujdeset për fëmijët e vegjël. Megjithatë, ajo përpiqet gjithmonë të gjejë kohë për ushtrime, pasi i ndihmon të mbajë trupin e saj në formë.

12.Kathy Hilton
Kathy Hilton nuk është shumë e interesuar për manikyrët, por ajo e ka një rutinë të qetë për t’u çlodhur, përfshirë përdorimin e maskave për nën sy dhe shikimin e serialeve të preferuara si “Friends” dhe “The Wizard of Oz.”

The post Sekretet e kujdesit për veten nga 14 personalitete të njohura appeared first on iconstyle.al.

Yjet ndërkombëtarë i bëjnë homazhe Papa Françeskut pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare

21 April 2025 at 15:59

Papa Françesku ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe njerëzore.

Vdekja e tij u përcoll me homazhe nga emra të njohur të botës së artit, sportit dhe politikës.

Whoopi Goldberg kujtoi me mall një takim të mëparshëm me Papën, duke e cilësuar atë si njeriun që solli një ndjesi të ngjashme me Papa Gjonin XXIII dhe që përfaqësonte dashurinë për gjithë njerëzimin.

Antonio Banderas, edhe pse është shprehur si agnostik, ndau një fotografie me Papën nga viti 2016, duke theksuar dashurinë dhe mëshirën që Françesku tregoi ndaj më të nevojtarëve.

Eva Longoria u shpreh: “Faleminderit që ishe zëri i të margjinalizuarve. Dhembshuria dhe përulësia jote do të kujtohen gjithmonë”.

Edhe figura të tjera si Livia Firth, Frank Bruno, prifti Richard Coles dhe Mbreti Charles bënë homazhe prekëse.

Charles tha se ishte “thellësisht i pikëlluar”, por falënderues që e kishte takuar Papën disa javë më parë, gjatë një vizite në Romë.

Françesku e mbylli jetën me shërbime publike aktive, duke bekuar mijëra besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën e Pashkëve, vetëm pak javë pas daljes nga spitali.

Ai u përshëndet për herë të fundit si një udhëheqës shpirtëror që predikoi mëshirën, drejtësinë dhe kujdesin për të gjithë njerëzit.

Ceremonitë mortore do të zhvillohen në Bazilikën e Shën Pjetrit, ndërsa trupi i tij do të prehet në Santa Maria Maggiore, një vend i dashur për të gjatë gjithë pontifikatit. /Telegrafi/

The post Yjet ndërkombëtarë i bëjnë homazhe Papa Françeskut pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Rob Lowe “përballet” me një guidë turistike që e ngatërroi me John Stamos

By: gaze tare
18 April 2025 at 14:58

Rob Lowe ndau një moment gazmor nga Los Angeles, kur një shofer autobusi turistik, duke kaluar pranë shtëpisë së tij, i tha turistëve: “Këtu jeton John Stamos” – pa e ditur se përballë ishte vetë Rob Lowe. Aktori reagoi me humor në një video të postuar në Instagram, ku tha: “Jo, ky nuk është John Stamos… është Rob Lowe!”

Ai e shoqëroi videon me përshkrimin: “E dua këtë qytet”, ndërsa John Stamos reagoi në komente me një emoji duke qeshur. Momenti u bë viral në rrjete sociale, duke sjellë të qeshura dhe nostalgji për dy aktorët ikonë të Hollywood-it.

The post Rob Lowe “përballet” me një guidë turistike që e ngatërroi me John Stamos appeared first on iconstyle.al.

Sa e vërtetë është jeta e yjeve në Instagram?

By: gaze tare
17 April 2025 at 21:22

Në botën e Instagram-it, shumë yje shfaqin jetën e tyre të përsosur me imazhe të kuruara, por sa e vërtetë është kjo? Ndërsa platformat sociale janë mënyra ideale për të ndarë momente të bukura, shpesh ato krijojnë një ndarje të madhe mes asaj që shohim dhe asaj që është realiteti.

Yjet si Kim Kardashian dhe Kylie Jenner promovojnë një version ideal të jetës së tyre, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ato shpesh ndajnë vetëm momentet e bukura, duke fshehur sfidat dhe presionin që përballen në jetën e përditshme.

‘Instagram’ mund të krijojë një “maskë” për jetën e yjeve, e cila nuk është gjithmonë e vërtetë. Këta persona shpesh përballen me presion të madh për të mbajtur një imazh të përsosur, që mund të ndikojë në shëndetin e tyre mendor.

Mirëpo, shumë yje si Selena Gomez dhe Ariana Grande kanë filluar të flasin për realitetin pas Instagram-it, duke u treguar fansave se jeta e tyre nuk është gjithmonë siç duket. Ato po inkurajojnë një pasqyrë më autentike të jetës, pa filtrat e përsosmërisë.

The post Sa e vërtetë është jeta e yjeve në Instagram? appeared first on iconstyle.al.

Kina kufizon importet e Hollywoodit në përgjigje të tarifave amerikane

10 April 2025 at 17:49

Kina, tregu i dytë më i madh i filmit në botë, thotë se do të kufizojë menjëherë importet e filmave të rinj të Hollywood në hakmarrje për tarifat e Donald Trump.

“Ne do të ndjekim rregullat e tregut, do të respektojmë zgjedhjet e audiencës dhe do të zvogëlojmë në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë të importuar”, tha Administrata Kombëtare e Filmit e Kinës në faqen e saj të internetit, shkruan Sky News.

Kufizimet mbërrijnë përpara fillimit të biletave të verës, me publikime të tilla të mëdha si Mission Impossible — The Final Reckoning, Superman dhe The Fantastic Four të gjitha që vijnë në ekrane.

Pekini ka importuar çdo vit 10 filma të Hollywoodit që nga viti 1994, por ndërkohë që filmat e hershëm si Titaniku dhe Avatari i bënë Leonardo DiCaprio dhe James Cameron emra të njohur në Kinë, filmat vendas kanë tejkaluar gjithnjë e më shumë ofertat amerikane kohët e fundit.

Filmat amerikanë përbëjnë vetëm 5% të të ardhurave të përgjithshme të arkëtimeve në tregun e Kinës, ndërsa më pak se 10% e të ardhurave bruto globale të filmave amerikanë vijnë nga Kina.

Eksperti i medias dhe eksperti i filmit Chris Fenton tha se masa ishte një “mënyrë super e profilit të lartë për të bërë një deklaratë hakmarrjeje me pothuajse zero negative për Kinën”. /Telegrafi/

The post Kina kufizon importet e Hollywoodit në përgjigje të tarifave amerikane appeared first on Telegrafi.

Eva Longoria pozon pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame, para premierës së filmit të ri

28 March 2025 at 16:49

Eva Longoria, 50 vjeçe, shkëlqeu teksa pozoi pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame të mërkurën, pak para premierës së filmit të saj të ri “Alexander And The Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Road Trip”, që transmetohet në Disney+ të premten.

Aktorja e “Desperate Housewives” u shfaq elegante me një fustan jeshil ulliri pa rripa, të kombinuar me taka të bardha.

Dukej natyrale me flokët e lëshuar me onde dhe një grim të butë kafe, shkruan DailyMail.

Më pas, Eva mori pjesë në premierën e filmit në Teatrin El Capitan, duke festuar komedinë e saj të re familjare.

Një ditë më parë, ajo u takua me shoqen e saj Lauren Sanchez, e cila pritet të martohet me miliarderin Jeff Bezos këtë verë.

Gjatë një interviste promovuese, Eva ndau kujtime nga fëmijëria e saj në një fermë në Teksas dhe rrëfeu se, si më e vogla e katër motrave, shpesh e konsideronte veten “rosën e shëmtuar”, ndaj vendosi të shquhej për humorin dhe zgjuarsinë e saj.

Në filmin e ri, Longoria luan Val Garcian, një nënë që niset në një udhëtim të çmendur familjar në Kaliforni, duke sjellë në ekran një histori të ngrohtë dhe plot aventura. /Telegrafi/

The post Eva Longoria pozon pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame, para premierës së filmit të ri appeared first on Telegrafi.

Hollywood kundërshton lehtësimin e rregulloreve të IA

By: Kult Plus
18 March 2025 at 17:18

Më shumë se 400 emra të famshëm, përfshirë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të Hollywood-it, i kërkuan qeverisë të mos zbusë ligjet në fushën e inteligjencës artificiale (IA).

Sipas lajmit të “CBS News”, më shumë se 400 punonjës të industrisë së Hollywood-it kanë publikuar një letër të hapur duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë ligjet ekzistuese që zbatohen për IA-në.

Mes atyre që nënshkruan letrën, e cila gjithashtu kundërshton propozimin e OpenAI dhe Google për të përdorur materiale me të drejtë autori për të trajnuar inteligjencën artificiale, ishin emra të njohur si Ben Stiller, Ayo Edebiri, Cara Delevingne, Chloe Fineman, Cate Blanchett, Guillermo del Toro dhe Taika Waititi.

Në letër u paralajmërua se lirimi i ligjeve ekzistuese për trajnimin dhe zhvillimin e AI-së do të ndikonte negativisht në industrinë e Hollywood-it.

Hollywoodi ka luftuar prej kohësh kundër përdorimit të gjerë të AI-së, duke thënë se kjo do të minonte industrinë. Artistët janë kundër krijimit të kopjeve digjitale të tyre nga inteligjenca artificiale dhe përdorimit të këtyre kopjeve edhe pas vdekjes së tyre./  atsh/ KultPlus.com

KINEMA – Hollywood kundërshton lehtësimin e rregulloreve të IA

LOS ANXHELES, 18 mars /ATSH-AA/ – Më shumë se 400 emra të famshëm, përfshirë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të Hollywood-it, i kërkuan qeverisë të mos zbusë ligjet në fushën e inteligjencës artificiale (IA).

Sipas lajmit të “CBS News”, më shumë se 400 punonjës të industrisë së Hollywood-it kanë publikuar një letër të hapur duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë ligjet ekzistuese që zbatohen për IA-në.

Mes atyre që nënshkruan letrën, e cila gjithashtu kundërshton propozimin e OpenAI dhe Google për të përdorur materiale me të drejtë autori për të trajnuar inteligjencën artificiale, ishin emra të njohur si Ben Stiller, Ayo Edebiri, Cara Delevingne, Chloe Fineman, Cate Blanchett, Guillermo del Toro dhe Taika Waititi.

Në letër u paralajmërua se lirimi i ligjeve ekzistuese për trajnimin dhe zhvillimin e AI-së do të ndikonte negativisht në industrinë e Hollywood-it.

Hollywoodi ka luftuar prej kohësh kundër përdorimit të gjerë të AI-së, duke thënë se kjo do të minonte industrinë. Artistët janë kundër krijimit të kopjeve digjitale të tyre nga inteligjenca artificiale dhe përdorimit të këtyre kopjeve edhe pas vdekjes së tyre./   /os/

The post KINEMA – Hollywood kundërshton lehtësimin e rregulloreve të IA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse Justin dhe Hailey Bieber po heqin dorë nga Hollywood-i?

By: gaze tare
15 March 2025 at 16:36

Justin dhe Hailey Bieber po mendojnë të zhvendosen në Evropë për t’i shpëtuar presionit të famës dhe për të gjetur më shumë qetësi familjare. Sipas burimeve për The US Sun, çifti po kërkon një vilë private në Francën Jugore, Spanjë ose Greqi, me çmime që variojnë nga 5.6 deri në 18.5 milionë dollarë.

Ata dëshirojnë një jetë më të thjeshtë dhe larg vëmendjes mediatike, veçanërisht pas spekulimeve për martesën e tyre dhe shqetësimeve për shëndetin mendor të Justin, i cili së fundmi bëri një postim emocional në Instagram.

Pavarësisht thashethemeve, çifti është shfaqur bashkë në disa raste të fundit, ndërsa më 1 mars Justin festoi ditëlindjen e tij të 31-të, duke ndarë momente familjare me Hailey dhe djalin e tyre, Jack.

The post Pse Justin dhe Hailey Bieber po heqin dorë nga Hollywood-i? appeared first on iconstyle.al.

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota – sa ti dhe unë!

4 March 2025 at 13:31

Nga: Emma Brockes / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Ceremonia e çmimeve Oscar, të dielën mbrëma, ishte e gjatë dhe e mërzitshme, ashtu siç ka qenë prej disa vitesh, por këtë vit mangësitë e saj ishin më ndryshe. Rënia e ndikimit të Holivudit, që u vërejt muajin e kaluar me numrin e madh të të nominuarve amerikanë që u shfaqën në Londër për çmimet Bafta – diçka që nuk do ta kishin bërë në kohë më të mira – ia dha ceremonisë një ndjesi parëndësie dhe mungesë peshe, e cila, për të qenë të sinqertë, paraqiste një lehtësim nga pjesa tjetër e ciklit të lajmeve. Megjithatë, pyetja mbetet: pse aktorët dhe prezantuesit, në pjesën më të madhe – dhe, për fat të mirë, sipas mendimit tim – shmangën përmendjen e Donald Trumpit?

Pas zjarreve shkatërrimtare në Los Anxhelos, në janar, veprimi më i denjë që mund të bëhej këtë vit do të ishte anulimi ose të paktën një reduktimi drastik i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, por sigurisht që askush i përfshirë nuk do të votonte për këtë. Në vend të kësaj, publikut iu ofrua një spektakël i zbehtë që vlerësonte filma me të ardhura të pakta në arkë, duke përfshirë Brutalistin [The Brutalist] ku Adrien Brody rikrijoi bumin e ndërtimit të pas-Luftës së Dytë Botërore në ShBA, dhe filmin Anora, një nga filmat me fitimet më të ulëta në histori që ka fituar çmimin për filmin më të mirë dhe që tregon historinë e një balerine ekzotike që martohet me një rus të pasur. (Çfarë mund të fshihet pas magjepsjes së thellë dhe të vazhdueshme të regjisorëve heteroseksualë – dhe romancierëve dhe podkasterëve – me “komunitetin e punonjëseve të seksit”? Po, pra, është altruizmi.)

Në vitin 2017, pas ngjitjes së parë të Trumpit në Presidencë, pati shumë fjalime të zjarrta nga podiumi i Oscar-ëve, duke përfshirë monologun hapës të Jimmy Kimmelit, i cili ishte i mbushur me referenca për Trumpin; pati mbrojtje të emigrantëve nga aktori Gael García Bernal; dhe ishte regjisori Barry Jenkins që u bënte thirrje atyre që kishin nevojë për ndihmë, që t’i drejtoheshin ACLU-së [American Civil Liberties Union/ Unioni Amerikan i Lirive Civile]. Ndërsa këtë vit, për dallim, pothuajse asgjë: një shaka e mirë nga prezantuesi Conan O’Brien në lidhje me Anora-n, ku ai u shpreh se amerikanët ishin “të emocionuar që më në fund panë dikë që i kundërvihet një rusi të fuqishëm”. Ishte aktorja Zoe Saldaña ajo që përmendi me qëllim prindërit e saj emigrantë. Dhe, kishte disa kritika ndaj qeverisë amerikane nga ekipi izraelito-palestinez që qëndronte pas realizimit Asnjë tokë tjetër [No Other Land] – fituesit të dokumentarit më të mirë.

Nëse është qyqarllëk, nuk është i llojit të zakonshëm. Në Oscar-ët e vitit 2017, ishte një shaka që përmendej për Meryl Streepin dhe Trumpin, bazuar në idenë atëherë të përhapur se Trumpi ishte një bedel që pati fatin të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë. Ky ton nuk funksionon më sot. Në fakt, duke pasur parasysh situatën alarmante të politikës amerikane, ironia e shkujdesur për Trumpin duhet të jetë shumë më e matur sesa ç’e lejon platforma e gjerë dhe pa emocione e Oscar-ëve.

Është edhe çështja e rolit të Holivudit në rënien e votës për demokratët. Ndoshta është një mendim i përhantë, por mund të ketë pasur një rol – ose të paktën ndërgjegjësim për interesin vetjak – në vendimin e njëpasnjëshëm të aktorëve fitues të Oscar-ëve, të dielën, për të mos e përdorur podiumin për të dhënë mesazhe politike. Duke u kthyer prapa te fushata e Kamala Harrisit, e cila u mbështet shumë nga yjet e Holivudit, bindja se të famshmit ndikojnë që votuesit të ndryshojnë votat, apo të fitojnë zemrat e votuesve, nuk ka qenë kurrë më pak e pranueshme apo më e pasigurt. Disa nga të pranishmet në sallë, të dielën, mund të ishin duke u rikuperuar nga dështimi i Time’s Up (e mbani mend këtë?), një lëmsh prej një lëvizjeje ku gratë kryesore të Holivudit përdorën famën e tyre për një kauzë të admirueshme që, disi, përfundoi me Amy Schumerin duke kërkuar vëmendje në shkallët e Kapitolit.

Ndjej njëfarë keqardhjeje për figurat publike: të dënuar nëse veprojnë, të dënuar nëse nuk veprojnë. Pas mbrëmjes të së dielës, industria e filmit duket e nënshtruar dhe e dobët – nga ana tjetër, siç e tha në mënyrë të paharrueshme Ricky Gervais kur drejtoi ndarjen e çmimeve Golden Globes në vitin 2020: “Nuk jeni në pozitë për t’i mbajtur leksione publikut për asgjë. Shumica prej jush kanë kaluar më pak kohë në shkollë sesa Greta Thunberg”. Askush nuk ka nevojë për mendimet e Adrien Brodyt mbi ndonjë gjë jashtë aktrimit – dhe, edhe për atë, le ta themi hapur, kjo është e vështirë.

E, megjithatë, duke pasur parasysh gatishmërinë e zakonshme të aktorëve dhe regjisorëve për të përqafuar kauzat politike, heshtja e së dielës vetëm sa e ka shtuar ndjenjën e tronditjes dhe hutisë në ShBA: ku, saktësisht, është kundërshtimi? Pse nuk po reagon askush? (JD Vance dhe familja e tij u detyruan të zhvendosen në një vend sekret gjatë pushimeve me ski në Vermont, javën e kaluar, për shkak të numrit të madh të protestuesve që dolën kundër tij.)

Ndoshta gjithë ai Ozempic në sallë i kishte bërë njerëzit të ndiheshin më të lehtë dhe të turbullt. Ndoshta mungesa e politikës ishte planifikuar paraprakisht. Producentët thanë para ceremonisë se transmetimi televiziv do të përqendrohej te mënyra se si krijimi i filmave kërkon “bashkim dhe bashkëpunim”, diçka që tingëllon paksa si angazhimi i Jeff Bezosi për “liritë personale” në faqet editoriale të Washington Post-it. Ishte vetëm aktorja Daryl Hannah ajo e cila arriti të bëjë një shenjë V me gishta dhe të thotë “Slava Ukraini!” [Lavdi Ukrainës], për të marrë brohoritjet e turmës, për që nuk pati rezultatin që kërkoi.

Mësimi që mund të nxirret është se, në Holivud, si kudo tjetër, njerëzit janë të frikësuar – jo vetëm sepse Trump është hakmarrës, por edhe sepse pasiguria e madhe e botës në të cilën ndodhemi papritur mund ta bëjë heshtjen të duket gjë më e arsyeshme sesa fjalimet. Deri kur kjo heshtje shndërrohet në dorëzim – dhe nëse Holivudi, ashtu si industritë e teknologjisë dhe medias, do të na japë versionin e kohës sonë të Leni Riefenstahlit [regjisore naziste]- kjo mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

 

The post Holivudi është po aq i frikësuar nga bota – sa ti dhe unë! appeared first on Telegrafi.

Hollywoodi lufton për të mbajtur rolin e tij si kryeqyteti botëror i filmit

By: Kult Plus
26 February 2025 at 19:40

Pas shkëlqimit të sezonit të çmimeve të filmit që kulmon me Oscars të dielën, Hollywoodi po lufton një betejë për të mbajtur vendin e tij në qendër të biznesit global të filmit.

Asnjë nga 10 pretendentët më të mirë të filmit që do të festohen në Teatrin Dolby të Hollivudit nuk u filmua në Los Anxhelos, shtëpia e shumicës së kompanive të mëdha të filmit për më shumë se një shekull. I nominuari “Wicked”, për shembull – një prequel i filmit klasik “The Wizard of Oz” – u filmua në Britani.

Prodhimi i filmave dhe televizionit ka vite që po largohet nga Hollivudi, duke shkuar në vende me stimuj tatimorë që i bëjnë xhirimet më të lira. Anëtarët e ekuipazhit shpresonin për një rikthim në Los Anxhelos pas grevave të shkrimtarëve dhe aktorëve në vitin 2023, por statistikat tregojnë se rikthimi ka qenë i ngadaltë.

Zjarret që shkatërruan pjesë të Los Anxhelosit në janar përshpejtuan shqetësimet se prodhuesit mund të shikojnë diku tjetër dhe se operatorët e kamerës, kostumografët, teknikët e zërit dhe punëtorët e tjerë të prapaskenës mund të lëvizin jashtë qytetit në vend që të përpiqen të rindërtojnë në lagjet e tyre.

“Ka shumë njerëz që nuk kanë punuar për një kohë për shkak të grevave dhe gjithçkaje, dhe tani zjarret,” tha Samantha Quan, producentja e filmit të nominuar për Oscar “Anora”, filmuar në Brooklyn, New York dhe Las Vegas. “Unë mendoj se ka qenë një thirrje e mirë zgjimi për të gjithë që të shtyjnë që prodhimi të kthehet në Los Angeles.”

Avokatët kanë nisur një fushatë “Qëndro në LA”, duke shpresuar të përfitojnë nga vullneti i mirë ndaj Angelenos pas zjarreve. Një peticion kërkon që politikanët të heqin kufirin e stimujve tatimorë për xhirimet në qytet për tre vitet e ardhshme, si pjesë e përpjekjes për rikuperimin e zjarrit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ata gjithashtu po u bëjnë thirrje studiove që të angazhohen për të rritur prodhimin në LA me të paktën 10% gjatë tre viteve të ardhshme.

Gavin Newsom, guvernatori demokrat i Kalifornisë, ka propozuar rritjen e kredive tatimore të shtetit për filmin dhe televizionin në 750 milionë dollarë në vit, nga 330 milionë dollarë në vit.

Regjisorja Sarah Adina Smith, një organizatore e fushatës “Qëndro në LA”, tha se ajo e mbështeti këtë rritje, por i bëri thirrje shtetit të bëjë edhe më shumë, duke përfshirë lehtësimin e lejeve.

“Ne nuk po themi që gjithçka duhet të xhirohet në LA, por pothuajse kurrë nuk është më një opsion”, tha ajo.

Smith tha se ajo kishte zhvilluar një shfaqje në të cilën “e gjithë kultura e saj ishte LA dhe Malibu”.

“Kur erdhi koha për të buxhetuar atë shfaqje, ata na bënë të zgjidhnim midis Afrikës së Jugut dhe Australisë,” tha ajo. “LA nuk ka qenë kurrë një pretendent.”

“Kjo është ajo lloj gjëje që duhet të ndryshojë, sepse mendoj se është me të vërtetë dritëshkurtër nga ana jonë që të humbasim këtë industri dhe trashëgimi absolutisht të mahnitshme që kemi këtu”, shtoi ajo.

Më shumë se 21,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin “Qëndro nëLA”, duke përfshirë emra të mëdhenj si Kevin Bacon, Zooey Deschanel, Bette Midler, Keanu Reeves dhe Olivia Wilde.

Të dhënat e lejeve tregojnë se prodhimi në Los Anxhelos në 2024 ra në nivelin e dytë më të ulët në rekord, përpara vitit 2020 kur shpërtheu COVID-19. Prodhimi ra 5,6% nga 2023 në 2024 në 23,480 ditë xhirime, sipas FilmLA.

Një studim i drejtuesve nga ProdPro zbuloi se Kalifornia ishte vendi i gjashtë më i preferuar për të filmuar në dy vitet e ardhshme, pas Torontos, Britanisë, Vankuverit, Evropës Qendrore dhe Australisë.

Ndërsa studiot duke përfshirë Walt Disney dhe Netflix janë ende me bazw në Los Anxhelos, kjo mund të ndryshojë, tha shkrimtarja Alexandra Pechman, një organizatore e “Qëndro në LA”.

Yjet e Hollywood që vizituan Ukrianën nuk u financuan nga USAID

12 February 2025 at 15:15

Pretendimi: USAID ka paguar yje të Hollywood për të udhëtuar në Ukrainë për të bërë fotografi me presidentin Zelensky.

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————–

Në rrjetet sociale po qarkullon pretendimi se një numër aktorësh amerikanë janë paguar nga USAID për të bërë fotografi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë. 

Si zakonisht, ky pretendim i jashtëzakonshëm nuk shoqërohet me ndonjë provë apo burim të besueshëm.

Ai duket se e ka zanafillën në një video me logon e E! News të botuar më 5 shkurt në Twitter nga një llogari anonime. Megjithatë, nuk ka prova se E! News ka botuar ndonjëherë një video të tillë. 

Video pretendon se USAID i kishte paguar aktores Angelina Jolie 20 milionë dollarë, Sean Penn 5 milionë dollarë, Jean-Claude Van Damme 1.5 milionë dollarë, Orlando Bloom 8 milionë dollarë dhe Ben Stiller 4 milionë dollarë për vizitat e tyre në Ukrainë.

Aktori dhe ambasadori i vullnetit të mirë të OKB Ben Stiller e ka hedhur poshtë pretendimin. Stiller, i cili vizitoi Ukrainën dhe u takua me Zelensky në qershor 2022 për Ditën Botërore të Refugjatëve, tha se udhëtimi ishte i vetëfinancuar dhe tha se thashethemet ishin dezinformata ruse: “Plotësisht e rreme. E pavërtetë. Këto janë gënjeshtra që vijnë nga mediat ruse. E kam financuar plotësisht udhëtimin tim humanitar në Ukrainë. Nuk kishte asnjë financim nga USAID dhe sigurisht asnjë pagesë personale,” tha Stiller në Twitter.

Ndonëse të gjitha figurat e përmendura kanë vizituar Ukrainën gjatë luftës, shumica e kanë vizituar në emër të OKB, një agjenci e ndryshme nga USAID. Sipas Udhëzimeve të OKB për Caktimin e Lajmëtarëve të Paqes dhe Ambasadorëve të Vullnetit të Mirë:

“Ambasadorëve të vullnetit të mirë nuk do t’u paguhet paga, megjithëse atyre mund t’u jepet një pagesë simbolike prej 1 dollarë në vit ose ekuivalent. Atyre mund t’u jepet pagesa e udhëtimit dhe e jetesës ditore kur ata udhëtojnë në emër të Kombeve të Bashkuara.”

Sipas botimit rus Agentstvo, video e rreme u qarkullua fillimisht nga “botët e Kremlinit nga rrjeti Matryoshka, të cilët synojnë audiencën perëndimore”.

The post Yjet e Hollywood që vizituan Ukrianën nuk u financuan nga USAID appeared first on Faktoje.al.

❌
❌