Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

10 Filma të huaj që duhet t’i shikoni të paktën një herë në jetë

By: Kult Plus
16 July 2025 at 14:30

Në një botë ku shumica e vëmendjes i jepet filmave të Hollivudit, kinemaja botërore ka dhënë disa nga kryeveprat më prekëse, më artistike dhe më thellësisht njerëzore të historisë së filmit.
Këto 10 filma jo-hollywoodianë janë përzgjedhur nga kritikë dhe dashamirës të kinemasë për vlerat e tyre artistike, temat që prekin dhe ndikimin e tyre kulturor, shkruan KultPlus.


Nëse jeni në kërkim të një përvoje të vërtetë filmike që zgjat përtej ekranit, këta janë filmat që duhet t’i keni në listën tuaj!

Këta janë filmat që secili duhet t’i shohë të paktën një herë në jetë:
Parasite (2019, Kore e Jugut) – Një satirë e mprehtë për pabarazinë shoqërore që rrëmbeu Oscar-in për Filmin më të Mirë.

Amélie (2001, Francë) – Një udhëtim poetik në Parisin magjik përmes syve të një vajze me një zemër të jashtëzakonshme.

Cinema Paradiso (1988, Itali) – Një film nostalgjik për dashurinë ndaj kinemasë dhe fuqinë e kujtimeve të fëmijërisë. Një histori prekëse për një djalosh që rritet në një qytet të vogël italian dhe që zbulon dashurinë për kinemanë. Një letër dashurie për artin e të treguarit histori.

Pan’s Labyrinth (2006, Spanjë) – Një përrallë e errët përballë realitetit brutal të diktaturës. Një vajzë e vogël përballet me mizorinë e regjimit frankist në Spanjë, ndërsa shpëton në një botë fantastike dhe të errët. Një film i ndërlikuar dhe vizualisht i mrekullueshëm.

The Lives of Others (2006, Gjermani) – Një oficer i shërbimit sekret në Gjermaninë Lindore fillon të dyshojë te sistemi që e mban në fuqi. Një film i thellë mbi ndërgjegjen, kontrollin dhe transformimin njerëzor.

Rashomon (1950, Japoni) – Një nga filmat më me ndikim në historinë e kinemasë. E njëjta ngjarje tregohet nga katër këndvështrime të ndryshme dhe e vërteta humbet në labirintin e perceptimeve.

City of God (2002, Brazil) – Një rrëfim shpërthyes për dhunën, rininë dhe krimin në favelat e Rio de Janeiros.

A Separation (2011, Iran) – Një çift iranian përballet me një ndarje, ndërsa pasojat prekin klasën, besimin, sistemin gjyqësor dhe moralin. Fitues i Oscar-it për Filmin më të Mirë të Huaj.

Run Lola Run (1998, Gjermani) – Një eksperiment narrativ mbi kohën, zgjedhjet dhe rastësinë. Çfarë ndodh nëse një histori përsëritet me zgjedhje të ndryshme? Lola ka vetëm 20 minuta për të shpëtuar të dashurin e saj – tre versione të ndryshme të së njëjtës ngjarje.

The Intouchables (2011, Francë) – E bazuar në një histori të vërtetë, ky film flet për miqësinë e papritur midis një milioneri tetraplegjik dhe një të riu të ardhur nga periferia. /KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Nis rikonstruksioni i sheshit pranë Kinema ‘Republikës’ në Shkodër

By: Kult Plus
12 July 2025 at 17:30

Ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të sheshit pranë Kinema “Republikës” në Shkodër. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Objekteve Shtetërore po punojnë për sistemimin e këtij sheshi, me qëllim që t’i japin një pamje të re godinës së kinemasë, e cila tashmë është rikthyer në funksion për qytetarët e Shkodrës.

Ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrethore dhe estetikën e një prej pikave kyçe të qytetit, duke e bërë më tërheqës dhe funksional hapësirën publike pranë këtij objekti kulturor./rtsh/ KultPlus.com

KINEMA – Vdes Michael Madsen, ylli i ”Reservoir Dogs” dhe ”Die Another Day”

LOS ANXHELES, 3 korrik /ATSH/ – Michael Madsen, aktori yll i filmit ”Reservoir Dogs” apo i ”Die Another Day”, vdiq sot në moshën 67-vjeçare, sipas hollywoodreporter.com.

Michael Madsen, aktori i njohur për punën e tij në filmat e Quentin Tarantino-s si ”Reservoir Dogs”, ”Kill Bill: Vol. 1 & 2”, ”The Hateful Eight” dhe ”Once Upon a Time in Hollywood”, u gjet i pajetë nga ndihmësit, në shtëpinë e tij në Malibu.

Liz Rodriguez, përfaqësuesja e tij në ”EMR Media Entertainment”, tha se ”Michael pati një arrest kardiak”.

Sipas biografisë zyrtare ”Madsen balancoi intensitetin me vetanalizën, qoftë duke bërë dialogë drithërues apo duke kapur në heshtje një moment pas kamerës, përkushtimi i tij ndaj rrëfimit të historive mbeti konstant. Ai solli si mprehtësi, ashtu edhe shpirt në çdo rol dhe ndikimi i tij i qëndrueshëm në kinemanë amerikane është i pamohueshëm”.

Punimet e tij në ekranin e madh përfshinin ”WarGames” (1983), ”The Natural” (1984), ”The Doors” (1991), ”Thelma & Louise” (1991), ”Free Willy” (1993), ”Species” (1995), ”Donnie Brasco” (1997), ”Die Another Day” (2002), ”Sin City” (2005) dhe ”Scary Movie 4” (2006).

”Fama është një shpatë me dy tehe”, tha ai në një intervistë, në vitin 2018.

”’Ka shumë bekime, por edhe shumë gjëra të rënda që vijnë me të. Mendoj se ka shumë të bëjë me personazhet që kam luajtur. Mendoj se kam qenë më i besueshëm sesa duhet të kisha qenë. Mendoj se njerëzit më kanë frikë vërtet. Më shohin dhe thonë o zot, ja ku është ai djali!”, shtoi ai.

”Por, unë nuk jam ai djali. Jam thjesht një aktor. Jam baba, kam shtatë fëmijë. Jam i martuar, kam qenë i martuar prej 20 vitesh. Kur nuk bëj film, jam në shtëpi, me pizhame, duke parë ‘The Rifleman’ në TV. Sigurisht që kam pasur ditët e mia plot zhurmë, por herët a vonë duhet ta kalosh këtë dhe të ecësh përpara”, thekson ai.

Madsen u lind në Çikago, më 25 shtator 1957.

Babai i tij, Calvin, ishte zjarrfikës në Departamentin e Zjarrfikësve të Çikagos, dhe nëna e tij, Elaine, ishte autore që fitoi gjithashtu një çmim Emmy në vitin 1983 për prodhimin e dokumentarit “Better Than It Has to Be”, rreth historisë së krijimit të filmave.

Familja e tij u divorcua në vitet 1960.

Ai e filloi karrierën e tij në ”Steppenwolf Theatre Company” në Çikago, ku mësoi nga John Malkovich dhe u shfaq në “Of Mice and Men”.

Në vitin 1982, ai u shfaq në dy episode të “St. Elsewhere” të NBC-së, më pas luajti një polic në “WarGames”, me regji nga John Badham.

Në filmin debutues regjisorial të Tarantinos, “Reservoir Dogs” (1992), Madsen portretizoi rolin ultramizor të Blonde.

”Nuk e kisha takuar kurrë më parë Quentin”, i tha ai ”The Independent”, në një intervistë të vitit 2016./  a.jor.

The post KINEMA – Vdes Michael Madsen, ylli i ”Reservoir Dogs” dhe ”Die Another Day” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Plan me Bashkinë e Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara brenda lagjeve

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot, se po punohet me bashkinë e Tiranës për ndërtimin e një plani pastrimi brenda të gjitha lagjeve të kryeqytetit, me qëllim pastrimin e hapësirave publike nga çdo lloj zaptimi.

Sipas kreut të qeverisë, është e patolerueshme që dikush vendos trarë apo jep dhe merr bileta parkimi për makinat në një hapësirë publike, vetëm sepse ka aty një pronë.

“Nuk mund ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun qytetarëve që jetojnë në atë bllok banimi”, tha Rama.

Një tjetër qytetare i shkruan Kryeministrit në platformat sociale, se “kryeqyteti ka nevojë për parqe dhe jo për kulla futuriste, nuk ka kinema, teatër, cirk, parkime, vetëm beton, katrahurë dhe trafik”.

Rama tha se Tirana ka kinema dhe nuk ka një, por disa kinema.

“Informohu, i gjen kollaj dhe shko shiko filma nëse ke dëshirë të shkosh. Tirana ka teatër! Informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund të shkosh t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet edhe Teatri i ri Kombëtar në Tiranë, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Tirana ka muze, ndërkohë që është duke u ndërtuar edhe Galeria Kombëtare dhe duke u bërë shtesa e domosdoshme për galerinë që do të jetë tërësisht e transformuar.

“Po rindërtojmë Muzeun Kombëtar që do të jetë tërësisht i transformuar. Jemi duke punuar së bashku me bashkinë e Tiranës për një muze tjetër për etnografinë dhe artin islamik. Jemi duke punuar për muzeun Besa, po në Tiranë. Kështu që më duket se Tirana ka edhe muze, edhe do të ketë edhe më shumë. Është në kantier Qendra e re e Artit dhe Kulturës bashkëkohore në Petrelë. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh evropian këtu në Tiranë, pra Tirana ka muze, cirk nuk ka. Ka një cirk i cili ka nevojë të rikonceptohet”, vijoi Rama.

“Parkime ka dhe do të ketë! Jemi duke punuar që të ketë edhe më shumë. Tirana ka një seri parkimesh nëntokësore moderne që nuk i kishte më parë. Nuk e di pse ty të zë frymën Tirana, ndërkohë të gjithë atyre që vizitojnë Tiranën, Tirana u nxit fjalët më të mira”, cilësoi Kryeministri.

Sipas Ramës, “Tirana ka probleme, sepse është një kryeqytet që zhvillohet ditë për ditë”.

“Për sa i përket mini parqeve, është shumë e drejtë. Por, kur shikoni që ndërtohet në një minipark, kini parasysh që aty ka prona private, janë të drejtat e pronarëve. Ajo hapësira ka pronarë. Në ndërkohë jemi duke punuar me bashkinë e Tiranës për pastrimin e të gjitha hapësirave brenda lagjeve nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke filluar nga një zaptim i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë që unë kam një pronë këtu. Nuk mund ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun qytetarëve që jetojnë në atë bllok banimi”, cilësoi Rama.

Kryeministri Rama u ndal edhe te komenti i një qytetari që u shpreh se shqiptarët po largohen dhe po ikin nga vendi.

Rama tha se “jemi në një botë krejt tjetër nga ajo ku ishim, ku na kishim mbyllur në një bunker. Bota është gjithmonë e më e vogël, është liria e gjithsecilit të lëvizë dhe askujt nuk mund t’i themi që pse po lëviz tani dhe pse nuk pret që ta kesh këtu nesër atë që po kërkon”.

Kryeministri u shpreh se do të jetë sërish në diskutime me qytetarët në platformat sociale, për të komunikuar për të gjitha interesimet e natyrave të ndryshme të qytetarëve.

“Do të jemi përsëri këtu dhe kjo edhe për t’u thënë që atyre që më thoshin sa i ke sa për sy e faqe se është fushata se ti do zhdukesh sa të mbarojë fushata. Ja ku jemi! Vazhdojmë të qëndrojmë “sy m’ sy” për t’iu komunikuar gjërat që nuk jua komunikojnë kanalet dhe portalet që janë të zënë me probleme të tjera që atyre u pëlqejnë që t’i sjellin vërdallë gojë më gojë e vesh më vesh”, përfundoi Rama.

/a.f/

The post Rama: Plan me Bashkinë e Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara brenda lagjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Richard Gere: Për mua, fama është bosh

2 June 2025 at 12:53

Nga Monica Ceberio Belaza- Në lagjen më ekskluzive të Madridit, La Moraleja, një tabelë e vogël në derën e shtëpisë së Richard Gere kërkon një gjë të thjeshtë: “Lërini këpucët jashtë.” Në momentin që hapet dera, nuk të përshëndet një luks i ftohtë, por një korridor i ngrohtë ku rreshtohen pallto, çizme dhe këpucë sportive, aty ku qëndrojnë edhe shqetësimet për një intervistë formale me një yll të madh hollivudian.

Por sapo kalon pragun e kësaj rezidence, aktori që u bë i njohur për rolet në “American Gigolo”, “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman” nuk duket më thjesht si një figurë e largët e ekranit. Richard Gere është më shumë se kaq, është një njeri i thjeshtë, i ngrohtë dhe me një përkushtim të madh për kauzat sociale.

Kuzhina e madhe, me dysheme terrakote dhe dritare të mëdha është e mbushur me fotografi familjare dhe vizatime fëmijësh. Këtu jeton së bashku me gruan e tij, aktoren spanjolle Alejandra Silva, dhe katër fëmijët e tyre, dy nga marrëdhënia e tyre dhe dy nga martesat e mëparshme. Së bashku me ta janë edhe tre qentë , dy Cavalier të vegjël dhe një husky i bardhë që lëviz mes ullinjve dhe portave të futbollit në verandë.

Në tryezën e ngrënies qëndron një botim i The New York Times-it me titull kryesor mbi krizën e banimit në Spanjë, ndërsa në sfond dëgjohen zhurmat e punimeve ndërtimore që po zhvillohen në shtëpi.

Në moshën 75-vjeçare, Richard Gere thotë me sinqeritet: “Nuk e di nëse e zgjodha të jem aktor. Ndonjëherë mendoja se çfarë do të bëja kur të rritem… thjesht dija që doja të bëja diçka krijuese.”

Me flokët e bardhë disi të çrregullt dhe një buzëqeshje të ngrohtë, ai shfaqet si një njeri që dëgjon me vëmendje dhe vlerëson çfarë ke për të thënë. Veshur thjesht me bluzë blu dhe xhinse të zeza, ai pranon mysafirin me një fjalë mikpritëse: “Mirësevini. Mund të fillojmë kur të doni. A ju përshtatet dhoma pranë?”

Në dhomën e ndenjes, me oxhak, libra dhe foto me Dalai Lamën, Gere reflekton me përulësi për jetën dhe karrierën e tij. Ai e sheh aktorin si një punë të zakonshme, një zanat që vjen me famë dhe para, por asgjë më shumë. “Ne nuk jemi qenie të veçanta,” thotë ai. “Jemi nga e njëjta lëndë si të gjithë të tjerët, dhe duhet ta kemi gjithmonë këtë në mendje.”

Aktivizmi është bërë thelbësor për Richard Gere. I lindur në Filadelfia dhe shpallur “Më i Bukuri në Botë” nga revista People në vitin 1999, ai mban sot një aureolë ndryshe atë të një njeriu që lufton për kauza të ndryshme me pasion dhe përkushtim.

“Besoj se të gjithë duhet të ndihmojmë sa të mundemi. Dhe kjo vjen nga mirësia, një forcë transformuese dhe revolucionare,” thotë ai.

Ju keni mbështetur një mori  kauzash sociale për dekada si  të drejtat tibetiane, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve, dhe të drejtat e të pastrehëve. Pse e bëni këtë?

Nuk mendoj se ka ndonjë arsye tjetër për të qenë gjallë përveç ndihmës ndaj të tjerëve. Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Të ndihmojmë veten nuk na sjell asgjë në afat të gjatë. Jam një burrë i vjetër tani. Kam parë shumë gjëra të vijnë dhe të shkojnë si brenda vetes po ashtu dhe në botën e jashtme, dhe besoj se e vetmja gjë që ushqen me të vërtetë shpirtin është ndihma ndaj dikujt. Prandaj njerëzit që kalojnë jetën duke ndihmuar të tjerët kanë një energji kaq të veçantë. Si ekipi në OJQ-në Hogar Sí, për shembull. Më bëjnë përshtypje jashtëzakonisht shumë. I kam parë duke punuar fort në një zyrë të vogël me pak burime. Dhe tani që janë më të mëdhenj dhe kanë më shumë burime, vazhdojnë të japin gjithçka.

Ju thoni se po jetojmë në kohë të errëta. Sigurisht që kështu është në SHBA. Pse mendoni se bashkëqytetarët tuaj e kanë rizgjedhur Donald Trump si president pas mandatit të tij të parë dhe diçka aq serioze sa, për shembull, nxitja e sulmit ndaj Kapitolit?

Nuk mendoj se Trump ishte i ndershëm me popullin amerikan. Disa nga idetë e tij ishin në tryezë, por jo të gjitha. Ai tha disa gjëra që planifikonte të bënte, por nuk tha, “Unë do t’u heq ushqimin fëmijëve të botës, do t’i nxjerr nga strehëzat dhe do t’u ndaloj ilaçet.” Sulmi i tij ndaj Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar ose programit global të shëndetësisë është i pabesueshëm. Ai gjithashtu nuk tha që njeriu më i pasur në botë do të ishte bashkë-presidenti i tij. Dhe, në çdo rast, nuk ishte një fitore e thellë. Ai mori më pak se 50% të votave.

Çfarë mendoni se thonë tani njerëzit që votuan për të?

Kam shumë miq në komunitetin hispanik dhe disa prej tyre e mbështetën hapur Trump-in. Kur i pyetëm pse votuan për dikë që tha gjëra kaq të këqija për njerëzit që flasin spanjisht dhe për emigrantët, si legalë ashtu edhe të paligjshëm, ata thoshin: “Po, por ai do të ulë çmimin e ushqimeve.” Kur njerëzit nuk kanë ushqim për të ngrënë, ideologjia nuk ka kuptim për ta. Në SHBA kemi njerëzit më të pasur në botë dhe më të varfërit. Dhe këta njerëz të fuqishëm avancojnë me sloganin “Do t’ju jap më shumë ushqim, nëse më jepni më shumë pushtet, dhe pastaj do të shoh çfarë bëj me të.”

Kjo po ndodh në shumë pjesë të tjera të botës. Trump është një shfaqje e një problemi global.

Ne jetojmë në kapsula të pavarura, secila duke mbrojtur të vetët, duke vepruar me egoizëm dhe duke krijuar konflikte. Por kjo mënyrë jetese është absurde. Ata katër njerëz që intervistova për dokumentarin nuk janë ndryshe nga ne. Rrethana të këqija, ndoshta zgjedhje të këqija, por mund të jemi secili prej nesh. Besoj se në thelb, ne jemi të gjithë të njëjtë. Duhet të rimarrim një ndjenjë kolektive përgjegjësie, dashurie dhe mirësie.

Nga vjen ky angazhim për vlera kolektive?

Babai dhe nëna ime ishin njerëz jashtëzakonisht të thjeshtë. Të dy u rritën në një qytet bujqësor midis kodrave dhe maleve. Babai im mjelte lopë. Ishin njerëz të shkëlqyer dhe të dy arritën të studiojnë në Universitetin prestigjioz të Pensilvanisë, por kurrë nuk e humbën lidhjen me tokën, komunitetin, nevojën për të ndihmuar të tjerët. Mendoj se ndjenja ime buron nga ata. Sidomos nga babai im, Homer, një njeri gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar.

Si ishte roli yt i parë?

Në klasën e dytë luaja rolin e Babagjyshit. Nëna ime më bëri kostumin dhe më dha një mjekër pambuku. Isha shtatë vjeç, dhe e mbaj mend si një triumf (qesh)

Si e kujton momentin kur u bëre yll  pas filmit American Gigolo, papritmas u shndërrove në simbol global seksi? Si përballesh psikologjikisht me diçka të tillë?

Gjërat ndryshuan papritmas, por nuk është ndonjë gjë e madhe. Unë jam punëtor. Ashtu si gjithë të tjerët. Si muratorët atje që punojnë në ndërtim. Puna ime është të bëj filma, të them disa fjalë në ekran, por unë mbetem punëtor. Dhe nuk e marr seriozisht faktin që jam yll. Asnjëherë nuk e kam marrë. Shiko, djali im më i madh sapo ka filluar si aktor. Mendoj se është shumë i mirë dhe po mëson si të menaxhojë agjentët dhe menaxherët. I them: “Harroje gjithë atë. E vetmja gjë e qëndrueshme është që ti të dish të luash mirë dhe të punosh me ekipe të mira.” Kjo është jeta. Të tjerat janë thjesht vallëzim. Është mirë, por janë vetëm ngjyra.

Si arrin të mos humbësh kokën mes gjithë atij famë e shkëlqimi?

Është një sfidë, si shumë të tjera. Për mua, fama është bosh; nuk ka asgjë aty, nuk më ka interesuar asnjëherë. Më kujtohet një moment nga ditët e mia të para. Ishte fundi i viteve ‘70. Kisha bërë disa filma radhazi, por ende nuk ishin publikuar. Looking for Mr. Goodbar, Days of Heaven dhe Yanks. Papritmas, një ditë, të tre shfaqeshin në të njëjtën kinema në Third Avenue në Nju Jork. Atë ditë kuptova se diçka kishte ndryshuar, se nuk isha më vetëm një aktor punëtor, por njëfarë mall i tregut. Dhe më frikësoi. Që nga ajo ditë u tërhoqa dhe u bëra më i qetë.

A ke pasur ndonjëherë probleme me egon tënde?

Nuk kam menduar kurrë se jam i veçantë nga të tjerët.

Ke filluar të punosh në Hollivud mbi 50 vjet më parë. Çfarë ka ndryshuar për rolin e grave? Si e ke përjetuar këtë evolucion?

Tani ka më shumë regjisore dhe producentë gra, por për mua ato gjithmonë kanë qenë të barabarta me mua. Edhe pse është e vërtetë që unë kurrë nuk kam pyetur sa paguheshin njerëzit me të cilët punoja, qofshin burra apo gra por mund të ketë pabarazi.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në mënyrën se si Hollivudi portretizon marrëdhëniet romantike mes burrave dhe grave. Julia Roberts, për shembull, tha që Pretty Woman nuk do të mund të bëhej sot. Je dakord?

Nuk e kam parë prej kohësh, por mendoj se prapë do ta gjeja tërheqës. Është një film që mbështetej shumë në kiminë mes regjisorëve, Julias dhe meje. Nuk e di çfarë do të mendoja tani për dinamikën e fuqisë që paraqet. Shumë gjëra kanë ndryshuar në shoqëri dhe në Hollivud përgjatë dekadave. Ndoshta ka aspekte të filmit që nuk do të bëheshin po aq njësoj. Filmat reflektojnë shoqëritë e kohës së tyre, dhe gjithçka ndryshon dhe rishqyrtohet vazhdimisht.

Si është të plakesh para kamerës?

Kur shkoj në festivale dhe shfaqin përmbledhje të filmave të mi, papritmas më shfaqet jeta ime para syve në pesë minuta. Nga kur isha 26 deri në 75 vjeç. Sheh se si ka ndryshuar fytyra, zëri, gjithçka. Përballë kësaj mund të mendosh: Oh, është e  tmerrshme, po plakem. Por jo, them se nuk ka asgjë çuditshme në plakjen. Gjithçka plaket. Mendoj se ne kemi më shumë frikë nga ajo që mendojnë të tjerët për ndryshimin tonë, për plakjen tonë.

A ke pasur frikë që kërkesat për role  do të ndalonin?

Jo. Tani luaj rolin e burrit të moshuar dhe me përvojë, jo të të riut 22-vjeçar.

Shoku yt Antonio Banderas tha se ti je tepër i bukur, dhe kjo e bëri më të vështirë që ti të merreshe seriozisht si aktor.

A e tha vërtet? [Qesh] Jam i lumtur dhe mirënjohës për karrierën time. Dhe e vërteta është që nuk mendoja se isha i bukur dhe ende nuk mendoj se dikush e mendon. Nuk njoh asnjë burrë apo grua që ndihen të bukur. Kam qenë i martuar me gra shumë të bukura (dy ish-bashkëshortet e tij ishin supermodelet Cindy Crawford dhe Carey Lowell, nëna e djalit të tij 25-vjeçar Homer)  por asnjëra nuk e mendonte veten kështu. Është gjithmonë një vlerësim i jashtëm.

Le të themi që ka një marrëveshje universale për bukurinë tënde.

Kur isha i ri nuk e besoja, por së fundmi pashë disa foto nga ajo kohë dhe thashë: ‘O Zot, paskam qënë  vërtet një djalë shumë i bukur!’ (Qesh). Por atëherë nuk e ndjeja veten të tillë. Megjithatë, shoh fotot e mia dhe nuk e njoh veten time të ri. Ai djalë nuk ekziston më. Asgjë nuk mbetet njësoj, gjithçka ndryshon.

Një pjesë e transformimit tënd personal lidhet me praktikën e budizmit. Si e njohe atë fe?

Isha i ri, në të 20-at, jetoja në  Nju Jork, dhe nuk isha  i lumtur. Në fakt, isha mjaft i mërzitur. Duhet të ketë qenë fundi i viteve 60 apo fillimi i 70-ëve. Kishte një librari që ishte hapur gjithë natën në Sheridan Square, në Greenwich Village. Nuk kisha para, kështu që shkoja atje dhe e përdorja si bibliotekë. Lexoja libra tërë natën pa paguar. Njerëzit që punonin aty ishin shumë të mirë dhe më lejonin. Librat e parë që lexova për budizmin ishin nga Japonia. Pastaj kalova tek librat për kulturën tibetiane. Fillova të takoja mësues të rëndësishëm për mua, të zhytem thellë në budizëm dhe të ndjeja dëshirën për të udhëtuar në Tibet. Kisha një mik që shkruante për popullin tibetian, dhe më tha të shkoja në Dharamshala, Indi, ku Dalai Lama ishte në ekzil . Shkova atje, e takova dhe ai udhëtim më ndriçoi rrugën time.

Në çfarë kuptimi?

Mendoj se isha me fat që gjithë kjo erdhi në një kohë kur isha gati të dorëzohesha dhe të lija pas idetë paraprake dhe egon time. Dhe për 45 vjet, kam vazhduar të studioj dhe të thellohem në atë rrugë. Kur Dalai Lama pyetet se çfarë është budizmi, çfarë është feja e tij, ai përgjigjet: mirësia. Kjo është ajo në të cilën unë besoj.

Një dokumentar që prodhuat, Wisdom of Happiness, sapo u publikua në Spanjë. Në të, Dalai Lama ndan pikëpamjen e tij për 90 minuta. Pse vendose të marrësh pjesë?

Në fillim, dokumentari ishte kryesisht një festë për ditëlindjen e 90-të të Dalai Lamës në 2025 dhe vizionin e tij revolucionar për emocionet, psikologjinë njerëzore dhe mënyrën më të mirë për të jetuar në komunitet. Kur erdhi Trump në pushtet, mori një kuptim tjetër. Bota po shkon në drejtimin e gabuar, por kaosi ku jetojmë mund të transformohet, dhe njerëzit mund të përmirësohen individualisht dhe shoqërisht.

A të ka ndryshuar budizmi jetën?

Secili prej nesh krijon botën e vet. Përvojat nuk vijnë nga jashtë, por nga brenda. Dhe çdo botë ku jetojmë është historia jonë personale, një film që ne kemi shkruar dhe jemi aktorët kryesorë në të. Në këtë kuptim, është si puna e aktorit: unë duhet të kuptoj veten dhe të ndryshoj brenda, jo të përpiqem të ndryshoj botën nga jashtë. E vërteta ndryshon gjithnjë. Të ndryshosh veten është mënyra më efektive për të ndryshuar botën.

Çfarë mendon për politikat e sotme?

Jam i shqetësuar për ndarjet që po bëhen në shoqëri dhe për fuqinë e egos dhe arrogancës në politikë. Por jam optimist se njerëzit mund të mësojnë dhe të ndryshojnë. Mirësia dhe dhembshuria janë fuqitë më të mëdha.

Burimi: El País/Përshtati : Gazeta “SI”

The post Richard Gere: Për mua, fama është bosh appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria mirëpret Holliwood-in  

26 May 2025 at 11:45

Nga Gazeta “SI”– Shqipëria nuk është më thjesht një destinacion piktoresk për udhëtime dhe aventura, por tashmë dhe një destinacion për Holliwoodin. Për herë të parë, në vend po zhvillohet nisma “Fam Tour Albania”, një tur eksplorues i dedikuar për përfaqësues të gjigantëve të kinemasë si HBO, Warner Bros, Amazon MGM Studios, Disney, Paramount, NBCUniversal, e të tjerë.

Përfaqësuesit e këtyre studiove ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri, ku po vizitojnë qytete të ndryshme për të njohur nga afër peizazhet unike, lokacionet historike, trashëgiminë kulturore dhe potencialin logjistik që vendi ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare. Këto vizita nuk janë vetëm turistike. Ato janë një hap konkret drejt vendosjes së Shqipërisë në hartën e re të produksionit filmik evropian.

Në Tiranë u zhvillua edhe një panel i nivelit të lartë me drejtues të industrisë botërore të filmit, ku morën pjesë figura të njohura si Veronica Sullivan (NBCUniversal), Mindy MacInnes (Warner Bros/HBO), Anna Cassina (Amazon MGM Studios) dhe Olivier Dock (Motion Picture Association).

Në këtë forum u theksua angazhimi për të krijuar një ekosistem konkurrues për industrinë kreative, përmes stimujve fiskalë, reformave ligjore dhe investimeve në infrastrukturë moderne e në formimin e talenteve të rinj.

Një partner kyç në këtë vizion të ri është Catalyst Story Institute, një nga institucionet më prestigjioze amerikane për zhvillimin e talenteve krijues, i cili tashmë ka hapur në Tiranë qendrën e tij “Tirana Training Institute”. Qëllimi është , profesionalizëm, bashkëpunim ndërkombëtar si dhe ndërtimi i një industrie të qëndrueshme që i jep zë historive shqiptare në skenën globale.

The post Shqipëria mirëpret Holliwood-in   appeared first on Gazeta Si.

Ikona e kinemasë italiane Diego Abatantuono mbush 70 vjeç

By: user 6
25 May 2025 at 19:01

Diego Abatantuono mbushi 70 vjeç. Eh, koha kalon dhe aktori milanez, i cili tani është bërë një legjendë, festoi ditëlindjen pak ditë më parë (20 maj) të sjell kujtimin e një Italie që ishte në gjendje të qeshte me veten me ironi edhe falë tij.

Ishin vitet 1980 kur një djalë i madh me një mal me flokë kaçurrela dhe një dialekt të shpikur solli një Milano krejt të re në ekranin e madh, atë të emigrantëve të jugut që integrohen me një aperitiv në një bar, në një punë në garazh apo edhe në një ndeshjeje futbolli.

I lindur në vitin 1955 në Milano, aktor dhe komedian, nga babai Matteo (një këpucar) dhe nëna Rosa (një stiliste kostumesh). Ai u familjarizua me komedinë që kur ishte fëmijë: xhaxhallarët e tij ishin pronarë të klubit të famshëm “Derby”, një kabare milaneze. Gjatë ditës, ai ndiqte Institutin Teknik Industrial, ndërsa në mbrëmje punonte si teknik ndriçimi në klub. Me këtë rol, ai u “adoptua” nga “I Gatti di Vicolo Miracoli”, një grup kabare dhe muzikor.

© IPA | Grand Hotel Excelsior (1982)

Ideja e tij gjeniale ishte të lançonte personazhin e emigrantit pulian në Milano, të cilin e propozoi në “Gruppo Repellente”, të formuar nga Massimo Boldi, Giorgio Faletti dhe Enzo Jannacci. Së bashku ata krijuan shfaqjen “La tappezzeria”, e cila i lejoi grupit të merrte pjesë në programin e Rai 2, “Saltimbanchi si muore”. Më pas erdhi kinemaja.

© IPA | Un ragazzo di Calabria (1987)

Me këtë rast, ai u vu re nga regjisori Romolo Guerrieri, i cili i ofroi një rol në filmin “Liberi armi cattivi”. Roli i tij i parë kryesor erdhi falë Monica Vitti, e cila e donte fort atë në filmin “Il tango della gelosia”.

© IPA | Mediterraneo (1991)

Por ishte suksesi i personazhit të tifozit të Milanit, i cili i hapi dyert për role të tjera të rëndësishme për të. Më pas erdhën sukseset e mëdha të drejtuara nga Gabriele Salvatores, si “Marrakech Express”, “Turné”, “Mediterraneo” (fitues i çmimit Oscar për filmin më të mirë të huaj).
Një karrierë në kinema që i ka dhënë një sasi jo të vogël kënaqësie: Diego Abatantuono ka fituar 3 çmime “Nastri d’argento” dhe një “David di Donatello për Arritje Gjatë Jetës”. “Më pëlqen një çmim për arritje jetësore sepse shpërblen një rrugë dhe jo një film mbi një tjetër. Rruga ime ka qenë fantastike dhe shpresojmë që të zgjasë pak më shumë”, – tha ai pasi mori çmimin.

Diego Abatantuono dice addio alla sua passione: "Mi dimetto da tifoso del Milan"

Me ekranin e madh ai na ka dhuruar vite të tëra të qeshurash, role dramatike dhe surprizuese. Por me kalimin e kohës ai ka krijuar gjithashtu një hapësirë për veten në botën e televizionit. Jo vetëm aktor dhe komedian. Abatantuono, i nxitur nga vetëdija për talentin e tij, themeloi kompaninë e prodhimit “Colorado Film” në vitin 1986.

Nuk dihet shumë për jetën e tij private. Në vitin 1984 ai u martua me Rita Rabassini, me të cilën pati vajzën e tij Marta. Pas përfundimit të martesës, ai pati dy fëmijë të tjerë, Matteo dhe Marco, me partneren e tij aktuale Giulia Begnotti. ©Përgatiti LAPSI.al

The post Ikona e kinemasë italiane Diego Abatantuono mbush 70 vjeç appeared first on Lapsi.al.

KANË 2025 – ”Yes” filmi elektroshok kundër verbërisë izraelite në Gaza

KANË, 22 maj /ATSH-AFP/ – Në një kodër përballë Gazës, një çift përqafohet, të pavetëdijshëm për bombardimet në distancë.

Me filmin ”Yes” një afresk radikal i prezantuar në Kanë, regjisori izraelit Nadav Lapid thotë se dëshiron të dërgojë një elektroshok kundër verbërisë së vendit të tij që nga 7 tetori.

”Verbëria në Izrael është për fat të keq një sëmundje mjaft kolektive”, tha regjisori 50-vjeçar, i cili tashmë i kishte analizuar të këqijat e vendit të tij në filmin ”Synonyms”, i cili fitoi Ariun e Artë në Berlin në vitin 2019, dhe ”Ahed’s Knee” (2021).

Në filmin ”Yes”, të prezantuar në sesionin ”Filmmakers’ Fortnight”, ai përshkruan një shoqëri të varrosur nga ana e saj e errët që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe e cila zgjedh të mbyllë një sy ndaj luftës në Gaza me më shumë se 53 000 vdekje deri tani.

“Ajo që ndodhi më 7 tetor, niveli i tmerrit dhe mizorisë, e vendosi gjithçka në një nivel biblik”, shpjegon ai.

“Fantazia e madhe izraelite (…) për t’u zgjuar një ditë kur palestinezët nuk do të jenë më aty është shndërruar në një program”, thekson Lapid.

Për gati dy orë e gjysmë kaosi, filmi i tij ndjek një muzikant të quajtur Y, i cili ngarkohet nga autoritetet me detyrën e rishkrimit të himnit kombëtar izraelit për ta shndërruar atë në një copë propagande që bën thirrje për zhdukjen e palestinezëve. Ai pranon.

Dhe “Yes”-i në titull i referohet të vetmes përgjigje që u mbetet artistëve në Izrael, sipas aktorit kryesor Ariel Bronz, i cili shkaktoi një stuhi në vitin 2016 duke futur një flamur izraelit në anusin e tij gjatë një shfaqjeje në Tel Aviv.

”Detyra e parë e një artisti është të mos ecë me rrjedhën”, siguron ai.

“Duhet ta paguash çmimin. Është një sprovë e vërtetë të mbijetosh në këtë situatë ku je plotësisht i izoluar në vendin tënd. Ka shumë pak njerëz që ngrihen dhe thonë se ajo që po ndodh në Gaza është e padurueshme”, thotë Nadav Lapid, i cili beson se në vendin e tij ekziston ”një formë unanimiteti në lidhje me superioritetin e jetës izraelite mbi jetën palestineze”./  a.jor.

 

The post KANË 2025 – ”Yes” filmi elektroshok kundër verbërisë izraelite në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Robert De Niro në Festivalin e Cannes: Nuk mund të heshtja përballë Trumpit

16 May 2025 at 12:58

Nga Gazeta “SI” – Në natën hapëse të Festivalit të Filmit në Cannes, aktori legjendar amerikan Robert De Niro u ngjit në skenë për të marrë Palmën e Artë nderi, një nga vlerësimet më prestigjioze që ky festival rezervon për emrat që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë. Por në vend të një fjale ceremoniale, ai zgjodhi të japë një deklaratë të fuqishme politike.

Duke përshëndetur festivalin si një strehë për artin, demokracinë dhe gjithëpërfshirjen, De Niro theksoi se këto vlera janë sot më shumë se kurrë të kërcënuara nga autokratët dhe ekstremistët.

Pa e përmendur drejtpërdrejt në fjalën e tij fillestare, ishte e qartë se objektivi i kritikës së tij ishte ish-presidenti amerikan Donald Trump.

“Duhet të ndalojmë atë që po ndodh. Është çmenduri. Nuk mund të kemi apati dhe heshtje. Duhet të ngrihemi dhe të flasim, edhe nëse kjo na kushton,” deklaroi ai më vonë në një intervistë për gazetarët.

Edhe pse fjalimi u prit me ovacione të fuqishme nga publiku në Cannes, vetë De Niro pranoi se ishte emocionalisht i tronditur.

 “Po, u bëra sentimental,” tha ai. “Si të mos bëhesha?”

 Ai foli me ndjeshmëri për ndjenjën e humbjes që ndien për Amerikën që dikur ka njohur, dhe theksoi nevojën për rezistencë përballë një klime politike të rrezikshme dhe polarizuese.

“Ai është një ngacmues, dhe ngacmuesit nuk ndalen nëse nuk u dilet përballë. Nuk do të doja të shihja veten në pasqyrë nëse do të heshtja.”

Duke përmendur emra si senatori Marco Rubio, i cili, sipas De Niros, ka heshtur përballë qëndrimeve të Trumpit ndaj Ukrainës dhe presidentit Zelensky, aktori kritikoi ashpër hipokrizinë dhe servilizmin në politikën amerikane.

“Nuk do të harrohet. Historia nuk do t’i falë këto qëndrime,” paralajmëroi ai.

De Niro, tashmë 81 vjeç, ka qenë prej kohësh një nga zërat më të fuqishëm në industrinë e filmit kundër Donald Trumpit. Megjithatë, në këtë moment të karrierës dhe jetës së tij, ai duket se ka përqafuar edhe më fort rolin e ndërgjegjes publike, duke përdorur peshën e emrit të tij për të sfiduar frikën dhe konformizmin.

“Unë e kuptoj që industria është pjesë e një biznesi të madh, dhe jo të gjithë guxojnë të flasin. Por disa universitete kanë thënë ‘jo’, disa firma ligjore gjithashtu. Dhe kjo është e rëndësishme sepse frymëzon të tjerët.”

Aktori që ka mishëruar figura ikonike si Travis Bickle (Taxi Driver), Jake LaMotta (Raging Bull), apo Al Capone (The Untouchables), mbetet edhe sot një figurë e pandashme nga identiteti politik dhe kulturor amerikan.

Me më shumë se 100 filma në karrierë dhe dy herë fitues i Palmës së Artë, lidhja e tij me Cannes-in është e gjatë. Megjithatë, kur i kujtohet imazhi i tij i ri në kopertinën e programit të festivalit si Travis Bickle, ai buzëqesh me humor dhe përulësi.

 “Është e çuditshme të plakësh,” thotë. “Tani e kuptoj që njerëzit më shikojnë ndryshe. Por ndihem mirë. Kam ende kontroll mbi veten. Shpresoj të zgjasë… por e di që nuk do të zgjasë përgjithmonë.”

Robert De Niro nuk kërkon lavdi për veten, as ndonjë piedestal nderi edhe pse e meriton. Në vend të kësaj, ai kërkon të lërë një mesazh, një frymë që shkon përtej kinemasë.

Në një botë ku heshtja është shpesh e rehatshme, ai zgjedh të flasë. Dhe në Cannes, zëri i tij tingëlloi më fort se kurrë.

Burimi: The Guardian /Përshtati: Gazeta “Si”

The post Robert De Niro në Festivalin e Cannes: Nuk mund të heshtja përballë Trumpit appeared first on Gazeta Si.

Hollywood-i nën tarifa/ Si propozimi i Trump-it për filmat e huaj rrezikon kinemanë amerikane

9 May 2025 at 11:36

Nga Gazeta “SI”– Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur një ide që ka tronditur industrinë globale të filmit: një tarifë 100% ndaj filmave të prodhuar jashtë SHBA-së. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, ai deklaroi se industria e filmit në Amerikë po vdes me shpejtësi, duke e quajtur praktikën e vendeve të tjera për të ofruar lehtësime fiskale ndaj producentëve të huaj një “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Propozimi i tij, i veshur me një nacionalizëm kulturor të fortë, nuk është vetëm ekonomik, por i mbushur me retorikë mbi “propagandën” që, sipas tij, fshihet në filmat e xhiruar jashtë vendit.

Por çfarë do të nënkuptonte një masë e tillë në praktikë? Do të ndëshkoheshin filmat që thjesht xhirohen jashtë, apo edhe ata që zhvillohen në vende të huaja? Kush do të paguante tarifat dhe si do të zbatohej një politikë e tillë në një treg të globalizuar dixhital? Për më tepër, filmat janë të përjashtuar nga kompetencat presidenciale për masa të jashtëzakonshme sipas ligjit amerikan, çka nënkupton se çdo përpjekje do të përfundonte në sfida ligjore.

Pavarësisht absurditetit të propozimit, disa drejtues të industrisë së filmit në Los Angeles nuk janë plotësisht kundër ideve që synojnë rikthimin e prodhimeve në SHBA. Statistikat tregojnë një rënie të ndjeshme të ditëve të xhirimeve në territorin amerikan nga 3,901 në vitin 2017 në vetëm 2,403 në 2024. Produksionet madhore si “Avatar” dhe “Mission Impossible” xhirohen gjithnjë e më shpesh jashtë vendit, aty ku stimujt fiskalë janë më të favorshëm.

Megjithatë, historia është plot ironi. Në të kaluarën, ishin vendet e tjera që protestonin ndaj hegjemonisë së kinemasë amerikane, jo e kundërta. Në vitin 1946, pas marrëveshjes Blum-Byrnes mes SHBA-së dhe Francës, regjisori René Clair paralajmëroi se “do të bëheshim koloni kulturore e Amerikës”. Në 1993, kur Jurassic Park mbushi kinematë franceze, ministri i kulturës Jacques Toubon e quajti atë “kërcënim për identitetin kombëtar”, duke i bërë thirrje qytetarëve të shikonin në vend të tij “Germinal”, një dramë historike mbi minatorët francezë.

Në të njëjtin vit, për herë të parë, të ardhurat e Hollywood-it nga tregjet ndërkombëtare e tejkaluan fitimin vendas, një pikë kthese që vulosi globalizimin e filmit amerikan. Sot, mbi 70% e të ardhurave të industrisë së filmit vijnë nga jashtë.

Dhe, ironikisht, është pikërisht kjo varësi nga publiku ndërkombëtar që ka bërë që shumë filma të “zbutin” përmbajtjen: flamuri i Tajvanit u hoq nga xhaketa e Maverick në “Top Gun”. Maverick për të kënaqur Kinën (për t’u rikthyer më vonë vetëm në versionin për Tajvanin). “Bohemian Rhapsody” u modifikua për të qenë më pak queer për audiencën kineze apo “Toy Story” 2 hoqi një sekuencë me himnin amerikan.

Në të njëjtën kohë, censura e qeverive autoritare ka qenë më brutale: Kina tërhoqi Avatar-in për të promovuar një film për Konfucin, ndërsa në Iran, dy regjisorë u dënuan me burg për një film dashurie ku protagonistja nuk mbante shami. Dhe në vitin 2014, Sony u gjunjëzua përballë kërcënimeve të Koresë së Veriut për komedinë “The Interview”, duke e tërhequr nga shpërndarja pas një sulmi kibernetik dhe presioni diplomatik.

Pyetja që shtrohet është: a e ndihmon kjo Amerikën? Apo thjesht i afron SHBA-të me vendet që kritikon? Tarifat e propozuara nga Trump, në vend që të ringjallin prodhimin vendor, rrezikojnë të dëmtojnë thellësisht vetë industrinë e filmit si dhe të zhdukin kinemanë e pavarur, të pamundësojnë filmat me buxhet të mesëm dhe të bëjnë të paqëndrueshme edhe blockbuster-ët, për shkak të rritjes së kostove.

 Sipas producentëve si Bill Mechanic (që ka prodhuar Titanic dhe Hacksaw Ridge), asnjë vend përveç Kinës nuk ka ushtruar ndonjëherë presion për ndryshim përmbajtjeje.

Në fund, vetë administrata e Trump është tërhequr disi, duke deklaruar se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë.  Propozimi i tij duket më shumë si një tjetër akt i betejës së tij populiste kundër “elitave” dhe botës globale, sesa një politikë konkrete për të ndihmuar industrinë amerikane të filmit.

Dhe ndërsa Trump thërret për “filma të bërë në Amerikë”, bota e kinemasë i përgjigjet: filmi nuk njeh kufinj.

Hollywood-i i ditëve të sotme është më shumë një Konstandinopojë e kinemasë  ndërkombëtare, e ndërlidhur dhe pluraliste  sesa një Athinë e pastër kombëtare.

“Bota po dëgjon,” ishte dikur slogani i teknologjisë THX të George Lucas. Por sot, bota jo vetëm dëgjon , ajo po flet gjithashtu. Dhe ndoshta është koha që Hollywood-i të mësojë të dëgjojë.

Burimi: The Guardian

The post Hollywood-i nën tarifa/ Si propozimi i Trump-it për filmat e huaj rrezikon kinemanë amerikane appeared first on Gazeta Si.

Trump sulmon kinemanë e huaj: Tarifa 100% për filmat që nuk janë xhiruar në SHBA

By: E.K
5 May 2025 at 10:55

Pas sulmit ndaj muzeut dhe sistemit amerikan të operës, Donald Trump hakmerret ndaj kinemasë dhe kompanive të huaja të prodhimit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi përmes rrjetit të tij social Truth Social synimin për të vendosur tarifa 100% mbi filmat e prodhuar jashtë vendit. Trump tha se ka autorizuar Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin […]

The post Trump sulmon kinemanë e huaj: Tarifa 100% për filmat që nuk janë xhiruar në SHBA appeared first on FaxWeb.

SHBA – Trump planifikon të vendosë tarifë prej 100% për filmat e prodhuar jashtë vendit

UASHINGTON, 5 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje në mbrëmje se do të vendoste tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë vendit dhe të importuar në SHBA, mes një shtytjeje më të gjerë proteksioniste.

“Industria e Filmit në Amerikë PO VDES shumë shpejt”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”, duke pretenduar se vendet e huaja po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të larguar regjisorët dhe studiot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hollivudi dhe shumë zona të tjera brenda SHBA-së po shkatërrohen.

“Kjo është një përpjekje e bashkërenduar nga Kombet e tjera dhe, për këtë arsye, një kërcënim për Sigurinë Kombëtare”, shtoi Trump.

“Unë po autorizoj Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të fillojnë menjëherë procesin e vendosjes së një tarife prej 100% për çdo film që vjen në vendin tonë dhe që prodhohet në vende të huaja. NE DUAM FILMA TË BËRA NË AMERIKË, SËRISH!”, shkroi ai.

Nuk është e qartë se si do të zbatoheshin tarifa të tilla, as si do të ulnin kostot për studiot e Hollivudit.

Xhirimet në vende të caktuara për filmat e Hollivudit janë zhvendosur gjithnjë e më shumë në vende jashtë SHBA-së për shkak të kostove më të ulëta të prodhimit dhe stimujve tatimorë që gjenden jashtë vendit.

Në vitin 2024, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, propozoi një investim të madh i cili do t’i lejonte Kalifornisë të tejkalonte shtetet e tjera që ofrojnë kredi tatimore, duke tërhequr më shumë projekte të industrisë së argëtimit përsëri në Shtetin e Artë.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka ndjekur një politikë tregtare agresive, duke vendosur tarifa të larta importi me qëllimin e deklaruar për të sjellë sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tarifat e Trump po i nxisin njerëzit në të gjithë botën të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Uashingtonin. //a.i/

The post SHBA – Trump planifikon të vendosë tarifë prej 100% për filmat e prodhuar jashtë vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Al Pacino, shkëlqimi verbues i ekraneve, feston 85-vjetorin

TIRANË, 25 prill /ATSH/ – Aktori legjendar i Hollivudit, Al Pacino, mbushi sot 85 vjeç, një moment i rëndësishëm në një karrierë të shtrirë më shumë se gjashtë dekada.

I njohur për performancat e tij magjepsëse dhe rolet ikonike, Pacino është bërë një gur themeli i kinemasë amerikane. Udhëtimi i tij nga një aktor në vështirësi në një yll fitues të çmimit Oscar është thjesht i jashtëzakonshëm.

I lindur si Alfred James Pacino në vitin 1940 nga prindër emigrantë italianë, Pacino u përball me vështirësi në moshë të re. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm dy vjeç, duke e lënë të rritej nga nëna dhe gjyshja e tij në Bronx.

Pavarësisht rritjes së tij me vështirësi, Pacino gjeti ngushëllim në arte, duke ëndërruar fillimisht të bëhej lojtar bejsbolli. Megjithatë, një moment vendimtar erdhi në moshën 14 vjeç kur pa “Pulëbardhat” të Anton Çehovit, e cila e frymëzoi atë të ndiqte aktrimin.

Në moshën 17 vjeç, Pacino la shkollën e mesme për t’iu përkushtuar plotësisht zanatit.

Ai punoi në punë të ndryshme të rastësishme, duke përfshirë ato si korrier dhe pastrues, për të financuar kurset e tij të aktrimit në Shkollën prestigjioze të Arteve Performuese në Nju Jork.

Përkushtimi i tij u shpërblye kur debutoi në skenë në Boston në vitin 1967, duke tërhequr vëmendjen për rolin e tij në shfaqjen e Israel Horovitz “The Indian Wants the Bronx”, e cila i fitoi atij një çmim Obie.

Karriera e filmit të Pacinos filloi seriozisht me rolin e tij të një narkomani në dramën e Jerry Schatzberg të vitit 1971 “Panic in Needle Park”.

Kjo performancë tërhoqi vëmendjen e regjisorit Francis Ford Coppola, i cili e zgjodhi atë si Michael Corleone në klasikun e vitit 1972 “The Godfather”.

Ky rol e katapultoi Pacinon në famë, duke shfaqur aftësinë e tij për të portretizuar personazhe komplekse me thellësi dhe nuancë.

Gjatë viteve, Pacino ka krijuar shumë personazhe ikonikë, përfshirë Tony Montana në “Scarface” (1983) dhe Frank Slade në “Scent of a Woman” (1992), i cili i dha atij një çmim Oscar për Aktorin më të Mirë.

Portretizimi i tij i Michael Corleone në trilogjinë “Godfather” mbetet një nga performancat e tij më të famshme, me filmin e dytë që fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë në vitin 1974./ (The Pinnacle Gazette) a.jor.

The post KINEMA – Al Pacino, shkëlqimi verbues i ekraneve, feston 85-vjetorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Fillon rigjykimi për Weinstein

NJU JORK, 23 prill /ATSH-DPA/ – Rigjykimi i ish-manjatit të filmit, Harvey Weinstein mbi akuzat për sulm seksual filloi sot në Nju Jork me argumentet hapëse pas përzgjedhjes së jurisë.

”Weinstein përdori mundësi ëndrrash si armë”, tha zëvendësprokurorja Shannon Lucey në gjykatë, sipas raporteve të medias amerikane.

73-vjeçari Weinstein u shty në sallën e gjyqit në Manhattan në një karrige me rrota për shkak të problemeve shëndetësore.

U desh më shumë se një javë për të zgjedhur një juri, me shtatë gra dhe pesë burra që më në fund u zgjodhën nga një grup prej afro 300 personash.

U zgjodhën gjithashtu gjashtë anëtarë jurie alternativ.

Një seri akuzash për sulme të rënda seksuale kundër Weinstein ishin kryesisht përgjegjëse për ndezjen e lëvizjes globale #MeToo në 2017.

Vendimi fajtor në Nju Jork për përdhunim dhe sulm seksual në vitin 2020 u anulua në vitin 2024 për shkak të gabimeve procedurale.

Në një gjyq tjetër në Kaliforni, Weinstein u dënua me 16 vjet burg në 2023.

Në qendër të gjyqit të Nju Jorkut atëherë, ashtu si edhe tani, janë akuzat e dy grave.

Weinstein akuzohet për detyrimin e asistentes së produksionit, Mimi Haleyi për të kryer marrëdhënie seksuale në vitin 2006 dhe për përdhunimin e aktores, Jessica Mann në vitin 2013.

Rigjykimi tani përfshin edhe një rast tjetër.

Gjyqi mund të zgjasë për pesë javë.

Weinstein ka mohuar gjithmonë çdo akuzë.

Avokatët e tij thonë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale.

Weinstein lejohet të qëndrojë në spital gjatë natës gjatë gjykimit në vazhdim.

Kjo u vendos nga një gjykatës në Nju Jork javën e kaluar./  a.jor.

The post KINEMA – Fillon rigjykimi për Weinstein appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Oscar 2026/Rregulla të reja për votimin, Inteligjencën Artificiale dhe kineastët me status refugjati

22 April 2025 at 11:21

Nga Gazeta “Si” – Akademia Oscar ka shpallur një sërë rregullash të reja për ceremoninë e 98-të të Çmimeve Oscar që do të mbahet më 15 mars 2026. Ndryshimet prekin mënyrën e votimit, përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI), pranueshmërinë e kineastëve refugjatë dhe kategoritë e reja si ajo për kastimin.

Sipas rregullit të ri, të gjithë votuesit duhet të kenë parë çdo film të nominuar në kategoritë përkatëse për të pasur të drejtë vote në raundin final. Ky ndryshim vjen si përgjigje ndaj kritikave për mungesë transparence në votim.

Në lidhje me përdorimin e AI-së në prodhimin e filmave, Akademia sqaroi se teknologjia nuk ndikon në pranueshmëri , as si avantazh, as si pengesë. Megjithatë, theksohet se vlerësimi do të bazohet te prania e autorësisë njerëzore në procesin krijues.

Një hap i rëndësishëm është bërë edhe për kineastët me status refugjati apo azilkërkuesi. Tashmë ata mund të përfaqësojnë një shtet që nuk është vendlindja e tyre, për sa kohë kanë pasur kontroll të qartë krijues mbi filmin. Ky ndryshim u bë i dukshëm vitin e kaluar, kur regjisori iranian Mohammad Rasoulof, pasi u arratis nga Irani, përfaqësoi Gjermaninë me filmin “The Seed of the Sacred Fig” i cili u nominua për Oscar.

Risia tjetër është kategoria e re për kastin . Pas një raundi paraprak për përzgjedhjen e 10 filmave, anëtarët përkatës të Akademisë do të ndjekin prezantime të veçanta me sesione pyetje-përgjigje me të nominuarit, për të vendosur fituesin.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur Akademia po përpiqet të përmirësojë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përfaqësimin në një industri në zhvillim të vazhdueshëm.

The post Oscar 2026/Rregulla të reja për votimin, Inteligjencën Artificiale dhe kineastët me status refugjati appeared first on Gazeta Si.

Rama: Kinemaja e re në Maliq, hapësirë arti dhe qendër komunitare moderne

19 April 2025 at 13:43

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ishte sot në Kinemanë e re në Maliq, një ndërtesë historike e vitit 1952, që ka rilindur duke ruajtur arkitekturën e vjetër të godinës me disa elemente shtesë modernë.

Kryeministri vlerësoi se kjo është një hapësirë arti që do të shërbejë si kinema, teatër kukullash, por dhe si qendër komunitare për banorët e bashkisë Maliq.

(vijon…)

Rama inspektim ne kinemane e Maliqit
1 nga 4

/r.e/

The post Rama: Kinemaja e re në Maliq, hapësirë arti dhe qendër komunitare moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Robert De Niro do të nderohet me ‘Palmën e artë’ në festivalin e Kanës

8 April 2025 at 12:42

Nga Gazeta “SI” – Robert De Niro do të marrë “Palme d’Or” nderi në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Cannes. Ky homazh do të zhvillohet gjatë ceremonisë së hapjes më 13 maj.

Ditën pasuese, De Niro do të marrë pjesë në një masterclass në skenën e Teatrit “Debussy”.

“Kam ndjenja shumë të forta për Festivalin e Cannes…,” tha De Niro për këtë homazh që i bëhet për arritjet e tij të jetës në festival.

“Sidomos tani, kur ka kaq shumë gjëra në botë që na ndajnë, Cannes na bashkon , tregimtarët, krijuesit e filmave, fansat dhe miqtë. Është si të kthehesh në shtëpi.” deklaroi ai.

Aktori ikonë ka pasur një marrëdhënie të gjatë me Festivalin e Filmit në Cannes. Ai ka ecur për herë të fundit mbi tapetin e kuq për filmin “Killers of the Floëer Moon” të Martin Scorsese. Ai gjithashtu ka kryesuar jurinë 14 vjet më parë.

Siç ishte njoftuar më parë, aktorja franceze Juliette Binoche do të pasojë Greta Gerëig si presidente e jurisë për këtë edicion të festivalit. Kjo do të shënojë herën e dytë në historinë e Cannes që juria do të drejtohet nga një grua për dy vjet radhazi.

Në një intervistë ekskluzive për “Variety” të premten, kreu i Cannes, Thierry Fremaux, tha se ai dhe komiteti i tij ende kishin 50 filma për të parë për të përfunduar seleksionimin zyrtar, i cili do të zbulohet të enjten 10 prill në Paris.

Pritet që lista të ketë një numër të madh regjisorësh amerikanë, përfshirë Jim Jarmusch, Spike Lee, Richard Linklater, Kelly Reichardt, Ari Aster, Kristen Steëart dhe Wes Anderson.

The post Robert De Niro do të nderohet me ‘Palmën e artë’ në festivalin e Kanës appeared first on Gazeta Si.

Sot mbahen homazhe për ikonën e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

4 April 2025 at 09:36

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka ndërruar jetë ditën e djeshme (3 Prill) në moshën 91-vjeçare. Homazhet për aktoren e madhe, Margarita Xhepa do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në orën 10:00-13:00. Margarita Xhepa ndërroi jetë në një spital privat, teksa kohët e […]

The post Sot mbahen homazhe për ikonën e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa appeared first on BoldNews.al.

KINEMA – Clooney: Jam shumë i moshuar për role romantike

LOS ANXHELES, 28 mars /ATSH-ANSA/ – Ndërsa po thyen rekordet e Broadway për pjesët dramatike, George Clooney e ka bindur veten se është shumë i moshuar për role romantike.

“Unë jam 63 vjeç. Sigurisht që nuk konkurroj me aktorë 25-vjeçarë. Nuk është puna ime. Nuk bëj më komedi romantike”, theksoi ylli hollivudian në një intervistë në programin ”CBS Sixty Minutes”, në të cilën, përveç promovimit të filmit të tij teatror “Natën e mirë” dhe “Good Luck”, ai sulmoi presidentin Donald Trump.

Bashkëshortit i avokates, Amal Clooney dhe babai i binjakëve Alexander dhe Ella, Clooney i ka lënë të tronditur fansat, veçanërisht ata të grupmoshës mbi 40 vjeç, për të cilët George është po aq atraktiv sa Sean Connery dhe Clint Eastwood në të njëjtën moshë në 1993 ose Harrison Ford në 2005, Hugh Grant 64 vjeç dhe Brad Pitt.

Në realitet, problemi që Clooney i referohet është diferenca në moshë me partneren e tij romantike, pasi në vitin 2022, George kishte luajtur me sukses së bashku me Julia Roberts, gjashtë vjet më të re, në filmin ”Ticket to Paradise”.

Gjërat bëhen më të ndërlikuara, kur një yll në të gjashtëdhjetat shoqërohet me një tjetër yll shumë më të ri: filmat e Woody Allen si ”Manhattan” janë një temë e nxehtë këto ditë, në të cilat protagonisti, sipas asaj që ai vetë ka pranuar, është shumë i moshuar për të dalë me një vajzë të shkollës së mesme.

“Nuk ka asnjë aktor të vetëm të gjallë që nuk do të dëshironte të kishte luajtur në ato skena”, tha ylli në të njëjtën intervistë.

Në ”Good Night and Good Luck” – historia e përplasjes midis gazetarit të njohur të CBS, Ed Murrow dhe senatorit reaksionar të “gjuetisë së shtrigave”, Joe McCarthy në Amerikën e viteve 1950 – George luan nën drejtimin e David Cromer për vetëm 99 shfaqje dhe fundjavën e kaluar, ende në parashikime, ai theu të gjitha rekordet e arkëtimeve me 3,3 milionë dollarë në vetëm një javë./   /os/

The post KINEMA – Clooney: Jam shumë i moshuar për role romantike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Hollywood kundërshton lehtësimin e rregulloreve të IA

LOS ANXHELES, 18 mars /ATSH-AA/ – Më shumë se 400 emra të famshëm, përfshirë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të Hollywood-it, i kërkuan qeverisë të mos zbusë ligjet në fushën e inteligjencës artificiale (IA).

Sipas lajmit të “CBS News”, më shumë se 400 punonjës të industrisë së Hollywood-it kanë publikuar një letër të hapur duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë ligjet ekzistuese që zbatohen për IA-në.

Mes atyre që nënshkruan letrën, e cila gjithashtu kundërshton propozimin e OpenAI dhe Google për të përdorur materiale me të drejtë autori për të trajnuar inteligjencën artificiale, ishin emra të njohur si Ben Stiller, Ayo Edebiri, Cara Delevingne, Chloe Fineman, Cate Blanchett, Guillermo del Toro dhe Taika Waititi.

Në letër u paralajmërua se lirimi i ligjeve ekzistuese për trajnimin dhe zhvillimin e AI-së do të ndikonte negativisht në industrinë e Hollywood-it.

Hollywoodi ka luftuar prej kohësh kundër përdorimit të gjerë të AI-së, duke thënë se kjo do të minonte industrinë. Artistët janë kundër krijimit të kopjeve digjitale të tyre nga inteligjenca artificiale dhe përdorimit të këtyre kopjeve edhe pas vdekjes së tyre./   /os/

The post KINEMA – Hollywood kundërshton lehtësimin e rregulloreve të IA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌