Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

By: user7
10 July 2025 at 08:44

Trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali është gjetur pas rreth 48 orësh kërkime. Anamali u mbyt pasi arriti që të shpëntonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por për fat të keq nuk ia doli të dilte vetë nga uji.

Sipas informacioeneve, trupi i kapitenit u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes. Dy ditë më parë u raportua se Arben Anamali sakrifikoi jetën e tij në krye të detyrës, duke u shërbyer vizitorëve dhe turistëve në Shkodër.

51-vjeçari ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës u ka vënë në dispozicion turistëve për udhëtime në liqen. Ai dha jetën e tij për të shpëtuar turistët të cilët falë tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

The post U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Lapsi.al.

I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli, për çfarë dyshohet

By: V K
9 July 2025 at 12:17

Pas më shumë se një jave kërkimesh, është gjetur pa shenja jete 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor.

Trupi i të moshuarit u gjet këtë të merkurë në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Familjarët kishin apeluar edhe në media për ndihmë në përpjekje për ta gjetur, por fatkeqësisht kërkimet përfunduan tragjikisht.

Sipas burimeve nga policia, aktualisht po hetohet në dy pista kryesore: ajo e vetëvrasjes dhe e një aksidenti të mundshëm që ka çuar në rënien e tij në lumë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

The post I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Ngjarje tronditëse/ Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i 19-vjeçares

By: V K
28 June 2025 at 11:46

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Peru, pas gjetjes së trupit të copëtuar të Fabiola Alejandra Caicedo Piña, 19 vjeç, e njohur në rrjetet sociale si një nga yjet e rinj të TikTok-ut. E reja venezueliane ishte shpallur e humbur që në fillim të qershorit.

Pjesë të trupit të saj u zbuluan më 9 qershor nga punonjës të një impianti të trajtimit të ujit në Lima, të futura në çanta plastike pranë objektit. Identifikimi u bë përmes tatuazheve që kishte në trup, përfshirë shkrimin “Love me for who I am”.

Më 15 dhe 19 qershor u gjetën pjesë të tjera të trupit, por disa ende mungojnë. Policia dyshon se ajo është mbytur përpara se të copëtohej, ndërsa ka shenja që sugjerojnë torturë, përfshirë djegie me cigare në këmbë.

Hetimet po ndjekin dy pista kryesore: njëra lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore, një problem në rritje në Lima; tjetra me hakmarrje të mundshme, për shkak të rrethanave të dyshimta të vdekjes së partnerit të saj, Mayner Giménez Castrillo, me të cilin Caicedo u zhvendos në Peru në vitin 2022. Ai vdiq disa muaj më vonë dhe familja e tij ka ngritur akuza të rënda ndaj të ndjerës.

Autoritetet dyshojnë se ajo është joshur natën e krimit nga persona të njohur, dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë. Deri tani nuk ka arrestime dhe nuk janë bërë publike emra të dyshuarish.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të gjerë dhe i ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e grave të reja emigrante në qytetet e mëdha të Amerikës Latine.

The post Ngjarje tronditëse/ Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i 19-vjeçares appeared first on Albeu.com.

Do shkoj te nënë Kafazja/ Gjendet i vetëm fëmija 4-vjeç në qendër të Elbasanit, policia rikthen të miturin te prindërit

By: V K
25 June 2025 at 13:14

Ditën e sotme, Policia e Elbasanit, ka gjetur në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4-vjeç, i cili rezultoi të ishte i humbur.

I mituri ka deklaruar se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”.

Pas raportimit në media, policia arriti të identifikojë prindërit dhe të rikthejë djalin e ata.

 

The post Do shkoj te nënë Kafazja/ Gjendet i vetëm fëmija 4-vjeç në qendër të Elbasanit, policia rikthen të miturin te prindërit appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Elbasan, një person gjendet pa shenja jete në ujërat e lumit Shkumbin

By: V K
23 June 2025 at 14:41

Paraditen e sotme, një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës.

Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, pranë zonës së Katundit të Ri.

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.

Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim, për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Derisa të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale.

Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse.

The post E rëndë në Elbasan, një person gjendet pa shenja jete në ujërat e lumit Shkumbin appeared first on Albeu.com.

Gjendet një parcelë me kanabis/ Pranga 48-vjeçarit në Fier, procedohet babai i tij

22 June 2025 at 09:50

FIER– Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë në Fier rreth 1000 bimë narkotike kanabis.

Për këtë u arrestua në flagrancë një 48-vjeçar, i cili ishte duke u kujdesur për bimët narkotike

Po ashtu u procedua penalisht edhe babai i autorit, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarakë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

 

E rëndë në Korçë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet

By: V K
18 June 2025 at 10:45

Ditën e djeshme, një rast i rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftim i Policisë:

Më datë 17.06.2025, është gjetur në banesë, nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Korçë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Korçë/ Kishte humbur prej 6 ditësh, 20-vjeçari gjendet pa shenja jete (EMRI)

By: V K
11 June 2025 at 10:14

Personi që shihni në foto, është i riu Hysen Lato 20-vjeç, nga fshati Gjonomadh i Korçës, i cili kishte humbur kontaktet prej 6 ditësh me familjarët e tij, ku fatkeqësisht është gjetur pa shenja jete.

Sipas informaconeve, 20-vjeçari Hysen Lato, mësohet se është gjetur i v**r**r nga banorët e fshatit.

I riu, 6 ditë më parë, rreth orës 15:00 të pasdites, ishte larguar nga banesa ku nuk kishte marrë as telefonin dhe as lekë me vete.

Familjarët bënë denoncimin si në Polici, po ashtu edhe në media për gjetjen e të riut, por fatkeqësisht, sot e gjetën të pajetë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Ky është rasti i tretë brenda pak ditësh në juglindje të vendit, ku tre të rinj i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

The post E rëndë në Korçë/ Kishte humbur prej 6 ditësh, 20-vjeçari gjendet pa shenja jete (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gjendet një person i pajetë në kryeqytet

By: user 11
7 June 2025 at 15:11

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë. Dyshohet se viktima, rreth 60-vjeç, është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në qarkun e Korçës, këtë herë në Pogradec. Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në fshatin Rrëmenj të Pogradecit. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë, e cila e konfirmon lajmin. Ky është rasti i dytë brenda pak orësh, teksa më parë në fshatin Sovjan të Maliqit një 37-vjeçar i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

The post Gjendet një person i pajetë në kryeqytet appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO)

By: V K
5 June 2025 at 09:26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar  në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, më datë 5 qershor 2025, rreth orës 02:00, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij të parkuar në garazhdin e banesës, shtetasi Gentian Lelçaj,, 47-vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të mundshëm të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast.

 

The post E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Ngjarja në Klos, pamjet nga momenti i gjetjes së trupit të pajetë të Ardit Beshirit

By: user7
9 May 2025 at 13:00

Trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur ditën e sotme pas gjashtë ditësh kërkimesh intensive në vendin ku u shemb masivi mineral në Klos. Po ashtu janë publikuar edhe pamje nga momenti i gjetjes së trupit.

Dy ditë më parë në vendin e ngjarjes shkuan edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut.

Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë.

The post Ngjarja në Klos, pamjet nga momenti i gjetjes së trupit të pajetë të Ardit Beshirit appeared first on Lapsi.al.

Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos

9 May 2025 at 12:00

29-vjeçari Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit. Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Dhe sot pas 6 ditësh gjendet trupi i pajetë i tij.

 

The post Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur në SHBA/ Policia: Është gjallë e mirë

By: user 6
4 May 2025 at 20:14

Një grua amerikane nga Wisconsin, e zhdukur prej gati 63 vitesh është gjetur “gjallë dhe mirë” pas një rishqyrtimi të çështjes së saj. Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962.

Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut Sauk, Chip Meister, tha se zhdukja e Backeberg “ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal apo veprimi të palejuar”. Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas shoqatës “Wisconsin Missing Persons Advocacy”, një grup jofitimprurës, Backeberg ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë në momentin që u zhduk. Shoqata tha se disa ditë para se të zhdukej, Backeberg, tani 82 vjeç, kishte ngritur një padi penale kundër burrit të saj, me të cilin ishte martuar që në moshën 15 vjeçe, duke pretenduar se ai e kishte rrahur dhe e kishte kërcënuar ta vriste.

Ditën që u zhduk, ajo doli nga shtëpia për të marrë pagën e saj në fabrikën e leshit ku punonte. Dadoja 14-vjeçare e çiftit i tha policisë se ajo dhe zonja Backeberg udhëtuan me autostop për në Madison, kryeqytetin e shtetit të Wisconsin dhe prej andej morën një autobus për në Indianapolis të Indianas, rreth 480 km larg.

Dadoja më pas u bë nervoze dhe donte të kthehej në shtëpi, por Backeberg refuzoi të kthehej dhe u pa për herë të fundit duke u larguar nga stacioni i autobusit. Zyra e Sherifit tha se hetuesit ndoqën pista të shumta në këtë rast, por ato nuk kishin gjetur dot zgjidhje derisa u kryh një shqyrtim gjithëpërfshirës i dosjeve të vjetra të çështjes në fillim të këtij viti.

Detektivi që zgjidhi rastin, Isaac Hanson, i tha stacionit lokal të lajmeve WISN se një llogari online që i përkiste motrës së Backeberg ishte thelbësore për të ndihmuar në gjetjen e gruas së zhdukur. Detektivi Hanson tha se kontaktoi sherifët lokalë ku jeton tani Backeberg dhe foli me të në telefon për 45 minuta.

“Mendoj se ajo thjesht u largua dhe, e dini, hoqi dorë nga gjërat dhe në një farë mënyre bëri gjënë e saj dhe jetoi jetën e saj. Ajo dukej e lumtur. E sigurt në vendimin e saj. Nuk është penduar” – tha ai. ©LAPSI.al

The post Gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur në SHBA/ Policia: Është gjallë e mirë appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Gjendet ilaçi që ju ndihmon të lini edhe cigaren elektronike

MASASHUTSES, 2 maj /ATSH/ – Cigaret elektronike kanë bërë përparim në mesin e brezit të ri, falë edhe strategjive të marketingut të përcaktuara mirë dhe dizajneve tërheqëse dhe për një premtim të pabazuar: të jetë më pak i dëmshëm se cigaret tradicionale, shkruan focus.it.

Por, tani që ka miliona duhanpirës të cigareve elektronike në të gjithë botën kanë filluar edhe dyshimet, sepse cigaret elektronike jo vetëm që nuk të ndihmojnë të lësh duhanin, por ato krijojnë varësi, pasi ato gjithmonë përmbajnë nikotinë.

Më shumë njerëz e kanë kuptuar këtë dhe shumë do të donin ta ndërprisnin atë.

Zgjidhja duket se vjen nga një studim i sapobotuar në Jama, i cili ofron rezultatet e hetimit të parë mbi një ilaçi që është përdorur tek të rinjtë e moshës 16 deri në 25 vjeç për të ndaluar përdorimin e cigareve elektronike dhe për t’i kuruar ata nga dëshira e pakontrollueshme për një substancë të krijuar nga varësitë.

Studimi u krye te njerëz që përdornin cigare elektronike, por nuk e përdornin duhanin rregullisht.

“Gjysma e të rinjve që përdorin cigare elektronike duan ta zvogëlojnë ose ta lënë duhanin. Dhe vlerësimet amerikane na tregojnë se ata janë rreth 1.63 milion. Një grup shumë i madh që ende nuk është pajisur me mjete të përshtatshme, prandaj vendosëm të verifikojmë me një provë nëse ilaçet mund të ofrojnë përgjigje”, shpjegon për Salute Eden Evins, autori i parë i studimit në Masaçusets.

Ilaçi në fjalë është vareniklina, e cila ndërhyn në aktivitetin e nikotinës në tru, duke eliminuar kënaqësinë e gjeneruar nga tymi i duhanit dhe duke zvogëluar dëshirën për të pirë duhan.

Ilaçi është treguar në studime të mëparshme se tolerohet mirë tek të rinjtë, duke demonstruar prova paraprake në ndalimin e përdorimit të cigareve elektronike.

Vareniklina rriti përqindjen e pjesëmarrësve që lanë duhanin për më shumë se 4 javë – dhe ndërprerja e pirjes së duhanit e të cilëve u mat nga parametra të ndryshëm biologjikë – me 51% kundrejt 14% për placebon.

Efektet anësore të ilaçit janë të ngjashme me ato të gjetura tashmë në studimet e mëparshme, përkatësisht të përziera, pagjumësi, gjumë i shqetësuar./    /os/

The post FOKUS – Gjendet ilaçi që ju ndihmon të lini edhe cigaren elektronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI| Gjendet i vrarë me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë, detajet e para

27 April 2025 at 08:07

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Vlorës.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 58-vjeçari Renato Hoxhaj është gjetur pa shenja jete në rrugë, në afërsi të banesës së tij, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

A ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

58-vjeçari jetonte vetëm pasi ishte i divorcuar prej vitesh dhe kishte dy fëmije të rritur. Ai ishte roje objekti ndërkohe që aty pranë kishte dhe banesën e tij. Nga banorët njihet si njeri i mirë dhe pa probleme.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| Gjendet i vrarë me armë zjarri 58-vjeçari në Vlorë, detajet e para appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Vlorë, 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj

By: V K
21 April 2025 at 09:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kaninë të Vlorës, ku një grua 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se shtetasja G. A. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Mësohet gjithashtu se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia dhe autoritetet përkatëse kanë referuar materialet në Prokurori, për të vijuar me procedurat ligjore dhe hetimet e mëtejshme, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, në banesën e saj në fshatin Kaninë, shtetasja G. A., 43-vjeçe, e cila vuante gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.

The post E rëndë në Vlorë, 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj appeared first on Albeu.com.

Gjendet e vdekur gruaja në Kosovë, ja çfarë dyshohet

By: Oldi
18 April 2025 at 17:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raskovë të Obilicit, ku një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në rrethana ende të paqarta. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 13:00. Sipas […]

The post Gjendet e vdekur gruaja në Kosovë, ja çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Shkoi në pyll për të prerë dru dhe humbi kontaktet me familjen, gjendet trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi (FOTO)

By: V K
10 April 2025 at 15:12

Ditën e sotme, është gjetur i pajetë i 27-vjeçarit nga Hasi Ajet Lleshi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 6 prill, në zonën malore të Pashtrikut.

Ajeti kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru, por në orët e pasdites familja nuk ka mundur më ta kontaktojë.

Pavarësisht motit të keq dhe terrenit të vështirë, babai i tij Rizahu dhe tre xhaxhallarët u hodhën menjëherë në kërkim, duke u ndarë në drejtime të ndryshme për të rritur mundësitë e gjetjes.

Fatkeqësisht, përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Gjithashtu, Policia dështoi në përpjekjet e saj për ta gjetur të gjallë të riun. Gjatë kërkimeve të vazhdueshme, babai i tij është ndjerë keq për shkak të lodhjes dhe stresit, duke humbur ndjenjat, por fatmirësisht është ndihmuar nga të afërmit në kohë.

Familjarët e 27-vjeçarit në një komunikim me JOQ Albania, konfirmuan se i afërmi i tyre është gjetur pa shenja jete këtë të enjte.

 

The post Shkoi në pyll për të prerë dru dhe humbi kontaktet me familjen, gjendet trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi (FOTO) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare në Itali, trupi i futur në valixhe dhe…

By: V K
2 April 2025 at 10:15

Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur.

Sipas mediave italiane, trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje.
Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Mediat ilatiane raportuan më herët se studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase.

Prindërit dhe shoqet, të cilat nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici.

Pas një jave kërkimesh, 22-vjeçarja fatkeqësisht u gjet e vdekur.

Pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes.

The post EMRI/ E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 22-vjeçarja shqiptare në Itali, trupi i futur në valixhe dhe… appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Këngëtari i njohur gjendet pa shenja jete në banesën e tij

By: V K
11 March 2025 at 10:57

Ditën e djeshme në mbrëmje, këngëtari koreano-jugor i K-pop-it, Wheesung, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në moshën 43-vjeçare.

Ai u gjet pa ndjenja në banesën e tij nga reaguesit e urgjencës, pasi nëna e tij thirri për ndihmë, raportuan mediat lokale.

Policia tha për mediat lokale se nuk kishte gjetur shenja dhune, por paralajmëroi se kishte kaluar “një kohë e konsiderueshme” që kur ai vdiq.

“Artisti Wheesung na ka lënë”, konfirmoi të martën agjencia e tij e menaxhimit Tajoy Entertainment, duke e përshkruar stafin dhe kolegët e tyre si “në pikëllim të thellë”.

Wheesung, i cili kishte një varg hitesh në Korenë e Jugut, duke përfshirë një kopertinë të njohur të yllit britanik Craig David’s Insomnia, ishte planifikuar të performonte së bashku me këngëtaren KCM në qytetin juglindor të Daegu këtë fundjavë.

Në mesazhin e tij të fundit në rrjetet sociale, Ëheesung njoftoi koncertin e ardhshëm dhe shkroi: “Humbja në peshë përfundoi. Shihemi më 15 mars.”

Që nga debutimi i tij si këngëtar në vitin 2002, Wheesung ishte popullor në Korenë e Jugut me këngë të shumta hit, dhe u vlerësua mirë për performancat e tij shpirtërore.

Por karriera e tij muzikore mori një goditje në vitin 2021, kur ai u dënua me burg për përdorimin e propofolit, një anestetik i fuqishëm që shkaktoi edhe vdekjen e Michael Jackson.

The post E trishtë/ Këngëtari i njohur gjendet pa shenja jete në banesën e tij appeared first on Albeu.com.

❌
❌