Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosovë/ Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, nxirret trupi i pajetë i 33-vjeçarit

By: Ardit
29 July 2025 at 17:38

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili kishte kërcyer në të dy ditë më parë, ku kishte humbur edhe jetën. Përmes një njoftimi, FSK bën të ditur se operacioni është zhvilluar në […]

The post Kosovë/ Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, nxirret trupi i pajetë i 33-vjeçarit appeared first on BoldNews.al.

U fut për t’u larë në Sarandë, por humbi kontaktet me miqtë/ Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez

28 July 2025 at 16:03

SARANDË- Gjendet trupi i pajetë i turistit 57- vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të portugezit, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

By: Oldi
19 July 2025 at 11:23

Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur me lajmet për mbajtjen e trupit të pajetë të Isa Rexhepaj, i cili u gjet në një depo të vjetër në vendin e quajtur Limjon disa ditë më parë. Prokuroria thotë se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në […]

The post Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë appeared first on BoldNews.al.

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

By: Ardit
14 July 2025 at 22:52

Uria nuk e përcakton vetëm urinë, përkundrazi, është një krizë biologjike me pasoja serioze dhe shpesh të pakthyeshme. Aftësia e trupit të njeriut për të mbijetuar pa ushqim është mbresëlënëse, por edhe e kufizuar. Sipas vlerësimeve, një person mund të mbijetojë pa ushqim për rreth 3 javë deri në 2 muaj, për sa kohë që […]

The post Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite appeared first on BoldNews.al.

Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Pas thuajse 48 orësh kërkimesh intensive u gjet sot trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali, i cili u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër informoi sot se si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me palombarët e RENEA-s, ditën e sotme, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji, e trupit të pajetë të kapitenit të anijes.

Prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Kapiteni i një anijeje turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali është mbytur dy ditë më parë, gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

/k.s//r.e//a.f/

The post Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

By: user7
10 July 2025 at 08:44

Trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali është gjetur pas rreth 48 orësh kërkime. Anamali u mbyt pasi arriti që të shpëntonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por për fat të keq nuk ia doli të dilte vetë nga uji.

Sipas informacioeneve, trupi i kapitenit u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes. Dy ditë më parë u raportua se Arben Anamali sakrifikoi jetën e tij në krye të detyrës, duke u shërbyer vizitorëve dhe turistëve në Shkodër.

51-vjeçari ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës u ka vënë në dispozicion turistëve për udhëtime në liqen. Ai dha jetën e tij për të shpëtuar turistët të cilët falë tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

The post U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Lapsi.al.

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

6 July 2025 at 09:54

Një person i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas burimeve lokale, trupi i viktimës është gjetur nga banorët në breg të liqenit, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën. Mësohet se i moshuari është denocuar nga familjarët si i larguar nga banesa, ndërkohë pritet të verifikohet nga identiteti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit appeared first on Euronews Albania.

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

2 July 2025 at 22:55

Pas 17 vitesh mister, autoritetet italiane kanë zbuluar kokën e një kufome, e cila ishte gjetur më 21 shkurt 2008 brenda një kuti kartoni buzë autostradës Brennero. Rasti, që prej vitesh mbetej i pazgjidhur për prokurorinë e Bolzanos, tashmë ka marrë një kthesë të re falë hetimeve të autoriteteve gjermane dhe bashkëpunimit me kolegët italianë. […]

The post U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje tronditëse/ Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i 19-vjeçares

By: V K
28 June 2025 at 11:46

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Peru, pas gjetjes së trupit të copëtuar të Fabiola Alejandra Caicedo Piña, 19 vjeç, e njohur në rrjetet sociale si një nga yjet e rinj të TikTok-ut. E reja venezueliane ishte shpallur e humbur që në fillim të qershorit.

Pjesë të trupit të saj u zbuluan më 9 qershor nga punonjës të një impianti të trajtimit të ujit në Lima, të futura në çanta plastike pranë objektit. Identifikimi u bë përmes tatuazheve që kishte në trup, përfshirë shkrimin “Love me for who I am”.

Më 15 dhe 19 qershor u gjetën pjesë të tjera të trupit, por disa ende mungojnë. Policia dyshon se ajo është mbytur përpara se të copëtohej, ndërsa ka shenja që sugjerojnë torturë, përfshirë djegie me cigare në këmbë.

Hetimet po ndjekin dy pista kryesore: njëra lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore, një problem në rritje në Lima; tjetra me hakmarrje të mundshme, për shkak të rrethanave të dyshimta të vdekjes së partnerit të saj, Mayner Giménez Castrillo, me të cilin Caicedo u zhvendos në Peru në vitin 2022. Ai vdiq disa muaj më vonë dhe familja e tij ka ngritur akuza të rënda ndaj të ndjerës.

Autoritetet dyshojnë se ajo është joshur natën e krimit nga persona të njohur, dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë. Deri tani nuk ka arrestime dhe nuk janë bërë publike emra të dyshuarish.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të gjerë dhe i ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e grave të reja emigrante në qytetet e mëdha të Amerikës Latine.

The post Ngjarje tronditëse/ Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i 19-vjeçares appeared first on Albeu.com.

Enca shfaqet provokuese në fotografitë e reja pranë pishinës

By: D Marku
23 June 2025 at 18:19

Enca Haxhia ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një set të ri fotografish ku shfaqet pranë një pishine luksoze, me një pamje mahnitëse nga deti.

E veshur me një palë rroba sportive në ngjyrë të bardhë me detaje të kuqe dhe një dizajn me qershi, këngëtarja tregon format e saj trupore të bujshme, ndërsa pozon me vetëbesim.
Në fotografitë e publikuara, Enca shfaqet e relaksuar dhe në super formë, duke lënë shumë pak vend për imagjinate.


Flokët e saj të gjatë bien lirshëm mbi supe, ndërsa pozat pranë pishinës kanë ndezur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit.

Me këtë paraqitje verore dhe stil tërheqës, Enca jo vetëm që tërheq vëmendje për pamjen, por edhe për qëndrimin e saj gjithmonë të sigurt dhe të drejtpërdrejtë.

Ndërsa sezoni i nxehtë sapo ka filluar, duket se këngëtarja ka ndër mend ta dominojë rrjetin edhe këtë verë me prezencën dhe postimet e saj të guximshme.

The post Enca shfaqet provokuese në fotografitë e reja pranë pishinës appeared first on Albeu.com.

Nëse nuk e bën këtë gjë brenda 10 minutave pasi zgjohesh… trupi yt ta mban mëri gjithë ditën!

By: gaze tare
12 June 2025 at 08:11

Jo, nuk po flasim për kafe. As për rrjetet sociale. Por për zgjimin e trupit me lëvizje të lehta. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor dhe fizik, një zgjatje 5-10 minutëshe në mëngjes ndihmon:

•të aktivizosh qarkullimin e gjakut
•të ndihesh më energjike
•të ulësh nivelin e kortizolit (hormoni i stresit)
•të përmirësosh fokusin dhe humorin gjatë ditës

Provo këtë:
•2 minuta zgjatje duarsh dhe shpine
•3 minuta lëvizje të lehta qafe dhe shpatullash
•2 minuta frymëmarrje e thellë
•3 minuta ecje rreth shtëpisë pa telefon

Shmang tundimin për të kapur menjëherë celularin, truri yt ka nevojë të zgjohet ngadalë, jo me 100 lajme dhe notifikime në sekondë.

The post Nëse nuk e bën këtë gjë brenda 10 minutave pasi zgjohesh… trupi yt ta mban mëri gjithë ditën! appeared first on iconstyle.al.

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

By: Mirgen
10 June 2025 at 21:45

Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature Metabolism” ka zbuluar një lidhje të pazakontë mes muajit të lindjes dhe mënyrës se si trupi ynë ruan yndyrën. Sipas kërkuesve, temperaturat që na rrethojnë në momentin e lindjes veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të luajnë një rol kyç në këtë proces. Njohuritë dhe studimet e […]

The post Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit appeared first on BoldNews.al.

Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë për trupin e dikujt tjetër

By: gaze tare
28 May 2025 at 18:04

Në një shoqëri ku imazhi trupor dhe standardet e bukurisë komentohen shpesh në mënyrë të pakujdesshme, ekspertët e shëndetit mendor dhe etikës sociale theksojnë rëndësinë e të folurit me ndjeshmëri dhe respekt për trupin e të tjerëve. Ka disa komente që, edhe pse mund të duken të pafajshme, mund të kenë ndikim negativ në vetëvlerësimin dhe shëndetin emocional të dikujt.

Ja disa prej tyre që duhet t’i shmangni gjithmonë:

“Ke humbur peshë, dukesh shumë më mirë!”

Edhe pse tingëllon si kompliment, ky koment sugjeron se personi nuk dukej mirë më parë, duke forcuar idenë se vlera jonë lidhet me peshën.

“Je shumë i/e dobët, ha diçka!”

Trupi i dobët nuk duhet të jetë objekt shakaje apo kritike. Komente të tilla mund të jenë po aq lënduese sa ato për peshën e tepërt.

“Do ishe shumë më i/e bukur nëse humbje pak peshë.”

Ky është një shembull klasik i paragjykimeve që dëmtojnë vetëbesimin dhe nxisin pasiguri.

“A je shtatzënë?”

Kjo është një pyetje tepër personale dhe mund të jetë jashtëzakonisht e papërshtatshme, sidomos nëse nuk është e vërtetë.

“Ke ndryshuar shumë!”

Ky koment mund të sjellë ndjenja të pasigurta nëse perceptohet si kritikë ndaj pamjes aktuale.

Ekspertët theksojnë se çdo trup është i ndryshëm dhe se mënyra se si flasim për pamjen fizike të të tjerëve ka rëndësi. Në vend që të fokusohemi te pamja, mund të japim komplimente për energjinë, inteligjencën, kreativitetin apo mirëdashjen e dikujt.

The post Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë për trupin e dikujt tjetër appeared first on iconstyle.al.

U vra nga i dashuri! Martina Carbonaro, letra e dashurisë: Do të të dua edhe kur ti nuk do ta duash

By: gaze tare
28 May 2025 at 16:41

Martina Carbonaro, 14 vjeç, jetonte në Afragola (Napoli) me familjen e saj. Një studente dhe entuziaste e muzikës, ajo u përshkrua nga miqtë dhe të afërmit si një vajzë me diell dhe plot gjallëri. Mbrëmjen e së hënës, më 26 maj, Martina doli nga shtëpia për të blerë akullore me një shoqe, e veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë. Kontakti i fundit me nënën ishte rreth orës 8:30 të mbrëmjes, kur ajo tha se do të kthehej së shpejti. Që atëherë, telefoni i saj nuk përgjigjet më. Nëna raportoi zhdukjen gjatë natës, duke theksuar se vajza e saj nuk ishte larguar kurrë pa paralajmërim. Pastaj zbulimi i trupit të saj dhe rrëfimi i ish-të dashurit të saj, Alessio Tucci.

Më 1 Mars një letër dashurie në rrjetet sociale

Dhe si gjithmonë, janë mediat sociale ato që përpiqen të japin një ide mbi ate qe ndodh. Martina ishte një adoleshente normale. Rrjetet e tjera sociale me imazhe kushtuar nënës, por edhe të dashurit të saj, atij që do të bëhej vrasësi i saj. Më 1 mars të këtij viti, në Facebook-un e Martina Carbonaro-s u postua një letër dashurie, ndoshta nga Martina për Alessio Tucci-n.

Teksti i letrës së dashurisë

Ja çfarë shkroi Martina më pak se dy muaj më parë. “Dashuria ime, e di që gjithmonë them të njëjtat gjëra, por ti e di që nuk jam e mirë me fjalët, veçanërisht me ty. Por thellë në zemrën time po ndryshoj që ti të jesh një person më i mirë që do të jetë pranë teje, që do të jetë pranë teje ditë pas dite, ti je personi me të cilin dua të martohem, ti je personi me të cilin dua të plakem. Ti je personi me të cilin dua të krijoj familje. Duke më parë të martohem me burrin e jetës sime, e di që ndoshta nuk do t’i besosh këto fjalë, sepse të kam lënduar në të kaluarën, e di mirë që gabova, veçanërisht që nuk të bëra të besosh më tek unë. Të bëra të humbasësh besimin tek unë, por do të përpiqem të të bëj të më besosh ditë pas dite edhe kur ke frikë dhe nuk do, por do të duhet kohë dhe e njoh dashurinë time, por të premtoj se… Do të të dua edhe kur asnjëri prej nesh nuk do ta bëjë, edhe kur jemi të zemëruar, të hutuar dhe “të zhgënjyer”, të premtoj se gjithmonë do të të dua. Nëse do të më pyesnin se çfarë më pëlqen tek ti, mendoj se nuk do të dija nga t’ia filloja për të formuluar një përgjigje. Do të filloja duke…” Duke të treguar për fuqinë e syve të tu që më dridhen zemra dhe shpirti, do të kaloja te forca e buzëqeshjes sate që magjikisht largon çdo dhimbje, do të arrija te ëmbëlsia e kraharorit tënd mbi të cilin mbështetem për të ndjerë ngrohtësinë tënde dhe zemrën tënde dhe krahët e tu që çdo herë më marrin dhe më mbajnë pranë teje. Mund të flisja për delikatesën dhe në të njëjtën kohë forcën e duarve të tua që enden me kuriozitet mbi trupin tim, të gatshme për të larguar çdo dhimbje”.

Kërkesa për falje «E di shumë mirë që gabova, veçanërisht që nuk të bëra të besosh më tek unë. Të bëra të humbasësh besimin tek unë…», duket se shkruan Martina jo për të festuar një dashuri të ndërsjellë, por për ta fituar atë përsëri.

Thotë: “Isha gabim”, “nuk do ta besosh”, “Të lëndova”. Ekziston një ndjenjë e fortë faji. Por ka edhe shenja të dashurisë toksike. “Do të të dua edhe kur asnjëri prej nesh nuk do të të dua”, një fjali që dhemb kur lexohet.

Nuk ka të bëjë me dashuri të shëndetshme, por me varësi emocionale. Nga frika se mos të braktisen, të refuzohen. Është dashuria që shihet si spiranca e fundit, edhe kur dhemb.

The post U vra nga i dashuri! Martina Carbonaro, letra e dashurisë: Do të të dua edhe kur ti nuk do ta duash appeared first on iconstyle.al.

Të ngrirë për të jetuar sërish: Startup-i nga Berlini që ofron jetën pas vdekjes

By: gaze tare
25 May 2025 at 11:03

Një startup inovativ në Berlin ka zgjuar kureshtjen e publikut europian me një projekt që duket i marrë nga një film fantastiko-shkencor. Kompania ofron mundësinë për të ngrirë trupin e njeriut (ose edhe të kafshëve shtëpiake) në -196°C, me shpresën që në të ardhmen, shkenca do të arrijë të rikthejë njerëzit në jetë.

Për ta bërë këtë realitet, startup-i ka siguruar mbi 5 milionë euro financim, ndërsa më shumë se 800 qytetarë europianë tashmë janë regjistruar për këtë shërbim futurist – mes tyre edhe pronarë që kanë zgjedhur të ruajnë përjetë kafshët e tyre.

Procesi quhet krionikë dhe aktualisht kushton rreth 200 mijë dollarë për një trup njerëzor, ndërsa trupi ruhet në tuba specialë që mbajnë temperaturën ekstreme.
Sipas studiuesve, drita infra të kuqe dhe teknologjitë e reja mund të ndihmojnë në “rigjallërimin” e qelizave, kur shkenca të jetë gati.

A do të funksionojë? Koha do ta tregojë. Por një gjë është e sigurt: njerëzit janë të gatshëm të sfidojnë vdekjen.

The post Të ngrirë për të jetuar sërish: Startup-i nga Berlini që ofron jetën pas vdekjes appeared first on iconstyle.al.

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

By: Ardit
21 May 2025 at 22:50

Qëndrimi i trupit ndikohet negativisht nga aktiviteti që bëni çdo ditë. Fatkeqësisht në ditët e sotme shumica e njerëzve qëndrojnë ulur duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë. Jo vetëm kaq, por njerëzit tani qëndrojnë vazhdimisht të përkulur duke lundruar në telefonat celularë. Periudhat e gjata të qëndrimit në pozicione jo të përshtatshme […]

The post Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit appeared first on BoldNews.al.

Si po ruhet trupi i Papës, praktika e lashtë që e mbron nga dekompozimi

By: fra nc
23 April 2025 at 14:41

Për t’u siguruar që besimtarët të mund ta shohin dhe të bëjnë homazhet e tyre, Papa Françesku i është nënshtruar teknikës së ruajtjes së trupit të quajtur thanatopraksi.

Trupi i tij mbahet në një arkivol të thjeshtë prej zinku brenda një tjetër arkivoli prej druri, që do të qëndrojë i hapur gjatë procesit të ekspozimit.

Para se të ndërronte jetë, ati i shenjtë insistoi që trupi i tij të mos vendosej në një katafalkë, siç njihet arkivoli tradicional i përbërë nga dru selvie, lisi dhe plumb.

Thanatopraksia nuk është mumifikim, por një teknikë për ruajtjen e trupit e përdorur për ekspozimin publik të trupave të pajetë.

Praktika, e lejuar në Itali në bazë të një ligji të miratuar në 2022-shin, konsiderohet një metodë moderne dhe evolutive balsamimi dhe dallohet nga përdorimi i substancave më pak agresive, të cilat respektojnë trupin e njeriut.

Ajo konsiston në një trajtim higjenik që ngadalëson procesin e dekompozimit, duke lejuar që paraqitja natyrale e të ndjerit të ruhet për disa ditë.

Procedura përfshin injektimin e lëngjeve mbrojtëse në sistemin arterial, dezinfektimin e plotë të trupit, një “make up” të moderuar, si dhe pozicionimin e duarve dhe rregullimin e fytyrës për të garantuar një paraqitje paqësore.

Në të kaluarën, papat i nënshtroheshin balsamimit, një teknikë më agresive që parashikon heqjen e organeve të brendshme dhe injektimin e substancave të forta si formalin dhe alkool.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Si po ruhet trupi i Papës, praktika e lashtë që e mbron nga dekompozimi appeared first on Euronews Albania.

Trupi i Papa Françeskut nuk do të prehet në Vatikan/ Zbulohet testamenti i tij, ja çfarë shkroi 3 vite më parë

By: V K
22 April 2025 at 08:26

Ditën e hënë (21 prill), u nda nga jeta Papa Françesku nga një goditje në tru, gjë e cila u konfirmua edhe nga Vatikani, ndërkohë është zbuluar edhe testamenti i tij.

Papa Françesku, ka lënë edhe amanetin e tij, ku është shprehur se dëshironte të varrosej në një varr “të thjeshtë” në Bazilikën e Romës.

“Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Francisco”, ka thënë Papa në testamentin e tij, i cili u publikua nga Vatikani.

Ai do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull, që do të varroset jashtë Vatikanit.

Testamenti i tij Papa e shkroi më 29 qershor 2022.

Papa vuante nga probleme shëndetësore dhe para se të kthehej në rezidencën e tij, ai kishte qëndruar për 38 ditë në një spital, pasi mjekët e kishin diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë.

Ai ishte zgjedhur Papë në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, dhe e kishte zgjedhur emrin Françesk, si nderim ndaj Shën Françeskut të Asizit dhe veprave të tij ndaj të varfërve.

Papa Françesku ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, dhe i pari Papë nga Amerika Latine i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër luftës, për kujdesinë ndaj të varfërve dhe grupeve të margjinalizuara dhe përulësinë ndaj të ndikuarve nga konfliktet.

The post Trupi i Papa Françeskut nuk do të prehet në Vatikan/ Zbulohet testamenti i tij, ja çfarë shkroi 3 vite më parë appeared first on Albeu.com.

Importet e proteinave drejt Shqipërisë rriten me 39%

10 April 2025 at 21:14

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë kujdes për trupin e tyre, edhe pse këtë po e arrijnë gjithnjë e më tepër nëpërmjet përdorimit të suplementeve ushqimore. Sipas të dhënave nga Applied Nutrition, një markë e njohur në fushën e ushqimit sportiv, gjatë tre muajve të parë të këtij viti, importet drejt Shqipërisë tejkaluan pritshmëritë […]

The post Importet e proteinave drejt Shqipërisë rriten me 39% appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

By: Ardit
10 April 2025 at 19:27

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë. Kjo sepse konsumo i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet […]

The post Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash appeared first on BoldNews.al.

❌
❌