Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17 May 2025 at 14:00

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.

Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.

Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.

Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.

Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.

Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.

Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.

Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencë politike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.

Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.

Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:

Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.

Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.

Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.

Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.

Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.

Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.

“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.

Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?

Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.

Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.

Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.

Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes appeared first on Citizens.al.

Ekspertet e teknologjisë në Shqipëri dhe Itali: Midis meritokracisë dhe stereotipeve gjinore

9 May 2025 at 13:14

Brenda dhe jashtë kufirit, gratë që zgjedhin të studiojnë në shkenë janë të pakta, por të vendosura. 

Shembuj të grave shqiptare dhe italine, tregojnë se pavarësisht stigmatizimeve të thella, ekziston një brez i ri vajzash të guximshme të cilat e ndjekin këtë rrugë pavarësisht pengesave.

Marta Abbà, Itali; Arbjona Çibuku, Shqipëri.

Po çfarë i shtyn këto grua të bëhen inxhiniere në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit?

E thënë me zë të lartë ose e menduar në heshtje, kjo pyetje përsëritet si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. 

Edhe pse të dyja vendet renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të nëntë në Europë për përqindjen më të lartë të studenteve në fushat STEM, ato mbeten të lidhura nga stigmat e forta kulturore që e shndërrojnë këtë rrugë të premtuar në rrugë pa krye, ose, në rastin më të mirë, në një rrugëtim të vështirë, të lodhshëm dhe ndonjëhërë pa të pashpërblyer, sidomos në aspektin ekonomik.

Kjo është veçanërisht e dukshme në sektorin e inxhinierisë së telekomunikacionit.

Pak gra studiojnë TIK, një fat i keq dhe i keqpaguar

Në Itali, vetëm 22.9% e të regjistruarve në këtë program inxhinierik janë gra, dhe në nivel master kjo përqindje bie në 13.7%. Të dhënat nga Fondacioni Kombëtar i Inxhinierëve tregojnë se kjo është një nga fushat më pak të përzgjedhura, sidomos krahasuar me inxhinierinë civile dhe atë biomjekësore. Gratë e pakta që diplomohen më pas “dënohen” me rrugë karriere më të ndërlikuara sesa kolegët e tyre meshkuj dhe me paga sistematikisht më të ulëta. 

Sipas të dhënave më të fundit të “Inarcassa”, të ardhurat mesatare bien nga 44,459 euro në 26,083 euro në varësi të gjinisë, me një hendek gjinor page prej pothuajse 48% në disfavor të grave. Nëse jetojnë në Italinë e Jugut, rreziku i papunësisë rritet me 15 pikë përqindje krahasuar me veriut (burimi: Qendra Kombëtare e Inxhinierëve).

Në Shqipëri, me më pak dallime gjeografike, panorama është e ngjashme: sektori i TIK dominohet nga meshkujt (58.5%), ashtu si edhe shërbimet (68.8%) dhe fushat e inxhinierisë së lidhur me prodhimin dhe ndërtimin (62.5%).
Nga këndvështrimi i pagave, sektori TIK në Shqipëri pasqyron, në një shkallë më të vogël, dinamikat e një tregu pune kombëtar ku hendeku gjinor në pagesë për profesionistë me arsim të lartë është 17.7%. Ky është një tregues i përgjithshëm, por të dhënat e INSTAT tregojnë se TIK është ndër fushat ku kjo pabarazi është e dukshme.

Stereotipe të ngjashme, të mbartura por ende aktuale

Në të dy vendet, Shqipëri dhe Itali, ka nisma dhe thirrje, disa të zjarrta dhe të sinqerta, por deri më tani pa rezultate të dukshme.


“Sfidat më të mëdha vijnë nga stereotipe dhe paragjykime të thella gjinore, si të brendshme ashtu edhe të jashtme,” thotë Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë SciDev. Në Shqipëri, shprehje si “Shkencat e forta nuk janë për gratë” dhe “Burrat janë më të mirë në shkencë” janë, sipas saj, “perceptime me origjinë të lashtë që vazhdojnë të ndikojnë të tashmen, duke penguar aksesin dhe përparimin e grave në STEM dhe duke ngadalësuar karrierat e tyre.” Ndërsa “gratë përgjithësisht kanë më pak vetëbesim se burrat,” Xhaferraj thekson se në inxhinieri kjo tendencë rrezikon të përkeqësohet për shkak të mungesës së modeleve femërore në rolet e shkencëtareve, shpikëseve dhe novatoreve.

Duke analizuar arsyet e pabarazive gjinore, Barbara De Micheli, eksperte për barazi gjinore në Fondacionin G. Brodolini, vëren të njëjtin problem: “Stereotipet për fushat ‘femërore’ dhe ‘mashkullore’ janë ende shumë të forta, dhe karrierat në startup-e dhe teknologjitë e reja përshkruhen ende si botë ekskluzivisht mashkullore,” shpjegon ajo. Edhe në Itali, “matematika nuk është për vajzat,” dhe gratë që diplomohen në fushat si inxhinieria kompjuterike dhe telekomunikacioni—të konsideruara “ekstremisht mashkullore”—nuk e kanë të vështirë të diplomohen, por hasin vështirësi për të gjetur punë. Dhe kur e gjejnë, thotë De Micheli, “duhet të mësojnë të lundrojnë në struktura organizative që janë ende larg barazisë gjinore. Bordet drejtuese janë ende të mbushura me burra.”

Në Itali, “Gjinia është pushtet,” sipas një raporti të fundit nga Info.Nodes dhe onData. Megjithëse ekziston një certifikatë gjinore, De Micheli e quan atë “një masë hibride.” Kjo certifikatë cilësore, me fokus te proceset, ka merita në ndërgjegjësim, por mund të ishte më efektive nëse kriteret e barazisë gjinore përfshiheshin në thirrjet për financime, duke përdorur stimuj ekonomikë. Megjithatë, sipas saj, mungon një planifikim strategjik i qartë dhe i thellë për të mbështetur startup-et dhe sipërmarrjen femërore në përgjithësi.

Në Shqipëri, përpjekjet zyrtare për të rritur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në STEM ekzistojnë. Gjurmë të tyre gjenden në Strategjinë e Arsimit 2021-2026 dhe Strategjinë e Barazisë Gjinore 2021-2030. Por, Xhaferraj thekson se “të gjitha këto kuadro strategjike duhet të përkthehen në masa praktike dhe të zbatohen në mënyrë efektive: kjo mbetet një sfidë në një shoqëri ende e ndikuar nga normat dhe perceptimet kulturore që i disfavorizojnë gratë dhe paraqesin pengesa të mëtejshme për karrierat e tyre shkencore. Këto sfida nuk i shoh të izoluara,” përfundon ajo. “Janë sistemike, të ndërlidhura dhe e forcojnë njëra-tjetrën.”

Arti i mësimdhënies së STEM-it për të gjithë

Për të kuptuar detajet duhet të dëgjojmë ata që i përjetojnë sfidat çdo ditë. Salvina Pëllumbi e bën këtë duke dhënë mësim matematikë në një shkollë në Elbasan, rreth 50 km nga Tirana. Ajo e zgjodhi këtë lëndë sepse pati “mësuese gra shumë të forta që ia dilnin gjithkund—me familje dhe karrierë”—duke i treguar se nuk kishte pse të zgjidhte mes të dyjave. Ajo e di që ka qenë me fat, pasi “në përgjithësi, nënat shqiptare paraqesin figurën e gruas që i përkushtohet vetëm familjes.”

Në punën e saj, ajo takon “vajza shumë të zgjuara dhe punëtore shqiptare që kanë nevojë për motivim, për t’u treguar tregun e punës, mundësitë e punësimit dhe perspektivat e pagave në fushat STEM.” Këtë e bën si mentore në projektin “Albanian Girls in ICT Academy” dhe përmes iniciativave të saj, ku përfshin laboratorë virtualë tërheqës që nxisin të menduarit kritik për botën. Ajo thekson se duhen ndërhyrje sistemike—si seanca të këshillimit të karrierës, më shumë modele femërore dhe fushata ndërgjegjësimi në rrjete sociale. Por problemet më të mëdha, thotë ajo, lindin pas universitetit, “kur rruga e karrierës bëhet më e vështirë, sepse në kulturën shqiptare pritet që nënat të kujdesen për gjithë shtëpinë dhe vetëm nëse kanë kohë, të ndjekin studimet apo kërkimin shkencor.”

Rrjete inkurajimi: Nuk jemi pak

Në këtë fazë, vajzat shqiptare që hyjnë në tregun e punës STEM mund të mbështeten te Rrjeti i Grave Shqiptare në STEM (NAW-STEM). Xhaferraj e themeloi atë “për të kontribuar në emancipimin ekonomik dhe shoqëror të grave, duke rritur përfaqësimin e tyre në sektorin STEM, si në industri ashtu edhe në akademi.” Ky rrjet përballet drejtpërdrejt me stereotipet dhe paragjykimet përmes serisë së podkasteve STEMspresso, duke përfshirë edhe gra shqiptare nga diaspora, sepse një rrjet i vërtetë nuk njeh kufij.

Në Itali, një tjetër rrjet ekskluziv për inxhiniere dhe arkitekte është AIDIA. Themeluar në vitin 1957, aktualisht ka mbi 450 profesioniste të regjistruara. Tre prej tyre ndanë përvojat e tyre, të cilat, megjithëse të ndryshme, japin një panoramë të plotë të situatës në Itali.

Giovanna Iannuzzi është një sipërmarrëse e konsoliduar në sektorin kimik-farmaceutik të teknologjisë së informacionit, por ka arritur aty ku është falë mbështetjes së familjes, që e ndihmoi të përballonte lindjen e binjakëve. Ajo vijoi punën e saj dhe nuk u ndal edhe pse shpesh kolegët meshkuj ia marrin promovimet thjesht sepse janë burra. 

“Ende është e vështirë të sigurosh pozicione menaxhimi projektesh apo kontrata të mëdha; si gra, ne perceptohemi si një rrezik,” thotë ajo. “Vazhdohet të jetë e vështirë të arrish pozicione të shpërblyera me perspektivë rritjeje: gjithmonë duhet të luftosh me dhëmbë e thonj, dhe nuk i merr gjithmonë ato që meriton.” Ndonëse shpesh ftohet të flasë në evente, ndodh shpesh të jetë e vetmja grua.  

“Shpeshherë jam gruaja e vetme në takimet ku jam ftuar, por e di që nuk jam gruaja e vetme në këtë fushë,” kujton ajo.

Nga bota akademike ku ajo u rrit, Antonia Russo vëren “një turp që i ngërthen vajzat; ato hezitojnë të dalin në pah.” Ajo thotë se duhet ta tejkalojmë këtë prirje, të ndajmë historitë tona dhe të bashkohemi. Rrjetet janë thelbësore për të fuqizuar këto zëra dhe për të ndarë përvojat e grave të tjera. “Ne nuk jemi të pakta në STEM, por shpesh heshtim,” thotë ajo. 

Në përfundim, Russo pohon: “Jam e bindur që aftësitë nuk kanë gjini.” E njëjta frazë u shpreh edhe nga studenta e re nga Shqipëria, Hygerta T. 

Ajo tregon se është “krejtësisht e vetëdijshme për ekzistencën e pabarazive gjinore në fushën që ka zgjedhur, ashtu si edhe në shumë të tjera, por nuk dua që ky realitet të më pengojë apo të më kufizojë.” Pas universitetit, Hygerta T. dëshiron të krijojë zgjidhje të dobishme, veçanërisht në epokën ku teknologjia po përparon me ritme të shpejta, por fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) e zgjodhi sepse “është një nga fushat më të kërkuara për programuesit dhe ofron paga konkuruese,” shpjegon ajo. Për të siguruar që paga e saj të përshtatet me atë të kolegëve meshkuj, ajo tashmë e di se do t’i duhet “të punoj edhe më shumë për të zhvilluar aftësitë e mia dhe për të gjetur vendin tim në tregun e punës, pavarësisht që jam grua.”

Ky “pavarësisht që jam grua” e shoqëroi edhe Gaiën Bertolinon gjatë studimeve të saj pothuajse të përfunduara në inxhinieri kompjuterike. Ajo guxoi të ndiqte këtë rrugë ndërsa banonte në jug të Italisë, një rajon me hendekun gjinor dhe hendekun më të madh të pagave.

Ambienti shoqëror dhe akademik nuk e ndanë të njëjtën pikëpamje, por Bertolino gjeti vetë rrugën dhe hartoi një strategji: “Për të kompensuar supozimin e mungesës së aftësive teknologjike që na atribuohet neve si gra, duhet të përqendrohemi edhe në aftësitë e buta dhe në komunikim,” shpjegon ajo. 

Ajo dhe koleget e saj femra në universitet po përgatiten t’i futen tregut të punës me këtë mentalitet: “Ne jemi të pakta, por shumë të motivuara, ambicioze dhe të vendosura — ndryshe nga shumë prej kolegëve tanë meshkuj, të cilët shpeshherë janë më pak të motivuar, pasi janë regjistruar në TIK pas valës së lulëzimit të sektorit ose nën ndikimin e stereotipeve.” Ndonjëherë, stereotipat bien edhe mbi to.

Ky artikull është prodhuar brenda Iniciativës për Gazetari Kollaborative dhe Hulumtuese (CIJI), një projekt i financuar pjesërisht nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetëm e Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

The post Ekspertet e teknologjisë në Shqipëri dhe Itali: Midis meritokracisë dhe stereotipeve gjinore appeared first on Citizens.al.

FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara

By: Oldi
19 July 2025 at 13:11

Ditën e sotme është zbuluar një aktivitet i rëndë kriminal në fabrikën “Master AL”, pronë e Skifter Taganit në qytetin e Vorës. Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e […]

The post FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara appeared first on BoldNews.al.

Kur ai nuk mundet: Si ta ndihmosh me dashuri, pa panik dhe pa faj

18 July 2025 at 23:40

Kjo i ndodh edhe më të mirëve dhe nuk ka asnjë arsye për panik!

Mos bëj drama – ktheje në një mundësi për të forcuar lidhjen, për të treguar mirëkuptim dhe për të ndërtuar intimitet edhe më të fortë. Dashuria, komunikimi dhe durimi janë zgjidhja më e mirë.

Mos harro se një pengesë e vogël mund të shndërrohet në një afrim edhe më të ngushtë mes jush. Jepi siguri, ndihmoje të çlirohet nga turpi dhe shijoni të gjitha format e prekjes, përkëdheljes dhe dashurisë që ju lidhin.

Bëhu e mençur, lexo këto këshilla dhe mëso si ta përballosh këtë situatë pa e lënduar, por duke e afruar edhe më shumë.

1⃣ Mos e fajëso veten

Mos harro: kur ai humb ereksionin, nuk ndodh sepse ti nuk i dukesh seksi apo nuk e tërheq dot. Përkundrazi, shpesh ndodh sepse të dëshiron shumë, ka presion të brendshëm, frikë se mos nuk të kënaq plotësisht, ose e mundon mendimi që ‘nuk po tregon performancë të mjaftueshme’.

2⃣ Bëhu e kuptueshme dhe ofro siguri

Mos e kritiko, mos e ngacmo, mos e përqesh dhe mos i bëj pyetje të sikletshme. Thjesht thuaji: “Herën tjetër çdo gjë do të jetë në rregull, s’ka asgjë për t’u brengosur.” Jepi një puthje, përqafoje dhe vazhdoni të kënaqeni me intimitet në mënyra të tjera, transmeton Telegrafi.

3⃣ Kupto se ka shumë shkaktarë

Humbja e ereksionit nuk është gjithmonë psikologjike. Shkaqet mund të jenë:

▪ Stresi dhe lodhja kronike
▪ Ankthi dhe presioni emocional
▪ Konsumimi i alkoolit, drogës apo barnave
▪ Depresioni
▪ Sëmundjet si diabeti, obeziteti, tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare
▪ Niveli i ulët i testosteronit

Nëse kjo ndodh shpesh, bisedoni hapur dhe mos ngurroni të kërkoni ndihmën e një mjeku (urolog, endokrinolog apo psikolog). Shumë burra e kalojnë këtë fazë me trajtime të thjeshta dhe pa turp.

4⃣ Çfarë mund të bësh në moment

▪ Ndryshoni pozën – ndonjëherë një ndryshim i vogël mund të sjellë mrekulli.
▪ Zgjatni paralojën – përqendrohuni më shumë te puthjet, përkëdheljet, prekjet.
▪ Eksperimentoni me lodra seksi, vajra masazhi, ose bëni një dush të përbashkët – kjo mund ta relaksojë dhe ta motivojë.

5⃣ Fillo ti, por me kujdes

Nëse ai ndihet në siklet, ti mund të marrësh iniciativën. Por bëje me kujdes, që të mos e ndiejë sikur po ‘kompensoni’ diçka. Për shembull, përqafoje më shumë, nis një paralojë më të gjatë, por mos e detyro dhe mos i ushqeni ndjenja turpi.

6⃣ Shmang çdo gjë që mund të lëndojë

▪ Mos e krahaso me të tjerët apo me të kaluarën.
▪ Mos i thuaj se duhet ‘ta mendojë më mirë’.
▪ Mos e bëj të ndihet sikur të ka zhgënjyer.

Të gjitha këto thellojnë ankthin dhe e përkeqësojnë situatën.

7⃣ Kënaquni me çdo pjesë të intimitetit

Seksi i mirë nuk varet vetëm nga një penis i fortë! Kënaquni me puthje, përkëdhelje, seks oral, masazhe erotike – intimiteti dhe kënaqësia nuk maten vetëm me ‘performancën’.

8⃣ Kur duhet të kërkoni ndihmë?

Nëse problemi përsëritet rregullisht, mos prisni gjatë. Mos u turpëroni të flisni me një mjek – trajtimi shpesh është i thjeshtë, me medikamente, terapi ose ndryshim të stilit të jetesës. Shëndeti seksual është pjesë e mirëqenies së përgjithshme. /Telegrafi/

The post Kur ai nuk mundet: Si ta ndihmosh me dashuri, pa panik dhe pa faj appeared first on Telegrafi.

Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

17 July 2025 at 09:09

Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet […]

The post Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet appeared first on Reporter.al.

Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen! Metoda e re për mbrojtjen e flokëve gjatë kimioterapisë

By: gaze tare
10 July 2025 at 13:07

Shkencëtarët kanë zbuluar një “armë të fuqishme të dyfishtë” që mund të ndihmojë pacientët me kancer të mbrojnë flokët nga rënia gjatë kimioterapisë. Kjo metodë inovative përfshin kombinimin e dy teknikave: përdorimin e kapuçëve të ftohtë për të ftohur skalpin dhe aplikimin e një locioni me antioksidantë, disa prej të cilëve janë të pranishëm në rrushin e kuq.

Hulumtimi i kryer nga studiuesit e Sheffield Hallam University e quajti këtë zbulim një “gur kilometrik” në luftën kundër rënies së flokëve gjatë trajtimit me kimioterapi. Sipas tyre, temperatura e duhur për ftohjen e skalpit është thelbësore për të parandaluar humbjen e flokëve, me 18 gradë Celsius që ka rezultuar të jetë temperatura më efektive.

Ftohja e skalpit mund të ndihmojë duke ulur qarkullimin e gjakut, çka bën që më pak ilaçe të arrijnë në folikulat e flokëve, dhe kështu të reduktohet dëmtimi që shkakton kimioterapia. Sipas ekipit të studimit, ftohja e skalpit para, gjatë dhe pas kimioterapisë mund të mbrojë folikulat nga dëmtimi, që ndodhte për shkak të toksicitetit të ilaçeve.

Dr. Nik Georgopoulos, një nga studiuesit kryesorë, theksoi se ilaçet e kimioterapisë janë të afta të vrasin shpejt qelizat kancerogjene, por ndodhin edhe dëmtime të qelizave normale që ndodhen në bazën e folikulave të flokëve, të cilat rriten vazhdimisht. Ai shpjegoi se përdorimi i ftohjes mund të ndihmojë në ruajtjen e këtyre qelizave dhe mund të parandalojë vdekjen e tyre.

Në eksperimentet e kryera, folikulat e flokëve u ndanë nga skalpi dhe u rritën në laborator, ku u nënshtruan ndikimit të kimioterapisë për të studiuar efektet e saj. Sipas rezultatëve, ftohja në temperaturën e duhur ka treguar se mund të mbrojë këto qeliza nga dëmtimi, duke parandaluar vdekjen e tyre dhe duke siguruar një mbrojtje më të fortë.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij studimi është përdorimi i një locioni që ka përmbajtje antioksidantësh dhe N-Acetylcysteine, një suplement që mund të ndihmojë në mbështetje të procesit të ftohjes dhe për të përmirësuar mbrojtjen e flokëve gjatë trajtimit.

Pacientët që përdorin këtë metodë duhet të vendosin kapuçin me ftohje për gjysmë ore para fillimit të kimioterapisë, gjatë trajtimit dhe për 90 minuta pas përfundimit të mjekimeve. Ky studim hap mundësi të reja për ata që kërkojnë të ruajnë flokët gjatë periudhës së vështirë të trajtimit kundër kancerit.

The post Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen! Metoda e re për mbrojtjen e flokëve gjatë kimioterapisë appeared first on iconstyle.al.

Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve


TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku paralajmëroi përmirësimin e flotës së mjeteve për ndërhyrje për reagim të menjëhershëm në çdo situatë, si dhe nisjen e prodhimit të mjeteve më moderne nga kompania shtetërore për prodhimin e mjeteve ushtarake, në muajin gusht.

Ministri Vengu theksoi se synimi kryesor është fuqizimi i bashkive, që ato të jenë fronti i parë i ndërhyrjes, ndërsa pas ezaurimit të kapaciteteve të tyre, forcat e Emergjencave Civile do t’u vijnë në ndihmë.

Ai njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të ngrihen edhe dy drejtoritë rajonale për ndërhyrje, për të përmirësuar koordinimin dhe menaxhimin në terren.

“Synojmë të fuqizojmë bashkitë si front të parë, si dhe qendrat rajonale që do të themelohen në Finiq e Bushat, në mënyrë që Forca e Armatosura dhe ‘BMEC’ të jenë reaguesi i fundit, në rast ezaurimi të kapaciteteve. Kjo ndarje më e mirë e detyrave dhe përgjegjësive do të rrisë efikasitetin e ndërhyrjeve”, u shpreh ministri.

Ministri theksoi se do të jetë një sezon i vështirë, siç tregojnë analizat meteorologjike, ndaj ai kërkoi që gatishmëria të jetë maksimale.

Ai shtoi se flota e mjeteve do të zgjerohet dhe specializohet për rrethana specifike, jo vetëm për ndërhyrje në zona urbane.

“Ndaj kërkohet ekspertiza e ekipeve të emergjencave civile në bashki, në mënyrë që të gjenerojnë kapacitete dhe të specializohen për fatkeqësi natyrore të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij, brenda muajit gusht parashikohet nisja e prodhimit të mjeteve më moderne dhe të sofistikuara nga kompania shtetërore.

/a.gj//r.e//a.f/

The post Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë në toka bujqësore dhe që shpërndahen edhe në zona malore.Metaj tha se numri i zjarrfikësve është i kënaqshëm, por duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

/kosovapress/

The post Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Enca po shijon dashurinë! Fotoja që po ‘ndez’ fansat

By: gaze tare
9 July 2025 at 12:57

Enca ka lënë fansat pa fjalë me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ndau një foto që ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Këngëtarja duket se po shijon një lidhje të re dashurie, një moment të ri në jetën e saj.

Enca tani ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj këtë hap të rëndësishëm personal. Fotoja që ajo ka postuar shoqërohet me disa “emoji” të cilat flasin vetë për çaste të lumtura dhe romantike.

Duket se Enca ka lënë pas një pjesë të kaluarës dhe tani është e përqendruar në një lidhje që po i sjell shumë gëzim dhe emocion.

The post Enca po shijon dashurinë! Fotoja që po ‘ndez’ fansat appeared first on iconstyle.al.

Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

By: D Marku
9 July 2025 at 12:40

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka rikthyer vëmendjen e publikut drejt saj me një postim të fundit që po bën xhiron e rrjetit.

Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka dhënë një sinjal të qartë se është në një lidhje të re dashurie.

Ajo shihet duke shijuar momente romantike me një person të panjohur, duke shoqëruar foton me disa emoji dashurie, që lënë të kuptohet se ndodhet në një periudhë të lumtur emocionale.

Duket se artistja ka lënë pas lidhjen e mëparshme me ish-partnerin e saj afrikan dhe tashmë është fokusuar në një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.

Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar – komentet janë të shumta, nga urimet për dashurinë e re, te kurioziteti për të zbuluar identitetin e partnerit të ri të Encës.

Me këtë postim, Enca jo vetëm që “trazoi” rrjetin, por edhe konfirmoi se është gati për t’u dashuruar sërish – dhe për ta ndarë këtë ndjesi me fansat e saj.

The post Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri? appeared first on Albeu.com.

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

By: V K
5 July 2025 at 08:33

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga filmi i animuar “Ilira” i realizuar në vitin 1983.

Në përshkrimin përbri videos, Rama bën me dije se ky film i animuar tashmë është restauruar dhe është e mundur të shihet në 4K.

“MIRËMËNGJES dhe me disa sekuenca të një prej filmave të animuar shqiptar “Ilira” realizuar në 1983, tanimë i restauruar në 4K, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

 

The post “Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira” appeared first on Albeu.com.

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

By: xhir jeta
1 July 2025 at 15:31

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin  ka shtuar  urgjencat pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.  Më  së shumti  pacientët kërkojnë  ndihmë për  shkak  të humbjes së  ndjenjave  dhe problemeve kardiake.  Rreziku kryesore sipas mjekëve vjen  nga dehidrimi  apo humbja e lëngjeve.

“I nxehti shkakton dehidrim. Djerësitje të theksuar. Mekanizëm  që mban të ulur temperaturën e  trupit por në mënyrë të shtuar humbet kripëra të domosdoshme për funksionim të mirë të organizimit.  Humbja  e ujit çon në tharje të lëkures, gojës dobësi dhe kur ekspozohemi edhe më shumë në të nxehtë arrijmë  gjendje konfuzioni  ose humbje koshience.”

Pini   ujë   edhe nëse nuk keni etje  është këshilla e mjekëve në këto ditë të nxehta. Kështu  mund të parandaloni  dehidrimin dhe humbjen e kriprave të nevojshme për të ruajtur  ekujlibrin në organizëm.  Ndërsa  ata që kanë probleme me zemrën  duhet të rishikojnë dozat e barnave.

“Te pacientët me sëmundje kardiake bëjnë hipotension , ndodh disletacioni I enëve të gjakut  që të djerësisim sa më shumë, të eleminojme nxehtësi,  çon në ulje të tensionit arterial se janë në terapi”

Atyre që po pushojnë në plazhe  mjekët ju sugjerojnë  të bëjnë  kujdes  dhe të mos futen  menjëherë në det pas qendrimit  të gjatë  në çadër.

“Ndryshimi i menjëherëshëm I temperaturës nga I nxehti  futesh në ujë shakton vazospazmë e arterieve koronare. Ndodhe spazma e arterieve koronare. Në atë moment të  futjes në ujë të ftohtë nëse ndodh ky ngushtim, I arterieve koranare me pasojë infarktin, ose kur  bën vdekje të papritur nga mbyllje e enëve të gjakut.

Normalisht ndodh tek personat që mund të kenë një sëmundje ndoshta të paditur, një ngushtim të arteries ose të rinj që konsumojnë lëndë narkotike persona të tjillë janë shumë të prirur.”

Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë  mjekët këshillojnë të gjithë grupmoshat   të reduktojnë   lëvizjet në orët e pikut dhe të mundohen  të qëndrojnë në mjedise të freskëta. /abcnews.al

Danimarka merr presidencën e BE-së: Prioritet mbrojtja dhe zgjerimi

By: fra nc
1 July 2025 at 10:49

Danimarka ka marrë zyrtarisht presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, duke e trashëguar këtë rol nga Polonia. Gjatë mandatit të saj, që zgjat deri më 31 dhjetor 2025, Danimarka pritet të fokusohet në një sërë çështjesh kyçe për të ardhmen e bllokut, përfshirë mbrojtjen, konkurrueshmërinë, tranzicionin e gjelbër, migracionin dhe zgjerimin e BE-së.

Nën sloganin “Një Evropë e fortë në një botë në ndryshim”, presidenca daneze synon të luajë një rol vendimtar në drejtimin e axhendës evropiane në një periudhë sfiduese për kontinentin, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe ekonomik.

Në plan të parë, Kopenhaga do të punojë për forcimin e autonomisë strategjike të BE-së në fushën e mbrojtjes, një temë që ka marrë rëndësi të veçantë pas zhvillimeve të fundit globale. Po ashtu, pritet të intensifikohen përpjekjet për të rritur konkurrueshmërinë e tregjeve evropiane, në një kohë kur rivaliteti me ekonomitë kryesore botërore është në rritje.

Një tjetër shtyllë e presidencës daneze është avancimi i tranzicionit të gjelbër, me synimin për të mbështetur objektivin e BE-së për neutralitet klimatik deri në vitin 2050. Gjithashtu, Danimarka do të adresojë sfidat e migracionit të parregullt, si dhe do të mbështesë procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën.

Presidenca daneze do t’i dorëzojë stafetën më 1 janar 2026 Administratës greko-qipriote të Qipros Jugore (GCASC), e cila do të marrë drejtimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

The post Danimarka merr presidencën e BE-së: Prioritet mbrojtja dhe zgjerimi appeared first on Euronews Albania.

Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë: Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë.

“Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve”, tha Inspektori i Lartë i Drejtësisë në fjalën e tij.

“Në praktikën shqiptare ky parim është vënë shpesh në provë. Magjistratët janë ekspozuar jo rrallë herë ndaj ndërhyrjeve të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të cilat janë manifestuar nëpërmjet intimidimeve personale, presioneve mediatike, diskurseve të polarizuara politike, përdorimit të retorikës politike për të ndikuar perceptimin dhe vendimmarrjen gjyqësore, konfliktit të interesit, apo vendimmarrjeve të centralizuara administrative, të mbështetura jo gjithmonë në kritere apo procedura të qarta ligjore. Adresimi i kësaj problematike kërkon ndërtimin e një kulture institucionale të mbrojtjes së pavarësisë së magjistratëve, ngritjen e mekanizmave mbikëqyrës dhe llogaridhënës të pavarur, si  dhe vendosjen e standardeve të qarta mbi deontologjinë politike, në raport me marrëdhëniet e saj me pushtetin gjyqësor”, tha ai.

“Rrjedhoja më e rëndësishme e parimit të pavarësisë së magjistratëve është mos përgjegjësia për vendimet që japin, sipas bindjes së tyre mbështetur në ligj. Në gjykimin e një çështjeje, ata marrin vendime mbështetur në ligj dhe sipas bindjes së tyre të brendshme. Por pavarësia funksionale dhe personale nuk  nënkupton imunitetin apo mungesën e kontrollit. Prandaj, pasoja e pushtetit dhe besimi që shoqëria i jep magjistratëve është e tillë, që duhet të ketë disa mënyra për t’i mbajtur përgjegjës. Çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit  gjyqësor nuk është legjitime, nëse nuk shoqërohet me reagim mbi formën, thelbin dhe kufijtë e ushtrimit të sistemit llogaridhënës të magjistratëve, pasi pa rregulla të qarta për kontrollin e pushtetit gjyqësor, rrezikojmë t’i shndërrojmë magjistratët në një sovran të heshtur. Pra rritja e kompetencës dhe pavarësisë së magjistratëve duhet të shoqërohet me një sistem llogaridhënës efektiv”, pohoi Metani.

Sipas Metanit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë përfaqëson mekanizmin themelor, që lidh pavarësinë e magjistratit me sistemin llogaridhënës dhe përgjegjësinë publike të tyre.

“Sfida më e madhe sot e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është të ruajë pavarësinë e tij institucionale, si dhe të jetë një kontribuues i rëndësishëm në garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, në një mjedis ku ndikimi apo ndërhyrjet e drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë të panjohura. Për të mos u shndërruar në një mjet presioni ndaj magjistratëve dhe pushtetit gjyqësor, ILD po përpiqet të zbatojë standardet më të larta të procesit të rregullt ligjor, të sigurojë transparencë në procedurat e zhvilluara nga ana e tij, si dhe të dëshmojë integritet në çdo vendimmarrje. Këtë mekanizëm llogaridhënës, ILD po përpiqet të konceptojë dhe të aplikojë në mënyrë institucionale, të drejtë dhe të qëndrueshme, si forma më e lartë e përgjegjshmërisë publike të magjistratëve”, pohoi Metani.

“Roli i ILD-së nuk duhet parë thjesht në dimensionin ndëshkues disiplinor, por në një prizëm më të gjerë edukues dhe parandalues, në funksion të krijimit të një kulture të lartë etike dhe profesionale në pushtetin gjyqësor. Në këtë mënyrë, ky institucion po angazhohet të shndërrohet në një mbështetës të vërtetë të parimeve të shtetit të së drejtës, duke ruajtur ekuilibrin e ndjeshëm mes llogaridhënies dhe pavarësisë të pushtetit gjyqësor””, vijoi ai.

Duke e parë pavarësinë dhe llogaridhënien si një dualitet organik, që ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës, Metani theksoi se duhet reflektuar për ndërtimin e një drejtësie që t’i garantojë të dyja, ndërsa dhënia e drejtësisë duhet të jetë një shërbim publik.

“Sot më shumë se kurrë, drejtësia në Shqipëri ka nevojë për magjistratë dhe profesionistë me integritet të lartë moral, të ndërgjegjshëm për rolin e tyre kushtetues dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë, si një shërbim publik, duke i ruajtur të pastra interesat e saj. Ka nevojë për magjistratë që besojnë realisht, jo vetëm në vlerat shoqërore, por edhe në misionin e tyre personal për të shërbyer në sistemin e drejtësisë. E lidhur natyrshëm kjo edhe me forcimin e mëtejshëm të përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë. Të gjithë ne, si pjesëtarë të sistemit të drejtësisë, kemi detyrën që përmes praktikës sonë, sjelljes institucionale dhe kulturës profesionale, të dëshmojmë se pavarësia nuk është privilegj personal i magjistratëve, por një mjet në shërbim të qytetarit dhe se llogaridhënia nuk është kufizim apo cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por një mekanizëm për ta ushtruar këtë pavarësi me përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, çmoj se është po kaq i rëndësishëm respektimi i funksionimit të mekanizmit kushtetues të kësaj balance të rëndësishme, si një mjet, ndoshta i vetmi, për rizgjimin e sistemit gjyqësor”, cilësoi Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani në konferencën kombëtare “Dimensioni i integriteti...
1 nga 5

/e.i/j.p/

 

The post Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të menduarit pozitiv bazuar në neuroshkencë

26 June 2025 at 19:47

Mekanizmat nervorë dhe rrugët neurokimike që mbështesin të menduarit pozitiv: Strategji për përmirësimin e shëndetit mendor

Fadil Tafil Çitaku, PhD 
Academy of Leadership Sciences Switzerland, Zürich, Switzerland
Instituti për Avancim Kombëtar, Prishtinë, Kosovë
fadil.citaku@alss-edu.ch

Abstrakt

Të menduarit pozitiv, i përkufizuar si prirja për t’u përqendruar në mendime dhe pritshmëri optimiste, është lidhur me shëndet më të mirë psikologjik dhe reziliencë më të madhe. Studimet në neuroshkencë po zbulojnë gjithnjë e më shumë se si të menduarit pozitiv ndikon në funksionin, strukturën dhe proceset neurokimike të trurit. Kjo përmbledhje sintetizon dëshmitë empirike aktuale (2005–2025) për të sqaruar bazat nervore të të menduarit pozitiv, me fokus në rajonet e trurit, neurotransmetuesit dhe neuroplasticitetin. Aplikime praktike të bazuara në këto të dhëna ofrohen për të promovuar të menduarit pozitiv në jetën e përditshme.

Problemi i shtjelluar

Edhe pse të menduarit pozitiv lidhet gjerësisht me mirëqenie të përmirësuar, mekanizmat nervorë që qëndrojnë pas këtyre përfitimeve mbeten të paeksploruar në thellësi. Një kuptim i detajuar i qarkullimeve të trurit dhe proceseve neurokimike përkatëse është thelbësor për të zhvilluar ndërhyrje të bazuara në evidencë që forcojnë reziliencën dhe shëndetin mendor.

Pyetja kërkimore

Cilët mekanizma të trurit dhe rrugë neurokimike mbështesin të menduarit pozitiv, dhe si mund të përdoren këto gjetje për të zhvilluar strategji që kultivojnë pozitivitetin për shëndet mendor?

Metodologjia

U krye një kërkim literature në databazat PubMed, Scopus dhe Google Scholar duke përdorur termat: “positive thinking,” “optimism,” “neural correlates,” “brain,” dhe “neuroscience.” Kriteret për përfshirje: studime empirike të rishikuara nga kolegë, të publikuara midis viteve 2005 dhe 2025 që hetojnë korrelatet nervore ose neurokimike të të menduarit pozitiv ose optimizmit. Artikujt përmbledhës dhe meta-analizat u përjashtuan për t’u fokusuar në të dhëna kërkimore primare.

Rajonet e trurit të përfshira

Kërkimet identifikojnë korteksin prefrontal ventromedial (vmPFC) dhe korteksin prefrontal dorsolateral (dlPFC) si kyçe në të menduarit pozitiv. vmPFC është i përfshirë në përfaqësimin e vlerave dhe rregullimin emocional (Sharot et al., 2017). Studimet me rezonancë magnetike funksionale tregojnë se paragjykimi optimist korrespondon me aktivitet të rritur në vmPFC dhe aktivizim të reduktuar në amigdalë, një rajon kyç për përpunimin e emocioneve negative (Sharot et al., 2011).

Korteksi cingulat anterior (ACC) gjithashtu luan rol në monitorimin e konfliktit midis inputeve negative dhe pozitive dhe modifikimin e vëmendjes drejt stimujve pozitivë (Voss et al., 2013).

Proceset neurokimike

Dopamina ndikon në pritshmëritë pozitive dhe mësimin përmes shpërblimit. Studimet me manipulim farmakologjik dhe neuroimazheri konfirmojnë se lirimi i dopaminës në striatum mbështet paragjykimin optimist dhe mësimin përforcues pozitiv (Sharot et al., 2011). Roli i serotoninës në rregullimin e humorit ndihmon në ruajtjen e afekteve pozitive (Cools et al., 2008).

Neuroplasticiteti

Studimet afatgjata raportojnë se ndërhyrjet që promovojnë të menduarit pozitiv, si terapia kognitive e bazuar në ndërgjegjësim (mindfulness), rrisin vëllimin e lëndës gri në zonat prefrontale dhe forcojnë lidhjen me rajonet limbike, duke dëshmuar se të menduarit pozitiv mund të shkaktojë ndryshime neuroplastike (Kim & Hamann, 2007).

gettyimages

Rezultatet

Individët optimistë shfaqin rritje të aktivizimit në vmPFC dhe dlPFC gjatë detyrave me pritshmëri pozitive, me njëkohësisht një përgjigje të reduktuar të amigdalës ndaj stimujve negativë (Sharot et al., 2011). Sinjalizimi dopaminergjik në striatum lidhet pozitivisht me shkallën e optimizmit (Sharot et al., 2011). Studimet mbi neuroplasticitetin tregojnë se mendimi pozitiv i qëndrueshëm ose praktika e meditimit përmirëson lidhjet strukturore brenda qarqeve prefrontale-limbike (Kim & Hamann, 2007).

Diskutim

Të menduarit pozitiv angazhon një rrjet të shpërndarë të trurit ku korteksi prefrontal rregullon përgjigjet emocionale përmes kontrollit nga lart-poshtë të strukturave limbike. Dopamina forcon pritshmëritë pozitive përmes përmirësimit të përpunimit të shpërblimeve, ndërsa serotonina ndihmon në stabilitetin e humorit. Ndryshimet neuroplastike sugjerojnë se kultivimi i të menduarit pozitiv përmes praktikës mund të sjellë ndryshime të qëndrueshme në tru që përmirësojnë reziliencën emocionale.

Përfundim

Kërkimet aktuale në neuroshkencë theksojnë vmPFC, dlPFC, ACC dhe rrugët dopaminergjike si substratet nervore kyçe të të menduarit pozitiv. Këto gjetje mbështesin ndërhyrjet që synojnë rregullimin kognitiv dhe emocional për të rritur optimizmin dhe mirëqenien mendore.

Shtatë këshilla për të zbatuar të menduarit pozitiv çdo ditë

1. Praktiko meditimin ndërgjegjës për të përmirësuar kontrollin prefrontal dhe për të reduktuar ndikimin negativ emocional (Kim & Hamann, 2007).
2. Përdor strategji të rishikimit kognitiv për të interpretuar ngjarjet negative në mënyrë pozitive, duke angazhuar dlPFC (Goldin, et al., 2008).
3. Vendos qëllime të arritshme pozitive për të stimuluar rrugët e shpërblimit të lidhura me dopaminën (Sharot et al., 2007).
4. Mbaj një ditar mirënjohjeje për të forcuar qarkullimet e kujtimeve pozitive (Emmons & Stern, 2013).
5. Kufizo ekspozimin ndaj lajmeve negative për të reduktuar mbistimulimin e amigdalës (Sharot et al., 2011).
6. Ruaj lidhjet shoqërore për të mbështetur ekuilibrin e serotoninës dhe rregullimin emocional (Cools et al., 2008).
7. Ushtrohu rregullisht për të nxitur neuroplasticitetin dhe balancën e neurotransmetuesve (Voss et al., 2013). /Telegrafi/

The post Të menduarit pozitiv bazuar në neuroshkencë appeared first on Telegrafi.

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

26 June 2025 at 10:43

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të enjte për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë. Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në […]

The post “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën appeared first on BoldNews.al.

Projekti që mund të trondisë shkencën, nis ndërtimi i ADN-së së njeriut në laborator

By: fra nc
26 June 2025 at 11:43

Një projekt ambicioz që pritet të trondisë kufijtë aktualë të shkencës dhe etikës, ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar me ndërtimin nga e para ADN-së njerëzore.

Financuar fillimisht me 10 milionë paund nga fondacioni Wellcome Trust, organizata bamirëse më e madhe mjekësore në botë, projekti synon të krijojë seksione të ADN-së njerëzore në mënyrë sintetike, me qëllim përparimin e trajtimeve për sëmundje të pashërueshme.

Ky hulumtim shënon një kthesë të rëndësishme në biologji, pasi për herë të parë shkencëtarët do të kalojnë nga thjesht leximi i ADN-së në ndërtimin e saj molekulë pas molekule. Quajtur Projekti i Gjenomit Sintetik Njerëzor, iniciativa synon në fazën e parë të krijojë kromozome njerëzore të ndërtuara plotësisht në laborator.

Dr. Julian Sale, nga Laboratori i Biologjisë Molekulare MRC në Kembrixh dhe pjesë e projektit, e konsideron këtë një hap gjigant në biologji:

“Qielli është kufiri. Ne po synojmë terapi që përmirësojnë jetën e njerëzve teksa plaken, përfshirë edhe krijimin e qelizave rezistente ndaj sëmundjeve, të cilat mund të përdoren për të riparuar organe si mëlçia apo zemra.”

Qëllimi afatgjatë është që përmes këtij kontrolli të ri mbi strukturën e ADN-së të kuptohet më mirë roli i gjeneve dhe të krijohen trajtime të synuara për sëmundje që aktualisht nuk kanë shërim.

Megjithatë, projekti nuk ka kaluar pa polemika. Kritikët paralajmërojnë për rrezikun e përdorimit të teknologjisë për qëllime të dëmshme.

Dr. Pat Thomas, nga grupi i fushatës Beyond GM, paralajmëron:

“Shkenca nuk është gjithmonë neutrale. Ekziston rreziku që kjo teknologji të përdoret për qëllime të tjera, përfshirë armë biologjike ose krijimin e njerëzve të ‘përmirësuar’ gjenetikisht.”

Edhe profesorë të tjerë, si Prof. Bill Earnshaw nga Universiteti i Edinburgut, shprehen se kufizimet aktuale ligjore dhe etike mund të mos jenë të mjaftueshme për të ndaluar entitete me synime të dyshimta.

Për të përballuar këto shqetësime, një program paralel i kërkimit social dhe etik do të drejtohet nga sociologia Prof. Joy Zhang në Universitetin e Kentit. Ky program do të mbledhë mendimet e publikut dhe ekspertëve mbi ndikimet potenciale të projektit.

Dr. Tom Collins nga Wellcome Trust, i cili dha miratimin për financimin, tha për BBC News:

“Kjo teknologji do të zhvillohet një ditë, me apo pa ne. Qasja jonë është ta bëjmë këtë tani, në mënyrën më të hapur dhe të përgjegjshme të mundshme.”

Ky zhvillim vjen në 25-vjetorin e përfundimit të Projektit të Gjenomit Njerëzor, i cili për herë të parë hartëzoi të gjithë ADN-në njerëzore. Projekti i ri synon të shkojë përtej kësaj, jo vetëm ta lexojë kodin e jetës, por ta krijojë atë nga e para.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projekti që mund të trondisë shkencën, nis ndërtimi i ADN-së së njeriut në laborator appeared first on Euronews Albania.

Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën

By: V K
26 June 2025 at 10:52

Këtë të enjte, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dhënë pretencën për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë.

Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në Shkodër, SPAK ka kërkuar dënimin me 15 vite burgim, ndërkohë për biznesmenin Pëllumb Gjoka është kërkuar dënimin me 14 vite heqje lirie.

Ndërsa për ish-efektivin e policisë Edmond Preka, është kërkuar dënimi me 11 vite burgim.

Për Astmer Bilalin, është kërkuar dënimi me 10 vite burgim, për ish zv.drejtorin e Policisë së Shkodrës Ardit Hasanbegajn 9 vite burgim, për ish-shefin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit Oltion Bistrin, 9 vite burgim dhe për ish-prokurorin Xhevahir Litën 6 vite burgim.

Ndaj tyre do të aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar për uljen e një të tretës së dënimit.

Në seancën e sotme në GJKKO, në sallë ishin të pranishëm të pandehurit Edmond Preka dhe Oltian Bistri. Mes diskutimesh, u kërkua dhe ndërprerja e seancës së sotme, gjë që nuk u pranua nga GJKKO-ja.

Avokati: M’u dha koha e mjaftueshme për takimin me të pandehurin, por ai ka kërkuar të mos mbrohet prej meje, pa më dhënë arsye.

Edmond Preka: Unë nuk dua të përfaqësohem nga avokati, ai ka në dorë jetën time, ai s’ka lexuar as dosjen.

Avokati: Kërkoj vazhdimin e gjykimit të çështjes ose të kërkojmë ndarje të çështjes, pasi nuk mund të penalizohet klienti im duke iu pezulluar afati i paraburgimit.

Avokati Gurali Brahimllari: Lidhur me vendimet e të pandehurit Edmond Preka, ligji parashikon një mbrojtje efektive, në kushtet kur mbrojtësi i zgjedhur prej tij mungon dhe ka paraqitur një raport mjekësor…

Gjykata: Nuk keni pse ju të flisni për të pandehurit tjerë, ju lutem mbroni klientin tuaj.

Avokati Gurali Brahimllari: Kërkoj që seanca e sotme të ndërpritet për shkak të raportit mjekësor. Flas në emër të vijueshmërisë së seancës pasi preket edhe e drejta e klientit tim

Avokati Rumano: Duke marrë parasysh se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në situata më kritike se ne dhe ka vijuar të jetë prezent në seanca, por ajo çfarë unë shoh nga gjykata është përshpejtimi i seancës, duke mos lejuar mbrojtjen efektive. Me gjithë respektin për kolegët, nuk munden avokatët kryesisht të përfaqësojnë të pandehurit, Gjykata e përdor si efekt procedurial pa marrë parasysh efektivitetin e mbrojtjes, situatë e cila mund të sjellë rigjykim.

Avokati Gurali Brahimllari: Dua të di nëse prokuroria ka paraqitur konkluzionet e 26 prill 2024, apo qëndrimi që ka mbajtur më 1 tetor 2024? Mbi çfarë baze autoritete ligjore franceze e kanë kryer këtë porosi?

Prokuroria: Do të lexoj vetëm dispozitivin dhe do ua paraqesim avokatëve një kopje.

Gjatë leximit të fakteve të nxjerrja nga hetimi, prej Prokurorisë së Posaçme, avokati Brahimllari u shpreh se; “Ajo çfarë po lexohet është e njëjta, gërmë për gërmë me dosjen që kanë paraqitur për gjykimin e këtij procesi”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 Korrik të vitit 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Bashkë me Pëllumb Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka, rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

SPAK akuzon biznesmenin Pëllumb Gjoka, se në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën, kanë kryer vrasjen e Gjin Boriçit dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

SPAK thotë se ata u ndihmuan edhe nga ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, që u jepte informacione. Teksa hetimet treguan edhe se Pëllumb Gjoka e Behar Bajri, kishin korruptuar ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e forcave operacionale Oltion Bistri.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga “Sky Ecc” në procese penale në Shqipëri. Kërkesa e biznesmenit Gjoka, është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit, si dhe në Gjykatën Kushtetuese.

The post Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën appeared first on Albeu.com.

Dosja “Sterilizimi”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe të pandehurit e tjerë

By: V K
25 June 2025 at 13:40

Prokuroria e Posaçme, ka lexuar pretencën në dosjen “Sterilizimi”, duke kërkuar dënimin me burg për 3 të pandehur.

Për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg.

Nëse dënohen, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 6.8 vite burg.

Ndërsa për ish-drejtoreshën juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, u kërkua 3.6 vite burg.

Nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 2.4 vite burg.

Pretenca e SPAK:

Klodian Rjepaj, 10 vite burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vite e 8 muaj

Ilir Rrapaj, 10 vite burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vite 8 muaj

Marsela Serjanaj 3 vite 6 muaj / nga gjykimi i shkurtuar 2 vite 4 muaj

The post Dosja “Sterilizimi”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Klodian Rjepajn, Ilir Rrapajn dhe të pandehurit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Montanario: Shqipëria në drejtimin e SEPCA-së, kapitull i ri në luftën kundër krimit të organizuar

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Drejtuesi i projektit “EU4Fast”, Antonio Montanario u shpreh sot se me drejtimin shqiptar të Asamblesë së Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA) dhe bashkëpunimin Policisë së Shtetit, hapet një kapitull i ri për mënyrën e luftës kundër krijimit të organizuar.

Në fjalën e tij gjatë Asamblesë së SEPCA-së 2025, që po zhvillohet në Berat, ku Policia e Shtetit është në cilësinë e presidentes së SEPCA-së për këtë vit, Montanario tha se e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë mbështetet në mënyrën se si ne luftojmë krimin e organizuar.

“Është një entuziazëm shumë i madh për t’ju drejtuar ju sot në këtë kapitull të ri që kemi si një angazhim të përbashkët. Sa i përket Shqipërisë që merr presidencën e SEPCA-s, ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë për të ndërtuar themelet solide që kemi. Vitin e kaluar sa i përket drejtimit nga ana e Serbisë, u pa një dëshmi e asaj që është arritur përmes bashkimit, inovacionit dhe këmbënguljes, ndërsa E4Fast ka arritur që të ketë rezultate të prekshme”, tha ai.

Drejtuesi i E4Fast u shpreh se bashkëpunimi rajonal ka rritur kapacitetet institucionale, ndërsa roli i Shqipërisë në drejtimin e SEPCA-së 2025 pritet me shumë entuziazëm dhe besim nga të gjitha palët.

“Shqipëria sjell rolin e saj me një përvojë të pasur, me një perspektivë dinamike, me përkushtim të paepur për vlerat që ne ndajmë së bashku. Në drejtimin e Shqipërisë, ne do vazhdojmë të thyejmë akuj dhe të arrijmë lartësi të mëdha. Jam i kënaqur që Shqipëria ka ndërmarrë drejtimin e SEPCA-së dhe ky është një fillim i mirë, ndërsa ne, si E4Fast garantojmë mbështetje në hartimin e vlerësimeve të krimit të organizuar, kërcënimeve dhe hetimeve financiare”, cilësoi Montanario.

Ai shtoi se Eu4Fast mbetet një platformë përmes të cilës, sigurohet transformimi i të gjitha shërbimeve reaguese kundër krimit dhe pushtetit të krimit, si edhe efikasiteti dhe siguria për qytetarët.

“Me drejtimin shqiptar jam besimplotë që do të kemi më shumë energji dhe një angazhim të përbashkët për të arritur ekselencën. Të mbështesim njëri-tjetrin dhe të arrijmë bashkëpunime të tjera”, përfundoi Montanario.

/e.i//r.e//a.f/

The post Montanario: Shqipëria në drejtimin e SEPCA-së, kapitull i ri në luftën kundër krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌