Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

NOTRE DAME – Rikthehet statuja e “Shën Tomasit” në bazën e kambanarës

24 July 2025 at 20:27

PARIS, 24 korrik  /ATSH-AFP/ – Një statujë e apostullit “Shën Tomas” u rikthye sot në katedralen Notre-Dame në Paris, duke kompletuar kthimin e të 16 statujave që zbukuronin bazën e kambanarës përpara zjarrit shkatërrues të vitit 2019.

Statuja, me gjatësi tre metra dhe peshë 100 kilogramë, nuk u prek nga zjarri, pasi ishte hequr nga katedralja vetëm disa ditë më parë për restaurim rutinë, së bashku statujat e tjera.

“Kjo është pothuajse një mrekulli”, tha Marie-Hélène Didier, përgjegjëse për ndërtesat historike në rajonin e Parisit. “Është një simbol shumë i fuqishëm të shohësh të gjitha statujat sërish atje lart”, i tha ajo agjencisë AFP.

Pas bekimit nga kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, statuja u vendos në bazën e kambanarës me një vinç. Ajo aktualisht qëndron e fshehur pas skelave që rrethojnë kambanarën, por do të jetë plotësisht e dukshme deri në fund të gushtit.

Notre-Dame ishte pranë shkatërrimit në vitin 2019, por u rinovua plotësisht nga brenda dhe iu vendos një çati dhe kambanare e re gjatë një restaurimi intensiv pesëvjeçar.

Të 16 statujat, që përfaqësojnë 12 apostujt dhe katër ungjilltarët sipas traditës katolike, u dizenjuan në vitin 1857 nga Eugène Viollet-le-Duc, arkitekti i kambanarës, dhe u gdhendën nga Adolphe-Victor Geoffroy-Dechaume.

Shkaku i saktë i zjarrit të vitit 2019 nuk është identifikuar kurrë, pavarësisht një hetimi  të hollësishëm , për të cilën u sugjerua si më e mundshme një aksident, p.sh. një defekt elektrik. /Ad.Ab./

The post NOTRE DAME – Rikthehet statuja e “Shën Tomasit” në bazën e kambanarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Raporti i Akreditimit: Shqetësime për cilësinë e programeve dhe stafit akademik

23 July 2025 at 17:08

Shqipëria ka më pak doktorë shkencash në universitete, më shumë pedagogë me kohë të pjesshme dhe kurrikula të shkëputura nga tregu. Kjo panoramë e zymtë u bë me dije nga raporti i fundit i Bordit të Akreditimit të Universiteteve për periudhën 2017-2023.

Në tryezën me qeverinë, që u mbajt këtë javë, shqetësimeve të vjetra iu dha vëmendje me shifra.

Kryetarja e Bordit, Shqiponja Tehlaj, theksoi se 42% e stafit akademik në universitete është pa doktoraturë. Ajo tha se krahasuar me vitin 2016, ku kjo shifër ishte 46%, ka një ulje të lehtë, por që sërish “shifra mbetet e lartë”.

Sipas Tehlajt kjo tregon se gjysma e stafit pedagogjik e ka të vështirë të kryejë studime cilësore për shkak të mungesës së kualifikimit të duhur. Pikë shqetësuese në aspektin e kualifikimit u pa te cikli i dytë i studimeve: programet “Master” (MSc; MPS).

“Stafi me ‘Master’ jep mësim në programet ‘Master’,” theksoi si problem Tehlaj.

Në vitin 2023, IAL-të shqiptare patën nga një pedagog për çdo 17 studentë, çka konfirmon prirjen në rënie të numrit të tyre. Ndërkohë sa i takon gjinisë, vajzat mbeten më të shumta në numër.

“Ka një raport më të lartë të vajzave që regjistrohen në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), gati 60%,” tha Tehlaj gjatë prezantimit të raportit, i cili ka identifikuar gjithashtu probleme me investimet, biblioteka minimale, mungesë literature në shqip dhe akses i kufizuar në burime dhe revista shkencore.

“Ka biblioteka sa një dhomë standarde 4×4 që është shumë shqetësuese. Ka programe që nuk kanë literaturë në shqip”, u shpreh akademikja Tehlaj, sipas së cilës ka mungesë të studimeve të mirëfillta të tregut të punës.

“Na vijnë programe që kanë 2-3 studentë. Para se të hapen duhet të shikojmë sa i shërbejnë shoqërisë dhe a mundet që një universitet ta mbajë një program me tre studentë, sepse mund të krijojë probleme me cilësinë e tyre”, vijoi Tehlaj.

Sa i takon procesit të akreditimit, nga raporti u vu re rritje në cilësi, por ende larg nivelit europian.

“Nëse në 2017 (indeksi i cilësisë) ishte 3.88, në 2023 ka qenë 4.54. Nëse marrim një mesatare është 4.26. Një rritje për t’u vlerësuar, por ka ende punë për të bërë sepse maksimumi i cilësisë në indeksin tonë është 6,”, theksoi Tehlaj.

Në përfundim të prezantimit, u shtrua nevoja për përfshirje të diasporës shqiptare, duke e konsideruar si çelësi për zhvillimin e mëtejshëm të situatës universitare në vend dhe kërkimin shkencor.

Po ashtu u kërkua përmirësim në ndërkombëtarizimin e universiteteve, përmirësimin e laboratorëve dhe infrastrukturës dhe mbështetjen e studentëve që mbarojnë studimet.

Shqetësime “të bërtitura” prej vitesh

Gjetjet e Bordit të Akreditimit u panë nga Taulant Muka, hulumtues shkencor dhe epidemiolog, si korrekte dhe si shqetësime të ngritura edhe më herët. Sipas tij, mungesa e kualifikimeve po i kushton shumë Shqipërisë.

“Për shkak të mungesës së profesoratit të përgatitur, humbasim miliona që mund t’i kishim marrë nga fondet e BE-së për kërkimin shkencor. Sigurisht që është shqetësuese që të kesh staf akademik me vetëm një master për të përgatitur pikërisht studentin e masterit dhe në kundërshtim me ligjin”, tha për Citizens.al Muka.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare, vlerësoi raportin si të saktë në përgjithësi, por kritikoi përdorimin e të dhënave të vjetra nga ana e bordit dhe Kryeministrit Edi Rama kur i referoheshin universiteteve.

“Nga ana tjetër kishim një konferencë rektorësh, e cila nuk pranonte kritikën”, u shpreh Xhemollari duke marrë shkas nga reagimi kritik i rektorit të Universitetit të Tiranës (UT) Artan Hoxha ndaj raportit.

Hoxha u shpreh se raporti është i njëjtë me atë të vitit 2024, duke pasur disa reflektime të shqetësimeve të adresuara, por që nuk ka ndryshuar gjë.

“Thjesht ka një kozmetikë, por konkluzionet janë po të njëjta, të cilat një pjesë e tyre i pranojmë se e dimë ku është arsimi, por që unë nuk besoj se Shqipëria mund të pranojë që pas pesë vitesh intensive pune, arsimi i lartë të jetë aty-aty apo diku edhe më pak në performancë se ai i viteve 15 apo 16 të këtij shekulli”, deklaroi rektori Hoxha.

Sipas Xhemollarit shifrat ishin të vjetra, mirëpo pavarësisht kësaj ishin therëse për realitetin akademik në vend.

“Duke filluar nga pedagogët pa doktoratura, pavarësisht se në Shqipëri ka pafund njerëz që kanë përfunduar doktoraturat, universiteti nuk i gjen dot këta. Duke filluar nga mos-lidhja e tregut të punës me universitetin dhe ajo që është thelbësore për universitetin që shkenca që ata prodhonin nuk i shërbente fare shoqërisë”, deklaroi Xhemollari.

Për Mukën ideja se duhet të prodhohet një ligj i ri për arsimin e lartë, nuk qëndron, pasi problemi është mungesa e zbatimit të ligjit. Ai sheh me shqetësim edhe plagjiaturat, për të cilat edhe Kryeministri Rama u shpreh se nuk është adresuar siç duhet.

“Sikurse e tha edhe kryeministri jemi atdheu i plagjiaturave, por ka edhe hipokrizi brenda sepse nuk mund të thuash atdheu i plagjiaturave dhe ndërkohë 12 vite kryeministër ke pasur mundësinë ta zgjidhësh këtë çështje dhe jo vetëm që nuk e ke zgjidhur, por vë ministre arsimi Ogerta Manastirliun e cila ka plagjiaturë”, deklaroi Muka.

Muka theksoi dhe një tjetër shqetësim: faktin që Agjencia shqiptare e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) nuk është pjesë e Agjencisë Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe kjo, sipas tij hedh poshtë të gjithë propagandën e qeverisë për diploma që njihen nga BE-ja.

“Sigurisht që nuk mund të njihen kur bëhet fjalë për një profesorat që ka nivel masteri, maksimumi doktoraturë në përgatitjen e vet akademike”, deklaroi Muka.

Sipas Xhemollarit nëse sipas rektorit të UT-së, universiteti ka përparuar, mjafton të shikojmë që ky institucion nuk ka një revistë shkencore.

“Mund të pyesni çdo universitet, edhe të dobët edhe të fortë, në Evropë dhe asnjë prej tyre nuk ka një universitet pa një revistë shkencore, që do të thotë pedagogët e tij nuk prodhojnë artikuj dhe shkencë”.

Në këto kushte, sipas Mukës zgjidhje emergjente është ndryshimi i drejtimit në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa të dy, Muka dhe Xhemollari bien dakord për nevojën për veting akademik.

“Kemi një nevojë të jashtëzakonshme për rishikimin e titujve akademikë dhe vendosjen e meritokracisë në universitete, përfshirë këtu edhe plagjiaturën”, thekosi Muka.

Qëndresa Qytetare përmes raporteve vjetore që kryen për monitorimin e universiteteve publike ka kostatuar se për vitin 2023-2024, shtatë universitete publike shpenzuan 88 milionë euro, ku shumica e parave shkuan për paga, udhëtime e mobilime zyrash.

Sipas Xhemollarit ky veting nis së pari me vetingun pasuror të dekanëve dhe rektorëve.

“Me vetingun akademik të titujve, të gradave shkencore etj, dhe me vetingun e plagjiaturave që është një problem tashmë i përmendur shpeshherë”, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu:

The post Raporti i Akreditimit: Shqetësime për cilësinë e programeve dhe stafit akademik appeared first on Citizens.al.

SOFT  NEWS – Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

21 July 2025 at 21:35

PARIS, 21 korrik /ATSH-DPA/  – Katedralja “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale nga gjiganti amerikan i teknologjisë “Microsoft”, me qëllim zbulimin  e çdo detaji të skulpturave të saj gotike.

Projekti pritet të zgjasë të paktën një vit dhe të kushtojë disa milionë dollarë, i tha sot revistës “Le Pointpresidenti i “Microsoft-it, Brad Smith.

Duke ndjekur shembullin e projekteve të mëparshme të digjitalizimit, si ai i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, katedralja do të skanohet me teknologji shumë të avancuar për t’u ruajtur në mënyrë digjitale për brezat e ardhshëm.

Monumenti i famshëm i Parisit rihapi dyert në dhjetor pas një zjarri shkatërrues në prill të vitit 2019 dhe disa viteve restaurimi.

Smith, i cili ndodhet në kryeqytetin francez, gjithashtu njoftoi se rreth 1 500 modele historike të skenografisë nga Opera e Parisit do të digjitalizohen në bashkëpunim me Ministrinë franceze të Kulturës. /Ad.Ab./

The post SOFT  NEWS – Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Squid Game” i fundit i jep Netflix-it një fitim të madh: Kompania tejkalon pritshmëritë për të ardhurat vjetore

By: gaze tare
17 July 2025 at 23:36

Netflix ka kaluar pritshmëritë e analistëve për tremujorin e dytë të vitit, falë suksesit të sezonit të fundit të “Squid Game”, seriali korean që vijon të thyejë rekorde audience. Fitimi për aksion arriti në 7.19 dollarë, ndërsa të ardhurat neto shkuan në 3.1 miliardë dollarë, të dyja shifra më të larta nga sa pritej.

Përveç përmbajtjes, Netflix po shfrytëzon edhe një strategji të re me reklama dhe evente live si WWE, për të tërhequr abonentë dhe reklamues. Kompania ka rritur gjithashtu parashikimin vjetor për të ardhurat, të ndihmuar edhe nga dobësimi i dollarit amerikan.

Pavarësisht kësaj performance të fortë, aksionet e Netflix ranë me 1% në tregun pas orarit zyrtar. Megjithatë, analistët theksojnë se platforma po ecën si “makinë e lubrifikuar mirë”, me një bazë solide për rritje të qëndrueshme.

The post “Squid Game” i fundit i jep Netflix-it një fitim të madh: Kompania tejkalon pritshmëritë për të ardhurat vjetore appeared first on iconstyle.al.

Sezoni i fundit i “Squid Game” ndihmon Netflix të tejkalojë parashikimet e fitimit dhe rrit pritshmëritë për të ardhurat vjetore

17 July 2025 at 22:43

Sezoni i fundit i serialit globalisht të suksesshëm “Squid Game” ka ndihmuar platformën Netflix që të tejkalojë parashikimet e analistëve për fitimet në tremujorin e dytë të vitit. Po ashtu, kompania ka rritur pritshmëritë për të ardhurat vjetore.

Aksionet e Netflix, të cilat kishin shënuar një rritje prej afro 44% gjatë këtij viti para publikimit të raportit financiar të së enjtes, ranë me 1% në tregun pas orarit të bursës, duke u stabilizuar në 1,260 dollarë (1,147 euro). Netflix theksoi se rritja e parashikimit të të ardhurave reflekton kryesisht “dobësimin e dollarit amerikan”.

Për periudhën prill-qershor, kompania raportoi fitim për aksion të holluar prej 7.19 dollarësh (6.54 euro), duke kaluar pritshmërinë e analistëve të anketuar nga LSEG, e cila ishte 7.08 dollarë (6.44 euro), shkruan Reuters.

Netflix e ngriti parashikimin për të ardhurat e vitit 2025 në mes 44.8 deri në 45.2 miliardë dollarë (40.77 – 41.13 miliardë euro), duke përmendur dobësimin e dollarit amerikan si dhe “rritjen e shëndetshme të anëtarësimeve dhe të të ardhurave nga reklamat”. Më parë, ky parashikim kishte qenë deri në 44.5 miliardë dollarë (40.50 miliardë euro).

Kompania ka ndërtuar një version të platformës së saj me mbështetje reklamuese për të tërhequr përdoruesit që janë më të ndjeshëm ndaj çmimit, edhe pse ka theksuar se reklamat nuk do të jenë burimi kryesor i rritjes së të ardhurave gjatë këtij viti. Ajo ka shtuar gjithashtu edhe ngjarje live, si ndeshje të mundjes WWE, për të tërhequr reklamues dhe shikues të rinj.

“Raporti nuk përmban shumë surpriza – Netflix tani funksionon si një makinë e lubrifikuar mirë,” u shpreh analisti i PP Foresight, Paolo Pescatore. “Reklamimi mbetet ende një objektiv strategjik kyç, por do të kërkojë më shumë kohë për t’u zhvilluar.”

Fitimi neto për tremujorin ishte 3.1 miliardë dollarë (2.82 miliardë euro), pak më lart se parashikimi prej 3.06 miliardësh (2.78 miliardë euro). Ndërkohë, të ardhurat totale arritën në 11.08 miliardë dollarë (10.08 miliardë euro), duke kaluar projekcionin e analistëve prej 11.07 miliardë (10.07 miliardë euro).

Netflix publikoi sezonin e tretë dhe të fundit të dramës distopike koreane “Squid Game” vetëm disa ditë para përfundimit të tremujorit të dytë. Ky serial është shfaqja më e ndjekur në historinë e Netflix për përmbajtje jo në gjuhën angleze. Sipas kompanisë, sezoni i tretë ka mbledhur plot 122 milionë shikime.

Ndër publikimet e tjera gjatë tremujorit përfshiheshin edhe titujt “Sirens”, “The Four Seasons” dhe sezoni i tretë i “Ginny & Georgia”.

Netflix ka ndaluar së publikuari të dhënat tremujore për numrin e abonentëve, duke u kërkuar investitorëve që të fokusohen më shumë te fitimi si masë e suksesit. Kompania tha se rritja e anëtarësimeve ishte më e mirë se pritshmëria, por ndodhi në fund të tremujorit, gjë që kufizoi ndikimin në të ardhurat e kësaj periudhe.

Duke parë përpara, Netflix ka parashikuar të ardhura prej 11.5 miliardë dollarësh (10.47 miliardë euro) dhe fitim neto afërsisht 3 miliardë dollarë (2.73 miliardë euro) për tremujorin e ardhshëm. Analistët kishin parashikuar përkatësisht 11.3 miliardë (10.28 miliardë euro) dhe 2.9 miliardë dollarë (2.64 miliardë euro).

Kompania po përgatit gjithashtu sezonet e reja të dy prej serialeve të saj më të suksesshëm. “Wednesday” do të rikthehet në gusht, ndërsa episodet finale të “Stranger Things” do të publikohen në nëntor dhe dhjetor. /Telegrafi/

The post Sezoni i fundit i “Squid Game” ndihmon Netflix të tejkalojë parashikimet e fitimit dhe rrit pritshmëritë për të ardhurat vjetore appeared first on Telegrafi.

“Squid Game” mbyllet me sezonin e tretë: Kritikët e vlerësojnë, por publiku mbetet i ftohtë

By: gaze tare
11 July 2025 at 10:59

Netflix dhe krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, kanë vendosur që “Squid Game” të përfundojë me sezonin e tretë, një lëvizje që ndoshta vjen në kohën e duhur. Edhe pse mbetet një nga sukseset më të mëdha të platformës, sezoni i fundit nuk ka pasur të njëjtin impakt tek audienca globale.

Pas debutimit të bujshëm në vitin 2021, seriali bëri histori si prodhimi origjinal më i ndjekur në Netflix. Sezoni i dytë dhe i tretë u xhiruan njëkohësisht, me synimin për të zgjeruar universin e zymtë dhe kritik të serialit. Megjithatë, sezoni i tretë, i publikuar së fundmi, është përballur me reagime të përziera.

Në platformën Rotten Tomatoes, sezoni ka marrë 82% nga kritikët, por vetëm 50% nga audienca. Kjo përbën rënien më të madhe të vlerësimit publik në krahasim me sezonet e mëparshme.

Kritikët, ndërkohë, vlerësojnë intensitetin dhe përshkallëzimin dramatik të historisë. Sipas Therese Lacson nga Collider: “Sezoni i tretë merr çfarë ka funksionuar dhe e çon në maksimum, madje e kalon atë.”

Megjithëse suksesi fillestar i “Squid Game” ishte organik dhe tronditës, përpjekja për ta mbajtur të freskët në një treg gjithnjë e më kërkues nuk ka funksionuar plotësisht me publikun. Ndoshta, mbyllja pas sezonit të tretë është pikërisht ajo që ky serial kishte nevojë për të ruajtur integritetin e tij artistik.

The post “Squid Game” mbyllet me sezonin e tretë: Kritikët e vlerësojnë, por publiku mbetet i ftohtë appeared first on iconstyle.al.

Drama me H2O

By: Ardit
11 July 2025 at 08:56

Nga Lutfi Dervishi Kemi problem me ujin e pijshëm, se ndonjëherë vjen, ndonjëherë pihet, dhe gjithmonë e  paguan. Kemi problem me ujërat e zeza, që rrjedhin lirshëm si opinionet në Facebook. Kemi problem me ujërat amniotike, sepse s’ka kush lind më në këtë vend. Kemi problem me ujërat e hidrocentraleve private që po i kthejnë  […]

The post Drama me H2O appeared first on BoldNews.al.

Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë në toka bujqësore dhe që shpërndahen edhe në zona malore.Metaj tha se numri i zjarrfikësve është i kënaqshëm, por duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

/kosovapress/

The post Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Gjiri i Gramës, i ndodhur në Gadishullin e Karaburunit, është një nga plazhet më spektakolare të jugut të Shqipërisë, një perlë që tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Gjiri i Gramës, i fshehur në vijëzimin bregdetar të Karaburunit, është kthyer një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale pamje nga ky gji, i cili mund të rroket përmes shtigjeve këmbësore apo nga deti.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit (Vlorës).

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga stuhitë detare.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në Antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si “Shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave.

1 nga 2

/a.f//r.e/

The post Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret në Kosovë: 41 vatra të raportuara, 14 ende aktive

8 July 2025 at 23:14

Temperatura të larta dhe pakujdesia e qytetarëve po përkeqësojnë situatën me zjarret në Kosovë, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), zjarret janë përhapur në disa komuna të vendit. Vatrat aktive janë evidentuar në këto lokacione:

Mitrovicë: Rashan

Skenderaj: Llauzhë, Aqarevë, Tërnavc, Kopiliq

Ferizaj: Burrnik, Nerodime

Istog: Zallq, Gusar

Podujevë: Batllavë, Belloshë, Hërticë, Rakinicë

Pejë: Kryshevc

Gjakovë: Zylfaj (aktiv), Shkukez (afër lokalizimit)

AME bën të ditur se Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë duke punuar intensivisht në terren, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, qytetarëve, vullnetarëve dhe strukturave komunale.

“Vërehet një ulje e intensitetit të rasteve të zjarrit krahasuar me ditën paraprake,” thuhet në njoftim.

Agjencia i bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambient të hapur dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies.

“Falënderojmë zjarrfikësit, strukturat e sigurisë dhe qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin,” përfundon komunikata e AME-së.

The post Situata me zjarret në Kosovë: 41 vatra të raportuara, 14 ende aktive appeared first on Telegrafi.

Foshnja që shqetësoi publikun në “Squid Game 3” nuk është ajo që duket, ja e vërteta tronditëse pas saj

By: gaze tare
6 July 2025 at 19:23

Sezoni i tretë i “Squid Game” ka kapur sërish vëmendjen e botës, me një përmbyllje të errët dhe emocionale që ka mbajtur audiencën të gozhduar pas ekranit. Por, mes skenave të dhunshme dhe sfidave të çmendura, një detaj tjetër ka habitur shikuesit: foshnja misterioze dhe e frikshme që shfaqet gjatë disa episodeve kyçe.

Shumë prej tyre kanë ndarë ndjesinë e parehatshme që iu shkaktoi prezenca e saj, duke e quajtur “shqetësuese”, “jo njerëzore” dhe “tmerrësisht reale”. Dhe me të drejtë, sepse ajo nuk është një foshnjë e vërtetë.

E vërteta pas këtij personazhi të vogël, por me ndikim të madh, është edhe më e çuditshme se vetë seriali: bëhet fjalë për një robot hiper-realist të ndërtuar enkas për serialin. Me peshë, përmasa dhe mimikë thuajse identike me një foshnjë të gjallë, ky krijim teknologjik është përforcuar më tej me efekte CGI, për të rritur intensitetin emocional të disa skenave.

Pse nuk u përdor një fëmijë i vërtetë? Për shkak të kufizimeve ligjore në Korenë e Jugut, orareve të gjata të xhirimeve dhe natyrës së rëndë psikologjikisht të disa skenave. Ekipi vendosi të mos përziejë pamje të një foshnjeje të vërtetë me ato të robotit, për të ruajtur koherencë vizuale dhe besueshmëri në ekran.

Kjo nuk është hera e parë që teknologjia “mashtron” publikun. Një tjetër personazh që nuk është i gjallë në këtë sezon është… një qen! Ai gjithashtu është krijuar përmes një kombinimi mes robotike dhe efekteve kompjuterike.

“Squid Game” vazhdon të provojë se nuk ka frikë të eksperimentojë, jo vetëm me rrëfimin, por edhe me mënyrën sesi ndërtohet vetë realiteti që publiku sheh.

The post Foshnja që shqetësoi publikun në “Squid Game 3” nuk është ajo që duket, ja e vërteta tronditëse pas saj appeared first on iconstyle.al.

Gjërat që nuk duhet t’i humbisni në sezonin e tretë të “Squid Game”: Sakrifica e Gi-hunit dhe zbulimi i tradhtisë

3 July 2025 at 18:40

Sezoni i tretë i “Squid Game” përfundon me përpjekjen e fundit të Gi-hunit për të shkatërruar lojën nga brenda.

Ai zgjedh të sakrifikohet për të shpëtuar foshnjën e ‘Player 222’. Ngjarjet përfshijnë një rebelim të dështuar, vdekjen e një personazhi të rëndësishëm dhe një tradhti të papritur.

Jun-ho vazhdon të kërkojë ishullin ku zhvillohen lojërat, pa e ditur se një nga shokët e tij është tradhtar.

Foto: Netflix

Ndërkaq, Front Man rikthehet në rolin e udhëheqësit dhe mirëpret VIP-at misteriozë.

Pesë pika kryesore të sezonit janë:

Përpjekja e fundit e Gi-hunit: Ai mundohet ta mbyllë lojën dhe zgjedh vdekjen për të shpëtuar foshnjën.

Shkallë globale: Në fund shihet se lojërat nuk ndodhin vetëm në një ishull, por në vende të ndryshme të botës.

Kërkimi i Jun-ho-s: Ai kërkon të zbulojë të vërtetën për lojërat, por nuk e di se njëri prej tyre e tradhton.

Roli i Front Man: Ai rikthehet në krye dhe mirëpret mysafirët e veçantë.

Përfundim emocional dhe brutal: Ka vdekje të dhunshme dhe vendime të vështira që lënë gjurmë tek shikuesit.

 

Kjo përmbledhje tregon temën e sakrificës dhe luftës për drejtësi në një botë ku mbijetesa kërkon vendime të rënda. /Telegrafi/

The post Gjërat që nuk duhet t’i humbisni në sezonin e tretë të “Squid Game”: Sakrifica e Gi-hunit dhe zbulimi i tradhtisë appeared first on Telegrafi.

“Squid Game 3” trondit me skenën më të errët: Një nënë që vret djalin për të shpëtuar një tjetër jetë

By: gaze tare
2 July 2025 at 10:43

Sezoni i tretë dhe përfundimtar i “Squid Game” ka sjellë një nga skenat më të diskutueshme deri tani: një nënë (Geum-ja) detyrohet të vrasë djalin e saj gjatë një loje brutale për të shpëtuar një grua dhe foshnjën e saj.

Krijuesi i serisë, Hwang Dong-hyuk, thotë se donte të krijonte një moment emocional që sfidon pritshmëritë, duke vendosur personazhin përballë një dileme ekstreme morale.

Pas aktit, Geum-ja kryen vetëvrasje. Sipas Hwang, sezoni i tretë flet për sakrificat që shpesh kërkon jeta edhe kur nuk ka zgjidhje të drejta.

The post “Squid Game 3” trondit me skenën më të errët: Një nënë që vret djalin për të shpëtuar një tjetër jetë appeared first on iconstyle.al.

Publikohet sezoni i tretë i Squid Game

27 June 2025 at 09:42

Pas suksesit të jashtëzakonshëm global që nga debutimi i tij në vitin 2021, seriali korean “Squid Game” rikthehet me sezonin e tretë dhe të fundit, i cili u publikua sot, më 27 qershor, në platformën Netflix.

Të gjitha gjashtë episodet janë tashmë të disponueshme për shikuesit anembanë botës, duke i dhënë fund një prej sagave më të ndjekura dhe të diskutueshme në historinë e televizionit modern.

Ky sezon përmbyll udhëtimin dramatik të protagonistit Seong Gi-hun dhe përballjen e tij përfundimtare me organizatorët e lojës vdekjeprurëse.

Sipas raportimeve të shumta mediatike dhe vetë krijuesit të serialit, ky kapitull përmbyll historinë kryesore të “Squid Game”. Kjo do të thotë se nuk do të ketë një sezon të katërt.

“Squid Game” u bë një fenomen global që nga lansimi i tij fillestar në vitin 2021, duke kapur vëmendjen e miliona shikuesve dhe duke ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale për temat që trajton: pabarazinë sociale, etiken, dhe luftën për mbijetesë.

Suksesi i menjëhershëm i sezonit të parë e shndërroi serinë në një nga prodhimet më të ndjekura në historinë e Netflix. /Telegrafi/

The post Publikohet sezoni i tretë i Squid Game appeared first on Telegrafi.

Pas 4 vitesh, “Squid Game” përfundon këtë javë, a jeni gati për lojën e fundit?

By: gaze tare
25 June 2025 at 10:26

Pas 4 vitesh pritje dhe tension, Netflix konfirmon se episodi i fundit i “Squid Game” do të publikohet më 27 qershor.

Thuhet se, sfidat përfundimtare do të jenë edhe më ekstreme: “kukafshehti”, litar gjigant me kukull robot dhe një lojë në ajër që sfidon frikën nga lartësitë.

Pamjet e para tregojnë rikthimin e Gi-hun, që përballet me Front Man, teksa loja bëhet më vdekjeprurëse për kënaqësinë e VIP-ave.

The post Pas 4 vitesh, “Squid Game” përfundon këtë javë, a jeni gati për lojën e fundit? appeared first on iconstyle.al.

Bërthama e Tokës ka ndaluar dhe po rrotullohet në drejtim të kundërt!

By: gaze tare
21 June 2025 at 09:50

Një zbulim i habitshëm vjen nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC): bërthama e brendshme e Tokës, sfera metalike e vendosur thellë nën sipërfaqe, është ngadalësuar ndjeshëm dhe tashmë po rrotullohet në drejtim të kundërt krahasuar me mantelin përreth.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhëna sizmike nga tërmete dhe teste bërthamore që datojnë prej dekadash dhe kanë arritur në përfundimin se kjo lëvizje është pjesë e një cikli rreth 70-vjeçar.

Ndryshimi i rotacionit mund të ndikojë në sjelljen e fushës magnetike të Tokës, por edhe në fenomene të tjera si gjatësia e ditës.

Edhe pse nuk përbën rrezik të menjëhershëm, ky zbulim ngre shumë pyetje për mënyrën se si funksionon planeti ynë në thellësi.

The post Bërthama e Tokës ka ndaluar dhe po rrotullohet në drejtim të kundërt! appeared first on iconstyle.al.

Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA

By: gaze tare
11 June 2025 at 20:18

Khaby Lame, influencuesi më i ndjekur në TikTok, është detyruar të largohet nga Shtetet e Bashkuara pasi u ndalua në aeroportin e Las Vegasit për tejkalim të afatit të vizës.

Me shtetësi italiane dhe i lindur në Senegal, ai mbërriti në SHBA më 30 prill, por sipas autoriteteve të emigracionit (ICE), kishte qëndruar më gjatë se lejohej. Lame u ndalua më 6 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid dhe u lirua po atë ditë, duke shmangur dëbimin zyrtar me një largim vullnetar.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur SHBA po zbaton masa më të ashpra ndaj emigracionit, me protesta në qytete të mëdha si Los Angeles.

Khaby u bë i famshëm gjatë pandemisë me videot e tij ironike pa fjalë dhe sot është një nga fytyrat më të njohura të rrjeteve sociale, ambasador i UNICEF-it dhe bashkëpunëtor i Hugo Boss.

The post Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA appeared first on iconstyle.al.

Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA

11 June 2025 at 17:35

Khaby Lame, influencuesi më i njohur në TikTok dhe një nga personazhet më të ndjekur në botë me mbi 162 milionë ndjekës, ka lënë Shtetet e Bashkuara pas një ndalimi të shkurtër nga agjentët e emigracionit në Las Vegas.

Ai u ndalua për shkak të qëndrimit të paligjshëm pas afatit të vizës së tij.

Lame, i lindur në Senegal dhe me shtetësi italiane, mbërriti në ShBA më 30 prill të këtij viti, por sipas autoriteteve të Imigracionit dhe Doganave (ICE), ai ka tejkaluar kohën e lejuar nga viza.

Khaby Lame

Ai u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas më 6 qershor, por u lirua po atë ditë dhe iu lejua që të largohej nga vendi në mënyrë vullnetare, duke shmangur kështu një urdhër formal dëbimi.

Ngjarja ndodhi në një periudhë kur administrata e Presidentit Donald Trump po ashpërson politikat e kontrollit të emigracionit, përfshirë edhe operacione të mëdha në qytete si Los Angeles, që kanë shkaktuar protesta të shumta kundër agjencisë ICE.

Khaby Lame u bë i njohur ndërkombëtarisht gjatë pandemisë së COVID-19, duke publikuar video qesharake ku ai ironizonte “life hacks” të komplikuara dhe pa kuptim, pa përdorur asnjë fjalë.

Ai ka arritur të fitojë një popullaritet të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale dhe është edhe ambasador i UNICEF-it, si dhe ka bashkëpunime me marka të njohura të modës si Hugo Boss. /Telegrafi/

The post Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA appeared first on Telegrafi.

Stresi i xhirimeve “i shkul” dhëmbët: Regjisori i “Squid Game” humb dy të tjerë në sezonin final

9 June 2025 at 12:49

Stresi i jashtëzakonshëm i prodhimit të sezonit të tretë – dhe të fundit – të serialit “Squid Game” ka lënë gjurmë të rënda te krijuesi i tij. Regjisori dhe skenaristi Hwang Dong-hyuk ka rrëfyer së fundmi se ka humbur edhe dy dhëmbë për shkak të presionit intensiv gjatë xhirimeve. Në një intervistë për Entertainment Weekly, ai e komentoi situatën me një ironi të hidhur: “Nuk i kam vendosur ende. Jam duke pritur.”

Kjo nuk është hera e parë që regjisori i serialit të njohur koreano-jugor përjeton pasoja fizike nga puna. Gjatë përgatitjeve për sezonin e parë, ai kishte rrëfyer se kishte humbur tetë dhëmbë si pasojë e stresit kronik. Megjithatë, pas suksesit global të “Squid Game”, i cili theu rekorde në Netflix dhe fitoi çmime ndërkombëtare prestigjioze, Hwang nuk i ka lënë asgjë rastësisë. Ai ka shkruar dhe drejtuar çdo episod të sezonit të tretë vetë, duke mbajtur kontrollin kreativ të plotë mbi historinë që do të marrë fund më 27 qershor 2025, kur sezoni final do të publikohet.

Ndërkohë që fansat mezi presin përfundimin e sagës, është e qartë se çmimi personal i suksesit për Hwang Dong-hyuk ka qenë i lartë jo vetëm emocionalisht, por edhe fizikisht. Sezoni i tretë pritet të sjellë përballje më dramatike, zgjidhje të mistereve dhe një mbyllje që me shumë gjasë do të lërë gjurmë ashtu si vetë historia e tij krijuese.

The post Stresi i xhirimeve “i shkul” dhëmbët: Regjisori i “Squid Game” humb dy të tjerë në sezonin final appeared first on Sot News | Lajme.

“Rally Albania” në edicionin e 21, Dhame: Mbi 200 garues nga 23 shtete, promovojmë vendet e fshehta të Shqipërisë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ “Rally Albania” vijon rrugëtimin e jashtëzakonshëm me edicionin e 21-të saj, që ka startuar këtë fundjavë.

Garues nga Shqipëria, Kosova, Ballkani dhe shumë vende të tjera të botës do të garojnë off-road, në një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm të sportit të adrenalinës, por që njëherësh është edhe një tribunë e promovimit të bukurive të virgjëra të vendit tonë.

“Rally Albania” është kthyer në një markë dhe në këtë edicion ka krijuar edhe një zgjatim shumë interesant, me rrugëtimin “The Gentelmen rider” që do të shoqërojë të gjithë pjesën tjetër të parakalimit në shumë prej qyteteve të Shqipërisë.

Presidentja e Federatës së Motorçiklizmit, Julinda Dhame në një lidhje Skype me emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” deklaroi se, janë rreth 200 garues që marrin pjesë nga 23 shtete, përfshi edhe Australinë.

“Sot jemi në Korçë, po bëjmë edicionin e 21-të në Shqipëri. Atë promovimin që nuk e shohin të gjithë njerëzit të skutave që nuk arrihen dot as me biçikletë e as me makinë, por pikërisht me këto lloj mjetesh. Ky është një tjetër lloj turizmi sportiv që promovon liqene shumë të fshehta në Shqipëri, pyje dhe gjelbërimin e jashtëzakonshëm e shtigje, që vetëm këto lloj mjetesh mund ti eksplorojnë.

Pjesëmarrës në këtë edicion gati 200 garues nga 23 shtete të botës dhe nga Australia.

E veçanta këtë herë është që ka shumë asistencë, janë me fëmijë, me bashkëshortet. Është interesant fakti që këtë vit futëm dhe një loloj tjetër gare që quhet “The Gentelmen rider””, deklaroi Dhame.

Dhame theksoi se, “Rally Albania” është një format i turizmit sportiv që eksploron bukuritë natyrore të vendit, liqenet e fshehur, pyjet dhe shtigjet malore të paarritshme përmes mjeteve të zakonshme”.

“”Rally Albania” është kthyer në mision për të vazhduar promovimin e Shqipërisë, për të mbajtur gjallë këtë lloj sporti. Ka kërkesa të përvitshme, madje kërkojnë edhe 2 herë në vit. Është garë impenjative, e shtrenjtë dhe e rrezikshme. Është turizëm sportiv dhe e bën më të përgjegjshëm. Elementët për ta organizuar janë të shumtë që gjithçka të shkojë mirë, të mos ketë aksidente, e probleme”, tha ajo.

“Kemi gjithë kohë me vete, fotografë, gazetarë të huaj. Pas garave bëhet promovim tjetër i Shqipërisë, ai i Shqipërisë sportive, i aventurës”, shtoi ajo.

Pas ndalesës në Korçë, karvani i “Rally Albania” do të lëvizë drejt jugut, në Vlorë dhe më tej në gadishullin e paeksploruar të Karaburunit, për t’u mbyllur më 14 qershor në një ceremoni finale në Tiranë.

Një nga kulmet e garës deri tani ka qenë kalimi në Drisht të Shkodrës, që në ditën e parë u përjetua si një ndër më spektakolaret nga pjesëmarrësit. Së shpejti do të bëhen publike edhe itineraret e tjera.

Për herë të parë, gara përfshin një kategori të dedikuar për vajzat, ku këtë vit garojnë tre pjesëmarrëse, përfshirë edhe një shqiptare.

“Një nga pikat më interesante ishte Shkodra ditën e parë që kaluam në Drisht. Shumë shpejt do bëjmë publike edhe rrugët e garës. Ka kategori për vajzat dhe këtë herë kemi 3 vajza, një nga Shqipëria. Kam shpresë që këtë vit të shkojnë deri në fund vajzat në motor”, përfundoi Dhame.

/a.f/

The post “Rally Albania” në edicionin e 21, Dhame: Mbi 200 garues nga 23 shtete, promovojmë vendet e fshehta të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌