Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Smurfët rikthehen në kinema, këtë herë me Rihanna në qendër të vëmendjes!

By: gaze tare
10 July 2025 at 16:52

Filmi i ri “The Smurfs” vjen më 18 korrik në kinematë britanike dhe premton një aventurë familjare plot aksion, muzikë dhe humor.
Rihanna i jep zë Smurfette-s dhe sjell këngë origjinale, ndërsa kasti yjor përfshin edhe James Corden, Kurt Russell dhe John Goodman.

Në qendër të historisë është misioni për të shpëtuar Papa Smurf-in, që çon Smurfët nga pylli magjik në botën moderne, ku i presin aventura, rreziqe dhe shumë të qeshura.

Një film nga regjisori i “Shrek” dhe “Madagaskari” që pritet të jetë hiti i verës për të vegjlit… dhe nostalgjikët!

The post Smurfët rikthehen në kinema, këtë herë me Rihanna në qendër të vëmendjes! appeared first on iconstyle.al.

Diversiteti kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

By: Mira Leka
7 July 2025 at 11:37

Opinion i pavarur / Nga Arben Jaupaj, Përgjegjës i Galerisë së Arteve “Edward Lear”, Berat*
 
Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në mijëvjeçarin e ri.
Mijëvjeçari i ri bashkë me ritmet e larta globalizuese solli në diskutimet e elitave edhe çështjen e diversitetit kulturor si dimension i rë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Diversiteti kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare appeared first on Revista Monitor.

Nis turneu veror i artistëve të TKOBAP-së

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Si çdo sezon veror, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të ndërmarrë një turne mbarëkombëtar, duke ftuar artdashësit ta ndjekin në këtë rrugëtim plot art, emocione dhe udhëtime muzikore.

Artistët e Operas por edhe të Ansamblit Popullor do të dalin nga skena e Tiranës për të interpretuar në qytete si Berati, Durrësi, Gjirokastra, Ulqini, Tetova e Gjeneva, ku korriku sjell një kalendar të mbushur me shfaqje që i japin shpirt verës shqiptare.

Artdashësit do të mund të ndjekin balet nën yje, muzikë dhome që përqafohet me tingujt e stinës dhe bashkëpunime që lidhin trojet përmes artit. Këto janë vetëm disa nga surprizat që premton për këtë sezon veror TKOBAP.

Në datën 10 korrik, “Mullixhesha e bukur”, vepër që sapo është prezantuar në Tiranë, do të shfaqet në Pallatin e Kulturës të Beratit. Po në të njëjtën ditë, në Gjenevë të Zvicrës do të jepet shfaqja “Side event” me pjesë të muzikës folklorike.

Në 11 korrik do të jetë Amfiteatri i Durrësit ai që do të kthehet në skenë për balerinët e TKOB, me pjesën “From darkness to light”. Në Gjirokastër (15 korrik) do të vihet në skenë baleti “Cantata”, ndërsa në Ulqin (17 korrik) do të performojnë artistët e Ansamblit Popullor me “Folk on tour”.

Data 22 korrik do të jetë e veçantë për Tetovën, ku do të performojnë 3 ansamble njëherësh: Ansambli Popullor i Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës dhe Ansambli i Maqedonisë së Veriut.

/e.r//r.e//a.f/

The post Nis turneu veror i artistëve të TKOBAP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Squid Game 3” trondit me skenën më të errët: Një nënë që vret djalin për të shpëtuar një tjetër jetë

By: gaze tare
2 July 2025 at 10:43

Sezoni i tretë dhe përfundimtar i “Squid Game” ka sjellë një nga skenat më të diskutueshme deri tani: një nënë (Geum-ja) detyrohet të vrasë djalin e saj gjatë një loje brutale për të shpëtuar një grua dhe foshnjën e saj.

Krijuesi i serisë, Hwang Dong-hyuk, thotë se donte të krijonte një moment emocional që sfidon pritshmëritë, duke vendosur personazhin përballë një dileme ekstreme morale.

Pas aktit, Geum-ja kryen vetëvrasje. Sipas Hwang, sezoni i tretë flet për sakrificat që shpesh kërkon jeta edhe kur nuk ka zgjidhje të drejta.

The post “Squid Game 3” trondit me skenën më të errët: Një nënë që vret djalin për të shpëtuar një tjetër jetë appeared first on iconstyle.al.

Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ditët e fundit të shkollës verore te “Avni Rustemi” janë kthyer në një festë të bukur.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se “fëmijët jo vetëm janë argëtuar, por kanë realizuar edhe një film të vërtetë, ku kanë treguar përvojën e tyre në këtë verë të veçantë”.

Gjithashtu, fëmijët e përfshirë në programin e shkollës verore te “Avni Rustemi” përcollën mesazhet e tyre të falënderimit, ndërsa u shprehën se u kënaqën shumë këto dy javë me aktivitete zbavitëse, lojëra, argëtim, etj.

Shkolla Verore zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Në zbatimin e programit janë angazhuar punonjës psiko-socialë, oficerë sigurie, infermierë por edhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës.

Shkolla Verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Ky është një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera. Lehtëson shumë prindërit gjatë verës për t’i sjellë fëmijët pikërisht në ambientet ku ata janë mësuar, në shkollat e tyre. Ne kemi organizuar aktivitete të shumta, janë rreth 10 klube argëtimi apo edhe të mësuarit përmes lojës, hapësira të sigurta për fëmijët, por mbi të gjitha hapësira ku fëmijët të edukohen, shoqërohen me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të kalojnë periudhën e verës nën kujdesin e mësuesve”, është shprehur më herët Manastirliu.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Art nga e papritura/ Si nisi rrugëtimi artistik i shqiptares Amantia Rrokaj në Athinë

28 June 2025 at 20:08

GJIROKASTËR- Ka përfunduar studimet për laborante dentare, por sot realizon dhe krijon në një tjetër fushë, atë të krijimtarisë artistike me materiale të riciklueshme.

Amantia Rrokaj që prej kohësh jeton në kryeqytetin grek, Athinë, tregon se gjithçka nisi thjesht rastësisht.

Punimet sjellin panorama, imazhe e figura të ndryshme, ndërsa realizimi I tyre kohor është në varësi edhe të sigurimit të lëndës së parë materiale.

Me mbi 400 realizime, artistja amatore ka çelur ekspozita në disa qytete të Greqisë, por edhe në vendin tonë, ndërsa shton se më të interesuarit për këto punime janë shtetasit perëndimorë.

Por sa I mungon profesioni I vërtetë dhe ku lidhet me atë që ushtron sot?

Kjo është hera e dytë që Amantia Rrokaj çel ekspozitë në Gjirokastër, pikërisht në zemër të pazarit karakteristik ku punimet e saj kanë tërhequr edhe vëmendjen e turistëve të shumtë./abcnews.al

 

Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel sot edicionin e tij jubilar të 20-të pranë katedrales “Shën Luçia”.

Ky festival, tashmë i njohur për nivelin e lartë profesional dhe artistik të koncerteve do të prezantojë përgjatë një muaji zhanre të ndryshme të muzikës së dhomës.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se festivali do të vijojë deri në 21 korrik dhe do të sjellë në zemër të qytetit bregdetar, në katedralen “Shën Luçia”, një udhëtim të pasur përmes muzikës së dhomës.

“Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, projekte të reja artistike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, në një festival që bashkon traditën dhe risinë, tingujt klasikë dhe emocionin e drejtpërdrejtë”, tha Sako.

Sipas programit, festivali nis sot me koncertin e trios “Amadeus”, grupi i njohur që vjen nga Austria, ndërsa performanca e fundit e parashikuar në datën 21 korrik do të jetë një koncert piano kuartet me artistë nga Shqipëria, Amerika dhe Italia.

Festivali zhvillohet nga shoqata Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare, që u krijua me iniciativën e disa artistëve durrsakë, të cilët kanë studiuar e kaluar një pjesë të veprimtarisë së tyre në Itali. Qëllimi i kësaj shoqate ka qenë dhe është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me të huaj, këmbimi i eksperiencave të kulturave të vendeve të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të këtyre viteve kjo shoqatë ka organizuar mjaft koncerte në Durrës, Tiranë dhe Itali të cilat kanë përcjellë në publik një nivel të lartë interpretimi artistik.

Sipas organizatorëve ky festival u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj., por edhe me dëshirën e madhe për t’u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.

Një tjetër synim i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.

 

/e.i/j.p/

The post Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“The Waterfront” pushton Netflix, seriali që po bën bujë në mbarë botën

By: gaze tare
24 June 2025 at 15:36

Dy ditë pas debutimit të tij, “The Waterfront” ka arritur të bëhet seriali më i ndjekur në Netflix në nivel global, sipas të dhënave nga FlixPatrol.

I xhiruar në qytetet Wilmington dhe Southport të Karolinës së Veriut, të njëjtat lokacione ku u realizua edhe seriali klasik “Dawson’s Creek”, ky thriller familjar sjell një histori të fortë dhe plot tension.

Në qendër të ngjarjes është familja Buckley, pronarë të një restoranti në qytetin imagjinar jugor të Havenportit. Kur patriarku Harlan pëson dy atake në zemër dhe nuk është më në gjendje të drejtojë biznesin, gruaja dhe djali i tij përballen me sfidën e shpëtimit të perandorisë familjare. Kur problemet financiare bëhen të pakapërcyeshme, ata vendosin të ndërmarrin një rrisk të madh, kontrabandën e heroinës përmes një varke peshkimi.

Duke u futur në botën e errët të kontrabandës, familja ballafaqohet me kërcënime nga autoritetet dhe organizata kriminale të fuqishme, veçanërisht me Grady-n, udhëheqës i një grupi të rrezikshëm kriminal, i luajtur nga Topher Grace.

Në këtë dramë komplekse, vendin e vet e gjejnë edhe Bree, vajza e familjes, e cila lufton për kujdestarinë e djalit të saj ndërsa ndodhet në rehabilitim, si dhe Shawn, baristi misterioz që sjell tension dhe enigma të reja në rrëfim.

Krijuesi Kevin Williamson, i njohur për hitet “Dawson’s Creek” dhe “Scream”, bazon historinë në përvojat e tij personale në një komunitet peshkatarësh, duke përfshirë edhe ngjarjet e vërteta të babait të tij në kontrabandën e viteve 1980.

Me një kast të fuqishëm aktorësh dhe një rrëfim të ndërlikuar, “The Waterfront” është një tjetër sukses që po tërheq vëmendjen e audiencës në mbarë botën

The post “The Waterfront” pushton Netflix, seriali që po bën bujë në mbarë botën appeared first on iconstyle.al.

Ekrani i Artit solli në Shkodër artin bashkëkohor dhe mendimin kritik

23 June 2025 at 15:26

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ “Kartolina nga Askund” ishte tema e edicionit të 8-të të festivalit “Ekrani i Artit”, që çoi në Shkodër pesë ditë të pasura me filma bashkëkohorë, videoart dhe reflektim ndërdisiplinor.

Në këtë edicion, i cili zgjati prej datës 18 deri më 22 qershor, u shfaqën 111 vepra, përfshirë 40 premiera shqiptare dhe ku morën pjesë 30 artistë nga e gjithë bota.

Programi u shtri në hapësira të ndryshme të qytetit, që nga Kinema Republika e saporihapur, tek Galeria e Artit, qendra kulturore Art House, Auditoriumi Françeskan dhe hapësira publike si Rruga G’juhadol.

Pikat kulmore përfshinë ekspozitën retrospektive Rewind, programet ndërkombëtare bashkëpunuese, shfaqje të artistëve si Masbedo, Anri Sala, Elena Dorfman, Barbara Prenka, si dhe përfshirjen aktive të komunitetit dhe të rinjve.

Ekrani i Artit mbetet një platformë që fton në përjetim dhe mendim kritik përmes artit bashkëkohor.

/r.e//a.f/

The post Ekrani i Artit solli në Shkodër artin bashkëkohor dhe mendimin kritik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Real Madridi përjashton mundësinë e nënshkrimit të yllit që kërkohet nga Xabi Alonsos

21 June 2025 at 08:48

Real Madridi ka marrë një vendim kyç në planifikimin e verës: Angelo Stiller nuk do të veshë fanellën e bardhë. Pavarësisht raportimeve që e lidhin atë si një zgjidhje të mundshme për boshllëkun e lënë nga Luka Modric dhe, më parë nga Toni Kroos, bordi ka vendosur të mos i çojë përpara negociatat me mesfushorin gjerman të Stuttgartit, duke mbyllur kështu një derë që dukej e hapur.

Tranzicioni në mesfushë mbetet i papërfunduar. Edhe pse investimi i bërë te Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga kishte për qëllim të siguronte një ndryshim brezash, rezultatet nuk kanë qenë aq bindëse sa shpresohej.

Ndërsa Bellingham shkëlqen pranë zonës së penalltisë së kundërshtarit, dyshja franceze ende nuk e ka përsëritur autoritetin me të cilin Kroos dhe Modric diktuan ritmin e ndeshjes.

Ardhja e Xabi Alonsos në stol nuk e ka ndryshuar perceptimin te Valdebebas: mesfusha mbetet një zonë me mangësi strukturore. Pati përpjekje për të konkurruar për Martin Zubimendin, por Arsenali ia doli mbanë. Edhe pse emri i Stiller u sugjerua fuqimisht, marrëveshja në fund u anulua.

Me emra si Enzo Fernandez, Rodri dhe Mac Allister janë në listën e dëshirave, por pengesa më e madhe mbetet kostoja. Klubi nuk është i gatshëm të bëjë një investim të madh këtë verë, veçanërisht në një pozicion ku talentet e garantuara për të pasur një ndikim të menjëhershëm janë të pakta.

Ky kujdes mund ta ndërlikojë më tej fillimin e një sezoni në të cilin ekipi synon të ruajë dominimin e tij evropian. Ndërkohë, kërkimi për pasardhësin ideal vazhdon pa një drejtim të qartë. /Telegrafi/

The post Real Madridi përjashton mundësinë e nënshkrimit të yllit që kërkohet nga Xabi Alonsos appeared first on Telegrafi.

Qytetet më të mira në botë për adhuruesit e muzikës

By: Megi Dumi
20 June 2025 at 14:30

Udhëtimi për të ndjekur një koncert apo festival muzikor, një fenomen i njohur si gig-tripping, ka qenë prej kohësh një trend në udhëtime, me turizmin muzikor që pritet të arrijë një vlerë rreth 263 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Por cilat qytete janë në të vërtetë më të mirat për t’u vizituar nga adhuruesit e muzikës? Platforma e biletave SeatPick ka mbledhur të dhëna për numrin e koncerteve, hapësirave për koncerte dhe muzikore, festivaleve, artistëve vendas dhe bizneseve të lidhura me muzikën në shumë qytete, dhe secilit i është dhënë total pikësh nga 1 deri në 10.

Kush kryeson listën? Londra renditet e para me 9.67 pikë nga 10, falë 199 hapësirave për koncerte, 1,734 koncerteve, 44 festivaleve dhe, më mbresëlënëse, 3,042 artistëve vendas.

Skena muzikore dhe e jetës së natës në kryeqytetin britanik ka pasur vështirësi për t’u rikthyer në normalitet pas pandemisë, por Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shpallur një “task forcë për jetën e natës”, për të ndihmuar në mbështetjen e hapësirave të muzikës në qytet.

Berlin

Në vendin e dytë renditet Berlini me 9.55 pikë. Çikago, Vjena dhe Nashvil plotësojnë pesëshen e parë të kësaj liste.

Çikago

Qytetet më të mira në botë për adhuruesit e muzikës:

  1. Londër
  2. Berlin
  3. Çikago
  4. Vjenë
  5. Nashvil
  6. Mançester
  7. Nju Jork
  8. Glasgou
  9. Seattle
  10. Bristol

/ Time Out, Shqip.al

The post Qytetet më të mira në botë për adhuruesit e muzikës appeared first on Revista Monitor.

Festivali “Ekrani i Artit” hap siparin në Shkodër

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Festivali “Ekrani i Artit” hap siparin në Shkodër.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjete sociale momente nga ceremonia e hapjes, ku ishin të pranishëm personalitete të fushës së artit dhe kulturës.
Edicioni i tetë i festivalit nis me temën poetike “Kartolina nga Tjetërkund” dhe sjell dy ekspozita të rëndësishme që shoqërun premierën në “Kinema Republika”.
Deri më 22 qershor Shkodra do të jetë kryeqendër e artit me këtë festival që përfshin projekte filmike, ekspozita, diskutime dhe prezenca artistike në vende të ndryshme të qytetit.

Festivali i filmit “Ekrani i Artit”, është një nga eventet më të rëndësishme kulturore të Shkodrës.

“Ekrani i Artit” ka lindur si një projekt që synon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë. Edhe në edicionet e mëhershme, “Ekrani i Artit” e ka njohur publikun me autorë, dokumentarë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë që zgjojnë interesin e njëkohësisht edhe nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave përmes artit e kulturës.

/a.f/

The post Festivali “Ekrani i Artit” hap siparin në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Detaji i çuditshëm në “Twilight” që ka çmendur Reddit-in: Çfarë po bëjnë në sfond?

By: gaze tare
12 June 2025 at 15:07

Pavarësisht se është publikuar më shumë se një dekadë më parë, “Twilight” mbetet një minierë e pafund detajesh për fansat dhe interneti ka gjetur një tjetër “perlë” të pazakontë.

Një përdorues në Reddit publikoi një video të shkurtër nga një skenë në film, ku Bella (Kristen Stewart) ndodhet në shkollë, dhe në sfond shfaqet një grup nxënësish që duken si… duke luajtur futboll pa top. Ata shfaqen duke goditur në ajër, si të ishin në mes të një loje, por pa asnjë objekt të dukshëm në skenë.

“Kjo është arsyeja pse Twilight është një film që vazhdon të japë,” – komentoi një përdorues, duke nxitur një valë teorish dhe spekulimesh.

Disa fansa më të vëmendshëm kanë sugjeruar se, në një version më të gjatë të skenës, grupi i figurantëve luan një lojë të quajtur ‘hacky sack’,  një lojë me një top të vogël që goditet me këmbë për të qëndruar në ajër.

Megjithatë, topi duket se mungon në versionin përfundimtar të filmit, duke bërë që skena të duket e paqartë dhe disi qesharake.

The post Detaji i çuditshëm në “Twilight” që ka çmendur Reddit-in: Çfarë po bëjnë në sfond? appeared first on iconstyle.al.

Bota e muzikës në zi: largohet një prej themeluesve të rrymës moderne pop

By: gaze tare
11 June 2025 at 19:57

Brian Wilson, një nga mendjet më novatore të muzikës pop dhe bashkëthemelues i grupit legjendar The Beach Boys, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij këtë të mërkurë, më 11 qershor, përmes një postimi në Instagram, ku ndanin një fotografi të tij të buzëqeshur, ulur në një stol.

“Me zemër të thyer njoftojmë se babai ynë i dashur, Brian Wilson, është larguar nga kjo jetë,” shkruhet në deklaratë. “Jemi të pikëlluar dhe të mbushur me dhimbje. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë. E dimë që këtë humbje po e ndjejmë bashkë me gjithë botën. Love & Mercy.”

I lindur më 20 qershor 1942 në Inglewood të Kalifornisë, ai ishte fëmija më i madh i familjes dhe shfaqi që në moshë të hershme një talent të rrallë për muzikën. Dy biografi kushtuar jetës së tij, Wouldn’t It Be Nice dhe Inside the Music of Brian Wilson. e përshkruajnë si një mjeshtër të harmonive dhe melodisë, dhunti që e ngritën në majat e muzikës botërore dhe e bënë ikonë të pavdekshme të saj.

The post Bota e muzikës në zi: largohet një prej themeluesve të rrymës moderne pop appeared first on iconstyle.al.

Manastirliu: Mbështetje nxënësve për zhvillimin e talenteve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot shkollën “Mihal Grameno” në kryeqytet, ndërsa u shpreh se në shkollat tona po rriten kampionë dhe artistë të së ardhmes.

Ministrja Manastirliu vlerësoi nxënësit e kësaj shkolle, duke theksuar janë ata që na bëjnë krenarë me rezultatet e tyre në sport dhe me talentin e tyre të spikatur në muzikë dhe arte.

Ndërkohë, Manastirliu tha se mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) do të vazhdojë për zhvillimin e talenteve, që çdo nxënës të ketë mundësi të shprehë potencialin e tij, jo vetëm në shkollë por dhe në skenat kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Programet e sporteve në shkolla, por edhe “Art & Zeje” synojnë angazhimin e të rinjve në aktivitete sociale, kreative dhe sportive jashtë orarit mësimor, duke pasuruar përvojat e tyre edukative.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Mbështetje nxënësve për zhvillimin e talenteve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qilimi i kuq i Kanës, nga shkallët e famës te çantat e dorës në Marseille

By: gaze tare
10 June 2025 at 09:59

Nga këmbët e yjeve më të mëdhenj të kinemasë, drejt duarve krijuese të stilistëve, kjo është rruga e re e qilimit të kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Materiali ikonik, që ndërrohej çdo ditë gjatë edicionit të këtij viti nga 13 deri më 24 maj, nuk do të përfundojë në mbetje, por do të vijojë jetën e tij në një tjetër skenë , atë të modës dhe artit.

Një ton e gjysmë i këtij materiali sintetik tashmë po shitet në Marseille për vetëm një euro për kilogram, jo si “qilimi i Kanës”, por si “material i hollë dhe i kuq”, siç thekson Jeanne Re, koordinatore e shoqatës “Réserve des Arts”, e cila merret me riciklimin për qëllime artistike.

Qëllimi, sipas saj, nuk është fitimi, por mundësia për t’i dhënë jetë të re mbetjeve kreative dhe për të ulur ndikimin mjedisor të eventeve madhore. “Nuk ka marketing pas kësaj. Duam vetëm që materiali të jetë i aksesueshëm për sa më shumë njerëz,” tha ajo për AFP.

Dhe krijimtaria nuk mungon: nga ky qilim janë bërë çanta dore elegante, mbajtëse shishesh vere, kapelë, apo edhe kuti për syze. Elsa Ramouni-Yordikian nga shoqata “Les Nippones”, e cila përdor pjesë të qilimit që prej katër vitesh, e quan këtë një mundësi për të prodhuar objekte të veçanta me histori dhe stil.

Kështu, një simbol i tapetit të famshëm që shkelën yjet në Kanë, vazhdon të shkëlqejë në formën më të tokëzuar dhe të qëndrueshme të mundshme.

The post Qilimi i kuq i Kanës, nga shkallët e famës te çantat e dorës në Marseille appeared first on iconstyle.al.

Histori frymëzuese: Njihuni me miliarderen më të re në botë që pasurinë e ka ndërtuar vetë

9 June 2025 at 18:31

Emri më i ri në krye të listës së Forbes për gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë është Lucy Guo, një sipërmarrëse 30-vjeçare nga Los Angeles dhe themeluese e platformës inovative “Passes”

Taylor Swift nuk është më miliarderja më e re që e ka krijuar pasurinë e saj nga e para. Ky status tashmë i takon Lucy Guo, e cila është shndërruar në një simbol të suksesit të vetë-ndërtuar në botën e teknologjisë.

Në edicionin përvjetor të Forbes, i cili shënon 10 vjetorin e listës së grave më të pasura në SHBA që kanë krijuar pasurinë vetë, Guo jo vetëm që ka hyrë fuqishëm në listë, por është edhe më e reja ndër to, me një pasuri të vlerësuar në 1.3 miliardë dollarë.

Kush është Lucy Guo?

E lindur në SHBA nga prindër emigrantë kinezë, Lucy u rrit në Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe filloi të merrej me programim që në shkollën e mesme. Edhe pse u regjistrua në universitetin prestigjioz Carnegie Mellon për të studiuar shkenca kompjuterike, vendosi të largohej për të ndjekur ambiciet e saj në industrinë e teknologjisë.

Në vitin 2015, ajo filloi punë si dizajnere produktesh në Quora, ku u njoh me partnerin e saj të ardhshëm në biznes, Alexander Wang. Pas një periudhe të shkurtër në Snapchat, ata bashkëthemeluan kompaninë Scale AI në vitin 2016, një startup që sot vlerësohet me miliarda dollarë. Edhe pse Guo u largua nga kompania në vitin 2018, ajo ruajti një pjesë të rëndësishme të aksioneve, që sot përbën themelin e pasurisë së saj.

Po atë vit, ajo u përfshi në listën prestigjioze Forbes “30 Under 30”, që përzgjedh të rinjtë më premtues në fusha të ndryshme, transmeton Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lucy Guo (@guoforit)

“Passes” – platforma që po ndryshon lojën

Në vitin 2022, Guo nisi projektin e saj më të fundit, Passes, një platformë ku krijuesit e përmbajtjes mund të ndërtojnë komunitete, të lidhen drejtpërdrejt me fansat dhe të monetizojnë përmbajtjen e tyre përmes mesazheve private, podkasteve, përmbajtjes ekskluzive dhe transmetimeve live.
Brenda vetëm dy vjetësh, platforma tërhoqi mbi 50 milionë dollarë investime dhe e vendosi Lucy Guo si një nga emrat më të fuqishëm në industrinë e teknologjisë dhe sipërmarrjes digjitale.

Një jetë luksoze, por e përkushtuar punës

Guo ndan jetën mes Los Angeles dhe Miamit. Në një intervistë për Fortune, ajo rrëfeu se shkon në punë me skateboard elektrik ose shoqërohet nga një asistent personal. Megjithëse jeton në kushte luksoze, Guo thekson se fokusi i saj kryesor është puna.

Ajo ha drekë në tavolinën e saj, nuk gatuan, nuk bën pazar dhe mbështetet kryesisht në dërgesa ushqimore. Edhe në udhëtime, ajo vazhdon të punojë të paktën tetë orë në ditë. “Nuk kam pasur kurrë një pushim të mirëfilltë”, shprehet ajo.

“Disiplina është më e rëndësishme se gjumi”

Përveç punës, Guo është një pasionante e fitnesit. Ajo ndjek çdo ditë seanca të dyfishta trajnimi në Barry’s Bootcamp, dhe ka shënuar stërvitjen e saj të 3,000-të. Ajo thotë se disiplina ka një rol kyç në suksesin e saj – madje edhe më shumë se pushimi.

Kohën e lirë e kalon në festivale muzikore dhe festa tekno, duke balancuar intensitetin e jetës profesionale me momente argëtimi.

Presioni i pritshmërive kulturore

Në një postim në Instagram, Lucy pranoi se hyrja në të tridhjetat ishte një moment reflektimi për të, veçanërisht sepse ende nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë, gjë që, sipas saj, në kulturën kineze shpesh shihet si dështim. Por ajo e mbylli me një buzëqeshje: “Çdo vit jam më e sigurt, më e lumtur, më e pasur dhe më tërheqëse.”

Gratë e tjera më të pasura në listë

Në krye të listës qëndron sërish Diane Hendricks, bashkëthemeluese e ABC Supply, me një pasuri prej 22.3 miliardë dollarësh. Emra të njohur përfshijnë Oprah Winfrey, që renditet e 13-ta me 3.1 miliardë dollarë dhe Kim Kardashian, që ndodhet në vendin e 19-të me 1.7 miliardë dollarë. /Telegrafi/

The post Histori frymëzuese: Njihuni me miliarderen më të re në botë që pasurinë e ka ndërtuar vetë appeared first on Telegrafi.

Stresi i “Squid Game” i kushton shtrenjtë regjisorit: Hwang Dong-hyuk humb edhe dy dhëmbë gjatë xhirimeve të sezonit final

By: gaze tare
8 June 2025 at 18:00

Krijuesi i serialit fenomen “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk, po përballet me pasojat fizike të stresit të jashtëzakonshëm që po e shoqëron realizimin e sezonit të tretë, i cili do të jetë edhe i fundit.

Në një rrëfim të fundit për Entertainment Weekly, regjisori dhe skenaristi koreano-jugor ka treguar me një dozë humori të hidhur se gjatë punës intensive mbi sezonin final ka humbur dy dhëmbë, ndërsa ende nuk i ka zëvendësuar. Ky nuk është rasti i parë: gjatë përgatitjeve për sezonin e parë, Hwang ka rrëfyer se stresi i kishte marrë tetë dhëmbë.

Pas suksesit masiv global të “Squid Game”, seriali që shënoi rekorde në Netflix dhe fitoi çmime ndërkombëtare, Hwang ka mbajtur kontroll të plotë kreativ duke shkruar dhe drejtuar çdo episod të sezonit final, që pritet të dalë në 27 qershor 2025.

Ndërsa pritshmëria e fansave për mbylljen e këtij fenomeni rritet, çmimi që ka paguar Hwang në nivel personal është i dukshëm, si në aspektin emocional ashtu edhe fizik.

The post Stresi i “Squid Game” i kushton shtrenjtë regjisorit: Hwang Dong-hyuk humb edhe dy dhëmbë gjatë xhirimeve të sezonit final appeared first on iconstyle.al.

Drama britanike “Cilla” po bën namin në Netflix, një rikthim që s’duhet humbur!

By: gaze tare
8 June 2025 at 08:07

Publiku është magjepsur sërish nga “Cilla”, seriali biografik me tre pjesë që tregon historinë e këngëtares legjendare britanike Cilla Black. I transmetuar fillimisht në ITV në vitin 2014, seriali ka hyrë rishtazi në Netflix dhe po fiton vëmendjen e re me ritmin e një hiti të ri.

Sheridan Smith shkëlqen në rolin kryesor, duke interpretuar edhe hitet e famshme të Cilla-s, si “You’re My World” dhe “Anyone Who Had A Heart”. Seriali sjell me realizëm atmosferën e viteve ’60 në Liverpool dhe përshkruan marrëdhëniet e saj me menaxherin Brian Epstein dhe partnerin Bobby Willis.

Përveç rikthimit të serialit, po flitet edhe për rikthimin e emisionit të famshëm të takimeve “Blind Date”, që Cilla drejtoi nga 1985 deri në 2003. Versioni i ri pritet të vijë në Disney+, me emra si Claudia Winkleman apo Holly Willoughby në garë për prezantimin.

Një portret i ngrohtë, emocional dhe me muzikë që s’harrohet, “Cilla” është një nga ato seriale që thjesht nuk duhet lënë pa u parë.

The post Drama britanike “Cilla” po bën namin në Netflix, një rikthim që s’duhet humbur! appeared first on iconstyle.al.

Gonxhja: Shqipëria në një epokë të re ndërtimore, funksionale dhe mjedisore

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vlerësoi sot projektin e Muzeut “BESA”, në Festivalin e Arkitekturës “Buk e Kryp e Zemër” ose “Bread&Heart (bring some salt please)”.

Gonxhja tha se ky festival bëri “bashkë arkitektë të famshëm e të rinj, studio të mirënjohura ndërkombëtare por edhe partnerë lokal, zhvillues publik e privat, institucione qendrore e vendore, që nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, u mblodhën në aktivitetin më të madh rajonal ndonjëherë të mikpritjes, arkitekturës dhe dialogut mbi të ardhmen, vizionarëve global e perspektivave lokale, në një shkëmbim origjinal, mirëkuptues e frymëzues”.

Ministri i MEKI-t tha se për të është kënaqësi që në këtë event u prezantuan projektet e shumta të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, mes krijuesve e projektuesve, në proces detajimi ose zbatimi.

“Investim i Qeverisë Shqiptare për transformimin e infrastrukturës artistike e kulturore, si muze e teatro, biblioteka e objekte social-ekonomike, sëbashku me dhjetra koncepte, programe e projekte në faza konkurrimi, kontraktimi e lançimi në bashkëpunime me partneritete që çlirojnë potenciale ekonomike e risi zhvillimore për investime direkte”, tha Gonxhja.

Sipas Gonxhes, tashmë vendi ka hyrë në një epokë të re ballafaqimi me modelet ndërtimore, funksionale e mjedisore ku komunitetet urbane e rurale duhet të ndërveprojnë me ndjeshmëri por edhe me vetëdije mbi ambiciet, të sotmen e të ardhmen, pa harruar kujtesën historike e traditat.

“Ky është momenti kur Shqipëria fton eksperiencat më inovatore për t’u ofruar si një realitet reflektiv e aktiv i trajtimit të hapësirave me zgjedhjet e duhura bashkëkohore e përfshirëse”, u shpreh Gonxhja.

Bukë dhe zemër” (Bread & Heart Festival) është festivali që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore. E konsideruar si një ngjarje e re europiane, ky festival mbledh bashkë arkitektët që punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre, që vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës, për të ndarë eksperiencat, diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe kontribuar për formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.

Projekti i Muzeut BESA, në Festivalin e Arkitekturës “Buk e Kryp e Zemër” ose “Bread&Heart (bri...
1 nga 20

/a.f/

The post Gonxhja: Shqipëria në një epokë të re ndërtimore, funksionale dhe mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌