Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nis turneu veror i artistëve të TKOBAP-së

By: Kult Plus
7 July 2025 at 22:15

Si çdo sezon veror, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të ndërmarrë një turne mbarëkombëtar, duke ftuar artdashësit ta ndjekin në këtë rrugëtim plot art, emocione dhe udhëtime muzikore.

Artistët e Operas por edhe të Ansamblit Popullor do të dalin nga skena e Tiranës për të interpretuar në qytete si Berati, Durrësi, Gjirokastra, Ulqini, Tetova e Gjeneva, ku korriku sjell një kalendar të mbushur me shfaqje që i japin shpirt verës shqiptare.

Artdashësit do të mund të ndjekin balet nën yje, muzikë dhome që përqafohet me tingujt e stinës dhe bashkëpunime që lidhin trojet përmes artit. Këto janë vetëm disa nga surprizat që premton për këtë sezon veror TKOBAP.

Në datën 10 korrik, “Mullixhesha e bukur”, vepër që sapo është prezantuar në Tiranë, do të shfaqet në Pallatin e Kulturës të Beratit. Po në të njëjtën ditë, në Gjenevë të Zvicrës do të jepet shfaqja “Side event” me pjesë të muzikës folklorike.

Në 11 korrik do të jetë Amfiteatri i Durrësit ai që do të kthehet në skenë për balerinët e TKOB, me pjesën “From darkness to light”. Në Gjirokastër (15 korrik) do të vihet në skenë baleti “Cantata”, ndërsa në Ulqin (17 korrik) do të performojnë artistët e Ansamblit Popullor me “Folk on tour”.

Data 22 korrik do të jetë e veçantë për Tetovën, ku do të performojnë 3 ansamble njëherësh: Ansambli Popullor i Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës dhe Ansambli i Maqedonisë së Veriut./atsh/KultPlus.com

Nis turneu veror i artistëve të TKOBAP-së

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Si çdo sezon veror, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të ndërmarrë një turne mbarëkombëtar, duke ftuar artdashësit ta ndjekin në këtë rrugëtim plot art, emocione dhe udhëtime muzikore.

Artistët e Operas por edhe të Ansamblit Popullor do të dalin nga skena e Tiranës për të interpretuar në qytete si Berati, Durrësi, Gjirokastra, Ulqini, Tetova e Gjeneva, ku korriku sjell një kalendar të mbushur me shfaqje që i japin shpirt verës shqiptare.

Artdashësit do të mund të ndjekin balet nën yje, muzikë dhome që përqafohet me tingujt e stinës dhe bashkëpunime që lidhin trojet përmes artit. Këto janë vetëm disa nga surprizat që premton për këtë sezon veror TKOBAP.

Në datën 10 korrik, “Mullixhesha e bukur”, vepër që sapo është prezantuar në Tiranë, do të shfaqet në Pallatin e Kulturës të Beratit. Po në të njëjtën ditë, në Gjenevë të Zvicrës do të jepet shfaqja “Side event” me pjesë të muzikës folklorike.

Në 11 korrik do të jetë Amfiteatri i Durrësit ai që do të kthehet në skenë për balerinët e TKOB, me pjesën “From darkness to light”. Në Gjirokastër (15 korrik) do të vihet në skenë baleti “Cantata”, ndërsa në Ulqin (17 korrik) do të performojnë artistët e Ansamblit Popullor me “Folk on tour”.

Data 22 korrik do të jetë e veçantë për Tetovën, ku do të performojnë 3 ansamble njëherësh: Ansambli Popullor i Shqipërisë, Ansambli “Shota” i Kosovës dhe Ansambli i Maqedonisë së Veriut.

/e.r//r.e//a.f/

The post Nis turneu veror i artistëve të TKOBAP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Carmina Burana” në skenën e TKOB nën dirigjimin e Sergio Alapont

24 June 2025 at 11:43

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Vepra e Carl Orff, “Carmina Burana” rikthehet në Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Shfaqja e shumëpritur rikthehet në TKOBAP më e freskët se kurrë me solistë të mirënjohur, Korin dhe Orkestrën Simfonike, nën drejtimin e dirigjentit të dashur nga publiku, Sergio Alapont.

Vepra monumentale e Carl Orff do të sjellë për dy net me radhë një spektakël tingujsh, i krijuar nga më shumë se 170 artistë që ngjiten në skenë. Kryevepra botërore e kompozitorit gjerman, vjen për publikun shqiptar edhe me interpretimin e Korit të Zërave të Bardhë i cili u bashkohet profesionistëve, për të krijuar një natë të mbushur me emocione dhe energji të papërmbajtshme.

Nën drejtimin e maestros Sergio Alapont dhe maestro Dritan Lumshit do të interpretojnë soprano Eva Golemi, Nina Muho, tenori Matias Xheli dhe baritoni Armando Likaj. Shfaqja do të vihet në skenën e TKOBAP më 25 dhe 26 qershor.

Carmina Burana është një kantatë e kompozuar në 1935 dhe 1936, bazuar në 24 poezi nga një koleksion mesjetar poemash të shkruara në latinisht dhe gjuhë të tjera të Mesjetës. U interpretua për herë të parë nga Oper Frankfurt më 8 qershor 1937. Është pjesë e Trionfi, një triptik muzikor që përfshin gjithashtu “Catulli Carmina” dhe “Trionfo di Afrodite”. Pjesa e parë dhe e fundit e pjesës quhen “Fortuna Imperatrix Mundi” (“Pasuri, Perandoresha e Botës”) dhe fillojnë me muzikën e fuqishme të “O Fortuna”.

/e.r//r.e//a.f/

The post “Carmina Burana” në skenën e TKOB nën dirigjimin e Sergio Alapont appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

By: Kult Plus
2 June 2025 at 18:30

 15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Koncerti dedikuar fëmijëve, “Zërat e qershorit” si dhe “Përtej kufijve” i sopranos Ana Naqe, ishin të parët në listën e gjatë të aktiviteteve të këtij muaji.

Përveç muzikës klasike, publiku i kryeqyteti do të mund të shijojë koncertin “Zare” të Ansamblit Popullor, një etno musical që do të vijë më 10 qershor.

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm për t’u shënuar është ai i datës 12 qershor, kur për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ngjitet një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, soprano Marigona Qerkezi.

TKOBAP premton një koncert gala të jashtëzakonshëm që do të sjellë në Tiranë fuqinë e një zëri që ka ngritur në këmbë publikun ndërkombëtar në skena prestigjioze nëpër botë.

Nën dirigjimin e maestros së mirënjohur Fabrizio Maria Carminati, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së, koncerti sjell një program të përzgjedhur me vepra nga Puccini, Verdi, F. Cilea, Dvořák, Bernstein, Lara si dhe nga kompozitorët shqiptarë Feim Ibrahimi dhe Avni Mula. /KultPlus.com

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ 15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Koncerti dedikuar fëmijëve, “Zërat e qershorit” si dhe “Përtej kufijve” i sopranos Ana Naqe, ishin të parët në listën e gjatë të aktiviteteve të këtij muaji.

Përveç muzikës klasike, publiku i kryeqyteti do të mund të shijojë koncertin “Zare” të Ansamblit Popullor, një etno musical që do të vijë më 10 qershor.

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm për t’u shënuar është ai i datës 12 qershor, kur për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ngjitet një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, soprano Marigona Qerkezi.

TKOBAP premton një koncert gala të jashtëzakonshëm që do të sjellë në Tiranë fuqinë e një zëri që ka ngritur në këmbë publikun ndërkombëtar në skena prestigjioze nëpër botë.

Nën dirigjimin e maestros së mirënjohur Fabrizio Maria Carminati, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së, koncerti sjell një program të përzgjedhur me vepra nga Puccini, Verdi, F. Cilea, Dvořák, Bernstein, Lara si dhe nga kompozitorët shqiptarë Feim Ibrahimi dhe Avni Mula. /j.p/

The post Surprizat e muajit qershor në TKOBAP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta sopranoja Redrina Kokona

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor njoftoi sot për ndarjen e parakohshme nga jeta të sopranos së njohur Redrina Kokona.

Një ndër zërat më të bukur të Korit të TKOB, Redrina kishte një karrierë të spikatur që shtrihet në pothuajse tri dekada dhe ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik.

E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë, në vitin 1998, ajo e nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike dhe një zë që spikati që në hapat e parë.

Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës.

Ishte gjithmonë aty, në çdo koncert, në çdo premierë, në çdo përgatitje e provë, jo vetëm si pjesë e korit, por edhe si një zë që shpesh dallohej në role solistike, me një interpretim plot finesë e ndjeshmëri.

Publiku do ta mbajë mend si Fiordiligi në operën Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.

Sot, Trupa e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është më e heshtur. Ka humbur një nga zërat e saj më të bukur, sopranon Redrina Kokona. Me një karrierë që shtrihet në pothuajse tri dekada, Redrina ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik.

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e duan dhe e çmojnë Redrinën si artiste dhe si njeri. Humbja e saj lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat dhe skenën tonë. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të TKOBAP.

/r.e/

The post Ndahet nga jeta sopranoja Redrina Kokona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Projekti Mozart”, artistët e rinj në koncert me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së

11 April 2025 at 09:10

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Teatri Kombëtar i Operas, Baletit e Ansamblit Popullor ka hapur dyert e skenës për artistët e rinj, duke krijuar hapësira për eksperienca të mirëfillta për studentët.

“Projekti Mozart” sjell në skenë jo vetëm talentet e Universitetit të Arteve, por edhe ato të Liceut Artistik “Jordan Misja”, i cili mbrëmjen e kaluar u përfaqësua nga pianisti Erbli Zade.

Të rinjve u është dhënë mundësia të luajnë shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja. Ky projekt nuk është thjesht një koncert, por një mundësi reale për të rinjtë që duan të rriten profesionalisht, duke bashkëpunuar me artistë dhe struktura të nivelit më të lartë artistik.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, pianisti Erbli Zade interpretoi nga W.A. Mozart, Divertimento në Re major K. 136 dhe Piano Concerto Nr. 12 in A major K. 414

Më herët ishin Hera Marku dhe Odesa Meti, dy studentë të talentuara të pianos në Universitetin e Arteve, të cilat patën privilegjin të performonin së bashku me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së në kuadër të “Projektit Mozart”.

1 nga 5

The post “Projekti Mozart”, artistët e rinj në koncert me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shfaqje për të gjithë familjen gjatë prillit në TKOBAP

By: Kult Plus
2 April 2025 at 12:10

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të ketë një kalendar artistik të ngjeshur gjatë muajit prill.

TKOBAP ka menduar të mbledhë në këtë tempull të artit, të gjithë familjen, duke vënë në program edhe vepra dedikuar fëmijëve. Prilli çel siparin me të qeshura në Hollin Koncertor, ku opera për fëmijë dhe familje “Il Maestro di Cappella” sjell magjinë e muzikës në gjuhën më të dashur për të vegjlit: lojën dhe gëzimin.

Bashkëpunimi ndërinstitucional me Liceun Artistik dhe Universitetin e Arteve sjell dy koncerte, pjesë e projektit “Mozart”, interpretuar nga artistët e së ardhmes. Ndërsa nga mesi i muajit (17, 18 prill) TKOBAP do të hapë dyert në dy netë GALA, ku të gjitha trupat artistike të teatrit bashkohen në një mbrëmje magjike.

Me ritmet e Tropojës dhe me “K’cimin në TKOBAP”, artdashësit mund të ndjekin më datë 25 prill, një perlë të njerëzimit, që tashmë ka zënë vend edhe në zemër të UNESCO-s.

TKOBAP premton këto dhe shumë aktivitete të tjera, të cilat do t’i japin frymë e jetë këtij muaji./atsh/KultPlus.com

Shfaqje për të gjithë familjen gjatë prillit në TKOBAP

2 April 2025 at 11:25

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të ketë një kalendar artistik të ngjeshur gjatë muajit prill.

TKOBAP ka menduar të mbledhë në këtë tempull të artit, të gjithë familjen, duke vënë në program edhe vepra dedikuar fëmijëve. Prilli çel siparin me të qeshura në Hollin Koncertor, ku opera për fëmijë dhe familje “Il Maestro di Cappella” sjell magjinë e muzikës në gjuhën më të dashur për të vegjlit: lojën dhe gëzimin.

Bashkëpunimi ndërinstitucional me Liceun Artistik dhe Universitetin e Arteve sjell dy koncerte, pjesë e projektit “Mozart”, interpretuar nga artistët e së ardhmes. Ndërsa nga mesi i muajit (17, 18 prill) TKOBAP do të hapë dyert në dy netë GALA, ku të gjitha trupat artistike të teatrit bashkohen në një mbrëmje magjike.

Me ritmet e Tropojës dhe me “K’cimin në TKOBAP”, artdashësit mund të ndjekin më datë 25 prill, një perlë të njerëzimit, që tashmë ka zënë vend edhe në zemër të UNESCO-s.

TKOBAP premton këto dhe shumë aktivitete të tjera, të cilat do t’i japin frymë e jetë këtij muaji. /r.e/j.p/

The post Shfaqje për të gjithë familjen gjatë prillit në TKOBAP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Artistët e TKOBAP, ambasadorët më të mirë të kulturës e trashëgimisë sonë

By: Kult Plus
11 March 2025 at 11:06

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë një falenderim të veçantë për artistët e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit e Ansamblit Popullor.

“Një falënderim i veçantë për artistët tanë të talentuar. Ju jeni ambasadorët më të mirë të kulturës e trashëgimisë sonë dhe një dëshmi se tradita dhe arti mbeten shtylla të identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar në rrjetet sociale kreu i MEKI-t.

Ministri Gonxhja bëri këtë falënderim pas performancës së artistëve në panairin e turizmit ITB Berlin, ku pjesëmarrja e Shqipërisë, sipas tij, ishte një tjetër dëshmi e potencialit të madh kulturor dhe turistik që ofron vendi ynë.

Gonxhaj theksoi se suksesi në panair nuk do të ishte i mundur pa magjinë që sollën Trupa Artistike e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me mbështetjen e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Me performanca të jashtëzakonshme, ata jo vetëm që përcollën artin dhe traditën shqiptare përpara një audience ndërkombëtare, por edhe krijuan një atmosferë unike që bëri të ndihej shpirti i vërtetë shqiptar në zemër të Evropës”, shkroi ministri Gonxhja./atsh/KultPlus.com

Gonxhja: Artistët e TKOBAP, ambasadorët më të mirë të kulturës e trashëgimisë sonë

11 March 2025 at 10:16

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë një falenderim të veçantë për artistët e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit e Ansamblit Popullor.

“Një falënderim i veçantë për artistët tanë të talentuar. Ju jeni ambasadorët më të mirë të kulturës e trashëgimisë sonë dhe një dëshmi se tradita dhe arti mbeten shtylla të identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar në rrjetet sociale kreu i MEKI-t.

Ministri Gonxhja bëri këtë falënderim pas performancës së artistëve në panairin e turizmit ITB Berlin, ku pjesëmarrja e Shqipërisë, sipas tij, ishte një tjetër dëshmi e potencialit të madh kulturor dhe turistik që ofron vendi ynë.

Gonxhaj theksoi se suksesi në panair nuk do të ishte i mundur pa magjinë që sollën Trupa Artistike e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me mbështetjen e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Me performanca të jashtëzakonshme, ata jo vetëm që përcollën artin dhe traditën shqiptare përpara një audience ndërkombëtare, por edhe krijuan një atmosferë unike që bëri të ndihej shpirti i vërtetë shqiptar në zemër të Evropës”, shkroi ministri Gonxhja. /j.p/

1 nga 4

The post Gonxhja: Artistët e TKOBAP, ambasadorët më të mirë të kulturës e trashëgimisë sonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalendari artistik i TKOBAP për muajin mars

By: Kult Plus
2 March 2025 at 15:00

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka publikuar sot kalendarin e aktiviteteve artistike për muajin mars.

Ky muaj nis me nota pranverore duke hapur siparin me J’adore Chopin, konkursin e parë ndërkombëtar për artistët e rinj dhe një koncert simfonik premierë absolute me vepra shqiptare dhe kryevepra të huaja.

“Ansambli Popullor, pas kthimit nga ITB Berlin, udhëton drejt Kosovës motër, për të ndarë fuqinë e traditës dhe për t’u rikthyer sërish në skenën e TKOBAP-së me koncertin Brez pas Brezi, një shfaqje që lidh brezat përmes muzikës dhe kërcimit”, thuhet në njoftimin e TKOBAP.

Gjigantët e kompozicionit, bashkohen në mbrëmjen gala “Bota e Re”, ndërsa magjia e operetës “Karnavaleve të Korçës” do të përmbyllë këtë muaj të pasur me art, duke sjellë gjallërinë e traditës dhe atmosferën festive në skenën tonë./ KultPlus.com

Kalendari artistik i TKOBAP për muajin mars

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka publikuar sot kalendarin e aktiviteteve artistike për muajin mars.

Ky muaj nis me nota pranverore duke hapur siparin me J’adore Chopin, konkursin e parë ndërkombëtar për artistët e rinj dhe një koncert simfonik premierë absolute me vepra shqiptare dhe kryevepra të huaja.

“Ansambli Popullor, pas kthimit nga ITB Berlin, udhëton drejt Kosovës motër, për të ndarë fuqinë e traditës dhe për t’u rikthyer sërish në skenën e TKOBAP-së me koncertin Brez pas Brezi, një shfaqje që lidh brezat përmes muzikës dhe kërcimit”, thuhet në njoftimin e TKOBAP.

Gjigantët e kompozicionit, bashkohen në mbrëmjen gala “Bota e Re”, ndërsa magjia e operetës “Karnavaleve të Korçës” do të përmbyllë këtë muaj të pasur me art, duke sjellë gjallërinë e traditës dhe atmosferën festive në skenën tonë.

/a.f/

The post Kalendari artistik i TKOBAP për muajin mars appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Halili dhe Hajria”, 62-vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar

13 January 2025 at 14:29

TIRANË, 13 janar/ATSH/ 62 vjet më parë u vu në skenë baleti shqiptar “Halili dhe Hajria”. Ky ishte produksioni i parë tërësisht shqiptar në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB).

“Halili dhe Hajria” ishte vepër e kompozitorit Tish Daija, baletmaestrit Panajot Kanaçi dhe u dirigjua nga Mustafa Krantja. Pas këtij baleti që bëri jehonë, të tjera balete kombëtare do të pasonin në skenën e TKOBAP-së.

Në 1963-shin, Hajria u interpretua nga balerinat Ganimet Vendresha dhe Zoica Haxho ndërsa rolin e Halilit e interpretuan Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako.

Dhjetë vjet më vonë (dhjetor 1973) kjo vepër u luajt për herë të 150-të.

Në vitin 1983, “Halili dhe Hajria” rivihet sërish në skenë. Në rolin e Halilit, krahas emrit të balerinit të njohur Llaqi Nako, interpretuan edhe artistët Ilir Kerni, Gerd Vaso, Esdalin Gorani dhe Eno Birko. Ndërsa rolin e Hajries e sollën në skenë balerinet Albana Sulejmani, Keti Trajani, Julika Islami, Enada Hoxha, Alisa Gjoni dhe Odeta Dishnica.

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe jashtë saj, “Halili dhe Hajria” është luajtur mbi 250 herë. Në turnetë e zhvilluara në Greqi, Itali, Turqi, Francë etj., kjo vepër ka korrur një sukses të padiskutueshëm. Në Francë, baleti u vu në skenë nga një trupë franceze dhe më pas në Prishtinë. Në të dyja rastet, baletmaestro ka qenë i madhi Panajot Kanaçi, i nderuar me titullin “Nder i Kombit”. /j.p/

1 nga 4

The post “Halili dhe Hajria”, 62-vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rachmaninoff & Tchaikovsky”, mes shfaqjeve të janarit në TKOBAP

10 January 2025 at 22:42

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, publiku do të mund të ndjekë disa shfaqje artistike që do të ngjiten në skenë për të gjithë dashamirësit e artit.

Sipas kalendarit artistik të publikuar në rrjetet sociale të TKOBAP, muaji janar nis me një dialog të fuqishëm muzikor mes dy legjendave të kompozicionit të periudhës romantike: “Rachmaninoff & Tchaikovsky”.

Tingujt magjikë të muzikës së dhomës do të përhapen në hollin koncertor, si pjesë e një bashkëpunimi emocionues me mikun e përhershëm të institucionit, Institutin Italian të Kulturës.

Gjithashtu, Ansambli Popullor, e hap vitin e ri me koncertin e veçantë “Trëndafilin kur ta dhashë”, një udhëtim emocionues që përfshin të gjitha trevat shqiptare. /j.p/

The post “Rachmaninoff & Tchaikovsky”, mes shfaqjeve të janarit në TKOBAP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët

By: fra nc
7 January 2025 at 16:33

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpalli këtë të martë konkursin për pozicionin drejtor i përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).

“Një mundësi e artë për të udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend, si dhe një mundësi për të lënë gjurmë në historinë kulturore të Shqipërisë”, shkroi ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, duke ndarë lajmin në rrjetet sociale.

Shpallja e këtij konkursi nga MEKI erdhi pas lirimit nga detyra të Abigeila Voshtinës si drejtore e përgjithshme e TKOBAP, vendim që u miratua nga Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor 2024. Pas lirimit nga detyra të Voshtinës, MEKI emëroi drejtor të komanduar në TKOBAP kompozitorin e njohur Aulon Naçi.

Në faqen zyrtare të MEKI-t thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike /juridike, Akademinë e Arteve; Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion, si edhe përvojë të konsiderueshme në drejtim dhe menaxhim në fushën e artit, si dhe në drejtimin e projekteve kulturore; Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës; Të ketë përvojë në krijimin/vënien në jetë të strategjive financiare, me qëllim realizimin e projekteve/aktiviteteve artistike.

Afati i fundit për aplikim është data 24 janar 2025.

The post Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët appeared first on Euronews Albania.

Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP

By: Kult Plus
6 January 2025 at 13:01

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpalli konkursin për pozicionin drejtor i përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).

“Një mundësi e artë për të udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend, si dhe një mundësi për të lënë gjurmë në historinë kulturore të Shqipërisë”, shkroi ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, duke ndarë lajmin në rrjetet sociale.

Shpallja e këtij konkursi nga MEKI erdhi pas lirimit nga detyra të Abigeila Voshtinës si drejtore e përgjithshme e TKOBAP, vendim që u miratua nga Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor 2024. Pas lirimit nga detyra të Voshtinës, MEKI emëroi drejtor të komanduar në TKOBAP kompozitorin e njohur Aulon Naçi.

Në faqen zyrtare të MEKI-t thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike /juridike, Akademinë e Arteve; Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion, si edhe përvojë të konsiderueshme në drejtim dhe menaxhim në fushën e artit, si dhe në drejtimin e projekteve kulturore; Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës; Të ketë përvojë në krijimin/vënien në jetë të strategjive financiare, me qëllim realizimin e projekteve/aktiviteteve artistike.

Afati i fundit për aplikim është data 24 janar 2025./atsh/KultPlus.com

Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP

6 January 2025 at 13:01

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpalli konkursin për pozicionin drejtor i përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).

“Një mundësi e artë për të udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend, si dhe një mundësi për të lënë gjurmë në historinë kulturore të Shqipërisë”, shkroi ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, duke ndarë lajmin në rrjetet sociale.

Shpallja e këtij konkursi nga MEKI erdhi pas lirimit nga detyra të Abigeila Voshtinës si drejtore e përgjithshme e TKOBAP, vendim që u miratua nga Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor 2024. Pas lirimit nga detyra të Voshtinës, MEKI emëroi drejtor të komanduar në TKOBAP kompozitorin e njohur Aulon Naçi.

Në faqen zyrtare të MEKI-t thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike /juridike, Akademinë e Arteve; Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion, si edhe përvojë të konsiderueshme në drejtim dhe menaxhim në fushën e artit, si dhe në drejtimin e projekteve kulturore; Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës; Të ketë përvojë në krijimin/vënien në jetë të strategjive financiare, me qëllim realizimin e projekteve/aktiviteteve artistike.

Afati i fundit për aplikim është data 24 janar 2025.

/r.e/a.f/

The post Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Arrëthyesi”, baleti magjik i Krishtlindjes vjen në skenën e TKOBAP

24 December 2024 at 14:31

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ “Arrëthyesi”, baleti magjik i Krishtlindjes, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo kryevepër e baletit botëror, teksa ftoi qytetarët të ndjekin këtë eksperiencë të paharrueshme në TKOBAP deri më 30 dhjetor.

“Falë solistëve dhe trupës së baletit që dhurojnë perfeksion në çdo hap, nën koreografinë e Edi Blloshmit, nxënësve të shkollës së baletit, korit femëror dhe korit të zërave të bardhë, orkestrës simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin magjik të Sergio Alapont dhe kostumografisë vezulluese të Edlira Qyshkës, Përralla e preferuar e Krishtlindjes vjen në skenën e TKOBAP-së. Ju presim për këtë eksperiencë të paharrueshme deri më 30 dhjetor. Ora 19:00”, shkroi kryeministri Rama.

Baleti me muzikë të Çajkovskit është kthyer tashmë në simbol të periudhës festive të fundvitit, në të gjitha teatrot anembanë botës dhe prej vitesh kjo traditë ka përfshirë edhe Tiranën.

/r.e/

The post Rama: “Arrëthyesi”, baleti magjik i Krishtlindjes vjen në skenën e TKOBAP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legjenda e “Arrëthyesit” dhe maratona e tij në TKOB

24 December 2024 at 13:07

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Përralla e preferuar e Krishtlindjeve, “Arrëthyesi” erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, duke nisur kështu maratonën e 6 netëve magjike.

Baleti me muzikë të Çajkovskit është kthyer tashmë në simbol të periudhës festive të fundvitit, në të gjitha teatrot anembanë botës dhe prej vitesh kjo traditë ka përfshirë edhe Tiranën.

Por si u bë kaq i famshëm “Arrëthyesi” dhe përse për Krishtlindje?

Shumë njerëz besojnë se figura e ushtarit arrëthyes ka lindur me përrallën e Ernst Hoffman “Arrëthyesi dhe mbreti i miut” nga viti 1816. Ishte kjo që frymëzoi suitën e famshme të baletit me muzikë nga Çajkovski, interpretuar për herë të parë në dhjetor të 1892. Por origjina e “Arrëthyesit” është më e vjetër.

Një nga legjendat mbi ushtarin arrëthyes daton rreth shekullit XVIII dhe është vendosur në Gjermani. Një fermer kalonte Krishtlindjen i vetëm duke thyer arra nga pemët e tij. Me kalimin e kohës, u lodh dhe kërkoi ndihmë nga banorët e qytetit, duke i ofruar një shpërblim kujtdo që mund të shpikte një metodë për t’i shtypur arrat pa u lodhur. Kështu dikush krijoi një kukull prej druri në formën e një ushtari, të lyer me ngjyra të ndezura, me nofulla aq të forta që të shtypnin lehtë arrat.

Entuziast dhe i emocionuar për Arrëthyesin e Krishtlindjeve, fermeri vendosi ta dhuronte pasurinë e tij për njerëzit në nevojë.

Legjenda e dytë është më e vjetra dhe daton në shekullin XVI, gjithmonë në të njëjtën zonë të Gjermanisë, ku thuhet se banorët e një qyteti po detyroheshin nga trupat e ushtrisë gjermane të paguanin gjithnjë e më shumë taksa. Në shenjë proteste ata krijuan një ushtar prej druri, funksioni i të cilit ishte të shtypte arrat me nofullën e tij (nga këtu vjen emri gjerman i këtyre ushtarëve (nussknacker); mesa duket protesta funksionoi dhe që atëherë edhe Arrëthyesi u bë simbol fatsjellës. Arrëthyesi është ende një nga dekorimet e Krishtlindjes që nuk mund të mungojë në shtëpi dhe në çdo vend tjetër ku festohet.

/r.e/

The post Legjenda e “Arrëthyesit” dhe maratona e tij në TKOB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌