Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tradita e vjetër në Pustec/ Si komuniteti fetar kremton Krishtlindjet bazuar në kalendarin Julian

11 January 2025 at 20:32

PUSTEC- Megjithëse pjesë e kishës autoqefale shqiptare, kisha e Pustecit, ku jeton komuniteti maqedonas, festat dhe ritet fetare, i organizon sipas traditës së vjetër, që kanë për bazë kalendarin Julian. Në bashkinë e Pustecit me 9 fshatrat e saj, kremtojne krishtlindjet çdo date 7 janar.

Besimtarë të ndryshëm i drejtohen Kishës, në qendër të bashkisë, për të kryer lutjen tradicionale dhe për të ndjekur meshën e rastit. Prifti që kryesoi meshën, At Aleksi, në mesazhin e tij i uroi të gjithë besimtarët që me lavdinë e Zotit, ky vit të ofrojë shëndet, paqe dhe lumturi në familjet e gjithë besimtarëve.

Urimin e përcolli dhe kreu i kësaj bashkie, Pali Kolevski. Ai thotë se Krishtlindja dhe gjithë festat fetare në bashki, kryhen sipas traditës së vjetër të kalendarit Julian.

Ishte dëshira dhe kërkesa e banorëve të Pustecit, që pas rikthimit të besimit në vitin 1990, ritet fetare të vazhdonin sipas të parëve të tyre, duke pasur si bazë kalendarin Julian. Sipas këtij kalendari dhe Kolevski iu uroi Krishlindjen gjithë banorëve të bashkisë, duke uruar krishlindje të mbara.

Banorët e Pustecit, këtë festë e kremtojnë me familjet e tyre në drekën tradicionale, duke vijuar traditën me gatimet e zonës.

Kalendari Julian, që në Shqipëri njihet ndryshe si “kalendari alla turka”, ka një diferencë prej 15 ditësh nga kalendari Gregorian. Megjithëse në vitin 1930 edhe Turqia u radhit me kalendarin Gregorian, në disa kisha, kryesisht në botën sllave, vijuan shërbesat sipas kalendarit të vjetër./abcnews.al

Një amerikan gjen dhuratën që i kanë blerë prindërit për Krishtlindje 46 vite më parë

By: lia rda
5 January 2025 at 23:53

Amerikani Tim King nga shteti i Illinois ka gjetur së fundmi, teksa po rikontrukturonte shtëpinë e tij, një dhuratë që i ishte menduar për Krishtlindje 46 vite më parë.

Dhurata ishte pas murit ndarës në tualet, dhe ishte e mbështjellë në letër me personazhet e Disney-t, shkruan New York Post.

King postoi një video të zbulimit të dhuratës së pazakontë që ai bëri disa ditë para Krishtlindjeve, ndërsa ndihmonte prindërit e tij të rikontrukturonin shtëpinë e tyre.

Kjo video e postuar në Instagram më 27 dhjetor ka mbledhur 37,000 pëlqime, duke treguar King, tani 53 vjeç, teksa hap dhuratën, një komplet lodrash me aeroplan të viteve 1970.

King tha se beson se dhurata ishte blerë në vitin 1978 kur ai ishte gjashtë vjeç dhe se prindërit e tij e fshehën atë në papafingo, pas ndarjes së tualetit.

/abcnews.al

Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit

5 January 2025 at 11:04

Voskopoja, qyteza në juglindje të vendit, për festat e fundvitit ishte mbushur plot me vizitorë dhe turistë. Megjithëse banorët ishin përgatitur me kujdes, numri i lartë i të ardhurve i habiti edhe ata vetë. “Rrjetet sociale i kishim mbushur me njoftime për festat që organizohen në lokale dhe hotele, por më shumë u gëzuam nga […]

The post Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit appeared first on Reporter.al.

FOTOLAJM/ Kim Kardashian ndan fotot e ëmbla me fëmijët e saj pranë pemës së Krishtlindjeve

By: D Marku
30 December 2024 at 16:40

Ylli i njohur i televizionit , Kim Kardashian ka pozuar me katër fëmijët e saj para pemës së Krishtlindjeve. Bukuroshja e cila është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, shpesh ndan momente me fansat  nga përditshmëria e saj.

Këtë herë ajo ka postuar pozat e ëmbla me North, Chicago, Shade dhe Psalm. Ata janë shfaqur duke bërë disa mimika qesharake teksa janë fotografuar.
Kim Kardashian kishte veshur një fustan ngjyrë purpur, ashtu si vajza e saj më e vogël, Çikago, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve të saj janë të veshur me të zeza.

The post FOTOLAJM/ Kim Kardashian ndan fotot e ëmbla me fëmijët e saj pranë pemës së Krishtlindjeve appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdekur pasi hëngrën tortë

By: Mirgen
28 December 2024 at 08:00

Tre gra vdiqën në një tryezë Krishtlindjesh në qytetin e Torres, Brazil, pasi hëngrën tortë. Tatiana Denize Silva dos Anjos, 43 vjeç dhe Maida Berenice Flores da Silva, 58 vjeç, vdiqën pasi hëngrën ëmbëlsirën e Krishtlindjes. Ndërkohë, motra e Maidës, Neuza Denize, Silva dos Anjo, 65 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje […]

The post Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdekur pasi hëngrën tortë appeared first on BoldNews.al.

Teka luksoze e Mayweather: shpenzon 20 milionë euro për një dhuratë Krishtlindje

By: user 2
27 December 2024 at 09:26

Floyd Mayweather ka shpenzuar 20 milionë euro për një dhuratë Krishtlindjeje për veten. Ish-boksieri profesionist, që numëron plot 50 fitore në karrierën e tij, ka vendosur të festojë festat duke blerë një ndërtesë në një nga zonat më ekskluzive të Nju Jorkut, mes 6th Avenue dhe 47th Street, në zemër të lagjes Diamond të Manhattan-it.

Pse e kreu këtë veprim financiar?

Arsyet janë dy. E para ka një natyrë gati romantike: Mayweather dikur shkonte në atë zonë për të bërë blerje luksi dhe ai vend i ngjall kujtime të bukura. “Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të përfundoja duke zotëruar këtë pronë kaq të rëndësishme,” pranoi ai, duke treguar për zakonet e tij në rininë e hershme. Arsyeja e dytë ka të bëjë me interesin ekonomik: prona që tani i përket portofolit të tij përfshin zyra, një dyqan për tregtinë e diamanteve, një billboard reklamash dhe hapësira të tjera që mund të japin përfitime të mëdha nëse rishiten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather)

Kjo blerje e realizuar në prag të Krishtlindjes është vetëm e fundit nga shumë të tjera për ish-kampionin e botës në boks. Në tetor, Mayweather bleu rreth 60 ndërtesa në Nju Jork me një vlerë totale prej 402 milionë dollarësh (afërsisht 400 milionë euro). Një muaj më parë, ai investoi për të zotëruar një pjesë të Versace Mansion ikonike në Miami.

Ish-boksieri amerikan, që shpesh ndan me ndjekësit në rrjetet sociale rezultatet e pasurisë së tij, është një nga sportistët që ka fituar më shumë gjatë karrierës së tij. Ai nuk ngurron të tregojë pasurinë e tij, madje pozon në makina me valixhe plot para, sikur të ishte skenë filmi. Në koleksionin e tij të pasurive dhe lukseve përfshihen makina luksoze, ora që mund t’i blejnë vetëm disa persona në botë dhe shumë të tjera që përfaqësojnë statusin e tij si miliarder.

Sa vlen pasuria e Mayweather?

Që nga tërheqja e tij nga boksi profesionist në vitin 2017, Mayweather ka grumbulluar një pasuri të madhe duke diversifikuar të ardhurat e tij, duke i shumëfishuar ato dhe duke u shndërruar në një “pasanik” modern që “lundron” në pasurinë e tij. Sa është kjo pasuri? Sipas disa vlerësimeve, ajo kap një shifër mbresëlënëse prej 1.5 miliardë eurosh, duke përfshirë pronat e paluajtshme dhe pjesëmarrjet në kompani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather)

The post Teka luksoze e Mayweather: shpenzon 20 milionë euro për një dhuratë Krishtlindje appeared first on Lapsi.al.

Po tentonin të kalonin ilegalisht me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 107 persona

By: Mirgen
26 December 2024 at 19:20

Autoritetet franceze kanë kryer 12 operacione shpëtimi përgjatë brigjeve të Francës veriore në ditën e Krishtlindjes, duke shpëtuar 107 persona, të cilët po tentonin të kalonin kanalin me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe. Në mëngjesin e Krishtlindjeve, 30 pasagjerë u shpëtuan nga një varkë pranë qytetit Dunkirk, ndërsa të tjerët në bord dëshironin […]

The post Po tentonin të kalonin ilegalisht me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 107 persona appeared first on BoldNews.al.

Magjia e festave në Tiranë

26 December 2024 at 17:39

Tirana ndriçohet nga magjia e festave të fundvitit, ku sheshet dhe rrugët kryesore janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe, pemë të mëdha Krishtlindjeje dhe detaje festive. Qytetarët dhe vizitorët shijojnë shëtitjet në Pazarin e Ri, Sheshin Skënderbej dhe zona të tjera të dekoruara, ndërsa aroma e ushqimeve tradicionale dhe tingujt e këngëve festive krijojnë një atmosferë […]

The post Magjia e festave në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Koncerti në Shkodër me rastin e Krishtlindjeve, qindra qytetarë në shesh

26 December 2024 at 15:45

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Shkodra është kthyer mbrëmë në një arenë festive, me muzikë dhe performanca të veçanta nga artistët më në zë të qytetit.

Bashkia e këtij qyteti, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale, një fotoalbum me momentet më të bukura nga koncerti i mbrëmshëm me rastin e Krishtlindjeve, ku mjeshtri i këngës Bujar Qamili dhe Justina Aliaj, sollën një performancë të mrekullueshme për publikun!

Hitet më të njohura të këngëtarit Qamili dhe performanca e Justina Aliajt u duartrokitën gjatë nga qytetarët, që kishin sfiduar temperaturat e ulta, për të shijuar një natë të veçantë me muzikë tradicionale shqiptare dhe shumë surpriza.

Nga koncerti festiv në Shkodër me rastin e Krishtlindjeve
1 nga 9

/a.f/

The post Koncerti në Shkodër me rastin e Krishtlindjeve, qindra qytetarë në shesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuratat më të padobishme – ato përfundojnë në duar të tjera ose rishiten

By: D Marku
26 December 2024 at 12:48

Mes videove të pafundme në mediat sociale, ka edhe zëra në internet që pyesin: a më duhet vërtet kjo? “De-influencing”, praktika e kundërt e promovimit të pafund të produkteve, tashmë ka rreth një vit që ka pushtuar platformat dhe me siguri jeni të interesuar ta ndiqni, pasi të dini se sa para shpenzohen sidomos gjatë festave për dhuratat që përfundojnë të jenë krejtësisht të padobishme.

Sipas një sondazhi të ri, më shumë se gjysma e amerikanëve (53%) do të marrin një dhuratë që nuk e duan këtë Krishtlindje , ose rreth 140 milionë amerikanë. Sipas parashikimeve, dhuratat e padëshiruara do të arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave si në vëllim ashtu edhe në kosto, pasi rreth 10.1 miliardë dollarë do të shpenzohen për dhurata që përfundimisht mund të përfundojnë në duar të tjera, të ashtuquajturat “rigiftim”.

Duke i zbërthyer më tej shifrat, vlerësohet se një në 20 do të marrë të paktën pesë dhurata që nuk do të duan t’i mbajnë. Kostoja mesatare e këtyre artikujve të padëshiruar pritet të rritet në 72 dollarë këtë sezon festash, nga 66 dollarë vitin e kaluar.

Sa i përket vetë dhuratave, veshjet dhe aksesorët kryesojnë listën e dhuratave më të panevojshme për vitin 2024. Konkretisht, 43% shpresojnë të shmangin këto sende personale. Megjithatë, ky numër në fakt është në rënie nga 49% që nuk donin rroba për Krishtlindje në 2022. Artikujt e shtëpisë pasojnë veshjet si dhuratat më pak të njohura për festat (33%), ndërsa kozmetika dhe parfumet plotësojnë treshen e parë me 26%. As pajisjet dhe dhuratat e teknologjisë nuk janë të dashura. Që nga viti 2022, pakënaqësia me këto dhurata është rritur me 10%, nga 15% në 2022 në 25% në këtë sezon festash.

Pra, ku përfundojnë të gjitha këto dhurata me qëllime të mira, por të padëshiruara? Sondazhi zbuloi se rreth 4 në 10 amerikanë (39%) planifikojnë t’i japin dhuratat e tyre dikujt tjetër. Kjo është zgjedhja më e njohur këtë vit, duke mposhtur opsionin e vështirë për të mbajtur një dhuratë që nuk ju pëlqen. Sidoqoftë, 43% e amerikanëve i mbajtën dhuratat e tyre të padëshiruara në vitin 2022, por ky numër tani ka rënë në 35%.

The post Dhuratat më të padobishme – ato përfundojnë në duar të tjera ose rishiten appeared first on Albeu.com.

Betlehemi dhe Krishtlindja e dytë në hijen e luftës

26 December 2024 at 13:58

Krishti, sipas historisë së Krishtlindjes në fenë e krishterë, lindi në një stallë në Betlehem. Arsyeja ishte se nuk kishte vend strehimi në Betlehem. Ndërsa sot, 2000 vjet më vonë, situata është krejtësisht ndryshe: pothuajse të gjitha 5.000 dhomat e hoteleve në qytet janë bosh. Ka mungesë turistësh. Kjo prek jo vetëm hotelet, por edhe dyqanet lokale dhe të gjithë qytetin. Ramzi Sabella ka një dyqan të vogël në afërsi të Kishës së Lindjes së Krishtit. Ai mban mend gati çdo turist që vizitoi dyqanin e tij këtë vit.

“Para disa javësh ishte një mysafir nga Nigeria”, thotë pronari i dyqanit.

Ramzi zakonisht u shet karikues celularësh dhe shkopinj për selfie pelegrinëve nga e gjithë bota. Sidomos në Krishtlindje ai do të kishte shumë punë – në rrethana normale. Në kohë lufte, gjithçka është ndryshe.

“Tani ndonjëherë vijnë vetëm disa vendas – dhe ata kryesisht blejnë produktet më të lira. As ata nuk kanë më para,” shpjegon Ramzi.

Banorët largohen nga Betlehemi

Që nga fillimi i luftës nëRripin e Gazës, ekonomia në Bregun Perëndimor të kontrolluar ngaIzraeli, ku ndodhet Betlehemi, ka pësuar një rënie të madhe. Turizmi ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për qytetin për dekada. Megjithatë, sipas të dhënave të shoqatës lokale të hotelierëve, numri i dhomave ku akomodohen turistët në hotele ka rënë nga rreth 80 për qind para luftës në vetëm tre për qind sot.

As në sheshin e madh të Lindjes së Krishtit përballë Kishës së Lindjes, atmosfera nuk është më e mirë. Nga atje zakonisht dëgjohet muzika e lartë e Krishtlindjeve, duke mbushur të gjithë pjesën e vjetër të Betlehemit. Këtë vit mbretëron heshtje: pa këngë krishtlindjesh, pa pemë krishtlindjesh, pa dekorime. Në shesh janë vetëm disa gazetarë që raportojnë për ngjarjet e trishta.

Ky është viti i dytë me radhë që Krishtlindjet në Betlehem festohen nën hijen e luftës. Sipas autoriteteve lokale, në muajt e fundit pothuajse 500 familje janë larguar nga Betlehemi – një numër i konsiderueshëm ky, duke pasur parasysh se qyteti ka vetëm rreth 30.000 banorë. Këto janë vetëm shifrat zyrtare, sepse mendohet se numri është edhe më i madh. Banorët e mbetur thonë se shumë të tjerë, duke përdorur viza të përkohshme turistike, u larguan dhe tani po përpiqen të sigurojnë bukën e gojës jashtë vendit duke bërë punë të ndryshme.

Betlehemi, në hijen e luftës: Krishtlindjet pa gëzime

“Një mesazh për të gjithë botën”

Por rritja e varfërisë është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është vrasja e mijëra palestinezëve në Rripin e Gazës, ndaj askush këtu nuk është në gjendje për të festuar.

“Këtë vit ne po lutemi në heshtje – dhe duam t’i dërgojmë një mesazh mbarë botës,” shpjegon prifti Issa Musleh nga Kisha Ortodokse Greke. “Ne dënojmë thellësisht atë që po ndodh në Gaza tani.”

Edhe në Betlehem, si pjesa tjetër e Bregut Perëndimor, atmosfera është bërë gjithnjë e më e tensionuar që nga fillimi i luftës. Rreth 50.000 të krishterë, si dhe shumica myslimane në këtë rajon nën kontrollin izraelit, ndihen kështu. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 700 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës, e janë vrarë edhe 23 izraelitë në të njëjtën periudhë.

“Për momentin, në Krishtlindje, të gjithë duhet të kujtojnë se Krishti lindi në Betlehem për të thirrur njerëzit në paqe”, thotë prifti ortodoks grek.

Dëshira për bashkëjetesë paqësore

Në këto rrethana, është më e vështirë se kurrë për të krishterët në rajon të besojnë në mesazhin e shpresës që sjell Krishtlindja. Megjithatë, banorët e Betlehemit kanë treguar prej kohësh se bashkëjetesa paqësore është e mundur, sipas kamarierit Nadeem. Ai i vështron me trishtim ngjarjet para Kishës së Lindjes së Krishtit nga larg – nga kafeneja e tij e zbrazët në një kodër përballë.

Megjithëse është mysliman, Nadeem ndjek një universitet të krishterë. Para luftës, ai shkonte shpesh në Izrael, vetëm disa kilometra larg, ku kishte shumë miq hebrenj.

“Në fakt ne të gjithë duam të njëjtën gjë,” thotë Nadeem.

Një jetë të thjeshtë në paqe./ DW

The post Betlehemi dhe Krishtlindja e dytë në hijen e luftës appeared first on Sot News | Lajme.

Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve: Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën (FOTO)

By: V K
26 December 2024 at 09:15

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë.

Në rrjetin social “Facebook” të këngëtares, është publikuar një foto me mbishkrimin “I jam mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën dhe ndryshuan plotësisht jetën time”.

Krah këngëtares duket Elvira Tata, zonja që e takoi në Penn Station dhe e ndihmoi të largohej nga aty, biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Julia Ilirjanin, si dhe analisti Arjan Curi.

Një ditë më parë, Parashqevi Simaku, vizitoi edhe shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, falenderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve: Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Koçiu u uron Krishtlindjen bluzave të bardha: Mirënjohje për përkushtimin edhe në ditë festash

25 December 2024 at 22:42

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka shprehur sot mirënjohjen e saj për mjekët dhe infermierët, të cilët vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë festave të Krishtlindjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ka theksuar rëndësinë e sakrificës dhe përkushtimit të bluzave të bardha, të cilët kujdesen për shëndetin e qytetarëve në çdo moment, pa dallim dite. Ajo gjithashtu ka uruar një Krishtlindje të gëzuar për ata dhe të dashurit e tyre.

“Mirënjohje për bluzat e bardha që janë në shërbim të qytetarëve edhe në ditë festash. Gëzuar Krishtlindjen për ju dhe të dashurit tuaj,” ka shkruar Koçiu.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

/a.f/

The post Koçiu u uron Krishtlindjen bluzave të bardha: Mirënjohje për përkushtimin edhe në ditë festash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpresë dhe pasiguri, si e festuan Krishtlindjen të krishterët e Sirisë

By: user 5
25 December 2024 at 20:25

Të krishterët sirianë morën pjesë në shërbimet e natës së Krishtlindjes për herë të parë që nga rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad në fillim të dhjetorit. Një turmë e madhe në Sednaya, Siri, u mblodh pranë një manastiri historik në prag të Krishtlindjes për të parë ndezjen e dritave të një peme të zbukuruar.

Të krishterët sirianë përjetuan momente shprese dhe gëzimi ndërsa familjet dhe miqtë qëndronin pranë pemës së ndriçuar. Të tjerët mbanin kapele të babagjyshit, të tjerë shikonin nga çatitë, ndërsa një bandë luante muzikë festive dhe fishekzjarre ndriçuan qiellin.

” Ky vit është ndryshe, ka lumturi, fitore dhe një rilindje për Sirinë,” i tha Al Jazeera një nga të pranishmit, Hussam Saadeh. Një tjetër, Joseph Khabbaz, shprehu shpresën për unitet midis të gjitha feve në Siri. Stolat e kishës “Zonja e Damaskut” në kryeqytetin sirian u mbushën me të rinj e të moshuar, duke mbajtur qirinj dhe duke kënduar himne.

Këto festime vijnë pas djegies së një peme të Krishtlindjes pranë Hama-s, e cila rezultoi me mijëra protestues që dolën në rrugë për t’i kërkuar sundimtarëve të rinj të mbrojnë pakicat fetare.

Në Siri ka shumë grupe etnike dhe fetare, si kurdët, armenët, asirianët, të krishterët, druzët, shiitët alevitë dhe sunitët arabë, të cilët janë gjithashtu shumica e popullsisë myslimane.

The post Shpresë dhe pasiguri, si e festuan Krishtlindjen të krishterët e Sirisë appeared first on Lapsi.al.

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

By: Mirgen
25 December 2024 at 21:30

Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha të mërkurën se autoritetet në vendin e tij po hetojnë rreth dëmit që u është shkaktuar kabllëve elektrike nënujorë që janë të lidhura me Estoninë. Një ndërprerje e paplanifikuar në linjën ‘Estlink 2’ ndodhi gjatë ditës sipas njoftimit të kompanisë finlandeze Fingrid duke, zvogëluar kapacitetin e prodhimit në 358 […]

The post Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja uron Krishtlindjen: Trashëgimia arbëreshe, një krenari që sfidon kohën

25 December 2024 at 22:01

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë sot në rrjetet sociale një mesazh që vlerësimi për trashëgiminë kulturore arbëreshe me rastin e Krishtlindjes.

“Një trashëgimi arbëreshe që sfidon kohën!”, nënvizon ministri Gonxhja.

Në postimin e tij, ministri vlerëson veprën e pedagogut arbëresh Francesco Scorza nga komuniteti i Shën Sofisë (Santa Sofia d’Epiro), i cili ka rikrijuar atmosferën tradicionale arbëreshe përmes këngës së famshme “Lindja e Krishtit”.

“Me rastin e Krishtlindjes, pedagogu arbëresh Francesco Scorza nga komuniteti i Shën Sofisë (Santa Sofia d’Epiro) ka rikrijuar mjeshtërisht atmosferën e traditës arbëreshe përmes këngës së famshme “Lindja e Krishtit”, një poezi e shkruar nga poeti i madh Jul Variboba (1725-1788).

Kjo këngë, pjesë e veprës epike “Gjella e Shën Mëris s’Virgjër” (1762), është kënduar në komunat arbëreshe që prej gjysmës së shekullit të XVIII-të dhe vazhdon të mbetet e gjallë pas më shumë se tre shekujsh!”, thekson ministri Gonxhja.

Ministri Gonxhja nënvizon se viti i ardhshëm, 2025, shënon 300-vjetorin e lindjes së poetit të madh Jul Variboba, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kulturës, gjuhës dhe traditës arbëreshe si një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë.

“Nderojmë kulturën, gjuhën dhe traditën arbëreshe, që mbetet një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne!”, përfundon postimin e tij, ministri Gonxhja.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa katolikët mbajnë meshën mesnatën e sotme ndërsa besimtarët ortodoksë mblidhen në kishë ditën e nesërme, për t’ia lënë vendin më pas festimeve familjare.

1 nga 5

/a.f/

The post Gonxhja uron Krishtlindjen: Trashëgimia arbëreshe, një krenari që sfidon kohën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët kremtojnë Krishtlindjen, besimtarët e krishterë urojnë paqe e harmoni

25 December 2024 at 18:02

Në të gjithë vendin, besimtarët e krishterë kanë festuar Krishlindjen duke uruar paqe dhe harmoni mes njëri-tjetrit.

Në Gjirokastër në kishën ‘Ngjallja e Krishtit” besimtarët morën pjesë në meshë në një atmosferë festive.

“Do uroja për gjithë besimtarët ortodoksë por edhe për gjithë shqiptarët gëzuar Krishtlindjet, mbarësi edhe vit të mbarë”,-uroi qytetari.

“Uroj të gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar Krishtlindjet dhe një vit i mbarë për të gjithë çdo njeri t’ia kalojë bukur”.

“Për gjithë njerëzit gëzuar Krishtlindjet uroj të jenë të gjithë me shëndet, gëzim edhe çdo gjë tjetër mbarësi”

Edhe besimtarët e krishterë në Berat kanë festuar Krishtlindjen ku kanë marrë pjesë ne meshën e shenjtë. Mes lutjeve në këtë ditë të veçantë, qytetarët uruan duke dërguar mesazhe për njëri-tjetrin.

Ndryshe u festuan këtë vit krishtlindjet në Himarë, ku përmes një skafi babagjyshi erdhi nga deti duke shpërndarë dhurata për fëmijët. Qytetarët të suprizuar uruan në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë.

Krishtlindjet janë festuar edhe në Vlorë. Besimtarët e krishterë dhe ortodoks kanë kremtuar krishtlindjet në meshën e shenjtë të zhvilluar mëngjesin e 25 dhjetorit duke uruar për të gjithë shëndet paqe dhe harmoni.

Edhe në Shkodër besimtarët e krishtere kremtuan lindjen e Krishtit teksa morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Shën Shtjefni”. Në përfundim të meshës, besimtarët uruan njëri-tjetrin në festën më të rëndësishme të besimit të krishterë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qytetarët kremtojnë Krishtlindjen, besimtarët e krishterë urojnë paqe e harmoni appeared first on Euronews Albania.

Ministrja Koçiu: Fuqia e bashkimit dhe mbështetjes, dhurata më e bukur e festave

By: redi
25 December 2024 at 16:42

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se festat janë një moment shumë i veçantë për t’u rikujtuar njerëzve vlerën e solidaritetit. Ministrja Koçiu ka uruar Krishtlindjen nga “Familja e Madhe e Mbrojtjes Sociale”, ku përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, duken momentet e festës së bashku me përfituesit e shërbimeve sociale nga qendrat ditore dhe ato…

Source

Festime e urime për besimtarët në ditën e Krishtlindjes në qytetet e Shqipërisë

25 December 2024 at 17:32

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Festa e Krishtlindjeve ka bërë bashkë sot, jo vetëm besimtarët katolikë dhe ortodoksë, por edhe shumë përfaqësues të pushtetit vendor, personalitete dhe zyrtarë që janë bërë bashkë në urimet e tyre, për festa të mbushura me shëndet dhe harmoni.

Edhe kryetarët e bashkive Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Durrës, Kavajë etj., u janë bashkuar urimeve zyrtare për festën e Krishtlindjes.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, i shoqëruar edhe nga drejtuesja politike e këtij qarku, Belinda Balluku dhe disa deputetë të PS-së, u kanë uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë.

“Nga Katedralja Ortodokse “Shën Gjergji” në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë. Krishtlindjet janë dita e frymëzimit dhe shpresës së madhe për një të nesërme më të begatë. Me bekimin e Zotit, urimet më të sinqerta për çdo vatër shqiptare”, shkruan Balluku në një postim në Facebook.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ka uruar gjithashtu festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët. “Gjatë vizitës në Kishën Ortodokse Apostull Pavli dhe Shën Asti të Durrësit me rastin e Krishtlindjes. Në këtë ditë të veçantë uroj që të ketë sa më shumë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve”, thotë ajo.

“Për ditën e Zotit dhe shpresën e paqes për çdo ditë, nga shtëpia e tij, në shtëpinë tuaj, Krishtlindje të Bardhë e të Bekuar”, uron Ermal Dredha, kryetari i bashkisë Vlorë.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, i shoqëruar nga drejtuesja politike e këtij qarku, Mirela Kumbaro ishin në një familje në qytetin e gurtë për të uruar Krishtlindjet. “Shumë familje në qarkun e Gjirokastrës u bekuan me një beb gjatë këtij viti dhe ne na bëhet zemra mal. Çdo familjeje i kam uruar me zemër këtë fatmbarësi të brezit të ardhshëm. Me Flamurin i uruam jetë të gjatë Amarisit të bukur si drita dhe lumturi së bashku me mami Rominën dhe babi Ledionin në vatrën e tyre të ngrohtë”, shkruan Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka ndarë urimin e tij në rrjetet sociale duke shkruar: “Me shpresën se kjo festë do t’i paraprijë një viti të ri më të bukur, më të sukseshëm, me më shumë harmoni dhe shëndet për çdo familje pogradecare.”

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo ndau foto nga takimi me Mitropolitin e qytetit, për Lindjen e Krishtit. “Në këtë ditë që na bën të gjithëve bashkë dhe na rikujton se çfarë ka vërtet rëndësi. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët kudo që janë”.

Kryetari i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja ka shpërndarë përmes rrjetet sociale, urimin e përvitshëm nga Kisha e Shën Nikollës në Kavajë! “Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe le të sjellë kjo ditë e shenjtë paqe, dritë dhe begati për të gjithë”, uron Qosja.

Nga Mitropolia e Korçës, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo uroi gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët ortodoksë. “Ditë të paqta e të begata në çdo familje!”, ishte urimi i Filos.

/r.e/

The post Festime e urime për besimtarët në ditën e Krishtlindjes në qytetet e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Fuqia e bashkimit dhe mbështetjes, dhurata më e bukur e festave

25 December 2024 at 16:31

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot në ditën e Krishtlindjes, se festat janë një moment shumë i veçantë për t’u rikujtuar njerëzve vlerën e solidaritetit.

Ministrja Koçiu ka uruar Krishtlindjen nga “Familja e Madhe e Mbrojtjes Sociale”, ku përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, duken momentet e festës së bashku me përfituesit e shërbimeve sociale nga qendrat ditore dhe ato rezidenciale, duke ndarë momente të ngrohta, buzëqeshje dhe gëzim.

“Ky është një çast i veçantë që na bashkon dhe na kujton vlerën e solidaritetit. Kjo Krishtlindje na kujton se fuqia e bashkimit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin është dhurata më e bukur”, shprehet ministrja Koçiu.

/r.e/

The post Koçiu: Fuqia e bashkimit dhe mbështetjes, dhurata më e bukur e festave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌