Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skënderbeu “fërkon duart”, sulmuesi kërkohet nga klubi legjendar që surprizoi në Botërorin e Klubeve

27 July 2025 at 18:03

Sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr, mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, teksa së fundmi ka përfunduar në “radarët” e klubit prestigjioz të Al Ahly që militon elitën e futbollit egjiptian, dhe ka fituar plot 112 trofe. Një klub legjendar, që ishte pjesë edhe e Botërorit të Klubeve që u zhvillua […]

The post Skënderbeu “fërkon duart”, sulmuesi kërkohet nga klubi legjendar që surprizoi në Botërorin e Klubeve appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Skënderbeut i largohet portieri, vendos të luajë në futbollin kosovar

By: armand
26 July 2025 at 11:48

Kristian Rroku është lojtari më i ri i Trepçës. Portieri largohet kështu nga Skënderbeu ku qëndroi për një sezon. 22-vjeçari e la Skënderbeun me kujtimin e dy ndeshjeve. Për të do të jetë eksperienca e parë në Kosovë. “Mirësevjen: Kristian Rroku. KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin 22-vjeçar nga Shqipëria, […]

The post Zyrtare/ Skënderbeut i largohet portieri, vendos të luajë në futbollin kosovar appeared first on BoldNews.al.

Promovimi i romanit të shek. XVII “Skënderbeu i Madh” në Shkodër

By: KultPlus
15 July 2025 at 10:00

Përkthyer nga Ardian Ndreca

Një ndër dëshmitë më të hershme letrare të Europës për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, duke hedhur dritë mbi një kapitull të panjohur të pranisë së heroit tonë kombëtar në letërsinë evropiane të shekujve të kaluar.

Bëhet fjalë për romanin kalorësiak “Skënderbeu i Madh”, të shkruar nga autorja franceze Anne de La Roche Guilhem në shekullin XVII, tashmë i përkthyer në shqip nga prof. Ardian Ndreca. Kjo vepër, e ruajtur deri më sot në arkiva dhe biblioteka të huaja, risillet në qendër të vëmendjes si një dëshmi e hershme e figurisë mitike të Skënderbeut në imagjinatën letrare të kohës.

Promovimi i këtij botimi të rëndësishëm u zhvillua në bibliotekën “Zoja e Shkodrës”, në një aktivitet të organizuar nga famullia e Arqipeshkvisë Metropolitane. Ngjarja mblodhi studiues, lexues dhe përfaqësues të institucioneve kulturore, duke rikthyer në fokus vlerat e trashëgimisë historike nëpërmjet letërsisë së angazhuar ndërkulturore.

Ky botim është më shumë se një akt përkthimi, është një rivalorizim kulturor që forcon ndërveprimin mes kujtesës historike kombëtare dhe traditës letrare europiane. “Skënderbeu i Madh” i Anne de La Roche Guilhem jo vetëm pasuron fondin e letërsisë për Skënderbeun, por dëshmon se figura e tij ka frymëzuar mendje dhe zemra përtej kufijve të Shqipërisë, në një kohë kur Europa përballonte sfida të mëdha historike.

Ajo që kuptojmë nëpërmjet romanit është fakti se historia e Shqipërisë, edhe në shek. XVII ka pas një lloj protagonizmi në gjirin e shoqërisë europiane, edhe pse kishim 200 vite që kishim rënë në robërinë osmane, vazhdonim të ishim pjesë e Europës dhe të frymëzonim shtresat e larta të shoqërisë europiane. – tha përkthyesi i romanit, Ardian Ndreca./ KultPlus.com

Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian

By: armand
11 July 2025 at 21:47

Skënderbeu vijon me përforcimet në merkaton e verës. Viktor Gabriel Moura de Oliverira, ose ndryshe Vitinho është afrimi i radhës te korçarët. 25-vjeçari vjen nga Brazili teksa së fundi ka qenë pjesë e Pouso Alegre. Në fakt, sipas transfermarkt Vitinho ka qenë me një vlerë të lartë në treg përpara se të kthehej në Brazil, […]

The post Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian appeared first on BoldNews.al.

Përgatitjet e Skënderbeut, Gjoka projekton ekipin për Kategorinë e Parë

30 June 2025 at 16:17

Pak javë pasi i dha lamtumirën kategorisë superiore, Skënderbeu ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik. Korçarët kanë vijuar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, ndërsa është konfirmuar dhe një pjesë e lojtarëve nga viti i shkuar. Afrimet në ekip kanë qenë të pakta, ndërsa plani i drejtuesve është për të ndërtuar një skuadër të denjë për kthimin në elitë.

“”Unë mendoj se boshti i skuadres është, ata që ne mendonim që do na shërbenin në të ardhmen i kemi mbajtur. Kjo është një kampionat ndryshe, kemi nxjerrë mësimet tona. Kjo skuadër që do ndërtohet sivjet nuk do ndërtohet vetëm për kategorinë e parë por e për të ardhmen”. Ernest Gjoka, Trajner i Skënderbeut.

Pas largimit të Elvic Prencit, shiritin e kapitenit tanimë e ka marrë portieri Alia.

 “Është nder i madh për mua të jem kapiteni i një skuadre të madhe me kaq emër shpresoj të bëjmë mirë. Të shohim të rinjtë që do vijnë por jam i sigurte qe Skënderbeu ka patur lidhje të fortë në grup”,-tha Marko Alia, Portier i Skënderbeut.

Përgjatë orëve të fundit drejtuesit e klubit korcar kanë zhvilluar një mbledhje ku është diskutuar projekti për sezonin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përgatitjet e Skënderbeut, Gjoka projekton ekipin për Kategorinë e Parë appeared first on Euronews Albania.

UEFA ka përjashtuar ndër vite 13 klube nga Liga e Evropës – ndër to edhe ekipi shqiptar

21 June 2025 at 23:51

UEFA ka ndaluar/pezulluar 13 ekipe nga Liga e Evropës në historinë e saj, dhe arsyet variojnë nga korrupsioni te problemet financiare.

Organi qeverisës i futbollit evropian mbikëqyr turne të tilla si Kampionati Evropian, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Por ndonjëherë ata kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar disa klube të garojnë për shkak të shkeljeve të ndryshme të rregullave.

Katër klube janë ndaluar të garojnë në Ligën e Kampionëve, e cila shihet si gara kryesore e klubeve të UEFA-s, ndërsa dy kombe janë ndaluar të garojnë në Kampionatin Evropian që nga fillimi i tij në vitin 1960.

Por, cilat klube janë detyruar të mos marrin pjesë në Ligën e Evropës, garën dytësore për klube të UEFA-s?

Besiktas u përjashtua nga garat në qershor të vitit 2013 dhe vuajti një pezullim njëvjeçar për përfshirjen e tyre në trukimin e ndeshjeve vendase, siç u raportua nga BBC Sport në atë kohë.

Skuadra tjetër turke, Fenerbahce, u pezullua gjithashtu për dy vjet për përfshirje në trukimin e ndeshjeve vendase.

Milani u përjashtua nga Liga e Evropës për sezonin 2019/20 për shkak të shkeljeve të rregullave të Fair Play Financiar.

Në vitin 2012, skuadra spanjolle Malaga u pezullua dy vjet nga UEFA dhe u përjashtua nga gara në sezonin 2013/14 për shkak të faturave të papaguara. Viti i dytë u hoq pas apelit, por CAS hodhi poshtë përpjekjen e tyre për të përmbysur të parin.

Skuadra zvicerane FC Sion u përjashtua nga Liga e Evropës 2011/12 për futjen në fushë të lojtarëve të papërshtatshëm, të cilët u nënshkruan ndërsa klubi ishte ende nën një ndalim transferimesh të vendosur nga FIFA. Kjo i lejoi Celtic të rikthehej në garë në atë sezon.

Partizani i Beogradit i Serbisë u përjashtua nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës për tri sezone në vitin 2017 për shkak të borxheve të papaguara.

Rangers i Skocisë nuk mundi të garonte në garat evropiane në sezonin 2013/14, pasi “administratori i klubit… pranoi se klubi nuk është në gjendje të përmbushë afatin e 31 marsit të llogarive të vendosur nga UEFA”.

Në vitin 2013, Rapid Bukuresht u përjashtua gjithashtu për një vit nga garat evropiane të klubeve nga Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve.

Ndërkohë, Steaua u ndalua me kusht për një vit me një periudhë prove pesëvjeçare pas akuzave për trukim ndeshjesh, siç raportohet nga Sofia Globe.

Skuadra ukrainase, Dnipro, mori një pezullim njëvjeçar në vitin 2016 për shkak të problemeve financiare.

Klubi azer Inter Baku dhe Tasrgu Mureş i Rumanisë u pezulluan gjithashtu për një sezon.

UEFA tha se ndalimet do të zbatohen në sezonin e ardhshëm, nëse klubet kualifikohen për Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës për një periudhë tre-sezonale, sipas Reuters.

Në vitin 2018, skuadra shqiptare, Skënderbeu, u përjashtua për dhjetë vjet nga të gjitha garat e UEFA-s, përfshirë Ligën e Evropës, si dhe u gjobit me 1 milion euro, pasi CAS tha se paneli i saj “zbuloi me kënaqësi se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitete të trukimit të ndeshjeve” si në ndeshjet vendase ashtu edhe në ato kontinentale, sipas AP. /Telegrafi/

The post UEFA ka përjashtuar ndër vite 13 klube nga Liga e Evropës – ndër to edhe ekipi shqiptar appeared first on Telegrafi.

Kapiteni i dha lamtumirën Skënderbeut, pritet zyrtarizimi në klubin kryeqytetas

By: armand
10 June 2025 at 17:15

Elvis Prençi ka mbyllur kontratën e tij me klubin e Skënderbeut dhe u ka dhënë lamtumirën korçarëve te të cilët ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Mbrojtësi ka vendosur të mos rinovojë kontratën pas rënies në Kategorinë e Parë, teksa do të provojë një aventurë të re. Mbrojtësi ka vendosur që për këtë aventurë të […]

The post Kapiteni i dha lamtumirën Skënderbeut, pritet zyrtarizimi në klubin kryeqytetas appeared first on BoldNews.al.

80 mijë euro në sezon, titullari i Skënderbeut drejt transferimit në Azerbajxhan

By: armand
22 May 2025 at 21:23

Marco Alia ishte një nga titullarët e padiskutueshëm te Skënderbeu në këtë sezon. Gardiani i portës është një nga më të kërkuarin në këtë merkato. Saktësisht për të ka interesime nga Azerbajxhani. Turan Tovuz është skuadra që synon tranferimin e 25-vjeçarit. Palët mes tyre kanë nisur bisedimet. Gjithashtu janë mësuar edhe detajet e kontratës mes […]

The post 80 mijë euro në sezon, titullari i Skënderbeut drejt transferimit në Azerbajxhan appeared first on BoldNews.al.

Rama kapet nga deliri, nis t’i flasë monumentit të Skënderbeut në shesh

By: user 4
13 May 2025 at 15:10

Euforia e pushtetit që i dhanë votat e 11 Majit duket se kanë shtuar dozën e megalomanisë tek kryeministri. Kjo duket në një mesazh që Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë të martë, teksa i flet direkt monumentit të Skënderbeut. Bie në sy fakti që 61-vjeçari që ka që në 2013 në kryeministri ka deliruar pak, kur i duket se flet me Skënderbeun dhe i drejtohet me fjalët “O mbret…”.

Mesazhi shoqërohet me foton e bustit të Skënderbeut mbi kalë , ndërsa në sfond duket struktura e ngritur posaçërisht për pritjen e liderëve të Europës që vijnë pas pak ditësh për një samit në Tiranë.

“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës” shkruan Rama.

Në të njëjtën ditë, opozita lajmëroi një protestë për manipulimet e 11 Majit, por duket se shqetësimet për shitblerjen e votës apo manipulimin e procesit, janë çështje të papërfilshme tashmë nga kryeministri që ka gjetur një rrugë komunikimi me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin dhe nuk është çudi të jetë duke pritur përgjigje nga tjetri.

The post Rama kapet nga deliri, nis t’i flasë monumentit të Skënderbeut në shesh appeared first on Lapsi.al.

620-vjetori i lindjes, aktivitete kulturore në nderim të Gjergj Kastriot Skënderbeut

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore në mbarë vendin.

Biblioteka Kombëtare e kujtoi heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, përmes një ekspozite të veçantë e shumëngjyrëshe me historikun e pullave të postës me figurën e Skënderbeut.

Koleksioni i ekspozuar me këtë rast është pjesë e koleksionit privat të filatelistit Hysen Dizdari. Ai përmban pullat postare shqiptare qysh prej vitit 1913 e deri më sot, të emetuara në nder të Heroit tonë Kombëtar.

Me pjesëmarrjen e filatelistëve më në zë të vendit tonë, studiuesve, historianëve dhe të rinjve nga Maarif Tirana Campus, ekspozita ktheu vëmendjen jo vetëm kah heroit tonë kombëtar, por edhe figurave të tjera të rëndësishme kombëtare me prani të gjerë në pullat tona postare.

Edhe Bashkia Lezhë u përfshi në aktivitetet me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Në nderim të kësaj dite, të pagëzuar si “Dritë- Lindje Arbënore”, të rinjtë u njohën jo vetëm me historikun por gjithashtu interpretuan artistikisht veshur me kostume kombëtare.

Ky aktivitet përkujtimor, në nderim të Skënderbeut, u realizua nën kujdesin e Bashkisë Lezhë dhe të Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, në Memorialin e Heroit Kombëtar. Risi e këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e studentëve të Universitetit të Shkodrës dhe nxënësve të shkollave të ndryshme të qytetit. /j.p/

The post 620-vjetori i lindjes, aktivitete kulturore në nderim të Gjergj Kastriot Skënderbeut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ben Blushi: Shqipëria është krijuar nga shpata e Skënderbeut

6 May 2025 at 23:58

Në 620-vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkrimtari dhe ish-politikani Ben Blushi e ka cilësuar Skënderbeun themeluesin e Shqipërisë.

“Sa më shumë lexoj për Skënderbeun, aq më shumë bindem se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij”, shkruan Blushi në fillim të postimit, duke treguar rolin vendimtar të figurës së heroit kombëtar në historinë e kombit shqiptar.

Blushi thekson se Skënderbeu arriti shumë si luftëtar, diplomat dhe prijës, por sipas tij, fati nuk e ndihmoi të themelonte një mbretëri të trashëgueshme që do ta kishte ndryshuar rrjedhën historike të Shqipërisë.

“Nëse Kastriotët do kishin arritur të krijonin një mbretëri që do të vazhdonte në disa breza, pushtimi osman nuk do të zgjaste aq shumë dhe rezistenca pas vdekjes së Skënderbeut do të kishte pasur vazhdimësi,” shkruan Blushi.

Ai kritikon mënyrën se si Perandoria Osmane u përpoq ta zhdukte figurën e Skënderbeut, duke shkatërruar varrin dhe fshirë çdo gjurmë të kujtesës së tij historike për katër shekuj.

Sipas Blushit, vetëm rilindasit arritën ta rikthenin në vetëdijen kombëtare.

“Pa Skënderbeun, librat tanë të historisë do ishin bosh, heronjtë do ishin pushtuesit dhe jo kryengritësit,” shkruan ai.

Në fund, Blushi ndalet te përjetimi personal i lidhur me monumentin e Skënderbeut në Tiranë, duke thënë se sa herë kalon nga sheshi “Skënderbej” ndalon për ta fotografuar statujën madhështore.

“Jo vetëm ne, por edhe zogjtë janë të lirë mbi monumentin e tij”, përfundon Blush./Telegrafi/

The post Ben Blushi: Shqipëria është krijuar nga shpata e Skënderbeut appeared first on Telegrafi.

Kurti kujton Skënderbeun në 620-vjetorin e lindjes: Hero për së gjalli, hero për të gjitha kohërat

6 May 2025 at 19:22

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 620-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të mëdha ushtarake dhe politike të Evropës mesjetare dhe si shtyllë themelore të identitetit kombëtar shqiptar.

“Në Ditën e Shën Gjergjit, me shumë gjasë në një ditë si kjo, ka lindur Gjergj Kastrioti. Emri i tij na bën të besojmë se është pagëzuar sipas kësaj dite të rëndësishme në traditën mesjetare të krishterë,” ka shkruar Kurti në një postim publik.

Duke theksuar origjinën fisnike të Skënderbeut nga familja e Kastriotëve, Kurti e ka vlerësuar atë si prijës të një kryengritjeje që për një çerekshekulli sfidoi Perandorinë Osmane dhe frymëzoi breza me shembullin e luftës për liri, atdhe dhe bashkim politik.

Në postim, Kurti ka shpërndarë edhe një portret të realizuar më 1533 nga artisti gjerman Hans Weiditz, gravurë kjo që ilustronte botimin e parë në gjuhën gjermane të biografisë për Skënderbeun, shkruar nga Marin Barleti.

“Skënderbeu është shqiptari për të cilin është shkruar më së shumti në histori, dhe një ndër personalitetet më të përmendura në përgjithësi,” thekson Kurti, duke shtuar se ai ka qenë “hero për së gjalli” dhe do të mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve në të gjitha kohërat.

“U kujtoftë dhe u nderoftë me lavdi Skënderbeu ndër breza!” përmbyll ai.

The post Kurti kujton Skënderbeun në 620-vjetorin e lindjes: Hero për së gjalli, hero për të gjitha kohërat appeared first on Telegrafi.

‘Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti, fuqí t’madhe që m’i dhanë ka Zoti’

By: Kult Plus
6 May 2025 at 14:03

Filmi për Gjergj Kastriotin është një film historik që trajton jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, shkruan KultPlus.

Në film Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastriotin dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij.

Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.

KultPlus ju sjell këngën e Gjergj Kastriotit, e cila është edhe kolona zanore e këtij filmi.

Bashkangjitur gjeni videon e shkëputur nga filmi dhe tekstin e këngës:

Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti,
fuqí t’ madhe që m’i dhanë ka Zoti,
s’e djeg flaka e s’e djeg baroti,
shpata e tij than malin n’dysh e çán,
me nji t’ râme nji ushtrí perlán.

Lavd’ ô Gjergj, ô Skanderbe drangoi,
krahu yt çdo dit’ u përforcoftë,
gjithë ku janë armiqt ai i çfaroftë,
Lavdi yt, ô, brez mas brezi u knoftë. / KultPlus.com

620 vjetori i lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu!

By: gaze tare
6 May 2025 at 14:07

Më 6 maj të vitit 1405 lindi në një familje fisnike të Dibrës një nga figurat më madhështore të historisë shqiptare – Gjergj Kastriot Skënderbeu. Edhe pse ka kaluar më shumë se pesë shekuj nga vdekja e tij më 1468, emri dhe vepra e tij mbeten të paharruara.

Skënderbeu u bë simbol i rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane, duke udhëhequr 25 vite luftë të pandërprerë për mbrojtjen e trojeve tona. Me 22 fitore të mëdha kundër një prej perandorive më të fuqishme të kohës, ai u kthye në hero jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mbarë Evropën, duke u cilësuar si mburoja e krishterimit.

Në ditëlindjen e tij të 620-të, kujtojmë me krenari figurën e njeriut që bashkoi princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës dhe që mbrojti me trimëri çdo pëllëmbë toke shqiptare, me Krujën si zemër të qëndresës.

Lavdi përjetë Heroit tonë Kombëtar!

The post 620 vjetori i lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu! appeared first on iconstyle.al.

Fjalimi i rrallë i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

By: Kult Plus
6 May 2025 at 13:36

Ai lindi në vitin 1405 dhe ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën).

Kur lindi Gjergji, i ati Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim. Qendra administrative e tij duhet të ketë qenë Prizreni. Për ditën e vdekjes së Gjerg Kastriotit ka shumë legjenda dhe pak burime historike serioze.

Gjithsesi studiuesi i kësaj periudhe veçanërisht i jetës së Skënderbeut, Aurenc Bebja që jeton dhe punon prej vitesh në Francë ka mundur të zbulojë vitin e shkuar, një tekst të botuar 238 vite më parë në Gjermani ku përshkruhen fjalët e fundit të Gjergj Kastriotit në shtratin e vdekjes.

Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannowich, me titullin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”. Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J. J.Kesler, Frankfurt.

Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund ti shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve.

Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti:

“Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj.

Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni.

Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj.

Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të pacensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë.

Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtrues dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtyteve.

Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe luksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje.

Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj.

Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin.

Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrëveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…

Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të
Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysmë veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe racës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të përgjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

Mos përbuzni askënd ; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.

Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë.

Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënien e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëhiqni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë

Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhues ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht.

Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i fshehu mbretit pafajësinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…

Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqij. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë ; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashëgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.

Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtat politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës.
Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka.

Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer.
Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.

…Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi.

Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

Ju do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për tu ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij…

Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur.

Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi, dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit./ KultPlus.com

“Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, historiani Xhufi me të rinjtë në QKLL

By: Kult Plus
6 May 2025 at 13:04

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi aktivitetin me temë “Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, në kuadër të 620-vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

I ftuar në këtë aktivitet ishte historiani i mirënjohur, Pëllumb Xhufi, i cili shpalosi sot në hapësirat e QKLL-së përballë një audience të rinjsh, një histori të jashtëzakonshme të Skënderbeut, si një figurë madhore, unifikuese të kombit shqiptar, e cila është një pikë e rëndësishme referimi modelesh për historinë, politikë, kulturën sot.

Mes të tjerash, në takim u kujtua fakti se si Indro Montanelli, gazetari i njohur italian, e quante Skënderbeun si “poetin e madh të politikës shqiptare”.

I cilësuar si shqiptari më i njohur në botë ndër shekuj, Skënderbeu nderohet si prijës ushtarak dhe strateg i fortë i mbrojtjes së interesave të popullit shqiptar.

Rëndësia e Skënderbeut në historinë e popullit shqiptar, ndërkaq, nuk është vetëm ushtarake, por edhe politike, shtetkrijuese, diplomatike e qytetëruese.

Për shekuj me radhë shërbeu si burim frymëzimi i intelektualëve pasardhës, të cilët luftuan për lirinë dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar./atsh/KultPlus.com

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”, thënie të të huajve për Skënderbeun

By: Kult Plus
6 May 2025 at 11:26

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sot, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

Papa Kalikst i III

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

Papa Piu I II

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”

Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” 

Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”

Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.” / KultPus.com

620 vite nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

By: Kult Plus
6 May 2025 at 09:00

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri më 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Në vitin 1444, mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër Perandorisë Otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër osmanëve në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461.

Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastriot-Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë. / KultPlus.com

620-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut

TIRANË, 6 maj /ATSH/ 620 vjet më parë, më 6 maj të vitit 1405 lindi Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Gjergji lindi në familjen fisnike dibrane të Gjon Kastriotit dhe Vojsavës. Kur lindi Skënderbeu, Gjoni ishte sundimtar i një treve që përfshinte Krujën, Mirditën e më gjerë.

Emri i Gjergj Kastriotit personifikon një epokë të tërë të historisë tonë kombëtare, e cila mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.

Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti popullin shqiptar por edhe pengoi shtrirjen e osmanëve drejt Evropës. Ndërsa me Kuvendin e Lezhës, 2 mars 1444, nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut për herë të parë u arrit një bashkim politik i princërve shqiptarë, duke vënë themelet e një shteti arbëror të organizuar.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Vdekja e Skënderbeut solli rënien nën pushtimin 5-shekullor nga Perandoria Osmane deri në krijimin e shtetit të pavarur më 1912. Kruja, që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, i rezistoi vetëm një rrethimi tjetër pa prijësin e saj, i cili u konsiderua nga shumë vende si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Evropën Perëndimore.

Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj dhe burim frymëzimi për brezat. /j.p/r.e/

The post 620-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Volejboll/ Humbën titullin kundër Tiranës, trajneri Orlando Koja dorëhiqet nga Skënderbeu

By: armand
3 May 2025 at 11:35

Trajneri Orlando Koja ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Skënderbeut në volejboll për femra. Pas 3 vitesh në Korçë, ku në sezonin e kaluar fitoi të gjithë trofetë e mundshëm, Koja e ka mbyllur këtu bashkëpunimin me klubin korçar. Mësohet se trajneri ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme menjëherë pas humbjes së finales së tretë “play […]

The post Volejboll/ Humbën titullin kundër Tiranës, trajneri Orlando Koja dorëhiqet nga Skënderbeu appeared first on BoldNews.al.

❌
❌