Kristian Rroku është lojtari më i ri i Trepçës. Portieri largohet kështu nga Skënderbeu ku qëndroi për një sezon. 22-vjeçari e la Skënderbeun me kujtimin e dy ndeshjeve. Për të do të jetë eksperienca e parë në Kosovë. “Mirësevjen: Kristian Rroku. KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin 22-vjeçar nga Shqipëria, […]
Ndërmarrja Trepça ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, në flotacionin Tuneli i Parë është shënuar rritje e ndjeshme e prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Trepça në një postim në Facebook shkruan se në total janë prodhuar 4,625 ton koncentrat, që paraqet një rritje prej 2,336 ton ose 102.05% më shumë sesa gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.
“Rritja është veçanërisht e dukshme në muajt mars, prill, maj dhe qershor, ku janë arritur shifra të larta prodhimi, duke reflektuar angazhimin dhe profesionalizmin e punëtorëve tanë dhe përmirësimin e proceseve teknike. Kjo është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit brenda ndërmarrjes sonë.
Trepça Sh.A. – Me hapa të sigurt drejt zhvillimit të qëndrueshëm industrial!”, thuhet në postim. /Telegrafi/
Në përvjetorin e parë të inaugurimit të muzeut “Reporting House” është prezantuar instalacioni artistik “100”, që shënon 100 vjetorin e minierave të Trepçës, i kuruar nga Gazmend Ejupi.
Pjesë e instalacionit janë 500 gurë dhe minerale të nxjerra nga miniera e Stantërgut, e cila konsiderohet si miniera më e vjetër e kompleksit gjigand të Trepçës.
“Këto minerale janë nxjerrë nga 750 metra thellësi nëntokësore, nga minatorë të cilët ende punojnë në kushte të vështira, në temperatura deri në 50 gradë Celsius, në lagështi, papastërti, pluhur dhe pa pajisje mbrojtëse. Këto kristale, të papërpunuara dhe ndriçuese e shumë mbresëlënëse janë më shumë se një mrekulli gjeologjike. Ato janë kalendar i historisë, dëshmitare të pafolura të mundit, rrjedha e moçme kohore e të cilave tashmë është ndërthurur me dekadat e fundit të rezistencës dhe çlirimit tonë”, thuhet në komunikatën e Reporting House.
Mineralet e instalacionit “100” që qëndrojnë pezull në hapësirën ekspozuese, duke dhënë ndjesinë e një Shpërthimi të Madh Universal, janë dhuratë të cilat Trepça i ka dhuruar për Reporting House.
Ky Instalacion që shpërfaqë rëndësinë e Minierëve të Trepçës edhe në aspektin historik të Kosovës vjen si bashkëpunim i Reporting House, kompanisë Trepça Sh.A, dhe Open Art Gallery, me hulumtime të mbështetura nga ESI, BIRN dhe Bridget Storrie.
“Minierën e ka zhvilluar një ndërmarrje britanike minierash në vitet e 1920-ta, pak vite pas pushtimit të Kosovës nga Serbia, mirëpo gjatë Luftës së Dytë Botërore kontrollin e Trepçës e mori Gjermania Naziste, e cila e mbajti kontrollin e minierës deri në 1944. Gjatë periudhës që njihet si epoka e artë e Trepçës, nga viti 1960 deri më 1981, punësimi u rrit nga 8,000 në 22,885 punëtorë në vitin 1988. Kur Millosheviqi filloi suprimimin e autonomisë së Kosovës brenda Jugosllavisë, Trepça u bë kryeqendër e demonstratave. Në vitin 1989, në nëntokën e minierës, 1200 minatorë organizuan grevë urie tetëditore, qëllimi i së cilës ishte mbrojtja e Kushtetutës së Jugosllavisë, e vitit 1974. Ndonëse greva mori përmasa epike, ajo nuk arriti të ndalë shtypjen e paligjshmedhe u shnëndrrua në paralajmërim për shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë”, thuhet në komunikatë.
Muzeu “Reporting House” është themeluar më 10.06.2024 në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë. Ky muze që pasqyron rolin dhe punën e gazetarëve vendorë dhe të huaj gjatë luftës në Kosovë, tashmë është shëndrruar në një qendër të rëndësishme për vizitorë, duke kthyer fokusin te ngjarjet sfiduese të vendit, në vitet ’80-’99./ KultPlus.com
Sot rreth orës 10:15, ka ndodhur një incident teknik në ndërmarrjen publike “Trepça”.
Sipas njoftimit, ky incident ka ndodhur gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese në ambientet operative të Trepça Sh.A, shkruan Telegrafi.
Bëhet e ditur se gjatë kyçjes së zorrës së kamionit, është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës dhe është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke sjellë daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe krijimin e një shtrese pluhuri para objektit.
“Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme, dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse (gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes) ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se nuk është raportuar asnjë lëndim dhe asnjë dëm material dhe pas ndërhyrjes teknike, pajisja është rikthyer në funksion të rregullt. /Telegrafi/
“Kur kisha nënën tek Trauma, veç lekë kërkonin dhe të drejtonin: shko merr këtë aty. I linin njerëzit derisa na drejtonin për të blerë protezë dhe të gjitha gjërat e nevojshme për ndërhyrjen. Nuk ia mban kujt të ankohet, sepse nuk të kapin me dorë”. Kjo është vetëm një nga dëshmitë e familjarëve për përvojën […]
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit basketbollistik “Trepça”.
Pas shpalljes së “Trepçës” kampion i ri i Kosovës në basketboll për sezonin 2024/25 në Superligës, Hamza ka thënë se kupat janë më shumë se trofe, shkruan Telegrafi.
“Në zyrën time, bashkë me nënkryetarin Arian Tahiri, sot i prita kampionët,ata që Mitrovicës i japin shumë krenari. Këto janë më shumë se trofe. Janë pasioni ynë, përkushtimi dhe puna e pandalshme për t’i sjellë fitore e tituj qytetit tonë”, ka thënë Hamza.
Hamza është shprehur se atyre i’u ka premtuar mbështetje.
“Faleminderit për angazhimin tuaj Vullnet, Lindrit, Anes dhe të gjithë lojtarëve të klubit ‘Trepça’. Faleminderit edhe tifozëve të Torcidës për përkrahjen e zjarrtë!”, ka thënë Hamza.
Në ndeshjen e gjashtë finale me Bashkimin, Trepça triumfoi me rezultat të thellë 82:67 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 fituan titullin e kampionit. /Telegrafi/
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë një ndeshjeje basketbolli mes ekipeve Trepça dhe Bashkimi.
Në një konferencë për media, Gruda theksoi se praninë e përbashkët të Kurtit dhe Hamzës në tribunë nuk duhet ta shohim si një zhvillim politik.
Ai sqaroi se Hamza, në cilësinë e nikoqirit, ka ndjekur normat e protokollit dhe ka qëndruar pranë kryeministrit gjatë eventit sportiv.
“Ky është një takim rastësor dhe nuk ka asnjë konotacion politik. Ishte një ngjarje sportive, dhe si nikoqir, Hamza e kishte për detyrë të ulej afër kryeministrit, siç e kërkon edhe protokolli,” deklaroi Gruda. /Telegrafi/
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit, me rezultat 45:30 në favor të skuadrës mitrovicase.
Trepça ka dominuar në parket gjatë 20 minutave të para, duke e mbajtur epërsinë dhe kontrollin e lojës ndaj një Bashkimi që po e ka të vështirë të reagojë.
Kjo është finalja e gjashtë e serisë, ku ‘Minatorët’ udhëheqin 3-2 me fitore dhe janë vetëm një hap larg titullit kampion.
Nëse Trepça arrin të fitojë sonte, do të shpallet kampione e Kosovës për këtë sezon, duke e mbyllur serinë pa pasur nevojë për një ndeshje të shtatë.
Nga ana tjetër, Bashkimi ka nevojë për një përmbysje të madhe në pjesën e dytë për të mbajtur gjallë shpresat për titullin dhe për ta dërguar serinë në ndeshjen vendimtare. /Telegrafi/
Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll po zhvillohet në Minatori.
Trepça dhe Bashkimi po luajnë ndeshjen e gjashtë finale, teksa ‘Minatorët’ janë duke udhëhequr 3-2 në serinë finale.
E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen po e shikojnë së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit.
Bedri Hamza nga radhët e PDK-së dhe Albin Kurti nga radhët e VV-së janë pranë njëri tjetrit në finalen e madhe.
Hamza që është edhe Kryetar i Komunës së Mitrovicës sigurisht që ka dëshirë të triumfojë Trepça, derisa Kurti në këtë ndeshje është neutral dhe dëshiron vetëm spektakël në parket pasi në tribuna spektakli nuk mungon nga Torcida. /Telegrafi/
Finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket.
Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe luftohet deri në sekondën e fundit për çdo top.
Seria finale e “Play-off”-it zhvendoset në Mitrovicë, ku përballen Trepça dhe Bashkimi, dy skuadrat që ishin renditur në dy pozitat e para në garat e rregullta.
Seria finale është 3:2 për ‘Xehetarët’.
Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Portokallezinjtë luftojnë për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.
Ndeshjen e parë e fituan prizrenasit 84:77, e më pas fituan tri takime radhazi mitrovicasit 79:72, 71:88 dhe 80:74, ndërsa sfidën e fundit Portokallezinjtë 85:77.
Këto dy skuadra u përballën katër herë në edicionin e rregullt me nga dy fitore secila skuadër, e po ashtu ishin përballen edhe në finalen e Kupës, ku triumfuan ‘Xehetarët’.
Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Palestrën ‘Minatori’ nga ora 19:00 dhe transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.
Trepça është vetëm një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës në basketboll (3-1), pasi mposhti Bashkimin në ndeshjen e katërt të serisë finale me rezultat 80:74, në një përballje tejet dramatike që u zhvillua të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” të stërmbushur me tifozë.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar çerekun e parë të cilin e fituan me rezultat 33:26. Por reagimi i Bashkimit në çerekun e dytë ishte i jashtëzakonshëm – një rikthim i fuqishëm që ndodhet rrallëherë në ndeshje të këtij niveli, veçanërisht në finale.
Prizrenasit lejuan vetëm dy pikë për dhjetë minuta lojë dhe e fituan këtë çerek me rezultat të thellë 18:2, duke kaluar në epërsi 44:35 në përfundim të pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Bashkimi vazhdoi shkëputjen duke arritur një epërsi prej 15 pikësh (52:37). Por pikërisht në atë moment nisi kthesa e madhe e Trepçës – një seri e jashtëzakonshme prej 19:0 që ndryshoi rrjedhën e lojës.
Nga disavantazh i thellë, mitrovicasit kaluan në epërsi dhe e përfunduan çerekun e tretë me rezultat 63:60. Epërsinë e mbajtën deri në fund, duke e mbyllur ndeshjen me fitore prej 80:74 dhe duke kaluar në epërsi 3:1 në seri.
Michael Myers ishte lideri i Trepçës në këtë sfidë, duke kontribuar me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime. Mbështetjen më të madhe e mori nga Michael Green, i cili realizoi 16 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Drilon Hajrizi shtoi shtatë pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.
Te Bashkimi shkëlqeu Wendell Green me 35 pikë, pas rikthimit nga mungesa për shkak të gripit, por përkundër performancës së tij individuale të shkëlqyer, skuadra e tij nuk arriti të përballojë presionin e vendasve.
Mack Smith kontribuoi me 17 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Jayveous McKinnis zhgënjeu me vetëm katër pikë dhe tri kërcime. /Telegrafi/
Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit, sfida me dramë dhe adrenalinë.
Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale është barazuar në 1:1. Për herë të parë, skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.
Ndeshja e parë finale kishte përfunduar 84:77, kurse e dyta 79:72.
Në garat e elitës gjashtë herë sa janë takuar, të gjitha ndeshjet janë fituar nga skuadrat vendase. Mitrovicasit fituan Kupën e Kosovës, duke mundur Bashkimin në kryeqytet. ‘Xehetarët’ kanë fituar edhe Superkupën dhe janë në kërkim të ‘tripletës’.
Portokallezinjtë që përfunduan garat e rregullta në vendin e parë, duan titullin për herë të parë nga viti 2018, që ishte hera e fundit që e fituan, njëkohësisht edhe e para.
Përballjet ndërmjet dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sonte mbrëma (e diel) në Prizren, ku pritet spektakël i basketbollit.
Sfida mes Bashkimit dhe Trepçës luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren. /Telegrafi/
Sot është suspenduar përkohësisht nga detyra punëtori i ndërmarrjes publike “Trepça”, inicialet e të cilit janë V.A.
Sipas njoftimit, punëtori në fjalë ka shkelur rëndë detyrat e punës, shkruan Telegrafi.
“Ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës, përfshirë mosrespektimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.
“Trepça” ka njoftuar se shkeljet janë të specifikuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, nr. prot:2906, të datës 30.07.2020.
“’Trepça’ Sh.A shpreh përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it. Prizrenasit fituan ndaj Trepçës me shifrat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë 1:0.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku çereku i parë përfundoi 15:18. Por, prizrenasit ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, ku u shkëputën dhe shkuan në pushim me shifrat 38:32.
Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me vendasit që kishin epërsi konstante dhe mysafirët që tentuan rikthimin, por nuk ia arritën qëllimit, pasi vetëm ngushtuan rezultatin në 71:67, megjithatë Bashkimi triumfoi në fund 84:77.
Te Bashkimi u dalluan Mack Smith me 22 pikë e tetë kërcime, Jayveous Mckinnis me 13 pikë e 11 kërcime dhe Wendell Green me 22 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë dhe Michael Myers me dhjetë pikë e 13 kërcime.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./Telegrafi/
Ndërmarrja publike “Trepça” sot ka larguar përkohësisht nga puna punëtorin me iniciale H.J.
Sipas njoftimit, i njëjti ka munguar në vendin e punës pa arsye të justifikuar, shkruan Telegrafi.
“Ky vendim është marrë si rezultat i shkeljeve të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.27 të Rregullores nr. prot:2906, të datës 30.07.2020, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça” Sh.A. Konkretisht, z. H.J ka munguar në vendin e punës pa arsye të justifikuar”, thuhet në njoftim.
Thuhet se “Trepça” mbetet e përkushtuar në respektimin e rregullave të brendshme dhe standardeve të larta të përgjegjësisë në vendin e punës. /Telegrafi/
Klubi basketbollistik Prishtina ka bërë një reagim pas humbjes që pësuan në ndeshjen e dytë ndaj Trepçës në palestrën ‘Minatori’.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 67-61 duke marrë epërsinë me rezultat 2-1 dhe tani gjithçka do të bartet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Një moment kritik që e përcolli këtë ndeshje të dytë ishte momenti kur lojtari i Trepçës, Tekkele Cotton, u duk sikur shënoi tre pikësh pas skadimit të 24 sekondave.
Kjo nuk i ka pëlyqer aspak drejtuesve të klubit nga kryeyqyteti, të cilët kanë akuzuar direkt treshen e gjyqtarëve për ndikim në rezultatin e ndeshjes.
Reagimi i plotë i Prishtinës:
“Lojtarët ma meritorë për fitore me vjedhje klasike.
Hajni e paparë deri sot në basketbollin e Kosovës.
Historia po përsëritet, hajnia po vazhdon, veç protagonistat dhe emrat po ndrrohen.
Zurapovic nga Bosnja, për të dytën herë me radhë te shoku i tij në Mitrovicë. Me siguri rastësi!”, thuhej në reagimin e Prishtinës./Telegrafi/
“Play-off”-i i ProCredit Superligës po vazhdon me spektakël.
Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar edhe më shumë garat shtesë të elitës së basketbollit.
Dramë dhe adrenalinë kishte në sfidat gjysmëfinale, ku seria është 1:1, derisa në fundjavë zhvillohen ndeshjet e treta.
Palestra “Minatori” sërish do të jetë arenë e një super derbi, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. ‘Xehetarët’ fituan ndeshjen e parë 80:65, kurse ‘bardhekaltrit’ ndeshjen e dytë 90:83 pas vazhdimeve. Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe për të bërë një hap drejt finales.
Në Prizren zhvillohet dueli tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, ku sfida është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Takimi i parë përfundoi me fitoren e prizrenasve 81:61, kurse i dyti me fitoren e pejanëve 84:79.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa për tu shpallur kampion nga ky edicion është me katër fitore.
Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se Komisioni Disiplinor i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me iniciale G.M.
“Trepça” ka njoftuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, G.M. ka kryer këto vepra: “Moskryerje ose kryerje me papërgjegjësi ose me pakujdesi serioze të detyrave të punës”, “Keqpërdorimi i pozitës dhe tejkalimi i autorizimeve” dhe “Shkaktimi i dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë”.
“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2727, datë 23.04.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. G.M”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/