Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Kurti: Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet anëtare me të drejta të plota në EQAR

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është rikthyer si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti kujtoi se në vitin 2018, gjatë qeverisjes së mëparshme, Kosova ishte përjashtuar nga ky organizëm evropian. “Shtatë vite më vonë, me qeverisjen tonë, kjo agjenci rikthehet si anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm evropian,” theksoi ai.

Sipas Kurtit, ky zhvillim dëshmon përkushtimin institucional për të përmbushur standardet më të larta evropiane në fushën e arsimit të lartë dhe për të krijuar kushte të përshtatshme për suksesin akademik të studentëve të Kosovës.

/a.f/

The post Kurti: Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet anëtare me të drejta të plota në EQAR appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Rama: Arsimi profesional, zgjedhja e duhur


Tiranë, 14 korrik /ATSH/ Regjistrimet për klasën e 10 për arsimin profesional janë hapur dhe do të zgjasin deri në fund të muajit shtator.

Procesi kryhet përmes e-Albania ku çdo prind mund të aplikojë online dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional dhe të regjistrohen në klasën e 10-të përmes portalit e-Albania, duke e cillësuar atë si zgjedhjen e duhur.

“Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur.  Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë””, informoi Rama.

Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.

Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat. /j.p/

The post Rama: Arsimi profesional, zgjedhja e duhur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

By: Elva
8 July 2025 at 22:13

Nga Gjergj Erebara Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson gjendjen […]

The post BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra appeared first on BoldNews.al.

Ibrahimi nga AAK: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me drejtorët komunalë të arsimit

4 July 2025 at 12:35

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Arsimit në kuadër të Asociacionit i Komunave të Kosovës (AKK) në takimin e saj të fundit shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional nga ana e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila tashmë pothuajse që një vit nuk ka zhvilluar asnjë takim me drejtuesit komunalë të arsimit, e të cilët janë aktorët kryesorë të zbatimit të politikave arsimore në terren.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi i cili po ashtu tha se kjo qasje përjashtuese e dëmton seriozisht përpjekjen për ndërtimin e një sistemi arsimor funksional, të drejtë dhe cilësor, dhe përbën pengesë të drejtpërdrejtë në adresimin e sfidave të shumta me të cilat përballen komunat.

“Gjatë takimit të fundit të Kolegjiumit për Arsim të organizuar nga AKK, u diskutuan në mënyrë të hapur dhe profesionale sfidat më të mëdha që po e ngulfasin arsimin parauniversitar në vend. Disa nga çështjet më urgjente janë: Procedurat e ngadalta burokratike për zëvendësimin dhe punësimin e mësimdhënësve, që po shkaktojnë mungesa të vazhdueshme në procesin mësimor. Formula jo-adekuate e financimit, e cila nuk pasqyron realitetet dhe nevojat e ndryshme të komunave, duke krijuar pabarazi në cilësinë e ofrimit të arsimit. Zbatimi i Kontratës Kolektive, i cili ka gjeneruar barrë të papërballueshme financiare për komunat, shpesh duke çuar në përmbarime dhe paralizë buxhetore”, tha ai.

Tutje Ibrahimi tha se Kolegjiumi për Arsim riafirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me MASHTI-n, por ky bashkëpunim nuk mund të zhvillohet në njëanshmëri, izolim dhe injorim të rolit të komunave.

“I bëjmë thirrje ministres Nagavci që urgjentisht të thërrasë një takim me drejtuesit komunalë të arsimit, për të dëgjuar nga afër sfidat reale dhe për të ndërtuar bashkë zgjidhje konkrete. Arsimi nuk mund të menaxhohet nga zyra, pa konsultim dhe pa marrë parasysh realitetin në terren”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimi. /Telegrafi/

The post Ibrahimi nga AAK: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me drejtorët komunalë të arsimit appeared first on Telegrafi.

Janevska: Arsimi i mesëm profesional nuk është më alternativë tek të rinjtë, por zgjidhje e parë

3 July 2025 at 14:46

“Arsimi i mesëm profesional në Maqedoni është një model i suksesshëm që kombinon në mënyrë efektive mësimin teorik me punën praktike. Nxënësit kanë mundësinë të fitojnë njohuri të zbatueshme me të cilat mund të hyjnë shpejt në tregun e punës ose të vazhdojnë avancimin e tyre akademik. Të rinjtë e dinë këtë dhe për këtë arsye arsimi profesional nuk është më një alternativë, por zgjedhja e parë midis tyre”.

Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në një konferencë kushtuar zhvillimit të arsimit dhe trajnimit profesional në Maqedoni, të organizuar nga Ambasada Zvicerane dhe projekti E4E – “Arsim për Punësim”.

“Ne synojmë përsosmëri në arsimin e mesëm profesional. Kemi miratuar ligj të ri që rregullon konceptin e arsimit të dyfishtë, po rrisim numrin dhe po forcojmë qendrat rajonale për arsimin e mesëm profesional. Në bashkëpunim me dhomat, po rrisim numrin e kompanive të përfshira në trajnimin praktik dhe po prezantojmë profesione të reja në përputhje me nevojat e ekonomisë. Kemi siguruar buxhet prej 50 milionë denarësh për 1,570 bursa për studentët që do të regjistrohen në klasa të dyfishta në vitin e ri shkollor”, tha Janevska.

Ministrja theksoi se përpjekjet e institucioneve dhe organizatave partnere kanë një ndikim të shkëlqyer. Trendi i rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve vazhdoi edhe në periudhën e regjistrimeve të qershorit në arsimin e mesëm, me më shumë se dyfishin e numrit të nxënësve të regjistruar në shkollat ​​e mesme profesionale, krahasuar me shkollat ​​e mesme.

Konferenca promovoi gjithashtu anëtarësimin e Maqedonisë në rrjetin World Skills Europe, i cili mundëson lidhjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive midis vendeve dhe institucioneve në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional, dhe në kuadër të tij, organizohen gara ndërkombëtare studentore. Sipas Janevskës, kjo do të mundësojë përparim të mëtejshëm në cilësinë e arsimit profesional në vend.

The post Janevska: Arsimi i mesëm profesional nuk është më alternativë tek të rinjtë, por zgjidhje e parë appeared first on Telegrafi.

SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator

2 July 2025 at 14:53

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka njoftuar se së shpejti do të mbajë Kongresin e jashtëzakonshëm, për të diskutuar dhe marrë vendime lidhur me situatën aktuale institucionale dhe të punëtorëve të arsimit në vend.

Në njoftimin për media të SBASHK-ut theksohet se kanë analizuar me kujdes situatën politike dhe institucionale në vend.

“Në takimet e shpeshta me udhëheqësit sindikal nga të gjitha nivelet e arsimit, kemi analizuar me kujdes situatën politike dhe institucionale në vend. Kritikat tona i kemi drejtuar partisë që doli e para në zgjedhjet e shkurtit, e cila duke mos respektuar vullnetin e qytetarëve për krijimin e institucioneve funksionale, po vazhdon me sjellje që lënë anash prioritetet reale të vendit dhe interesat e punëtorëve të sektorit publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

SBASHK-u vlerëson se mungesa e institucioneve funksionale ka krijuar një boshllëk ku nuk adresohen kërkesat e punëtorëve arsimorë.

“Në vend të trajtimit serioz të kërkesave të grupeve të punësuar, përfshirë edhe ato të punëtorëve të arsimit, kjo parti po i jep më shumë rëndësi çështjeve të emërimeve sesa zgjidhjes së problemeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, thekson SBASHK.

Sindikata ka intensifikuar komunikimin me udhëheqësit sindikal nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe ka vendosur që të organizojë Kongresin e jashtëzakonshëm me qëllim marrjen e vendimeve për veprime sindikale.

“Në Kongres do të shqyrtohet dhe vendoset nëse muaji shtator do të shënojë fillimin e vitit të ri shkollor, apo do të jetë fillimi i veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin për media.

SBASHK-u i bën thirrje institucioneve që të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje për kërkesat e punëtorëve të arsimit.

“SBASHK-u mbetet i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo punëtori të arsimit dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve arsimor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SBASHK. /Telegrafi/

 

The post SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator appeared first on Telegrafi.

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 360 maturantë mbetës

30 June 2025 at 19:30

Nga Gazeta ‘Si’- Notat e provimeve me zgjedhje u publikuan këtë të hënë, duke përmbyllur kështu të gjitha testimet e maturantëve.

Shikoni këtu notën tuaj

Provimet me Zgjedhje i kanë kryer në total 25 872 maturantë. 

360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.

The post Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 360 maturantë mbetës appeared first on Gazeta Si.

68.6 për qind kalueshmëria e Provimit të Maturës

30 June 2025 at 15:36

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi ku ndër të tjera thuhet se prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%.

“MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës. Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post 68.6 për qind kalueshmëria e Provimit të Maturës appeared first on Telegrafi.

Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ditët e fundit të shkollës verore te “Avni Rustemi” janë kthyer në një festë të bukur.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se “fëmijët jo vetëm janë argëtuar, por kanë realizuar edhe një film të vërtetë, ku kanë treguar përvojën e tyre në këtë verë të veçantë”.

Gjithashtu, fëmijët e përfshirë në programin e shkollës verore te “Avni Rustemi” përcollën mesazhet e tyre të falënderimit, ndërsa u shprehën se u kënaqën shumë këto dy javë me aktivitete zbavitëse, lojëra, argëtim, etj.

Shkolla Verore zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Në zbatimin e programit janë angazhuar punonjës psiko-socialë, oficerë sigurie, infermierë por edhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës.

Shkolla Verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Ky është një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera. Lehtëson shumë prindërit gjatë verës për t’i sjellë fëmijët pikërisht në ambientet ku ata janë mësuar, në shkollat e tyre. Ne kemi organizuar aktivitete të shumta, janë rreth 10 klube argëtimi apo edhe të mësuarit përmes lojës, hapësira të sigurta për fëmijët, por mbi të gjitha hapësira ku fëmijët të edukohen, shoqërohen me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të kalojnë periudhën e verës nën kujdesin e mësuesve”, është shprehur më herët Manastirliu.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SBASHK me apel te disa mësimdhënës: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

27 June 2025 at 19:14

Ditëve të fundit në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë kanë kontrata pune me afat të pacaktuar.

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, versioni i Kontratës së re është në kundërshtim me udhëzimin administrativ ,që është në fuqi dhe ka më pak të drejta të precizuara, krahasor me kontratat që kanë punëtorët e arsimit parauniversitar.

“SBASHK kërkon nga Komuna e Vushtrrisë që menjëherë të ndalë këtë praktikë të gabuar dhe presionin ndaj mësimdhënësve, si dhe u bën thirrje të gjitha komunave tjera që të mos ndjekin këtë shembull të dëmshëm, i cili bie ndesh me të drejtat e garantuara të punëtorëve. Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë anëtarët tanë, që kanë kontrata me afat të pacaktuar, të mos nënshkruajnë këto versione të reja të kontratave, edhe në rast se ndihen të presionuar nga punëdhënësit”.

“Kujtojmë se çdo formë presioni për nënshkrim kontrate të pafavorshme përbën shkelje të Kodit të Punës (Ligji Nr. 03/L-212), e cila mund të sjellë pasoja ligjore për punëdhënësin. Çdo rast i tillë mund dhe duhet të raportohen në SBASHK për trajtim institucional”, thuhet në reagimin e SBAShK.

The post SBASHK me apel te disa mësimdhënës: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës appeared first on Telegrafi.

Gonxhja: 203 nxënës përfunduan vitin e parë të arsimit profesional dual

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Arsimi profesional është kthyer në një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe për përgatitjen e fuqisë punëtore që i përshtatet kërkesave reale të tregut.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale tha se “203 nxënës përfunduan vitin e parë të arsimit profesional Dual në 5 profile mësimore. Ndërsa ka pasur 114 biznese partnere dhe 124 mentorë në biznes”.

“Nxënësit punësohen dhe paguhen që në bankat e shkollës, duke fituar aftësi praktike dhe eksperiencë pune të vlefshme”, tha Gonxhja.

Sipas tij, bizneset po rrisin kapacitetet e tyre didaktike, duke u bërë pjesë aktive në formimin profesional të të rinjve.

“Bazuar në praktikat më të mira zvicerane dhe gjermane, arsimi profesional dual lidhet ngushtësisht me nevojat e tregut të punës si një kërkesë e vazhdueshme nga vetë bizneset, që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar”, nënvizoi Gonxhja.

Gonxhja bëri të ditur se regjistrimet për klasën e 10-të në arsimin profesional dual do të nisin në korrik.

Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren si një alternativë realiste dhe e dobishme për të rinjtë shqiptarë. Ai lidhet ngushtë me nevojat e tregut të punës, duke ofruar aftësi konkrete dhe të menjëhershme për punësim në fusha si teknologjia, bujqësia, industria përpunuese, turizmi, ndërtimi dhe shërbimet teknike.

Për t’iu përgjigjur më së miri kërkesave të epokës së re në të cilën ka hyrë arsimi profesional në Shqipëri, por edhe një kërkese të vazhdueshme të biznesit, qeveria ka ndërmarrë nismën për zbatimin e sistemit dual, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.

/k.s//r.e//a.f/

The post Gonxhja: 203 nxënës përfunduan vitin e parë të arsimit profesional dual appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalin notat e matematikës, më pak maturantë ekselentë se një vit më parë

26 June 2025 at 14:57

Nga Gazeta Si- Janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore. Nga rreth 26 mijë maturantë, 673 kanë marrë notën 4, duke ngelur ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë.

Në krahasim me një vit më parë, ka më pak maturantë ngelës por edhe më pak maturantë ekselentë.

Para 1 viti, 701 ngelën, ndërsa 242 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.

Kalueshmëria për provimin e këtij viti është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.

Të gjithë maturantët mund të marrin notat e tyre në sistemin digjital, PortaliStudentor.

The post Dalin notat e matematikës, më pak maturantë ekselentë se një vit më parë appeared first on Gazeta Si.

Instituti Albanologjik e quan ndërhyrje politike reagimin e MASHTI-it për emërimin e Meliza Krasniqit

25 June 2025 at 15:33

Emërimi i Meliza Krasniqit si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institutit Albanologjik të Kosovës ka shkaktuar përplasje midis këtij institucioni dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Kjo e fundit ka konsideruar emërimin e Krasniqit (bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi) si juridikisht të pavlefshëm për pozicionin e ushtruese së detyrës së drejtoreshës së Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Pas reagimeit të MASHTI-it, drejtuesit e Institutit Albanologjik të Prishtinës, kanë mbajtur një konferencë për media, ku reagimin e MASHTI-it, e kanë quajtur si “ndërhyrje politike”, transmeton Telegrafi.

Adil Olluri, anëtari i Këshillit Drejtues, e ka quajtur të panevojshëm reagimin e MASHTI-it.

“Ju kemi thirrur lidhur me një reagim të panevojshëm, të çuditshëm dhe të habitshëm të MAShT-it në faqen e tyre në Facebook, gjë që një komunikim të natyrës institucionale ministria do duhej ta bënte përmes mënyrës zyrtare, jo përmes rrjetet socialeve. Reagimi i tyre ka qenë i pa nevojshëm dhe i paarsyeshëm, meqë ne në mënyre ligjore, e kemi caktuar ushtruesen e detyrës së drejtoreshës. Ai propozim i ka shkuar Këshillit Drejtues siç e thotë ligji. Më pas, në afatet e përcaktuara qartë, e kemi thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues, ku një nga pikat ka qenë vendimi i Këshillit Shkencor për emërimin e ushtruesit të detyrës”, tha ai.

Olluri bëri thirrje që MASHTI të mos ndërhyjë, pasi që janë institucion i pavarur.

“Ndërhyrje tërësisht, ne jemi institut i pavarur. Ne jemi të gatshëm të rezistojmë dhe ta mbrojmë pavarësinë tonë institucionale deri në frymën e fundit. I bëjmë thirrje MASHTI-it që të bashkëpunojë dhe të gjejmë mundësi të ecim tutje”, theksoi mes tjerash ai.

Ndryshe, të martën, MAShTI në një komunikatë dërguar mediave ka pohuar se Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik ka ndërmarrë një vendim për emërimin e u.d. drejtorit, mirëpo në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm vetëm tre nga pesë anëtarët, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm prej katër anëtarësh, siç kërkohet me rregulloren e punës së këtij organi.

“Çdo vendim i marrë në këtë rrethanë është juridikisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim me rregulloren në fuqi”, thuhet në reagimin e Ministrisë. /Telegrafi/

 

 

 

The post Instituti Albanologjik e quan ndërhyrje politike reagimin e MASHTI-it për emërimin e Meliza Krasniqit appeared first on Telegrafi.

Të martën provimi i fundit i Maturës Shtetërore

24 June 2025 at 10:07

Pas provimit të gjuhës së huaj më 10 qershor, të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 18 qershor, të matematikës më 24 qershor, maturantët kanë sot provimin e fundit.

Rreth 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

The post Të martën provimi i fundit i Maturës Shtetërore appeared first on Gazeta Si.

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madh i nxënësve u larguan për shkak të përdorimit të telefonave

21 June 2025 at 16:55

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se është përmbyllur me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore, duke vlerësuar lart organizimin dhe administrimin e këtij procesi të rëndësishëm për sistemin arsimor.

Sipas MAShTI-t, provimi është zhvilluar në 158 qendra testimi, ku maturantët janë sistemuar në gjithsej 1,335 salla.

Raportet nga komisionerët konfirmojnë se testi ka nisur në kohë dhe se nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara gjatë procesit.

Megjithatë, për shkak të përdorimit të pajisjeve të ndaluara – konkretisht telefonave të mençur – një numër i konsiderueshëm nxënësish janë përjashtuar nga testi.

“Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve”, ka njoftuar MASHTI.

Ministria ka bërë të ditur se një raport i detajuar do të publikohet javën e ardhshme, pas analizimit të të gjitha të dhënave nga kryetarët e qendrave të testimit.

MAShTI ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e provimit, duke përfshirë mësimdhënësit, administratën shkollore, inspektorët, Policinë e Kosovës dhe institucionet lokale që kanë kontribuar në këtë proces./Telegrafi/

The post Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madh i nxënësve u larguan për shkak të përdorimit të telefonave appeared first on Telegrafi.

AVONET: MAShTI bllokon monitorimin e maturës

21 June 2025 at 16:45

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mospjesëmarrjen në monitorimin e Provimit të Maturës Shtetërore, për shkak të refuzimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Sipas Rrjetit të Organizatave, pavarësisht kërkesave zyrtare dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar një prani të pavarur në këtë proces, MAShTI nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare, duke e pamundësuar vëzhgimin deri në ditën e testimit.

AVONET thekson se kjo situatë ngre dyshime serioze për transparencën dhe rregullsinë e procesit, duke përmendur informacione të brendshme për manipulim të mundshëm dhe kopjim të organizuar në mënyrë selektive në disa qendra testimi.

Sipas Rrjetit të Organizatave Joqeveritare, moslejimi i vëzhgimit dhe mungesa e një sqarimi ligjor për këtë refuzim, përbën një shkelje të standardeve të transparencës dhe llogaridhënies. AVONET kërkon që MAShTI të sqarojë publikisht arsyet e këtij refuzimi, dhe të hapë menjëherë të gjitha fazat e procesit për monitorim, përfshirë korrigjimin dhe shpalljen e rezultateve.

“Transparenca nuk është luks, por detyrim ligjor dhe etik”, thekson AVONET, duke paralajmëruar se do të vazhdojë ndjekjen e çështjes dhe do të angazhohet për zbardhjen e çdo parregullsie të mundshme në proces.

The post AVONET: MAShTI bllokon monitorimin e maturës appeared first on Telegrafi.

​Sot mbahet Provimi i Maturës, testi përfshin katër lëndë

21 June 2025 at 08:50

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se sot do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore, duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë provim do të marrin pjesë 18.800 maturantë nga e gjithë Kosova. Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Çdo lëndë përmban 25 pyetje, duke e çuar numrin total të pyetjeve në 100.

MAShTI ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për një organizim sa më korrekt dhe të sigurt të provimit. Janë angazhuar trupa mbikëqyrëse, ekspertë të IT-së dhe trupa lëvizëse, të cilët do të monitorojnë procesin nga afër dhe në distancë.

Ministria ka bërë thirrje që të gjithë maturantët të respektojnë rregullat e përcaktuara, duke theksuar se ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike. Hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00, dhe pas kësaj ore nuk do të lejohet hyrja e asnjë personi të paautorizuar.

MAShTI ka paralajmëruar gjithashtu se çdo shkelje e rregullave do të trajtohet me masa të menjëhershme ligjore, për të garantuar zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të besueshëm.

Rezultatet e provimit pritet të publikohen më së largu deri më 30 qershor 2025, ndërsa certifikatat digjitale për të gjithë maturantët që kalojnë provimin do të jenë të disponueshme për shkarkim nga platforma përkatëse.

The post ​Sot mbahet Provimi i Maturës, testi përfshin katër lëndë appeared first on Telegrafi.

Publikohet renditja me universitetet më të mirë në botë, Italia klasifikim historik

19 June 2025 at 11:57

Renditja Botërore e Universiteteve QS 2026, e publikuar të enjten, ka shënuar ndryshime në performancën globale të arsimit të lartë. Nga mbi 1,500 institucione nga më shumë se 100 vende, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dominojnë listën, ndërsa vendet aziatike dhe europiane regjistrojnë përparim të dukshëm.

Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) mban pozicionin e parë për të 14-tin vit radhazi. Pas tij vijnë Imperial College London dhe Stanford University, të cilët u ngjitën nga vendi i gjashtë në të tretin. Institucione të tjera në dhjetë më të mirat përfshijnë Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Harvardit, Universitetin e Kembrixhit, ETH Zurich, Universitetin Kombëtar të Singaporit (NUS), University College London (UCL) dhe Caltech.

10 renditjet e para mbeten kryesisht të qëndrueshme, me ndryshime të vogla midis institucioneve të elitës. SHBA-të mbeten vendi më i përfaqësuar në përgjithësi, me 192 institucione të paraqitura në listë, dhe shumica tregojnë pozicione të përmirësuara.

Trendet Europiane: Italia hyn në 100 më të mirat

Gjermania ka parë një përmbysje të rënies së saj të fundit në renditje, me më shumë universitete të saj që përmirësohen, sesa universitete që bien këtë vit. Italia gjithashtu shënoi një moment historik, pasi Politecnico di Milano hyri në 100 më të mirat për herë të parë, duke zënë vendin e 98-të.

10 Universitetet më të Mira Globale në Renditjen QS 2026:

Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) – SHBA

Kolegji Imperial i Londrës – Mbretëria e Bashkuar

Universiteti Stanford – SHBA

Universiteti i Oksfordit – Mbretëria e Bashkuar

Universiteti i Harvardit – SHBA

Universiteti i Kembrixhit – Mbretëria e Bashkuar

ETH Zurich – Zvicër

Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS) – Singapor

Kolegji Universitar i Londrës (UCL) – Mbretëria e Bashkuar

Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë (Caltech) – SHBA

The post Publikohet renditja me universitetet më të mirë në botë, Italia klasifikim historik appeared first on Gazeta Si.

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

17 June 2025 at 09:58

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të tretë të maturës shtetërore, Matematikën.

Ky është provimi i tretë, pas atyre të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë Shqipe- Letërsi.

Në total janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit.

Provimi i fundit që do të zhvillojnë është ai me Zgjedhje më 24 qershor.

The post Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë appeared first on Gazeta Si.

Gonxhja: Mbi 2500 bursa për arsimin profesional, mbështetje për të rinjtë dhe ekonominë e së ardhmes

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Në korrik hapet zyrtarisht regjistrimi në arsimin profesional, një mundësi konkrete për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë të sigurt dhe të shpejtë në tregun e punës.

Ministrit i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaron se mbi 2500 bursa studimi, me vlerë deri në 7320 lekë në muaj, do të jepen këtë vit për nxënësit që ndjekin shkollat profesionale në të gjithë vendin.

Ministri Gonxhja theksoi se arsimi profesional është kthyer në një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe për përgatitjen e fuqisë punëtore që i përshtatet kërkesave reale të tregut.

Përmes sistemit të bursave, qeveria synon jo vetëm të nxisë më shumë të rinj drejt arsimit profesional, por edhe të mbështesë konkretisht ata që kanë më shumë nevojë apo që shfaqin rezultate të shkëlqyera.

“Mbështesim vajzat që zgjedhin të ndjekin arsimin profesional, mbështesim nxënësit që zgjedhin degë prioritare për ekonominë, ato që kërkohen sot dhe në të ardhmen në tregun e punës. Ndihmojmë nxënësit që vijnë nga familje në nevojë, ata që jetojnë më shumë se 5 kilometra larg shkollës, si dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara apo që i përkasin grupeve të veçanta. E për më tepër, nderojmë dhe inkurajojmë ekselentët, ata që kanë përfunduar me mesatare mbi 9”, u shpreh ministri.

Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren si një alternativë realiste dhe e dobishme për të rinjtë shqiptarë. Ai lidhet ngushtë me nevojat e tregut të punës, duke ofruar aftësi konkrete dhe të menjëhershme për punësim në fusha si teknologjia, bujqësia, industria përpunuese, turizmi, ndërtimi, dhe shërbimet teknike.

Përmes këtij programi bursash, qeveria synon të ngrejë rolin e arsimit profesional, ta bëjë atë më të aksesueshëm, më të drejtë dhe të orientuar drejt ekonomisë së dijes dhe inovacionit.

Arsimi profesional përfshin një gamë të larmishme fushash studimi, ku secila ofron mundësi unike për studentët për të zhvilluar aftësi të specializuara dhe për të ndjekur karriera frytdhënëse.

Për t’ju përgjigjur më së miri kërkesave të epokës së re në të cilën ka hyrë arsimi profesional në Shqipëri, por edhe një kërkese të vazhdueshme të biznesit, qeveria ka ndërmarrë nismën për zbatimin e sistemit dual, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Një sistem gjurmimi i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit në nxënësit që studiojnë në shkollat e mesme profesionale gjeti se gati 60% totalit të të diplomuarve ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit.

Vetë studentët shprehen se arsimi profesional është zanat, i cili krijon të ardhura ende pa përfunduar studimet. Duke mbaruar arsimin profesional, çdo i ri mund të gjejë lehtësisht punë edhe pa pasur një universitet.

Sistemi i arsimit dhe formimit professional public përbëhet nga 41 institucione nga të cilat 31 shkolla profesionale dhe 10 qendra formimi të cilat ofrojnë kualifikime profesionale dhe 10 qendra formimi të cilat ofrojnë kualifikime profesionale të mesme dhe pas të mesme dhe afatshkurtra, për të gjitha moshat.

Institucionet e arsimit të mesëm profesional publik ofrojnë 22 drejtime studimi dhe 83 mundësi profilizimi./a.gj/ /a.g/

The post Gonxhja: Mbi 2500 bursa për arsimin profesional, mbështetje për të rinjtë dhe ekonominë e së ardhmes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌