Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Janevska: Arsimi i mesëm profesional nuk është më alternativë tek të rinjtë, por zgjidhje e parë

3 July 2025 at 14:46

“Arsimi i mesëm profesional në Maqedoni është një model i suksesshëm që kombinon në mënyrë efektive mësimin teorik me punën praktike. Nxënësit kanë mundësinë të fitojnë njohuri të zbatueshme me të cilat mund të hyjnë shpejt në tregun e punës ose të vazhdojnë avancimin e tyre akademik. Të rinjtë e dinë këtë dhe për këtë arsye arsimi profesional nuk është më një alternativë, por zgjedhja e parë midis tyre”.

Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në një konferencë kushtuar zhvillimit të arsimit dhe trajnimit profesional në Maqedoni, të organizuar nga Ambasada Zvicerane dhe projekti E4E – “Arsim për Punësim”.

“Ne synojmë përsosmëri në arsimin e mesëm profesional. Kemi miratuar ligj të ri që rregullon konceptin e arsimit të dyfishtë, po rrisim numrin dhe po forcojmë qendrat rajonale për arsimin e mesëm profesional. Në bashkëpunim me dhomat, po rrisim numrin e kompanive të përfshira në trajnimin praktik dhe po prezantojmë profesione të reja në përputhje me nevojat e ekonomisë. Kemi siguruar buxhet prej 50 milionë denarësh për 1,570 bursa për studentët që do të regjistrohen në klasa të dyfishta në vitin e ri shkollor”, tha Janevska.

Ministrja theksoi se përpjekjet e institucioneve dhe organizatave partnere kanë një ndikim të shkëlqyer. Trendi i rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve vazhdoi edhe në periudhën e regjistrimeve të qershorit në arsimin e mesëm, me më shumë se dyfishin e numrit të nxënësve të regjistruar në shkollat ​​e mesme profesionale, krahasuar me shkollat ​​e mesme.

Konferenca promovoi gjithashtu anëtarësimin e Maqedonisë në rrjetin World Skills Europe, i cili mundëson lidhjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive midis vendeve dhe institucioneve në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional, dhe në kuadër të tij, organizohen gara ndërkombëtare studentore. Sipas Janevskës, kjo do të mundësojë përparim të mëtejshëm në cilësinë e arsimit profesional në vend.

The post Janevska: Arsimi i mesëm profesional nuk është më alternativë tek të rinjtë, por zgjidhje e parë appeared first on Telegrafi.

Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme më 30 qershor, të lira janë 16 000 vende

27 June 2025 at 09:45

Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor para dhjetë ditëve nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026, do të kenë mundësinë e dytë për t’u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj – të hënën, më 30 qershor. Dokumentacioni i nevojshëm në shkolla do të dërgohet ditën e ardhshme (1 korrik), ndërsa ranglista e nxënësve të regjistruar do të kumtohet më 2 korrik deri në orën 12:00.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga shkollat, për paraqitjen e dytë të qershorit, të lira janë 16 034 vende – 10 758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4781 në gjuhën shqipe, 474 në gjuhën turke dhe 21 vende të lira për mësim në gjuhën serbe. Për arsim të mesëm gjimnazial ka 3727 vende të lira dhe 12 307 për arsim profesional.

Pas aplikimit të parë, të mbajtur nga 14 deri më 17 qershor, gjithsej u regjistruan 13 712 nxënës nga 16 601 të paraqiturit. Prej tyre, 10 172 nxënës janë regjistruar për mësim në gjuhën maqedonase, 3 248 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 13 nxënës në gjuhën serbe.

Si edhe në disa vitet e fundit, arsimi profesional është më tërheqës për nxënësit, kështu që në afatin e parë të regjistrimit më shumë se dyfishi i nxënësve u regjistruan në shkolla profesionale (9469) se sa në gjimnaze (4243).

Për arsimin gjimnazial konkursi për regjistrim të nxënësve tashmë ka përfunduar në gjimnazet “Josip Broz Tito” në Manastir dhe “Nikolla Karev” në Shkup. Në paraqitjen e parë, MASH-i kumtoi informatë edhe për shkollat të cilat në Konkursin për regjistrim të nxënësve ka përfunduar në arsimin profesional për sektorë/kualifikime të caktuara.

Sipas kritereve nga Konkursi i MASH-it, u mbajt testim i kualifikuar për shkak të numrit më të madh të nxënësve të paraqitur me pikë të njëjta nga vendet e lira të parapara – në SHMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup për profilet arsimore infermiere dhe teknik dhëmbësh në gjuhën mësimore shqipe, në Shkollën e mesme “Gostivari” – Gostivar për infermiere në gjuhën mësimore shqipe dhe në gjimnazin “Georgi Dimitrov” – Shkup në gjuhën mësimore maqedonase.

Pas reagimeve të prindërve se në këto shkolla ka pasur provim “të jashtëzakonshëm” përkatësisht “pranues” për fëmijët e tyre, minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se testimi kualifikues është ligjit dhe është paraparë në Konkursin e shpallur nëse ka më shumë nxënës me sukses të njëjtë (të shkëlqyeshëm) nga numri i paraparë i vendeve të lira.

Ajo tha se problem në vendin tonë është vlerësimi dhe suksesi “me të gjitha pesëshe” dhe se shpesh mësimdhënësit i nënshtrohen presionit nga prindërit që fëmijët e tyre të jenë “të shkëlqyeshëm”. Kjo, tha Janevska, çon drejt jo-cilësisë në arsim dhe porositi se vlerësimi duhet të ndryshojë, ndërkaq një prej veglave është risia në ligjin e ri – këshilli i mësimdhënësve të mos ketë kompetenca për përmirësim të notave.

Testimi kualifikues në paraqitjen e dytë në qershor, nëse ka nevojë, do të organizohet në shkolla më 4 korrik dhe ditën e njëjtë do të kumtohen ranglistat përfundimtare me rezultatet.

Për nxënësit të cilët në afatin e qershorit nuk do të regjistrohen në arsim të mesëm, mundësia e ardhshme është afati i gushtit në shkollat ku do të ketë vende të lira. Paraqitja elektronike do të jetë më 21 gusht, ndërsa ditën e njëjtë do të duhet të dërgohet edhe dokumentacioni i nevojshëm në shkolla. Ranglista përfundimtare me rezultatet nga regjistrimi do të shpallet më 22 gusht.

The post Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme më 30 qershor, të lira janë 16 000 vende appeared first on Telegrafi.

Ivanovska: Me rritjen e proaktivitetit të MASH-it, rritet edhe mbështetja e BE-së për zhvillimin e arsimit

20 June 2025 at 14:07

“Me rritjen e proaktivitetit të MASH-it realizohen edhe qëllimet e programit, kështu në mënyrë proporcionale rritet edhe mbështetja nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e sistemit kombëtar të arsimit dhe për ndërtimin e potencialit njerëzor cilësor. Pres që bashkëpunimi ynë i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen, për të ndërtuar shoqëri nga e cila të rinjtë nuk largohen, por mbesin, kontribuojnë dhe udhëheqin”.

Këtë e theksoi sekretari shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, në konferencën e sotme përfundimtare të projektit gjashtëvjeçar “BE për të Rinjtë”, e cila ka kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit profesional dhe trajnimit në vend.

“Projekti ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të rëndësishme dhe pikërisht ato janë baza për veprim të ri në të cilin të rinjtë sërisht do të jenë fokusi ynë. Ndjeshëm është rritur cilësia e arsimit profesional dhe trajnimit dhe është rritur numri i nxënësve në shkollat profesionale, ndërsa është përforcuar dhe avancuar rregullativa ligjore. Janë themeluar tre qendra rajonale për arsim profesional dhe trajnim, të cilat janë të pajisura në mënyrë moderne dhe funksionojnë me sukses, gjithashtu ka filluar procesi transformues në katër shkolla të tjera të cilat duhet të rriten në qendra rajonale”, tha Ivanovska, duke shtuar se janë përmirësuar edhe kapacitetet e institucioneve për analizë, planifikim dhe krijim të politikave të orientuar drejt të rinjve.

Ivanovska theksoi se një numër i madh i të rinjve, personalisht i kanë ndjerë përfitimet e projektit. Kanë fituar njohuri dhe aftësi me të cilat janë konkurrues në tregun e kapitalit njerëzor, lehtësisht gjejnë punë dhe integrohen në proceset shoqërore.

“Sigurisht se ne i kemi mbështetur edhe nga shumë aspekte të tjera, për shembull përmes pranimit të dhjetrave kërkesave të tyre vetëm në periudhën e fundit të një viti, të cilat një pjesë e madhe i referohen përmirësimit të standardit të nxënësve dhe studentëve. Ne i kemi përfshirë në krijimin e politikave dhe ligjeve. Kemi përmirësuar infrastrukturën në të cilën ata arsimohen dhe do të ndaj me ju se aktualisht kemi investime aktive me vlerë prej mbi 32 milionë euro”, informoi sekretari shtetëror.

Sekretari shtetëror shprehu kënaqësinë se BE-ja vlerëson arritjet kombëtare duke ofruar mbështetje edhe më të madhe dhe pritjet se bashkëpunimi do të vazhdojë për integrimin e përshpejtuar të Maqedonisë në familjen evropiane.

The post Ivanovska: Me rritjen e proaktivitetit të MASH-it, rritet edhe mbështetja e BE-së për zhvillimin e arsimit appeared first on Telegrafi.

Janevska siguron: Në shtator do të ketë libra për çdo nxënës

10 June 2025 at 15:30

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, gjatë vizitës së sotme të punës në Tetovë, tha se vitin e ardhshëm shkollor do të ketë tekste shkollore për çdo fëmijë dhe se deri atëherë do të tejkalohen disa keqkuptime që ekzistojnë në marrëdhëniet mes ministrisë, komunave dhe shkollave.

Në pyetjen e një gazetari se pse nuk ka mësimdhënës të gjuhës shqipe në diasporë, Janevska tha se ka mungesë për të dyja gjuhët (maqedonisht dhe shqip) dhe se po punohet për të gjetur një zgjidhje.

“Ka disa keqkuptime mes udhëheqjes së shkollave por edhe mes disa komunave dhe pushtetit qendror. Libra duhet të ketë për çdo fëmijë, ministria do të siguroj libra për çdo fëmijë. Ka disa keqkuptime ku kërkohet libra që realisht nuk janë dhe realisht nuk ka pas libra se shkollat nuk i kanë kërkuar nga ministria. Këtë vit do të mundohemi që këtë sfidë ta tejkalojmë dhe pikërisht për këtë do të kemi pres dhe ju tutem që ta ndiqni”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

The post Janevska siguron: Në shtator do të ketë libra për çdo nxënës appeared first on Telegrafi.

Janevska uron nxënësit për përfundimin e vitit shkollor: Së bashku vazhdojmë me ndryshimet për arsim më cilësor

10 June 2025 at 11:09

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, i ka uruar nxënësit për përfundimin e vitit shkollor. Ajo i përkujton ata se pushimet verore duhet t’i shfrytëzojnë edhe për të lexuar.

“Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të cilët sot e përfundojnë vitin shkollor, i përgëzoj për punën e tyre të palodhur dhe suksesin e merituar. Pushimet verore janë përpara jush, pushoni mirë, por mos harroni se ka kohë për lojë dhe për të lexuar libra, për t’u argëtuar dhe për të zotëruar aftësi të reja, për t’u shoqëruar dhe për të përdorur kompjuterin për kërkime”.

“Urime të gjithë mësuesve, mësimdhënësve dhe profesorëve të cilët çdo ditë shkolle i ndihmuan të rinjtë të fitonin njohuri të reja dhe të ishin më të aftë për t’u përballur me sfidat. Ne e vlerësojmë punën tuaj, kemi rritur pagat tuaja me mbi 12 përqind dhe ato do të vazhdojnë të rriten, ndërsa po përmirësojmë vazhdimisht kushtet në të cilat punoni. Ju jeni shtylla mbi të cilën ndërtojmë një sistem arsimor cilësor dhe për këtë ju jemi mirënjohës”, thotë Janevska në urim.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të përmirësojë sistemin edukativo- arsimor, po punojmë për Strategji të re Arsimore, për krijimin e kushteve për të siguruar punë me një turn të vetëm dhe qëndrim të zgjatur për nxënësit në sa më shumë shkolla të jetë e mundur. Po punojmë për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, avancimin e programeve mësimore dhe teksteve shkollore, si dhe përshpejtojmë procesin e digjitalizimit”.

“Këtë vit shkollor kemi bërë shumë – kemi siguruar tekste shkollore për lëndë që nuk ishin të disponueshme, kemi miratuar ligje kyçe dhe së bashku me komunat kemi punuar për të përforcuar mjediset shkollore në mënyrë që ato të jenë të qeta dhe të sigurta për nxënësit, pa segregacion dhe diskriminim për asnjë arsye. Për vitin shkollor 2025/2026, të gjithë duhet të bëjmë edhe më shumë së bashku, në mënyrë që fëmijët tanë të mund të marrin arsimin që e meritojnë”, thotë Janevska në urim.

The post Janevska uron nxënësit për përfundimin e vitit shkollor: Së bashku vazhdojmë me ndryshimet për arsim më cilësor appeared first on Telegrafi.

MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë

9 June 2025 at 14:47

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë inspektuar të dy objektet shkollore në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës dhe sipas MASH-it, aktualisht së bashku me komunën e Krushevës janë duke shqyrtuar mundësitë për tejkalimin e situatës së krijuar në Nerovë.

Sa i përket objektit të vjetër shkollor të këtij fshati, pas kontrollit nga Ministria e Arsimit është konstatuar se nuk është në gjendje të mirë dhe nevojiten ndërhyrje për përmirësimin e kushteve.

“Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës inspektuan të dy objektet dhe aktualisht janë duke shqyrtuar opsionet për tejkalimin e sfidës, së bashku me komunën. Objekti ekzistues nuk është në gjendje të mirë dhe nevojiten ndërhyrje për përmirësimin e kushteve. Ndërsa sa i përket objektit të ri, Ministria nuk ka marrë pjesë në punimet ndërtimore dhe as nuk ka mbikëqyrur punimet, kështu që nuk do të mund të jepej pëlqimi për transferimin e fëmijëve atje, duke qenë se nuk dihet nëse janë respektuar të gjitha normat për ndërtimin e një objekti shkollor në të cilin nxënësit duhet të jenë të sigurt. Kjo do të përcaktohet më tej. Ne jemi duke komunikuar me komunën dhe do të njoftoheni”, njoftojnë nga Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Nisma e banorëve të fshatit Nerovë për ndërtim të një objekti të ri shkollor erdhi pas ankesave të shumta për mos pasje të kushteve për mësim të mbi 120 nxënësve shqiptarë të shkollës fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës. Pasi banorët u ndaluan që të vazhdojnë punimet në objektin e ri që e ndërtuan me vetë kontributin e tyre, dolën në protestë ndërsa fëmijët bojkotuan mësimin. Më pas fëmijët iu rikthyen mësimit, por zgjidhje për Nerovën ende nuk ka.

The post MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë appeared first on Telegrafi.

MASH-Maqedoni: Ndërtojmë shkolla me zero tolerancë ndaj dhunës, përmes trajnimeve përforcojmë aftësitë e mësimdhënësve

6 June 2025 at 13:33

Dhuna tek të rinjtë renditet ndër prioritetet më të larta të BE-së, duke inkurajuar strategji, programe dhe iniciativa të shumta për ta luftuar atë. Fatkeqësisht, kjo temë është gjithashtu ndër të rëndësishmet në vendin tonë. Raporti i prezantuar sot nuk është vetëm diagnozë e realitetit, por do të shërbejë edhe si mjet në përforcimin e politikave, hartimin e masave dhe përcaktimin e aktiviteteve të përshtatshme për t’u përballur me dhunën, theksoi Elena Ivanovska, sekretare Shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në fjalimin e saj në prezantimin e raportit mbi dhunën midis bashkëmoshatarëve tek nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në Maqedoni.

Për të realizuar proces edukativo – arsimor cilësor, është e domosdoshme që nxënësit të jenë në mjedis të sigurt dhe të mbrojtur ku zhvillohet dhe trajtohet atmosferë bashkëpunimi dhe komunikimi konstruktiv, ku respektohet diversiteti, theksoi Ivanovska, duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar për të ndërtuar shkolla me tolerancë zero ndaj dhunës.

“Në këtë drejtim, shkollat organizojnë aktivitete mësimore dhe jashtëshkollore për nxënësit, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për komunikimin jo të dhunshëm, si dhe veprimin në rast të sjelljes së dhunshme. Lidhja kryesore është mësimdhënësi. Parandalimi fillon me të dhe, në fund të fundit, është mësimdhënësi ai që duhet të ballafaqohet me sjelljen e nxënësve. Prandaj, trajnimet për zhvillimin profesional të mësimdhëmësve në shkollat fillore dhe të mesme përmbajnë një fushë të tërë – Krijimin e mjedisit stimulues mësimor ku temat lidhen me përballjen me dhunën nga bashkëmoshatarët, zgjidhjen e konflikteve, zhvillimin e parimeve dhe vlerave etike, etj. Shërbimi profesional i shkollës dhe Shërbimi Pedagogjik në Ministri veprojnë si asistentë të mësimdhënësit , theksoi Ivanovska.

Nxënësit, prindërit dhe palët e tjera të interesuara mund të raportojnë rastet e dhunës në shkollë në adresën e posaçme të emailit prijavinasilstvo@mon.gov.mk. Këtë vit, në këtë adresë janë pranuar 48 raportime. Nga këto, 28 janë zgjidhur dhe 20 janë në procedurë. Numri i rasteve është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar shkollor, ku ishin mbi 120 raportime.

Përveç adresës speciale të emailit, dhuna nga bashkëmoshatarët mund të raportohet edhe drejtpërdrejt në Shërbimin Pedagogjik ose në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit.

Ivanovska tha se për të bërë ndryshime kulturore në botën e të rinjve, ata duhet të fillojnë në botën e të rriturve, sepse nuk mund të presim sjellje jo të dhunshme nga të rinjtë nëse

normalizojmë forma të ndryshme të dhunës në marrëdhëniet tona familjare, profesionale dhe shoqërore.

Raporti Kombëtar mbi dhunën nga bashkëmoshatarët tek nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç është përgatitur në kuadër të studimit për sjelljet e lidhura me shëndetin e fëmijëve në moshë shkollore, studim gjatësor ndërkombëtar i cili kryhet çdo katër vjet, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, ndërsa realizohet nga Qendra për Veprim Psikosocial dhe Krizë-Malinska, me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillim e Arsimit dhe në bashkëpunim me Fondin e Popullsisë së Kombeve të Bashkuara – UNFPA.

The post MASH-Maqedoni: Ndërtojmë shkolla me zero tolerancë ndaj dhunës, përmes trajnimeve përforcojmë aftësitë e mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.

Janevska: Ekipi i Ministrisë së Arsimit nesër do ta vizitojë shkollën në Nerovë

2 June 2025 at 11:55

Ministria e Arsimit nuk ka një vendim konkret se cila do të jetë zgjidhja për rastin e Nerovës. Ministrja Vesna Janevska përsëriti se objekti ri shkollor është ndërtuar në mënyrë ilegale duke shtuar se do të shqyrtoj mundësinë për të rikonstruar objektin ekzistues ku tashmë ndjekin mësimin mbi 120 nxënës.

Janevska tha se të martën një ekip i dikasterit të saj do të vizitoj këtë fshat për të parë nga afër gjendjen e objektit ekzistues dhe nëse i njëjti mund të rikonstroohet. Janevska tha se tashmë ka nisur komunikimin me shkrim me drejtuesit të Komunës së Krushevës por deri në këto momente nuk ka marrë një përgjigje kthyese.

“Objekti i ri shkollor është ndërtim pa leje. Nuk e dimë nëse është ndërtuar sipas standardeve, nuk e dimë çfarë materiale janë përdorur dhe ky do të jetë një problem serioz. Ajo që mund të bëjë Ministria e Arsimit është të kryejë këtë inspektim të shkollës së vjetër dhe të marrë të gjitha masat për një infrastrukturë të bukur në të cilën do të mësonin nxënësit e ardhshëm, brezat e ardhshëm, domethënë, nëse është i nevojshëm rindërtimi i asaj shkolle, ajo do të bëhet”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

The post Janevska: Ekipi i Ministrisë së Arsimit nesër do ta vizitojë shkollën në Nerovë appeared first on Telegrafi.

Mbi 15 mijë maturantë nesër do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën amtare

30 May 2025 at 16:50

Mbi 15,000 maturantë nesër do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën amtare dhe letërsisë, pjesë e detyrueshme e provimit të parë të jashtëm.

Këtë vit për provimin e maturës shtetërore janë regjistruar 15,004 kandidatë, nga të cilët 8,816 nxënës janë nga shkollat ​​e mesme profesionale, 5,966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat ​​për arsim artistik.

Provimi i dytë i jashtëm nga provimi shtetëror i maturës, i cili është zgjedhor (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë), do të jepet më 11 qershor.

Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kalojnë provimin shtetëror të maturës në qershor ose nuk e kalojnë plotësisht, do të kenë një shans të dytë. Provimi i gjuhës amtare është më 12 gusht, ndërsa provimi në lëndë zgjedhore dy ditë më vonë./Telegrafi/

The post Mbi 15 mijë maturantë nesër do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën amtare appeared first on Telegrafi.

Janevska: Nga shtatori do të ketë më shumë kompani që do të pranojnë nxënës nga arsimi dual

13 May 2025 at 17:15

“Një nga mjetet kryesore për t’i mbajtur të rinjtë në vend është një arsim i mirë që do t’u sigurojë atyre akses të lehtë në tregun e punës. Përmes arsimit të mesëm profesional, me kalimin e viteve, është krijuar lloji i personelit që i nevojitet ekonomisë, shoqërisë dhe industrisë në Maqedoni”.

Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në panelin e sotëm “Arsimi i së Ardhmes: Ndërtimi i Liderëve, Mendimtarëve dhe Inovatorëve”.

Ajo tha e për momentin, ka 550 kompani që pranojnë studentë nga paralelet duale, por pret që nga shtatori numri i kompanive të rritet.

“Është mirë që kompanitë pranojnë studentë dhe punojnë me ta, dhe disa prej tyre qëndrojnë për të punuar në ato kompani”, tha Janevska.

Ndërsa Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Institutit Leoron, Arben Jusufi, tha se nuk pajtohet që studentët me aftësitë që fitojnë janë të gatshëm për punë. Sipas tij, nevojitet një strategji afatgjatë që do të përmirësojë procesin arsimor dhe punësimin.

The post Janevska: Nga shtatori do të ketë më shumë kompani që do të pranojnë nxënës nga arsimi dual appeared first on Telegrafi.

Kallëzime penale për ish-drejtoreshën e një shkolle në Kumanovë dhe gjashtë të punësuarve në MASH

9 May 2025 at 15:43

MPB Maqedoni njofton se është ngritur kallëzim penal kundër V.T, ish-drejtoreshës së shkollës së mesme “Kiro Burnaz” në Kumanovë, gjashtë të punësuarve në Ministrinë e Arsimit, dy subjekteve juridike nga Kumanova dhe pronarëve të tyre, të cilët dyshohen për keqpërdorim në procesin e kontratave për transport të nxënësve.

“Respektivisht, edhe pse shkolla ishte në rikonstruksion dhe nuk zhvillonte mësim me prezencë fizike, ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumente për shërbime të kryera dhe kanë lëshuar fatura të rreme që janë paguar nga Ministria, duke shkaktuar dëm financiar. Ata dyshohen se kanë vepruar në dy raste, në periudhën e vitit shkollor 2022/2023 dhe 2023/2024”.

“Të gjithë të raportuarit i kanë mundësuar të akuzuarit D.P. dhe personit juridik për transport të udhëtarëve nga Kumanova të përfitojnë dobi pasurore kundërligjshëm në vlerë të përgjithshme prej 32.620.123 denarëve, në dëm të buxhetit të RMV-së”, shtojnë nga MPB.

The post Kallëzime penale për ish-drejtoreshën e një shkolle në Kumanovë dhe gjashtë të punësuarve në MASH appeared first on Telegrafi.

Janevska: Në 50 shkolla do të vendosen sistemet fotovoltaike, MASH siguroi grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro

27 March 2025 at 14:48

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, sot vizituan shkollën fillore “Partenija Zografski” ku në proces është vendosja e sistemit fotovoltaik. Bëhet fjalë për investim i cili realizohet në kuadër të projektit për përmirësimin e efikasitetit energjetik të shkollave në territorin e Kisella Vodës, Karposhit dhe Zelenikovës, i cili financohet nga Qeveria, ndërsa realizohet nga Qendra e Zhvillimit të Rajonit Planor të Shkupit, thuhet në njoftimin e MASH.

“Ky nuk është investimi i vetëm i Qeverisë në përmirësimin e efikasitetit energjetik në arsim. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nënshkruan marrëveshje për grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, me të cilën, në 50 shkolla në Maqedoni do të vendosen sisteme fotovoltaike”, tha Janevska.

Ministrja informoi se shkollat ​​tashmë janë hartuar dhe është siguruar dokumentacioni i nevojshëm, si dhe pëlqimet nga EVN-ja për vendosjen e sistemeve me të cilat, siç tha ajo, shkollat ​​do të zëvendësojnë energjinë e bazuara në lëndë djegëse fosile me energji të pastër dhe të ripërtëritshme.

“Përmirësimi i efikasitetit energjetik të objekteve shkollore duhet të jetë prioritet i përbashkët i pushtetit qendror dhe lokal. Është i rëndësishëm sepse nënkupton kontribut drejtë mbrojtjes së mjedisi jetësor, e cila është sfidë globale në tejkalim të së cilës të gjithë kemi përgjegjësi.

Gjithashtu, do të thotë edhe kursim i mjeteve buxhetore të cilat mund të shfrytëzohen më tej për qëllime të tjera dhe përmirësim të aspekteve të tjera shoqërore”, tha Janevska, duke shtuar se i ashtuquajturi investimi i gjelbër në të kaluarën i kanë munguar shoqërisë dhe kjo nuk duhet të jetë më e tillë./Telegrafi/

The post Janevska: Në 50 shkolla do të vendosen sistemet fotovoltaike, MASH siguroi grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit

21 February 2025 at 08:43

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takim me kryetarin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

“Përfitoj nga rasti t’ju informoj se në mars të këtij viti do të marrin rritjen e dytë të pagave prej 7%, pasi kanë marrë të parën prej 5% në tetor të vitit të kaluar”, theksoi ministrja.

Ajo tha se takimi me SASHK ishte vazhdimësi e dialogut konstruktiv social, me qëllim të miratimit të një marrëveshjeje të re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.

Janevska theksoi se për herë të parë rritja e pagave lidhet me normën e inflacionit, për të siguruar një rritje reale të të ardhurave të punonjësve në arsimin fillor dhe të mesëm.

The post Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit appeared first on Telegrafi.

Janevska: Agjencia për cilësi në arsimin e lartë do të reformohet, sepse nuk i plotëson nevojat

19 February 2025 at 15:47

Ligji i ri për arsimin e lartë për të cilin jemi duke punuar parasheh një reformë të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, e cila presim që institucioni të funksionojë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në konferencën e sotme për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen keq që duhet ta them, por fakti është se puna e Bordit të Akreditimit, ose më saktë Agjencisë për Cilësinë në Arsimin e Lartë, nuk i plotëson nevojat e një sistemi arsimor relativisht të dobët dhe problemet që ekzistojnë në arsimin e lartë. Ne presim një drejtor të ri të Agjencisë së Cilësisë në Arsimin e Lartë, pasi i vjetri u shkarkua nga Kuvendi. Kuvendi do të shpallë konkurs, do të ketë një drejtor të ri. Por, ligji i ri për arsimin e lartë që po punojmë, parasheh një reformë të këtij institucioni, të cilin presim që institucioni të funksionalizohet dhe të përmbushë funksionet që duhet t’i kryejë”, theksoi Janevska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse disa studime nuk po akreditohen edhe pse ka interes për to, ajo tha se nuk mund të thotë se pse ka pasur pengesa të këtij lloji deri më tani.

“Ju duhet t’ia drejtoni këtë pyetje Bordit, Drejtorit të Agjencisë së pari dhe anëtarëve të Bordit të Akreditimit dhe Vlerësimit. Asnjë vlerësim nuk është bërë që nga ekzistenca e Agjencisë, për fat të keq. Ne kemi dashur ta bëjmë vitin e kaluar, kemi ndarë mjete, por kemi dështuar për shkak të problemeve të brendshme në Agjenci”, sqaroi ministrja Janevska./Telegrafi/

The post Janevska: Agjencia për cilësi në arsimin e lartë do të reformohet, sepse nuk i plotëson nevojat appeared first on Telegrafi.

Janevska: Nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë sipas planprogrameve të reja dhe nga tekstet e reja duke filluar nga shtatori

13 February 2025 at 13:24

Debati publik për konceptin e arsimit të mesëm është ende në vazhdim. Është mbyllur vetëm ai që u zhvillua përmes teknologjisë së informacionit dhe janë planifikuar vizita dhe takime shtesë.

Sipas ministres Vensa Janevska, ka disa propozime interesante, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rritjen e numrit të orëve në secilën lëndë dhe shtimin e lëndëve shtesë.

“Kur Byroja e Arsimit krijoi orarin e mësimit, sipas kërkesave të komunitetit profesional, shoqatave, mësuesve, rezultoi se nxënësit, çdo vit, nga klasa e parë deri në të katërtën, duhet të jenë në shkollë të paktën 10 deri në 11 orë. Kjo nuk është e mundur dhe më vjen keq që nuk do të arrijmë ta arrijmë ashtu siç e imagjinojmë individualisht. E gjithë kjo do të duhet të analizohet dhe të kombinohet.

Po, fëmijët tanë duhet të jenë më gjatë në shkollë, këtë e propozon qeveria si projekt, por ata nuk mund të jenë në shkollë 11 orë në ditë. Duhet të kenë aktivitete të tilla, të kenë një shfaqje teatrore, një kor, art dhe muzikë, përmes së cilës mësohet shumë”, tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska, gjatë vizitës së sotme në Titan-Usje, ku u promovua laboratori i ri për nxënës.

Janevska njoftoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të punojë për këtë çështje dhe se nxënësit e shkollave të mesme do të kenë programe të reja nga shtatori, si dhe tekste të reja për gjimnazin, por Koncepti do të ketë një vit që të finalizohet dhe të jetë në përputhje me programet e Bashkimit Evropian për gjimnazistët tanë që do të vazhdojnë shkollimin këtu, e disa prej tyre edhe jashtë vendit, për t’u përgatitur në një nivel të përshtatshëm për arsimim të mëtutjeshëm./Telegrafi/

The post Janevska: Nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë sipas planprogrameve të reja dhe nga tekstet e reja duke filluar nga shtatori appeared first on Telegrafi.

Janevska: Vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla e marrin komunat

11 February 2025 at 17:19

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, beson se nxënësit do të jenë më të fokusuar në dituri kur nuk kanë telefonat e tyre, por në pyetjen se a duhet të ndalohen, thotë se vendimin do ta marrin komunat.

Ministrja shpjegoi se shkollat ​​janë nën juridiksionin e komunave dhe ato bashkë me drejtorët e shkollave e marrin këtë vendim.

“Në këtë pikë do të shohim nëse konfiskimi i telefonave do të sjellë rezultate, do të bëhet një analizë. Por, sigurisht, në kohën e sotme, mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu mësuesi i cili është bartës i aktivitetit edukativo-arsimor do të vendos nëse fëmijët do t’i përdorin apo jo në atë moment”, tha Janevska.

Këshillat komunalë të Aerodromit dhe Qendrës kanë miratuar rekomandime për ndalimin e përdorimit të telefonit nga fillimi deri në fund të orëve të mësimit, me qëllim të rritjes së sigurisë së nxënësve dhe përmirësimit të procesit arsimor. Rekomandimet janë pranuar nga bordet e shkollave dhe telefonat së fundmi janë ndaluar për nxënësit e shkollave në këto komuna./Telegrafi/

The post Janevska: Vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla e marrin komunat appeared first on Telegrafi.

MASH-Maqedoni: Këshilli për akreditim të arsimit të lartë mund të riorganizohet sipas modelit të atij hungarez

4 February 2025 at 20:30

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Këshillit për akreditim të arsimit të lartë të Hungarisë, Peter Levente Lakatos, i cili u shpreh i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së sistemit kombëtar të arsimit të lartë.

“Përvoja hungareze me riorganizimin e Këshillit për akreditim të arsimit të lartë, të krijuar në vitin 1993, por i reformuar së fundmi, mund të na ndihmojë shumë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të punës sonë. I jam mirënjohëse drejtorit që ndau më shumë informacion për ndryshimet që i kanë bërë në periudhën e kaluar dhe që kanë dhënë rezultatet e pritura”, tha Janevska pas takimit, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në komunukatë thuhet se ministrja Janevska merr pjesë në Samitin dyditor të ministrave të Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë, ndërsa gjatë takimit të sotëm ka vizituar edhe lektoratin maqedonas në Universitetin ELTE ku është takuar me profesorin Zllatko Panzov dhe disa nga 25 studentët nga Hungaria, Ukraina, Kina dhe vende të tjera që zgjodhën të studiojnë gjuhën maqedonase. Ajo u takua gjithashtu me studentë maqedonas që studiojnë në universitetet hungareze përmes bursave në kuadër të programit Stipendium Hungaricum.

The post MASH-Maqedoni: Këshilli për akreditim të arsimit të lartë mund të riorganizohet sipas modelit të atij hungarez appeared first on Telegrafi.

MASH ka nisur procedurë për blerjen e teksteve të gjuhëve të huaja

28 January 2025 at 18:22

Pas pesë vitesh mësimdhënie të gjuhëve të huaja pa tekste në arsimin fillor, kryesia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik kanë nisur procedurën e prokurimit, me qëllim sigurimin e tyre për vitin e ardhshëm akademik 2025-2026.

Thirrja publike e publikuar në link e përgatitur në përputhje me dispozitat e ligjit të ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, fton botuesit e huaj përmes përfaqësuesve vendas që të aplikojnë për miratimin e teksteve të gjuhës angleze nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për tekste në frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe rusisht nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Afati i fundit për regjistrim është 28 mars 2025.

Procedura për blerjen e të gjitha teksteve të gjuhëve të huaja do të përfundojë plotësisht para fillimit të vitit shkollor. Nxënësit do të fillojnë me 1 shtator pa u shqetësuar nëse do të kenë mjetet bazë për të zotëruar materialin mësimor dhe mësuesit nuk do të jenë të detyruar të gjejnë në mënyrë të pavarur materiale dhe burime informacioni.

Gjithashtu, ju njoftojmë se është shpallur konkurs për shtypjen e teksteve të reja për klasën e shtatë, në përputhje me kurrikulat e reja, për lëndët Biologji, Kimi, Fizikë, Gjeografi, Edukatë Qytetare dhe Gjuhë shqipe si lëndë të zgjedhura, si dhe tekste për lëndën me zgjedhje Gjuha dhe kultura e turqve për të gjitha klasat nga e gjashta deri në të nëntën. Afati i aplikimit është 31 mars 2025./Telegrafi/

The post MASH ka nisur procedurë për blerjen e teksteve të gjuhëve të huaja appeared first on Telegrafi.

Janevska: Nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm nuk përjashtohen lëndët e filozofisë dhe logjikës

27 January 2025 at 18:58

Nuk është e vërtetë që lëndët e filozofisë dhe logjikës janë përjashtuar nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm. Kështu deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pasi rreth tridhjetë profesorë të shkollave të mesme të filozofisë, logjikës dhe etikës dorëzuan një letër të hapur duke paralajmëruar ashpër se Koncepti i ri për reforma në arsimin e mesëm parasheh heqjen e këtyre lëndëve nga kurrikula, një ndryshim që, sipas tyre, do të krijojë breza studentësh me mendim kritik të kufizuar dhe mungesë parimesh etike dhe logjike.

“As lënda e filozofisë dhe as lënda e logjikës nuk përjashtohen. Por gjithsesi, ky është një draft version i vënë për diskutim publik. Tashmë jemi duke mbledhur sugjerime, komente, propozime dhe pas përfundimit të dëgjesës publike do të nxjerrim një konkluzion përfundimtar publik”, tha Janevska.

Ajo ka treguar se ditë më parë është takuar me profesorët e Fakultetit Filozofik, me të cilët ka pasur biseda konstruktive dhe nga të cilët pret mbështetje, por edhe rekomandime, para së gjithash për të mirën e studentëve.

Më 16 janar të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Byroja për Zhvillimin e Arsimit njoftoi se është hartuar Projekt-Koncepti për reformat në arsimin e mesëm. Ata u bënë thirrje mësuesve, nxënësve, prindërve, ekspertëve dhe të gjithë palëve të interesuara që të japin mendimet, sugjerimet dhe komentet e tyre, duke u përfshirë në një diskutim publik për miratimin e versionit më të mirë të këtij Draft Koncepti./Telegrafi/

The post Janevska: Nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm nuk përjashtohen lëndët e filozofisë dhe logjikës appeared first on Telegrafi.

Janevska: Me ligjin e ri, tekstet shkollore falas në 5 gjuhë

9 January 2025 at 18:40

Ligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm rregullon përgatitjen, përzgjedhjen, miratimin, lëshimin dhe tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore për shkollat ​​fillore dhe të mesme, me të do të marrim tekste më cilësore dhe ato do të vazhdojnë të jenë falas. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, tha se me modelin e ri, tekstet shkollore u jepen shtëpive botuese, por në fillim do të funksionojnë të dy modelet për prodhimin e teksteve shkollore, sepse procedurat që kanë është nisur duhet të përfundojë pas ligjit të vjetër.

“Në një takim me shtëpitë botuese tashmë i kemi bërë me dije se përllogaritja e vlerës së teksteve do të bëhet me një formulë dhe janë dakord, që do të thotë se çmimi maksimal i tekstit do të jetë i kufizuar. Ç

mimi ndikohet, natyrisht, nga qarkullimi, përkthimet dhe elementë të tjerë. Jemi i vetmi vend që prodhojmë tekste falas në 5 gjuhë, por do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen, që fëmijët tanë të fitojnë më shumë njohuri, kompetenca dhe shkathtësi”, tha ministrja Janevska.

Janevska sqaroi se ekspertët e konsultuar nga ministria, Shërbimi Pedagogjik dhe komisioni që punoi për ligjin, janë të bindur se me modelin e ri do të shmangen gabimet dhe do të kemi tekste më cilësore, të cilat së bashku me programet e reja të krijuara nga Zhvillimi i Arsimit. Byroja, do të kontribuojë në përmirësimin e procesit arsimor.

The post Janevska: Me ligjin e ri, tekstet shkollore falas në 5 gjuhë appeared first on Telegrafi.

❌
❌