Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura

22 August 2025 at 15:17

Mbrëmë rreth orës 18:00, Departamenti i Policisë së Kërçovës mori një njoftim se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës kanë humbur jetë dy të mitura.

Nga MPB sot kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit tragjik.

“Më 21.08.2025 në orën 18:05, në DPB Kërçovë u raportua se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës, një e mitur 15-vjeçare nga fshati Kolibari, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Kërçovës, humbi kontrollin dhe katërçikleta doli nga rruga.

E mitura dhe pasagjerja e saj e mitur nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, vdiqën nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit.

Vdekja është konstatuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve u dërguan për autopsi”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga policia e Kërçovës./Telegrafi/

The post Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura appeared first on Telegrafi.

Mashtrim me telefon për aksident të rremë trafiku, një 79 vjeçare nga Tetova pagoi 16.000 euro dhe 10.700 franga zvicerane

22 August 2025 at 13:39

Një banore e moshuar e Tetovës raportoi se ishte viktimë e një mashtrimi telefonik në lidhje me një aksident të pretenduar të vajzës së saj. Bëhet fjalë për një 79-vjeçare banore e Tetovës, e cila sipas raportit të policisë, ishte mashtruar me 16,000 euro dhe 10,700 franga zvicerane, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Personi e kontaktoi atë me telefon, u prezantua si mjek dhe i tha se vajza e saj kishte shkaktuar aksident rrugor, në të cilin pësoi lëndime të rënda dhe se duhet të paguante për ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale. Siç raportohet, ajo ia hodhi paratë një personi nga ballkon, dhe më vonë zbuloi se ishte mashtruar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme thotë se po merren masa për të sqaruar rastin.

Lidhur me mashtrimet e shpeshta telefonike në lidhje me aksidentet e dyshuara rrugore, Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se shënjestra janë qytetarët e moshuar. Ai paralajmëroi për kujdes më të madh dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste në polici.

The post Mashtrim me telefon për aksident të rremë trafiku, një 79 vjeçare nga Tetova pagoi 16.000 euro dhe 10.700 franga zvicerane appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një person në Veles, ka shkaktuar zjarr në hapësira të hapura

22 August 2025 at 13:10

MPB njofton se një person nga Velesi është ndaluar nga policia për shkaktim të zjarrit në një hapësirë ​​të hapur

“Më 21.08.2025 në orën 20:20 në fshatin Orizari i Epërm, Veles, policia nga SPB-Veles ndaluan E.L. (46) nga fshati, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se ai kishte ndezur zjarr në një bar të thatë në një zonë të hapur në fshat.

Zjarri u shua nga një ekip i SPB-Veles, dhe nuk pati të lënduar.

E.L. u ndalua në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohet një person në Veles, ka shkaktuar zjarr në hapësira të hapura appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një 27-vjeçar nga Shkupi, dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë”

22 August 2025 at 09:58

MPB njofton se ka ndaluar një 27-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë”.

“Më 21.08.2025, Sektori për Krimin Kibernetik në kuadër të MPB-së ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër F.M. (27) nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë”.

Pas marrjes së informacionit nga policia në Gjermani për një hetim për abuzim seksual të fëmijëve dhe posedim dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, si dhe faktit se bëhej fjalë për një profil në aplikacionin “Telegram”, me numër telefoni dhe adresë IP nga Republika e Maqedonisë, Sektori për Krimin Kibernetik i Ministrisë së Brendshme ndërmori masa dhe aktivitete për mbledhjen e provave, dhe pas identifikimit të përdoruesit, më 20.08.2025, pas marrjes së një Urdhri nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit për bastisje të një shtëpie dhe ambienteve ndihmëse, një Urdhri për bastisje të një sistemi kompjuterik dhe të dhënave kompjuterike dhe një Urdhri për sekuestrim të përkohshëm të të dhënave kompjuterike, policia nga Sektori për Krimin Kibernetik ka kryer bastisje në shtëpinë e F.M. (27), gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan sende për procedura të mëtejshme.

F.M. u ndalua në Stacionin Policor të Gazi Babës dhe u njoftua Prokurori Publik për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Ndalohet një 27-vjeçar nga Shkupi, dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë” appeared first on Telegrafi.

Aksident trafiku në rrugën Strugë-Dibër, humb jetën një 19-vjeçar

21 August 2025 at 13:39

MPB njofton se dje rreth orës 23:30 në DPB Strugë është paraqitur se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në Veleshtë të Strugës automjeti “merecedes” drejtuar E.N (19) nga fshati Veleshtë, ka dal nga rruga.

Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë E.N., ndërsa vdekjen e tij e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer policia e DPB Strugë, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/

The post Aksident trafiku në rrugën Strugë-Dibër, humb jetën një 19-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

19 August 2025 at 16:30

Drejtoria e Doganave sekuestroi 78 kg duhan për nargjile me vlerë tregu prej 810.698 denarë. Ndaj një personi është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale kontrabandë dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar.

Sipas Drejtorisë së Doganave, rasti u zbulua në hyrje të vendit, në pikën kufitare Bllacë, gjatë kontrollit të një makine të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Personi, me qëllim që t’i shmangej ilegalisht kontrollit doganor, refuzoi ta ndalonte automjetin para doganierit dhe u drejtua me shpejtësi të shtuar drejt rampës, duke e penguar kështu të kryente veprimin e tij zyrtar”, thonë nga Doganat.

Sipas Doganës, kur automjeti u ndalua, ai u përzgjodh për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit u gjetën 13 kuti me 312 kanoçe me gjithsej 78 kilogramë duhan për nargjile. Kjo parandaloi një përpjekje për të liruar mallra akcize për të cilat nuk ishin paguar detyrime në vlerë prej 508.048 denarë.

 

The post Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Resnjë-Manastir, humbin jetën dy persona

19 August 2025 at 14:34

MPB ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Resnjë-Manastir ku humbën jetën dy persona.

“Më 18.08.2025 rreth orës 12:50, në Stacionin Policor -Resnjë është pranuar informacion se në rrugën magjistrale Resnjë-Manastir, në vendin e quajtur “Sleçishte”, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Ohrit, i drejtuar nga P.N. (20) nga Ohri dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga P.K. (52) nga Republika Federale e Gjermanisë.

Nga lëndimet e pësuara, në vendngjarje ndërroi jetë vozitësi P.K., ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen. Vozitësi P.N. dhe bashkudhëtari i tij D.S. (19) nga f. Leskoec, rrethi i Ohrit, u transportuan në Spitalin Klinik të Manastirit, ku tek P.N., mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa tek D.S. u konstatuan lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Resnjë./Telegrafi/

The post Policia jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Resnjë-Manastir, humbin jetën dy persona appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një shtetas i Rumanisë në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike

19 August 2025 at 12:54

Një shtetas nga Romania u ndalua sepse iu gjet drogë teksa po përpiqej të hynte në vend përmes pikës kufitare Tabanoc, njoftojnë nga MPB.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e kanë ndaluar A.O., 36 vjeç, nga Rumania. Gjatë një kontrolli kufitar dhe inspektimi të një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa rumune, të cilin e drejtonte A.O., u gjet dhe u konfiskua marihuanë”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/

The post Ndalohet një shtetas i Rumanisë në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione

19 August 2025 at 10:38

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Zajaz të Kërçovës kanë gjetur armë dhe municione.

Nga MPB thonë se kanë arrestuar dy persona.

“Më 18.08.2025, rreth orës 23:10 në fshatin Zajaz të Kërçovës, policia arrestoi F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga Zajazi. Pas një denoncimi se Sh.Z. kishte kërcënuar bashkëshorten e tij, policët, me pëlqimin e tyre, hynë në shtëpinë e familjes dhe kryen bastisje.

Gjatë kontrollit, tek Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa tek F.Z. u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Të dy personat u dërguan në stacion policor dhe pas sqarimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

The post Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione appeared first on Telegrafi.

Kapen lëndë narkotike në automjetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, ndalohet shoferi

15 August 2025 at 10:51

Një shofer i ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë u arrestua në Vinicë pasi policia i gjeti marihuanë gjatë kontrollit të automjetit zyrtar.

Prokuroria e Koçanit ka dhënë urdhër për ndalimin e tij, ndërsa pas procedurave ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

“Më 14.08.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Vinicë, zyrtarët e policisë nga SPB Vinicë, në koordinim me SPB Berovë, arrestuan B.R. (29) nga Berova, pasi gjatë kontrollit iu gjetën marihuanë dhe letrat (rizlla). Më konkretisht, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, policia ndaloi një automjet “Dacia Sandero” me targa të Berovës, pronë e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, i drejtuar nga B.R. Gjatë kontrollit, tek ai u gjet droga, pas çka u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, i cili dha udhëzim që ai të arrestohej. Pas dokumentimit të rastit, ndaj B.R. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

The post Kapen lëndë narkotike në automjetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, ndalohet shoferi appeared first on Telegrafi.

Ndalohen pesë persona në Kumanovë, janë përleshur në një lokal

14 August 2025 at 12:53

Policia e Kumanovës ka ndaluar pesë persona të moshës 19 deri në 32 vjeç për një rrahje në një lokal ushqimor në “Garnizon” të Kumanovës, njoftoi sot SPB Kumanovës].

“Sot në orën 00:10, oficerët e policisë së SPB Kumanovë arrestuan R.A. (26), H.R. (21), Z.E. (22), A.R. (32) dhe Sh.Sh. (19), të gjithë nga Kumanova, sepse sulmuan fizikisht disa persona në një lokal ushqimor në rrugën “Goce Delçev” në Kumanovë dhe dëmtuan inventarin në lokal”, njoftojnë nga policia.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse.

The post Ndalohen pesë persona në Kumanovë, janë përleshur në një lokal appeared first on Telegrafi.

MPB: Shkatërrohen 14 grupe kriminale, 201 persona në hetim

12 August 2025 at 14:37

Në vitin e fundit MPB-ja kumtoi se ka shkatërruar 14 grupe kriminale të organizuara, në të cilat kanë marrë pjesë 201 persona fizikë dhe 18 persona juridikë.

Janë zbuluar 64 raste të kontrabandës të migrantëve me rreth 430 persona, dhe janë parandaluar 6,000 përpjekje për tranzit ilegal – pothuajse 50% më pak se viti i kaluar.

Në bashkëpunim me FRONTEX, janë kryer kontrolle në kufij, dhe janë zbuluar raste të lidhura me falsifikim parash, terrorizëm, prostitucion, korrupsion të lartë me vlerë mbi 16 miliardë denarë, trafik droge dhe rrjete ndërkombëtare për kontrabandës.

MPB-ja paralajmëron vazhdimin e luftës pa kompromis kundër krimit.

The post MPB: Shkatërrohen 14 grupe kriminale, 201 persona në hetim appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë, janë ndaluar katër persona

12 August 2025 at 12:49

SPB Tetovë sot ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi ditën e diel në Tetovë. Nga atje thonë se për rastin janë kryer bastisje në disa lokacione, me çka janë ndaluar katër të dyshuar.

“Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin.

Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

The post Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë, janë ndaluar katër persona appeared first on Telegrafi.

Kontrolle në objekte hotelierike, në Tetovë janë arrestuar 30 shtetase të huaja

10 August 2025 at 14:41

Policia e Maqedonisë mbrëmë ka kryer një sërë kontrollesh në disa objekte hotelerike në rajonin e Tetovës dhe në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në Tetovë janë arrestuar 30 shtetase të huaja për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

“Më 09/10.08.2025 në periudhën prej 23:30 deri në ora 02:30, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Njësitin nacional për shkatërrim të kontrabandimit me emigrantë dhe tregti me njerëz në Shkup, kanë realizuar aksion kontrolli në objektin hotelerik në fshatin Zhelinë të Tetovës, në pronësi të J.F.(48) nga Zhelina dhe në objektin hotelerik në Tetovë, në të cilin si pronar është paraqitur I.A.(22) nga Tetova. Gjatë kontrollit janë takuar 30 femra nga Rusia, Brazili, Serbia, Shqipëria, Argjentina dhe Kolumbia për shkak se është konstatuar se e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin”, thuhet në njoftim.

Kontrolle janë bërë edhe në Shkup, ndërkaq janë shqiptuar edhe gjoba ndaj disa objekteve hotelerike kryesisht për shkak të zërimit të lartë.

“Në koordinim me inspektorë të Mjedisit Jetësor është kryer matje e fuqisë së zërimit në objektet hotelerike. Gjatë kësaj është konstatuar se dy objekte hotelerike në rajonin qendror të qytetit e kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike duke lëshuar muzikë të zëshme dhe të njëjtëve iu janë shqiptuar shkresa për shkelje të konstatuara. Gjithashtu gjatë mbrëmjes që lëmë pas, janë kontrolluar edhe objektet hotelerike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ku është kryer kontroll i dokumentancionit”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.

The post Kontrolle në objekte hotelierike, në Tetovë janë arrestuar 30 shtetase të huaja appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person nga Gostivar

10 August 2025 at 10:38

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:40 në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria O.B (43) nga Banjica e Poshtme.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe hapësirave përreth shtëpisë dhe në lokalin e tij në fshat, i kryer me urdhër nga gjykata, është gjetur drogë kokainë.

Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/

The post Arrestohet një person nga Gostivar appeared first on Telegrafi.

Humb jetën në Shën Stefan shtetasja nga Maqedonia

9 August 2025 at 18:18

Shtetasja e Maqedonisë së Veriut me inicialet S.G. (80) nga rajoni i Manastirit ndërroi jetë në plazhin e Snën Stefanit në Mal të Zi, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa notonte në det.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Budvës për gazetën “Vijesti”, e cila ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Shtetërore për rastin.

Sipas informatave të publikuara, turistja ishte në plazh së bashku me familjen e saj dhe u ndje keq teksa po notonte në ujërat e cekëta.

Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme. Sipas informacioneve, gruaja kishte qenë paciente me probleme të zemrës prej shumë vitesh.

The post Humb jetën në Shën Stefan shtetasja nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person

6 August 2025 at 16:30

Më 06.08.2025 rreth orës 01:10 në SPB Shkup, Qendra e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” njoftoi se O.E. (25) nga Shkupi u soll tek ata me plagë nga arma e zjarrit.

Sipas raportit, rreth orës 00:30 para oborrit të shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit, për shkak të një keqkuptimi në trafik, shpërtheu një grindje midis tij dhe fqinjit të tij K.C., pas së cilës fqinji e sulmoi fizikisht.

Siç raportohet, pas kësaj Q.Ç. dhe personat M.Ç., Sh.Ç., O.Ç. dhe B.M. hynë në oborrin e O.E. dhe sulmuan fizikisht babanë dhe vëllain e tij D.E. dhe M.E., gjatë së cilës Q.Ç. nxori një armë, qëlloi dhe e goditi O.E. në gjoks dhe krah”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Një ekip nga policorë SPB Shkup kreu një inspektim dhe në vendin e ngjarjes u gjetën tre gëzhoja. Pas hetimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse./Telegrafi/

The post Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person appeared first on Telegrafi.

Bastisje në Kisella Vodë, kapet kokainë në vlerë prej mbi dy mijë euro

6 August 2025 at 12:44

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30, janë kryer bastisje për kapje të drogës në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, respektivisht në hapësirat e personit P.F. 20 vjeç nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sekuestruan qese najloni me substancë pluhuri të bardhë, përkatësisht kokainë në sasi të ndryshme, një peshore digjitale me mbetje të substancës, para të gatshme (në denarë dhe euro), si dhe u gjet në vendngjarje edhe personi F.K. (22) nga Shkupi, te i cili u gjet një qese e vogël me kokainë”.

“Sasia totale e drogës së sekuestruar në këtë bastisje ishte rreth 22 gramë, me një vlerë të përafërt tregu prej 2.200 eurosh. Së bashku me bastisjen që u krye në mëngjesin e së njëjtës ditë nga e njëjta njësit, për të cilën MPB tashmë ka njoftuar opinionin, dje janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej rreth 122 gramë kokainë”, shtojnë nga MPB.

The post Bastisje në Kisella Vodë, kapet kokainë në vlerë prej mbi dy mijë euro appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në Spitalin e Bardovcit, Humb jetën një person i dënuar pasi u godi me shishe

5 August 2025 at 13:21

MPB njofton se në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc ka ndodhur një tragjedi ku nga ka humbur jetën një i dënuar.

“Më 05.08.2025 në orën 01.38, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 00:50 në Institucionin Publik Shëndetësor “Spitali Psikiatrik Shkup” në Bardovc, në një dhomë të departamentit gjyqësor, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet të dënuarve D.S. (35) nga Negotina dhe I.T. (62) nga f. Lubanc, rrethi i Shkupit. Në këtë rast, nga të goditurat me shishe qelqi I.S. ka rënë pa ndjenja, kështu që është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku në orën 02.20 ka ndërruar jetë. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi. D.S. është ndaluar në dhomën ku ka ndodhur ngjarja.

Në të vërtetë, D.S. është person i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, ndërsa I.T. ka qenë i dënuar për veprën penale “Dhunë familjare”. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Tragjedi në Spitalin e Bardovcit, Humb jetën një person i dënuar pasi u godi me shishe appeared first on Telegrafi.

Ndalohen dy persona nga Kumanova, përdorën armë zjarri në aheng familjar

1 August 2025 at 13:39

MPB Maqedoni njofton se dy persona nga Kumanova, të moshës 30 dhe 25 vjeç, u ndaluan më 31 korrik nga oficerët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, pas një denoncimi për të shtëna gjatë një feste familjare.

“Pas raportimit, policia kreu kontroll në shtëpinë e tyre me urdhër gjykate, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua një armë, e cila dyshohet se është përdorur në incident”.

“Personat e ndaluar u dërguan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

The post Ndalohen dy persona nga Kumanova, përdorën armë zjarri në aheng familjar appeared first on Telegrafi.

❌
❌