Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Të gjitha institucionet shtetërore në RMV do të kenë qasje deri te rreth 1.800 automjete që janë sekuestruar

14 July 2025 at 17:37

Sipas ndryshimeve të reja të Ligjit për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, prej sot të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje te automjetet të cilat përkohësisht ose përgjithmonë janë sekuestruar, ndërsa me të cilat disponon Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, informoi sot drejtoresha e Agjencisë Irena Ilievska. Siç sqaroi Ilievska, deri tani me këto automjete kanë mundur të menaxhojnë vetëm Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes, ndërsa prej sot do të munden edhe institucionet shtetërore të cilat do të dorëzojnë kërkesë në Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar.

“Sipas ndryshimeve të fundit të cilat janë miratuar dhe të cilat tani janë në fuqi, ndryshimi më i fundit është se transferimi i automjeteve në institucionet shtetërore së pari ishte mundësi vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë tani me ndryshimet të cilat i propozoi vetë Agjencia, meqenëse kuptuam se automjetet po prishen dhe disa prej tyre mund të shiten për ata që kanë përfunduar procedurat më në fund, megjithatë, për ato që janë sekuestruar përkohësisht, as shitja dhe as transferimi nuk ishin të mundura, kështu që propozuam ndryshime të reja ligjore që hyjnë në fuqi sot. Me këto ndryshime, të gjitha institucionet shtetërore që paraqesin një kërkesë në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar mund të marrin automjetet”, tha Ilievska.

Agjencia, shtoi ajo, ka në dispozicion diku rreth 1700 deri 1800 automjete, një pjesë e tyre janë marrë përkohësisht, ndërsa një pjesë përgjithmonë, pra, siç tha, për to tërësisht ka përfunduar procedura.

Sipas ndryshimeve ligjore, Ilievska sqaroi se ekzistojnë dy kategori, pra transferimi i mjeteve të cilat janë marrë përfundimisht dhe transferimi i automjeteve që janë sekuestruar përkohësisht.

 

The post Të gjitha institucionet shtetërore në RMV do të kenë qasje deri te rreth 1.800 automjete që janë sekuestruar appeared first on Telegrafi.

Voziti 114 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar ishte 50, ndalohet shoferi nga Bogovina

14 July 2025 at 13:29

MPB Maqedoni njofton se dje (13.07.2025) në orën 18:05 në rrugën kryesore Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Drugovë të Kërçovës, policia e ka ndaluar personin K.T. (44) nga fshati Bogovinë.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, oficerët e policisë përcaktuan se i njëjti po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Folkswagen Golf” me targa të Shkupit në një zonë të populluar me shpejtësi prej 114 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale është 50 kilometra në orë.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

The post Voziti 114 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar ishte 50, ndalohet shoferi nga Bogovina appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Prokuroria Publike e Prilepit jep detaje për vrasjen e trefishtë

13 July 2025 at 11:35

Prokuroria Publike e Prilepit ka dhënë informacione të reja zyrtare lidhur më vrasjen e trefishtë që ka ndodhur ditën e djeshme në një lagje në afërsi te qendrës së qytetit, informon Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftimin e prokurorisë, viktimat janë një fëmijë 11 vjeç, dhe dy meshkuj të moshës 43 dhe 63 vjeç.

“Sipas informacioneve të para, 63-vjeçari së pari e ka privuar nga jeta nipin e tij nga motra dhe vëllain e tij, për shkak të keqkuptimeve familjare dhe çështjeve pronësore të pazgjidhura. Pas kryerjes së veprës, motivet për veprën e kryer i ka publikuar në një nga rrjetet sociale, kurse më pas është vetëvrarë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të të vdekurve.

Grumbullimi i të gjitha gjurmëve, armëve dhe municionit të gjetur në vendin e ngjarjes, do të jenë lëndë e ekspertizës. /Telegrafi/

The post Prokuroria Publike e Prilepit jep detaje për vrasjen e trefishtë appeared first on Telegrafi.

Raportohet për vrasje në Prilep, një burrë ka privuar nga jeta djalin e tij dhe nipin e më pas vetëvritet

13 July 2025 at 09:05

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Prilepit të shtunën pasdite, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej.

Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00, në një lagje pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Prilep.

Sipas portalit Infomax, i cili raporton nga vendngjarja, autori i dyshuar i kishte ftuar në shtëpi viktimat, dhe pas rreth një ore, i ka qëlluar për vdekje. Sipas të njëjtit burim, rasti është denoncuar në polici rreth orës 15:30, përmes linjës telefonike 192, por ekipi policor i SPB–Prilep është paraqitur në vendngjarje vetëm rreth orës 22:30 – shtatë orë më vonë.

Në momentin kur Policia më në fund u paraqit në vendin e ngjarjes, ndodhi një incident tjetër serioz. Një inspektor i SPB–Prilep tentoi të hynte në shtëpinë ku kishte ndodhur krimi, por autori i dyshuar e kërcënoi me një bombë dore, duke e detyruar të tërhiqej. Vetëm pas këtij momenti, dorasi aktivizoi bombën, duke shtuar panikun mes banorëve të lagjes.

Për shkak të situatës së rrezikshme, SPB–Prilep kërkoi ndihmë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup. Një ekip special u dërgua me helikopter, por mbërritja e tyre ndodhi vetëm rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës – më shumë se 10 orë pas raportimit të parë të rastit.

Ndërhyrja për neutralizimin e autorit nuk solli rezultat, pasi ai kreu vetëvrasje pak çaste para aksionit.

Pas këtij rasti, në vendngjarje dolën ekipet e krim-teknikës, pokurorisë dhe Mjekësisë Ligjore, për të kryer hetimin dhe grumbullimin e dëshmive.

Deri më tani, nuk dihen motivet që çuan në këtë akt tragjik, ndërsa MPB ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, edhe pse bëhet fjalë për një nga rastet më të rënda të dhunës familjare dhe krizës së reagimit institucional.

The post Raportohet për vrasje në Prilep, një burrë ka privuar nga jeta djalin e tij dhe nipin e më pas vetëvritet appeared first on Telegrafi.

MPB del me detaje, ndërron jetë personi i cili u plagos në Batincë

11 July 2025 at 13:54

Personi që u qëllua me armë zjarri në Batincë këtë mëngjes i ka ndërruar jetë plagëve të marra, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

“Sot rreth orës 10:15 në SPB Shkup, M.E. ka raportuar se në hyrje të fshatit Batincë, rajoni i Shkupit, M.D. ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjetit Kia” e cila ka qenë në lëvizje. A.M. (50) ka marrë plagë nga arma e zjarrit në gjoks dhe është transferuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit” për ndihmë mjekësore, ku në orën 11:00 të mëngjesit një mjek ka konstatuar vdekjen e tij“, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

 

 

The post MPB del me detaje, ndërron jetë personi i cili u plagos në Batincë appeared first on Telegrafi.

MPB: Privohen nga liria dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr

10 July 2025 at 22:43

Pjesëtarë të Policisë kanë privuar nga liria dy persona që u kapën duke shkaktuar zjarr.

“Më 10.07.2025 në orën 15:30, gjatë patrullimit në rrugën midis Kadinos dhe Miladinovcit nga nëpunësit policor të Njësisë së Policisë Ndërhyrëse në SPB Shkup, është vërejtur tym i zi, si dhe janë gjetur dy persona të cilët kishin ndezur kabllo pranë barit të thatë dhe mbeturinave (deponi ilegale)”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se me një reagim të shpejtë, zjarri u pengua të përhapej dhe u shua.

“Është konfirmuar se personi në fjalë është I.B. (39) nga Kumanova dhe A.B. (31). Personat janë të privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë dhe do të njoftohet Prokurori Publik për të paraqitur një kallëzim përkatës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

The post MPB: Privohen nga liria dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr appeared first on Telegrafi.

Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit

10 July 2025 at 14:41

MPB njofton se janë ndaluar tre persona të mitur, shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kanë lidhje me shkaktim të qëllimshëm të zjarreve në rajonin e Shkupit.

Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur disa mjete ndezëse.

“Në kuadër të aktiviteteve të gjera të ndërmarra lidhur me situatën me zjarret në rajonin e Shkupit, dje (09.07.2025) në territorin e NjPB Gazi Babë, konkretisht pranë vendit të quajtur “Kodra e Ajvatovcit” afër lagjes Ilinden, në orën 23:40, zyrtarët e policisë gjatë kontrollit të tre personave të mitur, shtetas të huaj, në një çantë shpine kanë gjetur dy shishe me nga 1,5 litra benzinë, dy pushkaliqe, një çakmak dhe ngjitës të lëngshëm, pas çka të njëjtit janë ndaluar.

Në prani të një ekipi kujdestar nga institucioni publik Qendra për Punë Sociale dhe një avokat është zhvilluar bisedë zyrtare, pas së cilës ata janë dorëzuar me procesverbal në Qendrën për Punë Sociale për të Mitur”, thuhet në njoftimin e MPB./Telegrafi/

 

 

The post Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Aksione në klubet e natës në Tetovë dhe Gostivar, policia ndalon shtatë shtetase të huaja

10 July 2025 at 10:47

MPB Maqedoni njofton se midis natës 9 dhe 10 korrik 2025, nga ora 22:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit, në bazë të një plani të përgatitur paraprakisht nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Drejtoria e Punëve të Brendshme të Gostivarit, u krye kontroll aksionar në një objekt hotelerik – bar nate në fshatin Zhelinë, në pronësi të J.F. (47) nga fshati Zhelinë, për zbulimin e shtetasve të huaj, qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

“Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën pesë shtetase femra të Republikës së Shqipërisë, të moshës 24 deri në 50 vjeç. Gjithashtu, në një objekt hotelerik – klub nate në fshatin Zubovcë, Gostivar, në pronësi të R.B. (50) nga fshati Dobridol, u gjetën dy shtetase femra të Republikës së Shqipërisë, të moshës 33 dhe 36 vjeç”.

“Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ato u ndaluan në Stacionet Policore të Tetovës dhe Gostivarit për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.

The post Aksione në klubet e natës në Tetovë dhe Gostivar, policia ndalon shtatë shtetase të huaja appeared first on Telegrafi.

Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

9 July 2025 at 22:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli për shkaqet e zjarreve dhe për aktivitetet që po ndërmerr MPB-ja.

Ai tha se shfaqja e zjarreve kryesisht është për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, por gjithashtu shtoi se MPB-ja ka dyshime se një pjesë e tyre janë të qëllimshme, pra shkaku është faktori njerëzor.

“Sot patëm rreth 20 zjarre dhe mund të them se për momentin ato janë nën kontroll. U dhanë përpjekje maksimale njerëzore për përballimin e kësaj stuhie të zjarrtë. Për disa nga zjarret ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar qëllimisht nga faktori njeri. Aktualisht po hetohen disa pista për zjarret e qëllimshme, afër objekteve infrastrukturore kyçe, rrugëve, zonave të populluara dhe natyrisht objekteve private. Nuk dua të spekuloj, por duhet të përmend se mund të kemi të bëjmë me një skenar ndryshe nga ai që do të konsideronim si aksidental. Institucionet janë në terren dhe shpresoj që së shpejti të ndriçohen të gjitha rastet që i shkaktuan këto zjarre. Sa i përket zjarrit që ndodhi sot në Vizbegë, në një pikë private të mbeturinave, janë ndaluar pronarët dhe me urdhër të prokurorit publik do të dalin përpara gjyqtarit hetues. Nën kontroll janë vendosur zjarret në Dojran, Nikoliç, Kriva Pallankë, Orman, Volkovo, si dhe zjarri në Samokov dhe, siç përmenda më parë, edhe ai në Vizbegë. Sot është aktivizuar edhe mekanizmi për ndihmë nga Bashkimi Evropian për përballimin e zjarreve. Të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në funksion maksimal.”, u shpreh Toshkovski.

The post Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht appeared first on Telegrafi.

MPB: Privohet nga liria “fallxhori” nga Shkupi, përfitoi deri në 400 mijë euro duke mashtruar klientët

5 July 2025 at 19:30

Policia ka arrestuar një person nga Shkupi i cili është prezantuar si “fallxhor” dhe ka mashtruar një çift nga Berova me 400,000 euro.

Arrestimi ka ndodhur pasi më 03 korrik, personi me iniciale B.D. (76) nga Berova ka paraqitur në SPB Shtip kallëzim penal për veprën penale – “mashtrim” kundër personit me iniciale D.I. (54) nga fshati Trubarevë, Shkup.

MPB

“Sipas denoncuesit, në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2025, i denoncuari me qëllim që të përfitojë pasuri në mënyrë të paligjshme, me paraqitje të rreme të fakteve, i ka mashtruar dhe i ka mbajtur në mashtrim denoncuesin dhe bashkëshorten e tij M.D., duke u paraqitur vetë si person me aftësi të veçanta paranormale (të ashtuquajtur “shërues”, dëbues i shpirtrave dhe magjive), përkatësisht si “njeri i Zotit”, i cili kinse ka fuqi për të hequr një magji të keqe që gjoja ishte bërë mbi djalin e tyre dhe që gjoja ia rrezikonte shëndetin dhe jetën”.

Gjatë kësaj periudhe prej gati tre vitesh, i ka bindur viktimat që në disa raste dhe në vende të ndryshme në Shkup dhe në Berovë t’i japin atij shuma parash prej 5.000 deri në 6.000 euro për “ndihmën”, dhe në këtë mënyrë ka përfituar pasuri të paligjshme në vlerë totale prej 400.000 eurosh gjatë periudhës së përmendur.

Përpos “fallxhorit”, policia dje ka arrestuar edhe nënën e tij, ku gjatë një kontrolli të kryer te ajo janë gjetur para të gatshme në shumën prej 3.000 eurosh.

Nga kontrolli i kryer në shtëpinë e tyre në Trubarevë janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu objekte të lidhura me veprën penale – “mashtrim”.

 

The post MPB: Privohet nga liria “fallxhori” nga Shkupi, përfitoi deri në 400 mijë euro duke mashtruar klientët appeared first on Telegrafi.

Aksident trafiku, ndërron jetë 17 vjeçari nga Kërçova

5 July 2025 at 13:30

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më datë 04.07.2025, në orën 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski”, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc i Kërçovës, dhe një motoçiklete “Hamachi” e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova.

“Motoçiklisti, me lëndime të rënda trupore, është transportuar në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup, por gjatë rrugës për në spital, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në vendin e ngjarjes kanë kryer hetime ekipet policore dhe një prokuror publik, me urdhrin e të cilit do të bëhet autopsia e trupit të motoçiklistit”, shtojnë nga MPB.

The post Aksident trafiku, ndërron jetë 17 vjeçari nga Kërçova appeared first on Telegrafi.

Toshkovski: “Safe City” me masa rigoroze për shoferët, mund të konfiskohet edhe automjeti

5 July 2025 at 12:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka dhënë disa detaje për sistemin “Safe City” që pritet të zbatohet në vendin tonë brenda pak muajve.

Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se në të ardhmen, në lidhje me ata që pa kujdes për pasojat drejtojnë automjete, jashtë çdo logjike, do të shkohet edhe me masa më rigoroze, respektivisht do të shkohet edhe me konfiskimin e vetë automjetit, tha ministri Toshkovsk.

Ai sqaroi se kanë nisur procedurat për ndryshimet e ligjeve që të vihet në funksion ky sistem.

“Po, e saktë është që të mund ta fusim në funksion këtë sistem, kemi nevojë të ndryshojmë përafërsisht 6-7 ligje. Ka nisur procedura për secilin prej këtyre ligjeve, por jo vetëm ligje që janë të lidhura drejtpërdrejtë me implementimin e sistemit “Safe City” si projekt, por edhe ligje që duhet të bëjnë dallime thelbësore dhe ndarje nga mungesa e rendit në të kaluarën, me atë që duhet ta zbatojmë si rend dhe qetësi normale”, tha Toshkovski.

The post Toshkovski: “Safe City” me masa rigoroze për shoferët, mund të konfiskohet edhe automjeti appeared first on Telegrafi.

Kontrolle në Tetovë dhe Kumanovë, 169 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

3 July 2025 at 10:38

MPB Maqedoni njofton se dje (02.07.2025) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00, Sektori i Çështjeve të Trafikut i Departamentit të Policisë së Uniformuar të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Njësia Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor kryen kontroll aksionar në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Kumanovës, për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë rregullat e trafikut.

Gjatë kontrollit, u sanksionuan 169 shoferë, nga të cilët 17 për vozitje pa leje drejtimi, 13 për vozitje të automjetit me leje të skaduar trafiku dhe dy shoferë për vozitje me kategori të papërshtatshme.

“U shqiptuan nëntë masa ndaj shoferëve që drejtojnë mjet motorik si shofer fillestar, pra me fuqi motori më të madhe se e lejuara, 73 sanksione për shoferë motoçikletash për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, pesë masa për xhama të errët pa test A, tetë sanksione për sigurimin e transportit publik të udhëtarëve pa certifikatë mjekësore, u konfiskuan dy motoçikleta sipas nenit 344 të Ligjit për Trafikun Rrugor. Janë përgatitur raporte përkatëse për të gjithë shkelësit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Kontrolle në Tetovë dhe Kumanovë, 169 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Sot hyn në fuqi ndalesa për lëvizje nëpër pyje, gjoba arrin deri në dy mijë euro

1 July 2025 at 17:44

Nga sot e deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje. Siç njoftohet, ndalesa vendoset për shkak të rrezikut të shtuar nga shfaqja dhe përhapja e zjarreve në hapësira të hapura.

Lëvizja do të lejohet vetëm me leje të shkruar të lëshuar nga degët e NP “Pyjet nacionale” – Shkup, për zonat që i menaxhojnë.

Për mosrespektimin e kësaj ndalese, personat fizikë që kapen duke lëvizur në pyll do të gjobiten me 1500 deri në 2000 euro në kundërvlerë në denarë.

 

The post Sot hyn në fuqi ndalesa për lëvizje nëpër pyje, gjoba arrin deri në dy mijë euro appeared first on Telegrafi.

Nga e premtja “One Stop Shop” në Tabanoc, Toshkovski: Do të ulet fluksi i pritjeve në kufi

1 July 2025 at 13:31

Fluksi i shtuar në vendkalimet kufitare kyçe të vendit gjatë periudhës së pushimeve, ka bërë që autoritetet të zgjerojnë bashkëpunimet me fqinjët për modelin “One Stop Shop”. Këtë të premte pritet që në vendkalimin kufitar Tabanocë-Preshevë të fillojë me punë sistemi i integruar ndërkufitar i Maqedonisë së Veriut me Serbinë. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se nga 4 korriku në këtë do kontrollohen vetëm hyrjet e njerëzve dhe mallrave në shtet.

“Me Serbinë, zyrtarisht do ta vëmë në funksion në fund të kësaj jave, mendoj se të premten e kemi bërë ujdinë të kemi ceremoninë e hapjes dhe fillimin e funksionimit në këtë mënyrë të kontrollit të udhëtarëve në kufi. Jemi në fazën e bisedimeve intensive edhe me Republikën e Shqipërisë, ku flasim për dy vendkalimet kufitare, ku vlerësojmë se do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve nëpër kufij me mënyrën e re të kontrollit të udhëtarëve të ashtuquajtur ‘One Stop Shop”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Deri më tani vendi ynë këtë sistem të integruar kufitar e ka bërë me Republikën e Kosovës në dy vendkalime kufitare në Bllacë dhe Jazhincë, por ende nuk e ka aktivizuar edhe në Bellanocë. Toshkovskii tha se këtë model pritet ta zbatojnë në të ardhmen edhe me Shqipërinë. Ndërsa me dy fqinjët tjerë, të cilët janë anëtare të BE-së, Bullgaria dhe Greqia që janë në zonën Shengen, tregoi se do të bëhet një riorganizim kufitar për shtimin e korsive nga pjesa jonë.

“Sa i përket Republikës së Greqisë, gjatë ditës së djeshme isha në vendkalimin kufitar të Bogorodicës ku ne konstatuam se ka kushte për përmirësimin e mbikëqyrjes kufitare që e kryejmë nga ana jonë. Përkatësisht, mund të vëmë në funksion së paku edhe dy korsi për dalje me riorganizim dhe mund të vëmë në funksion së paku edhe një korsi për hyrje në pjesën e ngarkesës së mauneve”, shtoi Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme.

Këto u thanë në takimin pas takimit dypalësh të ministrit Toshkovski me homologun e tij të Lituanisë, Vladislav Kondratoviç, që po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, e ku të dy ministrat nënshkruan Marrëveshje të riatdhesimit dhe për bashkëpunim ndërshtetëror të policive./TV21/

The post Nga e premtja “One Stop Shop” në Tabanoc, Toshkovski: Do të ulet fluksi i pritjeve në kufi appeared first on Telegrafi.

Voziti me 157 km/h në autostradën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Toplica e Gostivarit

30 June 2025 at 13:30

MPB Maqedoni njofton se dje (29.06.2025) në orën 15:50 në rrugën Gostivar-Tetovë, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore të Tetovës ndaluan personin B.Sh. (52) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit.

“Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se B.Sh. po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 157 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”.

“Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit””, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Voziti me 157 km/h në autostradën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Toplica e Gostivarit appeared first on Telegrafi.

MPB: Nëpunës policor shpëtojnë katër persona nga një varkë e dëmtuar në Liqenin e Ohrit

29 June 2025 at 20:45

Nëpunës policor kanë shpëtuar katër persona nga një varkë në Liqenin e Ohrit, pasi një pjesë e mjetit lundrues u dëmtua për shkak të kushteve të këqija të motit, kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Mbrëmë në orën 19:30, në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare – ‘Liqeni i Ohrit’ është raportuar se njerëz nga një mjet lundrues që ndodhej në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 2.5 kilometra nga bregu i liqenit përballë autokampit ‘Izvidniçki’, kërkojnë ndihmë. Nëpunësit e policisë me një motoskaf zyrtar janë nisur menjëherë drejt lokacionit, ku katër persona u panë në një varkë me vela duke kërkuar ndihmë. Janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe personat në mënyrë të sigurt janë transportuar në stacionin e policisë në kanalin e ‘Studençishtës'”, kanë thënë nga MPB-ja.

Në mënyrë të sigurt është nxjerrë edhe varka e cila për shkak të kushteve të këqija të motit me erëra të forta dhe valëve ishte dëmtuar, pasi personi që drejtonte varkën kishte humbur kontrollin e mjetit lundrues.

The post MPB: Nëpunës policor shpëtojnë katër persona nga një varkë e dëmtuar në Liqenin e Ohrit appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Koçanit, Venko Kërstevski: Toshkovski ka përgjegjësi morale për tragjedinë në “Pulse”

29 June 2025 at 19:47

Kryetari i Koçanit, Venko Kërsteski tha se ndihet i zhgënhyer që nuk u pa asnjë përgjegjësi morale nga askush, për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls”.

Për Radion Evropa e Lirë, ai tha se përgjegjësi më të madhe morale ka Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

“Në këtë situatë konkretisht, ministri i Punëve të Brendshme. Unë nuk them që ai është përgjegjës për formalitetin ligjor, por ai ka një përgjegjësi, si ministër për një vit, të paktën të jetë një shembull pozitiv politik se përgjegjësia morale duhet të fillojë të mbahet në një moment të caktuar”, tha Venko Kërstevski, kryetar i Koçanit.

Ndërsa u shpreh i zhgënjyer edhe nga kryeministri Mickoski i cili siç tha, ende nuk ka shkuar në Koçan.

“Unë jam i zhgënjyer që ende, sidomos kryeministri nuk ka ardhur në Koçan. Disa herë e kam thirrur personalisht, që dera e komunës së Koçanit për të është e hapur, sepse ai është kryeministër i të gjithë qytetarëve të këtij shteti dhe vetëm me ndihmën e pushtetit qëndror ne mund ta ngrejmë Koçanin dhe ato e kanë për detyrë që qytetin tonë që ta ndihmojnë”, deklaroi Venko Kërstevski.

Për të 11 herë familjarët e viktimave të shtunën marshuan nëpër Koçan. Ata përsëri, kërkuan përgjegjësi nga autoritetet lokale, nga inspektorët, duke theksuar se nuk janë të kënaqur me aktakuzën në të cilën 34 individë dhe tre persona juridikë shihen si përgjegjës për tragjedinë.

The post Kryetari i Koçanit, Venko Kërstevski: Toshkovski ka përgjegjësi morale për tragjedinë në “Pulse” appeared first on Telegrafi.

Goditet me makinë një këmbësor në Gostivar

25 June 2025 at 17:35

MPB Maqedoni informon se dje pasdite rreth orës 15:15, Departamenti i Punëve të Brendshme i Gostivarit ka marrë njoftim se në rrugën “Pance Poposki” në Gostivar, një automjet pasagjerësh Opel Vectra me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.N. (46) nga Gostivari, ka goditur këmbësorin A.V.I. (41) nga fshati Forinë, rajoni i Gostivarit.

Këmbësori ka marrë lëndime të rënda në aksident, të cilat u konfirmuan në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

“Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Gostivarit ka kryer inspektim”, thonë nga MPB.

The post Goditet me makinë një këmbësor në Gostivar appeared first on Telegrafi.

Toshkovski: Janë pezulluar policët të përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçan

25 June 2025 at 13:38

Punësimi i policëve të përfshirë në hetimin e zjarrit në klubin “Pulse” në Koçan është pezulluar, tha ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Prokuroria Publike është organi kompetent për të vepruar në këtë drejtim, dhe hetimi i Prokurorisë Publike për ndjekjen penale ndaj krimit të organizuar ende nuk ka përfunduar dhe u takon autoriteteve gjyqësore të vendosin për statusin e oficerëve të policisë. Brenda kuadrit të funksionimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, statusi i tyre është i ngrirë, domethënë, brenda kësaj periudhe kohore ata do të largohen nga kryerja e detyrave të tyre në kuadrin e funksionimit aktual”, theksoi Toshkovski.

Lidhur me kërkesën e prindërve të atyre që vdiqën në zjarr për përgjegjësi nga MPB, Toshkovski beson se ata kanë të drejtë legjitime të kërkojnë përgjigje nga institucionet.

“Ajo që duhej të ishte bërë nga MPB, si institucion, është bërë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, besoj se i kemi treguar publikut maqedonas dhe qytetarëve maqedonas se ishte e mundur të punohej ndryshe, kemi treguar se është e mundur të punohet pa dallim”, shtoi ai./Telegrafi/

The post Toshkovski: Janë pezulluar policët të përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.

❌
❌