Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kadastra vijon procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në Kukës

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se Drejtoria Vendore ASHK Kukës po vijon me intensitet punën për përpunimin dhe trajtimin e vetëdeklarimeve të banorëve, të kryera ndër vite.

ASHK-ja njofton qytetarët se pranë njësive administrative janë afishuar listat me emrat e vetëdeklaruesve që duhet të plotësojnë dosjen për të vijuar procedurën e legalizimit.

Dokumentet e nevojshme përfshijnë certifikatën familjare të datës së deklarimit dhe një numër kontakti për evidentimin në terren.

Kadastra i bën thirrje qytetarëve që nëse e kanë emrin në listë, të dorëzojnë dokumentet brenda afatit të përcaktuar për të përmbyllur procedurën e legalizimit të objektit tyre.

Kadastra nxit qytetarët të bashkëpunojnë për të përfituar të drejtën e pronësisë dhe për të hedhur një hap më tej drejt formalizimit të pronës private.

/e.xh/a.f/

The post Kadastra vijon procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

By: Ela
12 August 2025 at 14:42

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet që po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. PD thotë se tarifat për pothuajse çdo shërbim që ofron Kadastra janë rritur me 70-80% të vlerës, duke rënduar xhepat e qytetarëve. “Nga një analizë e detajuar e vendimit qeveritar, rezulton se tarifat janë rritur në masën 70–80%, për pothuajse çdo shërbim që ofron […]

The post PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot urdhrin për anulimin e vendimit për legalizimin e një ndërtimi pa leje, shtesë anësore 1 kat në një objekt ekzistues 8 kate në favor të Ilir Baki Isufit.

Rama theksoi se, për të gjitha këto lloj çmendurish, me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht.

Gjithashtu shtoi Rama, do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkroi Rama.

1 nga 2

/gj.m/r.e//a.f/

The post Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goxhobelli: 25 mijë legalizime deri në dhjetor 2025

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli u shpreh sot se vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti ky institucion ka nxjerrë më shumë vendime legalizimi se sa në të gjithë vitin e kaluar.

Duke iu referuar takimit të djeshëm me Kryeministrin Rama dhe përfaqësues të bashkive nga i gjithë vendi, Goxhobelli theksoi se në takim u fol hapur “për sfidat dhe hapat konkretë që po ndërmarrim për të përshpejtuar procesin e legalizimeve, regjistrimin fillestar dhe kalimin e tokës bujqësore në pronësi”.

“Do të realizojmë 25 mijë legalizime deri në dhjetor 2025”, tha Goxhobelli.

Ajo theksoi se procesi kërkon përkushtim dhe bashkëpunim të fortë me bashkitë, sepse siç u shpreh ajo,  për çdo vendim të miratuar qëndron një familje që më në fund mund të ndihet e sigurt për pronën e saj. /j.p/

1 nga 5

The post Goxhobelli: 25 mijë legalizime deri në dhjetor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Çoji lekët te topografët”/ Rama ‘shpërthen’ ndaj Dredhës: Kadastra, simbol i korrupsionit

11 July 2025 at 13:11

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredhën, ndërsa theksoi se Kadastra e këtij qyteti është kthyer në simbolin më kuptimplotë të “pisllëkut dhe korrupsionit në histori”.

“Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori, aty nuk është ndërruar një, aty janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjitha burimet e krahut, që juve e morët si referencë, tani kemi marrë burime në krahun tjetër se mos shohim së mos bëjmë ndonjë ndryshim, por përtej kësaj, të vihen njerëz jashtë profilit për të bërë këtë punë është e papranueshme. Aty duhet të jenë njerëzit që kanë atë profil, Kjo histori është financier por ka eksperiencën, është blegtori, por ka eksperiencë në muzikë dhe e morëm për drejtues të orkestrës së qytetit nuk shkon, Blegtori të bëjë blegtorin, financierin të bëjë financierin, topografi të bëjë topografin.Në vend se të financosh një televizion privat atje me paratë e me taksat e vlonjatëve, merr dhe paguajë topografë, silli nga Tirana në Vlorë, me ato lekë. Kjo është e pakuptimtë fare, është një çoroditje e pakuptueshme. Kanë hipotekuar trotuaret, kanë legalizuar tendat.

Jam, në proces legalizimi, nuk ekziston kjo. Kur ka vepra publike për të bërë, kur ka hapësira publike për të liruar, nuk ekziston kjo jam në proces. Jam në proces nuk do të thotë asgjë, është njësoj si të thuash më kapët duke vjedhur por jam në proces për amnisti. Proces legalizimi nuk është fakti që ke çuar dhe ke kërkuar të legalizohesh, nuk është sigurim padie. Ti ke shkuar të legalizohesh, por ndërkohë qytetarëve u duhet trotuari sepse ajo që ka ndodhur në Vlorë është e paimagjinueshme, mbase ka ndodhur edhe në qytete të tjera. Kur ma thoshin njerëzit më dukej si ato hiperbolat vlonjate. Nxirr ca karrige, vër një çadër, hiq çadrën vër një shtyllë tre çadra si kërpudhë, pastaj 4 kolona hekuri, vëri edhe një tendë sipër, pergolat e quajnë në Vlore, pastaj kalo në proces legalizimi dhe pastaj u i fut dhe llamarina sipër edhe bëjë klub, trotuarin.

Ca është ky proces legalizimi, si mund të ketë proces legalizimi në kundërshtim me interesat e publikut, ka një ligj qe e ka vënë kufirin. Bëhet tolerancë kur është puna për shtëpinë në fshat, por jo kur është puna për pergolatën e hekurit në mes të Vlorës, e kur është puna për oborrin e shkollës e terrenin sportiv, e hapësirat në mes të pallateve. Ca janë këto procese dhe pastaj të bëhet pronë dhe të hapësh trotuarin duhet të paguash nga taksat shpronësimin. Kjo është skandal nuk mund të ndodhë, jemi këtu sot për të bërë një bilanc të një pune që është kërkuar nga ju.

Pse Durrësi, që është qytet i madh që ka probleme që ka shumë më tepër se Belshi, Përrenjasi, pse Durrësi është në krye të kësaj liste dhe pse ka bërë gjithë atë punë, si shpjegohet kjo. Pse cërriku prap del aty me bilanc pozitiv. Pse? Vetëm për një arsye, njëri që i rri mbi kokë punës, i rri mbi kokë punës. Kjo punë duhet të mbyllet, legalizimet duhet të mbyllen, kemi thënë do i mbyllim brenda mandati katër, kemi vënë objektiv 2028 dhe njerëzit duhet t’i marrin, ka proces për tenda, baraka që pastaj kthehen në pronë dhe pastaj në pallat, proces për lokale, restorante nuk ka. E kanë taksën zero, nga shteti si biznes si vogël për ata që janë biznes i vogël, edhe pse bëjnë sikur janë i vogël. Por këtë çështje do e zgjidhë modeli i ri inteligjencws artificiale, edhe integrimi i AI me sistemin e fiskalizimit, por të kesh taksën zero, TVSH zero edhe të hapesh e të marrësh trotuarin e parë dhe të dytë dhe pastaj të thuash po me pengojnë. Ose në tiranë të pushtosh territorin pas muzeut historik, pushtim, total, të pushtosh 21 dhjetorin, me karrige me tavolina, e papranueshme, Nuk ka për të ndodhur. Për me tepër të futet legalizimi në mes”, tha Rama.

The post “Çoji lekët te topografët”/ Rama ‘shpërthen’ ndaj Dredhës: Kadastra, simbol i korrupsionit appeared first on Sot News | Lajme.

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

By: Elva
8 July 2025 at 22:13

Nga Gjergj Erebara Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson gjendjen […]

The post BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra appeared first on BoldNews.al.

Ish-kreu i PD në zonë/ Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës në Vlorë

24 June 2025 at 15:16

Genc Deromemaj, ish-kreu lokal i Partisë Demokratike në Vlorë, është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Kadastrës në këtë qytet.

Deromemaj ka mbajtur më herët funksione politike në nivel lokal dhe konsiderohet një figurë me përvojë në administratë.

Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

The post Ish-kreu i PD në zonë/ Genc Deromemaj emërohet në krye të Kadastrës në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Lorena e Kadastrës bën drejtor të ASHK Vlorë ish kryetarin e PD

24 June 2025 at 15:16

Ish-kryetari i degës lokale të Partisë Demokratike, Genc Deromemaj është emëruar drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës. Një emërim i papritur nga drejtoresha e Përgjithshem e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ai pritet të zëvendësojë në këtë post Erjona Galanxhi, e cila u largua nga drejtimi i këtij institucioni në fillim të muajit Qershor. Galanxhi kishte […]

The post Lorena e Kadastrës bën drejtor të ASHK Vlorë ish kryetarin e PD appeared first on BoldNews.al.

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

By: fra nc
24 June 2025 at 14:54

Genc Deromemaj, ish-kryetar i Partisë Demokratike, për degën e Vlorës, është emëruar drejtor i ri i Kadastrës në Vlorë.

Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

Pozicioni mbahej në mënyrë të përkohshme nga Paola Sulaj, e komanduar në këtë rol pas dorëheqjes së Galanxhi.

Burime zyrtare konfirmojnë se emërimi i Deromemajt është bërë zyrtar dhe ai tashmë ka marrë detyrën në mënyrë të plotë.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më të rëndësishme në qytet dhe kohët e fundit ka qenë në vëmendje për shkak të problematikave të pronësisë në zonën bregdetare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës appeared first on Euronews Albania.

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

By: V K
21 June 2025 at 09:52

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike.

“Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua”, thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”.

Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi, merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec.

KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit.

Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”.

“Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror”, thuhet në raport.

Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).

Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milion lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës.

Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.

“U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive”, theksohet në raportin e nënkomisionit ad-hoc parlamentar.

Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës. Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financiave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi./ BIRN

The post Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

6 June 2025 at 15:39

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë.  Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar nga posti. Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por raportohet se ditët e fundit është […]

The post EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Prap ndryshime në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas 3 muajsh në detyrë

By: user 4
6 June 2025 at 12:05

Kadastra e Vlorës përballet sërish me një krizë drejtimi, pasi drejtori i sapoemëruar, Erjon Galanxhi, është larguar nga posti pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por së fundmi është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Në vend të tij, detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë në komandë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga kY pozicion.

The post Prap ndryshime në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas 3 muajsh në detyrë appeared first on Lapsi.al.

Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh

By: fra nc
6 June 2025 at 11:07

Kadastra e Vlorës përballet sërish me një krizë drejtimi, pasi drejtori i sapoemëruar, Erjon Galanxhi, është larguar nga posti pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por së fundmi është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Në vend të tij, detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë në komandë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga kY pozicion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh appeared first on Euronews Albania.

“Lutem për Artan Lamen”/ Berisha: Ja arsyeja e largimit të tij nga Kadastra

By: Ardit
22 May 2025 at 21:38

Pasi Blendi Fevziu në hyrje të emisionit “Opinion”, bëri me dije se Artan Lame është akoma në jetë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu lutjet e tij dhe tha se ish-kreu i Kadastrës ka kaluar një ndërhyrje shumë të vështirë. Më pas, ai u ndal te largimi i tij nga detyra në vitin 2023 […]

The post “Lutem për Artan Lamen”/ Berisha: Ja arsyeja e largimit të tij nga Kadastra appeared first on BoldNews.al.

Kadastra bashkëpunim me noterinë franceze, përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Lorena Goxhobelli, priti sot në një takim kryetaren e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi dhe përfaqësues të Noterisë franceze, Caroline Ginglinger, shefe e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Këshillit të Lartë të Noterisë Franceze dhe François Xavier, drejtor i përgjithshëm i ADSN (sistemi homolog i NISA-s në Francë).

Goxhobelli tha se, në fokus të takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve.

Gjithashtu, nënvizoi ajo, gjatë diskutimit u parashtruan ide të reja për të përmirësuar shërbimet, duke shmangur vonesat në procesin e aplikimeve.

“Marrëdhënia mes ASHK dhe Noterisë është çelësi për një proces më të qartë, më të shpejtë dhe më afër qytetarit”, u shpreh Goxhobelli.

1 nga 5

/r.e/

The post Kadastra bashkëpunim me noterinë franceze, përmirësim i shërbimeve ndaj qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goxhobelli: Kadastra, sigurim i të dhënave të besueshme për qytetarët

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Roli i digjitalizimit në rritjen e transparencës u diskutua në takimin e zhvilluar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës me përfaqësues të NAREA.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, në takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe profesionistëve të tregut të pasurive të paluajtshme.

Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK, Lorena Goxhobelli, theksoi rolin që ka digjitalizimi në rritjen e transparencës, lehtësimin e shërbimeve dhe sigurimin e të dhënave të besueshme për qytetarët dhe aktorët e tregut.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon përmirësimin përmes teknologjisë, duke ndërtuar një sistem më efikas, më të aksesueshëm dhe më të besueshëm për të gjithë.

The post Goxhobelli: Kadastra, sigurim i të dhënave të besueshme për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK çon në gjykatë çështjen e zyrtarëve të Kadastrës, për çfarë akuzohen

By: Besnik
9 April 2025 at 15:35

SPAK njoftoi këtë të mërkurë se ka dërguar për gjykim çështjen zyrtarëve të Kadastrës të cilët akuzohen për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Çështja për të pandehurit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti ka të bëjë me akuzat e SPAK se ata kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale për zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Sipas SPAK ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut në Tiranë.

Njoftimi i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 7 Prill ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë procedimin penal nr. 100 të vitit 2020*.

Çështja penale është në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka. Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 dhe 245, paragrafi parë i K.Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar plotësisht e provuar se personat e pandehur; Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk Tiranë kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, pasi kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale për zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut në Tiranë.

Nga bisedat e përgjuara, të përfshira në fashikullin e procedimin penal ka rezultuar se përmes veprimeve të tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të përfitimeve të parregullta kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa shtetasve.

Për personat e pandehur Alqi Hajdini, i cili në kohën e kryerjes së veprimeve mbante detyrën si jurist i ALUIZNI Tirana Jug dhe më pas ASHK Tirana Jug dhe shtetasi Ylli Baruti, në rolin e ndërmjetësit, kanë konsumuar elementët e veprës penale ”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodi Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit të drejtperdrejtë të përfitimeve të parregullta apo shpërblim në te holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Lidhur me këtë hetim, janë veçuar aktet në procedimin penal nr.100/1 të vitit 2020 për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme”, thuhet në njoftimin e SPAK.

The post SPAK çon në gjykatë çështjen e zyrtarëve të Kadastrës, për çfarë akuzohen appeared first on Euronews Albania.

Kadastra: Aplikimi për regjistrim e pronës, brenda 30 ditëve

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi qytetarët se për disa shërbime kadastrale, ata duhet të kryejnë aplikimin për regjistrim brenda 30 ditëve për të mos iu nënshtruar kamatëvonesës, sipas përcaktimeve në VKM “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale”.

Sipas kadastrës, përfitimet e regjistrimit në kohë shmangin penalitetet dhe kostot shtesë; lehtësojnë procesin e regjistrimit të vendimeve gjyqësore dhe akteve administrative e noteriale.

Kadastra bëri të ditur se, për regjistrimin aplikohet online nëpërmjet portalit e-albania.

Procedura kërkon kryerjen e pagesës në bankë ose në Postën Shqiptare dhe depozitohet dokumentacioni i nevojshëm me postë. /j.p/

The post Kadastra: Aplikimi për regjistrim e pronës, brenda 30 ditëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtimi i kullave në pronat publike/ Pas anulimit, Korporata rishpall garën për “LIFT Tower”

5 March 2025 at 10:07

Një ditë pas njoftimit të anulimit të fazës së dytë të garës për zhvillimin e LIFT Tower, në një marrëveshje mes shtetit dhe privatit, Korporata e Investimeve Shqiptare, rihapi nga e para procedurën për projektin në fjalë. LIFT Tower është pjesë e nënprojektit të “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare” ku shteti synon […]

The post Ndërtimi i kullave në pronat publike/ Pas anulimit, Korporata rishpall garën për “LIFT Tower” appeared first on BoldNews.al.

Goxhobelli: Bashkëpunimi me BE, thelbësor për modernizimin e Kadastrës

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Programit “BE për të drejtën e pronësisë”, financuar nga Bashkimi Europian.

Ky projekt synon të rrisë efikasitetin dhe transparencën në reformën gjithëpërfshirëse të menaxhimit të pronave dhe shërbimeve kadastrale në Shqipëri si dhe të forcojë garantimin e të drejtës së pronësisë për qytetarët.

Në fjalën e saj, Goxhobelli vuri në dukje progresin e deritanishëm, por edhe sfidat e mbetura në këtë sektor.

Sipas saj, një pjesë e konsiderueshme e të dhënave kadastrale ekzistuese duhen përmirësuar, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës, pasi ende mbështetemi në arkiva të bazuara në letër, që e bëjnë procesin më të ngadaltë dhe më pak të sigurt.

Ndër prioritetet kryesore për trajtimin dhe zgjidhjen e sfidave me të cilat ASHK përballet sot, Goxhobelli renditi si më të rëndësishme digjitalizimin e të dhënave kadastrale për një sistem efektiv, modern dhe të sigurt si dhe përmirësimin dhe përditësimin e cilësisë së të dhënave, duke korrigjuar pasaktësitë dhe konfliktet e trashëguara.

Gjithashtu, drejtoresha e ASHK-së nënvizoi se po kaq i rëndësishëm është edhe finalizimi i procesit të regjistrimit fillestar për zonat e mbetura dhe riinxhinierizimi i proceseve, për të siguruar shërbim të shpejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Goxhobelli vuri në dukje se ky transformim nuk është thjesht një përmirësim i proceseve, por një reformë e thellë që përveç se përmirëson shërbimet kadastrale ndikon drejtpërsëdrejti në sektorë kyç si bujqësia, turizmi etj.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian luan një rol kyç në këtë proces mbështetja e tij është thelbësore për të mbyllur hendekun mes gjendjes aktuale dhe një të ardhmeje ku të drejtat pronësore janë të sigurta dhe të garantuara.

1 nga 5

/r.e/

The post Goxhobelli: Bashkëpunimi me BE, thelbësor për modernizimin e Kadastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌