Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Listë e zezë për ndërtuesit abuzues”, Rama: Ndërtimet pas 2020-ës nuk legalizohen

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë u ndal tek ndërtimet pa leje, duke theksuar se “asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk do të legalizohet”.

“Jemi duke diskutuar për një sërë ndërhyrjesh shumë të domosdoshme, sipas nesh, por edhe shpresojmë me një impakt të nevojshëm dhe të shumëpritur edhe nga njerëzit. Së pari, kemi diskutuar për të ashtuquajturin ‘proces legalizimi’, që është një terminologji abuzive e përdorur nga individë, subjekte që për qëllim fitimi fillojnë zaptime të hapësirës publike apo edhe të pronës së tjetrit dhe pastaj bëjnë vetëdeklarimin, që praktikisht i fut si individë në proces legalizimi. Ndërkohë që procesi i legalizimit me ligj është mbyllur në 2020-n, në kuptimin që asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “natyrisht që është lejuar të bëhen vetëdeklarimi në vijimësi për ti dhënë mundësi individëve, familjeve, që të bëjnë vetëdeklarimin në kushtet kur mund të mos e kenë bërë në afat. Por jo ndërto pas 2020-s, vetëdeklaro dhe kur ka nevojë për të bërë ndërhyrje bashkia, qeveria apo agjenci të ndryshme për interes publik, thonë ‘jemi në proces’. Këtë do ta adresojmë, së pari, duke i deklaruar të pavlefshme të gjitha vetëdeklarimet për godinat apo ngrehinat me qëllim fitimi. Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, por jemi këtu për të diskutuar gjithë këtë mashtrim të madh përpara të cilit, për fat të keq, janë mbyllur sytë në një pjesë të madhe të territorit”.

Rama tha se interesi publik do të prevalojë në të gjitha rastet kur do të duhet të bëhet një ndërhyrje dhe askush nuk mund të nxjerrë para një copë letër e të thotë ‘jam në proces’. Nuk do të humbet asnjë minutë, por do të kërkohet që Agjencia e Kadastrës të bëjë skualifikimin, siç ndodh edhe sot.

Rama u ndal edhe tek ndërtuesit që ai i cilësoi “problematikë”.

“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një “liste të zezë” të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do të humbasë të drejtën të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit, për një numër të caktuar vitesh që do të vendoset”, nënvizoi Rama.

Rama tha se “nga ana tjetër do të marrim masat për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, që i njeh gjithë dynjaja, si ata mashtruesat tek zona ku ishim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, që nuk i linin banorët të futeshin në pallat, apo fatkeqësisht edhe të tjerë, si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë pa dokumente hipotekore, apo duke bërë shitje të dyfishta të apartamenteve”.

Kryeministri Rama tha se “masat për këtë kategori do të jenë drastike. U bëj thirrje ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë ky akt normativ, se pastaj do të gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë, dhe ne na intereson që të zgjidhet problemi dhe njerëzit të marrin atë që u takon”.

/k.s//r.e/

The post “Listë e zezë për ndërtuesit abuzues”, Rama: Ndërtimet pas 2020-ës nuk legalizohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama publikon dokumentin: Do të anulohen lejet e legalizimit në hapësirat publike!

By: redi
16 July 2025 at 17:17

Një reformë e re për kontrollin e territorit do të merret nga qeveria, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike. Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte…

Source

Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot urdhrin për anulimin e vendimit për legalizimin e një ndërtimi pa leje, shtesë anësore 1 kat në një objekt ekzistues 8 kate në favor të Ilir Baki Isufit.

Rama theksoi se, për të gjitha këto lloj çmendurish, me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht.

Gjithashtu shtoi Rama, do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkroi Rama.

1 nga 2

/gj.m/r.e//a.f/

The post Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Objektet e prishura në Theth janë të muajve të fundit, premtimi ynë jo për ndërtimet pa leje

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët, ministrat  dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste për Tiranën për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës drejt BE-së.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për situatën e krijuar në Theth, teksa u shpreh se janë legalizuar rreth 300 ndërtesa pa leje në këtë zonë.

“Ne nuk kemi prerë në besë askënd. Ne kemi shkuar në Theth së bashku me kryetarin e bashkisë dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me Agjencinë e Kadastrës dhe qysh se ne kemi shkuar dhe i kemi premtuar legalizimin e të gjithë shtëpive të vjetra në Theth gjë që ishte problemi më kryesor i atyre banorëve autoktonë atje ne e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata tani disponojnë dhe kanë pronën e tyre në zonën e Thethit”, tha Rama.

“Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi ynë nuk ka qenë, dhe kurrë nuk e kemi bërë këtë në asnjë nivel dhe askush nga përfaqësuesit tanë në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje”, theksoi Rama.

“Dhe të gjitha këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit, nuk janë ndërtime të kohës kur ne kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris, jo vetëm nga disa prej banorëve, por dhe nga individë që s’kanë lidhje fare me Thethin. Që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar”, u shpreh kryeministri.

“Ne kemi bërë legalizimet. Kemi bërë planin urbanistik siç e kemi premtuar. Kemi vendosur edhe financimin për të realizuar transformimin e nevojshëm në zonën qendrore të Thethit dhe ajo është një zonë e mbrojtur, ku ndryshe nga çfarë dëgjova që predikohet po ashtu, që medemek po i hapim rrugë oligarkëve tonë. Megjithëse në Shqipëri s’ka asnjë oligark. Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është absolutisht jashtë çdo lloj opsioni”, theksoi kreu i qeverisë.

“Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane duke bërë zhurma. Kishte dalë dhe një bajraktar tani së fundmi. Ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje fare me të vërtetën e kësaj historie dhe me marrëdhënien tonë me Thethin dhe me banorët e Thethit”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se është bërë edhe Paketa e Maleve për t’ia u lehtësuar banorëve të këtyre zonave për të marrë lejet për ndërtime.

“Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male me kushtin që t’i drejtohen institucioneve dhe të marrin lejen përkatëse. Madje kemi bërë dhe Paketën e Maleve për t’ia u lehtësuar dhe më shumë, duke pasur parasysh që një pjesë e tyre nuk kanë tituj pronësie sepse në zona të caktuara nuk është njohur 7501”, u shpreh Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Objektet e prishura në Theth janë të muajve të fundit, premtimi ynë jo për ndërtimet pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave, u shkel ligji zgjedhor

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se janë dhënë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave në kundërshtim me ligjin zgjedhor.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “në Strasburg, raporti i delegacionit të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet, ndërhyrjet që u bënë, ishin një damkosje e re e madhe e farsës elektorale të 11 majit”.

“Rekomandimet e këtij raporti, siç theksova dje, janë asgjësuese. Në këto rekomandime janë ndarja e partisë nga shteti. Pra konfirmohet se në Shqipëri funksionon partia-shtet dhe shteti elektoral”, tha më tej Berisha.

Berisha u shpreh se në raport rekomandohet reformimi i SPAK-ut, duke konfirmuar sipas tij tezën se SPAK, “është bashkautor në krimin e madh elektoral ndaj shqiptarëve”.

Berisha tha se, “zhvlerësohet në tërësi, apo thotë të analizohet, vota e diasporës, e cila siç e patë ju, është shtetëzuar”.

Natyrisht, shtoi kreu i PD, “ndërhyrjet brutale në procesin e farsës elektorale ishin të shumëllojta, por edhe një herë, në çdo vend dhe në çdo shtet, një proces zgjedhor asgjësohet dhe shndërrohet në farsë elektorale kur partia bëhet shtet dhe shteti parti”.

Ky, sipas tij, “është kushti i të gjitha kushteve për të asgjësuar procesin e drejtë zgjedhor, për ta shndërruar atë në farsë. Ky është kushti më themelor”.

Berisha gjithashtu paraqiti një rast që sipas tij tregon “abuzimin masiv me pushtetin ekzekutiv të agjencive të shtetit elektoral për të blerë vota në shkelje flagrante me ligjet e vendit dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të drejta”.

“Në harkun kohor të ndaluar me ligj, në qarqet e vendit u realizuan, në Berat 419 legalizime, në Dibër 123 legalizime, në Durrës 928 legalizime, në Fier 801 legalizime, Gjirokastra 98, Kukësi 124 legalizime, Tirana 1931 legalizime, Vlora 590 dhe Lezha 116. Në total janë dhënë 6 mijë legalizime. Imagjinoni këto, minimumi 3 gjer në 5 vota, se sa u blenë vetëm me lejet e legalizimit”, tha ai.

Po ashtu, Berisha u shpreh se do të paraqesë të dhëna se si janë blerë votat, sipas tij, me certifikata pronësie dhe lejet e ndërtimit.

Sipas tij, “ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive”.

“Këto janë vetëm njëri aspekt, aspekte të tjera do paraqiten në ditët e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me certifikatat e pronësisë, kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, të cilat janë të pafundme. Është bërë një vërshim i madh dhe një mori e pafundme lejesh ndërtimi, meremetimesh, ndërtimesh në fshat, por edhe në qytete, të cilat do paraqiten në ditët që do vijnë”, tha Berisha.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Berisha: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave, u shkel ligji zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legalizuan tre objekte në Palasë/ 17 persona dërgohen në gjyq, mes tyre zyrtarë dhe…

10 April 2025 at 11:46

Prokuroria e Vlorës ka marrë vendimin për legalizimin e tre objekteve të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.814 të vitit 2020 rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për qëllime fitimi. Këta persona gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje kanë aplikuar në ASHK-në Vlorë për legalizimin e tyre dhe kanë depozituar dokumente të falsifikuara në dosjen e legalizimit”, përfundon policia.

The post Legalizuan tre objekte në Palasë/ 17 persona dërgohen në gjyq, mes tyre zyrtarë dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: 270 mijë legalizime falas, pjesa e mbetur mbyllet brenda mandatit të katërt

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu përgjigj mbrëmjen e sotme komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale duke u ndalur së pari tek shëndetësia, që siç u shpreh ai, është si dita me natën.

“53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 30% më lirë ilaçet se i hoqëm TVSH-në, 210 mijë pensionistë janë rimbursuar 100% për ilaçet, ndërsa 600 mijë persona të pasiguruar marrin rregullisht shërbimet pa asnjë dallim dhe diskriminim”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek hapja e vendeve të punës, që sipas shifrave në regjistrat zyrtarë të shtetit janë më shumë se 300 mijë. “Lexo regjistrat e shtetit. Kur morëm detyrën ishin një milion e 23 mijë në regjistër, sot janë një milion e 327 mijë. Sa bëjnë Hazis? Se me aritmetikën keni probleme ju nga anët e kënetës dhe rrethinat…Më duket se i kalojnë 300 mijë”, pohoi Kryeministri.

“Ulja e taksave, po sigurisht! Regjistrat e taksave merri dhe shikoji, 97% paguajnë më pak se sa paguanin dhe i ka apo jo Shqipëria taksat më të ulëta në rajon se në Evropë nuk diskutohet. Letrat, jo këneta”, vijoi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe të ulja e çmimit të energjisë elektrike me 10.5%, që, sipas tij, është çmimi më i ulët historik në Shqipëri që nga viti 1990.

“Financimi i arsimit, nuk është më i larti, është shumë më i lartë. Arsimi i lartë financohej vetëm me 60 e ca milionë e kusur euro, sot 200 milionë euro. Është trefish më duket”, nënvizoi Kryeministri.

Rama u ndal edhe te skema e subvencioneve dhe mbështetjes në bujqësi dhe për fermerët, duke e cilësuar atë përtokë përpara qeverisjes socialiste.

“Po të jap dy shembuj të thjeshtë: gjysmë miliard euro eksporte produktesh bujqësore shqiptare në Evropë dhe përtej. Raporti eksport-import nga 1 me 9 është 1 me 3”, tha Rama.

“Heqja e TVSH-së së ushqimeve, ke të drejtë nuk e kemi bërë. Ka qenë dëshirë shumë e madhe, ambicie e parealizueshme ende sot”, vijoi ai.

Kryeministri pohoi se legalizimet e gjetura kanë qenë vetëm 21 mijë, ndërsa sot janë 270 mijë dhe të gjitha falas. Pjesa e mbetur sipas Ramës, mbyllet brenda mandatit të katërt.

“Katër zona urbane kishin ujë, sot janë 43 urbane 98 rurale, 11 të tjera në kantier dhe 5 të fundit janë në mandatin e katërt”, cilësoi Rama.

Kryeministri në përgjigjen e tij ndaj qytetarit që i sillte në vëmendje edhe borxhin publik të Shqipërisë, iu përgjigj se qeveria socialiste e gjeti 80%, sot është 55%.

“Fakte regjistrash shtetërore, fakte raportesh prestigjioze të institucioneve ndërkombëtare, fakte institucionesh të pavarura si INSTAT-i dhe jo “kua kua kua” kënetash politike dhe mediatike. Në 11 maj, mos u merr me këto tifozllëqet, po hidh një votë për të marrë pasaportën evropiane, se do të të duhet”, përfundoi Kryeministri Rama. /j.p/

The post Rama: 270 mijë legalizime falas, pjesa e mbetur mbyllet brenda mandatit të katërt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Material për SPAK-un, Bufi i Roskovecit jep hapur legalizime në këmbim të votave

20 March 2025 at 11:25

Edhe në zjgedhjet e 11 Majit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës duket se është vënë në shërbim të partisë në pushtet duke dhënë legalizime dhe certifikata pronësie në këmbim të votave. Të paktën këtë gjë na lë të nënkuptohet një postim në rrjetet sociale i kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila njofton se […]

The post Material për SPAK-un, Bufi i Roskovecit jep hapur legalizime në këmbim të votave appeared first on BoldNews.al.

Legalizimet, Rama: Mijëra familje kanë në duar tapitë, procesi vazhdon

4 February 2025 at 09:54

TIRANË, 4 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se procesi i legalizimeve vazhdon ndërsa deri tani mijëra familje kanë marrë tapitë e pronave të tyre.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj një komentuesi, i cili shprehte shqetësimin lidhur me procesin e legalizimeve.

“Jam shumë i lumtur të kthej përgjigje gjithmonë për këto gjëra. Jo vetëm nuk kam arsye për t’iu shmangur, pasi qindra-mijëra familje sot janë pronarë me tapi të ndërtimit të bërë me shumë sakrifica kohë më parë,” tha Rama.

Kryeministri pranoi se natyrisht nuk janë të gjitha ndërtimet të legalizuara, por procesi vazhdon.

“Për një periudhë të gjatë kohe kanë vazhduar edhe ndërtimet. Nuk kemi mbetur tek ata që ishin atëherë, ka disa kërkesa procesi,” shtoi ai.

/r.e//a.g/

The post Legalizimet, Rama: Mijëra familje kanë në duar tapitë, procesi vazhdon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohen 303 vendime legalizimi në pesë bashki të vendit, listat

10 January 2025 at 16:15

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Kadastra vijon procesin e legalizimeve, me synimin për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje, sipas afateve ligjore.

Në faqen zyrtare të internetit, Kadastra ka publikuar emrat e 303 përfituesve të Vendimit për Legalizimin e Ndërtimit Informal për aplikuesit pranë pesë Drejtorive Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Të gjitha këto shërbime qytetarët mund t’i kryeni lehtësisht në portalin e-Albania”, bën të ditur Kadastra.

Sipas njoftimit të Kadastrës, qytetarët pas 30 ditësh nga marrja e njoftimi duhet të aplikojnë për: Regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit; Certifikatën e pronësisë; Kartelën e pasurisë dhe Fragmentin e hartës kadastrale.

Kadastra fton qytetarët të kontrollojnë listat, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

/a.f/r.e/

The post Miratohen 303 vendime legalizimi në pesë bashki të vendit, listat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra, 46 vendime legalizimi në Berat

6 December 2024 at 14:36

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi për publikimin e 46 vendimeve legalizimesh në bashkinë Berat, që u siguron qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje me ligjin dhe afatet e përcaktuara.

Në faqen zyrtare të internetit Kadastra ka publikuar emrat e 46 përfituesve të vendimit për legalizimin e ndërtimit informal, për banorët aplikues pranë Drejtorisë Vendore të ASHK Berat.

Kadastra ndau dhe linkun ku gjenden emrat e përfituesve: https://www.ashk.gov.al/…/Vendimevet-e-Legalizimit…

Vendimi mund të regjistrohet vetëm pas 30 ditësh nga data e emetimit të vendimit, duke aplikuar për regjistrimin e tij si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale nëpërmjet portalit e-albania. /j.p/

The post Kadastra, 46 vendime legalizimi në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

57 vendime legalizimi në Kavajë, lista e përfituesve

6 December 2024 at 10:25

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon me procesin e legalizimeve, për t’iu siguruar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje me ligjin.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se ka nxjerrë 57 vendime për legalizimin e ndërtimeve pa leje gjatë muajit nëntor, për bashkinë Kavajë, teksa ka publikuar edhe linkun ku gjendet lista e përfituesve.

Qytetarët mund të verifikoni nëse jeni përfitues i vendimit për legalizimin e ndërtimit pa leje, mes 57 vendimeve të emetuara në muajin nëntor, në Drejtorinë Vendore ASHK Kavajë.

Lista mund të kontrollohet në linkun:

https://www.ashk.gov.al/…/Tabela-Udhezuese-VKM-1040…”, njoftoi Kadastra në rrjete sociale.

Pas 30 ditësh nga data e njoftimit, qytetarët mund të aplikojnë për regjistrimin e tij, si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale, nëpërmjet portalit e-albania. /j.p/

The post 57 vendime legalizimi në Kavajë, lista e përfituesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legalizimet, roli i ri i bashkive nis me shkelje afatesh

By: Ardit
2 November 2024 at 17:19

Nga Esmeralda Topi Që prej muajit qershor, bashkitë kanë marrë zyrtarisht një rol të ri për t’i dhënë shtysë procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Vendimi i qeverisë përcakton rregullat e reja të bashkëpunimit mes bashkive dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke u dhënë palëve rol koordinues në funksion të përmbylljes së legalizimeve. Bashkitë […]

The post Legalizimet, roli i ri i bashkive nis me shkelje afatesh appeared first on BoldNews.al.

❌
❌