Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”?

By: Ela
6 August 2025 at 11:44

Nga Boldnews.al Goditja e paligjshme e Policisë ndaj kompanisë “Delvina Gas”, e cila u konfirmua si e tillë nga Prokuroria e Sarandës, duke liruar brenda pak orësh dy inxhinierët e “arrestuar në flagrancë”, ngriti pikëpyetje të fuqishme publike mbi qëllimin e vërtetë të ndërhyrjes së uniformave blu kundër kompanisë koncesionare që administron vendburimin e gazit […]

The post Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”? appeared first on BoldNews.al.

Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë

3 August 2025 at 13:05

Një zbulim i pazakontë është bërë nga punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” gjatë grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Në mesin e mbeturinave, ata kanë hasur në një dallamë dhe një jelek tradicional – rroba të pastra dhe të ruajtura me përpikmëri, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari.

Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes, pa asnjë shenjë kohe apo dëmtim, të trajtuara me një respekt që rrallë shihet në objekte të hedhura.

“Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë apo kanë pasur tjetër domethënie”, ka njoftuar kompania “Pastrimi”, duke shprehur habinë për mënyrën se si këto rroba kishin përfunduar mes plehrave./Telegrafi/

The post Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë appeared first on Telegrafi.

Kumbaro: Aksion pastrimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Minstrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli sot pamje nga aksioni për pastrimin e aksit kombëtar, Gjirokastër-Tepelenë.

Ministrja Kumbaro tha se “rruga nuk është kosh”, ndërsa theksoi se po vazhdon lufta me mbetjet edhe në akset kombëtare.

Kumbaro u shpreh se “anët e rrugëve shndërrohen në kosha plehrash për mbetjet e të paudhëve që nuk u dhimbset shëmtia dhe dëmi që shkaktojnë”.

Ministrja Kumbaro cilësoi se aksi Gjirokastër-Tepelenë përshkohet nga mijëra udhëtarë e vizitorë çdo ditë, teksa ritheksoi thirrjen që të denoncohet në Policinë e Shtetit çdo rast i ndotjes nga makinat, pasi çdo ndotje është krim mjedisor”.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro: Aksion pastrimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Në Theth, grupet e punonjësve të Bashkisë Shkodër po vijojnë punën për pastrimin e zonës në qendër të fshatit, pas aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për pastrimin e territorit nga inertet, me synim rikthimin e hapësirave në gjendjen e mëparshme dhe ruajtjen e imazhit karakteristik të Thethit, qendër e Parkut Kombëtar të Alpeve.

Beci bëri të ditur se, gjithashtu janë vendosur rrethime për 5 pika të kontenierëve të mbetjeve, për të parandaluar shpërndarjen e tyre nga kafshët dhe hedhjen jashtë kontenierëve.

“Puna po zhvillohet në disa drejtime, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët dhe turistët”, tha Beci.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. /j.p/

The post Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi sot se ka përfunduar me sukses edhe faza e dytë e ndërhyrjes në pastrimin e shtratit të lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit.

Beci e cilëson këtë si një operacion të rëndësishëm që i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

“Pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet. Falënderoj të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, por në mënyrë të veçantë shpreh mirënjohjen time për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga Nënkolonel Shkumbin Gjana, Nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga Kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci tha se “ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

/e.i/j.p/

The post Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksion për pastrimin e burimeve termale në Leskovik

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në Ditën Botërore të Mjedisit, punonjës të Bashkisë së Kolonjës ndërmorën një aksion për pastrimin e zonës pranë Burimeve Termale të Sarandoporit në Leskovik, një Monument Natyror unik për nga bukuritë dhe vlerat.

Sipas njoftimit të kësaj bashkie, aksioni u fokusua tek pastrimi i mbetjeve përgjatë degëzimit të lumit të Vjosës, duke përfshirë një territor të shtrirë edhe në peizazhin e gjelbër.

Burimet Termale të Sarandoporit, thesari i vlerave natyrore ,mjekësore dhe turistike, po tërheqin një fluks të lartë vizitorësh, sidomos të huaj, të cilët kanë gjallëruar ekonominë lokale.

Ujërat termale të “Sarandoporit” pak minuta larg nga qyteti i Leskovikut, janë kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik.

“Burimet Termale Sarandoporo”, monumenti i natyrës, gjendet pranë fshatit Kuqesh të Leskovikut në rrethin e Kolonjës, buzë lumit Sarandoporës  që është një degëzim i Vjosës.

Përveçse një atraksion turistik shumë i veçantë për të apasionuarit e natyrës, këto burime kanë elementë shumë të pasur kurativë nga karakteristikat gjeologjike e hidrologjike që shfrytëzohen nga vendas e turistë të huaj në të ashtuquajturat vaska termale.

Vendi shtrihet përgjatë një kanioni rreth 200 metra i gjatë, mbi një luginë të rrethuar nga një peizazh natyror me florë dhe faunë të pasur.

Temperatura e ujërave termalë, 430 metra mbi nivelin e detit shkon nga 29 – 40°C dhe janë kurative për reumatizmën.

Nga aksioni i pastrimit të Bashkisë Kolonjë në Burimet Termale në Leskovik
1 nga 8

/a.f/

The post Aksion për pastrimin e burimeve termale në Leskovik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pastrimi” nuk shuhet, pritet ndarja në njësi komunale

21 May 2025 at 21:26

Situata me menaxhimin për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë mblodhi kryetarët e komunave, në të cilat operon Ndërmarrja “Pastrimi”.

Të gjithë, sipas nikoqirit të takimit, u pajtuan për pakënaqësitë mbi ndërmarrjen, por shuarja e saj s’ishte opsion.

Megjithatë, një propozim e mori marrë miratimin e të gjitha palëve.

“Njëra prej modeleve që është diskutuar dje ka qenë alternativa që nga ndërmarrja ‘Pastrimi’ të ketë ndarje në njësi komunale, jo të rrezikohen vendet e punës dhe ndërmarrja në tërësi, por të kemi nga kjo ndërmarrje regjionale e krijuar nga komunat. Me një shprehje të vullnetit prapë nga komunat, të cilat janë aksionare, të kemi ndarje në ndërmarrje lokale, secila komunë ta ketë të vetën por me burim nga ‘Pastrimi’. Është proces që kërkon bashkërendim me nivelin qendror sepse s’mund as të shuhet e as të krijohet ndërmarrje e re. S’është zgjidhje e shpejtë, por mbetet modeli më i mirë”, ka deklaruar Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Nga takimi, u kuptua se çështje diskutimi ishte edhe barra e personelit brenda ndërmarrjes për çka, Brestovci deklaroi se nevojitet një rikonstruktim i administratës së “Pastrimit” e cila sipas tij, po shkakton barrë financiare me punëtor të panevojshëm.

Gjatë të mërkurës, Komuna e Prishtinës ka dorëzuar për nënshkrim kontratën e re të “Pastrimit”, e cila ia përgjysmon shërbimin.

“Sot po ia ridërgojmë “Pastrimit” kontratën prej 1.5 milionë euro për punë të veçanta e njoftuar që nga fundi i 2024, kjo punë ka të bëjë me grumbullimin e mjeteve sipërfaqësore në sipërfaqet publike. Konform situatës së krijuar ku kemi kontraktuar dy operator, do i ofrojmë 1/3 e regjionit të Prishtinës për të ofruar shërbim”, ka deklaruar Brestovci.

Javët në vazhdim, në seancat e kuvendit komunal do jetë pjesë edhe pika për subvencionimin e punëtorëve të “Pastrimit”, çka Brestovci deklaroi se do t’i mundësoj komunës të ndihmojë punëtorët.

“Pastrimi” aktualisht, vepron në Prishtinë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Drenas dhe Podujevë.

Dukagjini ka tentuar ta marrë një përgjigje nga kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, por i njëjti ka qenë i paqasshëm. /Dukagjini/

The post “Pastrimi” nuk shuhet, pritet ndarja në njësi komunale appeared first on Telegrafi.

Menaxhimi i mbeturinave, arrihet marrëveshja në vlerë 1.5 milion euro mes komunës dhe “Pastrimit”

19 May 2025 at 13:23

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka bërë të ditur se pas një takimi me përfaqësuesit e Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi” është arritur një marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate të re në vlerë prej 1.5 milion euro.

“Jemi dakorduar që nga sot, me një person të autorizuar nga ndërmarrja ‘Pastrimi’, ta nënshkruajmë kontratën prej 1.5 milion euro për punën shtesë,” deklaroi Brestovci pas takimit.

Ai theksoi se kjo marrëveshje hap rrugë që “Pastrimi” të marrë përsipër një pjesë më të madhe të mbulimit të territorit të kryeqytetit, duke rritur kapacitetin krahas dy operatorëve aktualë që janë aktivë në Prishtinë.

“Nëse krijohen kushtet nga ndërmarrja ‘Pastrimi’ dhe ata kanë mundësi të dalin e të operojnë për të kryer shërbimin, do t’i japim 1/3 e rajonit të Prishtinës. Aktualisht kemi vetëm dy operatorë ekonomikë dhe kemi nevojë për zgjerim të shërbimit,” tha ai.

Brestovci gjithashtu u shpreh se komuna është e gatshme të bëjë hapa konkretë për të përmirësuar kushtet e punëtorëve, përfshirë edhe mbështetjen financiare për pagat.

“Ne shprehëm gatishmërinë që të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme për ta sjellë sërish vendimin për subvencionimin e pagave për punëtorët. Natyrisht, duhet të punojmë bashkërisht për këtë,” theksoi drejtori i Shërbimeve Publike.

Marrëveshja vjen pas shumë përplasjeve mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” rreth menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet. /Telegrafi/

The post Menaxhimi i mbeturinave, arrihet marrëveshja në vlerë 1.5 milion euro mes komunës dhe “Pastrimit” appeared first on Telegrafi.

Përparim Rama: Nuk bëj pazare politike, epoka e sabotimeve nga “Pastrimi” përfundon tani

18 May 2025 at 17:41

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të krijuar nga ndërprerja e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave nga Ndërmarrja “Pastrimi”.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Rama e ka cilësuar këtë krizë si “kulmin e papërgjegjësisë institucionale” dhe ka akuzuar për përdorim të ndërmarrjes si instrument shantazhi për interesa politike.

“Po shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet alternative që kemi në dispozicion për të menaxhuar situatën”, ka shkruar Rama, duke shtuar se ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë vikendit, 24 orë në ditë, për të rikthyer kontrollin mbi situatën.

Kryetari ka theksuar se, pavarësisht miliona eurove të investuara ndër vite në “Pastrimi”, shërbimet e kësaj ndërmarrjeje kanë qenë të paqëndrueshme dhe të shfrytëzuara për qëllime politike.

“Qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të kalkulimeve politike të askujt”, ka garantuar ai, duke njoftuar se nga dita e hënë pritet rikthimi i shërbimit në normalitet.

Në mesazhin e tij, Rama ka qenë i ashpër ndaj praktikave të politikës lokale, duke theksuar se nuk ka ardhur në krye të Prishtinës për të bërë “pazare politike” apo për të negociuar në takime të fshehta. Ai ka paralajmëruar për një qasje të re ndaj menaxhimit të ndërmarrjeve publike dhe ka premtuar se “epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike merr fund tani, përfundimisht”.

Në fund, ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mobilizimin e tyre për të ruajtur pastërtinë në kryeqytet, duke theksuar se sabotimet janë tashmë të zbuluara dhe nuk do të tolerohen më./Telegrafi/

The post Përparim Rama: Nuk bëj pazare politike, epoka e sabotimeve nga “Pastrimi” përfundon tani appeared first on Telegrafi.

Kryeqyteti frymon në bërllok

17 May 2025 at 18:39

Mospajtimet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” kanë bërë që ditëve të fundit kryeqyteti të ‘mbulohet’ nga mbeturina.

“Pastrimi” ka ndërprerë grumbullimin e mbeturinave për shkak të borxheve nga ana e Komunës, e kjo e fundit thotë se nuk e ka asnjë cent borxh.

Mbeturina të shumta janë parë edhe sot rrugëve të lagjeve të ndryshme, pasi askush nuk ka dalë t’i largojë.

Kryetari Përparim Rama kishte paralajmëruar ditë më herët në Facebook se do të fillojnë me largimin e mbeturinave pas ndërprerjes së shërbimeve nga ana e Pastrimit, por nuk ka theksuar se kush do të angazhohet në këtë drejtim.

Ndërkohë, Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. sot përmes një reagimi publik thekson se është thellësisht shqetësuese qasja e Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes publike, e cila është në pronësi të saj.

Në reagimin e tyre thuhet se borxhet e komunës ndaj tyre vazhdojnë të mbesin të papaguara, transmeton Telegrafi.

“Edhe pas disa paralajmërimeve dhe kërkesave zyrtare për të përmbushur obligimet financiare ndaj nesh, borxhet e Komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ vazhdojnë të mbesin të papaguara. Për më tepër, përkundër ftesave të shumta për takim dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, Kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Bestrovci, kanë zgjedhur të injorojnë ndërmarrjen publike dhe të negociojnë në mënyrë të njëanshme me operatorë privatë”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

The post Kryeqyteti frymon në bërllok appeared first on Telegrafi.

Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë të hënën

By: Kult Plus
16 May 2025 at 14:30

Sindikata “Punëtori” e kompanisë rajonale të mbeturinave, “Pastrimi” ka njoftuar se do të organizojë protestë më 19 maj (e hënë), në ora 10:00, përpara objektit të Komunës së Prishtinës, si reagim ndaj mungesës së përgjigjes institucionale për një sërë shqetësimesh që lidhen me trajtimin e ndërmarrjes publike dhe të punëtorëve të saj.

Në njoftimin zyrtar të sindikatës thuhet se protesta është e domosdoshme për shkak të mosreagimit të Komunës ndaj kërkesës së parashtruar më 15 maj.

Kërkesat dhe shqetësimet kryesore të sindikatës përfshijnë, sipas njoftimit të tyre: diskriminim në pagesa, pasiguri në punësim, mungesë transparence, mosdorëzim i mjeteve të punës, mungesë transparence për kontrata e shqetësime për favorizim të kompanive private përkundër kapaciteteve dhe përvojës së gjatë të KRM “Pastrimi”.

Sindikata thekson se “politikëbërja dhe përplasjet institucionale po i kushtojnë punëtorëve me pasiguri dhe mundësi humbjeje të vendeve të punës”.

Në protestë, punëtorët synojnë të kërkojnë trajtim i barabartë për ndërmarrjen publike, siguri dhe dinjitet në punë për punëtorët, transparencë dhe zbatim i ligjit nga Komuna, publikim i kontratave dhe vendimeve që prekin ndërmarrjen e ndalje të qasjeve të dëmshme politike dhe institucionale ndaj punëtorëve.

Protesta do të jetë paqësore dhe synon të nxisë përgjegjësi institucionale, theksohet në fund të njoftimit./ KultPlus.com

Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”

15 May 2025 at 20:38

Pas ndërprerjes së shërbimeve nga KRM “Pastrimi”, pjesë të ndryshme të kryeqytetit mbesin në kaos me mbeturinat të cilat po shkaktojnë kundërmim dhe pakënaqësi tek banorët. Komuna e Prishtinës reagoi të mërkurën duke angazhuar një operator privat dhe paralajmëroi se kjo mund të jetë zgjidhje e përkohshme edhe për ditët në vijim. 

Kaosi me mbeturina në kryeqytet bëri që Komuna e Prishtinës, të intervenoj në orët e vona të mërkurën, por jo me “Pastrimin”.

Duke qenë se kjo e fundit ndaloi shërbimin e saj brenda territorit të Prishtinës, mbrëmë në pastrim u angazhua një operator privat.

E kështu, komuna planifikon të veprojë edhe ditëve në vazhdim.

“Është kompani private e kontraktuar nga komuna e Prishtinës për shërbime të ngjashme. Marrë parasysh gjendjen që kemi pasur, konform interesit të shëndet publik, konform rëndësisë së imazjhit të keq që ka shkaktuar dje “Pastrimi” është dashur të angazhojmë një kompani së paku për dje dhe sot, dhe të shohim se nga nesër cila do jetë alternativa e radhës”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, për RTV Dukagjini.

Mbrëmë operuan 8 kamionë të kësaj kompanie, që Komuna nuk tregoi se të kujt janë dhe sa ka kushtuar kjo për buxhetin.

I pyetur se a planifikon komuna që këtë ta bëjë zgjidhje deri në një vendim final, Brestovci nënkuptoi se mbetet zgjidhja e vetme.

“Ne domosdoshmërisht s’mund të biem pre e çfarëdo lloj shantazhi. Ne nuk duhet të lejojmë që të cenohet shëndeti publik, për asnjë formë, në asnjë mënyrë. Ne do i marrim të gjithë hapat, duke i respektuar kornizat ligjore. Se dimë sa ka kushtu, këto bëhet nga menaxheri i kontratës dhe do ta kemi një raport besoj javën e ardhshëm”, ka shtuar Brestovci.

Vendet në qendër që operoi mbrëmë kompania private, sot janë në gjendje të mirë por problem mbeten shumë lagje të qytetit.

E mërkura qe dita kur “Pastrimi” ndaloi shërbimet si shkak i një krize financiare që tha se erdhi nga moslarja e detyrimeve financiare të komunës, që nga fillimi i vitit. /Dukagjini/

The post Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin” appeared first on Telegrafi.

“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

13 May 2025 at 19:56

Për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga mos pagesa e borxheve nga ana e qytetarëve Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”  njofton se është detyruar të ndërpresë grumbullimin e mbeturinave.

Në njoftimin e Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. thuhet se “për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve”, thuhet në njoftim..

Tutje “PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veprojë urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit. /Telegrafi/

The post “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë mospajtimet për faturat e mbeturinave, Reçica: Qytetarë të Prishtinës, shëndeti juaj është duke u rrezikuar qëllimshëm nga Përparim Rama

9 May 2025 at 15:38

Po vazhdojnë mospajtimet ndërmjet komunës së Prishtinës dhe kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” lidhur me atë se ku duhet ta kryejnë qytetarët pagesën e faturave.

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica në një postim në Facebook shkruan se Komuna e Prishtinës ka mbledhur kundërligjshëm pagesat nga qytetarët mbi 600 mijë euro, por ato nuk i ka transferuar tek ndërmarrja.

Ai tutje thotë se ky nuk është vetëm një bllokim financiar, por edhe një bllokim i pastërtisë dhe shëndetit publik.

Lexoni të plotë postimin:

Njoftim për qytetarët e Prishtinës

Komuna e Prishtinës deri sot nuk ka paguar asnjë cent ndaj KRM “Pastrimi” për shërbimet e mbeturinave. Borxhi që e ka komuna ndaj nesh është mbi 2.7 milionë Euro. Rrjedhimisht me këtë KRM “Pastrimi” nuk po arrin të kryejë obligimet ndaj pagesave të naftës, dhe si pasojë nuk do të mund të vazhdojë as shërbimi për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Për arsye se na është ndalë furnizimi me naftë. Tri herë kemi arrit marrëveshje ne si kompani, mirëpo marrëveshja është ‘harxhuar’ dhe fondet janë bllokuar.

Komuna e Prishtinës ka mbledhur kundërligjshëm pagesat nga qytetarët mbi 600 mijë euro, por ato nuk i ka transferuar tek ndërmarrja jonë e në anën tjetër nuk ka lejuar as qytetarët të paguajnë në Pastrim.

Ky nuk është vetëm një bllokim financiar, por edhe një bllokim i pastërtisë dhe shëndetit publik. Përderisa Kryetari Rama zgjedh të bëjë lojëra politike dhe hap rrugën për tenderë të dyshimtë që rrezikojnë falimentimin e ndërmarrjes publike, ne theksojmë se shërbimet bazike nuk mund të kryhen pa mjete.

Kryetar lëri lojërat politike, nuk kemi nevojë për ndihmë po kemi nevojë të na paguani borxhin që keni ndaj nesh për shërbimin që jemi duke e bërë, mos luani as me ndjenjat e punëtorëve, as mos rrezikoni shëndetin e qytetarëve.

Pa pagesa – nuk po kemi mundësi për shërbim.

Po e themi me keqardhje: Prishtinas, shëndeti juaj është duke u rrezikuar qëllimshëm nga Përparim Rama. Tash e 5 muaj kemi kërkuar takim, mrëpo jemi injoruar dhe nuk na ka takuar!

Ne do të kryejmë shërbimin për aq sa kemi naftë në rezervarët e kamionëve. /Telegrafi/

The post Vazhdojnë mospajtimet për faturat e mbeturinave, Reçica: Qytetarë të Prishtinës, shëndeti juaj është duke u rrezikuar qëllimshëm nga Përparim Rama appeared first on Telegrafi.

Nëse menjëherë pas fërgimit keni larë tiganin tuaj, keni gabuar

28 April 2025 at 23:38

Urgjentisht pushoni ta lani tiganin tuaj menjëherë pas përdorimit

Rekomandimi është që ta lini anash në një kohë derisa tigani të ftohet tërësisht.

Vetëm atëherë gërryeni mbetjet të cilat kanë mbetur në të dhe me leckë letre hiqni tepricën e yndyrës e cila ka mbetur pas pjekjes.

Të gjitha këto veprime janë të rëndësishme para se tiganin ta zhytni në ujë dhe ta lani me sfungjer.

Po qe se tiganin në të cilin keni fërguar e lani menjëherë pas përdorimit, e gjithë mbetja e vajit do të mbetet në gypin shkarkues, transmeton Telegrafi.

Yndyrat dhe vajrat mund të shkaktojnë bllokadën e cila më vonë çon në mbylljen e gypit shkarkues dhe arrijnë në burimet natyrale të ujit dhe i ndotin edhe më shumë liqenet, përrenjtë, lumenjtë dhe detet tona.

Thonë që sikur të kishit derdhur një litër vaj në enëlarëse mund të ndotni së paku një milion litra ujë.

Prandaj, mos përtoni që para larjes tiganin ta fshini me leckë letra apo me peshqir. /Telegrafi/

The post Nëse menjëherë pas fërgimit keni larë tiganin tuaj, keni gabuar appeared first on Telegrafi.

KRM “Pastrimi” reagon ndaj Komunës së Prishtinës: Kërkohet ndërhyrja e Prokurorisë për veprimet e jashtëligjshme

17 April 2025 at 16:38

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Komunës së Prishtinës, duke i cilësuar ato si të njëanshme dhe të paligjshme.

Në një deklaratë për media, “Pastrimi” ka shprehur shqetësimin për njoftimet që po u bëhen qytetarëve nga Komuna, ku thuhet se pagesat për shërbimet e pastrimit duhet të bëhen pranë Komunës dhe jo pranë kompanisë, siç përcaktohet në Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

“Ky veprim është në kundërshtim të plotë me rregulloren në fuqi dhe me kompetencat tona ligjore si ndërmarrje publike e licencuar për ofrimin dhe faturimin e shërbimeve të pastrimit në kryeqytet,” thuhet në reagim.

Kompania thekson se përkundër përpjekjeve për bashkëpunim institucional, Komuna po ndërmerr vendime që rrezikojnë seriozisht funksionimin financiar të ndërmarrjes dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Për këtë arsye, “Pastrimi” i është drejtuar Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve hetimore me kërkesë për ndërhyrje urgjente.

Sipas ndërmarrjes, ekziston dyshimi se po tentohet të pengohet operimi i saj për t’i hapur rrugë tenderëve të dyshimtë për kontrata me operatorë privatë, në vlerë mbi 20 milionë euro.

“Pastrimi” shprehet i vendosur të vazhdojë misionin për shërbime cilësore dhe mbrojtjen e ligjshmërisë, duke ftuar edhe qytetarët që të jenë mbështetje në këtë situatë.

“Komuna e ka humbur kontrollën, duke devijuar nga çdo rrugë e përcaktuar ligjore,” përfundon reagimi i ndërmarrjes.

Në fund të komunikatës, “Pastrimi” ka bashkëngjitur edhe Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, ku përcaktohet qartë institucioni përgjegjës për arkëtimin e pagesave për shërbimet e pastrimit./Telegrafi/

The post KRM “Pastrimi” reagon ndaj Komunës së Prishtinës: Kërkohet ndërhyrja e Prokurorisë për veprimet e jashtëligjshme appeared first on Telegrafi.

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

25 February 2025 at 23:10

Një ndër pjesët të cilave u kushtojmë më së paku kujdes, më lehtë i harrojmë dhe më rrallë i pastrojmë, janë xhami dhe rrjeta e furrës

Po ju paraqesim mënyrën si t’i lani bashkë dhe pa kurrfarë mundimi.

E gjitha që ju nevojitet është një tabletë për larje të enëve në enëlarëse, folie alumini dhe kur të jetë e mbushur me ujë të nxehtë.

Procesi zgjat së paku tri orë, mirëpo ju pothuajse asgjë nuk punoni, transmeton Telegrafi.

Nxirreni rrjetën dhe xhamin, mbështillni veç e veç me folie dhe zhytni në ujë të nxehtë, pastaj qitni tabletën dhe lini të qëndrojnë tri orë e gjysmë.

Kur t’i nxirrni nga folia, do të jeni të befasuar me dukjen e rrjetës dhe xhamit!

Truku qëndron në folien e aluminit e cila ka reaksion kimik me tabletën për larje të enëve dhe i bën gjërat shumë të pastra.

Nëse nuk keni enëlarëse, pra as tableta, mund të përdorni detergjent të rrobave. /Telegrafi/

The post Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës appeared first on Telegrafi.

Pastroni guaskën e tualetit me produkte natyrale, pa kimikate të forta

19 February 2025 at 18:47

Mbajtja e tualetit pastër është esenciale për këdo dhe e nevojshme për shëndetin.

Megjithatë, përdorimi i kimikateve të forta, shpesh mund të jetë sfidë për shkak të aromës së fortë.

Kjo e vështirëson për këdo pastrimin e banjës dhe obligohemi të mbajmë një maskë në fytyrë e ta përballojmë ajrin me vështirësi.

Megjithatë ekziston një metodë natyrale për pastrimin e guaskës së tualetit dhe nuk do të keni nevojë të zgjidhni kimikate të forta.

Zgjedhja e mjeteve të duhura është hapi juaj numër një për të hequr qafe njollat ​​e neveritshme në tualetin tuaj. Hapi tjetër është përdorimi i produktit të duhur jo toksik, me masën e duhur.

Mënyra më e zakonshme e rekomanduar natyrale dhe jo toksike për të pastruar një tualet është me uthull dhe sodë buke.

Thjesht derdhni dy gota uthull në guaskën e tualetit dhe hidhni një filxhan sodë buke.

Kur masa të pushojë së gazuari, fërkojeni me një furçë të posaçme. Lëreni për 10-15 minuta dhe shpëlajeni. /Telegrafi/

The post Pastroni guaskën e tualetit me produkte natyrale, pa kimikate të forta appeared first on Telegrafi.

Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm – shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

5 February 2025 at 17:52

KRM “Pastrimi”, ka dënuar ashpër vendimin e Komunës së Prishtinës, e cila ka informuar qytetarët se nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar të paguajnë faturat për shërbimin e mbeturinave ndaj ndërmarrjes sonë.

Këtë vendim kjo kompani e ka quajtur “vendim i paligjshëm që shkel institucionet dhe dëmton qytetarët”.

Sipas tyre, njoftimi i Komunës së Prishtinës është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe bie në kundërshtim me rregulloren për menaxhimin e mbeturinave, e cila është miratuar nga Kuvendi Komunal dhe aprovuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

KRM “Pastrimi, thotë se ky veprim i Komunës së Prishtinës përbën një shkelje të rëndë ligjore, pasi:

“Nuk ekziston asnjë vendim nga ndonjë organ kompetent gjyqësor, si Gjykata Themelore apo Gjykata Kushtetuese, që do të pezullonte rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.

Shpërfill vendimin e Kuvendit të Prishtinës, i cili është institucioni më i lartë vendimmarrës në nivel lokal.

Shkel miratimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka dhënë dritën e gjelbër për këtë rregullore.

Krijon konfuzion dhe dëmton funksionimin e shërbimeve publike, duke ndikuar negativisht në cilësinë e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Një veprim i tillë nuk ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve, por vetëm krijimin e një situate kaotike për të justifikuar dhënien e një tenderi 16 milionësh një kompanie private, në dëm të ndërmarrjes publike dhe interesit të qytetarëve”, thuhet tutje në reagim.

Më tej thonë se qytetarët duhet të vazhdojnë pagesat ndaj KRM “Pastrimi”

“Duke qenë se ky vendim nuk ka asnjë bazë ligjore dhe përbën një tejkalim të kompetencave nga Komuna e Prishtinës, ftojmë të gjithë qytetarët që:

Të mos bien pre e këtij manipulimi dhe të vazhdojnë pagesat e tyre ndaj KRM “Pastrimi”, siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar ligjërisht.

Të kërkojnë llogari nga institucionet përgjegjëse, duke mos lejuar që një shërbim i domosdoshëm si menaxhimi i mbeturinave të keqpërdoret për interesa të caktuara.

Të jenë të vetëdijshëm se çdo vendim për ndryshim të pagesës së mbeturinave duhet të kalojë përmes institucioneve ligjore përkatëse, dhe jo përmes komunikimeve të paligjshme e të pavlefshme.

KRM “Pastrimi” sh.a. do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave për qytetarët e Prishtinës, duke respektuar ligjet dhe vendimet institucionale. Ndërkohë, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që të tërheqë menjëherë këtë njoftim të jashtëligjshëm, dhe nga organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar shkelje të tilla në të ardhmen”, thuhet në fund./Telegrafi/

The post Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm – shkel institucionet dhe dëmton qytetarët appeared first on Telegrafi.

Aksion pastrimi në Shkozet, Sako: Dy herë në muaj në të gjitha lagjet e qytetit

3 February 2025 at 11:31

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Një aksion pastrimi është ndërmarrë sot në zonën e Shkozetit në Durrës, nga bashkia e këtij qyteti.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako duke sjellë momente nga pastrimi u shpreh se përveç punës së përditshme të pastrimit, të gjitha ekipet me forca të shtuara ndërhyjnë dy herë në muaj, për një pastrim rrënjësor në të gjitha lagjet e qytetit.

Më herët, kryebashkiakja Sako është shprehur se ky aksion pastrimi është ndërmarrë në 17 zona të qytetit 2 herë në muaj, të hënën e parë të çdo muaji dhe çdo datë 15, për një pastrim rrënjësor në të gjitha lagjet e qytetit.

Kjo nismë e bashkisë synon që ta kthejë Durrësin në një qytet sa më të pastër dhe më të bukur.

Qyteti bregdetar është destinacion veror i një numri të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj, ndërsa vizitohet edhe për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike. Po ashtu, Durrësi është edhe porti më i madh detar në vend.

/a.f/r.e/

The post Aksion pastrimi në Shkozet, Sako: Dy herë në muaj në të gjitha lagjet e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌