Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

Ekspedita e vitit 1904, në malet e Veriut të Shqipërisë

27 August 2025 at 14:45

Eksploruesi dhe udhëpërshkruesi austro-hungarez, Karl Steinmetz, ishte inxhinier me profesion. Pas një udhëtimi të gjatë në Amerikën e Jugut, ai udhëtoi disa herë nëpër Perandorinë Osmane, para se të nisej drejt pjesës më të egër të saj – në malet e Veriut të Shqipërisë. Në gusht të vitit 1903, nën vapën e verës, ai u nis në një ekspeditë malore nga Shkodra në drejtim të Gjakovës dhe Prizrenit. Menjëherë pas mbërritjes në Shkup, u kthye sërish në Shqipëri me avullore nga Selaniku në San Giovanni di Medua (Shëngjin), ku mbërriti më 12 shtator, për të filluar një ekspeditë të dytë që e çoi nëpër Mirditë për dy javë dhe më pas poshtë përgjatë luginës së Drinit për në Shkodër. Në gusht të vitit 1904, ai u kthye përsëri në Shqipëri për të eksploruar edhe një herë malet veriore. Ky udhëtim e çoi në territore të ngjashme, por pak më në Veri, përmes maleve të larta të Shkrelit, Thethit, Shalës dhe Mërturit, për në Gjakovë. Një ekspeditë e tretë në vitin 1905 e çoi sërish nëpër malet e Veriut, këtë herë në drejtim të Matit dhe luginës së Drinit të Zi në rajonin e Dibrës. Udhëtimet e Steinmetzit përshkruhen në tre libra në gjuhën gjermane: Eine Reise durch die Hochländergaue Nordalbaniens (Një udhëtim nëpër malësinë e Shqipërisë së Veriut), Vjenë 1904; Ein Vorstoß in die nordalbanischen Alpen (Një ndërmarrje në Alpet Shqiptare të Veriut), Vjenë 1905; dhe Von der Adria zum Schwarzen Drin (Nga Adriatiku te Drini i Zi), Sarajevë 1908. Së bashku me Baron Nopcsan dhe Edith Durhamin, në kohën e tij ai konsiderohej si një nga udhëtarët më të informuar të huaj për Shqipërinë e Veriut. Karl Steinmetz mësoi gjuhën shqipe dhe ishte gjithashtu autor i një gramatike dhe fjalori të shqipes: Albanische Grammatik: nordalbanische Mundart (Gramatika shqipe: Dialekti verior shqiptar), Sarajevë 1913; dhe Deutsch-albanesisches Feldwörterbuch (Fjalor fushor gjermanisht-shqip), Sarajevë 1913. Në vapën e gushtit 1904, Karl Steinmetz u nis nga Shkodra. Qëllimi i tij ishte qyteti i ndaluar mysliman i Gucisë, që sot ndodhet në juglindje të Malit të Zi. Megjithatë, pasi mbërriti në Theth (Nrejaj), një përplasje mes fiseve vendase e detyroi të ndryshonte planet.

Nga: Karl Steinmetz[1]
Përktheu (nga gjermanishtja) në anglisht: Robert Elsie
Përktheu (nga anglishtja) në shqip: Agron Shala

Shkodra nuk është një qytet tërheqës për të kaluar shumë kohë në të. Për këtë arsye, sapo mbërrita, në Konsullatën e Përgjithshme Austro-Hungareze kërkova lejen, yol-teskere, që më nevojitej për të udhëtuar në Turqi. Ditën tjetër, më njoftuan se valiut nuk i lejohej të jepte leje udhëtimi në Shqipëri, për shkak të një urdhri që i kishte ardhur nga Kostandinopoja disa javë më parë. Për rrjedhojë, ata refuzuan të më jepnin lejen e udhëtimit, pavarësisht përpjekjeve të konsullit Rémi von Kwiatkovsky për të më mbështetur – për të cilin jam shumë mirënjohës. Nuk më mbeti zgjedhje tjetër veçse të nisesha pa leje. Në male, teskereja nuk nevojitet aspak, dhe pasi t’i kaloja ato, për në Vilajetin e Kosovës, do të shihja se si do të veproja me autoritetet.

Lexo po ashtu: Historia e fisit Shala

U nisa nga Shkodra në agimin e 9 gushtit, i shoqëruar nga dy burra nga qyteti, duke ndjekur rrugë dytësore për të shmangur postblloqet turke që kontrollonin rrugët kryesore. Meqenëse kishim kuaj të mirë, mundëm të ecnim me galop pothuajse gjatë gjithë rrugës nëpër fushën e ndërthurur me livadhe, ara dhe grupe pemësh që shtrihet mes maleve dhe liqenit të Shkodrës. Peizazhi ndryshoi vetëm kur arritëm në shtegun që të çon drejt Kastratit dhe Hotit, pranë Hanit të Çesmës, dhe u kthyem djathtas. Në të djathtë kishim kodra të zhveshura me gurë, ndërsa në të majtë një fushë të sheshtë, pak e pjerrët, e mbuluar me gurë të mëdhenj sa grushti ose koka.

E kaluam shtratin e thatë të lumit Benush, të gdhendur thellë në peizazh, i cili në stinën e shirave derdh ujërat e veta në liqen, dhe ndaluam për pak në Hanin Kodër Ars, ku ka një dyqan të vogël mes pemëve të larta. Dyqani ofronte kafe dhe ishte gjithmonë gumëzhinte, pasi kishte të vetmin pus brenda një ore në këmbë. Rreth mesditës arritëm te përroi Proni i Thatë, në pikën ku del nga gryka. Kaluan shtratin e tij me gurë, plotësisht të tharë, dhe u ngjitëm drejt kishës së fisit Shkrel, në vendbanimin Bërzheta, rreth 40 metra më lart se lugina. Është një godinë e thjeshtë, por disi më e madhe se shumica e kishave që hasen në Shqipëri. Pranë saj ndodhej famullia e madhe dykatëshe që i përkiste misionarit, një prift dioqezian. Në shpatet e pjerrëta përreth kishte disa shtëpi bujqësore, pemë dhe ara të vogla të hapura në dheun shkëmbor.

Misionari nuk ndodhej aty dhe kishte qenë larg prej disa javësh. Megjithatë, arrita të takoj përfaqësuesin e tij, një prift të ri, si edhe misionarin e Bogës, Dom Nocin, që ndodhej aty për një vizitë të shkurtër. Dom Noci kishte ndërmend të kthehej në shtëpi atë pasdite, ndaj vendosa t’i bashkohesha. U ndava nga udhërrëfyesit dhe u nisëm për në Bogë vonë pasdite.

Shtegu na çoi lart në luginën e ngushtë të përroit Proni i Thatë. Fillimisht shpatet ishin të mbuluara me shkurre, por më lart kishte shkëmbinj imponues me brigje të pjerrëta, disa prej të cilave të mbuluara me vegjetacion. Rrethina jonë ishte me të vërtetë e zymtë dhe e shkretë. As bar, as ujë. Proni i Thatë ishte emri më i përshtatshëm për këtë luginë. Është rajoni më shkëmbor dhe më i thatë i të gjitha krahinave malore dhe, për këtë arsye, fisi Shkrel që banon aty nuk merret fare me bujqësi, por vetëm me blegtori. Gjatë verës, ata i çojnë bagëtitë në kullotat e pasura malore, ndërsa dimrit i mbajnë në fusha dhe i ushqejnë me barin që kanë zbritur nga malet dhe me kallinj misri. Vetëm pak familje shpërngulen në Jug, në zonën bregdetare më të ngrohtë, gjatë dimrit. Në këtë aspekt, shkrelajt dallojnë nga fqinjët e tyre veriorë, kelmendasit, të cilët pothuajse të gjithë dimrin e kalojnë në bregdet në Jug të Shkodrës.

Shkreli është një fis relativisht i pasur, që përbëhet nga rreth 600 familje, nga të cilat shumica (rreth 500) janë katolike. Të tjerat janë myslimane. Vendbanimi më i madh në Shkrel është Vrizi, në këmbët e malit Veleçik, ku banon bajraktari, Vat Marshi. Vendbanimet e tjera janë – sipas madhësisë – Bërzheta, Dusej, Dedaj, Stërkuja, Pojica, Grizhaj, Stillo dhe Zagora. Pasi kaluam rrjedhën e pakët të një burimi, rreth dy orë në verilindje të Bërzhetës, arritëm në një fushë të vogël të sheshtë me disa ara misri dhe disa shtëpi aty-këtu. Ky ishte vendbanimi Dusej, ku drejtimi verilindor i luginës kthehet në drejtimin verior. Në këtë pikë, shtegu hyn në një përroskë të ngushtë, vetëm rreth dy metra e gjerë, dhe vazhdon për ca kohë nëpër këtë grykë të ngushtë që gjithashtu shërben si shtrat përroi. Më pas hapet në një luginë të këndshme me shpatet e buta të mbuluara me livadhe, ara dhe aty-këtu me shtëpi. Në këtë anë të grykës, kjo zonë quhet Gryka e Dusejit.

Në anën tjetër të përroit gjendet një burim që shpërthen me ujë të ftohtë akull, me një grazhd për bagëtitë në një grumbull pemësh ahu të lartë. Ishte vendi ideal për një pushim. Kishim me vete një kafexhi (njeri që bën kafe), që kishte ngritur një kasolle primitive aty, dhe na përgatiti një filxhan të nxehtë kafeje. Nata po afrohej, ndaj u rikthyem në shteg, duke u ngjitur përgjatë anës së majtë të luginës ku përplaseshim me gurë në çdo hap. Në pikën ku lugina kthehet në drejtimin lindor, lihet territori i Shkrelit dhe hyn në krahinën e fisit të Bogës. Arritëm në Preçaj, në errësirë, rreth një çerek ore më pas, ku ndodhet kisha e këtij fisi. Sipas traditës veriore shqiptare, kisha merr emrin nga territori fisnor në të cilin ndodhet, dhe quhet thjesht Kisha e Bogës.

Boga në të vërtetë i përket fisit të Kelmendit dhe përbën një nga katër bajraqet e tij. Megjithatë, ata kanë shumë pak kontakte me kelmendasit, pasi këta të fundit jetojnë në luginën e Cemit, prej nga Boga ndahet nga një vargmal i lartë rreth 2 000 metra. Boga përbëhet nga rreth 75 familje të cilat, me një përjashtim, janë të gjitha katolike dhe jetojnë në nëntë fshatrat e mëposhtëm: Gjokaj, Preçaj, Malej, Gegaj, Mihaj, Leshaj, Mikaj, Ulgjekaj dhe Nrej. Bajraktari, Llesh Sokoli, nuk banon në territorin e fisit, por në fushën e Shkodrës dhe vjen në Bogë vetëm për disa javë çdo vit. Në pjesën tjetër të kohës ai përfaqësohet nga Zejf Prenka. Edhe banorët e Bogës janë kryesisht blegtorë, pasi toka e punueshme është shumë e pakët dhe ndodhet kryesisht përreth Preçajt.

Meqenëse mbërritëm vonë në Preçaj, mund të shihja mirë rrethinat vetëm të nesërmen në mëngjes (10 gusht). Edhe këtu, fushat ngjiten gradualisht në shpatet derisa kthehen në shkëmbinj të pjerrët. Shumica e shtëpive janë në anën e djathtë të luginës, ndërsa kisha ndodhet në anën e majtë.

Edhe pse rruga nga Bërzheta në Preçaj të lë përshtypjen se nuk ka ndonjë ndryshim të madh në lartësi, në të vërtetë Preçaj është goxha më lart. Matja për Bërzhetën ishte 580 metra, ndërsa për Preçajn ishte 920 metra.

Me kërkesën time, misionari atje më siguroi një të ri për të më çuar në Theth. Në kontrast me përvojën time të para një viti në Dushman, Toplanë dhe Nikaj, ku udhërrëfyesit e mi nuk përmendën kurrë çështjen e pagesës, ky djalosh donte të dinte menjëherë se sa do të paguhej, madje kërkoi një shumë të konsiderueshme. E njëjta gjë ndodhi në Theth (dhe më vonë në Rajë), por kjo lidhet me faktin se Thethi dhe Raja ndodhen përgjatë shtigjeve më të frekuentuara që lidhin Gucinë dhe Pejën me Shkodrën. Si rrjedhojë, popullsia këtu ka pasur më shumë kontakte me botën e jashtme. Shqiptarët janë të pajisur me një zgjuarsi të madhe të natyrshme dhe mësojnë shpejt si të përfitojnë nga situatat. Kur përballen me të huaj, janë të bindur se kushdo që vjen nga jashtë është i pasur në mënyrë të pallogaritshme, pasi ka ardhur deri këtu për të vizituar malet vetëm për qejf. Gjysmë mexhidi (dy korona) për person në ditë konsiderohet zakonisht si pagë e mirë.

Pasi arritëm një marrëveshje me udhërrëfyesin në Preçaj, u nisëm në këmbë, pasi rruga prej aty e tutje nuk ishte e përshtatshme për kuaj. Menjëherë pas kishës, kalon një burim i fuqishëm uji, pranë të cilit ndodhen dy dyqane (dugojë), të drejtuara nga burrat shkodranë. Të dyja janë shumë primitive dhe ofrojnë vetëm furnizime themelore, si kripë, kafe, shamia, gjilpëra dhe penj etj.

Përtej Preçajt, lugina ngushtohet në një grykë me shkëmbinj. Aty mbaron toka e punueshme dhe rruga vazhdon përmes një gryke të egër, ku duhet të kacavirresh përmes shkëmbinjve dhe gurëve të mëdhenj. Në këtë rrëpirë rriten shkurret dhe pemët e larta të ahut, përmbi të cilave ngrihen shkëmbinjtë masivë. Është një nga peizazhet më romantike në të gjithë Malësinë. Shtegu – nëse mund ta quajmë kështu – vazhdon deri në fund të luginës dhe ngjitet përmes një pylli madhështor ahu, në tokë të gurëzuar. Ngjiteshim gjithnjë e më lart. Drunjtë e ahut u zëvendësuan nga pishat, derisa pylli përfundoi në një pellg të vogël shterp nën qafën malore. Pellgu, i quajtur Gropa e Borës, është i rrethuar me shkëmbinj të mbuluar me shtresa dëbore. Në mes të pellgut takuam një fatkeq që banonte në një kasolle prej guri, ku po përgatiste kafe për kalimtarët. Nuk kishte ujë në këtë lartësi, ndaj ai përdorte borën të cilën e shkrinte në një enë prej druri.

Rruga ndahet pranë kasolles. Majtas është një shteg i vështirë që ngjitet përmes Majës së Vijavetit drejt luginës së Gucisë. Djathtas është një tjetër shteg i përshtatshëm për kafshë ngarkese. Ai ngjitet nëpër një shpat me shkëmbinj të rrëmbyeshëm dhe një sipërfaqe të madhe me dëborë, deri në qafë. Zgjodha këtë shteg dhe për njëzet minuta isha në Qafën e Shtegut të Dhenjvet, që do të thotë shtegu i deleve, pika më e lartë e kalimit në Alpet Shqiptare të Veriut. Aneroidi tregonte një lartësi prej 1770 metrash. Qafa është vetëm disa metra e gjerë. Në të djathtë ngrihet një shkëmb i lartë.

Sapo kalova në anën tjetër të qafës, pata ndjesinë sikur perdet u tërhoqën papritmas përpara meje. Një pamje e jashtëzakonshme u shfaq. Në këmbët e mia ishte një faqe shkëmbore që zbriste thuajse pingul. Shumë më poshtë, në fund të luginës, mund të shihja fusha të gjelbra dhe livadhe – Lugina e Thethit – nëpër të cilën gjarpëronte një lumë. Në të djathtë dhe të majtë, male të mbuluara me dëborë, kreshta të thikta dhe shkëmbinj madhështorë që ngriheshin drejt qiellit të kaltër. Vetëm në pjesën jugore të luginës kishte shpate të mbuluara me shkurre dhe pyje. Në Veri kishte vetëm shkëmbinj të shkretuar me ngjyra të bardha dhe gri. Pamja ishte madhështore, por në të njëjtën kohë imponuese, sepse shumë prej greminave para meje binin 500 metra drejt një humnerë të thellë. Asnjë fije bari nuk rritej aty. […]

Pasi shijova panoramën nga maja e Qafës së Shtegut të Dhenve, fillova zbritjen. Shtegu ishte i pjerrët dhe jashtëzakonisht i vështirë. […] Pasi u ngjita për disa qindra metra nëpër shkëmbinj dhe gërmadha, më në fund arrita në një pjesë të shpatit malor të mbuluar me bar, shkurre dhe pemë. Aty ndodhej një pikë ndarjeje e shtigjeve – një shteg në të majtë zbriste poshtë në luginë për gjysmë ore dhe më pas ngjitej sërish drejt Qafës së Pejës. Ky është shtegu drejt Gucisë. Shtegu në të djathtë zbriste thellë në shpatin e malit përmes shkurreve, derisa arrinte në arat dhe kullotat e para. Kalova pranë disa shtëpive bujqësore, derisa mbërrita te dy mullinj uji pranë ujërave të rrjedhshëm dhe kristal të pastra të lumit të Shalës. Edhe kur është vapë, lumi është përherë akull i ftohtë deri në fund të luginës ku bashkohet me Drinin. Kjo sepse ai ushqehet drejtpërdrejt nga dëbora e maleve përreth. Është ujë i mrekullueshëm për pirje.

Kalova urën e vogël mbi lumë (rreth një metër e gjerë) dhe, duke vazhduar përgjatë bregut të majtë, për rreth një çerek ore, arrita te kisha e Thethit në Nrejaj. Është një ndërtesë mjaft e madhe. Kati përdhes përfshinte kishën – më saktë faltoren – dhe dy dhoma magazinimi. Kati i sipërm përbëhej nga tri dhoma dhe një kuzhinë që përdoreshin nga misionari. Ndërtesa është e vendosur në një zonë të sheshtë dhe rrethohet nga arat e misrit. Përreth saj ka edhe disa shtëpi të tjera.

Kur udhërrëfyesi im dhe unë arritëm te kisha, gjetëm derën të mbyllur dhe askush nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Një kalimtar na njoftoi se prifti kishte shkuar në Abat për të vizituar një koleg për disa ditë. Ndërsa po pyesja veten çfarë duhej të bënim, u afrua një i ri dhe u prezantua si kujdestari i kishës dhe përfaqësues i misionarit. Kur i shpjegova se kisha ardhur për të takuar priftin, ai na hapi derën duke thënë se prifti sigurisht nuk do të kundërshtonte. Largova udhërrëfyesin dhe ia besova kujdesin tim kujdestarit, Pjetër Gjonit. Pjetri ishte një djall i zgjuar. Nuk duhet menduar se duke më ftuar brenda po vepronte thjesht nga bamirësia e krishterë. Ai po llogariste tashmë se sa më shumë mund të fitonte nga unë, krahasuar me punën e lodhshme në ara.

Thethi është shënuar në harta si vendbanim, por kjo nuk është plotësisht e saktë. Është më tepër një rajon. Lugina e lumit të Shalës, nga burimi i saj në Jug deri te Qafa e Boshit, përbën territorin e fisit të Shalës. Në Ndërlysë, lugina ndërpritet nga një grykë e ngushtë disa kilometra e gjatë, përmes së cilës kalon lumi. Zona në Veri të kësaj gryke, përreth burimit të lumit, quhet Theth, ndërsa ajo në Jug njihet si Shala e Madhe, ose thjesht Shala. Megjithëse të dy zonat i përkasin fisit të Shalës, banorët e tyre jetojnë më së shumti të ndarë dhe nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin si të afërm. Për këtë arsye, martesat mes dy pjesëve të fisit lejohen. Secila nga zonat ka misionarin e vet. Ai në Theth banon në Nrejaj, ndërsa ai në Shalë banon në Abat.

Thethi përfshin këto shtatë lagje, me gjithsej 90 shtëpi: Nrejaj, Markdedaj, Gjeçaj, Nikgjonaj, Okol, Leçaj dhe Ndërlysë. Zakonisht llogariten rreth shtatë persona për çdo shtëpi, por në disa fshatra kjo llogaritje është e pasaktë, sepse për shkak të zakoneve patriarkale të malësorëve, familjet e zgjeruara jetojnë nën një çati. Edhe nëse djemtë janë të martuar, ata nuk ndërtojnë shtëpi më vete, por vazhdojnë të jetojnë me prindërit. Në disa raste, pesëdhjetë veta jetojnë nën një kulm. Është e qartë se kushtet e tilla nuk mbështesin higjienën e duhur. Sidomos sifilizi është shumë i përhapur. Deri para pak kohësh, kjo sëmundje e tmerrshme nuk njihej fare në Malësi. Ajo u soll nga Shkodra pesë a gjashtë vjet më parë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të zakoneve dhe kushteve të jetesës së malësorëve, por edhe nga mungesa e plotë e njohurive mbi mënyrën e përhapjes së sëmundjes. Askund nuk janë ndërmarrë masat parandaluese, madje as më të thjeshtat.

Banorët e Thethit merren me blegtori dhe bujqësi, por të ardhurat nga kjo e fundit janë të pamjaftueshme, sepse toka e punueshme është shumë e pakët. Të korrat përbëhen pothuajse tërësisht nga misri i cili përpunohet në mullinjtë me ujë, të cilët janë të shumtë në luginë. Ushqimi kryesor është mielli i misrit dhe ajo çfarë mungon sillet nga Peja, sepse aty është më lirë se në Shkodër. Çdo javë, një grup banorësh nga Thethi dhe Shala nisen për të marrë miell të cilin e mbajnë mbi kafshë ngarkese ose mbi kurriz. Për shkak të terrenit të vështirë malor, kafshët e vetme që përdoren janë mushkat. Ato janë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe ngjiten në shtigje të vështira me po aq lehtësi sa dhitë e egra. Në luginën e Shalës, ashtu si edhe në zonat fqinje në Lindje dhe Jug, nuk ka kuaj.

Me ndihmën e Pjetrit, u vendosa në banesën e misionarit. Thethi është një vend shumë i këndshëm për të qëndruar gjatë verës, ndryshe nga shumica e pjesëve të tjera të Shqipërisë së Veriut. Vapa nuk është aq e fortë, për shkak të lartësisë (780 m) dhe maleve përreth të mbuluara me borë.

Të nesërmen në mëngjes (11 gusht), bajraktari i Thethit, Sokoli i Marash Nikës, erdhi për të më takuar. Ishte rreth pesëdhjetë vjeç, me një shprehje miqësore në fytyrë, por të gdhendur nga vitet. Patëm një bisedë shumë interesante, gjatë së cilës Pjetri po përgatiste drekën në kuzhinën ngjitur. Papritmas, Pjetri u kthye në dhomë dhe na tha se kishte therur një pulë, por nuk dinte si ta gatuante. Hyra në kuzhinë, në përcjellje të bajraktarit, dhe së bashku arritëm të përgatisnim një vakt të shijshëm nga zogëza e gjorë. Si shpërblim, ftesa ime për drekë iu drejtua edhe bajraktarit, dhe kaluam një kohë të mrekullueshme. Pjetri gjeti pjata, thika dhe pirunë në dollapin e misionarit – jo vetëm për mua, por edhe për veten dhe bajraktarin. U argëtova shumë duke vëzhguar vështirësitë që kishin bashkëbiseduesit e mi me këto vegla të panjohura për ta. Pas pak, bajraktari hodhi thikën dhe pirunin mënjanë me nervozizëm dhe filloi të hajë me duar, siç kishin bërë paraardhësit e tij.

Pas drekës, një grua dhe një vajzë hynë për të biseduar me priftin. Gruaja duhej të kishte qenë mjaft e bukur në rininë e saj, dhe vajza ishte gjithashtu mjaft tërheqëse. Në fakt, ndër gratë e Malësisë has shpesh vajza të bukura. Fytyrat e ashpra fshatare që jemi mësuar të shohim në vendin tonë janë tepër të rralla në Shqipëri, si te burrat ashtu edhe te gratë. I ftuam gratë të uleshin për pak, dhe biseda që u zhvillua ishte aq e ngrohtë dhe miqësore saqë u ndjeva sikur isha në një shtëpi fshatare austriake. Bajraktari dhe Pjetri përfituan nga rasti për të tymosur sasi të mëdha duhani, të cilin e kisha marrë me vete nga Shkodra. Malësorët e duan shumë duhanin. Edhe gratë tymosin.

Jeta e grave në male është krejtësisht e ndryshme nga ajo e grave në qytet. Ato trajtohen me ashpërsi të madhe. Sapo mbushin të katërmbëdhjetat, vajzave në qytet pothuajse nuk u lejohet më të dalin nga shtëpia. Në Malësi, gjërat janë ndryshe. Askush nuk i ndalon ato të ecin vetëm për orë të tëra nëpër male. Martesat në qytet janë pothuajse gjithmonë të rregulluara nga prindërit, dhe çiftet shpeshherë shihen për herë të parë në ditën e dasmës. Në Malësi, ku kontaktet nuk pengohen, çiftet ndonjëherë martohen sepse janë të dashuruar. Nëse një djalë ndien tërheqje për një vajzë nga një fis fqinj – malësorët nuk martohen me ata që i konsiderojnë të afërm me gjak – ai viziton shpesh shtëpinë e vajzës. Më pas, ai dërgon nënën ose një të afërm tjetër me një dhuratë për babanë e vajzës. Nëse babai e pranon dhuratën, kjo do të thotë se ai e ka pranuar fejesën. Nëse babai e refuzon, por vajza dëshiron të martohet, atëherë djali e rrëmben vajzën me ndihmën e shokëve të tij – por, kështu ai bëhet objekt i një gjakmarrjeje. Gratë shpeshherë pajtohen të rrëmbehen.

Nuset nuk sjellin pajë. Për më tepër, para martesës dhëndri duhet t’i paguajë familjes së nuses një shumë nga 1 100 deri në 1 500 piastra, në varësi të mundësive të tij financiare – maksimumi 3 000 piastra.

Pavarësisht përpjekjeve të misionarëve, poligamia është mjaft e zakonshme në Malësi. Në disa raste ajo kërkohet nga zakoni. Nëse njëri nga dy vëllezërit e martuar vdes, vëllai tjetër është i detyruar të marrë gruan e të ndjerit si konkubinë. Kjo vlen edhe për gruan e xhaxhait.

Pasdite, unë dhe Pjetri vizituam varrezat e hapura pranë kishës, të mbushura me kryqe të mëdhenj prej druri nën hijen e pemëve të mëdha. Ishim ulur mbi bar, duke tymosur dhe biseduar me disa burra që ishin mbledhur aty, kur një burrë u afrua me një lopatë dhe filloi të gërmonte një varr të cekët pranë nesh. Më pas e shtroi varrin me dërrasa, gjysmë metër i thellë, dhe i bëri shenjë disa grave që po prisnin më tej. Njëra prej tyre mbante një djep të vogël me një foshnje të vdekur brenda. Ajo nxori foshnjën dhe ia dha burrit. Ai e shtriu trupin e vogël në varr, vendosi një dërrasë mbi të dhe e mbuloi me dhe. Nëna më pas vendosi djepin përmbys mbi varr, si shenjë se nuk do të nevojitej më. I gjithë riti u zhvillua në heshtje, pa ndonjë shenjë emocioni, përveç disa lotëve që i dolën nënës kur dheu u hodh mbi sëndukun e improvizuar. Gjatë gjithë kohës, ishim ulur vetëm një metër më larg, duke biseduar dhe qeshur, madje edhe varrmihësi iu bashkua bisedës sonë […]

[Dy ditë më vonë] në Nrejaj takuam më në fund misionarin, një françeskan, së bashku me nënën dhe dy motrat e tij, të cilat kishin ardhur në famulli për t’u kujdesur për shtëpinë. Prifti i nderuar ishte ende shumë i ri, mbi njëzet vjeç, dhe nuk ishte i njohur me zakonet e Malësisë. Ai kishte ardhur këtu nga vendlindja e tij, Shkodra, vetëm gjashtë javë më parë. Mungesa e përvojës së tij ishte një nga arsyet kryesore pse planet e mia të udhëtimit u penguan. Emri i tij në të vërtetë ishte At Ludoviku, por malësorët parapëlqejnë emra shumë të shkurtër. Emrat me të cilët pagëzohen janë të gjithë njërrokësh, si Kin, Kol, Lek, Nou etj. Ai u njoftua menjëherë pas mbërritjes se nuk u pëlqente emri i tij dhe se do ta thërrisnin At Gjon. Populli i Thethit nuk pranon kundërshtime në çështje të tilla. Edhe prifti i Abatit pësoi një transformim të ngjashëm: At Kirili u bë At Deda.

Të dy motrat, katërmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë vjeçe, ishin vajzat e para nga Shkodra që pata rastin të takoj. Quheshin Age dhe Leze dhe të dyja ishin të bukura – madje e madhja ishte goxha tërheqëse. Fillimisht ishin mjaft të turpshme në prani të burrave të panjohur dhe u hapën vetëm pas disa ditësh. Në praninë time, edhe kur hanim së bashku – unë si mysafir nderi – ato nuk guxonin të thoshin asnjë fjalë. Një herë, kur u çova për të marrë shishen me ujë në skajin tjetër të tryezës, pati një thirrje shqetësimi. Ishte e padëgjuar që unë, si burrë – dhe për rrjedhojë, zot dhe sundimtar i krijimit – të bëja diçka që ishte detyrë e vajzave. Sa herë ndizja një cigare, njëra prej tyre vinte menjëherë me një shkrepëse të ndezur në dorë. Vetëm nga këta shembuj mund të kuptohet roli nënshtrues që kanë gratë edhe në familjet më të mira qytetare.

Të nesërmen në mbrëmje, i tregova priftit se ku doja të shkoja më tej gjatë udhëtimit dhe i kërkova të më gjente disa burra të besueshëm që do të më shoqëronin për në Pejë. Si më të besuar, ai më sugjeroi Pjetrin – të cilin tashmë e njihja – si edhe Zogun, djalin e bajraktarit, dhe dy burra të tjerë që nuk i njihja: Sokoli i Marash Ukës dhe Sadri Luka. Të tre të parët banonin në Nrejaj, ndërsa i fundit në Okol. Prifti u ofrua t’u fliste atyre dhe, pasi e bëri këtë të nesërmen në mëngjes, më njoftoi se të tre të parët ishin të gatshëm të më çonin në Pejë për një pagesë të përshtatshme. I katërti, Sadri Luka, nuk ishte i pranishëm, por do të kthehej ditën tjetër. Meqenëse prifti më tha se Sadriu ishte më i zgjuari prej të gjithëve dhe se njihej për guximin dhe vendosmërinë, vendosa të flisja me të para se të merrja një vendim përfundimtar.

Një tjetër arsye për këtë vendim ishte fakti se Pjetri dhe Zogu më kishin thënë se nuk do të më çonin nëpër shtegun që të nxirrte në Guci, por do të provonin një rrugë tjetër anësore nëpër male. Gucia, e izoluar dhe e rrethuar nga malet e larta, kishte reputacion për ksenofobi dhe sjellje të pahijshme ndaj të huajve. Për më tepër, zona ishte e trazuar sepse qeveria turke po përpiqej të vendoste taksa. Edhe shqiptarët nga Shkodra që kishin punë atje kërcënoheshin dhe mund të lëviznin vetëm në shoqërinë e burrave të nderuar vendas. Prandaj, kishte arsye të forta për sugjerimin e tyre që të merrnim një rrugë tjetër. Megjithatë, unë isha veçanërisht i interesuar të vizitoja këtë zonë të cilën pak evropianë e kishin parë ndonjëherë dhe nuk doja të heqja dorë nga plani im fillestar.

Të nesërmen në mëngjes bisedova me Sadri Lukën, i cili ishte një burrë i zgjuar dhe i shkathët. Ai ndenji duke tymosur cigaren për disa çaste, pa thënë gjë. Pastaj u përgjigj: “Ky udhëtim përfshin një rrezik të caktuar dhe sa më shumë njerëz të jenë të përfshirë, aq më i madh bëhet rreziku. Vëmendja që do të tërhiqte një grup do të sillte pashmangshmërisht dhunë. Do të ishte më mirë të përpiqeshim të shkonim atje vetëm me një udhërrëfyes”. Ai tha se do të më çonte vetë, dhe do të më kalonte drejt nëpër qendër të pazarit të Gucisë dhe Plavës.

Ky ishte njeriu që po kërkoja! Qetësia me të cilën foli dhe komentet e menduara rreth udhëtimit më lanë përshtypjen se, me mbështetjen e tij, projekti im kishte më shumë gjasa të përmbushej sesa me tre të tjerët, pra me triumviratin. Edhe ata ishin po aq dinakë dhe të guximshëm, por dukeshin sikur nuk e kishin menduar mirë planin dhe mbështeteshin vetëm në forcën brutale. Si pagesë për shërbimet e tij, Sadri Luka kërkoi shumën që u kisha premtuar të treve së bashku, dhe unë pranova. Ramë dakord që të takoheshim pasdite në Okol për të diskutuar detajet. Pjetri dhe shokët e tij nuk do të informoheshin, sepse do të zemëroheshin rëndë kur të mësonin se ishin përjashtuar nga marrëveshja.

Por, ata nuk u mashtruan. Ata u bënë të dyshimtë për bisedat e gjata që kisha me Sadriun, aq më tepër kur ai u largua, dhe unë dhashë një përgjigje të paqartë për pyetjet e tyre rreth udhëtimit. Pjetri deklaroi se nuk do ta pranonin kurrsesi përjashtimin e tyre. Kur iu kundërpërgjigja se nuk kisha marrë ende një vendim përfundimtar me askënd, dhe se në çdo rast isha unë që vendosja se kush do të më shoqërojë, ai kapi një kryq mbi tryezën e misionarit dhe u betua se me Sadriun nuk do të arrija kurrë i gjallë në Guci.

Ky nuk ishte thjesht kapadaillëk. Shokët e tij dhe Sadriu kishin kohë që ishin në armiqësi, dhe vetë Pjetri ndodhej në një gjendje të vështirë financiare të cilën shpresonte ta kalonte me ndihmën e portofolit tim. Për të shpëtuar nga një gjakmarrje e mëparshme, ai kishte shitur të gjitha pushkët e veta Martini dhe tani kishte vetëm një armë me mbushje nga gryka. I duhej me patjetër të blinte një Martini të re. Gjatë ekskursionit tonë drejt Majës së Drenit, ia kisha huazuar pushkën time.

Çështja po bëhej gjithnjë e më e ndërlikuar, dhe isha kureshtar të shihja se çfarë do të thoshte Sadriu për këtë zhvillim të ri. Megjithatë, para se të mund të shkoja ta takoja në Okol, më duhej të pranoja një ftesë për drekë – së bashku me misionarin – te bajraktari, në kullën e tij verore. Shtëpia e tij ndodhej në një shpat të Majës së Lisit, rreth treçerek ore larg nga kisha. Kasollja ishte ndërtuar me degë dhe shkurre, dhe aty banonte e gjithë familja. Kur arritëm me misionarin rreth mesditës, përgatitjet për vaktin kishin nisur. Fillimisht u ulëm mbi një grumbull gjetesh dhe bajraktari na përgatiti kafenë e zakonshme dhe na ftoi të pinim nga duhani i tij i freskët i gjelbër. Dreka u shtrua mbi një sofër të ulët dhe të rrumbullakët, siç është zakon në gjithë Orientin, dhe u ulëm rreth saj këmbëkryq. Nuk kishte pjata individuale – të gjithë hanim nga e njëjta enë. Pjata e parë ishte mish deleje i zier me lëng, që shoqërohej me bukë shumë të shijshme misri. Pjata e dytë dhe e fundit ishte mazë, një specialitet i Malësisë që shërbehet vetëm në raste të veçanta. Është një lloj qulli i misrit me ujë, mbi të cilin hidhet kajmaku.

Nëse ishte një vakt festiv i ofruar nga një nga burrat më të nderuar të Thethit, njeriu mendon se si duket ushqimi i një malësori të zakonshëm? Ushqimi kryesor që konsumojnë është kore buke misri, të ziera në ujë me kripë, të cilat pastaj hahen të thata. Ata që janë pak më mirë financiarisht, mund të përballojnë pak djathë ose kos të holluar me ujë. Çfarë gjendjeje e mjeruar! Kur do të vijë dita që ky popull kaq inteligjent të mund të jetojë një jetë të denjë?

Bajraktari më shoqëroi deri në fund të shtegut kur u larguam nga kasollja, dhe biseda kaloi te largimi im i afërt. Edhe ai këmbënguli se nuk do të lejonte që unë të shoqërohesha nga Sadriu, dhe deklaroi se nuk do ta arrija kurrë Gucinë nëse nisem me të. Çështja ishte bërë tani tepër serioze, sepse bajraktari ishte një zotëri i moshuar, dhe gjithçka që thoshte ishte menduar mirë paraprakisht. Më luti që të flisja me Sadriun, ndaj nxitova drejt Okolit bashkë me misionarin dhe një djalosh të ri që ishte me ne. Arritëm në shtëpinë e Sadriut një orë më vonë. Ishte një nga ndërtesat më të mëdha në luginë, gjë që tregonte se sa i pasur ishte pronari i saj. Kur ia shpjegova Sadriut çfarë kishte ndodhur dhe përmenda betimin e bërë nga pala tjetër, ai lëshoi një të qeshur përçmuese dhe tha se nuk ishte fare problem. “Të gjithë jemi të armatosur, ndaj ata do të kenë po aq frikë nga ne sa kemi ne nga ata”. Vendosa që, nëse Sadriu ishte i gatshëm të rrezikonte kokën e vet, edhe unë do ta rrezikoja timen. Ramë dakord të niseshim të nesërmen në agim dhe vendosëm se çfarë rrobash shqiptare do të vishja. Do të ishte tepër e rrezikshme të përpiqesha të shkoja në Guci me veshje evropiane. Djali i ri që ishte me ne pranoi të më çonte në Okol, para lindjes së diellit, ku Sadriu do të më priste.

U kthyem në Nrejaj me ndjenjën e një lehtësimi dhe qeshëm me mendimin se sa të befasuar do të mbeteshin të tjerët kur do të zbulojnë se zogu kishte fluturuar nga kafazi. Përgatita bagazhin e vogël, djali qëndroi atë natë në shtëpi, dhe shkuam për të fjetur. Kam zakon të fle në ajrin e freskët të natës dhe, si zakonisht, para një udhëtimi, kisha lënë dritaren hapur. Rreth një orë pas mesnate, u zgjova nga një gjumë i lehtë. “At”! – dëgjova nga jashtë dritares. “At Gjon”! E njoha zërin e Zogut, djalit të bajraktarit. Askush nuk iu përgjigj. Misionari po flinte thellë. Pasuan disa pëshpërima dhe më pas thirrje të tjera. U ngrita nga krevati pa bërë zhurmë dhe shkova ta zgjoja misionarin që flinte në dhomën ngjitur. Ai u tremb shumë. Ishte diçka e pazakontë që një nga besimtarët e tij të vinte natën dhe të rrezikonte të qëllohej nga ndonjë nikaj përtej kufirit që mund të endej nëpër Theth apo Shalë me pushkë të mbushur. Duke marrë parasysh temperamentin e egër të njerëzve të Nrejajt, frikësohesha se dhuna ishte e pashmangshme.

Fillimisht, misionari donte t’i binte kambanës së kishës për të lajmëruar fshatin për ndonjë emergjencë. Pas një vlerësimi, vendosëm që të flisnim më parë me burrat jashtë. Misionari shkoi te dritarja dhe pyeti se kush ishin dhe çfarë donin. Ishte triumvirati i palës tjetër, të cilët kërkuan të hynin brenda. Nuk mund të rrinin jashtë gjatë, për shkak të rrezikut nga nikajt. Shtuan se as misionari dhe as unë nuk kishim arsye për t’u shqetësuar. Pas një diskutimi të gjatë, pranuam t’i linim të hynin, por vetëm pasi të dorëzonin armët. Secili prej tyre ia dha pushkën Martini përmes një dritareje të vogël pranë derës. Misionari i mori pushkët dhe i çoi në dhomën e nënës së tij, pastaj hapi derën. Pasoi një debat i ashpër. Ata kishin zbuluar për vizitën time në Okol dhe kishin rrethuar famullinë atë natë duke më parë teksa përgatitesha për nisje, dhe kishin arritur në përfundimin se Sadriu do të vinte të më merrte gjatë natës. Kishin vëzhguar shtëpinë gjatë gjithë natës, me synimin për të vrarë si Sadriun ashtu edhe mua, në rast se do të përpiqeshim të largoheshim. Shtuan gjithashtu se kishin marrë lamtumirën nga familjet e veta, me qëllimin që të arratiseshin nga territori i fisit menjëherë pas krimit – për të shmangur hakmarrjen. Meqë Sadriu nuk ishte paraqitur dhe ata ishin në rrezik të vazhdueshëm nga nikajt që mund të endeshin jashtë, vendosën se duhej të hynin brenda për të pasur një vrojtim më të kujdesshëm ndaj meje.

Nuk bëhej më fjalë për ndonjë largim. Kënaqësia ime e mëparshme kishte qenë e parakohshme.

Të nesërmen në mëngjes (16 gusht), kisha dukej si nën rrethim. Mbështetës të armatosur të triumviratit endeshin rrotull, dhe biseda të tensionuara zhvilloheshin në çdo cep. E gjithë lugina ishte ngritur në këmbë. Mendimi i përgjithshëm ishte se si misionari ashtu edhe unë duhej të qëlloheshim, për t’i dhënë fund problemit. Si për ta përkeqësuar situatën, më vonë gjatë ditës Sadriu na njoftoi se ndodhej në një shtëpi, një çerek ore larg, dhe donte të fliste me ne. Nuk mund të afrohej te kisha, sepse kjo do të shkaktonte një shkëmbim të papërmbajtur zjarri. Mora misionarin me vete dhe dolëm për ta takuar. Burrat na lanë të kalonim vetëm pasi u siguruan se kisha lënë të gjitha gjërat e mia personale në famulli.

I shpjeguam Sadriut se udhëtimi drejt Pejës ishte i pamundur në rrethanat aktuale. Ai e kuptoi çfarë donim të thoshim, por më pas shprehu qartë dhe prerë qëndrimin e vet. Tani kjo ishte çështje nderi për të, dhe ai do të më çonte në Pejë – doja apo nuk doja! Me siguri do të kisha shkuar me të, po të kishte ndonjë mënyrë për të kontrabanduar gjërat e mia përmes një cordon sanitaire, por edhe nëse kjo do të kishte qenë e mundur dhe do të arrinim të kalonim Qafën e Pejës, përkundër gjithë zhurmës në luginë, nuk do të kishim mbërritur kurrë në Pejë. Fjalët përhapen me shpejtësi në Malësi, dhe me siguri do të ishte ngritur një postbllok në Guci, ku jo vetëm që udhëtimi do të merrte fund menjëherë, por rreziku do të ishte i madh. U kthyem në shtëpi, duke u shtirë kinse do të bënim çmos për të bindur palën tjetër dhe për t’i qetësuar.

Kështu, e gjeta veten mes dy zjarresh që përvëlonin nga të dyja anët. At Gjoni më këshilloi të kthehesha në Shkodër, por nuk më pëlqente kjo ide, sepse do të nënkuptonte fundin e të gjitha udhëtimeve të mia nëpër male. Vendosa që të nisem për në Abat dhe të kaloj nga aty në Nikaj, dhe njoftova të gjithë burrat që përdridheshin rreth kishës për vendimin tim. Disa prej tyre, nën ndikimin e bajraktarit, pranuan. Të tjerët thanë se nuk do të më lejonin të largohesha as për në Abat dhe as për në Shkodër, sepse dyshonin se do të takohesha me Sadriun gjatë rrugës.

Misionari, i cili nuk donte të dëmtonte marrëdhëniet me besimtarët e vet, sillej sa andej-këndej, si bari në erë, duke u pajtuar me të gjithë. I kërkova fshehtas djaloshit gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i cili kishte premtuar të më çonte në Okol, nëse do të më shoqëronte në Abat në agimin e ditës së nesërme – dhe ai pranoi.

Para se të shkoja në shtrat, hodha një vështrim të fundit nga dritarja dhe pashë disa silueta që fshiheshin nën pemë. Shtëpia vazhdonte të ishte nën vëzhgim.

Me të gdhirë, të nesërmen, hodha sytë jashtë. Askund nuk shihej asnjë njeri. Zgjova misionarin dhe ia dhashë një lamtumirë të shpejtë atij dhe familjes së tij. Djali trim tashmë ishte në krahun tim, me një pushkë në shpatull dhe një brez fishekësh në mes. Pa u vërejtur, u futëm nëpër arat përreth dhe, gjysmë ore më vonë, lamë pas luginën e Thethit. /Telegrafi/

_______________

[1] Nga Karl Steinmetz, Ein Vorstosz in die noralbanischen Alpen (Vienna & Leizpig: A. Hartleben, 1905), fq. 1-32. Përkthyer nga gjermanishtja nga Robert Elsie.

The post Ekspedita e vitit 1904, në malet e Veriut të Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Edi Rama: Thethi, perla e Alpeve që magjeps vizitorët nga e gjithë bota

By: V K
16 August 2025 at 14:38

Kryeministri Edi Rama, e ka kthyer edhe një herë vëmendjen nga Thethi, por këtë rradhë jo për shembjet e ndërtimeve të paligjshme

Në një postim në facebook, ai thekson se perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota.

Më tej, shton se tashmë me hapësirat e rikthyera publike në identitet e në harmoni me peizazhin, ata mahniten me pamjet përrallore, mikpritjen tradicionale, me ujin e kristaltë e me ajrin e pastër që të falin qetësi dhe energji pozitive

Në reportazhin e publikuar në facebokk paraqet përshtypjene vizitorëve nga Australia, zelanda e re dhe jo vetëm

“Jam nga Australia e dua aq shumë thethin sa kam ardhur në shqipëri 8 javë më parë. Kam kaluar gati një muaj këtu duke u larguar dhe kthyer përsëri. Sepse e dua aq shumë”.

Nuk mungojnë as momentet kur vizitorët ngrenë dolli me raki

Theksojnë se miqve të tyre i rekomandojnë ta vizitojnë jo vetëm për magjinë e natyrës por dhe mikpritjen

“E rekomandoj shumë thethin sepse shtëpitë këtu janë thjeshtë të bukura dhe atmosfera, ndjesia këtu është thjesht magjike, është mistike të jep ngrotësi”.

Në përshtypjet e tyre për atë çfarë të ofrohet i konsiderojnë magji.

Ti vjen në theth eksploron ujvarën, del për ecje tek syri i kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu, shijon kafen me miqtë e tu, të vendos ty një lloj të vet të magjisë dhe të përfshin brenda saj.

Nuk njoh ndonjë që nuk do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë”.

Tashmë në Theth numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm duke bërë që bujtinat të jenë të prenotuar thuajse në çdo ditë.

The post Edi Rama: Thethi, perla e Alpeve që magjeps vizitorët nga e gjithë bota appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamjet: Thethi, kurora e artë e Shqipërisë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Thethi vijon të mbetet destinacioni turistik që përmbush pritshmëritë e turistëve dhe vizitorëve me panoramat e rralla që ofron.

Së fundmi, po kthehet në trend zgjedhja për shumë çifte që duan një ceremoni martesore të veçantë, mes ajrit të pastër të Alpeve Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, e konsideron Thethin, si kurorën e artë të Shqipërisë, ndërsa ndau sot pamje të një ceremonie martesore të zhvilluar në qendër të Thethit, në kishën ikonike të fshatit turistik.

Zona përpara kishës së famshme në Theth, i është rikthyer tashmë komunitetit dhe banorëve, ndërsa po kthehet edhe në një gjetje për organizimin e eventeve të ndryshme.

IKMT prishi mbi 100 struktura pa leje të ndërtuara nga 40 subjekte në Theth.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

/e.i/

The post Rama ndan pamjet: Thethi, kurora e artë e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

30 July 2025 at 16:11

Më 30 qershor 2024, në një vizitë të zhvilluar në Theth, kryeministri Edi Rama, përballë burrave të fshatit (mes tyre edhe të rinj), u tha se ndërtimet e tyre pa leje mbi tokat e familjes nuk ishin tipikisht ndërtime të bëra për t’ju shmangur ligjit, por nisur nga nevoja.  

Ai pranoi gjithashtu se shtrëngimi i legjislacionit për zonat e mbrojtura e kishte pamundësuar ndërtimin me leje, dhe se shumë banorë kishin ndërtuar për të zhvilluar turizmin familjar, duke u premtuar për pasojë faljen e gjobave.

Në të njëjtin vit, sipas të dhënave që IMT e Shkodrës ka përcjellë për Faktoje.al numri i ndërtimeve pa leje ishte 16.

Më herët në vitin 2023 (zgjedhjet lokale) ishin evidentuar 26 raste të kundraligjshme ndërsa në vitin 2022 vetëm 13 ndërtime të paligjshme.

Një vit më pas

Shifrat e vitit 2025 që IMT e Shkodrës ka përcjellë për Faktoje.al tregojnë një tjetër realitet nga vitet e mëparshme.

”Për vitin 2025 deri në dt. 12.07.2025 Korrik janë konstatuar 50 raste ndërtimesh të kundërligjshme për të cilat janë ezauruar të gjitha proçedurat ligjore duke marrë masa administrative dhe duke i referuar  pranë Prokurorisë se Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Është vijuar duke u ndërmarrë aksione për prishjen e objekteve, të cilat për mungese të logjistikës specifike dhe për shkak te kësaj zone nuk janë realizuar. Pas kërkesës për mbështetje IKMT-së Tiranë në dt.04.07.2025 u ndërhy për realizimin e tyre në dt. 07.07.2025 e ditët në vijim”, thuhet në përgjigjen e IMT.

Pyetja që lind është se: A mund të shihet kjo rritje (tre herë më shumë) e ndërtimeve pa leje (vetëm për një vit) jashtë kontekstit të deklaratës së një viti më parë nga kryeministri Edi Rama?

Rrëfimi i banores

Për disa banorë fjalët e kryeministrit u panë si garanci e dhënë me gojë, apo siç preferojnë vetë banorët e Thethit si “fjalë e besës” për të ndërtuar mbi tokat e tyre edhe pse asnjë premtim nuk ishte e reflektuar në ligj.

Më 11 korrik, katër ditë pasi kishte filluar prishja e ndërtimeve, një banore e Thethit rrëfen se si ndërtoi mbi tokën e familjes pas thirrjes së kryeministrit:

“Vjet (2024) erdhi Edi Rama e tha: ‘Mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill këtu në Shqipni të lënë emigracionin e të vijnë e të investojnë’. Erdhi djali e nisi e investoi vetëm kur më ka ardh policia, unë kam met pa mend. I thashë: ‘Mua më ka thënë Edi Rama’. Më tha: ‘Ke ndërtuar pa leje’. I thashë: ‘Kam ndërtu në tokë teme, e në tok të katragjyshit të burrit tim. I thashe as kam ndërtu tek Rana e Hedhun dhe as kam ndërtu trotuareve të Tiranës. Kam ndërtu në tokë time’. Kjo e para. Dhe e dyta vetë shteti më tha: ‘Ndërtoni dhe jetoni’. Kështu humbim shpresën e të rinjve. Ku është shpresa e të rinjve? Ku është Edi Rama tash?!”, ngriti supet banorja e Thethit.

Rrëfimi i saj nuk ishte një rast i veçuar për të kuptuar se si ishte përcjellë mesazhi i kryeministrit.

Famullitari Dom Vlash Palaj dënoi sjelljen e autoriteteve që, sipas tij, i kishin mashtruar dhe braktisur banorët: “Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin”

Votat

Fenomeni i premtimit të faljes se gjobave dhe nxitjes për të ndërtuar në tokë të tyre u reflektua edhe në vota.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, PS-ja fitoi në Theth 388 vota, 171 partia e afërt me të, PSD, kundrejt 259 votave që mori PD

“…Kam marrë pashaportizimin kët vit në Tiranë dhe e kam sjellë në Theth me i dhan votën Edi Ramës. Mua mu thafshin krahët, mu thafshin dy duart si e kam fut atë votë në atë vend. Po ca më shtini me e fut. Po si me i dhënë votën atij more?! A e shih cfarë më bani. Edhe tri shpija të tjera mi ka prish atje lart. Katër shtëpia më kanë prish…”, vijoi ofshamën banorja e Thethit.

Nga premtimi tek mungesa e ligjit

Kryeministri Edi Rama premtoi një vit më parë (qershor 2024) për banorët e Thethit një paketë ligjore për malet, që në thelb do t’u mundësonte emigrantëve të investonin në vendlindje, edhe pa qenë pronarë me letra, në një marrëdhënie të re me shtetin, me qira simbolike 1 euro.

Por premtimi i Ramës pa reflektime ligjore zgjati 6 muaj. Në janar të këtij viti qeveria miratoi projektligjin për paketën e maleve. Në mars (2025) Kuvendi e miratoi  me procedure të përshpejtuar. Vetëm në fund të muajit qershor bashkitë u vunë në lëvizje përmes një udhëzimi të brendshëm se si duhet të zbatohet ligji.

Kjo periudhë kohore, pa fushatë informuese, i çoi banorët të lëviznin mbi një terren të rrëshqitshëm, duke u reflektuar edhe në shifra. Në fund, përgjegjësia mbeti vetëm mbi ta…

The post Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin appeared first on Faktoje.al.

Rama: Prona në Theth e pacenueshme, historitë me resorte këndvështrim i ngushtë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në Theth nuk do ndërtohen resorte apo hotele të mëdha.

Gjatë komunikimit në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri iu përgjigj komentit të një qytetari që shprehet se “ndërtimet në Theth u shembën për t’i hapur rrugë planit të radhës së ndërtimeve për oligarkët”.

Rama tha se “këto janë përrallat me të cilat u kanë mbushur kokën, ose inati dhe mllefi ndaj qeverisë, ose zhytja e kokës në kanalet e infektuara të ujërave të zeza mediatike”.

“Nuk ndodh kjo kështu! Prona është e pacenueshme. Nëse prona është e dikujt, cilido që do të investojë në atë pronë duhet të merret vesh me dikë. Nuk ka shans të ndodhë ndryshe, ndërkohë që në Theth e kundërta është e vërtetë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi faktin se në Theth nuk do të ketë zhvillime pas pastrimit të madh, përveçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty.

“Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, vendi për hotele të mëdha, për histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.

/e.i/j.p/

The post Rama: Prona në Theth e pacenueshme, historitë me resorte këndvështrim i ngushtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dehumanizimi i Thethit dhe betonizimi si regjim

16 July 2025 at 16:35

“Betonizim” është fjala që, në zhargonin e përditshëm urban shqiptar, e tejkalon kuptimin e saj teknik. Nuk ka nevojë të ketë beton që të ndjesh ftohtësinë e një hapësire të ngurtësuar, të mbyllur, të mbytur nga mungesa e frymëmarrjes. Është një gjendje – dhe një fenomen – që prej vitesh sundon realitetin shqiptar, veçanërisht në Tiranë.

Në vitin 2016, betonieret e para hynë në kodrat e liqenit Artificial, të vetmin park të mirëfilltë publik të Tiranës. Qytetarët panë mjetet ndërtimore të zbrisnin në zemër të natyrës.

Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj e quajti ndërhyrjen “Park për fëmijë”, por shumë shpejt u bë e qartë se bashkë me lodrat vinin dhe strukturat e betonit. Refuzimi i alternativave më të buta nga ana e institucioneve, dhe përdorimi i policisë për të mbrojtur betonieren, ndezi protestën që zgjati tre muaj. Ishte pikërisht aty ku fjala “betonizim” mori kuptimin e saj të plotë politik dhe simbolik.

Më pas erdhi Teatri Kombëtar – një tjetër zonë publike, një tjetër rast i mbrojtjes së qytetit nga shkatërrimi, një tjetër betejë që zgjati 27 muaj dhe përfshiu të gjitha pushtetet.

Fundi? Shembja e teatrit nën mbikëqyrjen e 1500 policëve dhe forcave RENEA. Një akt simbolik i një shteti që përdor gjithë arsenalin e tij për të rrënuar kujtesën kolektive dhe hapësirën publike.

Sot, historia përsëritet në Theth. Brenda 7 ditësh, mbi 100 ndërtesa u shembën nga IKMT me një urdhër verbal të Kryeministrit. Asnjë dokument publik, asnjë vendim transparent, asnjë proces gjyqësor. Vetëm urdhra nga lart.

Shumë kanë folur për informalitetin, për mungesën e lejeve, për nevojën e “rregullimit” të territorit. Por ajo që po ndodh në Theth nuk është rregullim – është brutalitet shtetëror.

Vetë Kryeministri, vetëm një vit më parë, në qershor 2024, i kishte premtuar banorëve të Dukagjinit se ndërtimet pa leje do të trajtoheshin me mirëkuptim dhe se investimet në turizëm do të inkurajoheshin. Ministrja e Kulturës, me krenari e përmendi në Parlament rritjen e numrit të shtretërve turistikë në Theth si sukses të qeverisë.

Dhe sot? Të njëjtët njerëz, që ndërtuan mbi tokat e tyre të trashëguara, po shpallen zaptues. Ndërtesat – të cilat dje u përshëndetën – sot shkatërrohen me fadroma.

Në zemër të kësaj tragjedie është edhe një dramë më e thellë: ajo e pronësisë. Në Theth, si në shumë zona të Shqipërisë, njerëzit kanë lindur dhe jetuar për breza mbi tokë që nuk iu njihet zyrtarisht. Një shtet që nuk njeh të drejtën e trashëgimisë, por që kërkon leje dhe taksa nga qytetarë të cilëve nuk u ka kthyer ende asnjë dokument pronësie.

Ky është thelbi i një regjimi betonizues: që ndërton e shkatërron me të njëjtën lehtësi, që premton dhe harron, që përkëdhel dhe dhunon – gjithnjë sipas interesit të momentit.

Në fund, ajo që po ndodh në Theth nuk është thjesht betonizim fizik. Është një proces dehumanizimi. Është mënyra si shteti sheh qytetarin: si zaptues, si pengesë, si barrë. Dhe është pikërisht kjo që e bën betonin më të rrezikshëm se ç’duket: nuk është vetëm material – është mendësi, është politikë, është dhunë e sistematizuar.

Lexoni gjithashtu:

The post Dehumanizimi i Thethit dhe betonizimi si regjim appeared first on Citizens.al.

Thethi, Tirana dhe pushteti me dy standarde 

8 July 2025 at 15:23

“Ky është Thethi pas një masakre nga një individ i paarritshëm nga ligji”, u shpreh kryeministri Rama në një komunikim në rrjetet sociale të hënën, teksa tregonte kishën e Thethit me disa fjétë për turistët ngritur pas.

Dalja e Ramës “Live!” në Facebook njoftoi aksionin kundër ndërtimeve pa leje që nisi në fshatin turistik. Siç ka ndodhur më parë, ndërhyrjet e tilla vishen me bujë propagandistike.

Në fakt, prej vitit 2013, çdo mandat i kryeministrit Rama ka nisur dhe vijon me fushata të ngjashme. Aksionet shoqërohen me retorikë ndëshkuese, propagandë vizuale dhe identifikimin e një fajtori të tretë si “armik publik”.

Faji nuk është asnjëherë i qeverisë. Pavarësisht se për pak javë nis mandatin e katërt, ajo vijon të matet me qeverinë e një dekade më parë.

Mandat i ri, aksione të vjetra

Maratona qeverisëse e Ramës nisi me moton “Ne [socialistët] bëjmë shtet!”. Por një dekadë më pas, leksionet e saj kanë nevojë për përsëritje.

Në vitin 2013 qeveria Rama nisi “luftën” kundër ndërtimeve pa leje. Fushata e shembjeve u shtri në qytetet kryesore dhe në bregdet. Kryeministri i quajti “kancer agresiv në veprim”.

Në 2014 nisi fushata kundër “hajdutëve të energjisë elektrike”. Rama tha se të gjithë “do të dërgohen prapa hekurave” dhe se “asnjë nuk do të tolerohet”.

Në 2015 vijoi fushata për “kasat fiskale” kundër informalitetit, e cila u përsërit në vitin 2016. Asokohe qeveria nisi dhe aksionin kundër kanabisit, të cilin Rama e quajti “njolla jeshile e turpit”.

Në 2017 u denoncua situata me ujin e pijshëm dhe nisi fushata kundër “vjedhjes së ujit”. Rama tha se nga situata dilej vetëm me një “reformë si ajo e energjisë”.

Në fund të vitit 2018 u mbyllën zyrtarisht bastet sportive duke vijuar aksionin e ashtuquajtur “fund marrëzisë”. Rama i konsideroi bastet si “ves” dhe “gangrenë për shoqërinë”.

Por koha tregoi se asnjë nga këto aksione nuk pati rezultat të qëndrueshëm.

Vesi i basteve vijoi në të zezë. Njësoj dhe kultivimi i kanabisti: jo më në Lazarat, por në plot zona të malësisë.

Entet e energjisë dhe ujësjellësve vijojnë të jenë me bilance negative. Ekonomia vijon në gjysmë-informalitet: rasti i Bankers Petroleum, që dyshohet se nuk ka paguar taksa për 20 vjet.

Qeveria e shpall luftën ndaj çdo problemi. Por betejat e saj janë të përkohshme. Shuhen pas kalimit të “sezonit mediatik” dhe rikthehen pas çdo mandati të ri.

Për shembull, në vitin 2021 qeveria iu rikthye ndërtimeve pa leje në bregdet. Me moton “Bregdeti ynë!” Rama u thoshte sipërmarrësve “prishini dhe pastrojini vetë” pasi “kur të përballeni me forcën e operacionit tonë, do të jetë shumë vonë”.

Ngjashëm, në nisje të mandatit të katërt, Rama ka rikthyer “luftën për hapësirat publike”. Nën moton “Boll ma tokë e xanun!” ai ka bërë thirrje për lirimin edhe të “parkimeve të zaptuara”.

Nisi në Vlorë, vijoi në Durrës, Tiranë e më tej në Theth.

Qeverisje me valë dhe asnjëherë fajtore

Këtë javë, qeveria shpërndau në rrjetet sociale foto të Kishës së Thethit me mbishkrimin “si ishte dhe si u bë”. Pas saj dukeshin 12 kabina turistike, të cilat u tha se ishin ngritur pa leje.

Për këtë “zhvillim”, Rama akuzoi prokurorinë e Shkodrës që “hodhi në kosh denoncimet e policisë”.

Mirëpo prokuroria tha se rasti ishte kundravajtje administrative, jo penale dhe se për të vepruar i takonte bashkisë, jo prokurorisë.

Forca të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit mësynë të martën Thethin duke thyer zhurmshëm betonin e shtruar poshtë kabinave. Aksioni, në mes të sezonit turistik, u shoqërua me kamera, dronë dhe plot batuta dhe komente në rrjetet sociale.

Daljet “Live!” të Ramës në rrjet, apo “kontrollet e befta” në bashkinë Vlorë, nxisin idenë se “shteti po punon”.

Por askush nuk tha se pse ngritja e 12 kabinave nuk u ndal në kohë. Pse iu lidh energjia elektrike pavarësisht se paskan qenë pa leje? Por institucionet heshtën, veçanërisht bashkia Shkodër.

Dy standarde për të njëjtën shkelje

Në vitin 2022, në Tiranë, katet pa leje të disa kullave “u legalizuan” me një të rënë të lapsit. Vepra penale e ndërtimit pa leje u amnistua me një VKM të Ramës.

VKM-ja parashikonte konfiskim të objektit. Më pas mundësi për marrëveshje me ndërtuesin, e cila i hapte rrugë ndryshimit të lejes në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT).

Pra, Rama u mundësoi ndërtuesve në Tiranë legalizim pa ndëshkim.

Por ky “standard i ri” nuk aplikohet për ndërtime të vogla apo familjare. Ligji duket të jetë “fleksibël” për të mëdhenjtë dhe “i rreptë” për të vegjlit. “Rreptësia” hidhet më pas “online” si një shfaqje përmes së cilës qeveria propagandon “të bërit shtet!”.

Foto: Doriana Musai/Arkitekte

Pikërisht kryeqyteti është simboli i normalizimit të zaptimeve të publikes. Edhe trotuaret në Tiranë, nëse i sheh nga afër, e dëshmojnë këtë normalitet. Kulla, kantieret e të cilave rrethojnë trotuaret dhe lokale që shtyjnë këmbësorët në rrugë janë bërë “pjesë të zhvillimit”.

Foto: Doriana Musai/Arkitekte

Kësisoj, qeveria duket se punon me fushata, jo me politika. Ajo shmang përgjegjësinë dhe drejton gishtin nga prokuroria, nga gjykatat, opozita apo qytetarët. Ndërkohë, mban pushtetin duke centralizuar çdo institucion që nga viti 2013.

Në këtë pikëpamje, të thuash “fajin e ka tjetri” nuk është më vetëm strategji propagande: është model qeverisës.

The post Thethi, Tirana dhe pushteti me dy standarde  appeared first on Citizens.al.

Thethi që “thithi turistët” dhe fadromat e IKMT-së

By: FAKTOJE
17 July 2025 at 15:00

Nga Sebi Alla- Pa njërën këmbë dhe një dorë, invalidi i punës Bashkim Koçeku, bëri përpjekjen e fundit që me “forcën e tij” aq sa ia lejonte fiziku, të ndalte fadromat e IKMT-së që mos i shkatërronin pesë bujtina të vogla druri me të cilat ai dhe familja u vetëpunësuan. Mundi shkoi më kot, pasi në kulmin e sezonit turistik veror, në zonën e Thethit pranë Alpeve të Shqipërisë, mësynë fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me qëllimin e prerë për të prishur objektet pa leje, (rreth 70 të tilla) shtëpiza druri, kontejnerë dhe ndërtesa dy dhe tre katëshe karabina me kolona betoni dhe mure. Pavarësisht përplasjeve të policisë dhe inspektorëve të IKMT me banorët, një javë më pas, më 15 korrik u shkatërrua me eksploziv edhe objekti i fundit i planifikuar në këtë operacion. Bashkë me ndërtesat e betonit u rrafshuan me tokën edhe strukturat e çmontueshme, kryesisht shtëpiza dërrase, apo kontejnerë, objekte të cilat nuk klasifikohen ndërtime që dëmtojnë territorin. Pas këtij aksioni, në Theth dhe jo vetëm, janë ngritur pikëpyetje të mëdha mes thirrjes së vazhdueshme të kryeministrit Rama për “investim në vendlindje”, pasigurisë juridike mbi certifikimin e pronës nga Kadastrat që janë kthyer në problem madhor dhe mundit të shumë familjeve që lejohen të ndërtojnë në kundërshtim me ligjin (sipas deklarimeve duke paguar nëndorë policë dhe inspektorë) dhe më pas me “urdhër nga lart” u shkatërrohen objektet.

Çmontimi i strukturave…!

“Leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton, nuk janë leje ndërtimi të përhershme, janë leje ndërtimi të përkohëshme përgjatë sezonit turistik”. Kështu deklaroi dy vite më parë Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, por në të paktën tre raste në Theth, edhe ndërtesat e vogla prej druri u shkatërruan në kulmin e sezonit turistik.  “Kisha pesë shtëpi druri, pa beton pa asnjë gjë. I kisha ndërtuar në tokën time, si kam zënë tokën askujt, është tokë e trashëguar nga të parët e mi. Nuk ka asnjë pëllëmbë beton, kisha vetëm shtëpi druri dhe ato mi prishën”, tha mes lotësh dhe thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë dhe “vënie dorë në zemër”, invalidi Bashkim Koçeku, pasi kishte bërë kundërshtitë e fundit ndërsa zvarritej duke shtyrë një kordon të ngjeshur policësh të FNSH-së.

Përplasja qeveri-prokurori

Në ditën e parë të nisjes së aksionit për prishjen e objekteve pa leje në Theth, kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli, duke e akuzuar se nuk kishte nisur procedim penal për rastet e ndërtimeve pa leje në Theth. “Po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur Thethin, në cënim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur”, tha Rama. Në vijim Rama e etiketoi disa herë prokuroren dhe kërkoi përmes Ministrit të Drejtësisë që të nisë procedimi disiplinor nga ILD (Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë). Në një qëndrim të mëvonshëm, reagoi Prokuroria e Shkodrës e cila në një arsyetim të gjatë mbronte punën e prokurores dhe vinte në diskutim pikërisht referimet e Policisë së Shkodrës. “Vendimi i datës 30.05.2025 i prokurores zj. Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç, të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”-mbajti qëndrim Prokuroria e Shkodrës. Nisur nga ky rast, më tej thekson se nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal dhe “Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, është shprehur se kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qenë të vendosura mbi rrasa guri të prera”, citohet nga Prokuroria.

Ne foto: Gjate nje aksioni te ndermarre ne Theth nga IKMT

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje

Ajo çfarë ka mbetur në Theth janë grumbuj inertesh dhe pirgje dërrasash, bashkë me pasigurinë e banorëve dhe paqartësinë sesi do të vijojë çështja e ndërtimeve, në një kohë kur dy premtime të kthyera në nisma ligjore janë “Paketa e Maleve” që sipas qeverisë synon zhvillimin turistik në zonat malore dhe falja e gjobave për ndërtimet pa leje. Pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare, kryeministri Edi Rama zgjodhi pikërisht Thethin për tu dhënë lajmin se do të faleshin gjobat e vendosura për ndërtimet pa leje, duke u bërë thirrje emigrantëve të asaj zone turistike që të vinin dhe investonin në ngritjen e bujtinave. “Këtu ka një masë shumë të madhe gjobash të cilat janë vendosur si rezultat i ndërhyrjeve apo i ndërtimeve gjithmonë ku aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër apo aty ku keni truallin tuaj, që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo sepse nuk keni dashur të ndërtoni sipas ligjit, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë që figuron si zonë e mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur dhe qeveria do t’i fali të gjitha këta gjoba”, tha Rama. Një vit më pas situata në Theth është e rëndë për shumë banorë të zonës që në tokat e tyre, por të papajisur me dokumenta pronësie edhe për shkak të problemeve serioze të Kadastrës që nuk i pajis me dokumentacion, kishin nisur ndërtimin e objekteve për qëllime biznesi në sektorin e shërbimeve, pjesa më e madhe biznes familjar.

Ne foto: Gjate nje aksioni te IKMT ne Theth

Paketa e Maleve

Në Theth, por edhe zona të tjera turistike malore druhen se pas aksioneve për prishjen e objekteve pa leje dhe mbajtjen peng me certifikatat e pronësisë, fshihet nisma e “Paketës së Maleve”, një projektligj i miratuar në Parlament në janar të këtij viti. “Paketa e Maleve” do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme“, tha kryeministri në bisedën me banorët e Thethit më 30 qershor të vitit të kaluar. Sipas qeverisë, “Paketa e Maleve“, synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit. Ky ligj parashikon kriteret e kalimit të pronësisë shtetërore në private kundrejt blerjes me një tarifë simbolike prej 1 euro, me kusht që hapësira e përfituar të përdoret specifikisht për zhvillimin turistik. “Ligji i miratuar parashikon mes poseduesit jo pronar dhe qeverisë firmosjen e një kontrate shitjeje me kusht sipas të cilit  pronari merr çertifikatën e pronësisë vetëm pasi realizon ndërtimin e planifikuar. “Synohet përdorimi i tokës qoftë “pyll”, “kullotë” livadh për investime që zhvillojnë zonën”-thuhet në një nga pikat. Pikërisht kjo klauzolë i jep mundësi subjekteve të interesuara, vendase dhe të huaja, që në zona të caktuara me potencial turistik të përfitojnë kullotë dhe pyje që në zërin kadastral cilësohet si “tokë shtet”. Deri mesditën e datës 16 korrik, kryeministri Edi Rama njoftoi se ishin 787 aplikime për të përfituar nga kjo nismë. Në hartën e publikuar duket qartë se një pjesë e konsiderueshme e aplikimeve për “Paketën e Maleve” përfshin zonat bregdetare dhe kodrinore. “Paketa synon forcimin e kohezionit social, rimëkëmbjen ekonomike të zonave malore, rritjen e të ardhurave bashkiake, nxitjen e investimeve dhe frenimin e emigracionit. Përmes një procesi të thjeshtuar administrative”, thuhet në faqen zyrtare të paketaemaleve.gov,al.

Përfundimi

Ndërtimet pa leje në vendin tonë, veçanërisht në zonat turistike, kryesisht në vijën bregdetare dhe në disa zona të turizmit malor cilësohen si problem i pazgjidhur, pavarësisht premtimeve për legalizime, apo pajisje me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi të rregullt nga njësitë vendore. Në periudhë fushatash zgjedhore, falja e gjobave për ndërtimet pa leje, apo edhe lënia e lirë e qytetarëve për të ndërtuar, u kthyen në dëm serioz pas zgjedhjeve duke shkatërruar dhjetëra objekte dhe kursimet e shumë qytetarëve një pjesë e të cilëve u kthyen nga emigracioni për të investuar në vendlindje, Nisur nga problematika, deklaratën konkrete të ministres Kumbaro për leje ndërtimi të përkohshme për strukturat e çmontueshme përgjatë sezonit turistik do ta kategorizojmë të pambajtur    

The post Thethi që “thithi turistët” dhe fadromat e IKMT-së appeared first on Faktoje.al.

Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Në Theth, grupet e punonjësve të Bashkisë Shkodër po vijojnë punën për pastrimin e zonës në qendër të fshatit, pas aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për pastrimin e territorit nga inertet, me synim rikthimin e hapësirave në gjendjen e mëparshme dhe ruajtjen e imazhit karakteristik të Thethit, qendër e Parkut Kombëtar të Alpeve.

Beci bëri të ditur se, gjithashtu janë vendosur rrethime për 5 pika të kontenierëve të mbetjeve, për të parandaluar shpërndarjen e tyre nga kafshët dhe hedhjen jashtë kontenierëve.

“Puna po zhvillohet në disa drejtime, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët dhe turistët”, tha Beci.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. /j.p/

The post Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

By: Ardit
15 July 2025 at 18:11

Në rokopujën e zhurmshme të ngjarjeve të Thethit, ku siç tashmë ëshmë është bërë zakon, ata që nuk janë të interesuar mbyllin gojën, sipas mendësisë “larg menderes sime”, pak kush e dëgjoi klithëmën e famulltarit të Shkodrës Dom Vlash Palajt. Duke u folur besimtarëve të vet ai e përshkroi ngjarjen pa dorashka si trashëgimtar i […]

The post Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Kur Kumbaro krenohej me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak

By: Ardit
15 July 2025 at 16:10

Para disa ditësh, IKMT ndërmori një aksion në Theth, ku u prishën me dhjetëra ndërtime pa leje, përfshirë këtu edhe disa njësi akomodimi për turizmin. Por duket se këto ndërtime pa leje, janë reklamuar nga vetë zyrtarët më të lartë të qeverisë, të cilët i kanë konsideruar këto ndërtime si një arritje e madhe për […]

The post VIDEO/ Kur Kumbaro krenohej me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak appeared first on BoldNews.al.

Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama

By: Oldi
14 July 2025 at 13:02

Nga Basir Çollaku Gënjeshtrat e Ramës nuk njohin orar as vend. Thethianët nuk janë nga Thethi thotë gjatësia e tij. Ndërsa para kamerave kanë folur me dhjetëra banorë vendas të prekur nga sulmi qeveritar. Ai që po fsheh projektin e ortakëve në këtë histori është KM. Teksa thekson se nuk paskan prerë njeri në besë. […]

The post Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama appeared first on BoldNews.al.

Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

By: Oldi
13 July 2025 at 20:07

Nga Basir Çollaku Malësorët në veri e në jug, kanë lëshu kushtrimin, kanë thirr Kuvendet, janë mbledh paria e krerët e Bajraqeve, pashalleqeve, bejlerët, për me i dal zot vatanit, i rrezikuem prej armikut. As serb as turk as grek, as shkja, nuk na kanë marrë trojet tona prej 500 motesh thotë Zef Vladi, trashëgimtar […]

The post Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës appeared first on BoldNews.al.

Bajraktari Vladaj pas “Kuvendit të Thethit”: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

13 July 2025 at 17:59

Bajraktari i Zef Vladaj ka folur pas mbajtjes së Kuvendit të Burrave të këtij fshati, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar aksionin e IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje në këtë fshat.

Vladaj, përfaqësues i Dukagjinit dhe kryetar i Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar, foli tha se Thethi i ka mirëpritur të gjithë dhe se nuk ishte e arsyeshme të bëhej ky aksion, pasi sipas tij “këtë gjë s’e ka bërë as turku, as gjermani”.

Ai tha se nëse aksioni nuk ndalet, ai do t’i bëjë thirrje diasporës, Dukagjinit, Kukësit, Malësisë së Madhe, dhe do t’i ketë këtu në Theth, para bashkisë e kudo tjetër.

Vladaj paralajmëroi kryeministrin që “mos guxo të shfrytëzosh rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin, sepse këto kulla që i kemi bërë, i kemi bërë me djersë, dhe do t’i mbrojmë edhe me gjak, siç thotë dhe rapsodi”, tha ai.

“Si ka shembur turku, as serbi, as gjermani, e me na i shemb sot këta? Kurrën e kurrës! Ta mbajë mend edhe kryeministri, edhe kushdo tjetër, se në Dukagjin – dhe jo vetëm në Dukagjin – por nga katër anët e Shqipërisë dhe gjithë diaspora, më kanë thënë: ‘Jemi gati për me ardhë dhe për me na mbështetë’. Unë jam i thjeshtë, por popullin tim do ta mbroj.

“Pavarësisht se jam pro zbatimit të ligjit, jo me u dëmtu kështu. Menjëherë i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore, atij kryetarit të bashkisë që kur doli në fushatë tha: ‘Jam i Pecajt’. Po ku je i Pecajt ti, që na shembe shtëpitë? Se i Pecajt jam edhe unë. Kujt ja shemb shtëpitë Benet Beci, vëllait. Nuk duhej ta mbante kurrë këtë.

“Një gjë e tillë duhej të bëhej me dialog dhe përshtatje me demokracinë. Ne jemi pro zbatimit të ligjit. Ia kam thënë edhe kryeministrit, edhe qeverisë vendore: nëse nuk do të hiqnin dorë, unë do njoftoj diasporën, Dukagjinin, Kukësin, Malësinë e Madhe dhe do t’i kem këtu në Theth, para bashkisë dhe kudo tjetër. Dhe do t’u them: ‘Mos guxoni me shfrytëzu rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin’. Këto kulla që i kemi bërë me djersë, do t’i mbrojmë edhe me gjak – thotë rapsodi”, – e mbylli fjalën Zef Vladaj./Euronews Albania

The post Bajraktari Vladaj pas “Kuvendit të Thethit”: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë appeared first on Telegrafi.

“Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu

13 July 2025 at 15:58

Në zonën e Thethit ka hyrë në ditën e gjashtë aksioni i IKMT-së për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, e po ashtu edhe kundërpërgjigja e banorëve me protesta dhe përplasje me policinë.

Për situatën e krijuar në këtë zonë turistike foli në “Ditarin e fundjavës” me Erion Dushin, në A2 CNN, banori dhe sipërmarrësi Edmir Grela.

“Situata nuk duket shumë mirë. IKMT dhe policia e shtetit vazhduan prapë me shembjet. Kjo nuk pritej nga shteti në kulmin e sezonit si nga turistet dhe banorët e Thethit. Jo unë nuk jam prekur, por janë prekur kushërinjtë tanë, të afërmit tanë që u kthyen për të ndërtuar dhe hapur dyert me prit turistët në Theth, pasi kishte një rritje shumë të madhe Thethi këto dy vitet e fundit”, tha Grela.

Pasojat e aksionit të IKMT-së sipas Grelës janë ndjerë pasi ka pasur anulime rezervimesh dhe turistë që largohen të frikësuar. Po ashtu sipërmarrësi tha se janë të paqartë për atë çka i pret në të ardhmen, duke mos pasur më guximin të investojnë për përmirësim të infrastrukturës në ambientet e tyre të shërbimit.

“Po kishim shumë kërkesa, bile edhe vetë personalisht ishim duke u munduar për të bërë rritje të biznesit por mbetëm të bllokuar tanimë, edhe s’po guxojmë më për të punuar. Edhe ato që kishim nis për ti ndërtuar për ti prit të huajt, gjysma janë shemb. Janë shembur rreth 50 deri në 100 objekte. Nuk dihet sa do zgjasë, as nuk e dimë kë do të kap them inshallah nuk vijnë tek unë. Rruga është e kalueshme por ka polici. Normal janë të trembur turistët, janë larguar. Pyesin a mund të vijmë, a ka probleme. Pyesin çfarë po ndodh… Janë anuluar rezervimet. Nuk ka përgjigje apo informacion. As nuk thonë pritni, nuk dimë gjë”, shpjegoi Grela.

Më tej ai nënvizoi se të gjithë sipërmarrësit në zonën e Thethit kanë paguar taksa dhe detyrimet ndaj shtetit në mënyrë të rregullt.

“Krejt paguhen, të gjithë janë me taksa, me nipte, paguajnë ujë dhe drita. Njëherë të thotë shteti ndërto dhe mbrapa të vjen e t’i prishë. Por pse lë me ndërtu atëherë kur është e padrejtë.”

I pyetur nëse ka dijeni për investime strategjike në zonë pas aksionit të IKMT-së, duke qenë se opozita pretendon se një investitor austriak ka shprehur interesin për Thethin, Grela u përgjigj duke thënë: “Jo deri tani unë nuk kam dëgjuar gjë. Nuk është se janë toka të zanuna, janë trashëguar brez pas brezi”. /A2cnn/

The post “Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu appeared first on Telegrafi.

Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

10 July 2025 at 23:26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për situatën e fundit në Theth, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe përfshirje në interesa të dyshimta.

“E para është arroganca e një pushteti në mandatin e katërt, që nuk i intereson asgjë. Nuk i intereson imazhi i Shqipërisë, nuk i intereson jeta e qytetarëve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarët,” u shpreh Zhupa në A2CNN.

Duke iu referuar informacioneve që ajo thotë se posedon, Zhupa deklaroi se “në Theth po luhet me disa investitorë strategjikë, të cilët e duan zonën të boshatisur”.

Sipas saj, këta investitorë janë “me shumë mundësi austriakë”.

“Se cilët janë do t’i shikojmë në ditët në vijim. Asnjë lëvizje e Edi Ramës nuk është lëvizje për interes qytetar, por gjithmonë janë lëvizje që kanë mbrapa një interes klientelist. Mund të jetë lobim ndërkombëtar, mund të jenë para ‘cash’, mund të jenë interesa të lidhura me familjarë të tij, por asnjëherë nuk bën lëvizje për interes të qytetarit,” theksoi Zhupa.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur zhvillimet në Theth kanë ngjallur debate dhe shqetësim publik lidhur me të ardhmen e zonës dhe menaxhimin e saj.

The post Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur appeared first on Telegrafi.

‘Tradhëti ndaj Thethit’, Spahia shpërthen pas revoltës së banorëve: Rama dhe Beci po shesin Shqipërinë, plagë kombëtare

10 July 2025 at 18:47

Ligjvënësi i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, konsideron përgjegjës dyshen Rama-Beci, për akuzën e banorëve të Thethit, që sipas tij tregon një të vërtetë të madhe.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia thotë se: ‘Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”

Statusi:
Akuza e fortë e banorëve të Thethit është e vërteta e madhe që mbulon me përgjegjësi Edi Ramën dhe Benet Becin.
Kur shteti, i cili duhet të jetë garant i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e të mbrojë interesin e qytetarëve, vepron në mënyrë të pabesë ndaj tyre, ai nuk dëmton vetëm të tashmen, por plagos rëndë të ardhmen e një kombi.
Dëmi që shkakton një shtet i pabesë nuk matet vetëm me shifra të dëmit ekonomik të atyre që e vuajnë direkt në kurriz por edhe me humbje shprese, me zbrazje qytetesh, me zemërim të heshtur në sytë e njerëzve punëtorë e të ndershëm dhe sidomos të brezave të rinj.
Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”

The post ‘Tradhëti ndaj Thethit’, Spahia shpërthen pas revoltës së banorëve: Rama dhe Beci po shesin Shqipërinë, plagë kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Thethi kantier gërmadhash/ Banori ia thotë në sy shefit të komisariatit: Ti more lekë dhe i lejove (VIDEO)

By: Oldi
10 July 2025 at 18:48

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, këtë të enjte janë shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës, pas zbulimit të një morie ndërtimesh pa leje në Theth. Është shkarkuar nga detyra Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla. Ky i fundit ka pasur […]

The post Thethi kantier gërmadhash/ Banori ia thotë në sy shefit të komisariatit: Ti more lekë dhe i lejove (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?

10 July 2025 at 08:37

Një turist nga Jemeni, i cili kishte ardhur me familjen e tij për të kaluar pushimet në Shqipëri, është përballur me një situatë të papritur, pasi ai kishte rezervuar paraprakisht një vendqëndrim në zonën e Thethit, por me të mbërritur aty, ka zbuluar se godina ku kishte planifikuar të qëndronte ishte shkatërruar nga autoritetet shqiptare për shkak se ndërtesa rezultonte e paligjshme dhe jashtë kushteve të legalizimit.

I hutuar dhe i zhgënjyer, turisti jemenas shprehet për mediat në Shqipëri: “Jam nga Jemeni dhe ky është rezervimi im. E çfarë duhet të bëj, jam me familjen dhe nga të shkoj? Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Ne rezervojmë vendin dhe kur vijmë gjejmë kështu …po është hera e parë me familjen time. Dhe tani çfarë do bëj?”, ka thënë turisti.

Ndërkaq, banorët e fshatit turistik në Theth kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. /Telegrafi/

Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani? pic.twitter.com/OoRHccWi2p

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 9, 2025

The post Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani? appeared first on Telegrafi.

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

By: Oldi
9 July 2025 at 20:46

Nga Basir Çollaku (KM si ndërtim pa leje në Veri) Sepse thoshte mençurisht një artist i madh dikur ..Shqipëria e Mesme është një shpikje e komunistëve për të zvogëluar veriun.. Pasi ka masakruar të quajturat teorikisht zgjedhje 11 majin, pasi po boshatis Shqipërinë nga Shqiptarët, tani nën efektet e vapës dhe sekëlldive të DIA-DEA ka […]

The post Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve.. appeared first on BoldNews.al.

❌
❌