Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Danimarka merr presidencën e BE-së: Prioritet mbrojtja dhe zgjerimi

By: fra nc
1 July 2025 at 10:49

Danimarka ka marrë zyrtarisht presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, duke e trashëguar këtë rol nga Polonia. Gjatë mandatit të saj, që zgjat deri më 31 dhjetor 2025, Danimarka pritet të fokusohet në një sërë çështjesh kyçe për të ardhmen e bllokut, përfshirë mbrojtjen, konkurrueshmërinë, tranzicionin e gjelbër, migracionin dhe zgjerimin e BE-së.

Nën sloganin “Një Evropë e fortë në një botë në ndryshim”, presidenca daneze synon të luajë një rol vendimtar në drejtimin e axhendës evropiane në një periudhë sfiduese për kontinentin, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe ekonomik.

Në plan të parë, Kopenhaga do të punojë për forcimin e autonomisë strategjike të BE-së në fushën e mbrojtjes, një temë që ka marrë rëndësi të veçantë pas zhvillimeve të fundit globale. Po ashtu, pritet të intensifikohen përpjekjet për të rritur konkurrueshmërinë e tregjeve evropiane, në një kohë kur rivaliteti me ekonomitë kryesore botërore është në rritje.

Një tjetër shtyllë e presidencës daneze është avancimi i tranzicionit të gjelbër, me synimin për të mbështetur objektivin e BE-së për neutralitet klimatik deri në vitin 2050. Gjithashtu, Danimarka do të adresojë sfidat e migracionit të parregullt, si dhe do të mbështesë procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën.

Presidenca daneze do t’i dorëzojë stafetën më 1 janar 2026 Administratës greko-qipriote të Qipros Jugore (GCASC), e cila do të marrë drejtimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

The post Danimarka merr presidencën e BE-së: Prioritet mbrojtja dhe zgjerimi appeared first on Euronews Albania.

Montanario: Shqipëria në drejtimin e SEPCA-së, kapitull i ri në luftën kundër krimit të organizuar

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Drejtuesi i projektit “EU4Fast”, Antonio Montanario u shpreh sot se me drejtimin shqiptar të Asamblesë së Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA) dhe bashkëpunimin Policisë së Shtetit, hapet një kapitull i ri për mënyrën e luftës kundër krijimit të organizuar.

Në fjalën e tij gjatë Asamblesë së SEPCA-së 2025, që po zhvillohet në Berat, ku Policia e Shtetit është në cilësinë e presidentes së SEPCA-së për këtë vit, Montanario tha se e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë mbështetet në mënyrën se si ne luftojmë krimin e organizuar.

“Është një entuziazëm shumë i madh për t’ju drejtuar ju sot në këtë kapitull të ri që kemi si një angazhim të përbashkët. Sa i përket Shqipërisë që merr presidencën e SEPCA-s, ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë për të ndërtuar themelet solide që kemi. Vitin e kaluar sa i përket drejtimit nga ana e Serbisë, u pa një dëshmi e asaj që është arritur përmes bashkimit, inovacionit dhe këmbënguljes, ndërsa E4Fast ka arritur që të ketë rezultate të prekshme”, tha ai.

Drejtuesi i E4Fast u shpreh se bashkëpunimi rajonal ka rritur kapacitetet institucionale, ndërsa roli i Shqipërisë në drejtimin e SEPCA-së 2025 pritet me shumë entuziazëm dhe besim nga të gjitha palët.

“Shqipëria sjell rolin e saj me një përvojë të pasur, me një perspektivë dinamike, me përkushtim të paepur për vlerat që ne ndajmë së bashku. Në drejtimin e Shqipërisë, ne do vazhdojmë të thyejmë akuj dhe të arrijmë lartësi të mëdha. Jam i kënaqur që Shqipëria ka ndërmarrë drejtimin e SEPCA-së dhe ky është një fillim i mirë, ndërsa ne, si E4Fast garantojmë mbështetje në hartimin e vlerësimeve të krimit të organizuar, kërcënimeve dhe hetimeve financiare”, cilësoi Montanario.

Ai shtoi se Eu4Fast mbetet një platformë përmes të cilës, sigurohet transformimi i të gjitha shërbimeve reaguese kundër krimit dhe pushtetit të krimit, si edhe efikasiteti dhe siguria për qytetarët.

“Me drejtimin shqiptar jam besimplotë që do të kemi më shumë energji dhe një angazhim të përbashkët për të arritur ekselencën. Të mbështesim njëri-tjetrin dhe të arrijmë bashkëpunime të tjera”, përfundoi Montanario.

/e.i//r.e//a.f/

The post Montanario: Shqipëria në drejtimin e SEPCA-së, kapitull i ri në luftën kundër krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara për Presidencën/ Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh, Polakët zgjedhin të dielën

31 May 2025 at 09:44

Zgjedhjet vendosin përballë njëri-tjetrit dy kandidatë që përfaqësojnë vizione krejtësisht të kundërta për të ardhmen e vendit. Të dielën, qytetarët polakë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm në balotazhin më të ngushtë që nga rënia e komunizmit.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti aktual konservator Andrzej Duda fitoi me një diferencë minimale ndaj kandidatit pro-evropian Rafał Trzaskowski, kryebashkiak i Varshavës, me rezultat 51% kundër 49%.

Këtë herë, gara është edhe më e ngushtë. Sondazhet e fundit tregojnë një garë të barabartë midis Trzaskowski-t dhe kandidatit të djathtë nacionalist Karol Nawrocki, një historian i mbështetur nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), që qeverisi Poloninë deri në vitin 2023.

Rezultati i zgjedhjeve do të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit. Nëse Trzaskowski fiton, kjo do t’i japë mbështetje qeverisë aktuale të udhëhequr nga Donald Tusk për të zbatuar axhendën e saj pro-evropiane dhe reformuese. Në të kundërt, një fitore e Nawrockit mund të sjellë bllokim institucional, pasi presidenti polak ka fuqinë për të vënë veton ndaj ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

Një moment simbolik i raundit të parë të votimit ndodhi në komunën rurale Siekierczyn, në jugperëndim të Polonisë, ku rezultati u vendos me vetëm një votë diferencë – duke e shndërruar këtë zonë të vogël me rreth 4,265 banorë në epiqendër të diskutimit kombëtar.

“Ndoshta keni dëgjuar shpesh ‘vota ime nuk bën diferencë’. Por shikoni Siekierczyn-in,” tha Trzaskowski në një mesazh drejtuar qytetarëve në rrjetet sociale, duke i ftuar të dalin në votime për përballjen vendimtare.

The post Gara për Presidencën/ Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh, Polakët zgjedhin të dielën appeared first on Sot News | Lajme.

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Osmanit

PRISHTINË, 19 maj/ATSH/ Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës.

“Kërcënimi është dërgua në emailin zyrtar të Presidencës”, ka thënë Kupina.

Kupina tha se kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. “Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë”, tha ai.

Sipas tij, përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme.

“Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi”, tha ai.

Kupina tha se rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë.

“Kur kërcënimet e rënda nuk trajtohen me seriozitetin që meritojnë, ato jo vetëm që nuk ndalen — përkundrazi, inkurajohen. Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerë të ndjekin të njëjtin model: nxitje dhune, thirrje për eliminim fizik dhe përçmim të plotë ndaj rendit kushtetues”, tha ai. /Kosovapress/

The post Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Osmanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Me rëndësi rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku marrin pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare.

Presidenti Begaj e vlerësoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes për qëllimin që ai ka përtej natyrës akademike, siç është forcimi i marrëdhënieve mes ushtarakëve nga vende të ndryshme të NATO-s dhe atyre partnere që i shërbejnë fuqizimit të lidhjeve të vendeve të cilave u përkasin. Duke folur për zhvillimet gjeostrategjike dhe sfidat e paqes dhe të sigurisë, Begaj theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e mbrojtjes.

“Institucionet shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj, “janë të angazhuara për të vijuar me rritjen e shpenzimeve në mbrojtje”. Kreu i Shtetit i njohu studentët me politikat e Shqipërisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, të bazuara në bashkëpunim, marrëdhënie dy e shumëpalëshe, në forcimin e miqësisë.

“Ndërtimi i urave dhe jo i mureve, janë në themel të politikës së jashtme të Shqipërisë, plotësisht e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian”, tha Presidenti.

“Si shqiptarë, ne besojmë në promovimin e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm për vendin tonë, për fqinjët dhe për të gjithë miqtë tanë, u shpreh Kreu i Shtetit në këtë takim.

Gjatë bashkëbisedimit me kursantët, Presidenti Begaj iu përgjigj interesimit të tyre në lidhje me sfidat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar faktin e rizgjimit të vëmendjes së vendeve të Evropës ndaj rajonit me nisjen e agresionit rus në Ukrainë.

“Unë mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida, sfidat për një sistem demokratik më të konsoliduar, të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të forcimit të institucioneve, rritjen e zhvillimit ekonomik, përshtatjen me agjendën e gjelbër, si dhe çështjet e komunikimit dhe përballja me disinformimin. Që të arrijmë suksesin në këto fusha, duhet të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet”, deklaroi Presidenti Begaj.

Gjatë këtij takimi, këshilltarët e Presidentit Begaj i njohën studentët me funksionin e Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe rolin e Kreut të Shtetit në një Republikë Parlamentare dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Presidenti Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
1 nga 10

/r.e/a.f/

The post Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Me rëndësi rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenca e Kosovës do kërkojë një takim gjithëpërfshirës me partitë

By: Mirgen
8 May 2025 at 22:23

Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për një takim me udhëheqësit e subjekteve politike, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina. Partia Demokratike e Kosovës një ditë më parë tha se Osmani, mund të ndërmarrë hapa […]

The post Presidenca e Kosovës do kërkojë një takim gjithëpërfshirës me partitë appeared first on BoldNews.al.

Presidenca e Kosovës do kërkojë një takim gjithëpërfshirës me partitë

8 May 2025 at 20:51

Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për një takim me udhëheqësit e subjekteve politike, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Partia Demokratike e Kosovës një ditë më parë tha se Osmani, mund të ndërmarrë hapa që të thërrasë partitë në një takim gjithëpërfshirës për të diskutuar se si të tejkalohet kriza politike.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që Osmani të organizojë një takim të tillë, teksa në 12 përpjekjet, deputetët kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehur gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, kabineti i presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Kupina në një deklaratë dërguar mediave.

Më 16 prill, në një letër dërguar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, Osmani kishte shprehur gatishmëri për të realizuar një takim me udhëheqësit e partive politike, për të ndihmuar në tejkalimin e dallimeve sa i përket formimit të institucioneve të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenca e Kosovës do kërkojë një takim gjithëpërfshirës me partitë appeared first on Euronews Albania.

Dekorata apo dekrete, Presidenca shpenzoi 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar

By: Ardit
6 May 2025 at 19:06

Për dekorata, dhënie nënshtetësia apo shpallje ligji… bashkë me aktivitete brenda e jashtë vendit për promovimin e Shqipërisë, Presidenca shpenzoi 227 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar. “Përgjatë vitit 2024 u realizuan 490 dekrete për shpallje ligjesh, nënshtetësi dhe dekorata, apo 98% e sasisë së planifikuar. U realizuan 20 aktivitete […]

The post Dekorata apo dekrete, Presidenca shpenzoi 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Me ftesë të Presidentit Begaj, Mbreti Abdullah II i Jordanisë në Tiranë

2 May 2025 at 12:51

Me ftesë të presidentit Barjam Begaj, Mbreti i Jordanisë Abdullah II i Jordanisë ka mbërritur në Tiranë. Në ambientet e Presidencës është zhvilluar edhe ceremonia e pritjes.

“Mirësevini në Shqipëri Madhëria Juaj, Mbret Abdullah II i Jordanisë”, është shprehur Begaj.

BE rrëzon premtimet e Ramës për integrimin: BE shtyn pa afat procesin e negociatave

19 March 2025 at 14:56

Pas 12 viteve në pushtet, kryeministri Edi Rama po përdor integrimin në BE si i vetmi premtim, duke u përpjekur t’i atribuojë vetes meritat e këtij procesi. Por shuplaka për kryeministrin Edi Rama duket se ka ardhur nga Brukseli, që përballë deklaratave elektorale të kryeministrit shqiptar, ka vendosur shtyrjen pa afat të çeljes së dy […]

The post BE rrëzon premtimet e Ramës për integrimin: BE shtyn pa afat procesin e negociatave appeared first on BoldNews.al.

Radosław Sikorski: Rruga drej mirëqenies

19 February 2025 at 09:10

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Duke filluar nga janari 2025, Polonia mori presidencën e saj në Këshillin e BE-së.

Me këtë rast Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski ka shkruar një op/ed ku thekson rëndësinë e kësaj Presidence.

Rruga drej mirëqenies

Radosław Sikorski

Duke lexuar mediat sociale kohët e fundit, kam gjetur një hartë që tregon të gjitha vendet me Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë më të lartë se Polonia në vitin 1990 dhe 2018. Bie në sy një ndryshim shumë i madh ndërmjet këtyre dy viteve.

Ndërsa 35 vjet më parë nuk ishin të pakta vende të tilla, jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikën e Jugut, Azi dhe Afrikë; me kalimin e kohës numri i tyre është ulur ndjeshëm. Në vitin 2018, në hartë nuk figuron më asnjë shtet i Amerikës së Jugut apo Afrikës.

Në vitin 2025, ky grup është është zvogëluar edhe më tej. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), PBB-ja e Polonisë në vitin 1990 ishte vetëm 6.690 USD (e llogaritur në dollarë aktualë). Në vitin 2024 ky tregues u rrit pothuajse 8-fish, duke arritur 51.630 USD. E gjithë kjo u realizua në vetëm tre dekada, brenda një gjenerate. Dhe vazhdon të ndodhë.

Sipas parashikimit të Komisionit Evropian, në vitet 2024-2025 ekonomia polake do të jetë ajo me rritjen më të shpejtë ndër ekonomitë e mëdha të Bashkimit Evropian.

Si u arrit ky stad? Përveç punës së shkëlqyer të qytetarëve tanë, në këtë sukses ekonomik kanë patur ndikim edhe dy faktorë kryesorë, ose më saktë, dy institucione: NATO dhe Bashkimi Evropian.

Institucioni i parë, të cilit Polonia iu bashkua në vitin 1999, ofroi garanci sigurie dhe ndihmoi në kapërcimin e ndarjes prej dekadash ndërmjet Evropës Lindore dhe Perëndimore.

Institucioni i dytë, të cilit iu bashkuam pesë vjet më vonë, e çoi procesin e reduktimit të pabarazive të trashëguara në një stad më të lartë. Ai u dha vendeve të reja anëtare akses në të ashtuquajturat “fondet e kohezionit”, por ajo që ishte më e rëndësishmja, në tregun e përbashkët evropian.

Burimet e suksesit

Pas rënies së komunizmit në Poloni, në vitin 1989, dhe fillesave jo të lehta të demokracisë, megjithë grindjet e përditshme të partive politike, një gjë mbeti konstante; vendosmëria e Polonisë për t’u bashkuar me dy organizatat e sipërpërmendura, pavarësisht se cila forcë politike ishte në pushtet.

Pse?

Ne jemi një komb i madh, por gjithësesi një vend mesatar për nga madhësia. Ne e shohim

me admirim historinë tonë të gjatë, ky vit shënon një mijëvjeçarin e kurorëzimit të mbretit tonë të parë, por popullsia jonë është shumë më e vogël se ajo e Pekinit dhe Shangait, të marra së bashku.

Polonia ka nevojë për aleatë, për të rritur potencialin e saj në arenën ndërkombëtare.

Ajo ç’ka qenë e vërtetë për Poloninë e vitit 1990, një vend i varfër pas katër dekadave të dominimit rus dhe keqmenaxhimit ekonomik, mund të jetë e vërtetë edhe për shumë vende, nga grupi i të ashtuquajturave “fuqi të mesme”, në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, të cilat kërkojnë hapësirë ​​për t’u zhvilluar.

Këto vende, shpesh kanë nevojë për ato që Polonisë i nevojiteshin dëshpërimisht para 35 vjetësh dhe nga të cilat ende përfiton: qeverisja e mirë dhe investimet e huaja pa imponuar detyrime të pafavorshme; por mbi të gjitha stabiliteti politik, sundimi i ligjit dhe mjedisi i parashikueshëm ndërkombëtar, me fqinjët e prirur për të punuar së

bashku për përfitim reciprok, e jo për të zhvilluar luftëra. Në fakt, nga këta faktorë mund të përfitojë çdo vend, pavarësisht nga niveli respektiv i PBB-së.

Sot rendi ndërkombëtar po përballet me sfida në shumë fronte. Ndonjëherë për arsye kuptimplota. Institucione që veprojnë prej dekadash, duke përfshirë OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit të saj, po dështojnë të përfaqësojnë komunitetin global dhe po rezultojnë të paafta për të zgjidhur situatat me të cilat ndeshemi. Ajo që këto organizata kanë nevojë aktualisht, është që të reformohen tërësisht, por jo të refuzohen plotësisht.

Iluzionet imperialiste

Për ata që janë të etur për ndryshime, përdorimi i forcës mund të duket tërheqës. Do të ishte në fakt një gabim. Braktisja e forumeve të dialogut ndërkombëtar dhe ushtrimi i dhunës nuk do të na çojnë larg.

Le të marrim në shqyrtim agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas

propagandës së Kremlinit, ky është një reagim i justifikuar ndaj imperializmit perëndimor, që pretendohet se kërcënon sigurinë e Rusisë. Në fakt, është një luftë koloniale e ditëve moderne kundër popullit ukrainas, i cili ashtu si ne polakët 30 vjet më parë, kërkon një jetë më të mirë dhe e kupton se nuk mund ta arrijë kurrë këtë qëllim, duke u rikthyer tek nënshtrimi ndaj Rusisë. Kjo është ajo për të cilën ata po ndëshkohen, përpjekja për t’u çliruar nga kontrolli i një ish-metropoli.

Agresioni i Kremlinit është një luftë e dëshpëruar e një perandorie të dështuar, për të rivendosur sferën e ndikimit.

Fitorja e Rusisë, që uroj të mos ndodhë kurrë, nuk do të krijonte një rend global më të drejtë. Nga kjo nuk do të përfitonin as vendet që janë të pakënaqura me gjendjen aktuale. Nuk do të sillte as një Rusi më të drejtë dhe më të begatë. Mjafton të thuhet se tani në Rusi janë më shumë të burgosur politikë sesa ishin në vitet 1980, kur Bashkimi

Sovjetik pushtoi Afganistanin. Viktimat do të ishin më të shumta.

Lufta nuk është kurrë një rrugë e shkurtër drejt begatisë. Gjatë mijëvjeçarit të fundit Polonia përjetoi pjesën e saj të pushtimeve dhe kryengritjeve kundër forcave pushtuese. Ishin tre dekada paqe, ato që më në fund na sollën mirëqenie, parashikueshmëri, bashkëpunim ndërkombëtar dhe stabilitet politik.

Kjo është arsyeja, pse me marrjen e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Polonia e bëri të qartë prioritetin e saj, sigurinë në dimensionet e saj të shumta, nga ato ushtarake, ekonomike e deri tek ato dixhitale. Nga Evropa e sigurt, e begatë dhe e hapur për biznes mund të përfitojnë jo vetëm evropianët, por edhe një komunitet më i madh global. Ashtu siç përfitoi Polonia gjatë tre dekadave të fundit. Mund të tingëllojë e mërzitshme, por funksionoi. Mjafton të shihni numrat.

Radosław Sikorski është Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë

/a.f/

The post Radosław Sikorski: Rruga drej mirëqenies appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Presidenca e Kosovës mbështet nominimin e Feride Rushitit për çmimin Nobel për Paqe

By: Kult Plus
26 January 2025 at 19:36

Presidenca e Republikës së Kosovës, uron dhe mbështet nominimin e KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims dhe Feride Rushiti për çmimin Nobel për Paqe.

“Organizata QKRMT është mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi nga Presidenca e Kosovës, si dhe, ndër vite, ka qenë ndër partnerët kryesor në organizimin e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e po kështu në avancimin e kësaj agjende në Kosovë. Kjo organizatë, jo vetëm që ka kontribuar në procesin e rehabilitimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por kanë luajtur rol kyç në ndërtimin e politikave që mbështesin përmirësimin e mirëqenies dhe statusit të kësaj kategorie në shoqërinë tonë. KRCT, përpos kontributit të dhënë në Kosovë, njihet si ndër organizatat që ndihmojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe konfliktit në shtete të ndryshme në botë, përderisa ndajnë eksperiencën e Kosovës për ndërtimin e mekanizmave mbështetës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës”, thuhet në njoftim.

Tutje Presidenca e falënderon deputetin suedez, Magnus Jacobsson për dorëzimin e propozimit tek Komiteti Nominues i çmimit Nobel për Paqe.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për deputetin suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka dorëzuar propozimin te Komiteti Nominues i çmimit Nobel për Paqe. Për më tepër, ai personalisht ishte pjesë e ngjarjeve që përfshinin temën për dhunën seksuale gjatë luftës dhe konfliktit, siç ishte rasti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet tutje nga Presidenca. 

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit

23 January 2025 at 10:13

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025.

Në takimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerëve të Informimit (ICIC), u vendos që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zoti Besnik Dervishi, të drejtojë këtë konferencë ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi, Komiteti e ka informuar zotin Dervishi për rolin e ri që i është besuar duke shprehur vlerësimet më të larta për kapacitetin dhe profesionalizmin e spikatur gjatë këtyre viteve.

Presidencën e kësaj Konference Ndërkombëtare ku aderojnë mbi 90 vende nga e gjithë bota e ka mbajtur më herët Autoriteti Meksikan për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit u mblodh për herë të parë në vitin 2003, ndërsa e fundit që mikpriti edicionin e 15-të të saj ishte Shqipëria në qershor të vitit të shkuar. Gjermania do të jetë vendi organizator i takimit të rradhës, që parashikohet të zhvillohet në Berlin në muajin qershor.

Kjo konferencë ka si qëllim të nxisë mbrojtjen dhe promovimin e aksesit në informacionin publik si një shtyllë themelore për qeverisjen sociale, ekonomike dhe demokratike, ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira, të krijojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë i përbashkët në forumet ndërkombëtare me synimin për të përmirësuar të drejtën e qytetarëve për informacion publik.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC)
1 nga 2

/a.f/

The post Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

5 January 2025 at 09:14

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin.

Në vend që të vepronte si ndërmjetës asnjëanës, kryeministri hungarez Viktor Orban, ndoqi një linjë përplasjesh me Brukselin dhe i acaroi partnerët e tij kur kreu vizita surprizë në Moskë, Kiev dhe Pekin – me pretendimin se ishin “misione paqeje” – por për të cilat nuk kishte rënë dakord më parë me shtetet e tjera anëtare.

“Marrja e presidencës së Këshillit të BE-së nga Poloniapritet të jetë një barazpeshë e asaj që ndodhi në gjashtë muajt e fundit” – parashikon eksperti i Europës Lindore, Kai-Olaf Lang, nga Instituti Gjerman i Çështjeve të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Berlin.

Lang i tha DW-së, se presidenca e re do të përqendrohet veçanërisht tek politikat e sigurisë së BE-së dhe marrëdhënieve me Ukrainën dhe Rusinë.

‘Askush nuk mund të ma kalojë mua’

Kryeministri polak Donald Tusk është politikan europian me shumë përvojë. Ai ka mbajtur detyrën e presidentit të Këshillit të BE-së nga 2014-2019 dhe më pas u emërua president i Partisë Popullore Europiane, partisë më të madhe në Parlamentin Europian.

Pas tetë vitesh qeverisjeje të partisë konservatore “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), aleanca politike që Tusk krijoi rreth një vit më parë, e shpalli atë fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Poloni.

Në daljen e parë publike pasi u ul në karrigen e kryeministrittë vendit në dhjetor 2023, ai deklaroi se “Askush nuk mund të ma kalojë në BE”.

‘Europa flet gjuhën tonë’

Presidenca e Këshillit të BE-së është mundësia ideale për Tusk që të tregojë se pretendimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me fjalë por edhe me vepra, dhe se pas 20 vitesh si anëtare me të drejta të plota në BE, Polonia nuk është më “nxënëse” por mund t’u tregojë madje edhe më të “moshuarve” se si drejtohet Unioni.

“Ne jemi të besueshëm. Europa flet gjuhën tonë” – tha Adam Szlapka, ministri polak për BE-në, gjatë fjalës së mbajtur kohët e fundit, teksa po prezantonte përparësitë e vendit të tij gjatë marrjes së presidencës. Szlapka shtoi se vendi i tij është “ekspert i sfidave madhore” me të cilat po përballet Perëndimi.

Argumente të forta në çështjet e sigurisë

Prej muajsh, në fjalimet e Tusk kryefjalë kanë qenë thirrjet e tij për t’i shndërruar politikat e sigurisë së Polonisë dhe shteteve të tjera të kahut lindor të NATO-s, politikë të të gjithë BE-së.

“Na duhet të nxisim akoma më shumë marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara, por Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe ‘të qendrojë mbi këmbët e saj’. Ka ardhur koha që t’i japim fund pasigurisë dhe frikës nga Rusia” – tha ai para samitit NB8 të mbajtur në fund të muajit nëntor në Suedi, samit që mbledh 8 shtetet nordike dhe ato të Baltikut.

Polonia po kryeson, edhe për sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen. Aktualisht ajo ia kushton 4.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sektorit të mbrojtjes dhe synon që në vitin 2025 ta rrisë atë në 4.7%.

Ky nuk është vetëm një argument i fortë për shtetet e tjera anëtare të BE-së, por edhe temë kryesore në diskutimet e ardhshme me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili po kërkon angazhim më të madh nga partnerët e tij europianë.

Jo paqe në “kurriz” të Ukrainës

Tusk është i vendosur për të parandaluar çdo negociatë të mundshme paqeje për dhënien fund të luftës në Ukrainë në kurriz të popullit ukrainas dhe posaçërisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ai kërkon gjithashtu që BE-ja të ketë një ulëse në tryezën e negociatave.

“Presidenca jonë e Këshillit të BE-së do të jetë bashkërisht përgjegjëse për situatën e negociatave, të cilat mund të nisin këtë dimër” – tha ai në dhjetor. “Ukraina duhet të jetë e pranishme në secilin raund bisedimesh dhe çdo variant apo propozim duhet të pranohet nga miqtë tanë në Kiev” – tha Tusk pas një takimi që pati me presidentin francez Emmanuel Macron në Varshavë në 12 dhjetor 2024.

Për të qenë e përgatitur për çdo skenar të mundshëm, Polonia po ndërton një linjë mbrojtjeje të quajtur “Mburoja e Lindjes” përgjatë kufirit me Bjellorusinë, dhe kërkon që Europa ta ndihmojë në financimin e saj. Varshava bën gjithashtu pjesë në hapësirën ajrore europiane të mbrojtjes, e njohur gjithashtu si “Mburoja Ajrore Europiane”.

Qeveria e Tusk mbështet eurobondet për mbrojtjen, por ideja e krijimit të një borxhi të ri në BE është ekstremisht e debatueshme brenda bllokut. Dy shtetet anëtare që e kundërshtojnë në veçanti këtë ide janë Gjermania dhe Holanda.

Ukraina kërkon të përshpejtojë hyrjen në BE

Një vit pasi Këshilli i BE-së vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, Polonia kërkon që të fillojnë bisedimet. Ministri Szlapka sugjeroi që bisedimet mund të nisin nga çështje si: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër korrupsionit.

Por teksa Kievi kërkon që bisedimet të nisin në sa më shumë fusha që të jetë e mundur, Varshava nuk dëshiron të nxitohet. Kjo sepse Polonia është sërish në atmosferën e zgjedhjeve: në maj 2025 polakët do të zgjedhin presidentin e ri.

Rëndësia e zgjedhjeve për qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë, nuk mund të nënvlerësohet. Prandaj Tusk nuk e ndërmerr rrezikun e nisjes së ndonjë projekti të ri europian, i cili nuk mund të pritet mirë në shtëpi, dhe mund të përdoret më pas kundër tij nga opozita.

Kufizime politike të brendshme

Marrja a mandatit si kryeministër gjatë dhjetorit të kaluar, përkoi me protestat masive të fermerëve kundër importit të grurit nga Ukraina. Bllokadat e tyre u ngritën në kufirin Poloni-Ukrainë dhe Poloni-Gjermani.

Ukraina po shpreson në një marrëveshje tregtare që do të zgjidhte çështjen e importeve me Bashkimin Europian gjatë viteve të ardhshme. Gjithsesi, duket se nuk ka gjasa që Polonia t’i bëjë lëshime Ukrainës në këtë drejtim.

Polonia është gjithashtu një kundërshtare e vendosur e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Amerikën Latine dhe me shumë mundësi do të bëjë gjithçka ka në dorë për të parandaluar marrëveshjen përpara se ajo të vihet në zbatim. Në këtë çështje, Varshava ka në krah aleatë të fuqishëm, përfshirë Francën.

Një ndryshim i mundshëm i traktateve europiane për të lejuar më shumë vendime të shumicës brenda BE-së, është gjithashtu temë e debatueshme në Poloni, që do të thotë se nuk është përparësi e presidencës polake. Opozita vendase konservatore e sheh këtë plan si një shpërbërje të shtetit polak.

“Jo, ne nuk do të punojmë në këtë drejtim, pra në ndryshimin e traktateve. Nuk mendoj se Këshillit i intereson kjo temë” – deklaroi për Agjencinë Polake të Lajmeve (PAP), ambasadorja polake në BE, Agnieszka Bartol.

Ndikimi i situatës në Gjermani dhe Francë

Tusk është gjithashtu shumë skeptik për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, e hartuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Marrëveshja kërkon pakësimin e emetimeve deri në 0 të gazit serë brenda BE-së, brenda vitit 2050.

Tusk tha se “ambiciet naive për të shpëtuar të gjithë planetin” po pengojnë konkurrencën e Europës në botë. “Dekarbonizimi nuk mund të arrihet përmes deindustrializimit,” shtoi ministri Szlapka, duke paralajmëruar se toleranca e qytetarëve ndaj politikave klimatike po zvogëlohet.

Presidenca polake në Këshillin e BE-së përkon me krizat e brendshme politike si në Gjermani, ashtu edhe në Francë. Tusk dëshiron të përdorë dobësinë e dy superfuqive europiane për të forcuar statusin e vendit të tij.

“Polonia po tregohet jashtëzakonisht proaktive për sa i përket pozicionimit të saj. Megjithatë, koalicionet me shtetet nordike dhe baltike nuk do të jenë të mjaftueshme” – paralajmëron eksperti i Europës Lindore, Lang.

“Polonia do të paraqitet si një vend pro-Europian që është i gatshëm për t’u dhënë formën e duhur gjërave” – shton Lang. ” Por Polonia do të shohë vazhdimisht se ngërçet ekonomike dhe politike në Gjermani dhe Francë do të jenë pengesë për Europën dhe zhvillimin e saj.”/DW

 

I penduar për tërheqjen e tij nga gara presidenciale, Biden: Do e kisha mundur Donald Trump pavarësisht sondazheve

28 December 2024 at 20:52
Presidenti ende në detyrë i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se i vjen keq që u tërhoq nga gara presidenciale e këtij viti dhe beson se do të kishte mundur Donald Trump në zgjedhje, pavarësisht indikacioneve negative të sondazheve. Presidenti amerikan thuhet se ka thënë gjithashtu se ka bërë një gabim në zgjedhjen e Merrick

Hapja e grup-kapitujve me BE, ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shqipëria të ecë para

By: Ardit
17 December 2024 at 09:56

Gjatë konferncës së hapjes së grup-kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se nën presidencën hungareze është arritur që të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor. Ai tha se duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE dhe se vendi […]

The post Hapja e grup-kapitujve me BE, ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shqipëria të ecë para appeared first on BoldNews.al.

Institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet për festat e fundvitit

6 December 2024 at 19:46

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Institucioni i Presidentit të Republikës u ndriçua sot për festat e fundvitit.

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ndezi dritat e pemës bashkë më fëmijët e ftuar nga e gjithë Shqipëria.

Në këtë festë, të kthyer tashmë në traditë, morën pjesë këngëtarë të vegjël, valltarë, instrumentistë, si dhe nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, të cilët kanë marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare përgjatë vitit 2024.

Institucioni i Presidentit të Republikës e ka kthyer në traditë kremtimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri me fëmijët, të cilët, edhe këtë vit, me emocion e gëzim, ishin protagonistë dhe spektatorë të koncertit festiv.

Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, uroi fëmijët përsukseset e tyre në shkencë, art, kulturë dhe sport. Zonja e Parë theksoi në fjalën e mikpritjes se fituesit e medaljeve përgjatë vitit që po lëmë pas janë shembulli i duhur për bashkëmoshatarët e tyre dhe se gjithkush ndihet krenar për ta.

“Mirëmbrëma dhe mirëserdhët, të dashur fëmijë! Kjo sallë, e mbushur me kaq hare e gëzim, na lumturon të gjithëve. Këtë vit mes nesh kemi shumë kampionë të dalluar e të suksesshëm në shkencë, art e sport. Ata meritojnë një duartrokitje të madhe nga ne sot të gjithë.

Të dashur kampionë, përkushtimi dhe pasioni juaj për letërsinë, shkencën, artin, kulturën dhe sportin janë siguria që e ardhmja jonë do të jetë më e mirë. Ju jeni shembulli i duhur për të gjithë bashkëmoshatarët tuaj. Faleminderit që keni udhëtuar nga anembanë Shqipërisë për të ndezur sot bashkë dritat e pemës së festave të fundvitit! Fëmijë, ju lutem, një duartrokitje të madhe për prindërit, mësuesit dhe trajnerët tuaj. Pa vëmendjen, kujdesin dhe mbështetjen e tyre, ju nuk do të jeni të suksesshëm. Ju uroj të gjithëve festa të mbara, shëndet e vullnet për të realizuar ëndrrat tuaja! Gëzoni!”, u shpreh ajo.

Festa vazhdoi me kërcimet e valltarëve të Qendrës Kulturore Artistike Tiranë, këngët e interpretuara nga artistët e vegjël të Liceut Artistik të Tiranës dhe zëra të rrallë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, si dhe interpretime artistike e instrumentale nga nxënës që kishin fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare në fusha të ndryshme të artit.

Ekipi kampion ndërkombëtar në Judo nga qyteti i Kavajës ofroi për të ftuarit një ndeshje të këtij sporti, ndërsa festa kulmoi me dhuratat simbolike që Institucioni i Presidentit të Republikës kishte përgatitur për të gjithë miqtë e vegjël.

/r.e/

The post Institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet për festat e fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, gati transferimi i pushtetit

By: user 11
27 November 2024 at 08:55

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpinë e Bardhë për të lejuar ekipin e tij të tranzicionit që të koordinohet me zyrtarët federalë përpara marrjes së detyrës më 20 janar. Marrëveshja e miratuar nga Kongresi e lejon ekipin e tranzicionit që të punojë me agjencitë federale dhe të ketë qasje tek të dhëna jo publike ndërsa hap dritën jeshile për zyrtarët federalë që të marrin pjesë në proces.

Trump nuk ka pranuar të nënshkruaj një marrëveshje tjetër me agjencinë e pavarur që mbikëqyr dhe menaxhon agjencitë federale, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, GSA. Marrëveshja në fjalë do t’i kishte siguruar ekipit të zotit Trump qasje tek zyrat qeveritare dhe llogaritë e postës elektronike dhe pajisje të tjera. Marrëveshja kërkon që presidenti i zgjedhur të kufizojë donacionet në 5,000 dhe të bëjë publike individët që po dhurojnë para në përpjekjet e tranzicionit.

Në bazë të Ligjit për Tranzicionin Presidencial, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë duhej të ishte nënshkruar para 1 tetorit. Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Biden i kishte kërkuar zotit Trump në rrugë private dhe publike që ta nënshkruajë marrëveshjen.

Marrëveshja është një hap kritik për sigurimin e një transferimi të rregullt të pushtetit në mesditë, ditën e inaugurimit më 20 janar, dhe shtron bazat që Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë qeveritare të fillojnë të ndajnë detaje mbi programet, operacionet dhe kërcënimet me të cilat përballet vendi.

Kjo masë eliminon pengesat që ekipi i zotit Trupt të ketë qasje tek të dhënat edhe dokumentacioni i duhur që administrata në largim i ofron administratës së re kur zoti Trump të marrë pushtetin më 20 janar.

Në bazë të marrëveshjes me Shtëpinë e Bardhë, ekipi i zotit Trump do të duhet të bëjë publik planin e tij të etikës lidhur me procesin e kalimit të pushtetit dhe të angazhohet për zbatimin e tij, tha Shtëpia e Bardhë.

Ekipi i tranzicionit duhet të deklarohet se nuk ka konflikt interesi përpara se të ketë qasje tek informacione federale jo publike.

Shefja e kabinetit të Presidentit të ardhshëm Donald Trump, Susie Wiles, u takua më 19 nëntor në Shtëpinë e Bardhë me shefin e kabinetit të Presidentit Joe Biden në largim, Jeff Zients dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ata diskutuan mes të tjerash edhe pengesat e mbetura, ndërsa avokatët e të dy palëve kanë zhvilluar bisedime të shpeshta gjatë ditëve të fundit për të finalizuar marrëveshjen.

“Ashtu si Presidenti Biden i tha popullit amerikan nga Kopshti i Trëndafilave dhe drejtpërdrejt Presidentit të zgjedhur Trump, ai është i përkushtuar për një tranzicion të rregullt”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Saloni Sharma.

Pa një marrëveshje të nënshkruar, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden ishin të kufizuar lidhur me të dhënat që mund të ndanin me ekipin e ardhshëm. I emëruari në postin e këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Walz, u takua ditët e fundit me këshilltarin e zotit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, por ekipi në largim ishte i kufizuar për gjërat që mund të diskutonin.

“Ky angazhim i lejon pjesëtarët e kabinetit tonë të ardhshëm që të fillojnë përgatitjet kritike, përfshirë dërgimin e ekipeve paraprake në çdo departament dhe agjenci, dhe të përfundojnë tranzicionin e rregullt të pushtetit”, tha zonja Wiles në një deklaratë.

Ekipi i zotit Trump për tranzicionin thotë se do të publikojë emrat e donatorëve dhe nuk do të marrë donacione të huaja.

Ende po punohet në mënyrë aktive në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje të veçantë me Departamentin e Drejtësisë për të koordinuar vetingun dhe certifikatat e sigurisë.

Kjo do të hapë rrugën që ekipi i tranzicionit dhe të emëruarit e presidentit të ardhshëm të fillojnë të kenë qasje tek të dhënat sekrete përpara se zoti Trump të marrë detyrën.

Të premten, ekipi i zotit Trump i tha zyrtarisht GSA-së se nuk do t’i përdorin zyrat e saj që ndodhen pranë Shtëpisë së Bardhë, të rezervuara enkas për raste të tilla, emailet, telefonat dhe kompjuterët qeveritarë gjatë tranzicionit.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk pajtohej me këtë vendim por po punon në rrugë të tjera që ekipi i tij t’i merrte të dhënat e nevojshme pa rrezikuar sigurinë kombëtare./VOA

The post Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, gati transferimi i pushtetit appeared first on Lapsi.al.

“Na duhen makina të reja”, Presidenca kërkesë për 36 mln lekë shtesë, Kuvendit

13 November 2024 at 14:27

Në Komisionin e Ligjeve të mbajtur këtë të mërkurë u diskutua për “Për buxhetin e vitit 2025”. E pranishme ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha.

Ajo ka treguar në komision se si do të përdoret fondi për Presidencën. Sipas sajpjesa më e madhe e fondit do të përdoret për rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

Sekretarja e presidencës ka kërkuar gjithashtu një fond shtesë prej 36 milionë lekësh. Sipas saj fondi është i nevojshëm në mënyrë që të blihen makina të reja në  dispozicion të presidentit të republikës dhe stafit tekniko administrativ.

“Mjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme, nisur nga viti i prodhimit, kilometrat, amortizimin dhe garancinë në funksionin që kryejnë. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një perfomacë sa më të lartë”, u shpreh Lusha.

“Lidhur me buxhetin 2025-2027, investim në orendi dhe pajisje zyre është i nevojshëm për godinën që do të rikonstruktohet. Investimi për pajisje kompjuterike dhe elektronike, përbën një domosdoshmëri në plotësimin e nevojave të institucionit. Rëndësi të veçantë në buxhet ka përfundimi i objektit të godinës ekzistuese të institucionit të Presidencës”,-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Na duhen makina të reja”, Presidenca kërkesë për 36 mln lekë shtesë, Kuvendit appeared first on Euronews Albania.

Begaj: Shoqëria civile të angazhohet në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të vitit 2025

11 November 2024 at 14:42

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i bën thirrje shoqërisë civile të angazhohet tërësisht në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, me qëllim arritjen e plotë të standardeve që kërkon ligji.

Në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm të procesit zgjedhor në të gjitha hallkat e tij.

“Ishte kënaqësi që ndamë së bashku të gjitha pikëpamjet tona mbi procesin. E vlerësoj shumë kontributin tuaj dhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile në proceset e shkuara elektorale”, theksoi Presidenti Begaj gjatë këtij bashkëbisedimi.

“Si President i Republikës dëshiroj dhe do të punoj që zgjedhjet të përmbushin të gjitha standardet që kërkon ligji. Kjo është detyrë e institucioneve që ngarkohen nga ligji me këtë përgjegjësi, e partive politike, por edhe juaja si shoqëri civile. Konsiderojeni Presidentin e Republikës në këtë përpjekje!”, u shpreh Kreu i Shtetit.

/a.f/

The post Begaj: Shoqëria civile të angazhohet në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌