Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Të vras, do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë

5 July 2025 at 10:58

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra të rënda penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024.

“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”, citohet të ketë thënë ai në një prej episodeve të përsëritura të ofendimeve. Në dokumentin zyrtar thuhet se Fero e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, duke i shkaktuar “frikë, ankth dhe dhimbje emocionale”. Përveç dhunës, Fero dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

arbenita ismajli

Në aktakuzë thuhet se ai e ka puthur Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë: “Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo”. “ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem… unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt me m’than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

arbenita ismajli5

Aktakuza, gjithashtu, përfshin detaje shqetësuese të kërcënimeve të Feros, përmes mesazheve në WhatsApp, përfshirë fjalët: “Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”. Sipas Prokurorisë, këto ishin përpjekje për të frikësuar dhe kontrolluar emocionalisht Arbenitën, duke përbërë kështu vepër penale të kanosjes serioze.

arbenita ismajli2

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

arbenita ismajli2

Fero u arrestua për herë të parë më 11 korrik 2023, për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes. Tashmë, me aktakuzën e ngritur në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij sipas ligjit dhe ka paraqitur provat përkatëse për të mbështetur akuzën.

Sipas “Telegrafi”, avokati i Feros ka konfirmuar për mediat ekzistencën e aktakuzës, por ka refuzuar të komentojë për detaje. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dy-vjeçare dhe konflikteve të vazhdueshme publike me modelen për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.

arbenita ismajli

Sakaq vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës Ismajli. Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre. Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor.

arbenita ismajli2

Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre. Reperi ka folur edhe publikisht për dramën që po kalon me vajzën e tij duke u shprehur se ndihet tmerrësisht keq që nuk ndodhet pranë saj. “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, meReperi e ka akuzuar t’përqafu, apo me të uru si çdo babë,” shprehet ai. Me anë të një postimi në Instagram, reperi ka publikuar momente të tij me Ninën si edhe përbri u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.

The post “Të vras, do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë appeared first on Sot News | Lajme.

“U shkelën të drejtat e studentëve hebrenj”/ Administrata Trump akuzon Harvardin, dhe kërcënon hapur për…

30 June 2025 at 22:30

Kjo vjen pas një hetimi të një task force federale mbi protestat në kampus për shkak të luftës së Izraelit në Gaza. Administrata Trump ka akuzuar Universitetin e Harvardit për shkelje të të drejtave civile të studentëve të tij hebrenj, ndërsa ka kërcënuar të shkurtojë fondet federale.

Task forca pretendoi se Harvardi ishte “qëllimisht indiferent” ose edhe “pjesëmarrës me dashje” në ngacmimet antisemite kundër popullit hebre gjatë protestave kundër luftës.

Harvardi i kundërshtoi me forcë gjetjet, duke thënë se ka ndërmarrë “hapa thelbësorë dhe proaktivë” për të luftuar antisemitizmin.

Mosmarrëveshja përshkallëzon një betejë të vazhdueshme, me administratën Trump që përpiqet gjithashtu ta heqë Harvardin nga një regjistër i imigracionit të studentëve dhe duke i kërkuar ambasadave amerikane t’u mohojnë vizat studentëve të ardhshëm ndërkombëtarë.

The post “U shkelën të drejtat e studentëve hebrenj”/ Administrata Trump akuzon Harvardin, dhe kërcënon hapur për… appeared first on Sot News | Lajme.

Rebelët Houthi kërcënojnë SHBA: Përgjigjja jonë, vetëm çështje kohe

22 June 2025 at 09:16

Zyrtari i lëvizjes Houthi në Jemen, Mohammed al-Bukhaiti, tha se përgjigjja e grupit të lidhur me Iranin ndaj sulmit të SHBA-së ishte “vetëm çështje kohe”.

Al-Bukhaiti, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Houthi, tha se marrëveshja e tyre e armëpushimit me Uashingtonin u arrit para “luftës” kundër Iranit.

Meqë ra fjala, ata më parë arritën një marrëveshje për ndërprerjen e shënjestrimit të anijeve në Detin e Kuq, për të cilën Trump ishte veçanërisht krenar.
Marrëveshja u arrit në maj dhe i referohej një armëpushimi me SHBA-në, i cili ndaloi sulmet ndaj anijeve amerikane, si dhe bombardimet amerikane të Houthi.

Houthi kryen sulme ndaj rrugëve të transportit detar dhe Izraelit si shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza gjatë sulmeve izraelite. Irani ka paralajmëruar se lufta ka filluar tani.

Drogë, zhvatje dhe kërcënime me vdekje/ Shkatërrohet banda e Elvis Demçes në Itali, 11 të arrestuar

By: Ela
20 June 2025 at 14:16

Njëkohësisht në Romë dhe Cisterna di Latina, si dhe në Rossano, Reggio Calabria dhe Bovalino, u nis një aksion i shpejtë, në të cilin Karabinierët e Njësisë Hetuese të kryeqytetit italian, së bashku me kolegët e tyre nga provincat e përfshira, arrestuan dhe çuan në burg 11 nga 14 personat nën hetim: 3 prej tyre […]

The post Drogë, zhvatje dhe kërcënime me vdekje/ Shkatërrohet banda e Elvis Demçes në Itali, 11 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

“Nëse na sulmoni…”/ Presidenti Trump nuk përmbahet më me kërcënime: Forca e paprecedentë do të bjerë mbi ju

15 June 2025 at 09:43

Duke postuar një mesazh në rrjetin e tij social, Truth Social Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë pasur asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit, mbrëmjen e kaluar”.

Ai gjithashtu lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Teheranit që të mos përfshijë SHBA-në në konflikt. “Nëse sulmohemi në çfarëdo forme, fuqia e plotë dhe forca e ushtrisë amerikane do të zbresë mbi ju në nivele që nuk janë parë më parë”, tha Trump.

Megjithatë, ai shtoi se një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është e realizueshme: “Ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm.”

Këtë pranverë, Trump kishte dhënë një afat prej 60 ditësh udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për të negociuar një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar pasoja nëse nuk arrihej një marrëveshje. Gjatë asaj kohe, ai kishte kërkuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që të shtynte çdo veprim ushtarak kundër Iranit për të krijuar hapësirë për diplomaci.

Pas fillimit të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit të premten, Trump i tha CNN-it: “Nuk e di nëse e dini, por unë u dhashë atyre një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të.”

The post “Nëse na sulmoni…”/ Presidenti Trump nuk përmbahet më me kërcënime: Forca e paprecedentë do të bjerë mbi ju appeared first on Sot News | Lajme.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon Britaninë dhe Francën: Nëse na pengoni…

14 June 2025 at 19:14

Tensionet në Lindjen e Mesme po zgjerohen me përmasa edhe më të gjera, pasi Irani ka lëshuar sot një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Britanisë së Madhe dhe Francës.

Sipas mediave iraniane, të cilave i referohet edhe agjencia “Reuters”, Teherani ka kërcënuar se do të godasë bazat ushtarake të këtyre dy vendeve në rajon, nëse ato tentojnë të ndihmojnë në pengimin e sulmeve iraniane kundër Izraelit.

Paralajmërimi i Iranit vjen në vijim të një sërë deklaratash kërcënuese ndaj Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe tashmë edhe aleatëve europianë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në një përballje me përmasa ndërkombëtare.

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon Britaninë dhe Francën: Nëse na pengoni… appeared first on Sot News | Lajme.

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

9 June 2025 at 09:42

Një denoncim tronditës vjen nga ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku Luan Rosaj, aktualisht shef i Auditit të brendshëm, akuzohet se po ushtron presion dhe shantazh të vazhdueshëm ndaj stafit mjekësor, me qëllim përfitime të paligjshme. Sipas burimeve të “Ora News” nga brenda institucionit, Rosaj ka ndërmarrë një “tur kontrolli” jo për të […]

The post Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor appeared first on BoldNews.al.

Kërcënimet ndaj presidentes Osmani, Grupi për Barazi Gjinore kërkon veprime të menjëhershme

By: D Marku
28 May 2025 at 15:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tash e një kohë ka qenë cak i disa kërcënimeve me jetë që kanë ardhur në adresën zyrtare të institucionit që ajo drejton.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore përmes një reagimi për media ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje të bëra së fundmi ndaj Osmani.

“Akte të tilla frikësimi dhe kërcënime të kësaj natyre nuk janë vetëm sulm ndaj Presidentes Osmani si person, por edhe sulm ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe parimit të paqes e stabilitetit. U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur gratë në politikë dhe për t’u siguruar që ato mund të udhëheqin pa frikë”, thuhet në reagimin e tyre.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore tutje ka shprehur solidaritet të plotë me Presidenten Osmani dhe kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të palëkundur për sigurinë, mbrojtjen dhe dinjitetin e të gjithë zyrtarëve publikë, pa dallim gjinie, që shërbejnë me integritet dhe përkushtim.

“Nuk ka vend për dhunë apo frikësim në shoqëritë demokratike”, thuhet në reagim.

The post Kërcënimet ndaj presidentes Osmani, Grupi për Barazi Gjinore kërkon veprime të menjëhershme appeared first on Albeu.com.

Kërcënimi me jetë ndaj presidentes Osmani, Prokuroria e Policia nisin hetimet për identifikimin e autorëve

21 May 2025 at 15:15

Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me kërcënimet që janë dërguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Prokuroria Speciale ka bërë me dije se e ka autorizuar njësinë përkatëse të Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që kanë kërcënuar me jetë Osmanin.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësve të mundshëm të veprës penale,” thuhet në reagim.

Të hënën është bërë e ditur se në emailin zyrtar të Presidencës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” ka kërcënuar me jetë presidenten Osmani. Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, ka konfirmuar se e-maili është dërguar në adresën zyrtare të institucionit. Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu dje ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke përmendur dhjetëra kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.

Sadriu përmes një postimi në “Facebook” shkruan se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër. Sadriu i cilëson këto si thirrje të hapura për dhunë, që nuk targetojnë vetëm individin, por vetë institucionin e Presidentes së Republikës. Ai thekson se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.

Në reagimin e tij, ai kritikon ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilëson heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional.

The post Kërcënimi me jetë ndaj presidentes Osmani, Prokuroria e Policia nisin hetimet për identifikimin e autorëve appeared first on Sot News | Lajme.

“PD drejt shkatërrimit”/ Demalia lëshon ‘bombën’: Brenda opozitës ka kërcënime

20 May 2025 at 15:01

Analisti Ilir Demalia tha se tashmë kreu i PD Sali Berisha, nuk është një faktor politik dhe se opozita do të shkërmoqet.

Demalia u shpreh se brenda PD ka kërcënime mes tyre. Ai shtoi se ky informacion i vjen nga një kandidate për deputete nga listat e hapura të demokratëve.

“Berisha nuk është faktor politik, nuk di ndonjë vend që opozita të sillet kështu. Ajo parti do shkërmoqet dhe do mbeti një bunker me ushtarë.

Nuk pres frymë të re në PD. Jo më larg se pardje, një deputete më dha një mesazh që i kishte dërguar Noka që duhet të jenë përpara ‘SKAPIT’ kur të kishte detyrimin për paraqitje Berisha. Ajo ishte kandidate për listat e hapura dhe pata një debat me të më parë. I thashë eja fol në podcastin tim, ndërkohë mu përgjigj që nuk flitet sepse ne PD të kërcënojnë dhe kemi frikë. Nëse ne kemi frikë që na kërcënojnë, dil nga partia. Janë njerëz që nuk e meritojnë mandatin e deputetit”, tha Demalia.

The post “PD drejt shkatërrimit”/ Demalia lëshon ‘bombën’: Brenda opozitës ka kërcënime appeared first on Sot News | Lajme.

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Osmanit

PRISHTINË, 19 maj/ATSH/ Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës.

“Kërcënimi është dërgua në emailin zyrtar të Presidencës”, ka thënë Kupina.

Kupina tha se kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. “Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë”, tha ai.

Sipas tij, përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme.

“Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi”, tha ai.

Kupina tha se rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë.

“Kur kërcënimet e rënda nuk trajtohen me seriozitetin që meritojnë, ato jo vetëm që nuk ndalen — përkundrazi, inkurajohen. Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerë të ndjekin të njëjtin model: nxitje dhune, thirrje për eliminim fizik dhe përçmim të plotë ndaj rendit kushtetues”, tha ai. /Kosovapress/

The post Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Osmanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ K*rcënohet me jetë Vjosa Osmani! Ja email-i që mbërriti në adresën e presidentes

By: M C
19 May 2025 at 19:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë, raportojnë mediat në Kosovë, referuar burimeve brenda policisë.

Ky nuk është kërcënimi i parë me vdekje për Vjosa Osmanin.

Sakaq kërcënime të tilla janë shpeshtuar kohëve të fundit.

Në foton e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës

The post FOTO/ K*rcënohet me jetë Vjosa Osmani! Ja email-i që mbërriti në adresën e presidentes appeared first on Albeu.com.

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

16 May 2025 at 08:21

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë. Lapsi.al ka parë një komunikim […]

The post Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime appeared first on BoldNews.al.

Kërcënimet e Trump, rritet nafta/ Rritja e çmimit pas deklaratave për tarifa ndaj naftës ruse

By: xhir jeta
31 March 2025 at 15:22

Kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa 25 deri në 50%  për naftën ruse kanë bërë që ccmimet të rriten këtë javë.

Paralajmwrimet e Trump kanë dhënë efekt tek çmimet e naftës së papërpunuar qw janë rritur me rreth 0.66%mwngjesin e sw hwnws , pasi presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste tarifa dytësore për blerësit e naftës ruse.

Çmimet e naftës janë rritur afërsisht 5% që nga mesi i marsit, pasi SHBA goditi militantët Houthis, një grup ushtarak i mbështetur nga Irani në Jemen. Grupi Huthi kishte nisur sulmet ndaj anijeve  tregtare në Detin e Kuq pas hakmarrjes së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët do të fillojnë të zbutin shkurtimet vullnetare të prodhimit të naftës prej 2.2 milionë fuçi në ditë në prill. Megjithatë, kërcënimet tarifore të Trump kundër anëtarëve kryesorë të OPEC+, përfshirë Rusinë, Iranin dhe Venezuelën, mund të zvogëlojnë furnizimet e tyre, duke kompensuar në mënyrë efektive rritjen e planifikuar të prodhimit.

OPEC+ ka planifikuar të mbajë një takim më 5 prill për të diskutuar planet e ardhshme të përbashkëta të prodhimit. Sipas Reuters, grupi pritet të zgjasë rritjen e prodhimit, me 135,000 fuçi në ditë gjatw majit.

Kërcënimet tarifore të Trump ndaj Rusisë dhe Iranit kanë  shtuar frikën për inflacion më të lartë dhe rritje më të dobët ekonomike, duke çuar potencialisht në stagflacion apo edhe recesion, gjë që mund të zvogëlojë kërkesën për naftë.

Javën e kaluar, Trump kërcënoi gjithashtu se do të vendoste tarifa 25% për vendet që blejnë naftën e Venezuelës, që pritet të hyjë në fuqi më 2 prill. Komentet e tij të fundit gjatë fundjavës kanë shtuar presionin e mëtejshëm mbi çmimet e naftës së papërpunuar.

Po ashtu edhe Tregjet e aksioneve në të gjithë rajonin Azi-Paqësor kanw pwsuar rwnie , pasi investitorët kanë frikë se Trump do të shpallë tarifa të reja të mërkurën, e cila është quajtur “Dita e Çlirimit” nga presidenti amerikan../abcnews.al

Cardi B akuzon Offset për kërcënime dhe manipulime gjatë divorcit

By: gaze tare
31 March 2025 at 14:39

Cardi B ka bërë akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset, duke pretenduar se ai e ka kërcënuar dhe ngacmuar me mesazhe dhe mesazhe zanore për ta përulur.

Në një intervistë në X Spaces, reperja e hitit “Bodak Yellow” tha se Offset ka ndërhyrë në jetën e saj private, ka përhapur thashetheme të pavërteta dhe ka manipuluar blogerët për ta tallur në rrjetet sociale. Ajo kërkoi që ai të kërkonte falje deri në mesditë, duke paralajmëruar se përndryshe do të ekspozonte gjithçka.

Çifti, që kanë tre fëmijë së bashku, po kalojnë një divorc të tensionuar me akuza dhe përplasje të vazhdueshme. Cardi B ka kërkuar kujdestarinë primare të fëmijëve, ndërsa Offset kërkon kujdestari të përbashkët. Konfliktet mes tyre janë përshkallëzuar që prej vitit 2023, duke përfshirë akuza për tradhti dhe debate të ashpra online.

The post Cardi B akuzon Offset për kërcënime dhe manipulime gjatë divorcit appeared first on iconstyle.al.

Kërcënonte mësueset e shkollës së tij, ky është i riu që arrestohet në Tiranë/ FOTO

By: Oldi
28 February 2025 at 11:26

Agjentët e Komisariatit nr. 3 në Tiranë arrestuan një të ri, i cili përndiqte dhe kërcënonte mësueset dhe drejtoreshën e shkollës së tij. 21-vjeçari Luis Sheta studionte në shkollën ‘Konstandin Kristoforidhi’ në Tiranë. I riu kërcënonte stafin pedagogjik, pasi ishte ngelës në shkollë. Tre denoncime janë bërë kundër tij në polici; nga drejtoresha e shkollës, […]

The post Kërcënonte mësueset e shkollës së tij, ky është i riu që arrestohet në Tiranë/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Rusia i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nuk është vetëm çështja e përfundimit të luftës

By: Mirgen
22 January 2025 at 19:33

Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara i është përgjigjur kërcënimeve ekonomike të Donald Trump kundër Moskës. Më herët, presidenti amerikan tha se do të vendosë tarifa dhe sanksione ndaj Rusisë “nëse Moska nuk arrin marrëveshje paqeje me Ukrainën”. Dmitry Polyanskiy tha se Kremlini do të duhet të shqyrtojë se çfarë Trump mendon […]

The post Rusia i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nuk është vetëm çështja e përfundimit të luftës appeared first on BoldNews.al.

“Një person i tretë prishi martesën e Liridonës dhe Naim Murselit”/ Curri: Kam marrë kërcënime të tmerrshme pas…

17 January 2025 at 09:43

Analisti Arjan Curi pohoi mbrëmjen e kaluar në një emision televiziv se me deklaratën që bëri në emision pak muaj më parë, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli është kërcënuar.

“Kam marrë kërcënime të tmerrshme”, u shpreh Curi, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se shkak i vrasjes së Liridonës mund të ketë qenë një lidhje jashtëmartesore e Naim Murselit, pra një person i tretë ka hyrë në lidhjen e tyre.

“Ne patëm guximin të themi në këtë emision atë që mediat e Kosovës, por edhe njerëz që janë brenda qarqeve të larta politike në Kosovë, e pëshpërisnin me njëri-tjetrin, por asnjëri nuk kishte guxim ta thoshte. Naim Murseli, për shkak të të qenit këshilltar i Behgjet Pacollit, ka qenë edhe në Mar-a Lago, në vilën e Donald Trump. Ky njeri që arriti të kalojë të gjithë filtrat e sigurisë së një shteti, arrin dhe bën këtë krim makabër, për shkak të një tradhtie bashkëshortore dhe një trekëndëshi bashkëshortor, që kur unë e thashë këtu në emision këtë, kam marrë kërcënime të tmerrshme. Ta dinë dhe ata që po na dëgjojnë, që nuk na mbyllin dot gojën, as me kërcënime, as me gjykata, sepse vetëm në Rusinë e Behgjetit mund të dënohen njerëzit për opinione, në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh kjo”.

Curi shtoi se Prokuroria duhet ta thotë nëse ka një person që u fut mes çiftit dhe nëse ky person ka pasur ndonjë rol në vendimin e Murselit për të vrarë gruan.

“Jam i drejtë dhe kam pritur që tezat të vërtetoheshin edhe nga aktakuza. Pas fjalës ‘çrregullime të rënda të marrëdhënies martesore’, fshihet një trekëndësh dashurie. Në nuk futemi në krevatin e një njeriu, por nëse ky krevat bëhet më pas shkak për një vrasje, atëherë do të futemi. Prokuroria duhet ta thotë kush është personi i tretë që është futur mes çiftit. Ne nuk e dimë nëse personi ka pasur rol aktiv apo pasiv në shtyrjen e Naim Murselit të bëjë vrasjen”.

The post “Një person i tretë prishi martesën e Liridonës dhe Naim Murselit”/ Curri: Kam marrë kërcënime të tmerrshme pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Kërcënimet e Trump, presidenti i Panamasë bën paralajmërimin e fortë: Do ia nisim Këshillit të Sigurimit të OKB-së

11 January 2025 at 15:08

Presidenti i Panamasë Jose Mulino kërcënon se do të paraqesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara njoftimet e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump se SHBA do të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë, tha ish-presidenti i Panamasë, Ernesto Baladares.

Mullino pret që Trump të marrë detyrën më 20 janar përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Baladares tha se Mulino ia tha këtë gjatë një takimi të mërkurën në pallatin presidencial, ku liderët e Amerikës Latine u takuan me liderin e opozitës venezueliane Edmundo Gonzalez, raportoi Politico.

Trump tha të martën se ai nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake për të kthyer Kanalin e Panamasë, të cilin SHBA ia dha Panamasë një çerek shekulli më parë.

Në javët e fundit, Trump ka pohuar se ushtarët kinezë dyshohet se kontrollojnë Kanalin e Panamasë, i cili operohet nga Autoriteti i pavarur i Kanalit të Panamasë.

Trump u ankua gjithashtu për tarifat e tranzitit të paguara nga anijet amerikane dhe kërcënoi se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë.

Mulino tha muajin e kaluar se Kanali i Panamasë do të mbetet territor panamez.

The post Kërcënimet e Trump, presidenti i Panamasë bën paralajmërimin e fortë: Do ia nisim Këshillit të Sigurimit të OKB-së appeared first on Sot News | Lajme.

“Rrezik për Kosovën dhe Ballkanin”, Maqedonci: Grupi i Radoiçiç mbështetet nga Beogradi

28 December 2024 at 13:10

Grupi i Radoiçiç përbën rrezik për Kosovën. Kështu shprehet Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pasi sipas tij anëtarët e kësaj organizate janë të lirë dhe vijojnë të mbështeten nga Beogradi.

Ky grup vazhdon të mbetet i organizuar. Po dëshmon në vazhdimësi që paraqet rrezik për vendin tonë dhe jo vetëm, por edhe për të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është e parë qartazi që edhe pas tentimit për aneksim të territorit tonë më 24 shtator të vitit 2023, ky grup ka vazhduar që të funksionojë dhe të inkurajojë elementët e tij brenda territorit të Kosovës për të vazhduar me sulme të tjera”, tha Ejup Macedonci.

Sipas Maqedoncit, ky grup ka ndryshuar mënyrën e funksionimit nisur nga sulmi i fundit në Ibër Lepenc.

Ka një tentativë për aneksim. Është shndërruar në një format të veprimeve terroriste siç ishte rasti i fundit kur elementë të lidhur me këtë grup tentuan që të dëmtojnë infrastrukturën kritike të vendit tonë, duke u mohuar qytetarëve qasjen në shërbimet esenciale dhe duke shkaktuar krizë energjetike me qëllim destabilizim të vendit”, tha Ejup Macedonci.

The post “Rrezik për Kosovën dhe Ballkanin”, Maqedonci: Grupi i Radoiçiç mbështetet nga Beogradi appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌