Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

By: user 10
4 July 2025 at 16:21

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie.

Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte “kontrolluar jetën e tij për shumë vite”. “Ai e ka dashur shumë [Angelina-n] dhe e di që ka bërë gabime,” tha burimi, duke përshkruar situatën si “tejet toksike dhe përçarëse”.

Brad dhe Angelina nisën lidhjen në vitin 2004 dhe u martuan në 2014, por martesa zgjati vetëm dy vite. Gjatë kohës së tyre së bashku, ata krijuan një familje me gjashtë fëmijë: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19) dhe binjakët Vivienne dhe Knox (16).

Pas ndarjes në vitin 2016, marrëdhënia e Pitt me fëmijët u tensionua, sidomos pas incidentit të diskutuar në avion dhe problemeve me alkoolin. “Ai nuk e fajëson plotësisht Angelina-n, por e pranon se ka përgjegjësi,” tha burimi.

“Pendimi i tij më i madh është që nuk mund të rregullojë marrëdhënien me fëmijët.”

Pavarësisht se beteja ligjore ka përfunduar pas tetë vitesh, burimi thekson: “Nuk ka fitues në këtë rast.”

Aktori 61-vjeçar është përqendruar tani në përmirësimin e vetes dhe në ruajtjen e shëndetit mendor e fizik.

Ai ka treguar në podcast-in “Armchair Expert” se pjesëmarrja në mbledhjet e Anonimëve të Alkoolit (AA) ka qenë thelbësore për shërimin e tij. Ndërkohë, Jolie nuk është ende gati të falë. “Ajo nuk e ka lënë pas krahëve,” tha burimi.

Aktualisht, Pitt është në një lidhje serioze me Ines de Ramon dhe është i lehtësuar që ndarja ligjore ka marrë fund, por pranon se “pasojat do ta ndjekin gjithmonë”.

 

The post Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi appeared first on Lapsi.al.

U aludua se janë ndarë, reagon Michelle Obama

By: user 10
27 June 2025 at 20:48

Michelle Obama ka reaguar sërish ndaj thashethemeve të shumta për divorc mes saj dhe bashkëshortit të saj, Barack Obama, që kanë qarkulluar në muajt e fundit.

Në një intervistë për podcastin “Wild Card” të enjten, 61-vjeçarja foli për mënyrën se si fakti që çifti “nuk del shpesh në takime” shkakton spekulime për “fundin” e marrëdhënies së tyre të gjatë.

Michelle theksoi: “Është si, ‘Ok, ne nuk postojmë çdo moment të jetës sonë në Instagram.’ Ne jemi 60 vjeç.Thjesht nuk do të dini çfarë bëjmë çdo minutë të ditës,” vazhdoi ajo.

Michelle është e martuar me Barackun, 63 vjeç, që nga viti 1992, dhe kanë dy vajza — Malia, 26 vjeç, dhe Sasha, 24 vjeç. Ish-zonja e parë theksoi se fakti që nuk shfaqin publikisht “daljet në takime” ushqen thashethemet për ndarje. Ajo gjithashtu mbrojti vendimin për të mos dokumentuar “çdo minutë” të jetës së tyre në rrjetet sociale.

Megjithëse ish-presidenti nuk është prononcuar drejtpërdrejt për thashethemet e ndarjes, ai herë pas here e nderon bashkëshorten me dedikime të ëmbla në rrjetet sociale për Ditën e Shën Valentinit, ditëlindjen e saj dhe raste të tjera.

Çifti festoi 32-vjetorin e martesës në tetor 2024. Atëherë, Barack shkroi në X (Twitter) se “nuk mund të kishte kërkuar një partnere dhe mike më të mirë për të kaluar jetën.”

Michelle më parë hodhi poshtë thashethemet për probleme në marrëdhënie gjatë një interviste në maj për “The Diary of a CEO with Steve Bartlett,” duke thënë se “të gjithë do ta dinin” nëse ata do të kishin vështirësi.

“Nuk jam ndonjë martire,” u shpreh ajo. “Do të isha duke zgjidhur problemet publikisht.”

The post U aludua se janë ndarë, reagon Michelle Obama appeared first on Lapsi.al.

“Babi, a je ndarë me mamin?”/ Meda tregon momentin që e ka prekur më shumë

By: gaze tare
22 June 2025 at 16:16

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, këngëtari i njohur Meda ka folur me sinqeritet për jetën e tij personale dhe për ndikimin që kanë pasur spekulimet e pavërteta në familjen e tij. I pyetur për mesazhin më të keq që ka lexuar ndonjëherë për veten, Meda rrëfeu një moment që e ka lënduar thellë:

“Njëherë ishte shkruar që jam ndarë nga Lulja, që i kam ikur dhe ajo më ka marrë fëmijët. Në atë kohë, fëmijët e mi dinin të lexonin, dhe në mbrëmje më pyesin: ‘Babi, a je ndarë me mamin?’”

Këngëtari tregoi se e kishte përjetuar rëndë këtë situatë, jo për shkak të lajmit të rremë në vetvete, por për shkak të shqetësimit të fëmijëve të tij, të cilët nuk arrinin të kuptonin se ku mbaron realiteti dhe ku fillon lajmi i pavërtetë.

Megjithatë, Meda theksoi se asnjë thashethem nuk ka ndikuar realisht në jetën familjare:

“Jo, nuk ka ndikuar. Ne kemi qenë gjithmonë bashkë dhe të fortë si familje.”

The post “Babi, a je ndarë me mamin?”/ Meda tregon momentin që e ka prekur më shumë appeared first on iconstyle.al.

Hailey Bieber nxit spekulimet për divorc nga Justin Bieber

By: user 10
22 June 2025 at 15:39

Modelja Hailey Bieber ka nxitur thashethemet për një krizë në martesën e saj me Justin Bieber, pasi u pa dy herë pa unazën e saj të martesës gjatë daljes në New York City të enjten.

Hailey, 28 vjeçe, u fotografua për herë të parë teksa po dilte për mëngjes në restorantin “The Commerce Inn” në lagjen West Village.

Ajo kishte veshur një xhaketë të gjatë ngjyrë kaki, syze dielli , por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e unazës së martesës, e cila thuhet të kushtojë rreth 500,000 dollarë.

Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo u pa sërish pa unazë, këtë herë në një mbrëmje me mikeshat e saj, modelet Camila Morrone dhe Suki Waterhouse, në restorantin “Chez Fifi” në Upper East Side. Për këtë dalje, Hailey kishte zgjedhur një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse.

Zërat për ndarje mes çiftit kanë qarkulluar prej kohësh, por u intensifikuan në fillim të këtij viti, kur Hailey ndaloi së ndjekuri Justin në Instagram – gjë që më vonë e shpjegoi si një “gabim teknik”.

Në një intervistë të fundit për revistën Vogue, Hailey iu përgjigj spekulimeve duke thënë: “Mendova se pas shtatë vitesh do të ishte shuar kjo çështje, por jo. Madje, edhe pasi kemi një fëmijë, njerëzit nuk ndalen.”

Çifti, që u martua në vitin 2018, mirëpriti djalin e tyre, Jack Blues Bieber, në gusht të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Justin është parë disa herë në publik në gjendje emocionale të paqëndrueshme, dhe raportohet se Hailey është e shqetësuar për mirëqenien e tij. “Ajo e do me gjithë zemër, por kjo nuk do të thotë se është e lumtur,” tha një burim për Page Six në prill.

 

The post Hailey Bieber nxit spekulimet për divorc nga Justin Bieber appeared first on Lapsi.al.

1 vit pasi njoftuan ndarjen, aktorët e njohur finalizojnë divorcin

By: user 10
15 June 2025 at 10:00

Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher kanë përfunduar zyrtarisht procesin e divorcit, më shumë se një vit pasi njoftuan ndarjen e tyre. Lajmin e konfirmuan vetë ish-çifti përmes një deklarate të përbashkët në Instagram Stories të premten.

“Divorci ynë është finalizuar,” shkruajnë ata. “Jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe, duke ruajtur respektin e ndërsjellë, mbetemi miq dhe të përkushtuar ndaj bashkë-prindërimit të fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Ju kërkojmë mediave të vazhdojnë të respektojnë privatësinë e tyre.”

Baron Cohen, 53 vjeç, dhe Fisher, 49 vjeç, njoftuan në prill të vitit të kaluar se po i jepnin fund martesës së tyre pas gati 14 vitesh së bashku.

“Në vitin 2023, së bashku vendosëm të përfundojmë martesën. Gjithmonë kemi vënë privatësinë në plan të parë dhe kemi punuar qetësisht përmes këtij ndryshimi,” u shprehën aktorët.

Në deklaratën e parë, të shoqëruar me një foto simbolike ku mbanin raketa tenisi, ata shkruanin: “Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati mbi njëzet vjet, më në fund po i lëmë raketat mënjanë.”

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se pavarësisht sfidave, procesi i ndarjes ka qenë relativisht paqësor. Ata kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe kanë mbetur të përkushtuar ndaj mirëqenies së tre fëmijëve të tyre — dy vajzave dhe një djali.

Fisher e përshkroi përjetimin e divorcit si “gjënë më të vështirë që kam kaluar ndonjëherë,” në një intervistë për Sunday Times, duke shtuar se është një periudhë nga e cila ka nxjerrë mësime të mëdha personale.

 

The post 1 vit pasi njoftuan ndarjen, aktorët e njohur finalizojnë divorcin appeared first on Lapsi.al.

Erion Isai dhe Ajlin Petrela nuk janë më bashkë: Gjykata finalizon divorcin pas 12 vitesh martesë

By: gaze tare
11 June 2025 at 23:10

Pas shumë zërash e thashethemesh që qarkullonin prej kohësh, është bërë tashmë zyrtare: Kryebashkiaku i Ersekës dhe aktori i njohur i humorit, Erion Isai, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela.
Divorci është finalizuar në prill të këtij viti nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që kërkesa për ndarje ishte dorëzuar prej kryebashkiakut që një vit më parë.

Çifti, i martuar që prej vitit 2011, ka dy vajza së bashku. Në vendimin gjyqësor thuhet se mes tyre “nuk ka më afeksion dhe bashkëjetesa ka humbur kuptimin”.

Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit,” kishte rrëfyer ajo. “Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku.”

Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.

Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.

The post Erion Isai dhe Ajlin Petrela nuk janë më bashkë: Gjykata finalizon divorcin pas 12 vitesh martesë appeared first on iconstyle.al.

7 milionë euro, një telefon plot “prova” dhe një divorc që s’ka fund: Icardi shpërthen ndaj Wanda-s

By: gaze tare
11 June 2025 at 23:02

Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk po ndahen thjesht si çift, por si një “biznes” që po shkatërrohet në sy të gjithë botës. Pas viteve të marrëdhënies plot ulje-ngritje, tradhti e pajtime publike, dyshja tani ndodhen në mes të një divorci të tensionuar dhe akuzat po thellohen çdo ditë.

Në qendër të përplasjes së fundit është një shumë prej 7 milionë euro. Icardi pretendon se Wanda, e cila e ka menaxhuar për vite me radhë edhe profesionalisht, ka transferuar shuma të mëdha në llogarinë e saj personale, pa miratimin e tij. “Kam gjetur prova në telefon. Ajo nuk ka menduar kurrë për vajzat e saj, vetëm për egon e vet,” shkruan ai publikisht.

Sipas mediave argjentinase, futbollisti i Galatasarayt ka ngritur tashmë një padi për vjedhje, duke i shtuar edhe më shumë zjarr dramës mes tyre. Wanda nuk ka reaguar ende publikisht për këto akuza.

Një gjë është e sigurt: divorci i tyre s’po ndahet dot as nga vëmendja e mediave.

The post 7 milionë euro, një telefon plot “prova” dhe një divorc që s’ka fund: Icardi shpërthen ndaj Wanda-s appeared first on iconstyle.al.

“Falja më riktheu qetësinë”/ Elia Zaharia flet për vështirësitë pas divorcit më princ Lekën: Kalova një periudhë…

31 May 2025 at 11:33

Thonë se koha i shëron të gjitha. Pas zhgënjimeve, ndarjeve apo sfidave të jetës, besojmë se me kalimin e kohës gjithçka gjen vendin e vet. Dhe në shumicën e rasteve, kjo është e vërtetë – edhe plagët që dikur dukeshin të pashërueshme, me kohë zbehen.

Një dëshmi e kësaj është edhe aktorja e njohur shqiptare Elia Zaharia, e cila pas ndarjes së shumë përfolur nga Princ Leka, duket se ka gjetur qetësinë dhe balancën e saj të brendshme. E ftuar në emisionin “Rudina”, Elia nuk dha shumë detaje rreth ndarjes, por ndau reflektime të sinqerta për atë që ka përjetuar dhe mësimet që ka marrë.

The post “Falja më riktheu qetësinë”/ Elia Zaharia flet për vështirësitë pas divorcit më princ Lekën: Kalova një periudhë… appeared first on Sot News | Lajme.

Harta e divorceve/ Në jug po ndahen më shumë, veriu mbetet më konservator

By: user 8
23 May 2025 at 17:45

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit.

Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence. /Monitor

The post Harta e divorceve/ Në jug po ndahen më shumë, veriu mbetet më konservator appeared first on Lapsi.al.

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc me Michelle

By: user 10
12 May 2025 at 20:18

Barack Obama bëri një postim për gruan e tij, Michelle Obama, me rastin e Ditës së Nënës, duke lënë pas thashethemet për një ndarje mes tyre.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat mëmësore të jashtëzakonshme!” shkroi ish-presidenti në platformën X të dielën, krahas një fotoje të Michelle me vajzat e tyre, Malia (26) dhe Sasha (23).
“@MichelleObama, unë dhe vajzat jemi me fat që të kemi në jetën tonë. Të duam shumë.”

Postimi i ndjerë erdhi pas zërave për një ndarje të mundshme mes çiftit, sidomos pasi Michelle mungoi në disa ngjarje politike të rëndësishme, përfshirë funeralin e Presidentit Jimmy Carter në janar.

Po atë muaj, ajo gjithashtu nuk mori pjesë në inaugurimin e dytë të Presidentit Trump. Gjatë një interviste në podkastin “Diary of a CEO” në fillim të majit, Michelle shpjegoi se vendimi për të mos marrë pjesë në këto evente ishte personal dhe jo shenjë e problemeve në martesë.

“Njerëzit nuk mund ta besonin që po thosha ‘jo’ për ndonjë arsye tjetër. Ata duhej të supozonin që martesa ime po shkërmoqej,” tha ajo. Michelle theksoi se ishte një vendim i vështirë, por i duhuri për të:
“Ishte e vështirë për mua të mos bëja atë që perceptohej si e drejtë, por të bëja atë që ishte e drejtë për mua.”

Barack dhe Michelle janë martuar që nga tetori i vitit 1992 dhe kanë dy vajza së bashku.

 

The post Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc me Michelle appeared first on Lapsi.al.

Obama i jep fund thashethemeve për divorc me një dedikim të ëmbël për Michelle

By: gaze tare
12 May 2025 at 13:33

Barack Obama ka zgjedhur Ditën e Nënës për t’u shprehur publikisht, jo vetëm për të nderuar figurën e nënës, por edhe për t’i vënë njëherë e mirë pikën spekulimeve për një krizë martesore me Michelle.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme!”, shkroi ai në platformën X, duke e shoqëruar mesazhin me një foto familjare të Michelle me vajzat e tyre, Malian dhe Sashan. “Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”, përfundon postimi.

Ky gjest i ndjerë erdhi pas disa muajsh thashetheme që aludonin për një ndarje të mundshme mes çiftit, sidomos pas mungesës së Michelle në disa evente të rëndësishme publike.

The post Obama i jep fund thashethemeve për divorc me një dedikim të ëmbël për Michelle appeared first on iconstyle.al.

Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku merr vendimin drastik, rikthehet te ‘dashuria e parë’

26 April 2025 at 11:12

Që pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka tentuar që të vendosë jetën e tij në një normalitet. Prej vitesh ai ka provuar të bëjë pak nga të gjitha, aktrim, muzikë, biznes, duke eksperimentuar në disa fusha.

Por duket se divorci tronditi jo pak jetën e tij, duke e bërë që të merrte pak kohë nga këto angazhime. Megjithatë, nuk mund të themi se një të mirë e pati e gjitha kjo histori. Pas ndarjes, çmimi për të pasur performancat e tij live u rrit ndjeshëm. Shkak u bënë edhe disa këngë, në dukje si akuza drejtuar ishgruas së tij. Por mesa duket kjo situatë nuk zgjati shumë. Edhe pse solli disa produksione të reja, tregu muzikor duket si një terren plotësues për të, sesa një profesion i mirëfilltë. Ndaj edhe Bes Kallaku ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë aktrimit.

Aktori, do të rikthehet edhe njëherë në skenën ku edhe u bë i famshëm, në show e humorit. Mesa duket aktrimi është përsëri në planet e tij, duke vendosur që të kthehet edhe njëherë jo vetëm si aktor humori, por edhe me pjesëmarrje nëpër filma dhe produksione që do të mbërrijnë nga vetë ai. Ditët e fundit, aktori ka nisur edhe përgatitjet për rikthimin e tij në kinematografi, duke vendosur kështu të rikthehet sërish tek ‘dashuria’ e tij e parë. Rreth 1 vit nga ndarja me Xhensilën, Besi ka vendosur që të ndërmarrë edhe njëherë rrugën që i dha suksesin, duke lënë pas dështimin në dashuri.

Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur pak kohë më parë për ndarjen nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku. Xhensila tregoi se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.

“Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë. Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado të vështirë të jenë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre”, thotë Xhensila.

Ishte Besi i pari që konfirmoi se mes tij dhe Xhensilës gjërat kishin përfunduar. Në programin “Ferma Vip”, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar. Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

The post Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku merr vendimin drastik, rikthehet te ‘dashuria e parë’ appeared first on Sot News | Lajme.

Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024

By: gaze tare
22 April 2025 at 15:58

Divorci është kthyer në një dukuri shqetësuese edhe në Durrës, ku vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 1,307 kërkesa për zgjidhje martese në Gjykatë.

Specialistët thonë se shkaqet janë të ndryshme dhe jo më tradhtia bashkëshortore si dikur, por vështirësitë ekonomike, martesat në moshë të re dhe mungesa e përgjegjësisë në çift.

“Shumë burra nuk punojnë, gratë mbajnë barrën e ekonomisë familjare, pagat janë të ulëta. Këto probleme çojnë në konflikte dhe më pas në ndarje,” thotë avokatja Shqiponja Meta.
Qytetarët e Durrësit japin mendime të ndryshme, që nga mungesa e përkushtimit, tek pasioni për paranë, deri te dëshira për eksperienca të reja:

“Gratë kanë humbur busullën…”, thotë një banor.
“Të dy palët duhet të kenë durim dhe përkushtim, ndryshe nuk funksionon.”
“Disa duan të provojnë më shumë partnerë, s’kanë qenë seriozë që në fillim.”
“Divorci është emancipim, por edhe pasojë e kushteve të vështira ekonomike.”
“Mungon toleranca, respekti, dhe dashuria është zbehur.”

Pas ndarjes, sfidat nuk përfundojnë. Ekspertët paralajmërojnë se shumë prindër harrojnë detyrimet ndaj fëmijëve dhe pasoja më të rënda bien pikërisht mbi ta.

Sipas tyre, divorci nuk është vetëm një procedurë gjyqësore, por një fenomen kompleks që kërkon ndërhyrje dhe mbështetje institucionale për të parandaluar dëmet sociale afatgjata./REFORMA

The post Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024 appeared first on iconstyle.al.

“S’kam pse t’i lutem”/ Kryemadhi tregon pse s’mori pjesën në seancën e divorcit, sulmon zyrtarët e PL: Stafi i Metës…

15 April 2025 at 12:52

Monika Kryemadhi, edhe pse vetë nuk kandidon për deputete dhe ka mbetur jashtë strukturave të PL-së, deklaron se vazhdon të bëjë fushatë për të siguruar vota për babain e fëmijëve të saj, Ilir Meta, me të cilin u divorcua pak ditë më parë.

Kryemadhi, e pyetur se pse nuk ishte e pranishme në seancën e divorcit, u shpreh se “kush ka iniciuar le ta komandojë”, referuar ish bashkëshortit të saj, i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024. Ajo theksoi se nuk ka arsye pse t’i lutet apo të presë të pajtohet nga dikush që do të ndërpresë marrëdhënien me të.

Kryemadhi deklaroi se politika ishte thjesht një justifikim nga Ilir Meta për t’i dhënë fund martesës së tyre. Ndërsa ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të PL-së, pasi sipas saj, kanë thënë që “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS”, por shtoi se në çdo takim merr me vete fëmijët e saj, që sipas Kryemadhit, janë dëshmitarë të fushatës që ajo po bën për Metën.

Pjesë nga deklarata për gazetarët:

Monika Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi.

Pse nuk shkuat në seancë

Monika Kryemadhi: Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem.

Nuk është shkaktare politika?

Monika Kryemadhi: Mendoj se ishte justifikim, për mua s’ka gjë dmth. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?

Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS|” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë.

The post “S’kam pse t’i lutem”/ Kryemadhi tregon pse s’mori pjesën në seancën e divorcit, sulmon zyrtarët e PL: Stafi i Metës… appeared first on Sot News | Lajme.

“Sapo u divorcove me Metën, tani pse kërkon vota për të?”/ Ja si përgjigjet Kryemadhi

15 April 2025 at 08:55

Monika Kryemadhi, e ftuar në një emision televiziv kërkoi votën për Ilir Metën i cili vijon të jetë i burgosur. Kryemadhi u pyet se përse po e mbështet Metën në fushatë, ndërkohë që sapo kanë finalizuar divorcin. Ajo tha se mbështet fëmijët e saj dhe do që babai i tyre të jetë mirë, ndërkohë pati kritika për drejtimin e Partisë së Lirisë, veçanërisht ndaj Tedi Blushit.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Monika Kryemadhi sapo ka bërë divorcin me Metën, por kërkon me insistim të madh dhe punë të palodhur votat për Metën. Një pjesë thonë mos bëjnë vetë dhe nuk janë ndarë vërtëtë…?

Monika Kryemadhi: Divorci me Metën, është gjë personale, marrëdhënie që merr fund dhe ikën mbaron. Vota ime do ti shkojë Metës. Po të mos ishte në listë të hapur, do të votoja vetëm koalicionin e opozitës dhe asnjë nga kandidatët e listës.

Enton Abilekaj: Zoti Meta e di që ju po bëni fushatë për Metën?

Monika Kryemadhi: Ka 45 mijë gra të ndara…

Ylli Rakipi: Edhe vazhdojnë votojnë për burrin?

Monika Kryemadhi: Them mos ta bastardojmë këtë histori. Ju e dini shumë mirë të gjithë historikun që ka ndodhur që në Konventën Kombëtare. Pavarësisht marrëdhënies time nuk kam ndërmend ta komentoj. Ne ligjërisht jemi të divorcuar, nuk kam marrë pjesë në asnjë nga seancat. Nuk kam pse flas në fushatë elektorale për këtë.

Enton Abilekaj: Edhe ju të mos e bënit në përiudhë fushate divorcin.

Monika Kryemadhi: Kjo ka axhendat e veta, edhe ndikime të ndryshme, njerëzit ecin para. Si deputete dhe si babai i fëmijëve të mij, unë e kërkoj votën për Ilir Metën.

Andi Tela: Pra ju bëni status në facebook dhe thoni votoni Metën apo bëni fushatë?

Monika Kryemadhi: Patjetër që bëj fushatë. Dal me njerëzit e mi dhe ata që më bashkohen mua. Nuk janë strukturat e PL. Të LSI, të larguar dhe përjashtuar nga mënyra të ndryshme. Edhe vetë drejtuesit e PL sot, njerëzit më të pavotuar, një nga detyrat kryesore që kanë, të kontaktojnë çdo ish anëtar të LSI dhe ata tani, për të çuar votën në kutitë e votimit. Edhe mungesa e eksperiencës së hartimit të fushatave, lë për të dëshiruar. Pavarësisht mënyrës si përjashtuan Monika Kryemadhin, por ne qejfmbeturit, duhet të kthehemi në mekanizëm për të strukturuar votën. Ti kur dëgjove atë karafilin (Bashën), duhet të më dëgjosh edhe mua…

Ylli Rakipi: Tani mos e fyej kot se ke punuar me të.

Monika Kryemadhi: Karafil, lule është. Sot është i rëndësishëm unifikimi i votës.

The post “Sapo u divorcove me Metën, tani pse kërkon vota për të?”/ Ja si përgjigjet Kryemadhi appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata Civile e Tiranës vendos zgjidhjen e martesës së Metës dhe Kryemadhit

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi janë ndarë zyrtarisht pas 28 vitesh martesë.

Në përfundim të seancës së pajtimit që u zhvillua sot, Gjykata Civile e Tiranës vendosi zgjidhjen e martesës midis paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi.

Në seancë ishte i pranishëm Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa vetë Kryemadhi nuk ishte e pranishme.

“Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij”, thuhet në njoftim.

“Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirrje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe te paditurës M.K”, njoftoi gjykata.

Në qershor të vitit të kaluar Meta njoftoi se kishte kërkuar zyrtarisht divorcin nga Kryemadhi, e cila ka qenë edhe partnerja e tij në politike prej rreth 30 vitesh. /j.p/

The post Gjykata Civile e Tiranës vendos zgjidhjen e martesës së Metës dhe Kryemadhit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ka pajtim/ Pas 26-vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

11 April 2025 at 11:33

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi konsiderohen tashmë zyrtarisht të divorcuar. Që prej orës 10:30 është duke u zhvilluar në Gjykatën Civile gjyqi për zgjidhjen martesore mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Në këtë seancë paraprake ku është parashikuar pajtimi mes palëve mësohet se i pranishëm ishte edhe vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 mbahet në burg për llogari të hetimeve te SPAK. Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile te Tiranës. Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk u paraqit në Seancë por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.

Njoftimi i Gjykatës:

Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.

Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :

Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.

The post Nuk ka pajtim/ Pas 26-vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi appeared first on Sot News | Lajme.

Meta kërkoi divorcin nga Monika Kryemadhi, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit

11 April 2025 at 11:09

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar për në datën (21 Shkurt) në orën 10:30 në Gjykatën Civile, por u shty për sot (11 Prill). Raportohet se në seancë nuk janë paraqitur as Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi, të cilët përfaqësohen nga avokatët.

Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej muajit tetor 2024.

“Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, informon gjykata më 23 Janar.

Në qershor 2024 dokumenti i kërkesë padisë së Ilir Metës drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkon zgjidhjen e martesës me Kryemadhin. Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

KERKESE PADI

PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.

E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane

OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren

BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes

DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM

(SEKSIONI FAMILJAR)

E nderuar Gjykate!

TIRANE

Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.

Nga kjo martese kane lindur 3 femije:

Bora Metaj

Besar Metaj

Era Metaj

VENDIMI

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zbuloi në një intervistë se ishte ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin, teksa u shpreh se nuk ishte më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja. Ai u shpreh se idenë për ndarje ia kishte dhënë edhe i biri, që sipas Metës, ishte shprehur se, “meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’.

“Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim, Besar Ilir Meta, i cili e ka pasur si ide të tillë edhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’ dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje”, u shpreh presidenti i PL në qeshor 2024.

Zonja Kryemadhi në atë kohë tha për “Zërin e Amerikës” se nuk preferonte të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Meta nuk jetonte në shtëpinë e familjes prej disa muajsh para kërkesës për divorc. Edhe në padinë për zgjidhjen e martesës, ai ka paraqitur si adresë personale atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.

Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë. Meta ka theksuar se krisja me Kryemadhin filloi që me çështjen e mandatave, të cilin ai e quajti një krim për popullin shqiptar. Ai theksoi se tani marrëdhënia me Kryemadhin është bërë e pamundur.

“E para, unë e mendoj se është e pafajshme. E dyta, Batoni më ka thënë në një darkë tek ‘Kodra e Diellit’, se kam menduar se do ta ndaje që kur u lanë mandatet. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar. Unë kam pritur nga ajo një reflektim. Nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër, çfarë mendon”.

The post Meta kërkoi divorcin nga Monika Kryemadhi, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit appeared first on Sot News | Lajme.

Meta ‘single’, në qeli dhe “jashtë”/ Divorc zyrtar në ditën e parë të fushatës

By: xhir jeta
11 April 2025 at 11:24

Nga sot Ilir Meta është zyrtarisht është sigle. Në procesin gjyqësor, zhvilluar në gjykatën e Tiranës kreu i PL shkoi i shoqëruar me furgon policie nga qelia në sallën e gjyqës, por ish-bashkëshortja e tij tashmë, ashtu sikundër kishte deklaruar edhe më parë nuk u paraqit në seancë.

Që prej orës 10:30 është duke u zhvilluar në Gjykatën Civile gjyqi për zgjidhjen martesore mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Në këtë seancë paraprake ku është parashikuar pajtimi mes palëve mësohet se i pranishëm ishte edhe vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 mbahet në burg për llogari të hetimeve te SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile te Tiranës. Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk u paraqit në Seancë por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.

Njoftimi i Gjykatës:

Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.

Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi:

Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K. /abcnews.al

Michelle Obama hedh poshtë thashethemet për divorc

By: Mirgen
11 April 2025 at 09:20

Michelle Obama është shprehur kundër thashethemeve se martesa e saj me Barack Obaman mund të jetë në telashe. Ish-zonja e parë nuk e ka shoqëruar burrin e saj në disa ngjarje të profilit të lartë – përfshirë inaugurimin e Donald Trump dhe funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter – duke nxitur spekulimet se ata mund të […]

The post Michelle Obama hedh poshtë thashethemet për divorc appeared first on BoldNews.al.

❌
❌