Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin

By: V K
12 July 2025 at 09:22

Vëllai i Liridona Ademajt Leonard Ademaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku ka rezultuar se Naim Murseli nuk ka të meta mendore.

Ai ka thënë se për familjen Ademaj kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por sipas Leonardit, ata kanë besuar se Naim Murseli një gjë të tillë po e bën, vetëm për të zvarritur procesin gjyqësor dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, ka thënë ai.

Më herët, vëllai i Liridona Ademajt, kishte deklaruar në studion e emisionit FIVE se porositësi dhe organizatori i kësaj vrasjeje është Naim Murseli.

Leonard Ademaj:Po pra, Naim Murseli është organizatori i vrasjes, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava. Të tre së bashku kanë ndërmarrë një veprimtari kriminale duke e vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se presin që Gjykata të punojë drejtë dhe pa lejuar që të zvarritet më tej ky proces gjyqësor dhe se seanca për rastin e Liridonës do të mbahet të hënën e ardhshme.

’Për ne si familje dihet qartë se Lirodona nuk kthehet më dhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo se çfarë duam ne është që këta të dënohen dhe të jepim një mësim për të gjithë ata të cilët tentojnë të bëjnë një diçka të tillë që të mos ja mësyjnë asaj rruge se me besim në drejtësi ata ta kryjnë këtë punë dhe të vendosen përballë sistemit të drejtësisë’’, ka thënë ai.

The post Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor

By: Elva
11 July 2025 at 21:50

Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë ka përfunduar ekzaminimin e Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Sipas raportit të siguruar nga mediat, Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim apo sëmundje mendore. “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit […]

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin

11 July 2025 at 19:30

Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit, kryesori i dyshuar për organizimin e vrasjes së motrës së tij.

Ai komentoi raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili ka konfirmuar se Naim Murseli nuk ka asnjë të metë mendore. Sipas Leonardit, përpjekja për ta paraqitur si të pa përgjegjshëm ishte një strategji për të zvarritur gjyqin dhe për të shmangur drejtësinë.

“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, u shpreh ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini .

Leonardi përsëriti qëndrimin se Naim Murseli është organizatori i vrasjes së Liridonës, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava. Ai theksoi se familja pret nga drejtësia dënimin maksimal për të tre të përfshirët, si një mesazh për shoqërinë që veprimet kriminale nuk do të tolerohen.

“Për ne dihet qartë se Liridona nuk kthehet më, edhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo që duam është që këta të dënohen dhe të japim një mësim për të gjithë ata që mund të tentojnë diçka të tillë”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se seanca gjyqësore e radhës për këtë rast do të mbahet të hënën e ardhshme, duke kërkuar që drejtësia të mos lejojë më vonesa në këtë proces të ndjeshëm publikisht dhe emocionalisht për familjen dhe opinionin.

The post Pas raportit të psikiatrisë, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli po përpiqet ta zvarrisë procesin appeared first on Telegrafi.

Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike

By: user 4
11 July 2025 at 12:15

Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Pagoi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli nuk ka çrregullime psiqike appeared first on Lapsi.al.

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijëve, Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime

By: V K
11 July 2025 at 12:09

Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Vrau bashkëshorten në prani të fëmijëve, Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullime appeared first on Albeu.com.

Ekspertiza psikiatrike: Naim Murseli i aftë mendërisht, e kishte të qartë çfarë po bënte

By: gaze tare
11 July 2025 at 11:20

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Sipas raportit të siguruar nga KOHA, Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor, të përkohshëm apo të përhershëm.

Ekspertët theksojnë se ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm dhe në gjendje të kuptonte veprimet e tij në momentin e krimit. Ai paraqitet si bashkëpunues, i qetë, me mendim të qartë dhe pa devijime në perceptim. Gjendja e tij mendore aktuale nuk përmban elementë që do ta pengonin të përballet me procesin gjyqësor.

Kjo ekspertizë rrëzon pretendimet e mbrojtjes, e cila kërkoi ekzaminimin duke sugjeruar paqëndrueshmëri mendore tek i akuzuari.

Naim Murseli po gjykohet për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023 në Bërrnicë të Prishtinës, një krim që fillimisht u paraqit si grabitje. Sipas prokurorisë, Murseli kishte organizuar vrasjen me qëllim përfitimi nga sigurimi jetësor në Suedi, duke bashkëpunuar me nipin e tij, Kushtrim Kokalla, dhe me Granit Plavën, i cili ekzekutoi krimin për një pagesë prej 30 mijë eurosh.

Krimi ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit, ndërsa Murseli më pas mori pjesë në ceremoninë mortore, duke u paraqitur si viktimë.

The post Ekspertiza psikiatrike: Naim Murseli i aftë mendërisht, e kishte të qartë çfarë po bënte appeared first on iconstyle.al.

Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike

11 July 2025 at 11:45

Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për mediat e Kosovës.

The post Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
2 July 2025 at 11:26

Këtë të mërkurë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për shqyrtimin gjyqësor të të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ka mohuar fajësinë në seancat e mëparshme. Ai tha se nëse aktakuza kundër tij provohet, do të kërkojë vetë dënim me burgim të përjetshëm.

Granit Plava nuk ka folur në gjykatë, ndërsa Kushtrim Kokalla mohoi akuzat ndaj tij. Prokurorja Javorka Perlinçeviq njoftoi se Prokuroria e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për krime të rënda.

Hetimet kanë treguar se ekziston dyshim i bazuar për përfshirjen e tyre në këtë krim.

Prokuroria mbështetet në shumë deklarata të dëshmitarëve dhe prova materiale. Ajo është e sigurt se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat po gjykohen.

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

By: E.K
2 July 2025 at 10:35

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca për shqyrtimin gjyqësor të të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt: Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës. Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ka mohuar fajësinë në seancat e mëparshme. Ai tha se nëse aktakuza kundër tij provohet, do të kërkojë vetë […]

The post Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë appeared first on FaxWeb.

Anulohen dy seanca, kërkohet kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit

1 July 2025 at 15:40

Dy seanca të planifikuara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, janë anuluar për shkak se Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Murseli.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim. Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Fatime Dermaku.

Kështu, seancat e planifikuara për 2 dhe 9 korrik 2025, janë anuluar.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes e marrëveshja për ta paguar 30 mijë euro dorasin

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij./BetimipërDrejtësi/

The post Anulohen dy seanca, kërkohet kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit appeared first on Telegrafi.

A ishte në gjendje të shëndoshë mendore? Naim Murseli nën vëzhgim psikiatrik

20 June 2025 at 18:17

I akuzuari Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Murseli është dërguar i prangosur këmbë e duar. Burimet të KosovaPress bëjnë të ditur se i akuzuari Naim Murseli, në Klinikën e Neorologjisë sot ka kryer një ekzaminim psikiatrik me trajtimin e CT-s dhe më pas ai është larguar nga kjo klinikë.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më katër qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt kishte ndodhur në nëntorin e vitit 2023, të akuzuar për këtë rast janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

 

 

The post A ishte në gjendje të shëndoshë mendore? Naim Murseli nën vëzhgim psikiatrik appeared first on Sot News | Lajme.

Avokati i familjes Ademaj: Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit përpjekje për të shmangur dënimin me burg të përjetshëm

20 June 2025 at 18:53

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për t’iu përgjigjur kërkesës së mbrojtjes për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Liridonës.

Syla e ka quajtur këtë veprim si një keqpërdorim të procedurës ligjore me qëllim zvarritjen e rastit apo tentim për ta shfajësuar të akuzuarin.

“Aprovimi i kërkesës së mbrojtjes nga ana e gjykatës është një hap procedural, i cili nuk konsiderojmë që është ndërmarrë në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, mendojmë se ky është një keqpërdorim procedural për të zvarritur apo për të bishtnuar procedurën penale – diçka që ndodh zakonisht kur mbrojtja përpiqet ta shfajësojë të pandehurin apo të përdorë institucionet shëndetësore për të ndikuar në uljen e dënimit”, ka deklaruar Syla në Tv Dukagjini.

Ai ka shtuar se në raste të ngjashme, ekzaminimet psikiatrike janë përdorur edhe për të tentuar arratisjen e të akuzuarve.

“Ka shumë raste kur këto procedura janë keqpërdorur, por zakonisht pas ekzaminimeve psikiatrike konstatohet se i akuzuari nuk ka ndonjë çrregullim mendor. Në rastin konkret, duke qenë se Naim Murseli përballet me mundësinë e një dënimi me burgim të përjetshëm, kjo është ndoshta përpjekja e tij e fundit për të shfrytëzuar çdo mekanizëm ligjor për të lehtësuar pozitën e tij apo për të marrë një dënim më të ulët”, ka përfunduar avokati Syla.

The post Avokati i familjes Ademaj: Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit përpjekje për të shmangur dënimin me burg të përjetshëm appeared first on Telegrafi.

Ekspertizat psikiatrike ndaj të akuzuarve për vrasje, mburojë për ulje të dënimit

7 June 2025 at 23:32

Kërkesat për ekzaminime psikiatrike në Kosovë janë kthyer në praktikë gjyqësore, që përdoren nga avokat mbrojtës si rrethanë lehtësuese për të akuzuarit. Kështu vlerësojnë njohës të sistemit të drejtësisë, por edhe psikiatër. Një ekzaminimi të tillë do t’i nënshtrohet edhe Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Për disa javë Naim Murseli, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, do të qëndrojë brenda hapësirave të Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Murseli do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, pasi që kryetarja e trupit gjykues një ditë më parë miratoi kërkesën e avokates së tij.

Por, ekzaminimeve të tilla, deri tash u janë nënshtruar shumica e të akuzuarve për vrasje.

Liron Pepshi, që punon si psikiatër në Gjermani, thotë se kjo do ta zvarrisë procesin dhe është e panevojshme.

“Më ka befasuar që kërkohet një ekzaminim psikiatrik te rasti edhe pse nuk i di detajet por nga ajo që e din publiku është dukur e tepërt edhe në përgjithësi edhe më herët, kam bërë thirrje të mos keqpërdoret psikiatria për shkak se ekzaminimi psikiatrik kërkon një arsye. Është për mua shpenzim i panevojshëm kohe, e panevojshme që humb edhe mund të jetë për familjen e viktimës  zgjatje e gjendjes emocionale”, ka thënë psikiatri Pepshi.

Tutje ai thotë se kërkesat për ekspertiza psikiatrike duhet të kenë gjithmonë arsye të qëndrueshme.

“Përgjegjësia profesionale është gjithmonë individuale, do të thotë edhe kur bëhet kërkesa për një ekspertizë të tillë, duhet të shkruhet edhe arsyeja pse, do të thotë, jo për faktin për krimin që e ka kry, por për faktin se prej çka dyshohet që e ka atë problem që pastaj ajo të diskutohet, për shkak se e tej zgjatë procesin gjyqësor, është shpenzim i jashtëzakonshëm, mundet me shkaktu ndjenja negative emocionale tek viktimat”, ka thënë Pepshi.

Kurse Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se në Kosovë tashmë kjo është kthyer në strategji të avokatëve për ulje të dënimit.

“Në disa raste varësisht prej shkallës, personi me paaftësi mendore nuk janë të përgjegjshëm penalisht, derisa përgjegjësia nuk është e njëjtë me personat që kanë aftësi të zvogëluar, për këtë arsye është e rëndësishme edhe kjo çështje, mirëpo është aspekt që mbrojtja e përdor si strategji në raport me klientët e tyre e që është normale”, ka thënë Shala.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike vazhdimisht është ankuar për kërkesa të shtuara për ekzaminime psikiatrike, sidomos në rastet e vrasjeve e të dhunës në familje./Dukagjini/

The post Ekspertizat psikiatrike ndaj të akuzuarve për vrasje, mburojë për ulje të dënimit appeared first on Telegrafi.

Avokati i familjes Ademaj: Pse pranuam bërjen e ekzaminimit mendor për Murselin

By: Besnik
4 June 2025 at 19:24

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, foli në emisionin “People”, ku tregoi detaje në lidhje me seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai tha se, pavarësisht se do të kërkojë kohë, janë detyruar të pranojnë edhe ekzaminimin mjekësor për gjendjen mendore të Naim Murselit, për shkak se, nëse nuk do ta pranonin, mund të krijonte probleme me apelimin nga mbrojtësit e Murselit dhe mund të cilësohej si shkelje procedure.

“Çdo minutë që familja e kalon në atë sallë gjyqi është vuajtje për ta, për shkak se qëndrojnë në të njëjtin vend me personin që i ka ndarë nga njeriu i tyre i dashur. Ne pranuam ekzaminimin mjekësor për gjendjen mendore të Naim Murselit për shkak se, nëse do ta kundërshtonim, do të na kthehej kundër, pasi mund të cilësohej si shkelje e procedurave. Kjo do të kërkojë kohë, por është më mirë kështu sesa të na kërkohet rigjykim për shkelje proceduriale”, tha ai.

Në lidhje me fëmijët e çiftit, avokati i familjes së Liridonës tha se ata jetojnë në Suedi, në institucione të përkujdesjes për fëmijë ndërsa tha se ata nuk do të dëshmojnë në gjykatë për shkak të moshës që kanë pasur në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Për shkak të moshës së fëmijëve, që në kohën kur ka ndodhur krimi ishin nën 10 vjeç, nuk u merret dëshmia — përveç ndonjë raporti nga psikologu që mund të përdoret si provë në procedurë penale. Fëmijët vijojnë të jenë në Suedi, nën kujdesin e institucioneve shtetërore”, tha ai.

Habit Naim Murseli: jam pa faj! Avokati i familjes së Liridonës tregon çfarë ndodhi… pic.twitter.com/QpiOz8I93x

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 4, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Avokati i familjes Ademaj: Pse pranuam bërjen e ekzaminimit mendor për Murselin appeared first on Euronews Albania.

Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë eurosh

4 June 2025 at 18:32

Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë  seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje kjo e ndodhur më 29 nëntor 2023, ku si porositës i krimit është arrestuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Gjatë senacës, prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi se “Naim Murseli urdhëroi vrasjen e bashkëshortes së […]

The post Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë eurosh appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë euro

By: user 8
4 June 2025 at 18:04

Prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi se “Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridones i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi”.

Prokuroria shtoi se si provë materiale është propozuar edhe raporti që e kanë pranuar sipas kërkesës së tyre nga organet e Suedisë, e që kanë vërtetuar se në emër të tani të ndjerës, në vitin 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze- në kundërvlerë 260 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata.

“Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim mendor, e që s’kemi pranuar përgjigje nga gjykata. Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që buron nga konstatimi që do ta bëjë grupi i ekspertëve në QKUK, instituti i forenzikës dhe pas ekzaminimit të të pandehurit të vazhdohet me këtë çështje e cila është ngritur pranë kësaj gjykate. Ky proces kërkon maturi, dëshmi dhe paanshmëri”, tha ajo.

Ndërsa, Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Liridona Ademajt është deklaruar i pafajshëm.

“Nëse pretendimet e prokurorisë në aktakuzë vërtetohen atëherë unë vet, për veten time do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”, tha ai.

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, ndërkaq në heshtje u mbrojt Granit Plava.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

The post Kosovë/ Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë euro appeared first on Lapsi.al.

Murseli deklarohet sërish i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

4 June 2025 at 14:10

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të vitit 2023.

Në seancë janë të pranishëm tre të akuzuarit – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtim Kokalla – familjarët e viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla.

Sërish, Murseli është deklaruar i pafajshëm dhe Plava s’ka pranuar të deklarohet për fajësinë duke thënë se dëshirohet të mbrohet në heshtje. Këtë herë, Kokalla – që në seancën fillestare, të mbajtur më 31 janar, kishte thënë se s’do të deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen – u deklarua i pafajshëm.

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Prokuroria posedon numër të madh të provave për akuzat e ngritura, si dhe deklaratat e të akuzuarve të dhëna për Policinë e Kosovës.

“Gjatë krahasimit të deklaratave dhe provave të mbledhura, Prokuroria është bindur dhe po tentojmë ta bindim trupin gjykues dhe publikun se të akuzuarit kanë kryer veprën penale”, tha Përlinçeviq.

Seanca për nisjen e shqyrtimit gjyqësor të këtij rasti ishte caktuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar më 26 mars aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në aktakuzën e ngritur më 15 janar, ata akuzohen për vrasjen e 30-vjeçares së vrarë më 29 nëntor të vitit 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Gjatë seancës fillestare, fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Liridona Ademajt. Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Në seancën fillestare, gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte thënë se, nëse gjenden fajtorë, Murseli, Plava dhe Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm.

Si ishte kryer vrasja?
Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Murseli kishte bërë plan për ta vrarë Liridonën nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”.

Prokuroria tha se më 25 qershor 2022, është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën në vlerë prej 3.000.000 krunash suedeze (261,031 euro) me qëllim që pas vdekjes së saj, Murseli ta përfitonte këtë sigurim.

Prokuroria tha se Murseli ia ka shpalosur planin e tij të akuzuarit Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes dhe ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyra për ta realizuar atë. Ai, sipas Prokurorisë, nuk kishte pranuar të kryente vrasjen, dhe e kishte njoftuar Murselin me Granit Plavën.

Prokuroria tha se të tre më pas janë pajtuar që Plava ta vriste Liridonën dhe Murseli do ta kompensonte atë me 30.000 euro.

Ndërkaq, në këtë rast Dodaj thuhet se u përfshi pasi në ditën e vrasjes. Sipas aktakuzës, Murseli kishte blerë nga ai një pistoletë, e firmës Zastava dhe 20 fishekë, në vlerë prej 280 eurosh. Me këtë armë, tha Prokuroria, ishte vrarë Liridona Ademaj.

“….Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka, Naimi me fëmijët kanë dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria.

Reagimet në publik pas vrasjes së Liridona Ademajt
Vrasja e Liridona Ademajt kishte shkaktuar zemërim në publik edhe për faktin që bashkëshorti i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varrimit.

Familja e Liridonës kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, në mënyrë që ajo të varrosej vranë varrezave të prindërve të saj, ndërkaq aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Liridona të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit, por me atë të familjes së saj, Ademaj.

Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët.

Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”. REL/

The post Murseli deklarohet sërish i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli nuk e pranon krimin: Jam plotësisht i pafajshëm

By: Ardit
4 June 2025 at 14:33

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të vitit 2023. Në seancë janë të pranishëm tre të akuzuarit – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtim Kokalla – familjarët e viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla. Sërish, Murseli […]

The post Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli nuk e pranon krimin: Jam plotësisht i pafajshëm appeared first on BoldNews.al.

“Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?” – avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës

4 June 2025 at 14:44

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë.

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do ti jap përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

Syla madje tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi hajnin ta vriste nënën e tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam? “, tha avokati Syla.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po që se vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.

Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm. /Telegrafi/

The post “Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?” – avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës appeared first on Telegrafi.

“Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminimin mendor”, deklarohet avokatja Zhinopotoku

4 June 2025 at 14:40

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Liridona Ademajt është deklaruar i pafajshëm, transmeton Telegrafi.

Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata.

“Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim mendor, e që s’kemi pranuar përgjigje nga gjykata. Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që buron nga konstatimi që do ta bëjë grupi i ekspertëve në QKUK, instituti i forenzikës dhe pas ekzaminimit të të pandehurit të vazhdohet me këtë çështje e cila është ngritur pranë kësaj gjykate. Ky proces kërkon maturi, dëshmi dhe paanshmëri”, tha ajo.

Tutje, ajo shtoi se “Pala mbrojtëse kërkon respektimin e të drejtave themelore ndaj të pandehurit”./Telegrafi/

 

 

The post “Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminimin mendor”, deklarohet avokatja Zhinopotoku appeared first on Telegrafi.

❌
❌