Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

By: Oldi
5 July 2025 at 13:15

Policia e Kosovës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në Parlamentin e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë kërcënimin me bombë në Kuvend u dërgua me mesazh. Policia e Kosovës deklaroi gjithashtu se ka angazhuar njësitë kompetente për adresimin e këtij rasti pasi ka evakuuar gjithë të pranishmit nga godina. “Sot, me […]

The post Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve appeared first on BoldNews.al.

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

19 May 2025 at 22:31

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 votave, nuk po kontestohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca, ku një numër i madh kandidatësh pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit. Kanë qenë Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini, etj, të cilët kanë depozituar shkresat në KQZ ku kërkojnë pamjet filmike […]

The post Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike! appeared first on BoldNews.al.

Pakënaqësitë për votat brenda PS/ Zbulohet mesazhi i Ramës: Mos e hidhni atë hap

By: user 6
19 May 2025 at 22:16

Disa prej kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar zyrtarisht në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Mes tyre janë Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia që i shkuan afër zgjedhjes së tyre në Tiranë.
Për të frenuar valën e pakënaqësive, ka ndërhyrë vetë kryesocilisti Edi Rama. Në një mesazh që u ka dërguar mbrëmjen e kësaj të hëne kandidatëve për deputetë, të siguruar nga lapsi.al, Rama u “sugjeron” që të mos e hedhin këtë hap pasi sipas tij nuk do të ketë ndryshime në rezultat.

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim” – thuhet në SMS-në e Ramës të siguruar nga lapsi.al.

“Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!” – thuhet në mesazhin e Ramës. ©LAPSI.al

The post Pakënaqësitë për votat brenda PS/ Zbulohet mesazhi i Ramës: Mos e hidhni atë hap appeared first on Lapsi.al.

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

16 May 2025 at 08:21

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë. Lapsi.al ka parë një komunikim […]

The post Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime appeared first on BoldNews.al.

Dalin SMS/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët

By: user 4
15 May 2025 at 22:40

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë.

Lapsi.al ka parë një komunikim me mesazhe mes kandidatëve, si dhe ka dëgjuar më pas mesazhet zanore të dërguara nga vetë Edi Rama në grupin e aplikacionit “WhatsApp” ku janë të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Fillimisht është drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, i cili tregon për disa kallëzime që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përgatisë ndaj atyre numëruesve që po manipulojnë votat e kandidatëve.

“Numëruesit do të shkojnë në burg siç ndodhi edhe në 2021, por edhe ata kandidatë që i shtyjnë të bëjnë vepër penale janë po njëlloj fajtor. Mos bini në grackën e sabotimit sepse ofertat që ju vijnë nga PD për bashkëpunim kanë për qëllim hedhjen në erë të procesit zgjedhor”, shkruan Taulant Balla në mesazhin që ka siguruar Lapsi.al

Halit Valteri me famë të madhe si kameleon politik sa nga njëra parti në tjetrën, ku bëhet plaçkë e katandi, dhe që së fundi është strehuar te Rilindja, reagoi direkt pas Taulant Ballës. Valteri është i shqetësuar për unitetin e partisë dhe thotë se kanë punuar me gjak e me shpirt.

“Mundohu t’ja shpjegosh angalisht se shqip nuk marrin vesh. Po bëhen turpi botës duke luftuar njëri-tjetrin sikur jemi armiq dhe jo një familje e madhe që kemi punuar me gjak e me shpirt për një qëllim”, shkruan Halit Valteri si prift i moralit brenda organizatës së Rilindjes. Pas tij reagimi i radhës gjithë frustrim erdhi nga Julinda Dhame, një tjetër kandidate për deputete në Tiranë.

“Dhe unë e kam bërë e po bëj disa denoncime. Po jua deklaroj këtu që do e çoj deri në fund. Nuk le askënd të më prekë qoftë një votë dhe as t’u shtohet kandidatëve të tjerë. E kam me fakte!”, shkroi Dhame duke denoncuar manipulimin e votave në numërim në favor të kandidatëve të caktuar.

Pas këtyre komunikimeve ka ndërhyrë vetë Edi Rama përmes disa mesazheve zanore, të cilat Lapsi.al i dëgjoi. Ai ka kërcënuar kandidatët që askush të mos përzihet në numërim e votave. Rama iu është drejtuar nominalisht Valter Halitit dhe Julinda Dhames duke kërkuar që të mos bëjnë “as gërr as mërr..” teksa kërcënoi edhe me ndarje përfundimtare nga Partia Socialiste.

“Uroj që këtë të mos e nënvleftësojë askush që nuk do të ndahet njëherë e mirë me këtë familje politike”, tha Rama. Kryeministri ka kërkuar vazhdimisht që kandidatët të qëndrojnë larg procesit të numërimit duke dhënë garanci se asnjë manipulim nuk ka për të ndodhur.

Megjithatë shpirtrat e trazuar të kandidatëve duket se është vështirë të qetësohen. Ata nuk i kanë besë përbetimeve të Ramës për proces të rregullt në numërim dhe as arbitrit KQZ. Vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve socialistët e kanë në normalitetin e tyre aq sa vështirë të kursejnë dhe të vetët. ©LAPSI.al

The post Dalin SMS/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët appeared first on Lapsi.al.

Qytetarëve u dërgohet mesazh mashtrues për çaktivizimin e llogarisë bankare

By: redi
22 April 2025 at 18:14

Një skemë e re mashtrimi për të vjedh të dhënat po qarkullon së fundmi në formën e një mesazhi që u dërgohet qytetarëve në emër të Raiffeisen Bank. Në mesazh thuhet se llogaria bankare e tyre është çaktivizuar për arsye sigurie dhe kërkohet që qytetari të klikojë në një link për ta riaktivizuar atë. ”Raiffeisen: Llogaria juaj është çaktivizuar për arsye sigurie, ju lutemi riaktivizoni atë…

Source

“Unë i mora paratë, por…”/ Afera McGonigal, Berisha: Ja SMS-të që i dërgon ish-agjenti i FBI-së nga qelia Ramës

21 April 2025 at 09:40

Kryedemokrati Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, deklaroi se Kryeministri Edi Rama “do të shkojë tek Charles McGonigal ndoshta që javën e parë”. Sipas Berishës, ish-agjenti i FBI-së i dërgon Edi Ramës çdo ditë SMS ku i shkruan se “Unë me të vërtetë i mora paratë, por ato mi dhe ti, paratë që më kompromentove mi dhe ti”. Kreu i PD-së theksoi se do të pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj për të dërguar, sipas tij, Kryeministrin tek McGonigal.

Sali Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. E garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën ai korruptoi njeriun kryesorë që sipas gjykatës amerikane kishte për detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.

Tani ai çdo ditë në qeli i çon SMS Ramës, “Unë me të vërtetë i mora paratë, por ato mi dhe ti, paratë që më kompromentove mi dhe ti”. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj që Edi Rama të shkojë tek Mc Gonigal ndoshta që javën e parë.

The post “Unë i mora paratë, por…”/ Afera McGonigal, Berisha: Ja SMS-të që i dërgon ish-agjenti i FBI-së nga qelia Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

Dalin SMS-të mes Albin Kurtit dhe deputetit: “Zv.ministër në Mbrojtje ose Shëndetësi”

By: user 6
15 April 2025 at 22:20

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kamerat kanë kapur një bisedë të shkruar nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ku zbulohet një mesazh për ndarjen e posteve me kryeministrin Albin Kurti.

Në mesazhin e shkruar nga Damka, përmendet propozimi i Kurtit që Emilja Rexhepi të emërohet nënkryetare e Kuvendit, ndërsa një përfaqësues tjetër të marrë një post zëvendësministror.

“Fidani le ta propozojë zv.ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare me marrë Emilija”, thuhet në mesazhin që i referohet një marrëveshjeje të propozuar nga Kurti. Në përgjigje, Damka shpreh se propozimi nuk është pranuar dhe se negociatat nuk po japin rezultat. “Jo kryeministër nuk e pranon, nuk po bi…”, shkruan Damka në mesazh gjatë seancës. 

Dita e pazareve në Kuvend/ Dalin mesazhet mes Kurtit dhe deputetit Fikrim

The post Dalin SMS-të mes Albin Kurtit dhe deputetit: “Zv.ministër në Mbrojtje ose Shëndetësi” appeared first on Lapsi.al.

SMS mashtruese në WhatsApp, ekspertët japin këshilla si t’i dalloni

By: user 6
9 April 2025 at 21:59

Një mesazh që kërkonte të votohet një vajzë për të fituar një bursë shkolle është shpërndarë me shpejtësi në aplikacionin WhatsApp. Ekspertët e sigurisë kibernetike konstatuan se ishte një skemë mashtrimi që iu ishte dërguar kontakteve të afërta.

“Pasi viktima klikon në këtë link, ridrejtohet në një faqe që simulon një platformë votimi dhe i kërkon të vendos numrin e telefonit si dhe autorizimin për llogarinë WhatsApp duke përdorur një kod verifikimi me 8 karaktere.

Nëse autorizohet në WhatsApp-in e përdoruesit, aktorët keqdashës marrin akses të plotë në llogarinë WhatsApp të viktimës, të cilën e përdorin për të përhapur më tej fushatën dhe potencialisht për të mbledhur informacione sensitive të ruajtura në këtë aplikacion”, – thotë Sara Qoshi, përgjegjës Sektori i Mbrojtjes, Menaxhimit dhe Reagimit të Incidenteve Kibernetike.

Menjëherë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vuri në dijeni qytetarët ku iu kërkoi të bënin kujdes.

“Ekipi i ekspertëve ka hartuar një analizë teknike të cilën e kemi publikuar ne website zyrtar aksk.gov.al”, shprehet ajo.

LEXO EDHE: Mashtrim i ri me një SMS/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike u bën apel qytetarëve

Mashtruesit kibernetikë gjithnjë e më shumë po i avancojnë metodat e tyre ku duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale i bëjnë më të besueshme për përdoruesit e aplikacioneve, ndaj vëmendja duhet të jetë maksimale.

“Rekomandojmë për qytetarët të cilëve mund t’iu vijë një mesazh i tillë në rrjetet e tyre sociale, jo vetëm në Whatsapp sepse tani me anë të Inteligjencës Artificiale këto si fushata sa vijnë dhe sofistikohen, por qëllimi i tyre është i njëjtë, për të mashtruar qytetarët dhe rekomandojmë për qytetarët që t’i injorojnë këto linqe, pra mos t’i klikojnë dhe mos të vendosin të dhënat e tyre”, tregon ekspertja.

Rekomandimi tjetër është që të shihni nëse keni pajisje të tjera të lidhura në aplikacionin tuaj të Whatsappit. /Euronews Albania

The post SMS mashtruese në WhatsApp, ekspertët japin këshilla si t’i dalloni appeared first on Lapsi.al.

KUJDES! SMS mashtruese me link, ekspertët e IT: Mos e klikoni, hakerat ju vjedhin çdo gjë në telefon

By: D Marku
9 April 2025 at 14:15

Ekspertët e IT-së theksojnë se të tilla mesazhe kërkojnë të përvetësojnë të dhënat tuaja personale.

Ekspertët këshillojnë që linqe të tilla të mos klikohen.

Të dhënat tregojnë se kërcënimi kibernetik është disafishuar gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë. Megjithatë lajm i mirë është fakti që parametrat e sigurisë dhe zbulimit janë rritur.

The post KUJDES! SMS mashtruese me link, ekspertët e IT: Mos e klikoni, hakerat ju vjedhin çdo gjë në telefon appeared first on Albeu.com.

SMS mashtruese në celular, me përjashtim të Kukësit

By: redi
8 April 2025 at 15:53

”Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë”. Nëpërmjet mesazheve të tilla e të tjera të ngjashme si ky, synohen të përvetësojë të dhënat tuaja personale. Eksperti i IT, Erion Demiri këshillon që nëse një mesazh…

Source

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

24 February 2025 at 23:07

Po vijnë konfirmimet se kodet SMS nuk do të përdoren më për verifikimin e Gmail.

Forbes zbulon se Gmail më në fund po heq kodet SMS si një mjet verifikimi, transmeton Telegrafi.

“Në të njëjtën mënyrë që ne duam të zëvendësojmë fjalëkalimet me çelësat e qasjes, ne duam gjithashtu t’i japim fund praktikës së dërgimit të mesazheve SMS për verifikim”, tha zëdhënësi i Gmail, Ross Richendfer.

Kështu filloi biseda me Google, e cila zbuloi për herë të parë se kodet e verifikimit të SMS do të hiqen për të “ulur ndikimin e abuzimit të shfrenuar, global të SMS”.

Google aktualisht përdor verifikimin SMS kryesisht për dy qëllime të ndryshme: sigurinë dhe kontrollin e abuzimit.

E para, shpjegoi Richendfer, është të konfirmojë se kemi të bëjmë me të njëjtin përdorues si më parë, ndërsa e dyta siguron që mashtruesit të mos abuzojnë me shërbimet e Google.

Një shembull i kësaj, sipas Google, ishte kur kriminelët krijuan mijëra llogari të Gmail për të shpërndarë spam dhe malware.

Kodet SMS paraqesin një sërë sfidash sigurie, sipas Richendfer dhe koleges së tij në Google, Kimberly Samra.

Ato mund të jenë të rreme, njerëzit nuk kanë gjithmonë qasje në pajisjen në të cilën dërgohen kodet dhe mbështeten në praktikat e sigurisë të operatorit të përdoruesit.

“Nëse një mashtrues mund të mashtrojë lehtësisht një operator për të marrë numrin e telefonit të dikujt, çdo vlerë sigurie e SMS zhduket”, tha Richendfer.

“Gjatë muajve të ardhshëm, ne do të ripërcaktojmë se si do të verifikojmë numrat e telefonit”, thotë Richendfer.

“Konkretisht, në vend që të futni numrin tuaj dhe të merrni një kod gjashtëshifror, do të shihni të shfaqet një kod QR, të cilin duhet ta skanoni duke përdorur aplikacionin e kamerës së telefonit tuaj”, shtoi ai.

Përfitimet që mund të ofrojnë kodet QR për vërtetim janë të dyfishta, sipas Google.

Ulja e rrezikut të vjedhjes së identitetit, dhe mundësia që përdoruesit e Gmail të mashtrohen për të ndarë kodet e tyre të sigurisë me aktorë keqdashës.

Heqja e mbështetjes, të paktën në shumicën e rasteve, e përdoruesve të Google tek operatori i tyre celular për t’u mbrojtur nga abuzimi.

“Kodet SMS janë një burim rreziku në rritje për përdoruesit dhe ne jemi të kënaqur të paraqesim një qasje të re inovative për të reduktuar fushën e veprimit për sulmuesit dhe për të mbrojtur përdoruesit nga aktiviteti keqdashës”, përfundoi Richendfer. /Telegrafi/

 

The post E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR appeared first on Telegrafi.

Policia vë alarmin: Kujdes nëse ju vjen ky SMS në WhatsApp!

By: user 6
6 January 2025 at 22:47

Policia e shtetit njofton se nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

“Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për t’u regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.

Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Whatsapp të personave të mashtruar.

Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet t’i fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.

Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme” – thuhet në deklaratën e shpërndarë nga policia. ©LAPSI.al
Policia

The post Policia vë alarmin: Kujdes nëse ju vjen ky SMS në WhatsApp! appeared first on Lapsi.al.

“Dëgjoni babin, do kthehem t’ju marr me vete…”/ Zbardhen mesazhet që Kastriot Cenko iu shkroi fëmijëve dhe të afërmve

7 December 2024 at 11:55

Zbardhen mesazhet që 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko iu dërgonte fëmijëve dhe të afërmve në emër të gruas Alba Cenko pas vrasjes së saj. Cenko e goditi gruan me një çekiç në kokë, e mbyti me një karikues telefoni, e futi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas e çoi në papafingo. Të nesërmen, ai filloi të aktrojë duke u dërguar mesazhe fëmijëve dhe të afërmve, sikur po i shkruante 35 vjeçarja.

Mesazhet që iu ka dërguar fëmijëve:

“(…), mami u largua, mora disa rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, kujdesu për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur të mbledh para dhe të përgatis letrat, do të kthehem për t’ju marrë me vete”

“Tani për tani do iki larg dhe u ndava me babin, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni. Në rregull fëmijë. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do t’ju marr kur të mundem. Ok.”

“Ju përqafoj të dy. Dhe dëgjoni babin. Në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.”

“Unë do të të marr, mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë beb, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaj që do ta marr në telefon që të mos më marrë. Mirë puthje fëmijë.”

Mesazhet për të afërmit

Në të njëjtën kohë, 39-vjeçari ka tentuar të çorientojë të afërmit e viktimës, duke iu dërguar mesazhe nga celulari motrës së saj për ta qetësuar. Ai i shkruan kunatës se është mirë dhe se është larguar me një shoqe për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet, sepse ajo (gruaja e tij) do të humbiste punën.

“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai gruas, e cila e shqetësuar për fatin e motrës, merrte video telefonata vetëm për ta parë dhe i kërkonte asaj t’i dërgonte një mesazh për t’u siguruar që ishte mirë.

“Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit që jam mirë, të thashë që do të të marr sapo të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.

Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës së tij: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi në polici se do me krijoni probleme në punë. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mirë”.

Motra e viktimës shpreh shqetësimin e saj: “Motra ime e mirë, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kuptoni se jemi të shqetësuar”, thuhet në të.

“Do të të marr pak më vonë, nuk jam vetëm tani”, i përgjigjej vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij. “Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” “Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.

The post “Dëgjoni babin, do kthehem t’ju marr me vete…”/ Zbardhen mesazhet që Kastriot Cenko iu shkroi fëmijëve dhe të afërmve appeared first on Sot News | Lajme.

“Unë po iki”/ Dalin SMS që 39-vjeçari u dërgoi fëmijëve nga telefoni i gruas së vrarë

By: user 6
6 December 2024 at 22:26

Nuk kanë fund detajet e tmerrshme për aktin e kryer nga 39-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij në Athinë dhe që e mbajti trupin për një javë në papafingo. Gjatë kësaj kohe, për të mbuluar zhdukjen e nënës së 2 fëmijëve ai u dërgonte mesazhe familjarëve të saj nga telefoni i viktimës duke u kërkuar që të mos e denonconin çështjen në polici pasi ajo kishte ikur me të dashurin e saj.

Gazeta greke Protothema ka publikuar edhe një pjesë të mesazheve që nga telefoni i viktimës, autori u kishte dërguar fëmijëve duke pretenduar se ishte nëna e tyre që ishte larguar.

“(…) foshnjë, mami iku, mori rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete.

Për momentin do të shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Në rregull fëmijë. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam minuta. Ok, mos u shqetëso, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem. Ok;

Ty dhe vëllanë tënd. Dhe kujdesuni dhe dëgjoni babin. Në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Unë po të dërgoj mami dhe të dua shumë, do të të telefonoj kur të mundem fëmijë. ok dashuria ime Tani nuk mund të flas tjetër.

Kur të hani do të të marr, mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë bebe, babi nuk e di qe jam larguar, kur ai lexon mesazhin, mesazhi i thoni do ta marr ne telefon qe te mos me marre. Mirë puthje fëmijë.

(….) zemër, meqë të thashë kur të mbledh lekë për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vellain tend. Mos u shqetësoni për këtë. Unë të dua shumë dhe do të të marr kur të mundesh, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë” – thuhet në mesazhe. ©LAPSI.al

Mesazhet e rreme që 39-vjeçari u dërgoi djemve pasi vrau nënën e tyre - 'Dëgjo babin'

Mesazhet e rreme që 39-vjeçari u dërgoi djemve pasi vrau nënën e tyre - 'Dëgjo babin'

Mesazhet e rreme që 39-vjeçari u dërgoi djemve pasi vrau nënën e tyre - 'Dëgjo babin'

The post “Unë po iki”/ Dalin SMS që 39-vjeçari u dërgoi fëmijëve nga telefoni i gruas së vrarë appeared first on Lapsi.al.

“Është larguar nga shtëpia”/ Burri vrau gruan me çekiç, banorë dhe të afërme të shokuar për krimin, zbulohen sms që…

6 December 2024 at 12:23

Krimi i rëndë në Greqi, ku burri Kastriot Cenko vrau me çekiç gruan e tij, Alba Cenko ka tronditur edhe banorë dhe të afërm që jetojnë në fshatin Shën Pjeter në Fier, nga ku ata kishin origjinën. Ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Kastriot Cenko, ka shokuar të gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier. Banesa, ku çifti jetonte së bashku me nënën e Kastriotit, e cila ishte larguar për të kaluar festat e fundvitit në Greqi me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët nuk mund të mbajnë dot lotët nga krimi makabër që ka ndodhur.

Fqinjët thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme. Ata pohojnë se mund të kenë pasur disa probleme të brendshme, të cilat kanë çuar në këtë situatë ekstreme. “Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh, duke theksuar se në zonën e tyre të qetë nuk kishin përballur asnjëherë krime të tilla brenda familjes.

Një nga fqinjët, nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se Alba kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe nuk mund të lidhej me motrën e saj. Në emër të Albës, Kastrioti i kthente përgjigje, duke pretenduar se ishte djali i saj, ndërsa vetë ai, kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se Alba ishte larguar nga shtëpia.

Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi krimi, por po flinin. Fqinjët shprehen keqardhje për fëmijët, që nuk e dinin se po jetonin me kufomën e nënës së tyre në shtëpi. “Për Allah, le të ishte ndarë, por të mos ia merrte jetën,” thotë një prej tyre. Ndërkohë, në familjen e Albës, në Cermë-Proshkë të Lushnjës, ka hapur dyert e mortit për të pritur të afërmit dhe miqtë.

The post “Është larguar nga shtëpia”/ Burri vrau gruan me çekiç, banorë dhe të afërme të shokuar për krimin, zbulohen sms që… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës

By: V K
6 December 2024 at 08:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se SPAK është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve.

Ai tha se zotëronte disa sms të Suel Çelës, kreu i një organizate kriminale në Elbasan, me një prokuror, ku ky i fundit i kërkon 100 mijë euro.

Gjithashtu, Berisha tha se dhe ministri Taulant Balla i ka kërkuar anëtarit të KLP-së Vate Staka për të liruar dy persona.

“Nëse lexoj dokumentin dhe “X” prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim. Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo? Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se Altin Dumani, u kontrollon telefonat gjykatësve, u merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.

The post Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës appeared first on Albeu.com.

Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës

By: user 6
5 December 2024 at 21:57

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh në emisionin “Open” në News24 se SPAK është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve.

Berisha tha se “nëse lexoj dokumentin dhe “X” prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim”.

“Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo?

Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha. Kreu i PD-së tha se Altin Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve, iu merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor. /BW

The post Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës appeared first on Lapsi.al.

Ish-partneri e akuzoi se e tradhtoi me Noizy-n/ Shokon ish-konkurrentja e Për’Puthen: I kapa sms intime me një mashkull

2 December 2024 at 13:25

Ish-konkurentja e Për’Puthen, Saide Buzi, e ftuar në një intervistë ka folur për ndarjen nga ish-partneri i saj Gerti Gjeci, me të cilin krijoi një romancë në programin dedikuar njohjeve. Gjatë bisedës ajo ka bërë një deklaratë shokuese teksa është shprehur se Gerti e ka tradhëtuar me një mashkull. Saidja tha se në telefonin e këtij të fundit ka gjetur mesazhe intime me një djalë.

“E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.

Nga ana tjetër, vetë Gerti disa javë më parë ka deklaruar se Saidja e ka tradhëtuar, ç’ka edhe solli ndarjen e tyre. Në një intervistë, ai ka pretenduar se ish-partnerja e ka tradhtuar me reperin e njohur, Noizy, teksa ka deklaruar se e zbuloi nga SMS-të në celular.

“Sa të vërtetuar e ke që bëhet fjalë për tradhti, në rastin e Noizy-t të paktën?”, u pyet ai.

“Unë e kam të vërtetuar me një video, ditën që u ndava unë i mora telefonin dhe pash pak nga biseda që Saidja po bënte me një person që kishte lidhje me Noizyn. Nuk munda të lexoj shumë pasi ajo më tërhoqi telefonin”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen.

Gerti shtoi se: “Lexova vetëm mesazhin ku personi e pyeste ‘si u ndjeve me Noizyn’ dhe Saidja ishte përgjigjur ‘Absolutisht mirë’.” Ai rrëfeu se kishte tentuar t’i lexonte mesazhet, por ish-partnerja nuk e kishte lejuar. Më pas ish-konkurrenti është shprehur se i tha Saides të vazhdonte jetën e saj, pasi nuk ja falte dot tradhtinë.

“I thashë ‘Ti duhet të kthehesh në Shqipëri, sepse unë çdo gjë e kam pranuar prej teje por tradhtinë nuk e pranoj dot’”, u shpreh Gerti.

Kujtojmë që pasi u dashuruan brenda formatit të Për’Puthen çifti bashkëjetuan disa kohë së bashku në Itali.

The post Ish-partneri e akuzoi se e tradhtoi me Noizy-n/ Shokon ish-konkurrentja e Për’Puthen: I kapa sms intime me një mashkull appeared first on Sot News | Lajme.

SMS me Ramën për sterilizimin/ Si u ndal SPAK pas dëshmisë së Manastirliut

21 November 2024 at 18:41

Disa nga aferat ku prokurorët nuk kanë guxuar as ta pyesin kryeministrin për çështjet e hetuara. Gazetarët e emisionit investigativ “Plug” në Syri Tv zbuluan natën e kaluar pjesë nga dosja hetimore e SPAK për konçensionin e sterilizimit, për të cilin janë në burg ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa po hetohet ish-ministri […]

The post SMS me Ramën për sterilizimin/ Si u ndal SPAK pas dëshmisë së Manastirliut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌