Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

By: Elva
23 August 2025 at 12:28

Ndotja masive e lumit Vjosa ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Televizioni publik gjerman, ARD, publikoi së fundmi një kronikë me titull “Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri”, ku evidenton ndotjen alarmante nga nafta dhe nënproduktet e saj. Gazetarët gjermanë vizituan vendin dhe panë nga afër dëmet në parkun kombëtar […]

The post “Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë appeared first on BoldNews.al.

Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri

15 August 2025 at 07:59

Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, […]

The post Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet

5 August 2025 at 11:19

Gjiganti i energjisë BP thotë se ka bërë zbulimin e tij më të madh të naftës dhe gazit këtë shekull, ndërsa e zhvendos fokusin e tij nga energjia e rinovueshme dhe e kthen atë te lëndët djegëse fosile.

Firma me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha të hënën se po kryen teste në vend në ujëra të thella pranë bregut lindor të Brazilit.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi mund të luajë një rol të madh në planet e BP për të rritur prodhimin e naftës bruto.

Ekzekutivi i kompanisë Gordon Birrell thotë se zbulimi është “më i madhi i BP në 25 vjet” dhe se firma do të eksplorojë ndërtimin e një qendre prodhimi atje.

Në shkurt, BP uli investimet e saj të planifikuara në energjinë e rinovueshme dhe tha se do të shpenzonte miliarda dollarë më shumë në vit për operacionet e saj të naftës dhe gazit, pasi synon të rrisë besimin e investitorëve.

BP tha se kishte gjetur një zonë rreth 500 metra me naftë dhe gaz në bllokun Bumerangue në pellgun e Santos, 400 km larg bregut lindor të Brazilit.

Siç thuhet më tej, zbulimi ishte më i madhi i kompanisë që nga fusha e gazit Shah Deniz në Detin Kaspik në vitin 1999. /Telegrafi/

The post Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet appeared first on Telegrafi.

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

By: Oldi
29 July 2025 at 09:48

Çmimet e naftës u rritën në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte afatin për Presidentin rus, Vladimir Putin, për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Çmimi i naftës bruto WTI u rrit me rreth 2.2%, duke arritur në 66.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e […]

The post Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane appeared first on BoldNews.al.

Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

22 July 2025 at 17:22

Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare në afërsi të 68 dollarëve, për shkak të frikës së investitorëve se konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të pengojë aktivitetin ekonomik dhe kërkesën për energji.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte pasdite ishte më i ulët për 87 cent krahasuar me mbylljen e tregtisë një ditë më parë, duke arritur në 68,68 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi me afat dorëzimi në gusht kushtonte ditën e fundit të tregtisë 66,32 dollarë, ose 88 cent më pak. Ndërsa fuçia me dorëzim në shtator tregtohej me një çmim 52 cent më të ulët, prej 65,43 dollarë.

Tregtarët të martën ishin të përqendruar te afrimi i afatit për arritjen e një marrëveshjeje tregtare mes BE-së dhe SHBA-së. Kabineti i presidentit amerikan, Donald Trump paralajmëroi se, nëse marrëveshja nuk arrihet, do të vendosë nga 1 gushti tarifa doganore prej 30 për qind për importin e mallrave nga BE.

Nga ana tjetër, BE-ja po shqyrton një sërë masash të mundshme kundërpërgjigjeje, pasi gjasat për një marrëveshje të pranueshme me Uashingtonin po zbehen, sipas diplomatëve evropianë.

Çmimeve të naftës, ndërkohë, iu dha mbështetje të martën nga dobësimi i dollarit amerikan, që nënkupton fuqi më të madhe blerëse për investitorët që përdorin monedha të tjera dhe nxit kërkesën.

Çmimet ranë “pasi frika nga një luftë tregtare mbizotëroi ndaj ndikimit mbështetës të një dollari më të dobët”, shkroi në një shënim Tony Sycamore nga IG. Rënien më të madhe të çmimeve të naftës e penguan gjithashtu marzhet më të larta për shkak të rezervave të ulëta, vërejnë analistët.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi veçmas se çmimi i një fuçie nga shporta e naftës së anëtarëve të saj të hënën ra me 32 cent, në 70,65 dollarë. /Telegrafi/

The post Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

By: Elva
21 July 2025 at 11:10

Në një reportazh të publikuar së fundmi nga gazeta katalanase “ARA”, Shqipëria portretizohet jo si parajsa natyrore që promovohet në broshurat turistike, por si një vend i përfshirë nga ndotja e pakontrolluar që rrjedh prej dekadash nga mbi 5 mijë puse nafte të braktisura. Gazetarja Núria Vila ka udhëtuar drejt Kuçovës, një nga fushat më […]

The post Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura appeared first on BoldNews.al.

Konfliktet dhe ndikimi në tregun e naftës/ Selami Xhepa: Po të mbyllej ngushtica e Hormuzit, do kishte pasoja serioze

4 July 2025 at 20:37

TIRANË- Sulmet e Izraelit mbi Iranin dhe ndërhyrja e SHBA duke sulmuar objektet bërthamore të Teheranit krijoi jo pak shqetësime sa i takon çmimit të naftës në treg.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” tha se në situata konflikti dhe lufte nafta është një prej mallrave të papërpunuara, që rritet, për shkak dhe të pasigurisë dhe bllokimit të rrugëve të transportit detar.

Ai theksoi se nëse ngushtica e Hormuzit do mbyllej nga Irani kjo do kishte pasoja serioze.

“Tregjet e mallrave të papërpunuara, ku nafta është një nga elementë thelbësorë të këtij grup malli janë të ndejshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe sa hera ka konflikte, sidomos konflikte që lidhen me zona prej  ku sigurohet de oferta kryesore e tregut ndërkombëtar, siç është nafta dhe destabiliteti në lindjen e mesme. Sa herë ka zhvillime të tillë pa diskutim që kjo prodhon një realitet krizash ekonomike dhe mund të ketë pasoja serioze.

Episode të tilla i kemi parë dhe përsëriten në historinë e ekonomisë. E gjithë sistemi i tranzitimi i naftës që gjenerohet në Lindjen e Mesme, tranzitohet vetëm përmes një rrugë, që është ngushtica e Hormuzit, i cili kontrollohet nga Irani në raste të konfliktesh të kësaj natyre ishte një burim shqetësimi dhe tensioni. Ne pamë që kompaninë e transportit dhe kompanitë e sigurimet, që bëjnë sigurimin e mallit, rritën menjëherë premiumin e transportet dhe sigurimet dhe pati një efekt deri diku modest. N.q.s. do mbyllej ngushtica, efekti do kishte qenë shumë më dramatik në tregje”, tha ai.

Më tej, eksperti i ekonomisë theksoi se për të tejkaluar problemet në të ardhmen, duhet që shtetet të krijojnë një plan për të diversifikuar rrugët e transportit të naftës.

“Duhet të ndërtojmë qasje strategjike për të diversifikuar kanalet e trazitimit të naftës, duke nënkuptuar sisteme të reja tubacionesh dhe ndërtimin e porteve në vende që kanë rrezik më të ulët të destabilizimit dhe në këtë mënyrë mund të kapërcehet efekti i ndikimeve të forta në afatshkurtër, sepse në afatgjatë gjenden zgjidhje politike për ta stabilizuar situatën”, tha ai/ abcnews.al

Bie çmimi i naftës në botë, por jo edhe në pompat kosovare

26 June 2025 at 15:37

Ani se konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka përfunduar dhe çmimet ndërkombëtare të naftës kanë shënuar rënie, në Kosovë çmimi i këtij derivati vazhdon të bie ngadalë.

Ndryshe nga rritjet e shpejta që ndodhin pothuajse menjëherë pas ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, rëniet pasqyrohen me shumë vonesë.

Kështu thonë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, derisa nga Shoqata e Naftëtarëve e mohojnë një gjë të tillë. Kjo shoqatë pretendon se ka ulje të çmimeve të derivateve. Në anën tjetër, qytetarët janë të zhgënjyer me mënyrën se si po lëvizin çmimet e derivateve në treg.

Aktualisht sot në tregun e Kosovës 1 litër naftë sillet mesatarisht nga 1.21 deri në 1.29 euro, derisa një litër benzinë shënon 1.21 centë deri në 1.30 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka bënë të ditur se pas inspektimeve të zhvilluara në terren nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka konstatuar se çmimet e shitjes në tregun vendor reagojnë menjëherë kur rriten çmimet nga importi, ndërsa nuk ndodh e njëjta kur çmimet bien.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas këtyre inspektimeve ka hartuar raportin përfundimtar ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien, dhe ka rekomanduar marrjen e vendimit nga MINT për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga MINT.

Vendimi për këtë çështje është nënshkruar më 24 qershor 2025 dhe ka hyrë në fuqi një ditë më pas, pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

MINT thekson se është shtuar mbikëqyrja në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, dhe paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët që nuk respektojnë ligjin.

“Përmes këtij vendimi parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore, ku gjatë kësaj mbikëqyrje të shtuar dhe rigoroze në të gjitha rastet kur konstatohet se ka shkelje nga ana e operatorëve ekonomik, Inspektorët e tregut të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut do të marrin të gjitha masat ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Ju njoftojmë ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pranë MINT mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg”, thuhet mes tjerash.

Ndryshe thotë kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani. Sipas tij rënia në tregjet ndërkombëtare, ka reflektuar edhe në Kosovë.

Ai tha se çmimi i naftës sot në Kosovë është deri 1.27 euro për litër.

“Me uljen e derivateve në Berzh dhe marrëveshja e përfundimit të konfliktit Izrael-Iran, ka rënie në tregjet ndërkombëtare, dhe kjo ka reflektuar edhe në Kosovë”, thotë Berjani në një përgjigje me shkrim.

Ndërkohë, qytetarët shprehen të pakënaqur dhe kritikojnë mënyrën se si vendosen çmimet në treg.

Qytetari, Curr Gjonbalaj derisa thotë se çmimi i derivateve duhet të shënojë rënie, shton se kur çmimet bien në botë, në Kosovë nuk ndodhë një gjë e tillë.

Derisa thotë se edhe institucionet përgjegjëse duhet të merren me këtë çështje.

“Sigurisht se duhet të bie, patjetër, kur të bien çmimet në botë, tek ne nuk bien, ndërsa kur të ngritjen, atëherë menjëherë të nesërmen i kemi çmimet e ngritura… patjetër që duhet të merret (shteti me këtë)”, thotë ai.

Edhe qytetarja, Nadire Hoti thekson se duhet të bie çmimi i naftës edhe në Kosovë.

“Duhet të bie çmimi i naftës…Për standardin në Kosovë është shumë shtrenjtë, për vendin ku jetojmë…pasi ka rënë çdo vend…Është rrit shumë shpejtë, mirëpo është duke rënë shumë ngadalë ose hiq”, thotë Hoti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje të hënën për mbajtjen e çmimeve të naftës të ulëta, ndërsa çmimet u rritën në nivelin më të lartë pesëmujor pas sulmeve të fundjavës së SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Pas kësaj, ka njoftuar se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, raporton KosovaPress. /Telegrafi/

The post Bie çmimi i naftës në botë, por jo edhe në pompat kosovare appeared first on Telegrafi.

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

By: user 5
24 June 2025 at 21:12

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes.

Çmimet e naftës janë rritur në ditët e fundit, pas shqetësimeve se Teherani do të mund t’i pengonte furnizimet globale duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rrugë kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë kanë qenë stabile, pasi presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë Izraelit që të mos gjuajë më me bomba, ndonëse e ka akuzuar edhe Iranin për shkelje të armëpushimit.

Vetëm disa orë më parë, Trump ka thënë se armëpushimi ka nisur të zbatohet. Çmimi aktual i naftës është nën nivelin që ishte kur Izraeli nisi raketa kundër qendrave bërthamore iraniane më 13 qershor.

Sulmi ndikoi në rritjen e çmimit të naftës deri në 81 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për rritje të çmimeve të produkteve tjera të domosdoshme për jetesë. Diçka e tillë ndodhi pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë tre vjet më parë, duke ndikuar në jetët e njerëzve në mbarë globin.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Izraeli konsideron se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore. Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve./ REL

The post Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran appeared first on Lapsi.al.

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

By: Elva
24 June 2025 at 17:07

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani dhe Izraeli […]

The post Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran appeared first on BoldNews.al.

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 June 2025 at 17:11

Çmimet e naftës ranë me gati 5% të martën pasi Izraeli ra dakord për një armëpushim me Iranin, pas gati dy javësh konflikti.

Nafta e papërpunuar Brent, pika referuese ndërkombëtare për çmimet e naftës, fillimisht ra në 68 dollarë për fuçi, megjithëse më pas u rikuperua disi pasi Irani dhe Izraeli akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit brenda disa orësh, transmeton Telegrafi.

Çmimet ishin rritur ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa shqetësimet u rritën se Teherani mund të prishte furnizimet globale duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftë dhe gaz.

Tregjet e aksioneve në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë u rritën dhe mbetën të qëndrueshme, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump i tha Izraelit në mediat sociale të mos hidhte bomba pasi ky i fundit akuzoi Iranin për shkelje të armëpushimit.

Vetëm disa orë më parë, Trump kishte deklaruar se armëpushimi ishte “tani në fuqi”, pas së cilës Izraeli konfirmoi se kishte rënë dakord për këtë veprim.

Çmimet e naftës janë rritur deri në 81 dollarë për fuçi që nga fillimi i sulmeve me raketa, duke nxitur frikën se kostoja e jetesës mund të rritet ndërsa shpenzimet e benzinës, naftës dhe biznesit u rritën.

Nafta bruto aktualisht tregtohet me 69.67 dollarë, pak më poshtë nivelit në të cilin ishte kur Izraeli nisi raketa kundër centraleve bërthamore të Iranit më 13 qershor.

“Nëse armëpushimi ndiqet siç u njoftua, investitorët mund të presin kthimin në normalitet të naftës”, tha Priyanka Sachdeva, analiste e lartë e tregut në Phillip Nova.

Por ajo shtoi se “shkalla në të cilën Izraeli dhe Irani i përmbahen kushteve të armëpushimit të shpallura së fundmi, do të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e çmimeve të naftës”.

Rënia e çmimeve u ngushtua ndërsa Izraeli pretendoi se Irani kishte shkelur armëpushimin, pasi akuzoi Teheranin për nisjen e një sulmi me raketa.

Tregjet e aksioneve në SHBA u hapën më lart. S&P 500 dhe Dow Jones Industrial Average ishin përpara gati 0.9%, ndërsa Nasdaq u rrit me më shumë se 1%.

Në Evropë, indeksi FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar u rrit me 0.4%, ndërsa Dax i Gjermanisë u rrit me 1.7%. Në Azi, indeksi i aksioneve Nikkei i Japonisë u mbyll me 1.1%.

Konflikti në Lindjen e Mesme i kishte shtyrë çmimet globale të energjisë më lart, gjë që nëse do të vazhdonte do të kishte një efekt të mëtejshëm në faturat e energjisë dhe çmimet e benzinës.

Çmimet me shumicë të gazit në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 12.5% ​​të martën, pasi u rritën ndjeshëm. Katari është një furnizues kryesor i gazit natyror të lëngshëm, i cili transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit.

Të hënën, Irani kishte lëshuar raketa në një bazë ushtarake amerikane në Katar, në hakmarrje për sulmet amerikane kundër centraleve bërthamore të Iranit.

Rritjet e fundit të çmimeve të naftës kishin çuar në frikë se rritja e kostove të energjisë mund ta bënte gjithçka – nga benzina dhe ushqimi deri te pushimet – më të shtrenjta në të gjithë botën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është ajo që ndodhi pasi Rusia pushtoi Ukrainën tre vjet më parë, duke ndikuar në jetën e njerëzve në të gjithë globin. /Telegrafi/

 

The post Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran appeared first on Telegrafi.

Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale

By: admin
23 June 2025 at 20:36

nga Amir Gjana
Universiteti i Oklahomës

Ndërkohë që tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen, një zhvillim i fundit në parlamentin e Iranit ka tërhequr vëmendje dhe ka shkaktuar panik e frikë në mbarë botën. Kjo i referohet faktit që parlamenti i Iranit votoi në favor të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Ky vendim vjen si kundërpërgjigje e sulmeve të fundit që goditën territorin e Iranit. Vendimi nuk është finalizuar, pasi kërkon aprovimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në mënyrë që të implementohet. Por, thjesht fakti që një zhvillim i tillë duket i mundur në ardhmen e afërt, është më se mjaftueshëm për të shkaktuar frikë në skenën botërore.

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe si mundet të ndikohet bota nga bllokimi i saj?

Ngushtica e Hormuzit e cila lidh Gjirin e Omanit, Gjirin Persik dhe Detin Arabik ndodhet midis Shtetit të Omanit dhe Shtetit të Iranit, dhe njihet si një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë. Kjo ngushticë kryesisht përdoret për transportin e naftës dhe konsiderohet si pika detare më e rëndësishme për sigurinë energjetike globale.

Sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), në vitin 2024, nëpërmjet kësaj ngushtice u transportua mesatarisht 20 milionë fuçi nafte çdo ditë. Me fjalë të tjera, rreth 20% e produkteve të naftës që u përdorën globalisht, kaluan nëpërmjet kësaj ngushtice. Si pasojë, bllokimi i kësaj ngushtice do të shkaktonte një rritje të çmimeve të naftës nëpër mbarë globin.

Tre faktet kryesore

Në mënyrë që të kuptohet përse ky bllokim do të kishte kaq efekte të mëdha, janë 3 fakte që duhen marrë parasysh:

E para, rëndësia themelore e naftës në ekonomitë e sotme. Produktet e ndryshme të naftës luajnë disa role në ekonomitë e sotme, por çfarë konsiderohet më themelorja është roli i naftës në transport. Qoftë për automjete tokësore, avionë ose anije tregtare, nafta është karburanti kryesor. Në rast se çmimi i naftës pëson rritje, atëherë çmimi i transportit të produkteve dhe materialeve po ashtu pëson rritje. Në një ekonomi, rritja në çmimin e transportit të mallrave shkakton një rritje çmimesh në pothuajse të gjitha produktet dhe shërbimet, dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë zinxhirët e furnizimit dhe çmimet përfundimtare për konsumatorët.

Fakti i dytë është që, në ditët e sotme, pothuajse të gjitha shtetet në botë dhe ekonomitë e tyre kanë varësi me njëra-tjetrën. Globalizmi ekonomik dhe zhvillimet që kanë forcuar lidhjet ekonomike midis shteteve, kanë lejuar shtetet të arrijnë një ritëm zhvillimi të pamenduar më përpara dhe kanë ndihmuar konsumatorët të gjejnë produkte dhe shërbime me çmime të ulëta dhe kualitet të lartë. Megjithatë, kjo strukturë po ashtu shkakton që një situatë si bllokimi i Ngushticës së Hormuzit të ndikojë të gjithë botën në mënyrë direkte dhe indirekte. Edhe në rast se një shtet nuk përdor këtë ngushticë për importin ose eksportin e produkteve të naftës, ata përsëri do mund të përjetojnë një rritje çmimesh, për shkak se shtetet e tjera me të cilat kanë marrëdhënie importi ose eksporti kanë një marrëdhënie të tillë. Në momentin që zinxhiri ekonomik botëror shkundet, nuk ka rëndësi sa larg një shtet mund të jetë prej burimit të problemit, ata sërish do përjetojnë këto efekte. Vetëm në rast izolimi total (si rasti i Koresë së Veriut), mundet që një ekonomi të shmangi efektet që do vijojnë në rast se Ngushtica e Hormuzit bllokohet.

Fakti i fundit që duhet marrë parasysh, lidhet me koston dhe vështirësinë e gjetjes së një korridori të ri tregtar që shmang ngushticën e Hormuzit për transportin e mallrave. Në këtë situatë, duke u paraqitur me situatën e komplikuar të kësaj ngushticë, është normale të pyetet rreth mundësisë për të gjetur një alternativë tjetër. Një analizë e bërë nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), në 15 Qershor, del në konkluzion se shumica e sasisë së naftës që kalon nëpër ngushticë nuk ka rrugë alternative për të dalë nga rajoni, përveçse disa rrjete tubacionesh për transportin e naftës, të cilat nuk përbëjnë një alternativë praktike.

Çfarë na pret?

Në këtë situatë, kur një pjesë themelore e dëmit që pritet të bëhet në ekonominë botërore do të bëhet në mënyrë indirekte, është e vështirë të bëjmë një parashikim jo vetëm të saktë, por edhe të detajuar. Por, duke parë analizën e bërë nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), ne mund të kuptojmë që shumica e naftës dhe gazit të eksportuar nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit shkon drejt tregjeve aziatike. Më specifikisht, shtetet që janë pjesë kryesore e këtij eksporti janë Kina, India, Japonia dhe Korea e Jugut. Me këtë informacion, ne mund të parashikojmë që ekonomitë në rrezik më të lartë nga ky zhvillim priten të jenë këto katër shtete, por përfshijnë edhe shtetet me marrëdhënie të forta ekonomike me këto shtete (qoftë kjo marrëdhënie eksporti, importi ose një tjetër lloj marrëdhënie tregtare).

Për më tepër, si pasojë e largimit nga energjia ruse, shtetet europiane po ashtu kanë rritur varësinë nga Ngushtica e Hormuzit në vitet e fundit. Kjo do të thotë që, në rast të një bllokimi në këtë ngushticë, Europa rrezikon ndërprerjen e produkteve të naftës që janë jetike për ekonominë dhe transportin. Kjo kërcënon stabilitetin ekonomik të shteteve europiane dhe shtetet me marrëdhënie të forta ekonomike me to.

Në këtë situatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të jenë nga vendet më pak të prekura nga kjo krizë, për shkak të burimeve të tyre të energjisë dhe rrjeteve alternative të furnizimit për produkte nafte. Por efekte indirekte priten të shfaqen, pavarësisht distancës, për shkak të ndërlidhjes së tregjeve të energjisë globale.

Si pasojë, është në interesin global që kjo ngushticë të mos bllokohet dhe të gjendet një mënyrë paqësore për të menaxhuar konfliktet rajonale duke mbrojtur stabilitetin ekonomik dhe energjetik botëror.

The post Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale appeared first on Albeu.com.

SHBA/ Bien çmimet e naftës, tregjet nuk po ndikohen nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin

By: armand
23 June 2025 at 17:52

Pavarësisht shqetësimeve për përshkallëzimin e konfliktit SHBA-Iran, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm sot, duke reflektuar qëndrimin e kujdesshëm të tregjeve të energjisë përballë një skenari të mundshëm lufte në rajon, raporton CNN. Pas një rritjeje të ndjeshme prej 6.2% dje, ku nafta amerikane (WTI) arriti përkohësisht në $78.40 për fuçi, sot çmimi ka rënë […]

The post SHBA/ Bien çmimet e naftës, tregjet nuk po ndikohen nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i naftës do të pësonte humbje

By: user7
23 June 2025 at 09:13

Ndërsa brenda Iranit rriten thirrjet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit në hakmarrje për sulmet e SHBA-së në centralet e tij bërthamore, një mbështetës kyç diplomatik dhe ekonomik i Teheranit do të humbiste nga ky vendim, pikërisht Kina.

Duke lidhur Gjirin Persik të pasur me naftë me oqeanin e hapur, Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më kritike të kontrollit të naftës në botë. Rreth 20 milionë fuçi naftë bruto në ditë, ose 20% e konsumit global, kaluan nëpër ngushticën e ngushtë midis Iranit dhe Omanit vitin e kaluar, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA).

Për Kinën, importuesin më të madh të naftës në botë dhe blerësin më të madh të naftës bruto nga Irani, Ngushtica e Hormuzit është edhe më e rëndësishme. Sipas vlerësimeve të EIA-s, Kina importoi 5.4 milionë fuçi naftë të papërpunuar çdo ditë përmes ngushticës në tre muajt e parë të vitit 2025.

Kjo është ekuivalente me rreth gjysmën e importeve mesatare ditore të naftës së papërpunuar të Kinës në tremujorin e parë të vitit, sipas llogaritjes së CNN bazuar në të dhënat e doganave kineze. Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, theksoi këtë dobësi kur i bëri thirrje Kinës që ta dekurajojë Iranin nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.

“E inkurajoj qeverinë kineze në Pekin t’i telefonojë për këtë, sepse ata varen shumë nga Ngushtica e Hormuzit për naftën e tyre”, tha Rubio në një intervistë me Fox News të dielën, duke shtuar se mbyllja e ngushticës do të dëmtonte ekonomitë e vendeve të tjera më shumë sesa ekonominë e SHBA-së.

Kina mbetet blerësi më i madh i energjisë në Iran, megjithëse nuk ka raportuar blerjet e naftës iraniane në të dhënat e saj zyrtare doganore që nga viti 2022, sipas analistëve. Rreth 90% e eksporteve të naftës së Iranit tani shkojnë në Kinë, sipas kompanisë së të dhënave të mallrave Kpler, duke siguruar një litar shpëtimi kyç për ekonominë e sanksionuar rëndë të Teheranit. Kina ka dënuar sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke thënë se ky veprim “përkeqëson tensionet në Lindjen e Mesme”.

The post Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i naftës do të pësonte humbje appeared first on Lapsi.al.

Ngushtica e Hormuzit, 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

22 June 2025 at 20:27

Ngushtica e Hormuzit ka një gjerësi prej 33 kilometrash në pikën e saj më të ngushtë, midis Gadishullit Arabik në jug dhe Iranit në veri. Korsitë detare për anijet që kalojnë në të dy drejtimet janë të gjera vetëm tre kilometra secila. Me pak fjalë, 3 mijë metra, të cilat përbëjnë arterien më të rëndësishme, […]

The post Ngushtica e Hormuzit, 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore appeared first on BoldNews.al.

Irani gati të mbyllë Hormuzin, ja si ndikon te çmimi i naftës

By: D Marku
22 June 2025 at 21:58

Irani është pranë miratimit zyrtarisht të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës.

Ngushtica e Hormuzit përshkohet çdo ditë nga rreth 17 milionë fuçi naftë, që përfaqëson më shumë se 20% të konsumit ditor global. Mbyllja e saj konsiderohet një akt me pasoja të rënda ekonomike dhe gjeopolitike.

Menjëherë pas njoftimit, tregjet ndërkombëtare reaguan me rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke kapur nivelet më të larta të muajve të fundit. Analistët paralajmërojnë një krizë energjetike që mund të preki sidomos vendet importuese si Japonia, India dhe shtetet europiane, të cilat varen nga nafta e Gjirit Persik.

Mbyllja e ngushticës shihet si një hap i rrezikshëm që mund të ndezë një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe të sjellë pasiguri të forta në ekonominë globale. Zhvillimet në orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse bota po shkon drejt një konfrontimi të ri apo do të dominojë rruga e diplomacisë.

Raportohet se pas sulmeve amerikane ndaj objekteve iraniane, komponenti i “risk premium” (premiumi për rrezikun gjeopolitik) është shtuar ndjeshëm. Analistët parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimeve, duke e çuar Brent-in drejt niveleve prej 100–130 USD për fuçi në skenarin më ekstrem shihet si logjik.

Aktualisht, çmimet janë në 75–80 USD, por kjo varet nga zhvillimet e ardhshme në rajon: nëse Irani ndërhyn në tregtinë e naftës përmes ngushticës së Hormuzit, çmimet mund të kapërcejnë $100.

The post Irani gati të mbyllë Hormuzin, ja si ndikon te çmimi i naftës appeared first on Albeu.com.

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

22 June 2025 at 18:39

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm… përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit do të sillte efekte negative për ekonominë shqiptare. Lënda djegëse ishte e para që ndjeu efektet. Në tregjet botërore nafta u rrit me 10 deri në 13 për […]

The post 5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA appeared first on BoldNews.al.

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

22 June 2025 at 16:53

Majlisi, Parlamenti i Teheranit në Iran është dakordësuar mbylljen e ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Gjithsesi, gjenerali i Gardës së Revolucionit, Esmail Kowsari, i cili është anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Majlis, është shprehur se vendimi përfundimtar i takon Këshillit […]

The post Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës appeared first on BoldNews.al.

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025 at 10:53

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë ta rinisin tregtimin të hënën në mëngjes në Azi, raporton  “BBC”. 

“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, ka thënë Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive te “Crystol Energy”. “Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik shtuar në çmimet e naftës”.

Nafta bruto “Brent” e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit çmimi thuajse 20 për qind në muajin e fundit.

Përkundër këtyre rritjeve, prapë çmimet janë ende më të ulëta se që ishin në të njëjtën pikë vitin e kaluar.

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025 at 11:53

Çmimet globale të naftës pritet të rriten!

“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, tha për BBC, Dr. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy.

“Kjo frikë do të reflektohet edhe te çmimi i naftës, sa më e madhe të jetë frika, aq më i madh ndikimi”, shtoi ajo.

Nafta e papërpunuar Brent e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit me gati 20% muajin e fundit.

Pavarësisht këtyre rritjeve, çmimet e naftës janë ende më të ulëta se në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Kostoja e naftës së papërpunuar ndikon që nga furnizimi i automjetit me karburant deri te çmimet e ushqimeve në supermarkete. /Telegrafi/

The post Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit appeared first on Telegrafi.

❌
❌