Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

10 August 2025 at 14:32

Edi Rama, në skenë zbavit popullin me aksionet e përditshme të “çlirimit të hapësirave”, në prapaskenë thur zaptimin me ndërtime të Zonave Natyrore të Mbrojtura. Në vitin 2022, kur e komandoi drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Edi Rama nuk zgjodhi ndonjë biolog, agronom, inxhinier pyjesh apo mjedisi. Ai e dërgoi zonjën Daniel […]

The post Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së appeared first on BoldNews.al.

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

5 August 2025 at 10:20

Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotografojnë një kishë fshati të ndërtuar në fund të shekullit XIX, një strukturë e bukur prej guri që shpesh shfaqet në broshurat që tërheqin turistët në rajon. Vetëm pak metra më tej, grumbuj druri dhe bazamente prej betoni janë gjithçka […]

The post Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth appeared first on Reporter.al.

Vendimi i Kushtetueses për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Do t’i drejtohemi Strasburgut

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi ligjin për zonat e mbrojtura, duke rrëzuar kërkesën e opozitës për shpalljen e tij antikushtetues.

Zhupa, e cila ka qenë nismëtarja e ankimimit shprehet në një postim në rrjetet sociale se “dredhitë e Gjykatës Kushtetuese për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk na ndalojnë”.

Ajo bën të ditur se do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare.

“Ndarja 4 me 4, ku 4 gjyqtarët pranojnë që ka shkelje kushtetuese dhe 4 gjyqtarë mendojnë se nuk ka, çon në rrëzimin e kërkesën dhe pse nuk ndajnë dot nëse është apo jo antikushtetues. Kjo barazi është përdor dhe në raste të tjera si dredhi për të vendosur pa vendosur, për të ruajtur status quo e qeverisë duke bërë sehir. Kjo praktikë dënohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku në çështjen Marini kundër Shqipërisë, 2007 shprehet se “ del në përfundimin se parashikimi për ndarjen e votave në mënyrë të barabartë nuk i shërben sigurisë juridike dhe mund të privojë ankuesin nga e drejta efektive për një vendim përfundimtar për kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese”. Nuk mund të fshihen pas ligjit, ku s’ka asnjë arsye juridike dhe morale se përse katërshja që mendon se nuk ka shkelje duhet të prevaloj mbi katërshen që argumenton se ka shkelje?!”, shprehet Zhupa.

Deputetja e PD-së shton se “është fatkeqësi për vendin që lënë në fuqi një ligj antikushtetues dhe dështim për Gjykatën Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatës, ne rrëzohemi pa u rrëzuar me dredhi që nuk respektojnë as standardet europiane”.

“Pavarësisht kësaj dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesëmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standardet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria. Gjithashtu falenderoj për punën e tyre dy avokatët e nderuar Marash Logu dhe Franci Nuri. Zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se ja kemi detyrim brezave të ardhshëm për ti lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit”, përfundon reagimin e saj deputetja Zhupa.

The post Vendimi i Kushtetueses për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Do t’i drejtohemi Strasburgut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit

By: M C
31 July 2025 at 20:10

Deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit për zonat e mbrojtura. Zhupa shprehet se dredhitë për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk i ndalojnë.

Ajo thekson se do të vijohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare. Zhupa thotë se zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se është detyrim ndaj brezave të ardhshëm për t’i lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

Reagimi i plotë:

Dredhitë e Gjykatës Kushtetuese për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk na ndalojnë!

Në Strasburg për mbrojtjen e vendit! Nga sot nuk kemi më zona të mbrojtura!

Ndarja 4 me 4, ku 4 gjyqtarët pranojnë që ka shkelje kushtetuese dhe 4 gjyqtarë mendojnë se nuk ka, con në rrëzimin e kërkesën dhe pse nuk ndajnë dot nëse është apo jo antikushtetues. Kjo barazi është përdor dhe në raste të tjera si dredhi për të vendosur pa vendosur, për të ruajtur status quo e qeverisë duke bërë sehir.

Kjo praktikë dënohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku në çështjen Marini kundër Shqipërise, 2007 shprehet se “ del në përfundimin se parashikimi për ndarjen e votave në mënyrë të barabartë nuk i shërben sigurisë juridike dhe mund të privojë ankuesin nga e drejta efektive për një vendim përfundimtar për kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese”. Nuk mund të fshihen pas ligjit, ku ska asnjë arsye juridike dhe morale se përse katërshja që mendon se nuk ka shkelje duhet të prevaloj mbi katërshen që argumenton se ka shkelje?!

Për sa më lart do shkohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare.

Është fatkeqësi për vendin që lënë në fuqi një ligj antikushtetues dhe dështim për Gjykatën Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatës, ne rrëzohemi pa u rrëzuar me dredhi që nuk respektojnë as standartet europiane.

Pavarësisht kësaj dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standartet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria. Gjithashtu falenderoj për punën e tyre dy avokatët e nderuar Marash Logu dhe Franci Nuri.

Zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se ja kemi detyrim brezave të ardhshëm për ti lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

The post Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”

31 July 2025 at 18:39

Gjykata Kushtetuese vendos të mos e shfuqizojë ligjin që ndryshon kuadrin për “Zonat e Mbrojtura”.

Përmes një konference për shtyp, pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese tha se kishte vendosur të rrëzojë kërkesën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit dhe organizatave mjedisore “Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS) dhe “EcoAlbania”, të cilët kërkonin shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 ‘Për Zonat e Mbrojtura’”.

Pretendimet për cenim të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së akteve u rrëzuan për mungesë argumentesh kushtetuese.

Njësoj u rrëzua pretendimi se ndryshimet cenojnë trashëgiminë natyrore dhe identitetin kombëtar.

Gjykata vlerësoi se ligji është një ligj kuadër, pra nuk krijon pasoja të drejtpërdrejta dhe konkrete për mjedisin. Efektet reale do të vlerësohen vetëm kur të miratohen aktet nënligjore (si vendimet e Këshillit të Ministrave).

Sa i takon konsultimeve publike, Gjykata vlerësoi se ato ishin përmbushur, pasi nisma ishte parlamentare dhe Kuvendi kreu konsultimin me publikun për versionin përfundimtar të projektligjit.

Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e ndarë (pa shumicë të cilësuar prej 5 gjyqtarësh) sa i takon pajtueshmërisë ose jo të ndryshimeve me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe “acquis communautiaire”, Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Kushtetutës dhe vendosi rrëzimin e kërkesës.

Për rrjedhojë ligji nr. 21/2024 mbetet në fuqi.

Në seancën e 23 qershorit, palët patën paraqitur qëndrime të kundërta mbi ndikimin mjedisor dhe standardet kushtetuese të ligjit. Organizatat mjedisore argumentuan se ligji hapte rrugën për ndërtime në zona natyrore të ndjeshme.

Vendimi, i cili pritet të zbardhet në javët e ardhshme, ka ngjallur zhgënjim nga shoqëria civile, pasi krijon precedent për dobësimin e mbrojtjes ligjore të natyrës në emër të investimeve.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura” appeared first on Citizens.al.

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

31 July 2025 at 18:54

Gjykata Kushtetuese ka marrë një tjetër vendim pro Edi Ramës, pasi ditën e sotme ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike që kërkonte shfuqizimin e ligjit të miratuar nga mazhoranca, që i hap rrugë ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura, duke ua dhënë “strategjikëve” të Qeverisë. Padia ishte dorëzuar më 1 Nëntorë të vitit të kaluar dhe […]

The post Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin kontrovers për Zonat e Mbrojtura

31 July 2025 at 19:20

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të enjten kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit të vitit 2024 “Për Zonat e Mbrojtura”- i kritikuar gjerësisht edhe nga aktivistët mjedisorë se po vulos pa kthim dëmtimin e natyrës së mbrojtur. Projektligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shkurt të vitit 2024, duke i hapur rrugën ndërtimit të […]

The post Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin kontrovers për Zonat e Mbrojtura appeared first on Reporter.al.

Zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën nga PD: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh

By: redi
31 July 2025 at 19:01

Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, i cili sjell ndryshime në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Deputetët kërkonin shfuqizimin e ligjit si antikushtetues dhe pezullimin e tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata rrëzoi një sërë pretendimesh të paraqitura nga…

Source

Qeveria centralizon më tej vendimmarrjen e zhvillimit urban

28 July 2025 at 17:04

Qeveria i ka rritur vetes kompetencat sa i takon zhvillimit urban duke kufizuar më tej rolet e bashkive në vendimmarrje për ndërtimet. Në një vendim që zhvendos më tej balancën e autonomisë vendore, Kryeministri grumbullon më tepër fuqi ekzekutive mbi territorin, mjedisin dhe ekonominë.

Në tre vitet e fundit lejet për ndërtime deri në 8 kate jepeshin nga bashkitë, por me vendimin e datës 23 korrik të Këshillit të Ministrave, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) – i cili drejtohet nga Kryeministri – e uli këtë kufizim për objekte deri në 6 kate.

Për më tepër, KKTU merr kompetencën për vendime për çdo ndërtim në zonat bregdetare, pavarësisht kushteve dhe kritereve të zhvillimit. Nga ana tjetër qeveria ka ndaluar ndërtimin apo shfrytëzimin si parkingje apo me rrethime të hapësirave të destinuara për të qenë publike.

Ndërtimi nën pushtetin e qeverisë

Para vitit 2015, KKTU (asokohe thjesht KKT) ishte menduar si organ mbikëqyrës për planifikimin urban kombëtar.

Fillimisht, miratonte planet vendore dhe shqyrtonte projekte të rëndësisë kombëtare. Por me ndryshimet në ligjin Nr.107/2014 dhe ndryshimet në VKM 408/2015, profili i Këshillit ndryshoi rrënjësisht.

Prej vitit 2024, KKTU vepron si autoritet që vendos dhe zbaton, pa pasur kufizime lokale apo mjedisore. Ky transformim i KKTU-së u bë teksa po debatohej ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Ky centralizim shqetësoi organizatat mjedisore të cilat e konsideruan KKTU-në “Zot të Zonave të Mbrojtura” pasi “rrëmben pushtetet dhe politikat për këto zona”. Kjo mund të shihet te kompetenca e përcaktimit si “zonë me prioritet ekonomik” edhe të pronave shtetërore duke anashkaluar shqyrtimin në nivel vendor.

KKTU kontrollohet nga qeveria dhe drejtohet nga kryeministri. Ajo përcakton zonat me prioritet ekonomik, turistik dhe industrial. Jep akses në prona shtetërore, me përjashtim të pyjeve, kullotave dhe tokave bujqësore.

Ka të drejtë të vendosë për shpronësime dhe konfiskime. Madje, mund të legalizojë objekte pa leje “për strehim social”.

Por, ky përqendrim kompetencash shtron pyetje serioze mbi balancën institucionale.

Për më tepër, KKTU merr vendime pa procese të hapura publike dhe shpesh pa konsultim me komunitetet lokale, apo banorët e zonave ku jepen lejet e zhvillimeve dhe ndërtimeve.

Citizens.al ka dokumentuar mungesën e transparencës në ndarjen e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit për rreth 140 kulla në Tiranë.

Në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, favorizohen interesa private dhe klienteliste duke kufizuar më tej edhe të drejtën e zhvillimit.

Në letër, qeveria thotë se synon zhvillim të qëndrueshëm. Në praktikë, po mundohet të kontrollojë çdo rrugë investimi.

KKTU po zëvendëson pushtetin vendor dhe po përjashton qytetarët nga vendimmarrja. Në mungesë transparence, nuk ka garanci për interesin publik në planet e zhvillimit.

Qytetet dhe territori po drejtohen nga një institucion i vetëm: qeveria – me më shumë pushtet, por gjithnjë e më pak llogaridhënie.

Përballë kësaj qasjeje, nevojitet një trysni më e madhe politike nga opozita, shoqata e njësive vendore, ekspertët e ndërtimit, zhvillimit, administrimit urban si dhe shoqëria civile.

The post Qeveria centralizon më tej vendimmarrjen e zhvillimit urban appeared first on Citizens.al.

Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK

9 July 2025 at 17:40

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Informacioni u konfirmua nga regjistri i kërkesave për të drejtë informimi, publikuar në faqen e institucionit.

Më 20 qershor, SPAK rezulton të ketë administruar një kërkesë për informacion në lidhje me ekzistencën ose jo të një hetimi mbi kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës dhe nëse po, në çfarë faze ndodhej ai.

Në përgjigjen zyrtare, referuar më 7 korrik, SPAK deklaron se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën dhe ky procedim ndodhet në fazën e hetimeve paraprake”.

Hetimi po ndodh teksa aeroporti ka kryer testet e para të fluturimeve nën një valë të shtuar kontestimesh nga organizatat mjedisore për mënyrën se si u konceptua në një zonë të mbrojtur.

Më herët, ka pasur pretendime për mënyrën se si u dha ky koncesion duke nxitur dyshime për favorizime.

Në maj, teksa u kryen fluturimet testuese, Citizens.al përmblodhi pretendimet dhe historikun e kësaj çështjeje në artikullin:

Historia e projektit për Aeroportin e Vlorës

Aeroporti në Vlorë është ide e hershme e qeverisë Rama. Që në fillim ajo u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike.

Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë: kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi).

Pista e Aeroportit të Vlorës gjatë testimit, maj 2025/Facebook.

Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ai do të niste brenda qershorit të atij viti. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi. 

Kërkesa në fjalë ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – të njohura për lidhjet e tyre të ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kjo kërkesë pasoi një vizitë të Ramës në Turqi, ku ai bëri të ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmë për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do të ishte pikërisht Aeroporti i Vlorës. 

Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do ta shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.

Në shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë – dhe një ditë më pas, e prezantoi atë në qytetin e Vlorës.

Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.

Sipërmarrësit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallën fitues me një ofertë prej rreth 104 milionë eurosh. Në garë ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertë”, argumentim që u kundërshtua nga përfaqësuesit e Çelit, të cilët ngritën pretendime për favorizime.

Në ofertën fituese të sipërmarrësve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipërmarrësve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – të cilët njihen gjithashtu për afërsinë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhër të tij ata ndërtuan Spitalin Rajonal Memorial të Fierit – por që në shtator 2022 ata ia shitën kuotat (40%) Pacollit për vetëm 4,450 euro.

Punimet për aeroportin nisën me një ceremoni solemne më 28 nëntor 2021, pavarësisht se projekti nuk kishte marrë ende leje mjedisi dhe ndërtimi – zyrtarisht qe miratuar vetëm “Leja e zhvillimit” dhënë nga qeveria në nëntor të atij viti, leja e mjedisit u dha një muaj më vonë dhe ajo e ndërtimit pas 15 muajsh të tjerë, më 9 nëntor 2022.

Shqetësimet për ndikimet në mjedis

Aeroporti i Vlorës nisi të ndërtohej pranë fshatit Akërni në lagunën e Nartës – një zonë e mbrojtur dhe vendbanim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në Direktivën e Shpendëve të BE-së.

Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj. 

Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.

Ndërkohë masterplani i botuar nga ministria gjatë garës zbuloi se funksioni i vërtetë i aeroportit do të jetë për të pritur flukset e turistëve që parashikohet t’i drejtohen zonës së lagunës, e cila prezantohet me ndryshime rrënjësore me ndërtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe një porti jahtesh.

Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.

Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.

Lexoni gjithashtu:

The post Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK appeared first on Citizens.al.

“Pluhur, fuqi, pa frena”

3 July 2025 at 11:37

Përpjekja e sforcuar e autoriteteve ligjzbatuese ia doli të ndalonte Rrally-n në Peizazhin e Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë këtë fundjavë, por jo dëmin që shkaktuan me dhjetëra makina Off Road, të cilat pushtuan për dy ditë Plazhin e Dajlanit në Zvërnec dhe xhiruan gomat mbi rënën dhe kodrat e buta, përgjatë vijës bregore në jug të Gjirit të Vlorës, aty ku shtrihen dunat ranore dhe lëshon vezët breshka e rrallë e ujit (Carreta carreta).

Barbaria e garave me makina të larta, që bashkon pasionin sportiv me tipare dominuese mashkullore të supozuara, u kthye sërish për të festuar në një zonë me ndjeshmëri të lartë, duke konsumuar krimin mjedisor të radhës, pas incidentit shokues të derdhjes së mbetjeve të hidrokarbureve në parkun lumor kombëtar të Vjosës, pak ditë më parë.

“Pluhur, fuqi dhe pa frena”, ishte slogani i vrazhdë i një gare burrash me makina që u promovua gjerësisht për disa javë në rrjetet sociale nga organizatorët, në formën e një feste verore, e cila tërhoqi dhe siguroi mbështetje edhe nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, ndonëse ky i fundit u tërhoq më pas, kur gara u bë një shqetësim publik, duke fshirë disa prej postimeve mbështetëse.

Makinat Rally në natyrën e mbrojtur në Zvërnec/ Foto: Joni Vorpsi

Reagimi i autoriteteve ishte i dobët dhe aspak motivues. Megjithëse gara finale u arrit të ndalohej, organizatorët, së bashku me pjesëmarrësit nga Shqipëria, një pjesë të ardhur nga jashtë, arritën “të festojnë” për të paktën dy ditë rresht, mbi një pistë dritash të improvizuar dhe mbi makina me rrota të mëdha, të cilat shkatërruan mjaftueshëm habitate me shumëllojshmëri të theksuar biologjike.

Në fakt, merita e vërtetë për ndalimin e garës i takon ornitologut Joni Vorpsi nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, i cili ndodhej në zonë për një monitorim rutinë. Në muzgun e së shtunës (28 qershor), krahas zogjve, dylbia e tij pikasi një grumbull të pazakontë shoferësh, në afërsi të vendit ku Deti Adriatik bashkohet me Lagunën e Nartës. I shqetësuar njoftoi policinë dhe njëkohësisht, administratën e zonave të mbrojtura, të cilët mbërritën, por me vonesë.

Dihet si rrjedhin ngjarjet në skena të ngjashme: përplasje, tone të ngritura, madje dhe kapje me dorë mes burrave me uniforme dhe shoferëve gjysmë lakuriq me shapka plastike e tuta sporti. Për nga rrëmuja, britmat dhe alarmi, atmosfera i ngjante më shumë një konflikti të armatosur, sesa një marrëveshje për rivendosjen e rendit publik. Krahas dhjetëra makinave, në vendngjarje ndodhej edhe një ambulancë e shërbimit publik, e gatshme për të ndërhyrë në rast të një aksidenti të mundshëm gjatë garës.

Shndërrimi i parqeve kombëtare dhe i zonave të egra në itinerare garash me makina të rënda është bërë traditë e keqe. Zonat e Mbrojtura shihen si terrene të përshtatshme për zhvillimin e tyre, ndërkohë që mungon vetëdija për t’i parë ato si aktivitete të dëmshme, që shkatërrojnë, jo vetëm natyrën, por nuk favorizojnë as turizmin.

Makinat Rally duke shkatërruar dunat, rërën dhe habitatin e breshkave të rralla/ Foto: Joni Vorpsi

Por po aq sa ndjekësit e kësaj tradite, kërcënimi vjen edhe nga lejuesit dhe promovuesit e saj.

Të parët janë kryetarët e bashkive. Për ta e rëndësishme është promovimi për më shumë të ardhura. Janë paratë që garantojnë suksesin e tyre, por edhe karrierën. Ishin këta kryetarë që propozuan (formalisht) ndryshimet ligjore të zonave të mbrojtura vitin e shkuar, duke kërkuar ndarjen e territoreve mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal. Të joshur nga rritja mbytëse e investimeve strategjike, lakmia i bëri që të mos e fshihnin turpin nga dëshira për të grabitur copën e fundit. Por qeveria i mori të gjitha për vete. Ajo shfrytëzoi ndryshimet e kërkuara për hapjen e zonave të mbrojtura kundrejt resorteve dhe hotelerisë turistike. Nën të njëjtin model, këta banditë lokalë po hapin dyert e zonave të egra për gara me makina për të propaganduar gjoja një turizëm të ri: turizmin e aventurës.

Të dytët janë “Administrata e Zonave të Mbrojtura”: rejnxhërsat – rojet e zonave të mbrojtura. Këta nuk kanë asgjë në dorë. Ato pak kompetenca që kishin i kanë humbur. Por më shumë kanë humbur dinjitetin. Një pjesë e stafit (më kurajozët) është larguar ose është pushuar. Zëvendësuesit dhe punonjësit e mbetur nuk mund të bëjnë asgjë, pasi e dinë mirë se drejtohen nga burokratë keqbërës që sillen me zonat e mbrojtura si gangsterë. Sot, nuk ka mjerim më të madh se portreti i një rejnxhërsi i caktuar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Dikur, një model frymëzimi, imazhi i rejxhërsit mund të krahasohet, lehtësisht dhe tragjikisht, me portretin e një të pashpresi – alegori e gjendjes së territoreve që ata mbrojnë.

Të tretët janë e ashtuquajtura shoqëri civile, e prezantuar në formën e jofitimprureseve, përmes ekspertëve mjedisorë, të cilët ushqehen, kryesisht me fonde të huaja. Deri tani nuk është regjistruar ndonjë përpjekje e sinqertë dhe efektive prej tyre për të ndaluar çmendurinë e garave brenda zonave të mbrojtura. Asnjë organizim i thelluar, asnjë arritje e qëndrueshme për t’iu kundërvënë kësaj masakre. Pothuajse asgjë!

Në vend që të kufizoheshin në numër e në itinerar, garat janë shtuar dhe programet janë pasuruar. Në më shumë se dy dekada, por veçanërisht gjatë kësaj të fundit, itineraret e garave janë shtrirë si metastaza, kudo nëpër zonat e mbrojtura: përgjatë shtigjeve të egra, nëpër shtretër dhe proska të virgjëra, përgjatë luginave dhe grykave malore të vendit. Dhe njësoj, sikurse  kanceri shkatërron organet e buta të njeriut, këto itinerare shkatërrojnë shtratin e jetës: tokën pjellore dhe filizërinë e gjelbër, shpresën e vetme të mbetur, pas prerjeve, pas zjarreve dhe pas braktisjes totale.

Me të drejtë ngrihet një pyetje: kush mund t’i mbrojë zonat e mbrojtura nga agresioni i garave Rally?

Ende nuk ka një shpresë të qëndrueshme. Mekanizmat janë të pafuqishme dhe rastësia nuk garanton siguri. Konkluzioni është i qartë: rreziku më i madh nuk vjen nga garat me makina, porse askush nuk është në gjendje t’i ndalojë ato.

The post “Pluhur, fuqi, pa frena” appeared first on Citizens.al.

Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz

27 June 2025 at 15:32

Qeveria ka hapur kompaninë, e cila pritet të bëjë marrëveshje me Jared Kushner për të zhvilluar resort në Sazan. Projekti parashikon ta shndërrojë ishullin nga një ish-bazë ushtarake me site të mbrojtura në resort privat luksoz.

Korporata e Investimeve Shqiptare, (KIS) regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) kompaninë “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE). Ajo ka kapital 50 milionë lekë (rreth 500 mijë euro) dhe administor Julian Adilin, drejtor ligjor pranë KIS.

Ekstrakti tregon se ASDRE u themelua më 9 qershor, pra rreth 2 javë e gjysmë më parë.

ASDRE thuhet se do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimi në pronësi ose administrim shtetëror. Kjo lë të kuptohet se mund të menaxhojë dhe projekte dhe prona të tjera.

Qëllimi i saj thuhet të jetë menaxhimi dhe transparenca në përdorimin e pasurive publike.

Gjithashtu, si qëllim i ASDRE, ka dhe përfaqësimin e shtetit në partneritete strategjike. Këtu përmendet konkretisht resorti turistik “Ishulli i Sazanit”.

Këtë projekt e ka paraqitur si ofertë të pakërkuar “Affinity Partners” e përfaqësuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

Në janar Kushner mori statusin “investitor strategjik”. Ai ka thënë se ideja i lindi pas një vizite turistike në Shqipëri gjatë vitit 2021.

Kushner e vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023, ku u shoqërua personalisht edhe nga Kryeministri Rama. Pesë muaj më vonë, në dhjetor 2023, paraqiti zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e Sazanit.

Por projekti u bë me dije vetëm në vitin 2024 kur Kushner foli për mediat amerikane.

Njësoj si atëherë, zhvillimi i radhës ndodh pas një vizite turistike të dhëndrit të Trump-it. Kjo nënkupton se vizitat e tij janë “vizita pune”.

Një fotografi e çiftit Kushner me Sazanin në sfond u botua të enjten nga kuzhinieri Aldo Mehmeti në Instagram.

Faksemile e postimit të kuzhinierit Aldo Mehmeti, i cili priti familjen Kushner këtë javë në Vlorë.

Resorti në Sazan do të zërë 8% të sipërfaqes së ishullit – 45 hektarë nga 562 e totalit. Investimi thuhet të jetë prej rreth 1.4 miliardë eurosh dhe zotohet të punësojë rreth 1 mijë persona gjatë ndërtimit dhe funksionimit.

Kritika për transparencën dhe ndikimin mjedisor

Projekti i Kushnerit ka shkaktuar reagime për mungesën e transparencës dhe rrezikun ndaj mjedisit. Fillimisht në vitin 2024, institucionet dhanë qëndrime kontradiktore për statusin juridik të Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes e konsideroi pjesë të planit të vendosjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se nuk kishte kërkesë për zhvillim të zonës.

Aktivistët mjedisorë theksuan se zona është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky park përfshin specie të rralla detare dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 2010.

Por, qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke lejuar zhvillime në këto territore. Në të njëjtën kohë, KKT mori kompetenca të zgjeruara si Këshill Kombëtar i Territorit dhe Ujit.

Parlamenti shtyu gjithashtu ligjin për investimet strategjike deri në vitin 2026. Të gjitha këto veprime ngrenë shqetësime për llogaridhënie dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Kushner ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk ka përfituar trajtim preferencial apo ekstraligjor. Megjithatë qasja e qeverisë shqiptare mbetet jotransparente, çka lë të kuptohet për të kundërtën.

Prej janarit, kur Kushneri mori statusin e investitorit, parashikohej që të zhvilloheshin negociata për mënyrën e investimit. Do të ishte me partneritet publik-privat, koncesion, apo mekanizëm tjetër.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), i tha Citizens.al se “aktualisht palët janë në proces negocimi”. Deklarata u bë më 25 qershor, një ditë para se KIS të regjistronte ASDRE-n.

Nga ana tjetër institucionet nuk kanë bërë transparencë për propozimin e Kushner në Zvërnec.

Citizens.al iu drejtua për informacion edhe agjencive të planifikimit dhe zhvillimit të territorit (AZHT, AKPT) për propozimin, ku kërkoi të dinte nëse ka pasur aplikime për leje zhvillimi për zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati përgjigje.

Lexo gjithashtu:

The post Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz appeared first on Citizens.al.

Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura?

23 June 2025 at 16:09

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një seancë publike plenare për të shqyrtuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, që sjell ndryshime të debatueshme në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Kërkesa është paraqitur nga shoqata “Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS), “EcoAlbania” dhe një pjesë e opozitës ndërsa palë të paditura janë Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave. Në thelb të kësaj beteje gjyqësore është mbrojtja e natyrës nga shkatërrimi institucional dhe komercial.

Prej vitit 2022, me një seri shkrimesh nga gazeteari Artan Rama, Citizens.al ka ndjekur hap pas hapi degradimin sistematik të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Kjo përmbledhje sjell një panoramë të dokumentuar të përplasjeve, vendimeve dhe propagandës që ka shoqëruar këtë çështje.

Protestë kundër Aeroportit të Vlorës/Facebook.

Mbrojtje me emër, por me qëllim dorëzimin

Në nëntor 2022, Citizens.al solli në vëmendje paradoksin e shpalljes së “një mbrojtjeje të re” për lumin Vjosa, ndërsa paralelisht i hapej rruga projekteve infrastrukturore që e cenonin.

Nën petkun e “Parkut Kombëtar”, Vjosa u kthye në fasadë të politikave “të gjelbra” të qeverisë, ndërkohë që ligji dhe praktikat administrative shkonin në drejtim të kundërt me ruajtjen e ekosistemeve të saj.

Ilustrim nga diksutimi parlamentar i ligjit për Zonat e Mbrojtura/Citizens.al

Propaganda për zhdukjen e mbrojtjes

Në dhjetor 2023, Citizens.al denoncoi ngritjen e një fushate propagandistike për të justifikuar ndërhyrjet në “Zonat e Mbrojtura”. Përmes videove, eventeve dhe konferencave, qeveria u përpoq të bindte opinionin publik se ndryshimet në ligj nuk i dëmtojnë këto zona.

Në fakt, përtej propagandës, hartat zyrtare tregonin shkurtim të kufijve dhe lehtësim të procedurave për investime.

Ilustrim i biodiversitetit në zonat e mbrojtura/Facebook.

Parqet Kombëtare në rrezik

Artikulli i dhjetorit 2023 solli prova se një numër parqesh kombëtare, përfshirë Divjakën dhe Lurën, po përfshiheshin në plane zhvillimi që i zhbënin ato si zona të mbrojtura.

Në vend të mbrojtjes së biodiversitetit, ligji po ofronte mburojë për interesat ekonomike.

Protesta për mbrojtjen e Vjosës/Citizens.al.

Tragjedia shqiptare e zonave të mbrojtura

Në shkurt 2024, Citizens.al analizoi të gjithë zinxhirin e deformimeve – nga konsultimet fiktive, te draftet ligjore të hartuara me ngut e deri te miratimi pa debat në Kuvend.

Ky shkrim nxori në pah edhe rolin pasiv të institucioneve që duhet të ishin në mbrojtje të natyrës.

Ilustrim i dëgjesave për ndryshimet ligjore/Citizens.al

Dëgjesa të parakohshme për të shmangur reagimin

Në janar 2024, u zbardhën praktikat e dëgjesave publike, që u organizuan me njoftime të minutës së fundit dhe në zona të kufizuara.

Këto dëgjesa nuk plotësonin as standardet minimale për pjesëmarrje dhe konsultim, duke nxjerrë në pah mungesën e vullnetit real për transparencë.

Ilustrim për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Koha e pamjaftueshme, një tjetër mjet për të përshpejtuar shkatërrimin

Gjithashtu në janar 2024, Citizens.al solli në vëmendje kohën shumë të shkurtër që iu la ekspertëve dhe publikut për të dhënë opinion mbi ndryshimet në ligj.

Në vetëm pak ditë, një ndër ligjet më të rëndësishëm për mjedisin u transformua rrënjësisht.

Diskutimi parlamentar për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Peizazhet i dorëzohen investitorëve

Në korrik 2024, Citizens.al analizoi se si zona të tëra me status mbrojtjeje u nxorën nga mbrojtja për t’u kthyer në hapësira ndërtimi.

Ligji i ri hoqi pengesat për investime të mëdha në zona si Riviera, Divjaka apo Lura, duke vendosur interesin ekonomik mbi atë ekologjik.

Ilustrim grafik për statusin e Vjosës/Citizens.al

Vjosa, fasada e gjelbër e një modeli të qëllimshëm shkatërrimi

Në dhjetor 2024, Citizens.al denoncoi përdorimin e Parkut Kombëtar të Vjosës si mjet për të fituar imazh ndërkombëtar, ndërkohë që zona të tjera degradojnë në heshtje.

Një strategji që vendos një fasadë ndërkombëtare mbi një realitet lokal të trishtë.

Seanca e sotme në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një betejë ligjore. Ajo është një pikë kthese për të ardhmen e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Kjo çështje teston nëse sistemi kushtetues është ende në gjendje të mbrojë interesin publik nga vetë shteti (në këtë rast qeveria dhe shumica parlamentare) dhe nga interesat që e deformojnë atë..

The post Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura? appeared first on Citizens.al.

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

28 May 2025 at 17:10

Më 25 maj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur aplikimin për të përfshirë luginën e Vjosës në listën e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në shtator 2025, gjatë sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera) teksa asgjë duket se nuk do t’i ndryshojë aspektit të mbrojtjes luginës dhe zonave përreth.

“Vjosa sot nuk është vetëm një lumë, është një model i zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Kumbaro, duke e konsideruar me rëndësi aplikimin.

Punën për aplikimin e kanë koordinuar ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Komisioni Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n.

Citizens kontaktoi Besiana Gurin nga EcoAlbania, organizatë e cila ka punuar prej vitesh për të mbrojtur rrjedhën e Vjosës. Ajo tha se ky status është më shumë një “brandim dhe vëmendje ndërkombëtare”, krahas mbrojtjes ligjore ekzistuese.

E pyetur nëse ky status mund ta mbrojë më tepër Vjosën nga projektet infrastrukturore, si për shembull projekti i Ujësjellësit të Himarës, që parashikohet t’i marrë prurjet nga burimi i lumit të Shushicës – degë e Vjosës – Guri sqaron se nëse aplikimi pranohet, zbatimi i rekomandimeve nga UNESCO nuk janë të detyrueshme për shtetin shqiptar dhe nuk parashikohen penalitete për to.

“Vijnë gjëra pozitive me këtë, do ketë më shumë vëmendje në jetesën rurale dhe që të ruhet si e tillë, pra të ruhet jetesa e njeriut në harmoni me natyrën” përmbyll Guri.

Megjithatë, ndërsa Vjosa fiton statuse degët e saj mbeten larg sigurisë së propaganduar.

Në një editorial për Citizens.al, gazetari i njohur i çështjeve të mjedisit, Artan Rama, e ka quajtur procesin e dhënies status mbrojtjeje për Vjosën një lloj fasade të gjelbër të qeverisë, ku simbolika përdoret për të mbuluar problemet e mëdha që prekin lumin.

Parku, edhe pse i shpallur, nuk ka drejtori, staf menaxhimi, konfliktet për shfrytëzimin e ujit janë të thella, ndërsa ndryshimet e fundit ligjore tashmë lejojnë ndërtimin e hoteleve luksoze edhe brenda nën-zonave qendrore të parqeve.

Rama paralajmëron se përtej marrëveshjeve me marka globale si Patagonia dhe deklaratave në samite ndërkombëtare, çështja e Vjosës është kapur nga burokracia dhe politika, duke humbur karakterin e saj publik dhe komunitar.

“Vetëm banorët që nuk largohen kanë motive të thella dhe të qëndrueshme për të mbrojtur lumin,” shkruan ai, duke ftuar për një narrativë të re, që përfshin komunitetin lokal dhe jo vetëm marrëveshje ndërkombëtare.

Aktualisht banorët e zonës së Shushicës dhe organizata mjedisore si Eco Albania janë në beteja ligjore për të ndaluar projektin e Ujësjellësit të Himarës.

Gjykata Administrative e Lushnjës rrëzoi kërkesën për sigurim padie, e cila do t’i bllokonte punimet. Ndërkohë, paralelisht, në të njëjtën gjykatë po zhvillohet procesi për anulimin e kontratës.

Kështu, përtej statusit (të mundshëm) prestigjioz të UNESCO-s apo statusit Park Kombëtar: Ruajtja reale e natyrës dhe jetës njerëzore që është e lidhur ngushtë me të mbeten sfida për Vjosën.

The post “Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten appeared first on Citizens.al.

Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17 May 2025 at 14:00

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.

Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.

Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.

Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.

Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.

Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.

Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.

Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencë politike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.

Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.

Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:

Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.

Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.

Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.

Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.

Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.

Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.

“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.

Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?

Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.

Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.

Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.

Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes appeared first on Citizens.al.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

By: Ela
1 July 2025 at 12:46

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka marrë pjesë në seancën e parë të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese për ligjin ‘Për Zonat e Mbrojtura’. Zhupa shprehet se është vërtetuar antikushtetueshmëria e këtij ligji. Ajo shtoi se krijimi i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës ka një kosto prej 820 mije euro për vitet 2025-2027, ndërsa […]

The post Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

“Ligji ‘Për Zonat e Mbrojtura’ s’ka kufizim ndërtimesh”, Zhupa në GJK: Limiti i vetëm, oreksi i Ramës

1 July 2025 at 11:31

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën e parë plenare, për kundërshtimin e  ligjit ‘Për Zonat e Mbrojtura’ në vendin tonë, pas padisë së deputetes demokrate Ina Zhupa.

Në një deklaratë për mediat, ligjvënësja demokrate foli për tre shkelje të rënda të Kushtetutës së Republikës, duke nisur me kalimin e ligjit pa konsultim publik, mos kufizimit të ndërtimeve, sikurse edhe faturën financiare për zonat e mbrojtura, duke sjellë në vëmendje për shkeljen e fundit, Parkun Kombëtar të Vjosës.

Teksa padisë së deputetes së PD, iu bashkuan edhe dy organizata mjedisore, Zhupa tha se ajo çfarë është kërkuar nga Gjykatës Kushtetuese, është respektimi i standardeve evropiane dhe Konventave ndërkombëtare, ku pjesë e së cilave është edhe Shqipëria.

Zhupa solli në vëmendje faktin, se ligji nuk parashikon kufizim të ndërtimeve në zonat e mbrojtura, ku limiti i vetëm është oreksi i kryeministrit Edi Rama.

Seanca e parë në GJK e ligjit ‘Për zonat e mbrojtura’.  Janë konsumuar 3 shkelje të rënda të Kushtetutës. Së pari ka kaluar pa një proces konsultimi të mirëfilltë publik. Së dyti ligji s’ka asnjë kufizim, sa i përket ndërtimeve, limiti i vetëm, oreksi i Edi Ramës. Nëse vendos Rama, atëherë kjo është e lejueshme. Së treti, ndryshe nga sa kanë mashtruar në procedurë parlamentare. Ligji ka një faturë financiare që është fshehur e s’është raportuar. Harxhohen 820 mijë euro për Parkun Kombëtar të lumit Vjosa. Keni parë degradimin, dhe s’dimë ku shkojnë këto para për zyrën e administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosë. Janë të mjaftueshme këto 3 shkelje që Kushtetuesja të marrë një vendim drejtë.

Në kërë padi, s’kërkojmë asgjë më shumë veçse standardet evropiane ku Shqipëria është pjesë e konventave dhe respektimin e Kushtetutës. Deri më sot s’ka ndonjë formulë që betoni të prodhojmë oksigjen. Ne kemi për detyrë për të mbrojtur interesin publik dhe të mos lejojmë asgjësimin e  zonave të mbrojtura për oreksin e Ramës. Do vazhdojmë seancën sot e do t’u njohim në vijimësi me vendimmarrjen e GJK. Dhe urojmë të jetë në lartësinë e duhur e të marrë një vendim konform qytetarëve dhe Kushtetutës.

The post “Ligji ‘Për Zonat e Mbrojtura’ s’ka kufizim ndërtimesh”, Zhupa në GJK: Limiti i vetëm, oreksi i Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

Liqeni i Pogradecit dhe Guri i Nikës-Valamarë-Lenie, pasuri unike natyrore

30 June 2025 at 12:21

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ U zhvillua në Pogradec takimi i radhës të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore “Për peizazhin e mbrojtur tokësor dhe ujor”.

Në takimin e mbledhur nga prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ishte e pranishme edhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi. Prefekti Jole kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për miradministrimin e zonave të mbrojtura, si pasuri unikale të natyrës së bukur të Qarkut Korçë, të cilat shtojnë potencialin turistik të Pogradecit e gjithë rajonit.

Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Gjergji Koki, prezantoi punën e kësaj drejtorie, ku diskutuam mbi arritjet domethënëse të realizuara dhe problematikat e konstatuara.

PMTU-Liqeni i Pogradecit dhe PM-Guri i Nikës-Valamarë-Lenie përfaqësohen nga 17 monumente natyre, të cilat monitorohen herë pas here nga stafi për verifikimin e gjendjes së tyre.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Peizazhin e Mbrojtur Tokësor/Ujor “Liqeni i Pogradecit” dhe “Guri i Nikës-Valamarë-Lenie” janë zhvilluar disa kontrolle. Gjatë periudhës nëntor 2024-qershor 2025 janë zhvilluar 3 takime dhe 4 kontrolle në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 3 kontrolle për prerjet e paligjshme në bashkëpunim me inspektorë të Shërbimit Pyjor nga Bashkia Pogradec, ku në PM “Guri i Nikës-Valamarë-Lenie” janë konstatuar 2 raste për prerje të paligjshme, ndaj të cilave janë ndërmarrë masa administrative. /j.p/

The post Liqeni i Pogradecit dhe Guri i Nikës-Valamarë-Lenie, pasuri unike natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura

By: Ela
24 June 2025 at 15:11

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në një intervistë për “News 24” ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për zonat e mbrojtura, i cili tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ligji është klientelist dhe i ndërtuar për të favorizuar interesat e politikës dhe oligarkëve, në dëm të natyrës dhe trashëgimisë kombëtare. Zhupa thekson se […]

The post Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

❌
❌