Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

By: Ela
30 July 2025 at 12:35

Kryetarja e komisionit të medias Ina Zhupa ka reaguar lidhur me ndryshimet që kërkohen ti bëhen nga qeveria kodit penal. Zhupa është përqëndruar në dy nenet që prekin drejtëpërdrejtë lirinë e shprehjes dhe lirinë e gazetarëve. Ajo i cilëson ndryshimet të marra nga kodi i heshtjes “omerta” që përdor mafia dhe jo nga standartet që […]

The post “Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Buxheti iu vidhet”/ Zhupa: Emergjencat nuk kanë mjetet e duhura për shuarjen e zjarreve

By: Ardit
28 July 2025 at 20:52

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se mosmenaxhimi i situatës me zjarret tregon dështimin e shtetit. Zhupa tha se Shqipëria ka buxhete të jashtëzakonshme për të përballuar këto situata, por sipas saj ato, vidhen. Më tel ligjvënësja demokrate theksoi se emergjencat civile në Shqipëri janë vetë në emergjencë, pasi nuk kanë mjetet e duhura […]

The post “Buxheti iu vidhet”/ Zhupa: Emergjencat nuk kanë mjetet e duhura për shuarjen e zjarreve appeared first on BoldNews.al.

Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI)

By: V K
26 July 2025 at 09:43

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës, për të marrë ndihmë të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat.

Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.

The post Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

By: Elva
26 July 2025 at 09:39

Gjendja shëndetësore e një banori të fshatit Kopaçez, bashkia Delvinë, është përkeqësuar pas lëndimeve të marra gjatë përpjekjes për të shuar flakët që përfshinë zonën. 42-vjeçari Apostol Zhupa ka pësuar djegie në pjesën e gjoksit dhe shpatullave, ndërsa fillimisht u trajtua në spitalin rajonal të Sarandës. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai është transportuar […]

The post Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri masiv në Delvinë, deputetja Zhupa: Duhet ndërhyrje urgjente nga ajri

By: redi
25 July 2025 at 17:27

Zjarri i madh që ka përfshirë disa zona të Delvinës po lë pas pasoja të rënda. Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar për situatën alarmante, duke kërkuar ndërhyrje më serioze nga ajri dhe përforcime të menjëhershme nga shërbimet zjarrfikëse. Flakët janë përhapur në disa fshatra, përfshirë Senicën, Kalasën, Tatzatin, Kopacezin dhe Vergon, ku janë djegur banesa, mijëra rrënjë ullinj si dhe Kisha…

Source

Zhupa: Aeroporti i Vlorës u bë në një zonë të mbrojtur, Konventa e Bernës kundërshtoi ndërtimin

By: redi
21 July 2025 at 17:36

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta. Për të ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, për shembull, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së. ”Rama jo vetëm ka…

Source

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

By: Oldi
15 July 2025 at 10:54

Deputetja demokrate Ina Zhupa dha më shumë detaje për Komisionin e Dezinformimit, që sipas saj rrezikon kontrollin e plotë të informacionit, i cili përdoret jo vetëm në median audio-vizive por edhe në atë online. Edhe si Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Zhupa tha se administrata e re amerikane me presidentin […]

The post “Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

By: Ardit
12 July 2025 at 18:01

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Sipas saj, Edi Rama ka dëshmuar prej 12 vitesh se nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor. Zhupa theksoi se mënyra e tij e qeverisjes, përmes aksioneve të njëanshme […]

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit appeared first on BoldNews.al.

Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese 

8 July 2025 at 15:51

Një vit pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, beteja për mbrojtjen e natyrës arrin në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi pritet brenda korrikut. Lexo më shumë në Faktoje.al

Esmeralda Topi 

Më 2 mars 2024, socialistët miratuan ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, shoqërisë civile, ekspertëve të mjedisit dhe Brukselit. Presidenti Bajram Begaj, pavarësisht pritshmërive për ta kthyer ligjin për rishqyrtim, e dekretoi atë disa javë më pas, duke lënë si mundësi të vetme ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.

Një vit më vonë, beteja ligjore është zhvendosur pikërisht aty, ku deputetë të opozitës, të mbështetur nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe Qendra EcoAlbania, kërkojnë pezullimin e këtij ligji, që, sipas tyre, kërcënon rëndë natyrën shqiptare dhe bie ndesh me Kushtetutën e vendit. 

Ligji ekzistues parashikonte ndalime të rrepta për ndërtimet në zona të mbrojtura, ndërsa ndryshimet e miratuara i hapin rrugën zhvillimeve infrastrukturore dhe turistike. 

Me sytë nga Kushtetuesja

Pas dy seancash, Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin për këtë çështje brenda këtij muaji. Vendimi pritet të ketë ndikim jo vetëm për të ardhmen ekologjike të Shqipërisë, por edhe për pjesëmarrjen publike në vendimmarrje që prekin mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. 

Presidenti i Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë, Taulant Bino, pret një vendim të pavarur dhe jo të ndikuar nga politika.

“Në fund të fundit, ky nuk është një vendim për organizatat, por për dinjitetin tonë njerëzor, për mbrojtjen e shëndetshme të kësaj natyre dhe mjedisi që na e kanë lënë të parët dhe duhet tua trashëgojmë, në gjendje edhe më të mirë, brezave të ardhshëm. Mjedisi dhe natyra nuk janë të politikës, por të shqiptarëve”, argumenton Bino për Faktoje.al. 

Edhe Olsi Nika, nga qendra “Eco Albania” thekson se Kushtetuesja ka përgjegjësi të madhe për të rikthyer besimin në shtetin e së drejtës.

“Nëse Gjykata do ta rrëzojë këtë ligj, do të jetë një fitore për komunitetet lokale dhe për të gjithë ata që shohin në natyrën shqiptare një pasuri të përbashkët e të patjetërsueshme. Në të kundërt, mund të hapë një epokë të re të zhvillimeve turistike intensive në zemër të pasurive natyrore të vendit, me pasoja të pariparueshme për biodiversitetin dhe identitetin ekologjik të Shqipërisë”, pohon Nika. 

Po ashtu, deputetja Ina Zhupa, një nga nismëtaret e padisë ndan të njëjtën pritshmëri. Ajo tha për Faktoje.al se pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë ligjin mbi këto argumenta: 

“Pikësëpari vërtetuam që nuk është kryer një proces i konsultimit publik, siç e kërkon Kushtetuta për çështjet e mjedisit. Së dyti, vërtetuam që ligji nuk duhet të kishte kaluar sepse ishte një ligj me kosto financiare dhe nuk shoqërohej me raport financiar për këto kosto”, thotë Zhupa duke shtuar se:

“Së treti, që është dhe thelbi i çështjes, tashmë në zonat e mbrojtura me këtë ligj është hequr çdo lloj kufizimi. Mund të shfarrosen fare zonat e mbrojtura. Kjo cënon edhe parimin e solidaritetit social”.

Prapavijë

Debati për fatin e zonave të mbrojtura nuk është i ri. Prej vitit 2019, kur nisi procesi i rishikimit të rrjetit të zonave të mbrojtura, vendimmarrja është shoqëruar me polemika dhe protesta. Vendimi i KKT-së në dhjetor 2020 që reduktoi sipërfaqet e disa zonave të mbrojtura u përball me reagime të forta, ndërsa në nëntor 2022 u miratua një hartë përfundimtare me disa korrigjime dhe shtesa të reja si Alpet apo lumi Vjosa. Megjithatë, përpjekjet për të ligjëruar ndërtime në këto zona kulmuan me miratimin e ndryshimeve ligjore vitin e shkuar.  

Asokohe, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u angazhua në një tur takimesh për të diskutuar nëpër Shqipëri, dëmin dhe pasojat që sipas saj sillte ligji i ri në Zonat e Mbrojtura. 

“Ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj i cili do të çohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, nga deputetët opozitarë duke qenë se janë një subjek i pakushtëzuar, por ne nuk do jemi vetëm”, premtoi Zhupa në tryezën e parë të diskutimeve në Pogradec.

Një vit më vonë, sytë janë nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin deri në fund të korrikut. 

Përfundim

Deputetja Ina Zhupa, një nga zërat më aktivë kundër ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura, kishte premtuar publikisht që do ta çonte këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Me dorëzimin e padisë dhe zhvillimin e procesit deri në mbylljen e seancave gjyqësore, ky premtim kategorizohet i mbajtur.

The post Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese  appeared first on Faktoje.al.

Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës

3 July 2025 at 22:33

Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro dhe asnjë kundër Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, një angazhim i ri i institucioneve shqiptare për të ndërmarrë një plan masash për të luftuar ndërhyrjen e huaj keqdashëse në sektorë të rëndësishëm të vendit. Dokumenti parashikon disa objektiva kryesorë në luftën kundër dezinformimit dhe […]

The post Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës appeared first on Reporter.al.

Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, Zhupa: Keni qëllim kontrollin dhe ‘prerjen e kokave’ të kundërshtarëve

3 July 2025 at 12:27

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, kritikoi punën e Komisionit të Posaçëm për Dezinfomimin, duke e cilësuar një klishe të programeve qeverisëse, ku u përjashtua edhe Komisioni i Medias që drejtohet nga opozita.

Ligjvënësja opozitare tha se qëllimi i Komisionit dhe Strategjisë që pritet të kalojë si projektligj në parlament, është kontrolli i medias.

“Mund të na e kishit kursyer minutazhin e falenderimeve zoti Braçe, është ditë tjetër ajo e falenderimeve. Ky komision nisi dhe bitisi në një mënyrë të njëanshme dhe material strategji që e kam lexuar me vëmendje për çfarë do prodhonte, ishin klishe dhe i ngjanin programit të qeverisë, nga ekonomia te media, me qëllim të caktuar për të fshehur, por me qëllim për të kontrolluar informacionin në media e për të ndërhyrë në atë që është pushtet i pavarur, pushtetin mediatik. Nuk pati vullnet për strategji, ëhstë injoruar gjatë gjithë kohës së procesit Komisioni i medias, që nuk kontrollohet nga ju dhe nuk plotëson oreksin tuaj”, tha deputetja.

Zhupa theksoi se duhet të kishte pasur më shumë bashkëpunim me BE dhe NATO për këtë strategji dhe të ishte gjithpërfshirëse, duke e cilësuar atë të Komisionit si një ‘paçavure’.

“BE ka hartuar një strategji, ndryshe nga ajo paçavure e strategjisë që keni ju, ajo është gjithpërfshirëse, kurse ju e keni fut një paragraf të vogël”, tha deputetja demokrate.

Ligjvënësja sulmoi strategjinë, duke pretenduar se sulmet kibernetike i bën mazhoranca për të marrë informacionet dhe financimet në zgjedhje për kandidatët e saj të mbështetur nga krimi. Ajo ktitikoi edhe financimin nga shteti të gazetarisë investigative, duke pretenduar se do përdoret për “të prerë koka” të kundërshtarëve të kryeministrit dhe qeverisë.

“Keni ju strategji kundër financimit për zgjedhje, por jeni ju që keni kandidatët tuaj të mbështetur nga krimi, që financoni zgjedhjet, keni 28 kandidatë deputetë të mbështetur nga krimi. Sulmi më i madh kibernetik u bë nga PS-ja për të nxjerrë në publik apo për të marrë të dhënat personale të qytetarëve nëpërmjet patronazhistëve”, tha mes të tjerash Zhupa”.

The post Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, Zhupa: Keni qëllim kontrollin dhe ‘prerjen e kokave’ të kundërshtarëve appeared first on Sot News | Lajme.

Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve!

By: Oldi
3 July 2025 at 12:29

Deputetja e PD, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit foli lidhur me nismëm ligjore për Dezinformimin e cila sipas saj kishte si qëllim censurimin. “Një komision, që konsiderohej si strukturë autoritare për të censuruar lirinë e fjalës”, tha Zhupa e cila theksoi se “edhe memorandum Shqipëri-SHBA, u zhbë, për shkak se presidenti Trump e konsiderontë […]

The post Komisioni për Dezinformimin/ Zhupa: Bord censurues, Trump e zhbëri pasi përdorej kundër kundërshtarëve! appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

By: Ela
1 July 2025 at 12:46

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka marrë pjesë në seancën e parë të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese për ligjin ‘Për Zonat e Mbrojtura’. Zhupa shprehet se është vërtetuar antikushtetueshmëria e këtij ligji. Ajo shtoi se krijimi i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës ka një kosto prej 820 mije euro për vitet 2025-2027, ndërsa […]

The post Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

“Ligji ‘Për Zonat e Mbrojtura’ s’ka kufizim ndërtimesh”, Zhupa në GJK: Limiti i vetëm, oreksi i Ramës

1 July 2025 at 11:31

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën e parë plenare, për kundërshtimin e  ligjit ‘Për Zonat e Mbrojtura’ në vendin tonë, pas padisë së deputetes demokrate Ina Zhupa.

Në një deklaratë për mediat, ligjvënësja demokrate foli për tre shkelje të rënda të Kushtetutës së Republikës, duke nisur me kalimin e ligjit pa konsultim publik, mos kufizimit të ndërtimeve, sikurse edhe faturën financiare për zonat e mbrojtura, duke sjellë në vëmendje për shkeljen e fundit, Parkun Kombëtar të Vjosës.

Teksa padisë së deputetes së PD, iu bashkuan edhe dy organizata mjedisore, Zhupa tha se ajo çfarë është kërkuar nga Gjykatës Kushtetuese, është respektimi i standardeve evropiane dhe Konventave ndërkombëtare, ku pjesë e së cilave është edhe Shqipëria.

Zhupa solli në vëmendje faktin, se ligji nuk parashikon kufizim të ndërtimeve në zonat e mbrojtura, ku limiti i vetëm është oreksi i kryeministrit Edi Rama.

Seanca e parë në GJK e ligjit ‘Për zonat e mbrojtura’.  Janë konsumuar 3 shkelje të rënda të Kushtetutës. Së pari ka kaluar pa një proces konsultimi të mirëfilltë publik. Së dyti ligji s’ka asnjë kufizim, sa i përket ndërtimeve, limiti i vetëm, oreksi i Edi Ramës. Nëse vendos Rama, atëherë kjo është e lejueshme. Së treti, ndryshe nga sa kanë mashtruar në procedurë parlamentare. Ligji ka një faturë financiare që është fshehur e s’është raportuar. Harxhohen 820 mijë euro për Parkun Kombëtar të lumit Vjosa. Keni parë degradimin, dhe s’dimë ku shkojnë këto para për zyrën e administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosë. Janë të mjaftueshme këto 3 shkelje që Kushtetuesja të marrë një vendim drejtë.

Në kërë padi, s’kërkojmë asgjë më shumë veçse standardet evropiane ku Shqipëria është pjesë e konventave dhe respektimin e Kushtetutës. Deri më sot s’ka ndonjë formulë që betoni të prodhojmë oksigjen. Ne kemi për detyrë për të mbrojtur interesin publik dhe të mos lejojmë asgjësimin e  zonave të mbrojtura për oreksin e Ramës. Do vazhdojmë seancën sot e do t’u njohim në vijimësi me vendimmarrjen e GJK. Dhe urojmë të jetë në lartësinë e duhur e të marrë një vendim konform qytetarëve dhe Kushtetutës.

The post “Ligji ‘Për Zonat e Mbrojtura’ s’ka kufizim ndërtimesh”, Zhupa në GJK: Limiti i vetëm, oreksi i Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

Ligji “Për sportin”, Zhupa: Keni marrë konsultime dhe ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në seancën e sotme plenare u diskutua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Sportin””.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në fjalën e saj tha se “ky projektligj qartësisht është një projektligj që thellon ndërhyrjen e shtetit në organizmin, në funksionimin dhe në financimin e strukturave sportive në Shqipëri përfshirë fondacione, federata dhe komunitete sportive”.

Sipas Zhupës, kjo është një qasje në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Olimpike. Zhupa theksoi se nuk mund të ndërhyjë shteti në çdo formë organizmi dhe të futet dhe në sport.

Duke u ndalur te propozimet që ka bërë Ministria e Arsimit dhe Sportit, Zhupa tha se ligji është bërë nga kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

“Në nenin 3 projektligjit i jep KOKSH rol zyrtar në organizmin e aktivitete jashtë procesit mësimor në bashkëpunim me ministritë e institucionet arsimore, duke cenuar kompetencat ekzistuese të federatave të sportit shkollor dhe universitar. Fasada është nuk e bëjnë në orën e mësimit.

Në nenin 4 zgjerohet përkufizimi Organizata sportive për të përfshirë dhe fondacione sportive të cilat mund të krijohen nga institucione publike dhe të financohen me fonde shtetërore. Pra i mbani mend  në kohën e komunizmit se si ndërmarrjet kishin ato skuadra të veta të futbollit dhe sesi sporti kthehej në bashkim të sindikatave të pavarura. Këtë model keni marrë ju, zonja ministre, modelin ku dhe sportin do ta bësh ti dhe Fideli bashkë, të dy.”

Zhupa tha se nuk ka transparencë në ndarjen e financimeve që parashikohet të bëhet nga buxheti i shtetit.

“Neni 6 parashikon financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për organizata si KOKSH dhe për këtë fondacionet sportive që do të ndërtoni vetë, pa kritere të qarta ndarje, pa transparencë dhe krijon një avantazh të padrejtë të mbështetur nga shteti me institucionet e sportit të cilat do bëhen si zgjatime të interesit të shtetit dhe duke i ndarë “ca të nënës dhe ca të tjerë të njerkës”.

Sigurisht i “nënës” është Fidel Ylli, i cili në Komisionin e Edukimit dhe Informimit Publik, ju zhveshi fasadën dhe tha: ‘Unë e kam bërë ligjin’. Keni bërë një ligj, jeni konsultuar dhe keni marrë ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli. Me zë dhe figurë, e pranuar në Komisionin e Edukimit nga vetë Fideli”, tha Zhupa.

/m.q//a.f//r.e/

The post Ligji “Për sportin”, Zhupa: Keni marrë konsultime dhe ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura

By: Ela
24 June 2025 at 15:11

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në një intervistë për “News 24” ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për zonat e mbrojtura, i cili tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, ligji është klientelist dhe i ndërtuar për të favorizuar interesat e politikës dhe oligarkëve, në dëm të natyrës dhe trashëgimisë kombëtare. Zhupa thekson se […]

The post Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura antikushtetues, i hap rrugë investimeve strategjike

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe të rrezikshëm për mjedisin dhe trashëgiminë kombëtare.

Sipas Zhupës, ligji eliminon çdo mbrojtje për zonat natyrore për t’i hapur rrugë investimeve strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit.

“Ligji i zonave të mbrojtura me këto ndryshime që ka bërë mazhoranca në mënyrë të njëanshme dhe të pakonsultuara është tashmë ligji i zonave të pambrojtura, i zonave normale për të ndërtuar, për të pasur investime strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit. Është një luftë e hapur ndaj çdo pasurie kombëtare dhe pasurie publike, për ta kthyer atë në pasuri private të një grupi klientësh dhe oligarkësh”, tha Zhupa.

Nga Gjykata Kushtetuese, e shoqëruar edhe nga juristët e Partisë Demokratike, Franc Nuri dhe Marash Logu, të cilët janë përfaqësues të PD-së në Gjykatën Kushtetuese, Zhupa solli sërish në vëmendje edhe rastin e Parkut të Butrintit.

“Prova gjenerale u bë me Parkun e Butrintit, edhe më pas kaluam te Ligji i Zonave të Mbrojtura, për të garantuar që në Shqipëri që nuk ka më asnjë zonë e cila nuk ndërtohet, e cila mbrohet, e cila trashëgohet e tillë, e palëkundur dhe e pandryshuar për brezat e ardhshëm”, tha Zhupa.

Zhupa tha se “me këtë ligj bëhet asgjësimi final i zonave të mbrojtura dhe të vetmet zona që nuk do të ndërtohen do të jenë ata të cilat nuk do të kenë interes oligarkët për t’u ndërtuar”.

Zhupa theksoi se ky ligj nuk na përafron me Bashkimin Evropian.

“Ky ligj është një ligj që nuk na përfaron me BE-në, por na largon, shkel marrëveshjen e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në nenin 108 të saj, por shkel dhe atë që janë standardet BE-së që tentojnë të bëjnë sa më shumë politika që i ruajnë zonat e mbrojtura dhe mjedisin, por ne ndërkohë bëjmë të kundërtën, bëjmë politika që t’i shkatërrojmë zonat e mbrojtura, t’i japim zonat e mbrojtura tek oligarkët për të ndërtuar resorte dhe vila”, u shpreh Zhupa.

Zhupa tha se “do të paraqesim të gjitha shkeljet e neneve të Kushtetutës, duke nisur që nga ideja e mbrojtjes së mjedisit, te mbrojtja trashëgimisë kombëtare dhe te një proces legjislativ që nuk shërben si një nder i qeverisë, por që ka detyrimin sipas Kushtetutës, sidomos për çështjet e mjedisit, që të ketë konsultim publik”.

“Ne besojmë se Ligji i Zonave të Mbrojtura, duhet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse Gjykata Kushtetuese i qëndron Kushtetutës dhe leximit të saktë të konventave dhe interesit kombëtar”, tha Zhupa.

Zhupa shtoi se “presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të mëdha, se bëhet fjalë për një ligj që është ndërtuar për t’i hapur rrugë investimeve strategjike, por i bëjmë thirrje mos të bjerë pre e presioneve dhe të qëndrojë në lartësinë e detyrës”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura antikushtetues, i hap rrugë investimeve strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare

By: Ela
23 June 2025 at 12:48

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur para zhvillimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e ‘Zonave të Mbrojtura’, që sipas demokratëve është një ligj antikushtetues që duhet rrëzuar. Zhupa deklaron se Rama i ka shpallur luftë çdo pasurie të shqiptarëve për ta vënë në funksion të klientëve të pushteti. “Prova gjenerale u bë me […]

The post Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Turizmi në Shqipëri sektor i paorganizuar ku mbizotëron model selektiv

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë punimeve të sesionit të 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, që po zhvillohet në Strasburg, ka ngritur një sërë shqetësimesh që sipas saj, lidhen me keqmenaxhimin e sektorit të turizmit, mbrojtjes së mjedisit dhe praktikave korruptive të investimeve publike në Shqipëri.

Zhupa theksoi se turizmi në Shqipëri mbetet një sektor i paorganizuar, i paprioritizuar dhe me reforma të pjesshme, ku mbizotëron një model selektiv dhe i mbështetur në skema korruptive përmes ligjit të “investimeve strategjike”.

Zhupa deklaroi se këto investime shpesh janë dhënë pa transparencë dhe në mungesë të konkurrencës, duke përfituar persona të lidhur me pushtetin, madje edhe në raste të dyshuara për pastrim parash. Ajo kritikoi ndryshimet në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, që sipas saj, i hap rrugë ndërtimeve në zona natyrore në kundërshtim me standardet e BE-së dhe marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Deputetja foli dhe për kultivimin masiv të kanabisit në vit elektoral, duke pretenduar shpërndarje të paligjshme lejesh në mbi 29 mijë hektarë tokë, si dhe dështimin e inceneratorëve, të cilët sipas saj nuk funksionojnë, ndërsa i cilësoi një aferë korruptive me kosto prej 400 milionë eurosh.

Zhupa deklaroi se prioriteti i qeverisë nuk është mjedisi apo turizmi i qëndrueshëm, por pasurimi i klientëve dhe mbajtja e pushtetit me çdo kusht. /j.p/

The post Zhupa: Turizmi në Shqipëri sektor i paorganizuar ku mbizotëron model selektiv appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asocimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota

By: V K
19 June 2025 at 11:14

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në sesionin e 19-të të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, u shpreh se qeveria përdori ligjin për legalizimin e kanabisit për të blerë vota.

“Qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim éshté një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare”, tha Zhupa.

Gjithashtu, ajo ka referuar problemet me ligjin e investimeve strategjike.

Sipas Zhupës, qeveria me politikat e ndërmarra tregon qartësisht që nuk ka shqetësimin mjedisin dhe as prioritet turizmin, por ka shqetësim pasurimin e oligarkëve që ju sigurojnë para dhe vota.

“Turizmi ne Shqiperi vijon te jete nje sektor i pa prioritizuar dhe i pa rregulluar. Reformat e pjesshme, modeli selektiv dhe mbi te gjitha perfshirja e skemave korruptive e preferenciale te “investimeve strategjike”. Keta te fundit kane perfituar kete status jo rralle here ne mungese te theksuar te procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi te gjitha persona te veshur me pushtet politik si ne rastin e bashkeshortit te ish-Ministres se Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit te parave nga krimi i organizuar nepermjet inidividesh presta nome pa historik te kapitalit financiar te justifikueshem.

Ne keto 12 vite nuk ka patur nje strategji afat-gjate dhe politikat e ndermarra kane qene me shume te natyre te pjesshme dhe favorizuese për ndërtimin e klientëve të pushtetit në tokat publike me ligjin e investimeve strategjike. Këta oligark u përdorën si sponsor të padeklaruar të fushatës së Partisë Socialiste për të ruajtur privilegjet e përfituara në mënyrë preferenciale mbi interesin publik.

Shqipëria ka ndryshuar ligjin e “Zonave të Mbrojtura” i cili në fakt i heq mbrojtjen këtyre zonave dhe hap rrugën e ndërtimit të komplekseve të vilave, hoteleve, resorteve dhe është ana tjetër e medaljes së ligjit të investimeve strategjike. Ligji sjell pasoja degraduese në mjedis si dhe shkel nenit 108 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dispozitë e cila ireferohet “degradimit mjedisor”. ligji “nuk synon përafrimin e legjislacionit të BE-së”, por bën të kundërtën, ka efekt “përlargues” me legjislacionin e BE-së dhe Acquis communautaires, dispozita këto detyruese edhe për shtete si Shqipëria, që kanë ratifikuar MSA-në. Opozita ka depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj.

Në të gjitha progres raportet për Shqipërinë gjithmonë ngrehet si shqetësim ndërtimi i aeroportit të Vlorës në një lagunë, në zonë të mbrojtur dhe kërkohet ndërtimi në një zonë tjetër që nuk dëmton natyrën.

Parlamenti ben formale me praktikat e konsultimit publik, ku asgjë nga sugjerimet nuk merret parasysh. Ligjet kalojnë sic kanë ardhur nga qeveria, ku shpesh janë ligje me porosi të klientëve të pushtetit. Mjafton të sjell në vëmendje ligjin për zonat e mbrojtura, ligji për koncesionin e Butrintit, ligjin për lojrat e fatit, ligjin e investimeve strategjike, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji Fusha për teatrin kombëtar, ligji për Akademinë e Shkencave, etj. Ku pavarësisht kundërshtimeve publike të gjithë aktorëve, faktorëve, grupeve të interesit dhe ndërkombëtarëve përsëri kalojnë me lehtësi pa marr parasysh asgjë”

Në lidhje me mjedisin, qeveria duket se ka kuptuar qe gjelberimi mund te jete edhe mbjellja e kanabisit. Në vit elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori…Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim éshté një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.

Kriter i rëndësishëm mbetet Menaxhimi i Mbetjeve dhe ndotja. Në Shqipëri ka mungesë të një sistemi efektiv për menaxhimin e mbetjeve dhe në ndotjen e mjedisit, sidomos në bregdet dhe zona e mbrojtura. Ky problem është përmendur edhe në raportin e Bashkimit Evropian “Tourism in Albania: Sustainable Groëth and Jobs” (2021), i cili vë në dukje ndikimin negativ të ndotjes në perceptimin e Shqipërisë si një destinacion i pastër dhe natyror. Vlora në këtë kohë sezoni zgjohet shpesh me djegie masive të mbetjeve që shkaktojnë ndotje të paimagjinueshme në një nga zonat më turistike të vendit.

Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit.. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro cdo dite nga taksat e qytetarëve Një aferë 400 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përvecse nuk është zgjidhur.

Qeveria me politikat e ndërmara tregon qartësisht që nuk ka shqetësimin mjedisin dhe as prioritet turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshmëm por ka shqetësim pasurimin e klientëve dhe oligarkëve që ju sigurojnë para dhe vota dhe prioritet mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.”, tha Zhupa.

The post Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asocimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota appeared first on Albeu.com.

❌
❌