Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sherr mes turisteve dhe biznesmenëve në zonën e ‘Lumit të Shalës’, plagosen dy persona

By: Ardit
24 July 2025 at 09:38

Një sherr është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta. Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve turistë dhe disa të tjerëve që […]

The post Sherr mes turisteve dhe biznesmenëve në zonën e ‘Lumit të Shalës’, plagosen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

By: Ardit
12 July 2025 at 18:01

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Sipas saj, Edi Rama ka dëshmuar prej 12 vitesh se nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor. Zhupa theksoi se mënyra e tij e qeverisjes, përmes aksioneve të njëanshme […]

The post Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit appeared first on BoldNews.al.

Sarandë/ Vijon përhapja e flakëve në jug të vendit, zjarr në Qafë Gjashtë

By: Oldi
26 June 2025 at 17:09

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Qafë Gjashtës, në Sarandë. Aktualisht, forcat zjarrfikëse ndodhen në terren ndërsa situata mbetet e ndërlikuar për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Nuk raportohet për rrezik për banesat deri në këto momente. Në zonat malore dhe pyjore në jug të vendit, gjatë kësaj […]

The post Sarandë/ Vijon përhapja e flakëve në jug të vendit, zjarr në Qafë Gjashtë appeared first on BoldNews.al.

Bie në nivel rekord shkalla e papunësisë në Eurozonë, arrin në 6.2% në prill

By: user 11
4 June 2025 at 07:16

Shkalla e papunësisë në Eurozonë ra në 6.2% në prill, nga 6.3% në muajin mars, duke arritur kështu një nga nivelet më të ulëta historike, të njëjtë me atë të regjistruar në dhjetor të vitit 2024.

Të dhënat zyrtare janë publikuar nga Eurostat, agjencia statistikore e Bashkimit Evropian. Sipas raportit, kjo rënie vjen si rezultat i uljes së çmimeve të energjisë dhe inputeve të ndërmjetme, së bashku me stabilizimin e inflacionit, elementë që kanë ndihmuar kompanitë të ruajnë likuiditetin dhe të shmangin pushimet nga puna.

Për më tepër, procesi i tranzicionit të gjelbër dhe dixhitalizimi kanë ndikuar pozitivisht në hapjen e vendeve të reja të punës, duke kontribuar në uljen e normës së papunësisë.

Në total, numri i të papunëve në Eurozonë zbriti me 207 mijë persona krahasuar me muajin e kaluar, duke arritur në 10.7 milionë. Në nivel të Bashkimit Evropian, numri i të papunëve ra në 12.9 milionë, një rënie prej 188 mijë personash krahasuar me muajin mars.

Papunësia e të rinjve gjithashtu në rënie

Pozitive janë edhe shifrat për papunësinë e të rinjve nën 25 vjeç, e cila ra në 14.4% në prill, nga 14.8% në mars, duke shënuar nivelin më të ulët të katër muajve të fundit.

Gjermania dhe Holanda me normat më të ulëta, Spanja vijon të kryesojë listën e papunësisë

Nga shtetet anëtare të Eurozonës, Gjermania regjistroi një nga normat më të ulëta të papunësisë, me vetëm 3.6%, ndjekur nga Holanda me 3.8%.

Në anën tjetër të spektrit, Spanja vijon të ketë një nga normat më të larta të papunësisë me 10.9%, ndërsa Italia regjistroi një normë prej 5.9% dhe Franca 7.1%.

Ekspertët presin që trendi pozitiv të vazhdojë në muajt në vijim, nëse rritja ekonomike dhe stabiliteti makroekonomik do të mbahen të qëndrueshëm në gjithë zonën euro.

The post Bie në nivel rekord shkalla e papunësisë në Eurozonë, arrin në 6.2% në prill appeared first on Lapsi.al.

Atentati në Lundër/ Hetuesit ndjekin lëvizjet e autorëve në 4 zona, priten analizat e ADN-së

28 May 2025 at 13:38

Detaje të reja janë zbuluar për atentatin në Lundër, ku katër persona u plagosën rëndë.

Grupi hetimor ka shkuar në katër lokacione të ndryshme, ku kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e dyshuara të autorëve.

Gjithashtu, janë marrë të dhëna nga qelizat e antenave telefonike për të ndjekur telefonatat e kryera në zonat ku kanë lëvizur autorët dhe për të identifikuar pronarët e numrave të përfshirë.

Hetuesit presin edhe përgjigjet e analizave të profileve gjenetike që janë dërguar për verifikim.

Po ashtu, pritet dhe dëshmia e babait të dy fëmijëve të plagosur për të sqaruar pistat kryesore që po ndiqen, të cilat janë dy.

Ngjarja ndodhi më 17 prill rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti tip “G-Class” ku ndodheshin katër persona, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 vjeç dhe Marko Demiraj 17 vjeç.

Të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se nuk kanë konflikte me askënd dhe asnjë incident nuk kishte ndodhur në ditët para atentatit. As shoferi i tyre, as vetë të rinjtë nuk kanë precedentë penalë apo mosmarrëveshje të njohura.

Mësohet se tre të rinjtë, shokë mes tyre, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Dior Demirajt, 11 vjeç, dhe po ktheheshin me shoferin Arenc Stafa në shtëpi.

Ndjekja dhe të shtënat me armë nisën pranë rrethrrotullimit të Shkozës, përgjatë autostradës drejt TEG, ndërsa shoferi për të shmangur sulmin, ndryshoi rrugën drejt Lundrës.

The post Atentati në Lundër/ Hetuesit ndjekin lëvizjet e autorëve në 4 zona, priten analizat e ADN-së appeared first on Sot News | Lajme.

Flasin ekspertët/ E vërteta e videos së Anakondës gjigande në Amazonë

By: user 6
21 May 2025 at 00:04

Çdo herë, është e njëjta skenë: një helikopter fluturon mbi një lumë në zemër të Amazonës. Dhe pastaj, papritmas, një hije e gjatë dhe e hollë shfaqet në ujë, një anakondë gjigante me gjatësi disa dhjetëra metra.

“Pamjet e gjarprit u shfaqën në Amazon gjatë xhirimeve të një dokumentari”, – shkruan videoja e cila është parë më shumë se 1.5 milionë herë. Një video tjetër e parë 14 milionë herë në “X” tregon një tjetër gjarpër me gjatësi deri në 30 metra.

Këto imazhe, megjithëse absurde, kanë bërë që shumë përdorues të dyshojnë në vërtetësinë e tyre. Disa video shkojnë edhe më tej sa japin detaje se ajo është filmuar në Peru.

Megjithatë, dy videot më virale janë krijime grafike të krijuara nga inteligjenca artificiale. Ato mund të identifikohet nga disa detaje. Në të parën, shkrimi në helmetën e pilotit të helikopterit është i çrregullt dhe nuk korrespondon me asnjë markë të njohur të helmetave ushtarake. Gjarpri i supozuar duket gjithashtu i prerë në dysh.

Në videon e dytë, që është edhe më e qartë, në mes të videos shfaqen dy koka gjarpri përpara se të zhduken. Gjithashtu vërejmë se ajo që është e dukshme në ekranin e kamerës nuk korrespondon në asnjë mënyrë me atë që është filmuar.

Ekipi i Verifikuesve të mediave franceze ka gjurmuar origjinën e këtyre dy videove. E para është bërë nga Salvador Servin, një artist meksikan, videoja e të cilit është parë më shumë se 72 milionë herë.

E dyta u zhvillua nga një krijues indian i videove me inteligjencë artificiale, Subarna Mahanti, dhe është parë 392 milionë herë. I kontaktuar nga TF1, ai shpjegoi se i janë dashur “vetëm 30 minuta për të krijuar këtë video” duke përdorur një mjet online. “Ideja për të bërë këtë video nuk ishte e planifikuar. Thjesht kjo më erdhi në mendje”, – thotë ai.

Duhet thënë se gjatë javës së kaluar, kjo lloj videoje është shumëfishuar. Kemi parë që disa dhjetëra të tilla janë krijuar në TikTok në veçanti vetëm në ditët e fundit. Disa janë të papërpunuara, të tjerat janë shumë më realiste dhe mund të hedhin dyshime mbi vërtetësinë e tyre, kur nuk specifikohet se janë video të gjeneruara nga IA.

Videot e dyshuara të anakondave gjigante janë shumëfishuar ditët e fundit, veçanërisht në TikTok. - TikTok

Këto video e bënë të hidhej përpjetë Anthony Herrel, herpetolog, drejtor kërkimesh dhe studiues në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore të Francës. Së pari, për arsye shkencore.

“Gjarpërinjtë shumë të mëdhenj, siç janë boat, janë shumë të rëndë dhe nuk mund të lëvizin kaq shpejt. Megjithatë, lëvizja është jetike që një gjarpër të jetë në gjendje të gjuajë”, – shpjegon studiuesi. Për të lëvizur, shumë specie shumë të mëdha shpesh përfitojnë nga rrjedhat e ujit. “Një kafshë kaq e gjatë do të duhej të kishte gjithashtu presion shumë të lartë të gjakut për të mbajtur gjakun në qarkullim kudo dhe për të parandaluar vdekjen e menjëhershme”, shton ai.

“Ekzemplari më i madh i matur dhe i dokumentuar shkencërisht i anakondës ishte në Venezuelë i gjatë 6.20 metra”, – shpjegon Anthony Herrel. “Në Guajanë, u mat edhe një anakondë prej 5.30 metrash” – shton ai duke theksuar se përmasa të tilla janë të pamundura. ©LAPSI.al

The post Flasin ekspertët/ E vërteta e videos së Anakondës gjigande në Amazonë appeared first on Lapsi.al.

Franca do të ndërtojë një burg në mes të xhunglës së Amazonës, ja kush do të burgoset aty

19 May 2025 at 18:45

Franca ka njoftuar ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë së lartë në Guajanën Franceze, një territor i saj përtej detit në Amerikën e Jugut, për të strehuar trafikantë të drogës dhe islamistë radikalë. Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon, deklaroi për gazetën Le Journal du Dimanche se burgu […]

The post Franca do të ndërtojë një burg në mes të xhunglës së Amazonës, ja kush do të burgoset aty appeared first on BoldNews.al.

Ushtria izraelite paralajmëron banorët e Jemenit: Largohuni nga zona, rrezikoni jetën

By: Ardit
6 May 2025 at 15:59

Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana. Ky paralajmërim vjen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit. Tensionet janë përshkallëzuar mes […]

The post Ushtria izraelite paralajmëron banorët e Jemenit: Largohuni nga zona, rrezikoni jetën appeared first on BoldNews.al.

“Ngec” ekonomia e eurozonës/ Rimëkëmbet prodhimi, por shërbimet në stanjacion

By: xhir jeta
6 May 2025 at 15:01

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë shënoi një rritje minimale në prill, ndërsa kërkesa u dobësua dhe sektori dominues i shërbimeve ngeci këtë periudhë. Sipas indeksit global të menaxherëve te blerjeve, përpiluar nga Standard and Poor’s ky tregues ra në 50.4% nga 50.9% që ishte në mars.

Prodhimi u rrit me ritmin më të shpejtë në më shumë se dy vjet përgjatë prillit, mbështetur nga përmirësimi I zinxhirëve të furnizimit dhe rimëkëmbja e aktivitetit industrial. E kunderta ndodhi me shërbimet, një sektor me peshë të konsiderueshme veccanërisht në punësim që janë pranë stanjacionit.

Indeksi për industrinë e shërbimeve ra në 50.1% nga 51% që ishtë një muaj më parë, duke shënuar kështu nivelin më të dobët që nga fundi i vitit 2024 duke sinjalizuar se kërkesa në turizëm, akomodim dhe shërbime po vjen duke u dobësuar.

Por, pas shifrave kryesore të dhënat bazë paraqesin një pamje më të zymtë, pasi porositë e reja të biznesit ranë për të njëmbëdhjetin muaj radhazi. Punësimi u rrit ndërkohë në të gjithë bllokun megjithatë kompanitë po hezitojnë të zgjerojnë ndjeshëm fuqinë punëtore nisur nga pasiguritë e vazhdueshme ekonomike.

Edhe pritshmëritë e bizneseve për të ardhmen mbeten pesimiste pasi ranë në nivelin e tyre më të ulët thuajse në dy vjet e gjysmë. Por, teksa presionet inflacioniste janë lehtësuar në eurozonë, kjo ka rritur optimizmin për një lehtësim të normave të interesit nga Banka Europiane në qershor. Kjo do të krijonte më shumë frymëmarrje për ekonominë, duke ulur kështu kostot e humarrjes për bizneset dhe qytetarët./abcnews.al

Ukraina sot vendi më i minuar në botë

2 April 2025 at 13:38

Rreth dy milionë mina tokësore janë të shpërndara nëpër Ukrainë, sipas OKB. Do të duhen vite që ato të pastrohen. Në qytetin e Bovary, në periferi të Kiyvit, tani po ndihmojnë edhe veteranët e luftës. Është e mundimshme…dhe e rrezikshme. Një, dy tre, piip… Më shumë se dy vjet pasi ushtarët rusë u detyruan të […]

The post Ukraina sot vendi më i minuar në botë appeared first on BoldNews.al.

Përplasen në ajër dy aeroplanë të vegjël në afërsi të aeroportit të Arizonës, humbin jetën dy persona

20 February 2025 at 08:43

Nga përplasja në ajër me dy aeroplanësh të vegjël në jug të Arizonës, SHBA, humbën jetën dy persona të mërkurën në mëngjes, thanë autoritetet.

Hetuesit federalë të sigurisë ajrore thanë se çdo aeroplan kishte dy persona në bord, kur u përplasën në aeroportin rajonal Marana në periferi të Tucson, transmeton Telegrafi.

Një Cessna 172 u ul pa probleme dhe një Lancair 360 MK II u përplas në tokë pranë një piste dhe mori flakë, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, i cili drejton hetimin dhe citoi informacionin paraprak përpara se hetuesit të kishin mbërritur.

Departamenti i policisë së Maranës konfirmoi se dy personat e vdekur ishin në bordin e një aeroplani, dhe tha se reaguesit nuk kishin mundësi të ofronin trajtim mjekësor.

Policia nuk identifikoi se në cilin aeroplan ishin ata, por operatori i Cessna – AeroGuard, një shkollë trajnimi për fluturime komerciale – tha se dy pilotët e saj nuk u lënduan.

Zëdhënësi i AeroGuard, Matt Panichas nuk pranoi të komentojë mbi specifikat e përplasjes, por tha se po punon ngushtë me agjencitë hetuese.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga dy viktimat nga ky aksident tragjik, dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Panichas në një deklaratë për Associated Press.

Përplasja erdhi më shumë se një javë pasi një aksident aeroplani në Scottsdale, ia mori jetën dy pilotëve të një aeroplani privat në pronësi të këngëtarit të Mötley Crüe, Vince Neil. Ai aeroplan doli nga një pistë dhe goditi një aeroplan biznesi.

The post Përplasen në ajër dy aeroplanë të vegjël në afërsi të aeroportit të Arizonës, humbin jetën dy persona appeared first on Telegrafi.

Tjetër aksident ajror! Dy të vdekur pas rrëzimit të avionit të vogël në Arizona

By: gaze tare
19 February 2025 at 21:31

Të paktën dy persona humbën jetën të mërkurën kur dy avionë të vegjël me një motor u përplasën në ajër mbi aeroportin Marana në Arizona.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni Lancair 360 MK II dhe Cessna 172S u përplasën pak para orës 8:30 me orën lokale. Aeroporti Rajonal Marana funksionon pa një kullë kontrolli të trafikut ajror, që do të thotë se pilotët përdorin një frekuencë të përbashkët radio për të informuar njëri-tjetrin për vendndodhjen e tyre.

Departamenti i Policisë së Maranës konfirmoi incidentin përmes një postimi në Facebook, ndërsa Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka marrë përsipër hetimin për shkaqet e përplasjes, sipas NBC News.

Në bordin e dy avionëve ndodheshin gjithsej katër persona, por nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet.

The post Tjetër aksident ajror! Dy të vdekur pas rrëzimit të avionit të vogël në Arizona appeared first on iconstyle.al.

Përplasen dy avionë privatë në Arizona, një i vdekur dhe disa të plagosur

By: Xhen Sila
11 February 2025 at 07:39

Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi dy avionë privatë u përplasën të hënën në aeroportin Scottsdale në Arizona të SHBA.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, një aeroplan biznesi i mesëm u përplas me një aeroplan tjetër që ishte parkuar në pronë private.

Here is video of the plane crash in Scottsdale this afternoon. A Learjet owned by Vince Neil, who was not on board, had its left main landing gear fail upon landing. It crashed into a parked Jet Pros Gulfstream G-200 business jet.

Mötley Crüe confirms the pilot died.

The… pic.twitter.com/YcRk0wGhHc

— Bianca Buono (@BiancaBuono) February 11, 2025

Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni privat që u përplas me avionin e parkuar kishte dalë nga pista.

Avioni që doli nga pista, një Learjet 35A, i përkiste këngëtarit amerikan Vince Neil, i cili nuk ishte në bord./abcnews.al

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

10 February 2025 at 23:52

Një pistë është mbyllur në aeroportin Scottsdale, Arizona dhe ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje pas rrëzimit të një aeroplani.

Zyrtarët e aeroportit Scottsdale në Arizona, SHBA – konfirmuan se incidenti ndodhi rreth orës 14:30 të hënën, transmeton Telegrafi.

“Një aksident ka ndodhur me mbërritjen në pistën 21”, u tha nga aeroporti.

“Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar situatën. Pista e Scottsdale është aktualisht e mbyllur”, theksuan ndër tjera nga aeroporti.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar ndonjë të lënduar apo nuk kanë dhënë detaje për shkakun e përplasjes.

An accident has occurred upon arrival to runway 21. Fire Department is on scene assessing the situation. Scottsdale Airports runway is currently closed. pic.twitter.com/soWypWJd2n

— Scottsdale Airport (@FlyScottsdale) February 10, 2025

Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë dy aeroplanë të prishur në pistë. /Telegrafi/

The post Rrëzohet një aeroplan në Arizona appeared first on Telegrafi.

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

30 January 2025 at 18:36

Ideja se temperatura e ujit në lumë mund t’i ziejë për së gjalli viktima, mund të tingëllojë si një tregim nga mitologjia greke.

Por besoni apo jo, është e vërtetë dhe gjendet thellë në zemrën e Amazonës, transmeton Telegrafi.

Lumi Shanay-Timpishka është një rajon në Mayantuyacu të Perusë, ku uji arrin temperaturën prej 100 gradë celsius.

Andres Ruzo, eksplorues i lumit tha se temperaturat më të larta që janë matur ndonjëherë në këtë ujë janë 100 gradë celsius.

“Nëse llogarisim mesataren e temperaturës që duhet përdorur për përgatitjen e kafesë është 55 gradë. Është e vështirë që fizikisht të imagjinohet nxehtësia aq e madhe e ujit. Nëse e futni dorën në të, do të mësoni se keni pësuar djegie të shkallës së dytë apo tretë brenda një sekonde”, shtoi Ruzo.

Derisa lumi mund të tingëllojë si makth, shkencëtarët nga Universiteti i Miamit thonë se tani mund të sigurojnë të dhëna “nga dritarja e hapur”. /Telegrafi/

The post Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli appeared first on Telegrafi.

Maqedonci takon kongresmenin republikan nga Arizona, zbardhen diskutimet

15 January 2025 at 12:19

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se është takuar me kongresmenin republikan nga Arizona, Abraham Hamadeh.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Maqedonci tregon se me Hamadeh ka folur për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti.

“Në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e takuam z. Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona. Me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe që aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, diskutuam për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti. Bashkë me Gjeneral Jasharin, biseduam me kongresmenin Hamadeh edhe për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe veçanërisht për arritjet e ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar ministri.

Më tej, ai bën të ditur se kanë biseduar edhe për rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i pazëvendësueshëm në rrugëtinin drejt zhvillimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës”, shkruan Maqedonci.

May be an image of 4 people, the Oval Office and text

The post Maqedonci takon kongresmenin republikan nga Arizona, zbardhen diskutimet appeared first on Sot News | Lajme.

Gjermania dhe Franca janë në krizë: A po brumoset kriza e ardhshme globale financiare?

19 December 2024 at 10:55

Nga: Larry Elliott / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Gjërat nuk po shkojnë plotësisht sipas planit të Rachel Reevesit [ministre e Financave në Mbretërinë e Bashkuar]. Ekonomia është tkurrur për dy muajt e fundit dhe inflacioni po del të jetë i vështirë për t’u zbutur. Buxheti i parë i laburistëve – pas më shumë se 14 vitesh – u prit ftohtë. Por, gjithçka është relative; të paktën ministrja nuk pati probleme për të kaluar masat e saj në Parlament, gjë që nuk mund të thuhet për Emmanuel Macronin në Francë. Dhe, nëse deputetët e opozitës në Uestminster do të kërkonin një votë mosbesimi, shumica e madhe e laburistëve do ta shpëtonte nga disfata që pësoi kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, më herët këtë javë.

Në Gjermani dhe Francë, po rritet mbështetja për partitë e së djathtës ekstreme dhe të së majtës ekstreme, dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Një krizë që preku vendet periferike të eurozonës 15 vjet më parë – Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën – tani ka arritur në zemër të zonës së monedhës së përbashkët. Le të jemi të qartë: Franca nuk është Greqia e re. Banka Qendrore Evropiane, me shumë gjasë, do të ndërhynte për të blerë bono franceze në rast të një sulmi spekulativ në shkallë të plotë dhe tani është më e përgatitur për ta bërë këtë sesa gjatë krizës së fundit.

Megjithatë, ka shenja të përsëritjes së historisë. Kriza globale financiare që shpërtheu në vitin 2008 nuk erdhi nga askund, dhe kishte shumë shenja paralajmëruese në vitet ‘90 të shekullit XX – nga Meksika në Tajlandë, nga Koreja e Jugut në Rusi – për probleme të ardhshme. Pavarësisht këtyre flamujve të kuq, pak mendonin se kriza do të përhapej në ekonominë më të madhe të botës, në ShBA, derisa u bë shumë vonë. Edhe tani po valëviten flamuj të kuq. Ka rëndësi nëse Scholzi përballet me rrezikun e largimit nga detyra si kancelar, në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit, dhe ka rëndësi nëse Macroni mund të kalojë në Parlament vetëm një buxhet të përkohshëm. Këto nuk janë stuhi të vogla; janë shenja të një stuhie të madhe që po vjen.

Problemi për dy vendet e mëdha të eurozonës është se ato kanë ekonomi pothuajse të stagnuara, krahas sistemeve bujare të mirëqenies sociale që datojnë nga dekadat e pasluftës – kur rritja ishte ende e fortë. Nivelet e ulëta të papunësisë siguronin të ardhurat nga taksat për të paguar pensionet dhe përfitimet e tjera. Brezi i “bumit të lindshmërisë” nënkuptonte se kishte shumë punëtorë për çdo pensionist. ShBA-ja mbuloi shumicën e shpenzimeve për mbrojtjen e Evropës gjatë Luftës së Ftohtë, duke u mundësuar qeverive evropiane të prioritizonin shpenzimet për mirëqenie. Por, këto kushte të favorshme nuk ekzistojnë më. Shkalla e lindshmërisë ka rënë dhe “fëmijët e bumit të lindshmërisë” po plaken. Evropa po detyrohet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj përballë kërcënimit që paraqet Rusia.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është se shkalla e rritjes ekonomike ka rënë ndjeshëm. Ekonomia e Gjermanisë nuk është më e madhe tani sesa ishte para fillimit të pandemisë së koronavirusit, pesë vjet më parë; në të njëjtën periudhë, ekonomia e Francës është rritur mesatarisht me më pak se një për qind në vit. Standardet e jetesës në stagnim të sjellin votues të pakënaqur, siç e ka kuptuar Scholz në kurriz të vet. Rritja e dobët gjithashtu do të thotë se qeveritë kanë vështirësi të balancojnë buxhetin, duke sjellë presion për të shkurtuar përfitimet dhe për të rritur taksat. Siç po e përjeton tani Macroni, kjo qasje nuk po pritet mirë nga publiku.

Eurozona nuk ishte menduar të përfundonte kështu. Arsyeja për krijimin e monedhës së përbashkët, kur doli një çerek shekulli më parë, ishte që të çonte në një rritje më të shpejtë ekonomike dhe të ngushtonte hendekun në standardet e jetesës me ShBA-në. Në fakt, ndodhi e kundërta: normat e rritjes kanë qenë të dobëta dhe hendeku me ShBA-në është zgjeruar.

Të metat në planifikimin e euros ishin të qarta që në fillim: ishte një qasje “një për të gjithë” për vendet që kishin nevoja të ndryshme, ndërsa ishte e bazuar në parimet neoliberale se inflacioni i ulët dhe buxhetet e balancuara do të sillnin një rritje më të madhe. Mungesa e një politike të përbashkët fiskale, për të rishpërndarë burimet nga vendet më të pasura te ato më të varfra të eurozonës, nuk ka ndihmuar gjithashtu.

Dështimi i euros për të sjellë rezultatet e pritura ka pasur pasoja të rëndësishme. Së pari, rritja e ngadaltë i ka bërë shtetet anëtare më konservatore dhe më rezistuese ndaj ndryshimeve. Evropës i ka munguar dinamizmi i ShBA-së dhe për shumë kohë është mbështetur te industritë e vjetra. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Gjermaninë, e cila ka qenë tepër e ngadaltë në hyrjen në epokën dixhitale dhe në njohjen e kërcënimit ndaj industrisë së saj të makinave të bazuar në lëndët djegëse fosile. Së dyti, ndonëse ka pasur njëfarë njohjeje të nevojës për ndryshim, nuk është e qartë nëse ky ndryshim do të ndodhë realisht.

Raporti i fundit i Mario Draghit për mungesën e konkurrueshmërisë së Evropës është një shembull tipik. Studimi i identifikoi qartë problemet: mungesa e investimeve dhe nevoja që Evropa të dalë nga “kurthi i teknologjisë së mesme”, ku ngec duke prodhuar mallra si makinat. Por, Draghi ofroi shumë pak zgjidhje që do të sillnin një ndryshim real.

Është një nga kuriozitetet e historisë së fundit ekonomike të Evropës se çdo hap drejt një bashkimi më të ngushtë – krijimi i tregut të përbashkët në vitin 1985 dhe lansimi i euros në vitin 1999 – është ndjekur nga një performancë më e dobët ekonomike. Shpjegimi i dhënë për rezultatet zhgënjyese nuk është se procesi i integrimit ka shkuar shumë larg, por se nuk ka shkuar mjaft larg. Nuk është çudi që Draghi thotë se kura për mungesën e konkurrueshmërisë së Evropës shkon nga lart-poshtë, në të gjithë BE-në, por përfundimi i tij bie ndesh me faktet. Ideja për “më shumë Evropë” është provuar – madje është testuar pothuajse deri në pikën e shkatërrimit. Votuesit po braktisin partitë kryesore. Ndoshta ka ardhur koha të provohet “më pak Evropë” – përpara se të jetë tepër vonë. /Telegrafi/

The post Gjermania dhe Franca janë në krizë: A po brumoset kriza e ardhshme globale financiare? appeared first on Telegrafi.

Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen

12 December 2024 at 12:42

Vendet anëtare të Bashkimit Europian ua kanë hapur rrugën Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u bërë anëtare të plota të zonës për lëvizje të lirë Schengen, prej fillimit të vitit tjetër. “Është moment historik që më në fund të mirëpresim Bullgarinë dhe Rumaninë”, ka thënë ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter, shteti i të cilit […]

The post Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen appeared first on BoldNews.al.

Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës

22 November 2024 at 14:50

Një kamion i përmbysur në një autostradë në Arizona shkaktoi një “gabim masiv të festës” kur u përmbys dhe shpërndau në rrugë mijëra kanaçe të markës White Claw.

Shërbimi Rural Metro Fire West County njoftoi se një kamion 16-rrotësh, me stil kontejneri, u përmbys në autostradën Loop 303, në ndërlidhjen me Northern Avenue, rreth orës 11:30 paradite, të martën.

Kamioni u rrokullis në anën e shoferit, duke shpërndarë ngarkesën e tij me kanaçe bosh të pijeve hard seltzer në korsitë e trafikut.

Shërbimi Rural Metro Fire publikoi fotografi që tregojnë mijëra kanaçe bosh të shpërndara në autostradë, shkruan upi.com.

Zyrtarët thanë se besohet se kamioni po transportonte kanaçet e zbrazëta drejt një qendre riciklimi kur ndodhi përmbysja.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua nga incidenti, dhe po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkaqet që e bënë kamionin të humbasë kontrollin. /Telegrafi/

The post Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një kontrabandist në Peru me mbi 300 tarantula të lidhura në trupin e tij

21 November 2024 at 12:29

Policia në Peru ka arrestuar një burrë duke u përpjekur të largohej nga vendi me 320 merimanga të llojit tarantula, 110 centipedë dhe nëntë milingona të quajtura Bullet të lidhura në trupin e tij.

Shtetasi 28-vjeçar i Koresë së Jugut u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez në Lima pasi zyrtarët vunë re se stomaku i tij dukej “i fryrë”, sipas një deklarate nga shërbimi kombëtar i pyjeve dhe kafshëve të egra të vendit.

Sipas deklaratës, kërkimi zbuloi qindra insekte të paketuara dhe të lidhura me zinxhir në bark.

Bëhet e ditur se i arrestuari po udhëtonte për në Korenë e Jugut nëpërmjet Francës, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Insektet mendohet se janë marrë nga rajoni Madre de Dios në Amazonë.

Tani ato janë nën kujdesin e autoriteteve.

“Tarantulat janë një specie e kërcënuar”, shpjegoi në deklaratë Walter Silva, specialist i kafshëve të egra në SERFOR.

“Ato të gjitha janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe janë pjesë e trafikut të paligjshëm të kafshëve të egra me vlerë miliona dollarë globalisht”, shtoi Silva.

Ndryshe, Peruja nuk është i vetmi vend i Amerikës së Jugut që përballet me trafikimin e kafshëve të egra.

Në dhjetor 2021, autoritetet në Kolumbi kapën të paktën 232 tarantula, 67 milingona, nëntë vezë merimangash dhe një akrep me shtatë të vegjlit e tij, të gjitha të fshehura në një valixhe në aeroportin El Dorado në Bogota.

Dhe në shtator të atij viti, zyrtarët kolumbianë konfiskuan një ngarkesë prej gati 3,500 krahë peshkaqeni të destinuar për në Hong Kong. /Telegrafi/

The post Arrestohet një kontrabandist në Peru me mbi 300 tarantula të lidhura në trupin e tij appeared first on Telegrafi.

❌
❌