Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

27 August 2025 at 10:23

Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale. Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e […]

The post Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit

25 August 2025 at 10:07

Gazetaria mund të jetë një profesion tejet stresues dhe ky nuk është një lajm i ri. E megjithatë, sfidat në rritje të industrisë mediatike në Shqipëri po i ekspozojnë gjithnjë e më shumë gazetarët ndaj një gjendjeje afatgjatë presioni për shkak të punës. Kjo nuk vjen vetëm si pasojë e krizave apo ngjarjeve traumatike për […]

The post Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit appeared first on Reporter.al.

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

22 August 2025 at 17:15

Administrata publike pritet që t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të bazohet mbi rregulla të reja të funksionimit dhe llogaridhënies, bazuar në një nismë të re ligjore të propozuar nga ministri i shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Propozimet e dispozitave të reja ligjore në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, […]

The post Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike appeared first on Reporter.al.

Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim

By: Megi Reci
21 August 2025 at 22:46

Ndërsa të dhënat personale po politizohen dhe monetizohen gjithnjë e më shumë, rritet nevoja për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e privatësisë, siç theksohet nga monitorimi i BIRN-it për shkeljet dixhitale në dhjetë vende të Evropës Juglindore muajin e kaluar. Në Serbi, një rrjedhje të dhënash nga kompania shtetërore e IT-së, Informatika A.D, […]

The post Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim appeared first on Reporter.al.

Krejt jeta e tij ishte një libër ëndrrash

21 August 2025 at 11:32

– Parathënia e veprës Vetmi meksikane të Jack Kerouacut, përkthyer nga Fadil Bajraj (Sabaiunbb, 2025) –

Nga: Jeff Weddle
Përktheu: Flutura Oruqi

Disa vite më parë, kur babai im ishte shumë i moshuar dhe po fillonte të zhytej në sëmundjen e rëndë që më në fund i mori jetën, unë dhe ai po shikonim një dokumentar të quajtur “Çfarë i ndodhi Kerouacut?” të cilin e kisha lëshuar sepse mendova se do të ishte një mënyrë e mirë për ne për të ndarë një pasdite. Meqenëse babai im ishte një lexues i pangopur, një tip i zgjuar që kishte dhënë mësime psikologjie si profesor në kolegj dhe gjithashtu shkruante poezi herë pas here, ma mori mendja se ai ndoshta e kuptonte dhe i pëlqente vepra e Kerouacut. Ishim të dhënë shumë pas filmit kur babai im ofroi një vëzhgim që më shqetëson edhe sot e kësaj dite. Ja poezia e vogël që shkrova në përgjigje të asaj që tha ai:

DIJETARI

Disa gjëra
mund të jenë
të mendjemprehta
dhe qesharake
në të njëjtën kohë,
si atëherë
kur babai im tha
për Kerouacun,
“Ai kurrë nuk i bëri të gjitha bashkë,
apo jo?”
Çfarë dreqin
më duhet mua
të bëj
me të?

Çfarë në të vërtetë? Si mund t’i bënte një pyetje të tillë një shkrimtari të arritjeve të Kerouacut? Aq shumë libra. Aq shumë ndikim. Famë, e cila vazhdon të rritet, bile deri tash, pikërisht në momentin që po i lexoni këto fjalë. Sigurisht që ia doli mbanë. Ama, a ia doli mbanë, me të vërtetë? Është e pamohueshme që Kerouac ishte një njeri i rrëmbyer nga suksesi i tij. Ai pinte bajagi shumë. Ai nuk mund t’i përkushtohej emocionalisht askujt tjetër përveç nënës së tij. Si shkrimtar, ai ishte një novator i shkëlqyer, një mjeshtër i artit të tij. Si qenie njerëzore, ndoshta ai ishte më afër të ishte një katastrofë. Shkrimtari i kishte të gjitha në dorë. Qenia njerëzore, me sa duket, ishte një histori tjetër.

Pra, le të kthehemi disa vite në të kaluarën. Një ditë të bukuri tetori të vitit 1990, e gjeta veten ulur në Grove, një pjesë veçanërisht e bukur e kampusit të Universitetit të Misisipit, duke lexuar përmbledhjen e botuar së fundmi të Kerouacut, Pomes All Sizes, të cilën e kisha blerë në librarinë e pavarur të shquar të Oksfordit, “Square Books”. E di që ishte tetori i vitit 1990, sepse poezitë e Kerouacut më frymëzuan të shkruaja poezinë në përgjigje të veprës së tij, të cilën e quajta, “Duke lexuar Poezi të të gjitha madhësive (Pomes All Sizes) jashtë në Ole Miss, tetor 1990.” Do të doja shumë që ta kisha shënuar edhe ditën e muajit, ama, në kujtesën time, ishte një ditë e ndritshme dhe e ngrohtë dhe, plot admirim për poezitë e Kerouacut dhe shumë kolege të bukura që lëviznin përreth, ja çfarë shkrova:

Duke u kënaqur me Kerouacun
Derisa një zog rrëshqet
nga qielli i kaltër në gjethe verdhacake të blerta
drita e pasme
mbi madhështinë e paqëndrueshme
të shtyllës së betonit
duke shikuar
zoçkat si pluskojnë dhe valëviten
ndiej kënaqësi në koqet e mia
si Jacku dhe të gjithë të tjerët

Ajo ishte një ditë e mirë, por pavarësisht të gjitha gjërave të mrekullueshme që ofronte universiteti, unë isha i palumtur atje. Kisha nota të mira, ama isha i qetë dhe i marrshëm dhe shpesh pija shumë për ta fshehur këtë. Shpesh e luaja rolin e budallait, sidomos me vajzat që përpiqesha t’i impresionoja. Ashtu si Kerouac, isha pak a shumë një katastrofë si qenie njerëzore. Mendoja se klasat e mia ishin të tmerrshme, ndërsa më dukej se të gjithë kolegët e mi të anglishtes ishin të dashuruar në Faulknerin, siç ishin, sigurisht, edhe të gjithë mësimdhënësit, gjë që ishte një lajm i keq për mua. Mua nuk më pëlqente shumë Faulkneri, ama e doja Hemingwayin. E doja Bukowskin. E doja Kerouacun.

Kur duhej të kisha lexuar Absolam, Absolam! ose ndonjë libër tjetër të rëndësishëm të Faulknerit, zakonisht pija Budweissers qafëgjatë në ndonjë bar ose lexoja Kerouacun, Ginsbergun ose Bukowskin, ose ndoshta shkruaja poezi, të cilat i dërgoja në revista të vogla anembanë vendit, të cilat m’i botonin herë pas here. Ngandonjëherë hipja në automobil dhe ngisja rrugëve dytësore përreth Oksfordit dhe Qarkut LaFayette, dhe atje nja tridhjetë milje larg ishte një pijetore, të cilën e drejtonte muzikanti i famshëm i muzikës blluz me emrin Junior Kimbrough, ku mund të deheshe me birra dydollarëshe dhe ta dëgjoje Juniorin se si i binte mjeshtërisht kitarës dhe këndonte blluz si pak kush. Shkoja atje sa më shpesh që munda.

Ashtu si shumë të tjerë më parë dhe më pas, nuk ishte veç që e lexoja Kerouacun. Unë u frymëzova prej tij.

Sigurisht, Në rrugë (On the Road) më la pa fjalë, njashtu si dhe Darma Endacakët (The Dharma Bums) dhe Të nëndheshmit (The Subterraneans). Mendoj se e kisha lexuar Big Sur deri atëherë. Megjithatë, nuk e njihja edhe aq mirë poezinë e tij. Pomes All Sizes ishte Kerouac në shpërthime të shkurtra dhe një vend i përsosur për të filluar për çdo lexues që dëshiron të shohë se për çfarë bëhet e gjithë kjo bujë. Epo, buja ka të bëjë me jetën, artin, të qenit një qenie njerëzore e vërtetë në një botë të rreme – në kuptimin e të qenit mister ndoshta qëllimisht përtej aftësisë sonë për ta kuptuar – botën. Kerouac gjithmonë ka gërmuar thellë dhe ka lejuar që e vërteta e tij të rrjedhë. Është një pjesë më e gjatë në Pomes All Sizes, një përzierje poezie dhe proze, e quajtur Bowery Blues, ku i drejtohet pikëllimit themelor të jetës njerëzore:

Historia mbi njeriun
Më bën të vjell
Përbrenda, përjashtë,
Nuk e di pse
Diçka kaq e kushtëzuar
Dhe të gjitha bisedat
Duhet të më lëndojnë kaq shumë.

Ai ishte i lënduar dhe i frikësuar, donte të jetonte dhe të vdiste njëherësh, duke mos ditur ku të kthehej dhe nga t’ia mbante në këtë boshllëk të madh që të gjithë e ndajmë në vetminë tonë të pashmangshme. Pra, ai ishte njësoj si të gjithë ne. Megjithatë, Kerouac bëri diçka për këtë. Ai ofroi një lidhje që vjen sall përmes një shpirti që shtrihet përmes fuqisë së artit tek pjesa tjetër e njerëzimit dhe unë isha i lumtur ta rrëmbeja atë lidhje me të dyja duart. Leximi i Kerouacut më ndihmoi të kaloja shumë kohë të vështira. Vepra e tij më ndihmoi të kuptoja veten dhe më dha vizione të botës, të cilat, pavarësisht nëse ishin të sakta apo edhe të shëndetshme, ishin sigurisht joshëse.

Në përgjithësi, të kuptuarit e Kerouacut ndihmon në shpjegimin e kulturës amerikane që nga mesi i shekullit të njëzet. Pa Kerouacun nuk do të kishte ekzistuar Brezi Bit. Pa bitët, ndoshta nuk do të kishin ekzistuar kurrë hipitë. Pa hipitë, lufta në Vietnam do të ishte zvarritur shumë më gjatë sesa zgjati. Gjithashtu, do të kishim humbur shumë muzikë të mrekullueshme në vitet gjashtëdhjetë. Bob Dylan, për shembull, u ndikua qartë nga bitët. Është e pamundur të thuhet se sa poetë, romancierë, shkrimtarë të tregimeve të shkurtra dhe krijues të të gjitha llojeve mund të mos e kishin gjetur kurrë guximin ose frymëzimin për punën e tyre. Ndikimi i Kerouacut është i pamundur të mbivlerësohet.

Bitët ishin të zënë duke eksploruar gëzimet transcendente të artit, stilin e jetesës boheme, drogën, seksin, rrugën dhe, mbi të gjitha, lirinë personale për të përjetuar gjithçka deri në fund. Si anëtari më i njohur i grupit, “Mbreti i Bitëve”, idetë dhe veprimet e tij morën një rëndësi pothuajse biblike për shumë nga lexuesit e tij. Ai i përcaktoi rregullat e tij personale për të shkruar në një listë që e titulloi Besimi dhe teknika për prozën moderne, të cilën unë ende e konsultoj herë pas here. Edhe një vështrim i shpejtë i Lista e gjërave thelbësore të Kerouacut, tridhjetë sugjerime – urdhërime? – për çdo shkrimtar aspirant ofron një plan për të kuptuar njeriun dhe veprën e tij. Ai i vlerësonte “fletoret sekrete të shkruara me kujdes dhe faqet e egra të shkruara me makinë shkrimi, për qejfin e vet”, dhe këshillonte që shkrimtarët duhet të jenë të nënshtruar ndaj gjithçkaje, të jenë të hapur, të dëgjojnë”. Edhe më domethënëse është thirrja e tij e famshme për shkrimtarët që të përqafojnë “vizionet e patregueshme të individit” dhe e kuptoi se “diçka që ndien do të gjejë formën e vet”.

Është e njohur mirë se Në rrugë nuk ishte breshëria e parë letrare e Brezit Bit që u bë pjesë e vetëdijes sonë masive, apo edhe e botuar. John Clellon Holmes botoi romanin e parë Bit, Go, në vitin 1952, pesë vjet para se Viking Press ta botonte romanin Në rrugë (Howl). Më e rëndësishme nga ana kulturore, Ulërima e Allen Ginsbergut u botua në vitin 1956 si vëllimi i dytë në serinë e City Light Pocket Poets, dhe krijoi një polemikë të menjëhershme aq të madhe saqë botuesi Lawrence Ferlinghetti u nxor në gjyq me akuza për sjellje të turpshme. Ama Në rrugë ishte ndryshe. “Jepi” (Go) ra si një fishekzjarr. Ulërima goditi si një qiri romak me fuqi industriale. Falë një recensioni fatlum në New York Times, së bashku me bukurinë e tij të vërtetë dhe epike, dhe kapjen e skajit të padisiplinuar dhe të fshehur të zeigeistit amerikan të mesit të shekullit, Në rrugë ishte më shumë si një armë bërthamore taktike. Në të gjithë Amerikën, të rinjtë lexonin Kerouacun dhe merrnin rrugën, ose shkonin në kafene dhe bare, ose thjesht përvetësonin karakterin e Bitit të lezetshëm në të gjitha format e tij reale dhe të imagjinuara.

Sigurisht, pasuan më shumë romane me tituj të tillë si Të nëndheshmit, Darma endacakët, Engjëjt e shkretimit (The Subterraeans, The Dharma Bums, Desolation Angels), dhe të tjerë, të cilët i dhanë formë mitologjisë personale të Kerouacut për veten dhe miqtë e tij. Megjithatë, ai në shpirt, ai ishte poet. Mund ta shihni këtë edhe në prozën e tij, fjalët që shpërthejnë në mendjen tënde derisa ndjek fuqinë e egër të gjuhës së tij që mbërrijnë në valë ritmi dhe imazhi të jashtëzakonshëm.

Mjerisht, në Shtetet e Bashkuara, ne jemi të paqëndrueshëm në atë që e konsiderojmë si letërsi të denjë. Derisa politikanët dhe aktivistët e së djathtës politike po punojnë shumë duke u përpjekur të heqin çdo gjë me natyrë progresive nga bibliotekat dhe shkollat tona publike, ata të së majtës mund të jenë gjithashtu të qortuar. Kam mësuar nga disa studentë të mi – unë jap mësim në Shkollën e Studimeve të Bibliotekës dhe Informacionit në Universitetin e Alabamës – se nuk më lejohet të pëlqej Jack Kerouacun sepse ai ishte një mashkull i papërsosur, ashtu siç kam mësuar prej tyre se nuk më lejohet të pëlqej filmin klasik fantastiko-shkencor të viteve 1950, Forbidden Planet, sepse Ann Francis është shumë vajzërore. Nga të tjerët kam mësuar se shijimi i filmit Treti bashkë me erën (Gone With the Wind) është problematik për shkak të përshkrimeve të marrëdhënieve racore, dhe nga disa kolegë të mi në universitet kam mësuar se korrektësia politike është e vetmja mënyrë e të menduarit e lejueshme. Kam mësuar se arti lejohet sall nëse nuk ofendon.

Epo, le të shkojnë në pidh të s’amës të gjitha këto.
Do të marr artin e rrëmujshëm, të përgjakshëm, të hareshëm, të trishtë, të çuditshëm, problematik mbi çdo gjë të sigurt çdo ditë të javës.

Kerouac mbetet i rëndësishëm sepse ai mban një pasqyrë për ëndrrat tona mbi veten tonë. Jemi të bllokuar në këtë histori të Amerikës, këto vizione të Walt Whitmanit, këngët e Woody Guthriet dhe deklamimeve të ndritshme të Allen Ginsbergut, bile edhe me vetë tokën me sy të përlotur, të zhgënjyer, përgjithmonë të dashuruar, të rrëzuar nga dhuratat kerouaciane të horizonteve perëndimore dhe femrave të bukura të panjohura që presin në kafene të humbura, të rrafshuara nga një zemër e butë që kullon gjak nën ulërimën e dehjes. Amerika, si ti ose unë, është një mister. Historia e saj nuk do të tregohet kurrë plotësisht.

I shenjtëruari Jack, mbreti i empatisë, prijatar i rrugës, ishte vëzhguesi i madh i Amerikës, duke raportuar gjithçka me nxitimin e tij të çmendur të gjuhës, një stil që e mori nga Neal Cassady dhe ia dhuroi botës. Ai nuk la asgjë të kalonte pa u vënë re. Nostalgjia dhe romanca rrjedhnin në dy rrjedha nëntokësore edhe derisa ai hapte rrugën drejt një ndjeshmërie të re dhe tronditëse në letërsinë amerikane.

Ai ishte i rrënjosur në humbje dhe dashuri. Si fëmijë në Louell, Masaçusets, shokët e tij të lojës e tallnin sepse donte të bëhej shkrimtar, ama ai nuk kishte zgjidhje tjetër. Fjalët vërshonin prej tij. Për të dëshmuar se nuk ishte ligaç, ai u bë futbollist dhe mori një bursë për në Columbia University, ku lexoi si i çmendur dhe kënaqej me prozën e Thomas Wolfeit. Kishte të tjerë që e frymëzuan: Dostojevski, Saroyan, Hemingway, Thoreau, Thomas Mann. Krejt jeta e tij ishte një libër ëndrrash.

Duke qenë i patrembur, Kerouac kaloi shumë orë duke bredhur në Times Square të Nju-Jorkut duke takuar njerëz të çuditshëm, xhanki, artistë, mashtrues, endacakë dhe hipsterë. Në momente më të qeta, ai lexonte e lexonte e lexonte dhe bisedonte për libra dhe shkrimin me grupin gjithnjë në ndryshim që po evoluonte në nyjën e një lëvizje letrare shpërthyese. Ai gjithashtu rrinte ulur në banjo me orë të tëra duke lexuar Shakespearen. Sigurisht, ai shkruante si i trentë.

Kur nuk lexonte ose shkruante, atij i pëlqente gjithçka që ndodhte, perëndimi që e thërriste gjithmonë dhe pastaj lindja dhe prapë perëndimi. Çfarë mitesh të egra dhe të buta tregonte për Amerikën e madhe. Edhe një tjetër teveqel na doli në skenë, e quante Ferlinghetti. Ai ishte teknikolor në një botë bardhë e zi, dhe më në fund u vra nga lavdia, vala e zymtë e famës. Kur arriti në majë, ai vazhdoi të ngjitej derisa nuk kishte më vend për t’u ngjitur, dhe pastaj ra.

Pra, a ia doli ndonjëherë Kerouac t’i bënte bashkë të gjitha? Dyshoj se mund ta kisha bindur babanë tim se e kishte bërë. Babai im e vlerësonte jetën familjare dhe stabilitetin. Ai ishte një baba i mirë që ngandonjëherë shkruante poezi, ama ai nuk ishte artist. Kerouac jetoi, frymoi dhe kullonte gjak për artin. Për sa më përket mua, ai i bëri bashkë ato në mënyrat që kishin më shumë rëndësi. Ai ndoqi vizionet e tij, i kapi ato dhe i hodhi në letër. Ai ishte një romancier dhe poet i shkëlqyer. Kjo është arsyeja pse ai ishte këtu.

Së fundmi, disa fjalë për Fadil Bajrajn, i cili i përktheu këto poezi dhe drejton shtëpinë botuese përgjegjëse për këtë libër. Ka qenë nder për mua të njoh dhe të bashkëpunoj me Fadilin gjatë viteve të fundit, pasi ai përktheu fillimisht disa nga poezitë e mia dhe bëri që ato të botoheshin në vende si Telegrafi, ObserverKult dhe Hejza, përpara se të përkthente dhe botonte dy vëllime të mëdha të veprës sime. Fadili e kupton poezinë thellë në shpirt, e do atë dhe krenohet që e ndan atë me lexuesit në mbarë botën. Ai me të drejtë konsiderohet si përkthyesi më i rëndësishëm i letërsisë amerikane për botën shqipfolëse. Falë tij lexuesit e gjuhës shqipe mund të shijojnë jo sall Kerouacun, por edhe Ginsbergun, Bukowskin, Ferlinghettin, Ezra Poundin dhe shkrimtarë të tjerë vizionarë amerikanë. Për këtë libër, në veçanti, ai punoi pa u lodhur jo vetëm për përkthimet, por edhe për sigurimin e një kontrate për të botuar përkthimet në Kosovë. Është një fitore e madhe për letërsinë që ai fitoi.

Edhe një gjë e fundit: Emri i babait tim ishte Leo Franklin Weddle. Ashtu si Kerouac, ai e donte udhëtimin, edhe nëse ideja e tij për aventurën ishte më e rrënjosur në autobusët turistikë me nënën time, Laurën, në vende ekzotike anembanë botës sesa në romancën e pashkruar të rrugës së hapur. Mund të them me shumë besim se, në jetën e tij të pasur, ai i arriti të gjitha. Mendoj se do t’i kishte pëlqyer shumë të citohet në këtë libër.

/Telegrafi/

 

 

The post Krejt jeta e tij ishte një libër ëndrrash appeared first on Telegrafi.

Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

19 August 2025 at 08:04

“Pallati i Kongreseve”, një monument kulture në pronësi të Bashkisë Tiranë, që prej 25 korrikut, me vendim të mazhorancës së anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, i ka kaluar në pronësi Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), një shoqërie aksionare shtetërore që ka synim ‘zhvillimin’ e pronave publike. E ndërtuar në vitet e fundit të diktaturës komuniste […]

The post Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

15 August 2025 at 10:00

Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak të dhimbjeve në këmbë. Përgjigja që mori pas ekzaminimeve ishte tronditëse: ajo duhej të bënte operacion këmbën dhe të vendoste protezë. Por përtej problemeve shëndetësore, pacientja u përball edhe me një faturë financiare. “E pyeta mjekun sa shkon si […]

The post Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale appeared first on Reporter.al.

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen

12 August 2025 at 12:00

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë sapo ka zbuluar një draft të Kodit të ri Penal të vendit, por qeveria tashmë po përpiqet të distancohet nga teksti mes kritikave nga sistemi i drejtësisë dhe organizatat mbikëqyrëse të medias. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e prezantoi draftin në korrik, rreth gjashtë vjet pasi qeveria nisi një nismë […]

The post Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen appeared first on Reporter.al.

Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

12 August 2025 at 07:59

Komiteti i Investimeve Strategjike, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi me 10 prill statusin “investitor strategjik” për dy kompani private – “Anima Con” dhe “EB Construction”, të cilat kanë në plan të ndërtojnë një hotel dhe një kompleks rezidencial në njërën prej zonave më të lakmuara të Tiranës. Vendimi i marrë gjatë një mbledhjeje […]

The post Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

11 August 2025 at 08:16

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN që kontrolluan 81% të të gjitha të ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, ndërkohë që tetë televizione të tjera të analizuara mbyllën vitin me humbje të konsiderueshme financiare. […]

The post Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet appeared first on Reporter.al.

Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit

7 August 2025 at 16:06

Shqipëria iu bashkua këtë javë një deklarate të përbashkët të lëshuar nga 14 vende perëndimore – përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë – duke dënuar operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata shënon një përshkallëzim të qëndrimeve ndërkombëtare ndaj Teheranit dhe denoncon bashkëpunimin e tij gjithnjë e më të […]

The post Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit appeared first on Reporter.al.

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

6 August 2025 at 10:31

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”. I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e […]

The post Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij appeared first on Reporter.al.

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

5 August 2025 at 15:06

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë […]

The post Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë appeared first on Reporter.al.

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

4 August 2025 at 17:47

Arben  Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri në arrati nga drejtësia, përballet në një nga dy çështjet penale në ngarkim të tij me një akuzë për abuzim me detyrën, përmes moskryerjes së një detyrimi ligjor.  Sipas aktakuzës së vitit 2023, Ahmetaj nuk zbatoi një vendim të formës së prerë të gjykatës duke i shkaktuar dëm prej miliona eurosh familjes […]

The post Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë appeared first on Reporter.al.

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

31 July 2025 at 12:29

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave  që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga “subjekti […]

The post Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit” appeared first on Reporter.al.

Të pambrojtura, gratë në Shqipëri e Kosovë përballen me një “bashkëjetesë toksike” me abuzimin digjital

30 July 2025 at 09:56

Ajmane Bajrami ishte vetëm 15 vjeçe kur filloi sulmi digjital, kur ajo klikoi mbi një mesazh në Facebook nga një i panjohur dhe një foto e një penisi u hap në ekranin e kompjuterit përpara saj dhe vëllait të saj atëherë 21-vjeçar. Bajrami, nga qyteti i Ferizajt, kujton se si u ndje shumë e turpëruar. […]

The post Të pambrojtura, gratë në Shqipëri e Kosovë përballen me një “bashkëjetesë toksike” me abuzimin digjital appeared first on Reporter.al.

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

30 July 2025 at 06:50

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës. Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera […]

The post Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale appeared first on Reporter.al.

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

29 July 2025 at 08:13

Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord. Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin […]

The post Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’ appeared first on Reporter.al.

❌
❌