Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu Dhabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe numrat e telefonit dhe adresën e e-mailit ku mund të kontaktojnë në rast emergjence.

Ambasada Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi bën të ditur se po ndjek evolimin e situatës në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë e Krizave në Abu Dhabi.

“Në rast emergjence, bashkatdhetarët që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH në:

Celulari i emergjencës +971509807881

E-maili i ambasadës: Embassy.uae@mfa.gov.al

Telefoni: +971-2-6582505”, bën të ditur ambasada në një postim në rrjetet sociale. /gj.m/ /j.p/

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu Dhabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agim Ademi reagon pas zërave për largimin e trajnerit Franco Foda

12 June 2025 at 09:56

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka reaguar duke mohuar raportimet për një largim të mundshëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

Gjatë mbrëmjes së djeshme (e mërkurë) u raportua nga mediat e Emirateve Arabe se Foda mund të largohet nga Kosova, pas një oferte nga klubi i njohur i këtij vendi, Al-Wahda.

Largimi i përzgjedhësit gjerman u tha se do të ndodh këtë verë, para nisjes së ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke shkaktuar frikë tek sportdashësit e Kosovës.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ky lajm është mohuar nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka thënë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e Fodës dhe synojnë që kontrata të respektohet.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”.

“Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi në profilin e tij. /Telegrafi/

 

The post Agim Ademi reagon pas zërave për largimin e trajnerit Franco Foda appeared first on Telegrafi.

“Dubai ka rënë”, gazetari tregon vendin ku do shkojnë eksponentët shqiptar të krimit

By: Besnik
11 June 2025 at 21:29

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari Eni Ferhati komentoi lidhur me ekstradimin e dy të kërkuarve nga SPAK këtë të mërkurë nga Dubai, vëllait të Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani dhe njërit nga personat e akuzuar për pastrimin e parave të vëllezërve Çopja.

Gazetari tha se tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur traun e ekstradimeve dhe tani kontingjenti i gjerë i shqiptarëve që ndodhet atje, dhe që ka akuza edhe më të rënda, është në momente alarmi, pasi ekziston rreziku që të pësojnë të njëjtin fat duke u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Gazetari tha se ata po marrin masa për të larguar nga Dubai dhe dha një version që mund të shpërngulen edhe në Rusi.

“Shenjat e para, duke pasur parasysh kontingjentin e gjerë që kemi atje, ndoshta jemi në kushtet që Emiratet kanë hapur traun. Janë gjetur ura komunikimi mes dy vendeve, ndoshta interesat e bashkëpunimit ndërqeveritar me koordinim të Interpolit dhe po i sjellin një nga një. Dubai ka rënë si strehë e sigurt dhe unë kam informacione se disa kanë filluar të marrin masa dhe do ikin nga Dubai. Nuk e di ku do gjejnë vend tjetër, por mund të shkojnë në Rusi për të gjetur një aleancë, ndoshta me Putinin. Janë të çapja, është zbatuar procedura e mirëfilltë të ekstradimit. Ne e kemi thënë që, me sa duket, tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më një strehë e sigurt, nisur nga këta precedentë, por edhe nga ndalimet që janë bërë më herët ndaj disa personazheve që janë atje. Për shembull, Durim Bama, një emër i cili nuk rrezikon shumë në Shqipëri, të paktën me këto akuza që ka deri tani – vetëm sigurim kushte dhe mjete materiale për vrasje – është ndaluar atje dhe mbajtur për një periudhë kohore. Por janë personazhe që mund të kërkohen nga SPAK apo autoritetet, sepse mund të kenë mundësi të zbardhin ngjarje në Shqipëri,” tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dubai ka rënë”, gazetari tregon vendin ku do shkojnë eksponentët shqiptar të krimit appeared first on Euronews Albania.

AIDA: Kompania Arabe “ADQ”, interes për të investuar në Shqipëri në sektorin minerar

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Sipërmarrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri në sektorin minerar, specifikisht në përpunimin e nikelit, duke e konsideruar vendin tonë si një destinacion mjaft tërheqës për investitorët e huaj.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mirëpriti në një takim përfaqësues të Ministrisë së Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kompanisë ADQ, një investitor lider në infrastrukturën globale kritike dhe zinxhirin e furnizimit.

Takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjerimin e investimeve në vendin tonë.

Që nga themelimi i saj në vitin 2018, ADQ është shfaqur si një investitor sovran aktiv, duke ndërtuar dhe zgjeruar platforma biznesi të përqendruara në infrastrukturën kritike dhe zinxhirët globalë të furnizimit.

Si një partner i Qeverisë së Abu Dhabit, ADQ krijon të ardhura të qëndrueshme financiare për Emiratet, ndërkohë që ofron edhe një ndikim pozitiv.

Gjatë këtij takimi, Ryan Freeman, bëri një prezantim të kompanisë e cila nisi si një kompani holding, duke kaluar nga niveli strategjik në nivel tregtar me më shumë se 130 asete në portofolin e projekteve.

“Subjekti shprehu interesin për të investuar në Shqipëri në sektorin minerar, specifikisht në përpunimin e nikelit, duke e konsideruar vendin tonë si një destinacion mjaft tërheqës për investitorët e huaj”, njofton AIDA në rrjetin social Facebook.

The post AIDA: Kompania Arabe “ADQ”, interes për të investuar në Shqipëri në sektorin minerar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dritan Gjika akuzohet edhe për pastrimin parash droge në Emiratet e Bashkuara Arabe

By: user 8
5 June 2025 at 19:14

Dritan Gjika, shqiptari i dyshuar si drejtues i një rrjeti të fuqishëm droge në Ekuador dhe i arrestuar më 26 maj në Emiratet e Bashkuara Arabe, akuzohet edhe për pastrimin e parave në këtë vend.

Hetimet tregojnë se paratë e përfituara nga trafiku i drogës janë pastruar përmes disa kompanive në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Spanjë. Prokurorët kanë siguruar dëshmi, përfshirë përgjime telefonike, që tregojnë se Gjika dhe bashkëpunëtorët e tij transferonin para përmes llogarive bankare, duke u përpjekur të shmangnin autoritetet.

Në një prej përgjimeve, Gjika thuhet të ketë udhëzuar një bashkëpunëtor që “transferimet të mbahen nën 50 mijë dollarë për të mos ngritur dyshime.”

Megjithatë, transaksionet e shumta dhe të dyshimta me para cash dhe dërgesat drejt llogarive ndërkombëtare kanë çuar në hetime të thelluara nga autoritetet financiare.

Policia e Ekuadorit ka konfirmuar arrestimin dhe ka njoftuar se tashmë ka nisur procedurat për ekstradimin e tij nga Emiratet e Bashkuara. Në operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet spanjolle.

Dritan Gjika kishte hyrë në Ekuador në vitin 2009 me vizë turistike, por brenda pak vitesh u bë një nga personat më të kërkuar në vend për lidhjet e tij me trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas policisë, rrjeti që ai drejtonte dërgonte drogë drejt Amerikës Qendrore, Spanjës, Holandës dhe Belgjikës.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, tetë bashkëpunëtorë të tij janë dënuar nga një gjykatë ekuadoriane për pastrim parash të lidhura me drogën.

The post Dritan Gjika akuzohet edhe për pastrimin parash droge në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Lapsi.al.

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C – vala e të nxehtit përfshin vendin

22 May 2025 at 19:34

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të nxehti të jashtëzakonshme, me temperaturat që janë ngjitur pranë kufirit prej 50°C.

Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar sot ishte 49.3°C në zonën Bada Dafas, rajoni Al Dhafrah i Abu Dhabit, rreth orës 14:00, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo nxehtësi ekstreme është përhapur në mbarë vendin, ku shumë zona kanë regjistruar temperatura nga 45°C deri në 48°C.

Kushtet mbeten të vështira për banorët, të cilët po përballen jo vetëm me vapën përvëluese, por edhe me lagështi të lartë dhe erëra me pluhur.

Shpejtësia e erës varion nga 10 deri në 25 km/h, me shpërthime që mund të arrijnë deri në 35 km/h, duke shkaktuar kushte me pluhur që zvogëlojnë dukshmërinë dhe rrisin rrezikun për drejtuesit e automjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, pasi stuhitë e pluhurit mund të shfaqen papritur.

Gjithashtu, niveli i lagështisë pritet të arrijë deri në 90 për qind në disa zona, duke krijuar një atmosferë mbytëse dhe të pakëndshme.

Institucionet shëndetësore paralajmërojnë që personat me probleme respiratore ose alergji duhet të marrin masa paraprake para se të dalin jashtë.

Në zonat bregdetare, kushtet detare po monitorohen nga afër. Gjiri Arab pritet të ketë dallgë të lehta deri në mesatare, ndërsa Deti i Omanit mbetet relativisht i qetë.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë këshillon qytetarët të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për sigurinë. /Telegrafi/

The post Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C – vala e të nxehtit përfshin vendin appeared first on Telegrafi.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë 1.4 trilion dollarë në SHBA

15 May 2025 at 20:33

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe tha të enjten se vendi i tij planifikoi të investojë 1.4 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë 10 viteve, duke lavdëruar një “partneritet të fortë që lulëzoi” nën presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sheikh Mohamed bin Zayed njoftoi “planin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të investuar 1.4 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara … gjatë 10 viteve të ardhshme”, në fusha duke përfshirë teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe energjinë, duke folur nga pallati presidencial në Abu Dhabi së bashku me Trump.

MBZ tha gjithashtu se vendi i tij është i prirur të vazhdojë të punojë me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Trump vizitoi kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe të enjten, ndalesa e fundit e një turneu në shtetet e Gjirit.

MBZ i tha gjithashtu Trump se marrëdhënia dypalëshe kishte bërë “një hap të rëndësishëm përpara që kur ju morët detyrën”.

Gjatë takimit të tyre, Trump i tha MBZ se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ishte një “luftëtar i madh”, duke shtuar se marrëdhënia e tyre ishte aq e mirë, “nuk mund të përmirësohet”.

Trump mori gjithashtu Urdhrin e Zayed, dallimi më i lartë civil në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

The post Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë 1.4 trilion dollarë në SHBA appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Lartë e OKB rrëzon kërkesën e Sudanit për të paditur Emiratet për gjenocid

5 May 2025 at 18:41

Gjykata e Lartë e OKB-së ka rrëzuar padinë e Sudanit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, duke e akuzuar shtetin e Gjirit për bashkëpunim në gjenocid.

Sudani pretendoi se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetën Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në luftën civile sudaneze, në të cilën dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, kanë detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë lënë shumë të përballen me urinë.

Emiratet e Bashkuara Arabe i mohuan kategorikisht akuzat, duke e quajtur rastin “teatër politik” dhe “një marifet cinik publicitar”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi që çështja nuk mund të vazhdonte sepse Emiratet e Bashkuara Arabe kishin zgjedhur të mos zbatonin Nenin 9 të Konventës së Gjenocidit, që do të thotë se nuk mund të paditen nga shtete të tjera për akuza për gjenocid.

Gjykata tha se nuk kishte juridiksion dhe për këtë arsye “i ndalohej nga statuti i saj të merrte ndonjë qëndrim mbi meritat e pretendimeve të bëra nga Sudani”. Çështja u rrëzua me një votim 14-2.

Rasti i Sudanit pretendonte se mbështetja e supozuar ushtarake, financiare dhe logjistike e Emirateve të Bashkuara Arabe për RSF-në – duke përfshirë dërgesat e armëve dhe rekrutimin e mercenarëve – mundësoi sulme sistematike kundër komuniteteve jo-arabe, veçanërisht Masalit, në Darfur.

Akuzat përfshinin vrasje masive, zhvendosje të detyruar dhe përdorimin e dhunës seksuale si armë.

Reem Ketait, zëvendësndihmës ministrja e Emirateve të Bashkuara Arabe për çështjet politike, tha se vendimi i gjykatës ishte “i qartë dhe vendimtar”.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të përqendrohet urgjentisht në përfundimin e kësaj lufte shkatërruese dhe në mbështetjen e popullit sudanez, si dhe duhet të kërkojë që ndihma humanitare të arrijë të gjithë ata që kanë nevojë”, tha ajo.

Si ushtria sudaneze ashtu edhe RSF-ja janë akuzuar për kryerjen e mizorive, duke përfshirë vrasje të shënjestruara etnikisht, pengim të ndihmës humanitare dhe plaçkitje.

Rasti i Sudanit në GJND ishte i pazakontë sepse synonte një sponsor të dyshuar të mizorive, jo autorët e drejtpërdrejtë.

Rasti u pa si një provë nëse shtetet mund të mbahen përgjegjëse për nxitjen e mizorive jashtë vendit.

Ndërsa gjyqtarët e GJND-së zbuluan se nuk kishin fuqinë për të vendosur në këtë rast, kjo megjithatë shërben si një ilustrim i fuqishëm se si gjykatat ndërkombëtare po bëhen fushëbetejat diplomatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Lartë e OKB rrëzon kërkesën e Sudanit për të paditur Emiratet për gjenocid appeared first on Euronews Albania.

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

25 April 2025 at 13:51

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim që të heqin vizat për Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, i cili thotë se heqja e vizave është rezultat i vizitës së fundit që kishte ekipi i qeverisë.

“Vizita e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe solli rezultatin e parë konkret. Me kërkesën tonë, ata po i heqin vizat që kërkoheshin për të udhëtuar në këtë vend! Së shpejti, zbatimi konkret i vendimit për udhëtimin pa viza do të ndikojë në një ekonomi më të fortë, udhëtime të lira dhe forcimin e partneritetit të ndërsjellë.

Ne po luftojmë në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar qytetarët tanë, dhe për të sjellë ndryshime për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Mickoski.

The post Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

SPAK raporton në KLP për punën dhe shqetësimet

14 April 2025 at 17:20

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paraqiti të hënën më 14 prill në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP një përmbledhje të raportit të punës së vitit 2024, si dhe një seri shqetësimesh. Në fillim të fjalës së tij, Dumani falënderoi KLP-në për mundësimin brenda një kohe të shkurtër të realizimit të procedurave për […]

The post SPAK raporton në KLP për punën dhe shqetësimet appeared first on Reporter.al.

Mickoski takon presidentin e EBA-s: Të merren parasysh investimet në disa fusha në Maqedoninë e Veriut

14 April 2025 at 16:30

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me presidentin e EBA-s, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al-Nahyan.

Mickoski thekson se në takim ka kërkuar të merren parasysh investimet në vendin tonë në fushat e infrastrukturë, agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë.

“Në kuadër të vizitës time zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takova me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarin e Abu Dhabi, H.H. V. Sheikh Mohammed Bin Zayed Al-Nahyan, me ftesë të të cilit po zhvillohet kjo vizitë.

Qëllimi është të forcohet bashkëpunimi dypalësh dhe të merren parasysh mundësitë e investimeve në infrastrukturë, agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacion dhe teknologji të reja”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

The post Mickoski takon presidentin e EBA-s: Të merren parasysh investimet në disa fusha në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Sudani akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe për “bashkëfajësi në gjenocid”

10 April 2025 at 14:52

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) po shqyrton një çështje të ngritur nga Sudani që akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe si “bashkëpunëtorë në gjenocid” gjatë luftës aktuale.

Sipas BBC, konflikti dyvjeçar, i cili ka vënë përballë ushtrinë e Sudanit kundër Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), ka çuar në dhjetëra mijëra të vdekur dhe ka detyruar më shumë se 12 milionë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sudani pretendon se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë armatosur RSF-në me qëllim të zhdukjes së popullsisë jo-arabe Masalit të Darfurit Perëndimor. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se rasti është një marifet cinik publiciteti dhe po kërkon një shkarkim të menjëhershëm.

Që nga fillimi i luftës, si RSF ashtu edhe ushtria sudaneze janë akuzuar për kryerjen e mizorive.

Sipas rastit të Sudanit, RSF ka kryer sulme sistematike ndaj grupeve joarabe, veçanërisht ndaj komunitetit Masalit, me qëllim që t’i shkatërrojë ata si një grup etnik i veçantë.

Ndër të tjera, ai pretendon gjithashtu se RSF ka përdorur përdhunimin si armë kundër civilëve.

Në fillim të këtij viti, SHBA-ja akuzoi gjithashtu RSF-në për kryerjen e gjenocidit dhe vendosi sanksione ndaj liderit të saj Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjithashtu si Hemedti.

Gjenerali Hemedti ka mohuar më parë se luftëtarët e tij kanë shënjestruar qëllimisht civilët.

Ndërsa GJND-ja merret me mosmarrëveshjet midis shteteve, qeveria ushtarake e Sudanit nuk mund ta çojë RSF-në në gjykatë.

Në vend të kësaj, ajo ka ngritur çështjen kundër një prej sponsorëve të saj të supozuar.

Sudani argumenton se këto mizori u mundësuan nga një mbështetje e gjerë financiare, ushtarake dhe politike nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përfshirë dërgesat e armëve, trajnimin me dron dhe rekrutimin e mercenarëve.

Ajo thotë se kjo do të thotë se Emiratet e Bashkuara Arabe janë bashkëpunëtore në gjenocid.

Sudani po kërkon dëmshpërblime dhe masa urgjente për të parandaluar akte të mëtejshme gjenocidale.

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hedhur poshtë me forcë akuzat, duke mohuar se po armatos RSF-në dhe tha se do të kërkonte një shkarkim të menjëhershëm.

“GJND-ja nuk është një skenë për teatrale politike dhe nuk duhet të përdoret për dezinformim,” tha Emiratet e Bashkuara Arabe në një deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sudani akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe për “bashkëfajësi në gjenocid” appeared first on Euronews Albania.

Marrëveshje 2.5 miliardë dollarëshe – Inteligjenca artificiale e Synapsia italiane mbërrin në qytetet moderne të Abu Dhabit

17 March 2025 at 12:48

Synapsia e Italisë ka nënshkruar një kontratë 2.5 miliardë dollarësh me Bold Technologies të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kontratë është nënshkruar për të ofruar shërbime të menaxhimit të qytetit të mbështetur nga AI për Abu Dhabi, ka thënë CEO i Synapsia, Daniele Marinelli, përcjell Telegrafi.

Kompania italiane do të zhvillojë teknologjinë për të trajtuar çështje urbane si transporti, parkimi dhe reagimi emergjent ndaj fatkeqësive, tha Marinelli.

Ai e quajti atë një “projekt njohës të qytetit, një evolucion i konceptit të qytetit të zgjuar”.

Sipas marrëveshjes, të nënshkruar më 3 mars, Bold Technologies do të paguajë 2.5 miliardë dollarë në pesë këste gjatë 18 muajve.

Nën kryeministren Giorgia Meloni, Italia po ndjek lidhje më të forta ekonomike me vendet e Gjirit, pavarësisht shqetësimeve mbi çështjet e të drejtave të njeriut të ngritura nga kundërshtarët politikë.

Në një samit dypalësh në shkurt, Meloni tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin zotuar të investonin 40 miliardë dollarë në Itali, pa dhënë asnjë kornizë kohore.

Emiratet e Bashkuara Arabe, një prodhues i pasur i naftës, është në një garë për t’u bërë një lider i AI mes konkurrencës në rritje nga Katari fqinj dhe Arabia Saudite. /Telegrafi/

The post Marrëveshje 2.5 miliardë dollarëshe – Inteligjenca artificiale e Synapsia italiane mbërrin në qytetet moderne të Abu Dhabit appeared first on Telegrafi.

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

10 March 2025 at 07:00

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin firmosi disa marrëveshje bashkëpunimi. Mes marrëveshjeve të nënshkruara ishte edhe një letër angazhimi për projektin Albania Smart City, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash […]

The post Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’ appeared first on Reporter.al.

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

23 February 2025 at 18:31

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshje për fushën e energjisë dhe projektin e “Qytetit Inteligjent” në Shqipëri.

Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë sot gjatë një vizite të sheikut Mohammed bin Zayed në Tiranë, e para kjo në cilësinë e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Kryeministri Rama ka shkruar në Facebook se shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara janë në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST për rritjen e prodhimit e të transmetimit të energjisë së pastër, si edhe i letrës së angazhimit për Projektin “Qytet Inteligjent”, që do të garantojë monitorimin e rrugëve e shkollave falë teknologjisë së lartë dhe ekspertizës së “Presight AI Ltd”.

Kujtojmë, kjo është vizita e dytë e Sheikut Bin Zayed në Shqipëri, pas asaj të vitit 1999 në Kukës, ku u strehuan mijëra qytetarë të Kosovës gjatë luftës.

Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit në Durrës dhe lagja e re në Spitallë është ndërtuar e gjitha prej tij.

The post Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara appeared first on Telegrafi.

Cilat janë 2 marrëveshjet e nënshkruara me Emiratet e Bashkuara Arabe, asnjë fjalë për ekstradimet

23 February 2025 at 17:40

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka ardhur pasditen e kësaj të diele për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës, në një ceremoni të posaçme në Kryeministri, janë nënshkruar dhe dy marrëveshje mes dy vendeve. Një prej marrëveshjeve ka të bëjë në […]

The post Cilat janë 2 marrëveshjet e nënshkruara me Emiratet e Bashkuara Arabe, asnjë fjalë për ekstradimet appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

23 February 2025 at 16:43

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, viziton sot Tiranën.

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama.

Rama dhe presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, iu drejtuan Kryeministrisë, ku do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në zyrën e kryeministrit Rama dhe në vijim do të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve.

Duke folur për këtë ngjarje, një ditë më parë, kryeministri Rama tha se vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme, shënon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë vitet e fundit.

Ndërkohë, para pak çastesh garda kombëtare është rreshtuar në nderim të Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku edhe u intonuan himni shtetëror i të dyja vendeve./kp/

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

23 February 2025 at 16:10

Ka mbërritur pasditen e kësaj të diele në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Ai është pritur në aeroportin kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga kryeministri Edi Rama. Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara […]

The post Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe appeared first on BoldNews.al.

Rubio falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për “marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme”

By: lia rda
19 February 2025 at 16:29

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, në një bisedë me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, vlerësoi vendin për “marrëdhëniet e tij të forta dhe të qëndrueshme” të shënuara nga lidhjet e forta ekonomike, bashkëpunimi në mbrojtje dhe interesa të përbashkëta për stabilitetin rajonal, tha Brucewoman nga Departamenti i Shtetit.

Temat e takimit përfshinte Inteligjencën Artificiale, Rripin e Gazës, Sirinë, Libanin dhe Detin e Kuq, i cili ka qenë skena e sulmeve nga rebelët Houthi të Jemenit derisa u arrit një armëpushim në Gaza, shtoi Bruce, sipas AP.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Emiratet e Bashkuara Arabe deri më tani për atë që Rubio, Sheikh Mohammed dhe Sheikh Abdullah bin Zayed al-Nahyan, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, diskutuan në një takim gjysmë ore.

Sheikh Mohammed thuhet se theksoi se rindërtimi në Gaza duhet të mbështetet nga një “paqe gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme” e bazuar në një zgjidhje me dy shtete.

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe u takuan me Rubian në Qendrën e Konventës në Abu Dhabi, ku po zhvillohet Ekspozita dhe Konferenca Ndërkombëtare Ushtarake këtë javë dhe ku Ukraina dhe Rusia kanë shfaqur armë.

Rubio vizitoi gjithashtu ndërtesën ndërfetare, Shtëpinë e Familjes Abrahamike, në Abu Dhabi, e cila strehon një kishë katolike, një sinagogë hebraike dhe një xhami islame./abcnews.al

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

10 February 2025 at 19:25

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet për të vendosur tarifa 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit, dhe ai pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për këtë më vonë sot.

Nga të gjitha vendet që furnizojnë me alumin në SHBA, Kanadaja jep shumë më tepër – rreth dhjetë herë më shumë se vendi në vendin e dytë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), sipas shifrave nga Departamenti i Tregtisë i SHBA, transmeton Telegrafi.

Dhe për shkak se Kanadaja furnizon më shumë se gjysmën e importeve të aluminit të SHBA-së, është gjithashtu vendi që do të goditet më rëndë nga një tarifë prej 25 për qind.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian tha se nuk kishin marrë asnjë njoftim zyrtar për tarifat e reja.

Javën e kaluar Trump dhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum arritën një marrëveshje ku tarifat 25 për qind për importet nga vendi do të ndërpriteshin për 30 ditë. /Telegrafi/

 

 

The post Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit? appeared first on Telegrafi.

❌
❌