Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Udhëtimi ynë nuk ka mbaruar ende” – Foda i qëndron besnik Kosovë duke hedh poshtë ofertën milionëshe nga Emiratet Arabe

19 June 2025 at 17:31

Përzgjedhësi së Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të qëndrojë në krye të ekipit kombëtar, duke refuzuar një ofertë të majme nga klubi Al-Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjermani ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e fundit me Kosovën, që ka rritur interesimin e klubeve nga jashtë.  Foda mori drejtimin e Kosovës në vitin 2023, ka sjellë një frymë të re në ekip, me një mesatare mbresëlënëse prej 2.08 pikësh për ndeshje – më e larta për çdo trajner që ka drejtuar Kosovën në histori.

Nën drejtimin e tij, Dardanët kanë shënuar 15 gola në 7 ndeshje dhe kanë pësuar vetëm 5, duke ruajtur një formë solide në të dyja fazat e lojës.

Megjithatë edhe pse kishte oferta, Foda ka zgjedhur të vazhdojë me projektin e nisur me Dardanët.

“Udhëtimi ynë nuk ka mbaruar ende. Unë dhe stafi im duam të zhvillojmë diçka këtu”, është shprehur ai për të përditshmen austriake “Krone”.

Foda mbetet i përkushtuar ndaj projektit me Kosovën, ndërsa sfidat e ardhshme në kalendar pritet të jenë vendimtare për rrugëtimin e tij me përfaqësuesen.

Ky vendim përforcon stabilitetin në bankinën e Kosovës në prag të sfidave të rëndësishme të fazës kualifikuese për Botërorin 2026. Pavarësisht tundimit të madh financiar, Foda ka zgjedhur që të fokusohet në objektivat sportive me Dardanët.

Kosova nis aventurën e saj në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026 në muajin shtator. Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë më 5 shtator në udhëtim ndaj Zvicrës, ndërsa tri ditë më pas, më 8 shtator, do të presin Suedinë në “Fadil Vokrri”. Përballjet e para do të jenë kyçe për ecurinë në Grupin B, ku pjesë është edhe Sllovenia. /Telegrafi/ 

The post “Udhëtimi ynë nuk ka mbaruar ende” – Foda i qëndron besnik Kosovë duke hedh poshtë ofertën milionëshe nga Emiratet Arabe appeared first on Telegrafi.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi lë të kuptohet se Foda do të qëndrojë te Kosova

18 June 2025 at 13:23

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka njoftua se ka pasur një bisedë të frytshme me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë rreth një oferte të klubit nga Emiratet e Bashkuara Araba, Al Wehda, në drejtim të përzgjedhësit të Dardanëve.

Kjo ofertë thuhet se është tre apo katërfish më e lartë sesa paga aktuale e Fodës te Kosova dhe ka tunduar gjermanin.

Megjithatë, i pari i FFK-së, Ademi ka bërë një postim në profilin privat në Facebook, ku lë të kuptohet se Foda do të vazhdojë të mbetet përzgjedhës i Kosovës.

“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, ka shkruar Ademi në postimin e tij.

Ndryshe, Foda ka kontratë të vlefshme me Kosovës deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/

The post Kryetari i FFK-së, Agim Ademi lë të kuptohet se Foda do të qëndrojë te Kosova appeared first on Telegrafi.

Në Arabi e bëjnë fakt të kryer, Foda do të largohet nga Kosova

18 June 2025 at 11:27

Në Arabinë Saudite po rritet bindja se Franco Foda do të jetë trajneri i ri i Al Wahdas.

Klubi nga Emiratet e Bashkuara ka shtuar kontaktet me përzgjedhësin e Kosovës dhe, sipas raportimeve nga media arabe, marrëveshja është pranë finalizimit.

Gazetari i njohur Ahmed Ragab ka shkruar se klubi Al Wehda është shumë pranë emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner i ri i skuadrës.

#حسبما_علمت

الوحدة الإماراتي بات قريباً من تعيين الألماني فرانكو فودا مدرباً للفريق 💯✅ pic.twitter.com/oS2qLtNj7q

— Ahmed Ragab (@ARagab) June 17, 2025

Foda, i cili aktualisht është nën kontratë me Kombëtaren e Kosovës deri në vitin e ardhshëm, duket se po shqyrton seriozisht mundësinë për një hap të ri në karrierën e tij.

Zhvillimet e fundit e kanë shtuar mundësinë e largimit të tij nga Kosova, ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga palët. /Telegrafi/

The post Në Arabi e bëjnë fakt të kryer, Foda do të largohet nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Agim Ademi reagon pas zërave për largimin e trajnerit Franco Foda

12 June 2025 at 09:56

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka reaguar duke mohuar raportimet për një largim të mundshëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

Gjatë mbrëmjes së djeshme (e mërkurë) u raportua nga mediat e Emirateve Arabe se Foda mund të largohet nga Kosova, pas një oferte nga klubi i njohur i këtij vendi, Al-Wahda.

Largimi i përzgjedhësit gjerman u tha se do të ndodh këtë verë, para nisjes së ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke shkaktuar frikë tek sportdashësit e Kosovës.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ky lajm është mohuar nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka thënë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e Fodës dhe synojnë që kontrata të respektohet.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”.

“Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi në profilin e tij. /Telegrafi/

 

The post Agim Ademi reagon pas zërave për largimin e trajnerit Franco Foda appeared first on Telegrafi.

Sirena nga Emiratet Arabe për Franco Fodën – klubi i njohur Al-Wahda vihet pas tij

12 June 2025 at 01:08

Sipas nediumit sportiv nga Emiratet e Bashkuara të Emiratëve, Saddad, klubi i Emirateve, Al‑Wahda, ka hyrë në negociata me trajnerin gjerman Franco Foda (59 vjeç), i cili aktualisht është në krye të Kombëtares së Kosovës.

Foda, i njohur për eksperiencën e tij në Austri, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Austrisë gjatë periudhës së tij atje, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Al‑Wahda, sipas këtij mediumi.

“Al-Wahda ka hyrë në negociata për të nënshkruar me gjermanin Franco Foda (59 vjeç), trajnerin aktual të Kombëtares së Kosovës. Kampion i Austrisë një herë, fitues i Kupës së Austrisë një herë”, ka shkruar ky medium.

#مفاوضات 🔛🚨

🟤🇩🇪 دخل الوحدة في مفاوضات للتعاقد مع الألماني فرانكو فودا (59 عاماً) مدرب منتخب كوسوفو.

🏵 بطل الدوري النمساوي مرة
🏆 بطل كأس النمسا مرة#EXCL 💢 pic.twitter.com/eIATgxnSlM

🇦🇪 سدّد (@UAEkick) June 11, 2025

Foda ka kontratë me Kosovën deri në vitin 2026, ku me mjaft sukses e ka drejtuar ekipin deri tani, duke e ngjitur në Ligën B të Kombeve. 

Forma e mirë me Kosovën ka bërë që Foda të jetë në qendër të vemendjes, ku edhe nuk i mugnojnë ofertat.

Detaje rreth klubit Al‑Wahda 

Al‑Wahda është një nga klubet më të njohura dhe më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, me një total prej 13 titujsh kombëtarë.

Ata kanë fituar 4 herë kampionatin UAE Pro League, 2 herë President’s Cup, 4 herë Super Cup dhe 3 herë League Cup, duke u shndërruar në një nga skuadrat më dominante të rajonit.

Klubi, me bazë në Abu Dhabi dhe stadiumin Al‑Nahyan me 15 mijë ulëse, njihet edhe për prezencën e tij të vazhdueshme në garat kontinentale dhe ambicien për të rikthyer lavdinë në futbollin aziatik.

Në këtë klub kanë punuar më parë trajner të njobhur si Tite, Javier Aguierre dhe Manuel Jimenez.  /Telegrafi/

 

The post Sirena nga Emiratet Arabe për Franco Fodën – klubi i njohur Al-Wahda vihet pas tij appeared first on Telegrafi.

Kosova e Franco Fodës po funksionon: Ndaj Armenisë pa “senatorët” – por me 38 goditje drejt portës

6 June 2025 at 23:35

Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Armenisë, Kosova vazhdoi të shfaqë një futboll të hapur dhe ofanziv, duke regjistruar plot 38 goditje drejt portës, prej të cilave 16 ishin brenda kuadratit, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

Pavarësisht këtyre shifrave mbresëlënëse, Kosova mund të kishte shënuar të paktën 10 gola, por pritjet e shkëlqyera të portierit armen Henri Avagyan dhe mungesa e saktësisë së sulmuesve tanë e ndaluan një rezultat edhe më të thellë.

Kosova deri tash më së shumti drejt portës gjuajti ndaj Qipros në shtator 2022 ku shënoi 5 gola nga 22 goditje (11 në kuadrat).

Por sot (e premte), në fund, Kosova triumfoi me rezultatin 5-2, duke treguar edhe një herë se është një ekip i frikshëm kur luan në sulm.

E gjithë jo erdhi edhe pse kishte mungesa të rëndësishme të disa prej lojtarëve më me përvojë, të cilët njihen si “senatorë” të ekipit — Amir Rrahmani, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Arijanet Muriç dhe Valon Berisha — por Kosova ia doli të zhvillonte një lojë tërheqëse dhe të vendosur.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme është pjesë e filozofisë së re që ka sjellë trajneri gjerman Franco Foda, i cili ka dhënë jetë një Kosove të re e të vendosur për të sulmuar.

Që prej marrjes së drejtimit të Kombëtares, Foda ka udhëhequr Kosovën në 12 ndeshje, duke fituar 8 prej tyre dhe shënuar 21 gola, me një mesatare të lartë prej 2 pikësh për ndeshje.

Por mbi të gjitha, ai i dha Kosovës edhe një arritje historike: promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Ai e arriti këtë sukses duke e mposhtur Islandën në të dy ndeshjet e zhvilluara, duke treguar jo vetëm forcë taktike, por edhe një përgatitje të jashtëzakonshme të ekipit.

Kjo rritje e Kosovës nën drejtimin e Fodës ka filluar të frymëzojë besim të madh te tifozët, por edhe lojtarët e kampionatit vendas. Sot, tetë lojtarë të Kosovës që u futën në fushë, janë rritur në Superligën e Kosovës, duke treguar se puna e klubeve vendore po jep fryte të mëdha.

Shumë prej tyre, si Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, që dikur shkëlqenin me Ballkanin, tani janë pjesë e ekipeve të njohura evropianeshënuan gola.

Kosova, e udhëhequr nga Franco Foda, po kthehet në një ekip që e sulmon kundërshtarin pa frikë dhe që ka potencial për të befasuar çdo kundërshtar, qoftë në miqësore apo në sfidat zyrtare që e presin për kualifikimet e Kampionatit Botërorit, ku ka kundështarë të fortë në grup si Suedia, Sllovenia dhe Zvicra. /Telegrafi/

 

The post Kosova e Franco Fodës po funksionon: Ndaj Armenisë pa “senatorët” – por me 38 goditje drejt portës appeared first on Telegrafi.

Kosova e Franco Fodës po funksionon: Ndaj Armenisë me 38 goditje drejt portës

By: S SH
6 June 2025 at 23:42

Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Armenisë, Kosova vazhdoi të shfaqë një futboll të hapur dhe ofanziv, duke regjistruar plot 38 goditje drejt portës, prej të cilave 16 ishin brenda kuadratit, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

Pavarësisht këtyre shifrave mbresëlënëse, Kosova mund të kishte shënuar të paktën 10 gola, por pritjet e shkëlqyera të portierit armen Henri Avagyan dhe mungesa e saktësisë së sulmuesve tanë e ndaluan një rezultat edhe më të thellë.

Kosova deri tash më së shumti drejt portës gjuajti ndaj Qipros në shtator 2022 ku shënoi 5 gola nga 22 goditje (11 në kuadrat).

Por sot (e premte), në fund, Kosova triumfoi me rezultatin 5-2, duke treguar edhe një herë se është një ekip i frikshëm kur luan në sulm.

E gjithë jo erdhi edhe pse kishte mungesa të rëndësishme të disa prej lojtarëve më me përvojë, të cilët njihen si “senatorë” të ekipit — Amir Rrahmani, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Arijanet Muriç dhe Valon Berisha — por Kosova ia doli të zhvillonte një lojë tërheqëse dhe të vendosur.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme është pjesë e filozofisë së re që ka sjellë trajneri gjerman Franco Foda, i cili ka dhënë jetë një Kosove të re e të vendosur për të sulmuar.

Që prej marrjes së drejtimit të Kombëtares, Foda ka udhëhequr Kosovën në 12 ndeshje, duke fituar 8 prej tyre dhe shënuar 21 gola, me një mesatare të lartë prej 2 pikësh për ndeshje.

Por mbi të gjitha, ai i dha Kosovës edhe një arritje historike: promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Ai e arriti këtë sukses duke e mposhtur Islandën në të dy ndeshjet e zhvilluara, duke treguar jo vetëm forcë taktike, por edhe një përgatitje të jashtëzakonshme të ekipit.

Kjo rritje e Kosovës nën drejtimin e Fodës ka filluar të frymëzojë besim të madh te tifozët, por edhe lojtarët e kampionatit vendas. Sot, tetë lojtarë të Kosovës që u futën në fushë, janë rritur në Superligën e Kosovës, duke treguar se puna e klubeve vendore po jep fryte të mëdha.

Shumë prej tyre, si Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, që dikur shkëlqenin me Ballkanin, tani janë pjesë e ekipeve të njohura evropianeshënuan gola.

Kosova, e udhëhequr nga Franco Foda, po kthehet në një ekip që e sulmon kundërshtarin pa frikë dhe që ka potencial për të befasuar çdo kundërshtar, qoftë në miqësore apo në sfidat zyrtare që e presin për kualifikimet e Kampionatit Botërorit, ku ka kundështarë të fortë në grup si Suedia, Sllovenia dhe Zvicra.

The post Kosova e Franco Fodës po funksionon: Ndaj Armenisë me 38 goditje drejt portës appeared first on Albeu.com.

Franco Foda për Shabanhaxhajn: Ka pasur komunikim, vendimi i takon atij

5 June 2025 at 16:42

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur sot për të ardhmen e Dardan Shabanhaxhajt, një prej emrave të përfolur së fundmi për një mundësi përfaqësimi të “Dardanëve”.

Në një prononcim gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Armenisë, Foda konfirmoi se Federata dhe stafi teknik kanë qenë në kontakt me lojtarin, por theksoi se vendimi përfundimtar i takon atij.

“Ne flasim me shumë lojtarë të cilët janë potencial që ta përfaqësojnë Kosovën. Ndër ta ka qenë edhe Dardani”, u shpreh Foda, duke konfirmuar interesimin për futbollistin që aktualisht luan në Austri.

Trajneri gjerman theksoi se bisedat me lojtarët që kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesen janë pjesë e një procesi të natyrshëm dhe konfidencial.

“Ato janë bisedë mes nesh dhe mbetet të shihet se për kë do të vendosë ai të luajë në të ardhmen”, shtoi ai, duke lënë derën hapur për një përfshirje të mundshme të Shabanhaxhajt në të ardhmen, nëse lojtari vendos të përfaqësojë Kosovën.

Shabanhaxhaj, që më parë ka qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Austrisë, është një nga emrat që ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij në futbollin evropian, dhe përfshirja e tij në Kombëtaren e Kosovës do të përbënte një përforcim të rëndësishëm në repartin ofensiv. /Telegrafi/

The post Franco Foda për Shabanhaxhajn: Ka pasur komunikim, vendimi i takon atij appeared first on Telegrafi.

Franco Foda para dy miqësoreve: Nuk eksperimentojmë, duam fitore dhe përgatitje serioze për kualifikueset

5 June 2025 at 16:32

Përfaqësuesja e Kosovës është në prag të dy miqësoreve të rëndësishme, ndaj Armenisë më 7 qershor dhe ndaj Komoreve më 9 qershor, që të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në konferencën për shtyp para përballjes së parë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi qartë se objektivi kryesor i skuadrës nuk është eksperimentimi, por fitorja dhe përgatitja serioze për sfidat kualifikuese të Botërorit.

“Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi Foda me vendosmëri.

Ai foli edhe për përfshirjen e lojtarëve të rinj në grumbullimin aktual, duke theksuar se janë bërë vëzhgime të kujdesshme para se të thirreshin në ekipin kombëtar.

“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.

Sidoqoftë, përzgjedhësi gjerman nuk pranoi të zbulojë ende formacionin startues për ndeshjen ndaj Armenisë, duke thënë se vendimi final do të merret në prag të takimit.

“A do të angazhohen në ndeshjen e radhës mbetet të shihet nesër para lojës”, u shpreh Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës nënvizoi rëndësinë që në fushë të zbresin lojtarët më të përgatitur dhe në formë, duke theksuar se do të ndjekë me përpikëri parimet dhe filozofinë e tij të lojës. /Telegrafi/

The post Franco Foda para dy miqësoreve: Nuk eksperimentojmë, duam fitore dhe përgatitje serioze për kualifikueset appeared first on Telegrafi.

Foda publikon listën për miqësoret e qershorit – mungojnë senatorët, ftohen emra të rinj dhe ka rikthime

30 May 2025 at 14:15

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që Dardanët do t’i zhvillojnë në muajin qershor, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit 2026, që nisin në shtator.

Kosova do të përballet fillimisht me Armeninë më 6 qershor, ndërsa tri ditë më pas do të luajë kundër Komoreve. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Franco Foda do të mbështetet në një grup të përzier të futbollistëve me përvojë dhe talente të rinj për këto përballje miqësore, të cilat do të shërbejnë si mundësi për të testuar opsione të ndryshme taktike dhe për të konsoliduar grupin para ndeshjeve kualifikuese.

Futbollistët do të grumbullohen të dielën, më 1 qershor, derisa seanca e parë stërvitore do të zhvillohet po atë ditë, në ora 17:00, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Paraprakisht, në të njëjtën ditë, në orën 12:00 në hotel “Emerald” në Prishtinë përzgjedhësi Foda do të mbajë konferencë për media.

Në këtë listë mungojnë senatorë si Arijanet Muric, Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Valon Berisha, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, ndërsa janë ftuar emra të rinj si Dion Gallapeni, Ismet Lushaku, Bledian Krasniqi dhe Florian Haxha.

Në listë ka edhe rikthime si Kreshnik Hajrizi, Muharrem Jashari dhe Meriton Korenica. /Telegrafi/ 

The post Foda publikon listën për miqësoret e qershorit – mungojnë senatorët, ftohen emra të rinj dhe ka rikthime appeared first on Telegrafi.

Franco Foda në Bukuresht, përcjell nga afër tre futbollistët kosovarë

29 April 2025 at 13:34

Franco Foda ka qenë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht të hënën mbrëma.

Përzgjedhësi i Kosovës ka parë nga afër ndeshjen mes Dinamo Bukureshtit dhe CFR Cluj, ku në fushë ishin tre futbollistë.

Dinamo dhe Cluj kanë luajtur baras 1-1, derisa Meriton Korenica ka shkëlqyer me një gol.

Ka qenë gazeta rumune ‘Fantatik’ që ka raportuar për Fodan, i cili ka parë nga afër tre futbollistë kosovarë.

Astrit Selmani ishte titullar për Dinamon, derisa në anën tjetër te Cluj nga minuta e parë luajtën Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.

Gjithsesi përzgjedhësi kosovar ka mbetur i kënaqur nga ajo çfarë shfaqën futbollistët tanë, pasi që të tre ishin ndër më të mirët në fushë. /Telegrafi/

 

The post Franco Foda në Bukuresht, përcjell nga afër tre futbollistët kosovarë appeared first on Telegrafi.

Foda, përzgjedhësi që riktheu Kombëtaren e Kosovës në binarë – ecuria fantastike me Dardanët dhe arritja në Ligën B

24 March 2025 at 10:25

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Dardanët luajtën dy ndeshje me Islandën dhe i fituan që të dyja, 2-1 në Prishtinë dhe 1-3 në Murcia të Spanjës ku u zhvillua ndeshja.

Me rezultat të përgjithshëm 5-2 Kosova mposhti Islandën në dy ndeshje dhe me plotë meritë kalon në Ligën B.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është padyshim më meritori për këtë ecuri, pasi ka rikthyer Kombëtaren në binarë.

Pas largimit të Primoz Glihas, shumë emra ishin vetofruar për ta udhëhequr Kosovën, por FFK bëri punë të mirë që ‘frenat’ e Kombëtares ia besoi trajnerit gjerman.

8 ndeshje, 6 fitore dhe 2 humbje

Foda ka marrë drejtimin e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2024 dhe ka udhëhequr Dardanët në 8 ndeshje zyrtare deri më tani.

Gjashtë fitore ka marrë Kosova në ndeshje zyrtare nën drejtimin e Fodas dhe dy humbje, ku njëra nga to ishte në tavolinë nga Rumania edhe pse në atë ndeshje dominoi totalisht Kombëtarja jonë.

Kosova nën drejtimin e Fodas ka mposhtur dy herë Qipron, dy herë Lituaninë dhe dy herë Islandën, derisa ka pësuar nga Rumania 0-3 në Prishtinë dhe 3-0 në Rumani me rezultat zyrtar pasi ndeshja e rregullt u mbyll baras 0-0.

Dardanët kanë shënuar 15 gola në ndeshje zyrtare derisa kanë pranuar gjashtë në tetë sfida.

Arritja në Ligën B, radha për kualifikimet e Kampionatit Botërorë

Pasi kanë arritur tanimë kualifikimin në Ligën B, Kosova do të kthejë sytë nga kualifikimet për Kampionatin Botërorë.

Dardanët janë në një grup shumë të vështirë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

E kampanja kualifikuese fillon me dy ndeshje të vështira, pasi më 5 shtator luajmë me Zvicrën në udhëtim, derisa tre ditëmë vonë presim Suedinë në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Sa jeni të kënaqur me punën e Franco Fodas si trajner i Kosovës?

Tepër shumë

Shumë

Mesatarisht

Pak

Aspak

 

 

 

 

 

The post Foda, përzgjedhësi që riktheu Kombëtaren e Kosovës në binarë – ecuria fantastike me Dardanët dhe arritja në Ligën B appeared first on Telegrafi.

Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

23 March 2025 at 23:54

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve, me fitoren ndaj Islandës, ku e pret punë e vështirë dhe kundërshtarë më të fortë. 

Kosova e mposhti Islandën me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi, si dhe festoi edhe në të dytë me rezultat 1-3.  

Islanda kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Orri Steinn Oskarsson, por Kosova përmbysën gjërat me tre golat e Vedat Muriqit. 

Kosova siguroi një vend në Ligën B me një fitore në ndeshjen me dy ndeshje, ndërsa Islanda zbret në një nivel më të ulët (Liga C).  

Kosova e nisi Ligën e Kombeve në vitin 2018 në nivelin e fundit, Liga e Kombeve D. Ata ishin në grup me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.  

Kosova menjëherë fitoi hyrjen në ligën C atë vit, ku qëndruam deri në këtë sezon.  

këtë sezon ishim në një grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë dhe morëm vendin e dytë, pas së cilës arritën në Ligën e Kombeve B përmes play-off-it. 

Për Kosovën, kjo është ndoshta arritja më e madhe në historinë e saj të shkurtër të futbollit. 

Në Ligën B, Kosova e nis nga vazo e katërt, ku janë edhe Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut, me të cilët nuk do të mund të përballemi.  

Tani në Ligën B, nga vazo 1 mund të na vijnë kundërshtarë si Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli. 

Në vazon e dytë janë Zvicra, Austria, Ukraina dhe Bosnja me të cilën e kemi të ndaluar të luajmë.  

Sa i përket vazos së tretë, mund të vijë sërish një përballje me Rumaninë, por edhe me Sloveninë, Gjeorgjinë dhe Irlandën.  


Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli 

Vazo 2: Zvicra, Bosnja, Austria, Ukraina 

Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda, Rumania 

Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut dhe Kosova   


/Telegrafi/  

 

The post Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve appeared first on Telegrafi.

Franco Foda flet për mungesën e Aro Muric dhe se si do t’i qaset ndeshjes ndaj Islandës

22 March 2025 at 17:47

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Islandës. 

‘Dardanët’ fituan ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të ngushtë 2-1 dhe tani do të luajnë në Spanjë ndeshjen e kthimit me një avantazh në duart e tyre.

Foda është pyetur nga gazetarët për mungesën e Aro Muric, i cili tashmë është rikthyer në Angli pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë. 

“Po, sonte e kemi stërvitjen e fundit dhe sot ose nesër unë do të flas me portierët që kam në dispozicion dhe do të marrim vendimin se kush do të jetë në portë”. 

Sa i përket kundërshtarit, Foda tha se është një ndeshje 50-50 dhe vlerësoi lartë kualitetin që Islanda ka në fazën ofanzive. 

“Siç e kam thënë edhe më herët, kjo ndeshje është 50-50 dhe u dëshmua në ndeshjen e parë, ku të dy kombëtaret ishin tejet të përafërta dhe patën mundësitë e tyre të shënimit”. 

“Ne patëm disa mundësi për të realizuar edhe golin e tretë, por nuk i finalizuam ato”, ka thënë fillimisht tekniku gjerman.

“Islanda ka futbollistë tejet cilësor në fazën e sulmit dhe për ne do të jetë e rëndësishme se si do të luajmë kur kundërshtari ka posedimin e topit”. 

“Energjia që do të kemi për ta fituar topin kur nuk e kemi në këmbë do të jetë kyçe për të arritur fitoren në këtë ndeshje”. 

“Ndonëse po luajmë si mysafir, ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë, të kriojmë raste, të kemi posedimin dhe të shënojmë gola”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Franco Foda flet për mungesën e Aro Muric dhe se si do t’i qaset ndeshjes ndaj Islandës appeared first on Telegrafi.

“Fituam me meritë, por kemi mundur të shënojmë më shumë gola” – Foda flet pas ndeshjes me Islandën 

20 March 2025 at 23:12

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se Kosova luajti mirë dhe e meritoi fitoren ndaj Islandës. 

Ai ka shtuar se ndryshimet e bëra në pjesë të dytë patën efekt, por nënvizoi se Kosova pati raste të shënonte më tepër gola. 

“Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim”.  

“Pas pjesës së parë kemi bërë disa ndryshime. Kemi ndryshuar edhe sistemin e lojës. Jam i lumtur me pjesën e dytë dhe jam i kënaqur me gjithë ekipin”.  

“I kishim mundësitë që të shënonim më shumë gola, por Islandës patjetër që i duhet fitorja. Nëse vazhdojmë me lojën e njëjtë si në pjesën e dytë do të jetë e vështirë për Islandën, ndërsa ne synojmë Ligën B”, ka deklaruar Foda. 

Në fund, Kosova fitoi 2-1, duke mar një fitore të rëndësishme para ndeshjes kthyese që zhvillohet të dielën në Murica të Spanjës. /Telegrafi/ 

The post “Fituam me meritë, por kemi mundur të shënojmë më shumë gola” – Foda flet pas ndeshjes me Islandën  appeared first on Telegrafi.

“Duhet të ngjitemi në Ligën B”/ Trajneri i Kosovës: T’i fitojmë të dyja ndeshjet ndaj Islandës

By: armand
19 March 2025 at 18:28

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën në play-off të Ligës së Kombeve mes promovimit në Ligën B apo qëndrimin në atë C. ‘Dardanët janë pritës të islandezëve për ndeshjen që luhet nesër (20 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45. Para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka thënë në konferencë për media se […]

The post “Duhet të ngjitemi në Ligën B”/ Trajneri i Kosovës: T’i fitojmë të dyja ndeshjet ndaj Islandës appeared first on BoldNews.al.

Kosova mban stërvitjen në “Fadil Vokrri”, Foda fokusohet te aspekti taktik

18 March 2025 at 20:54

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. 

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Në seancën stërvitore të mbajtur sot, përzgjedhësi Franco Foda ka vënë theksin te aspekti taktik, duke punuar me ekipin në vendosjen në fushë dhe organizimin e lojës në fazën defanzive dhe ofanzive.  

Gjatë seancës, lojtarët kanë zhvilluar ushtrime specifike për përmirësimin e qarkullimit të topit dhe krijimin e hapësirave në sulm. 

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Islandës më 23 mars në Murcia të Spanjës. /Telegrafi/ 

The post Kosova mban stërvitjen në “Fadil Vokrri”, Foda fokusohet te aspekti taktik appeared first on Telegrafi.

Dardanët nisin përgatitjet për play-offin e Ligës së Kombeve kundër Islandës  

17 March 2025 at 19:57

Kombëtarja e Kosovës ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ku synohet promovimi në Ligën B.  

Stërvitjet u zhvilluan sot në Kampin Nacional në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, i cili ndau ekipin në dy grupe: njëri për stërvitje në fushë dhe tjetri për rikuperim në hotel. 

Në fushë ishin lojtarë si Aro Muric, Visar Bekaj, Leart Paqarada, Lumbardh Dellova, Andi Hoti, Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Dion Gallapeni, Donat Rrudhani, Elvis Rexhbeçaj, Qëndrim Zyba, Ermal Krasniqi, Lirjon Abdullahu, Florent Muslija, Milot Rashica, Emir Sahiti dhe Vedat Muriqi u përfshinë në seanca intensive stërvitore, duke treguar gatishmëri për sfidën që i pret.  

Në grupin e rikuperimit u përfshinë emra si Amir Rrahmani, Ilir Kasniqi, Valon Berisha, Vesel Demaku, Baton Zabërxhen dhe Amir Saipi të cilët po përgatiten për të kontribuar në ndeshjet vendimtare. 

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet një mbështetje masive nga tifozët.  

Kjo është një mundësi e rëndësishme për Dardanët për të siguruar promovimin në Ligën B, një objektiv që do të ishte një arritje historike për futbollin kosovar. /Telegrafi/  

The post Dardanët nisin përgatitjet për play-offin e Ligës së Kombeve kundër Islandës   appeared first on Telegrafi.

Franco Foda komenton kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50

17 March 2025 at 12:46

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji ndaj Islandës për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.   

Ai ka prekur tema të ndryshme duke filluar që nga situata e Etnik Brrutit, deri tek lëndimet dhe mungesat që do t’i kenë në këto përballje.

Tutje ai gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarin, duke thënë se e kanë studiuar atë dhe se shanset për të kaluar tutje janë 50-50. 

“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë”. 

“Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi”.  

“Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja”, ka thënë Foda. 

Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars)./Telegrafi

The post Franco Foda komenton kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50 appeared first on Telegrafi.

Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën

16 March 2025 at 20:41

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Islandës edhe mesfushorin Qëndrim Zyba.  

Mesfushori qendror i skuadrës çeke Slovan Liberec , paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar.  

Në këtë edicion, Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë. 

Të shtunën, ai hyri si zëvendësues në minutën e 64-të në fitoren kundër Sparta Pragës. 

Detajet lidhur me këtë ftesë, por edhe për listën e futbollistëve dhe pritjet e tij nga ky grumbullim, Foda do t’i japë nesër (e hënë) në konferencën për media , e cila mbahet në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’ . 

Ndërkohë, Dardanët do ta zhvillojnë stërvitjen e parë, të hënën, në orën 17:30 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/

The post Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën appeared first on Telegrafi.

❌
❌