Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërkesa interesante e një tifozi drejtuar Cristiano Ronaldos tërheq vëmendjen në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve

By: S SH
10 June 2025 at 19:47

Ekipi kombëtar i Portugalisë siguroi një fitore të paharrueshme ndaj Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve.

Spanja mori epërsinë, por Nuno Mendes barazoi pesë minuta më vonë me një goditje të fuqishme.

La Roja rifitoi avantazhin nëpërmjet golit të Mikel Oyarzabal, i asistuar nga Pedri. Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin, duke i lënë mënjanë kundërshtarët e tij.

Ndeshja u vendos nga gjuajtjet e penalltive, ku dështimi i Alvaro Moratës, shkaktoi kritika dhe kërcënime të rënda.

Ronaldo, i cili shënoi një gol vendimtar, luajti pothuajse të gjithë ndeshjen, por u zëvendësua në minutën e 87-të për shkak të një dëmtimi.

Në atë moment, kamerat pikasën një banderolë tifozësh ku shkruhej: “Cristiano, të lutem më lejo të të prek”.

The post Kërkesa interesante e një tifozi drejtuar Cristiano Ronaldos tërheq vëmendjen në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve appeared first on Albeu.com.

Kërkesa interesante e një tifozi drejtuar Cristiano Ronaldos tërheq vëmendjen në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve

10 June 2025 at 19:43

Ekipi kombëtar i Portugalisë siguroi një fitore të paharrueshme ndaj Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve.

Spanja mori epërsinë, por Nuno Mendes barazoi pesë minuta më vonë me një goditje të fuqishme.

La Roja rifitoi avantazhin nëpërmjet golit të Mikel Oyarzabal, i asistuar nga Pedri. Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin, duke i lënë mënjanë kundërshtarët e tij.

Ndeshja u vendos nga gjuajtjet e penalltive, ku dështimi i Alvaro Moratës, shkaktoi kritika dhe kërcënime të rënda.

Ronaldo, i cili shënoi një gol vendimtar, luajti pothuajse të gjithë ndeshjen, por u zëvendësua në minutën e 87-të për shkak të një dëmtimi.

Në atë moment, kamerat pikasën një banderolë tifozësh ku shkruhej: “Cristiano, të lutem më lejo të të prek”. /Telegrafi/

 

The post Kërkesa interesante e një tifozi drejtuar Cristiano Ronaldos tërheq vëmendjen në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve appeared first on Telegrafi.

Ronaldo “i madh” për Yamal, Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve

By: fra nc
9 June 2025 at 10:21

Finalja e Ligës së Kombeve rezultoi spektakolare, aty ku Portugalia dhe Spanja luftuan me njëra-tjetrën për fitimin e trofeut. Në fund triumfuan luzitanët e udhëhequr nga lideri i tyre Cristiano Ronaldo, i cili i dha një leksion talentit iberik Yamal edhe pse përfaqësuesja e këtij të fundit ishe më dominuese. Spanja ishte ajo që gjeti e para avantazhin pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë, me Zubimendin që e ndali topin në rrjetë.

Në minutën e 26’ ishte Mendes që realizoi një supergol, pas një goditje të saktë nga brenda zonës, me mbrojtësin anësor që do të zhvillonte një ndër duelet më të mira në karrierën e tij e në fund do të zgjidhej lojtari i ndeshjes. Pjesa e parë pa iberikët në avantazh, pasi Oyarzabal shënoi golin e dytë.

Në fraksionin e dytë kapiteni i portugezëve CR7 riktheu ekuilibrat, pasi dërgoi në rrjetë një krosim të ardhur nga e majta, duke mposhtur Unai Simon. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, po ashtu dhe 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshime, duke bërë që fituesi të zgjidhej nëpërmjet penalltive, aty ku portugezët u treguan më të saktë. Alvaro Morata shpërdoroi 11 metërshin e tij, me Portugalinë që triumfon 5-3 dhe ngre lart trofeun e Ligës së Kombeve për herë të dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ronaldo “i madh” për Yamal, Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve appeared first on Euronews Albania.

Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë

By: S SH
9 June 2025 at 00:00

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Nuno Mendes që u vlerësua me notën 8.0.

Vlerësime të larta në këtë sfidë për Portugalinë morën gjithashtu edhe Diogo Costa (7.5), Vitinha (7.3) dhe Cristiano Ronaldo (7.2).

Në nanë tjetër tek Spanja lojtari më i vlerësuar ishte Lamine Yamal me 7.9 po aq sa e kishte notën edhe Martin Zubimendi.

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Alvaro Morata i cili u vlerësua me notën 6.1 pas penalltisë së humbur.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

The post Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë appeared first on Albeu.com.

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

By: armand
8 June 2025 at 23:48

Portugalia është fituesja e Ligës së Kombeve për këtë sezon, pasi ka mundur Spanjën në fund përmes “ruletës ruse”, ku luzitanët u treguan më të saktë. Sfida nisi vrullshëm për të dy ekipet, por spanjollët kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të. Pas një aksioni të shpejtë të spanjollëve dhe një topi të […]

The post Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës appeared first on BoldNews.al.

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

By: armand
8 June 2025 at 23:01

Në “Allianz Arena” po luhet finalja e këtij edicioni të Ligës së Kombeve, mes Portugalisë dhe Spanjës. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa fituesi do të përcaktohet pas kohës shtesë ose nëse do të jenë të nevojshme penalltitë. Sfida nisi vrullshëm për të dy ekipet, por spanjollët kaluan të parët në avantazh në […]

The post Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa appeared first on BoldNews.al.

Portugalia fiton Ligën e Kombeve ndaj Spanjës me penallti

By: S SH
8 June 2025 at 23:49

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit.

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe u desh të luheshn vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.

As në vazhdime nuk pati një fitues, andaj radha erdhi për t’u ekzekutuar penalltitë.

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata.

The post Portugalia fiton Ligën e Kombeve ndaj Spanjës me penallti appeared first on Albeu.com.

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive

8 June 2025 at 23:47

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.   

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.   

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.   

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.   

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe u desh të luheshn vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.   

As në vazhdime nuk pati një fitues, andaj radha erdhi për t’u ekzekutuar penalltitë. 

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata./Telegrafi/

𝗩𝗘𝗡𝗖𝗘𝗗𝗢𝗥𝗘𝗦 𝗡𝗢𝗩𝗔𝗠𝗘𝗡𝗧𝗘! 🏆🏆 #FazHistória | #NationsLeague pic.twitter.com/iJfn0AtpYz

— Portugal (@selecaoportugal) June 8, 2025

The post Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pjesa e parë: Spanja 2-1 Portugalia

By: S SH
8 June 2025 at 21:53

Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve.

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë – a do të arrijë Portugalia të kundërpërgjigjet, apo Spanja do ta ruajë këtë epërsi ose eventualisht ta thellojë atë.

The post Mbyllet pjesa e parë: Spanja 2-1 Portugalia appeared first on Albeu.com.

Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë

8 June 2025 at 21:50

Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë pas pjesës së parë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon. 

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. 

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1. 

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë – a do të arrijë Portugalia të kundërpërgjigjet, apo Spanja do ta ruajë këtë epërsi ose eventualisht ta thellojë atë./Telegrafi/

The post Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë appeared first on Telegrafi.

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

8 June 2025 at 18:59

Pas humbjes në gjysmë0finale përballë Portugalisë, sot Franca ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 “finalen e vogël” kundër Gjermanisë për t’u renditur e treta në Ligën e Kombeve. Ndeshjen më mirë e nisi kombëtarja gjermane të cilët rrezikuan në dy raste përmes Nick Woltemade dhe Karim Adeyemit, por Mike Maignan nuk lejoi të mposhtej. […]

The post Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë appeared first on BoldNews.al.

Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë

By: S SH
8 June 2025 at 19:50

Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve.

Për të arritur kualifikimin në finale, portugezët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1, teksa Spanja mposhti Francën në një triller të vërtetë me rezultat 5-4.

Herën e fundit kur këto dy kombëtare u takuan ishte pikërisht në kuadër të Ligës së Kombeve, me Spanjën që kishte triumfuar minimalisht 1-0 falë një goli nga Alvaro Morata.

Portugalia të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo kanë në përbërjen startuese emra si Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva.

Tek Spanja nga minuta e parë e nis Mikel Oyarzabal i cili do të ndihmohet nga Nico Ëilliams, Pedri dhe Lamine Yamal.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa, Mendes, Inacio, Dias, Neves, Vitinha, Bruno Fernandes, Silva, Conceicao, Ronaldo, Neto

Spanja: Unai Simon, Cucurella, Huijsen, Le Normand, Mingueza, Fabian, Zubimendi, Nico Ëilliams, Pedri, Lamine Yamal, Oyarzabal.

The post Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë appeared first on Albeu.com.

Formacionet zyrtare: Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë

8 June 2025 at 19:47

Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Për të arritur kualifikimin në finale, portugezët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1, teksa Spanja mposhti Francën në një triller të vërtetë me rezultat 5-4. 

Herën e fundit kur këto dy kombëtare u takuan ishte pikërisht në kuadër të Ligës së Kombeve, me Spanjën që kishte triumfuar minimalisht 1-0 falë një goli nga Alvaro Morata. 

Portugalia të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo kanë në përbërjen startuese emra si Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva. 

Tek Spanja nga minuta e parë e nis Mikel Oyarzabal i cili do të ndihmohet nga Nico Williams, Pedri dhe Lamine Yamal. 

Formacionet zyrtare: 

Portugalia: Diogo Costa, Mendes, Inacio, Dias, Neves, Vitinha, Bruno Fernandes, Silva, Conceicao, Ronaldo, Neto.

Spanja: Unai Simon, Cucurella, Huijsen, Le Normand, Mingueza, Fabian, Zubimendi, Nico Williams, Pedri, Lamine Yamal, Oyarzabal. 

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë appeared first on Telegrafi.

Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

8 June 2025 at 09:39

Finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte në orën 21:00, me një përballje të shumëpritur mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të luhet në stadiumin e Mynihut.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia arritën në finale pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart, duke treguar forcë dhe përvojë në fazat vendimtare të turneut.

Nga ana tjetër, Spanja festoi një sukses spektakolar ndaj Francës, në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultatin 5-4, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe.

Përveç finales, sot në orën 15:00 do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë, ku Gjermania dhe Franca do të përballen në Stuttgart për të mbyllur me dinjitet turneun.

Spanja hyn në këtë finale si kampione në fuqi, pasi fitoi edicionin e vitit 2023 duke mposhtur Kroacinë me penallti në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.

Tashmë mbetet të shihet nëse Spanja do të ruajë titullin apo nëse Portugalia do të rikthehet në majë të Evropës me një tjetër trofe të rëndësishëm për Ronaldon dhe shokët e tij. /Telegrafi/

The post Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte appeared first on Telegrafi.

Ja kur zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë

By: S SH
5 June 2025 at 23:58

Portugalia dhe Spanja do të përballen në finalen e Ligës së Kombeve.

Finalja do të zhvillohet të dielën, në stadiumin Allianz Arena, me fillim nga ora 21:00.

Portugalia siguroi biletën për në finale pasi mposhti Gjermaninë në gjysmëfinale, ndërsa Spanja kaloi me sukses Francën, duke kompletuar duelin iberik për trofeun.

Një përballje mes dy prej kombëtareve më të forta në Evropë, që pritet të dhurojë spektakël dhe emocion deri në fund.

The post Ja kur zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve, Portugali – Spanjë appeared first on Albeu.com.

Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë

5 June 2025 at 22:54

Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Portugalinë, pasi eliminoi Francën me shumë mund me rezultat 5-4.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, duke ditur për cilësitë e njëra-tjetrës.

Por, Spanja nuk u përmbajt dhe shpërtheu me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 22-të, Nico Williams qëlloi fort nga afërsia, pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, për ta mposhtur Mike Maignanin për rezultatin 1-0.

Vetëm tre minuta kaluar dhe Oyarzabal ishte sërish asistuesi, ndërsa kësaj herë golashënues ishte Mikel Merino.

Nga ana tjetër, Gjelat lëshuan mundësi të arta shënimi, Ku Kylian Mbape, Desire Doue dhe Adrien Rabiot nuk ja dolën të shënonin nga afërsia.

45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar, pasi u shënuan plotë gjashtë gola.

Në minutën e 54-të, Lamine Yamal shënoi nga penalltia, për ta çuar rezultatin në 3-0.

Vetëm një minutë më vonë, Pedri thelloi epërsinë e Spanjës në 4-0 me asistimin e Nico Williams dhe u mendua se kishte përfunduar gjithçka.

Por, Kylian Mbappe filloi ta drithëronte Furinë e Kuqe, pasi në minutën e 59-të shënoi nga penalltia për 4-1.

Rayan Cherki u fut në lojë në vend të Michael Olise në minutën e 64-të dhe ndryshoi komplet lojën e Trikolorëve.

Yamal shënoi golin e dytë personal në minutën e 67-të për 5-1 nga një asistim i Pedro Porros.

Por, Cherki e shpërbleu besimin nga Didier Deschamps kur shënoi për 5-2 në minutën e 79-të.

Cherki (84’) më pas bëri një pasim perfekt te Malo Gusto, me këtë të fundit që detyroi Dani Vivianin ta fute topin në rrjetën e tij për rezultatin 5-3.

Ylli i Lyonit asistoi te Randal Kolo Muani në minutën e 90+4-të, për rezultatin 5-4, duke elektrizuar të gjithë në stadium.

Spanja ishte me fat që i përballoi presionin të madh të Francës, për të siguruar finalen, aty ku ndeshjen me Portugalinë të dielën. /Telegrafi/

 

The post Spanja i mbijeton Francës në festivalin e nëntë golave – përballet në finale me Portugalinë appeared first on Telegrafi.

VIDEO / Spanja mund Francën në këtë ndeshje dramatike dhe kualifikohet për në finalen e Ligës së Kombeve

By: S SH
5 June 2025 at 22:57

Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Portugalinë, pasi eliminoi Francën me shumë mund me rezultat 5-4.

Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, duke ditur për cilësitë e njëra-tjetrës.

Por, Spanja nuk u përmbajt dhe shpërtheu me dy gola të shpejtë.

Në minutën e 22-të, Nico Williams qëlloi fort nga afërsia, pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, për ta mposhtur Mike Maignanin për rezultatin 1-0.

Vetëm tre minuta kaluar dhe Oyarzabal ishte sërish asistuesi, ndërsa kësaj herë golashënues ishte Mikel Merino.

Nga ana tjetër, Gjelat lëshuan mundësi të arta shënimi, Ku Kylian Mbape, Desire Doue dhe Adrien Rabiot nuk ja dolën të shënonin nga afërsia.

45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar, pasi u shënuan plotë gjashtë gola.

Në minutën e 54-të, Lamine Yamal shënoi nga penalltia, për ta çuar rezultatin në 3-0.

Vetëm një minutë më vonë, Pedri thelloi epërsinë e Spanjës në 4-0 me asistimin e Nico Williams dhe u mendua se kishte përfunduar gjithçka.

Por, Kylian Mbappe filloi ta drithëronte Furinë e Kuqe, pasi në minutën e 59-të shënoi nga penalltia për 4-1.

Rayan Cherki u fut në lojë në vend të Michael Olise në minutën e 64-të dhe ndryshoi komplet lojën e Trikolorëve.

Yamal shënoi golin e dytë personal në minutën e 67-të për 5-1 nga një asistim i Pedro Porros.

Por, Cherki e shpërbleu besimin nga Didier Deschamps kur shënoi për 5-2 në minutën e 79-të.

Cherki (84’) më pas bëri një pasim perfekt te Malo Gusto, me këtë të fundit që detyroi Dani Vivianin ta fute topin në rrjetën e tij për rezultatin 5-3.

Ylli i Lyonit asistoi te Randal Kolo Muani në minutën e 90+4-të, për rezultatin 5-4, duke elektrizuar të gjithë në stadium.

Spanja ishte me fat që i përballoi presionin të madh të Francës, për të siguruar finalen, aty ku ndeshjen me Portugalinë të dielën.

The post VIDEO / Spanja mund Francën në këtë ndeshje dramatike dhe kualifikohet për në finalen e Ligës së Kombeve appeared first on Albeu.com.

Spanja dhe Franca në fushë me “artilerinë” e rëndë, titullarët e gjysmëfinales së Nations League

By: armand
5 June 2025 at 20:25

Spanja dhe Franca do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur gjysmëfinalen e Nations League. Sfida që do të zhvillohet stadiumin e Shtutgartit “MHPArena”, nis në orën 21:00. Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë. Më poshtë do të njiheni me 11-shet titullare të […]

The post Spanja dhe Franca në fushë me “artilerinë” e rëndë, titullarët e gjysmëfinales së Nations League appeared first on BoldNews.al.

Portugalia fiton në Gjermani/ “Luzitanët” me meritë në finalen e Ligës së Kombeve

By: Re Nato
5 June 2025 at 10:47

U mendua një përfundim tjetër.

Portugalia kishte 25 vjet pa fituar ndaj Gjermanisë, dhe plot 40 vjet pa sukses në tokën e “teutonëve”, por gjithçka e ka një fund.

Edhe pse Kristiano Ronaldo sot është 40 vjeç, sërish pati krenarinë dhe forcën që të udhëhiqte kombëtaren drejt finales së Ligës së Kombeve.

Fitore 2-1 me përmbysje në “Alianc Arenë” të Mynihut, në një ndeshje të vështirë, por me sukses plotësisht të merituar.

Edhe pse vendasit kaluan në epërsi, ndoshta pa të drejtë, me golin e shënuar nga Florian Virc në nisje të pjesës së dytë, “luzitanët” nuk e humbën toruan.

Fransisko Konseisao dhe Ronaldo shënuan golat në 5 minuta, nga e 63-ta në të 68-ën, dhe portugezët janë për herë të dytë në një finale të tillë.

Ligën e Kombeve e kanë fituar edhe më parë.

“Kategorikë, – titullon “A Bola”, – përmbysja na çon në finale! Fransisko Konseisao I dehu gjermanët. Vitinja meriton Topin e Artë!”

“Zotëri I vogël, – shkruan e përditshmja “Rekord”, – Serzhio u bë vendimtar pas 25 viteve. Seleksioni është në finalen e Ligës së Kombeve për herë të dytë!”

E përditshmja tjetër “O Zhogo” veçon Fransisko Konseisaon: Shikao dhe kompania, Konseisao dhe Ronaldo realizojnë përmbysjen, arrijmë finalen!”

Trajneri Roberto Martinez falenderon lojtarët.

“Unë e kam theksuar edhe më parë përkushtimin e lojtarëve tanë. Ata janë krenarë që përfaqësojnë Portugalinë. Këtë herë pati ndryshime të mëdha taktike. Gjermania është ekip që sulmon, që merr rrezikun në sy, ishte edhe një betejë psikologjike. Ne po luanim në fushën e Gjermanisë. Ishte thënë shumë për faktin se ne kishim 25 vjet pa fituar. Pësuam gol padrejtësisht, por reaguam dhe kjo ishte kryesorja. Ne kemi dy vjet e gjysmë që punojmë. Sa për Ronaldon, ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet, është I uritur. Ai nuk shkon përpara për shkak të rekordeve, për t’u përmirësuar, diçka e pabesueshme për t’u arritur”.

Portugalia dominoi taktikisht, por edhe me lojën konkrete, me 17 gjuajtje ndaj 9 të gjermanëve, dhe me 6 në kuadrat përkundër 5.

Tashmë, Ronaldo me shokë do të presin fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, mes Spanjës dhe Francës./abcnews.al

Ndeshja e parë pas 4 vitesh, Gjermania dhe Portugalia publikojnë formacionet zyrtare

By: armand
4 June 2025 at 20:04

Gjermania dhe Portugalia do të masin forcat në orën 21:00. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve do të luhet në Mynih. Të dyja skuadrat nuk përballen bashkë nga vera e vitit 2021 teksa asokohe luanin në grupin e Euro 2020 dhe Gjermania fitonte 4-2. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga Nagelsman dhe Martinez. Ronaldo udhëheq […]

The post Ndeshja e parë pas 4 vitesh, Gjermania dhe Portugalia publikojnë formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

❌
❌