Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FIFA vendosi ta turpërojë Mbappen me pamje të reja të debaklit kundër PSG-së

11 July 2025 at 17:55

A e ka vënë re kush tjetër se çfarë po bën FIFA gjatë Kupës së Botës për Klube? Llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale shpesh publikojnë momente të sikletshme të lojtarëve që dështojnë gjatë ndeshjeve.

Kësaj radhe në qendër të vëmendjes është Kylian Mbappe.

Kapiteni i Francës dhe ylli i Real Madridit pati një ditë për t’u harruar kundër ish-skuadrës së tij, PSG-së, në humbjen 4-0 të “Los Blancos” në gjysmëfinale.

Gjatë ndeshjes, Mbappe tentoi të bënte lëvizjet e tij karakteristike në krah, por dështoi dhe humbi topin në mënyrë të turpshme. Në vend të tij, ishte mbrojtësi i PSG-së që dribloi dhe avancoi përpara.

FIFA nuk e humbi rastin për të postuar videon e këtij momenti në rrjete sociale, duke e vënë Mbappen në qendër të kritikave e talljeve.

Pavarësisht kësaj, Mbappe mbetet golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 44 gola. Megjithatë, sezoni përfundoi pa asnjë trofe të rëndësishëm për madrilenët – një zhgënjim i madh për klubin dhe tifozët. /Telegrafi/

The post FIFA vendosi ta turpërojë Mbappen me pamje të reja të debaklit kundër PSG-së appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Real Madridit “e gjejnë” se ku gaboi Alonso përballë PSG-së

10 July 2025 at 20:40

Një nga sfidat më të mëdha të Carlo Ancelottit sezonin e kaluar – përveç lëndimeve – ishte gjetja e mënyrës më të mirë për të integruar Kylian Mbappe-n dhe Vinicius Jr. në të njëjtën formacion.

Të dy sulmuesit preferojnë të luajnë në krahun e majtë, duke e bërë të vështirë balancimin e repartit ofensiv.

Ky mbivendosje krijon hapësira të panevojshme në fushë, të cilat kundërshtarët i shfrytëzojnë për të ndëshkuar Real Madridin.

Në humbjen e thellë 4-0 ndaj PSG-së, Mbappe dhe Vinicius ishin dukshëm jashtë loje, duke mos kontribuar në ndërtimin e sulmeve dhe duke lejuar që parizienët të kontrollonin ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Në disa raste, të dy lojtarët tentuan të ndërveprojnë në të njëjtin krah, por pa rezultat, duke e humbur topin lehtësisht dhe duke e vendosur ekipin në presion të panevojshëm.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një moment të tillë, ku bashkëpunimi i tyre rezulton në një pasim të gabuar dhe një kundërsulm të rrezikshëm për PSG-në.

Tifozët e Real Madridit nuk i kursyen komentet pas ndeshjes.

Një tifoz shkroi: “Nëse je trajner dhe e shikon këtë, si e fillon ta korrigjosh këtë çmenduri?”.

“Xabi Alonso nuk e di për çfarë është regjistruar”, ishte komenti i një tjetër tifozi.

Komentoi dikush tjetër: “Mbappe dhe Vini mund të jenë gëzim dhe dhimbje koke në të njëjtën kohë”.

Për trajnerin e ri Xabi Alonso, harmonizimi i dy yjeve në një sistem funksional do të jetë një nga sfidat më të mëdha në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Tifozët e Real Madridit “e gjejnë” se ku gaboi Alonso përballë PSG-së appeared first on Telegrafi.

Real Madridi do të ndëshkojë Mbappen dhe Viniciusin pas humbjes turpëruese nga PSG

By: S SH
10 July 2025 at 17:54

Pas humbjes 4-0 nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madridi është përballur me kritika për rënien në organizimin mbrojtës, sidomos pas rikthimit të Kylian Mbappes në formacion. Pavarësisht formës së mirë gjatë muajve të fundit, skuadra u shkatërrua përballë presionit të PSG-së.

Trajneri Xabi Alonso, pas ndeshjes, foli për mungesën e përpjekjes kolektive në mbrojtje, pa përmendur drejtpërdrejt as Vinicius Juniorin dhe as Mbappen. Problemet që Carlo Ancelotti kishte tentuar të zgjidhte më parë, janë kthyer sërish në vëmendje.

Sipas “Marca”, hierarkia e klubit është e vetëdijshme për çështjet e brendshme dhe ka siguruar Alonson se do ta mbështesë plotësisht në zgjidhjen e tyre, sidomos për menaxhimin e egove dhe disiplinës taktike.

Vëmendja kryesore është përqendruar te Vinicius Junior, forma e të cilit është në rënie, ndërsa rinovimi i kontratës ende nuk është finalizuar. Klubi dëshiron të kuptojë më qartë qëndrimin e tij dhe nivelin e përkushtimit.

Nga ana tjetër, Mbappe nuk ka bindur me angazhimin e tij pa top, duke sjellë shqetësim për trajnerin dhe stafin. Alonso e ka bërë të qartë se të gjithë lojtarët duhet të kontribuojnë në mbrojtje pa përjashtim.

Ndërkohë, Rodrygo Goes duket se është pranë largimit. Ai ka qëndruar pesë ndeshje radhazi në stol dhe klubi ka vendosur të kërkojë mundësi për shitjen e tij gjatë kësaj vere.

Këto zhvillime vijnë në një moment kritik për Real Madridin, i cili synon të rindërtojë skuadrën dhe të rikthejë balancën kolektive para fillimit të sezonit të ri në La Liga.

The post Real Madridi do të ndëshkojë Mbappen dhe Viniciusin pas humbjes turpëruese nga PSG appeared first on Albeu.com.

Në kërkim të finales, PSG dhe Real Madrid publikojnë formacionet zyrtare

By: armand
9 July 2025 at 20:34

PSG dhe Real Madrid do të përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s. Reali vjen në gjysmëfinale pasi eleminoi Dortmundin 3-2, ndërsa PSG pasi mundi 1-0 Bayern Munich. Në një supersfidë si kjo e sotmja nuk ka favorit dhe […]

The post Në kërkim të finales, PSG dhe Real Madrid publikojnë formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

9 July 2025 at 10:24

Kylian Mbappe u sëmur para se të hipte në aeroplan për në Shtetet e Bashkuara, ku Real Madridi do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së këtë të mërkurë. Kapiteni francez pësoi helmim nga ushqimi, gjë që i shkaktoi humbjen e gjashtë kilogramëve.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbappe po kalon një Kupë të çuditshme të Botës për Klube.

Përpara se të siguronte një vend titullar këtë të mërkurë (ora 21:00) për të luajtur në gjysmëfinale kundër PSG-së, sulmuesit të Real Madridit iu desh të luftonte.

Në fakt, sipas gazetës L’Equipe, kapiteni i Francës u sëmur para se të merrte avionin për në Miami, ku Los Merengues filluan garën kundër Al-Hilal (1-1).

Në fillim, të gjithë menduan se ishte goditje nga nxehtësia. Për shkak të vuajtjeve, lojtari u detyrua të shtrohej në spital dhe u shfaq frika e një ataku apendiciti.

Sipas L’Equipe, testet e kryera zbuluan helmim nga ushqimi, ndoshta i lidhur me një bakter të pranishëm në pulë. Francezi humbi gjashtë kilogramë.

Pasi doli nga spitali, ai mundi të rifillonte stërvitjen dhe të bënte hapat e parë në këtë garë, në fazën e 1/8-tave, kundër Juventusit (1-0). Kundër Zonjës së Vjetër, ai luajti rreth 20 minuta.

Ai pati afërsisht të njëjtën kohë loje në çerekfinale, kundër Borussia Dortmund (3-2), kundër së cilës shënoi golin e tij të parë në këtë garë. Dëshmi se, edhe larg të qenit 100% i gatshëm, sulmuesi ruan një forcë të caktuar sulmuese. /Telegrafi/

The post Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve appeared first on Telegrafi.

E kërcënuan, Mbappé trembet e heq padinë ndaj PSG: “Shit fanella e mos na çaj ka*in”

By: user 2
7 July 2025 at 21:42

Kylian Mbappé ka tërhequr një pjesë të akuzave ndaj Paris Saint-Germain, klubit francez me të cilin u nda verën e kaluar duke nxjerrë të palarat në shesh. Përveç padisë sportive që mbetet aktualisht në fuqi, sulmuesi që sot është te Real Madrid kishte shtuar edhe një kallëzim kundër personave të panjohur për një tentativë shantazhi dhe dëme morale më 26 qershor. Akuza të tërhequra, pasi pikërisht atë ditë ai u kërcënua në rrjetet sociale nga Booba, një reper që e kishte “paralajmëruar”, i gatshëm të zbulonte disa prapaskena nga jeta private e lojtarit, i cili u tërhoq duke dëgjuar “këshillën” e fundit: “Luaj futboll, bëj gola dhe shit fanella. Por mos na shqetëso.”

Mbappé tërheq padinë për dëme morale ndaj PSG

Një rastësi, por shumë e çuditshme dhe që nuk kaloi pa u vënë re: fillimisht padia, pastaj postimi në rrjetet sociale kundër tij dhe më pas tërheqja e akuzave. Të gjitha brenda pak ditësh, që e vunë sërish në faqet e para yllin e Real Madrid për çështje jashtë fushe, ndërsa po përpiqet të rikthejë formën e tij më të mirë fizike në prag të gjysmëfinales që Casa Blanca do ta luajë pikërisht kundër PSG në Botërorin për Klube. Ku Mbappé mund të nisë sërish nga stoli pas problemeve fizike të pësuara javët e fundit që e kanë lodhur.

Booba e “këshilla”: “Luaj futboll, shit fanella. Mos na çaj ka*in”

Pikërisht “virusi i zorrëve” që pësoi lojtari francez ka qenë në qendër të akuzave të fshehta, por të drejtpërdrejta të reperit Booba ndaj Mbappé: sulmuesi i teknikut Xabi Alonso humbi një pjesë të madhe të pjesës së parë të Botërorit për Klube, i detyruar të mos stërvitej për shkak të një problemi gastroenterik që i shkaktoi humbjen e disa kilogramëve, problem që e mori gjatë qëndrimit në Miami. Ndoshta — sipas aludimeve të Booba — marrë në rrethana “të dyshimta” dhe gati për t’u zbuluar nëse lojtari do të vazhdonte me akuzat ndaj PSG. Por që do të mbeten sekrete, pasi pikërisht në prag të ndeshjes, Mbappé u ka dhënë mandat avokatëve të tij të tërheqin kallëzimin: “Luaj futboll, shëno gola dhe shit fanella” shkruhej ndër të tjera në mesazhin social, mëse i qartë. “Mos na shqetëso shumë, Kyky. Dhe nxirre patentën!”.

.@KMbappe Si tu laisses pas Nasser tranquille je vais lui dire ce que tu fais à Palm Beach et avec qui et pourquoi tu as chopé une “gastro”. Joue au foot marque des buts et vends des maillots. Tu vas pas nous péter les couilles longtemps Kyky. Et passe ton permis! pic.twitter.com/WUt6q6t1YC

— Booba (@booba) June 26, 2025

The post E kërcënuan, Mbappé trembet e heq padinë ndaj PSG: “Shit fanella e mos na çaj ka*in” appeared first on Lapsi.al.

Zyrtare: Futbollisti i United, Manuel Ugarte në lidhje me ish-partneren e Mbappé

By: gaze tare
7 July 2025 at 21:31

Mesfushori i Manchester United, Manuel Ugarte, ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij me influenceren britanike të modës dhe bukurisë, Georgia May Heath.

Në një postim romantik gjatë pushimeve në Spanjë, Ugarte publikoi një foto në jaht krah Georgias, ku shfaqet duke e përqafuar, teksa ka vendosur një emoji zemre dhe e ka etiketuar atë, duke e bërë lidhjen “Instagram official”.

Georgia, 27 vjeçe, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, me afro 230 mijë ndjekës në Instagram dhe mbi 50 mijë në TikTok. Ajo është e njohur për përmbajtjen e saj në fushën e modës, por edhe për lidhjen e mëparshme me Kylian Mbappé.

Dikur në qendër të vëmendjes për romancën me yllin francez, Georgia dhe Mbappé u përfolën për një histori që nisi në vitin 2021 dhe u duk se vazhdoi herë pas here deri në janar të këtij viti, pak muaj përpara transferimit të sulmuesit te Real Madrid.

The post Zyrtare: Futbollisti i United, Manuel Ugarte në lidhje me ish-partneren e Mbappé appeared first on iconstyle.al.

Autobusi i Real Madrid niset e lë Mbappé në stadium: ç’ndodhi pas sfidës me Dortmund

By: user 2
7 July 2025 at 12:58

Kylian Mbappé ishte një nga protagonistët e çerekfinaleve të fituara nga Real Madrid kundër Borussia Dortmund. Sulmuesi francez u dallua, në rikthimin në fushë, me një gjysmë roveshiatë që në rezultatin 3-1 mendohej se mund ta kishte mbyllur ndeshjen. Gjermanët më pas nuk arritën të shkonin përtej 3-2, duke iu afruar edhe barazimit që u bë i pamundur vetëm nga pritja e mrekullueshme e Courtois. Sulmuesi francez megjithatë në fund të ndeshjes ishte viktimë e një të papriture. Ish-lojtari i PSG u thirr në fakt për një test antidoping. Një praktikë e zakonshme dhe jo e pazakontë për futbollistët në përfundim të një ndeshjeje.

Testi antidoping

Mbappé iu nënshtrua testit por në një moment ajo që duhej të ishte vetëm një kontroll u kthye në diçka më shumë duke vazhduar për një kohë të gjatë. Siç raporton ‘MARCA’, francezi ishte me vonesë dhe ndërkohë shokët e skuadrës së Real gradualisht kishin lënë stadiumin për t’u ngjitur në autobus dhe për të shkuar drejt avionit që do t’i kthente në West Palm Beach, Miami, baza e tyre për këtë Botëror për Klube. Të gjithë arritën të hipnin në autobus përveç Mbappé, testi antidoping i të cilit zgjati shumë më tepër. Skuadra ishte mbledhur në autobus në orën 19:30 ndërsa Mbappé kishte lënë stadiumin në orën 20:28. Për këtë arsye autobusi i Merengues u nis duke e lënë ish-lojtarin e PSG në stadium.

Lexo më tej: Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG

Klubi madrilen u detyrua të nisej pa Kylian Mbappé ndërsa presidenti Florentino Perez iku me një makinë të errët. Sulmuesi francez mori më shumë kohë se sa pritej për t’iu nënshtruar një testi antidoping dhe e gjithë skuadra la MetLife Stadium pa të. Gati një orë vonesë për Mbappé që u detyrua të shoqërohej deri në destinacion nga një anëtar i klubit dhe u largua me një makinë të errët, i eskortuar nga të paktën pesë makina policie. Një fund i papritur për të pavarësisht golit në çerekfinale që kontribuoi në kualifikimin e Real Madrid, që tani është gati të përballet me PSG në gjysmëfinale.

Precedenti i Mbappé: gjithmonë me vonesë

Por nuk është hera e parë që kjo i ndodh Kylian Mbappé. Vitin e kaluar, në përfundim të gjysmëfinales së Champions, gjithmonë kundër Borussia Dortmund por kur francezi vishte fanellën e PSG, sulmuesi nuk arriti të merrte fluturimin me gjithë skuadrën që shkonte për në Paris sepse u bllokua në Gjermani sërish për shkak të kontrolleve antidoping pas ndeshjes që e detyruan të humbiste fluturimin dhe të shkonte në Francë me një makinë private. Sigurisht, sa herë që do t’i nënshtrohet një testi antidoping tani Mbappé do t’i kushtojë më shumë vëmendje kohës së kaluar.

The post Autobusi i Real Madrid niset e lë Mbappé në stadium: ç’ndodhi pas sfidës me Dortmund appeared first on Lapsi.al.

Mbappe në stol, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Real Madrid-Juventus

By: armand
1 July 2025 at 20:46

Real Madrid dhe Juventus do të masin forcat në orën 21:00. Të dyja skuadrat luajnë për një vend në çerekfinalet e Botërorit për klube. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga Igor Tudor dhe Xabi Alonso. Ky i fundit do e ketë Mbappen si alternativë në stol. Francezi ka lënë pas virozat. Dhe pikërisht sot mund […]

The post Mbappe në stol, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Real Madrid-Juventus appeared first on BoldNews.al.

Mbappé kërcënohet nga reperi Booba: “Do të tregoj si dhe me kë e ke marrë virusin”

By: user 2
26 June 2025 at 20:22

Në luftën e fjalëve dhe kërcënimeve ligjore mes Kylian Mbappé dhe presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, del në skenë dikush që nuk pritej. Bëhet fjalë për një reper dhe DJ francez me origjinë senegaleze shumë të njohur: ai quhet Booba, emër artistik në vend të atij të vërtetë, Élie Yaffa. Çfarë ka bërë? Ka ndarë në rrjetet sociale një paralajmërim shumë të qartë drejtuar futbollistit të Real Madridit, që u largua nga klubi parizien në mënyrë të keqe, shumë të keqe: “Do të tregoj çfarë bën në Palm Beach, si dhe me kë e ke marrë virusin”. Një frazë aspak e rastësishme, që i referohet gjendjes shëndetësore dhe humbjes drastike në peshë të lojtarit, i cili deri tani ka qenë jashtë skuadrës së Realit në Botërorin për Klube, pas shtrimit në spital për një gastroenterit akut.

Mbappé shënjestër e reperit: “Tradhtar, i mbivlerësuar dhe i pavlefshëm”

Sulmi i Booba (dhe nuk është as i vetmi kundër Kylian) është kulmi i radhës i tensionit mes ish-ve: nga zënkat e ashpra në dhomat e zhveshjes, te fyerjet, mungesa e përshëndetjes nga klubi, hakmarrja e Mbappé në videon e lamtumirës dhe tani te veprimet me avokatë për çështje parash. Më e fundit, në rend kronologjik, është padia për ngacmime morale me të cilën Mbappé ka përfshirë sërish PSG-në, tashmë i paditur për kompensime milionëshe të papaguara sipas kontratës. Tani artisti që jeton në Miami i ka “këshilluar” ngrohtësisht sulmuesit që të heqë dorë, të ulë hundën dhe të lërë mënjanë këmbënguljen kundrejt drejtuesit të lartë të klubit. Përndryshe, lë të kuptohet, do ta humbasë durimin dhe do të tregojë gjithçka.

Lexo më tej: Mbappé kthehet pas shtrimit në spital: tifozët të shqetësuar për ndryshimin fizik

Mbappé është një nga shënjestrat e preferuara të reperit Booba, i cili nuk ka humbur rast për të shprehur pakënaqësinë dhe mospëlqimin ndaj tij, përveçse e ka tallur në mënyrën më thumbuese dhe të hapur të mundshme. E ka thumbuar shpesh në rrjetet sociale, madje i ka kushtuar edhe vargje “flakëruese” në disa këngë të tij. Një vit më parë foli për të duke e quajtur “i mbivlerësuar dhe i pavlefshëm. Je një vegël e sistemit. Shko në Real Madrid për të mësuar si të bësh jetën e mirë me Vinicius. Fat të mbarë.”

E më pas, me rastin e fitores së Champions nga PSG në finalen kundër Inter, e rëndoi më tej: “Tradhtove ‘hondën’ (familjen) për një tortilje… çfarë gabimi, çfarë gabimi.” Më herët, duke iu referuar paraqitjes zhgënjyese në El Clasicon e humbur në nëntor 2024 ndaj Barcelonës, ia përplasi në fytyrë statistikat e ndeshjes aq zhgënjyese, sa kishin “po aq zero sa çekët e tij.”

.@KMbappe Si tu laisses pas Nasser tranquille je vais lui dire ce que tu fais à Palm Beach et avec qui et pourquoi tu as chopé une “gastro”. Joue au foot marque des buts et vends des maillots. Tu vas pas nous péter les couilles longtemps Kyky. Et passe ton permis! pic.twitter.com/WUt6q6t1YC

— Booba (@booba) June 26, 2025

Kërcënimi pas padisë për ngacmime morale dhe reagimi i reperit

Pas njoftimit të ankesës së Mbappé kundër klubit parisien, Booba – që jeton në Miami – u shpreh i gatshëm të bëjë zbulesa të nxehta (ose të shijshme për thashethemet) mbi yllin milioner të Real Madrid, dhe në veçanti mbi arsyet e vërteta të sëmundjes që e ka mbajtur jashtë fushës deri tani.

“Nëse nuk e lë rehat Nasser-in, do t’i tregoj çfarë po bën në Palm Beach, me kë dhe pse e ke marrë një grip intestinal – është mesazhi i reperit – Luaj futboll, shëno gola dhe shiti fanella. Nuk do të na shqetësosh gjatë, Kyky… Dhe nxirre patentën!”.

The post Mbappé kërcënohet nga reperi Booba: “Do të tregoj si dhe me kë e ke marrë virusin” appeared first on Lapsi.al.

Xabi Alonso në vështirësi te Real Madrid, mungesa e Mbappé mbetet mister

26 June 2025 at 13:33

Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, është përballur me sfida që në fillim të aventurës së tij në krye të skuadrës, ku më e madhja është mungesa e sulmuesit kryesor, Kylian Mbappé. Fituesi i “Këpucës së Artë” evropiane nuk është ende në gjendje optimale fizike dhe nuk ka qenë i pranishëm në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit.

Sipas raportimeve, Mbappé ka kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të një problemi akut me stomakun, që e detyroi madje të shtrohej në spital. Ai humbi rreth 5 kilogramë dhe ka shfaqur simptoma të qarta lodhjeje.

Megjithatë, ylli francez u kthye në stërvitje me ekipin ditën e mërkurë, por në mënyrë të papritur nuk u përfshi në listën e skuadrës për sfidën ndaj Salzburgut. Ai nuk ka udhëtuar fare me ekipin drejt Filadelfias, duke humbur kështu ndeshjen e tretë radhazi në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve.

Mungesa e Mbappé mund të jetë një vendim i stafit teknik dhe vetë Alonsos, për ta ruajtur atë për fazën e 1/8, ku Real Madrid mund të përballet me rivalë si Juventus apo Manchester City. “Los Blancos” kanë nevojë vetëm për një pikë ndaj Salzburg për të siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.

The post Xabi Alonso në vështirësi te Real Madrid, mungesa e Mbappé mbetet mister appeared first on Sot News | Lajme.

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me RB Salzburg – sërish mungon Mbappe

25 June 2025 at 21:56

Real Madridi ka konfirmuar skuadrën e zgjedhur nga Xabi Alonso për të luajtur kundër RB Salzburg.

Kylian Mbappe mbetet jashtë pavarësisht se është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Lojtarë si Dani Carvajal dhe Eder Militao mbeten jashtë skuadrës pasi ata ende po rikuperohen nga dëmtimet e tyre në ligamentin anterior.

Real Madridi ka katër pikë në grupin e tyre dhe do ta fitonte grupin nëse do të shmangte humbjen kundër Salzburgut.

Los Blancos kishin barazuar 1-1 me Al Hilalin në ndeshjen e parë.

Në duelin e dytë, kishin përballë Pachucan, duke triumfuar 3-1, ndonëse ishin me 10 lojtarë në fushë që nga pjesa e parë, pasi Raul Asencio ishte përjashtuar me karton të kuq.

Andaj, Real Madridit i duhet fitorja për të kaluar fazën e grupeve, për të shkuar në atë të eliminimit direkt. /Telegrafi/

The post Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me RB Salzburg – sërish mungon Mbappe appeared first on Telegrafi.

Mbappe ndryshon numrin në fanellë te Reali, do të veshë të njëjtin numër si në ekipin kombëtar

25 June 2025 at 09:40

Kylian Mbappe së shpejti mund të mbajë të njëjtin numër fanelle si te Real Madrid ashtu edhe me kombëtaren e Francës: numrin legjendar 10.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Real Madrid planifikon t’ia besojë këtë numër ikonik yllit francez kur Luka Modric të largohet zyrtarisht nga klubi, pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Mbappe mbërriti në Madrid verën e kaluar dhe mori fanellën me numrin 9, të liruar pas largimit të Karim Benzemas. Në sezonin e tij të parë me Los Blancos, ai shkëlqeu me 43 gola, duke fituar trofeun Pichichi për golashënuesin më të mirë në La Liga dhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë.

🚨 BREAKING: Real Madrid could give Kylian Mbappé the number 10 shirt next season. The club believes it will enhance his image because he is the star of the team.

@marca pic.twitter.com/QPxghGrhci

— Madrid Universal (@MadridUniversal) June 24, 2025

Edhe pse vetë Mbappe nuk ka kërkuar të ndryshojë numrin, klubi e sheh këtë si një hap të natyrshëm. Numri 10 shihet si simbol i fillimit të një epoke të re, ku ish-ylli i PSG-së do të marrë rolin e liderit të skuadrës dhe figurës kryesore të imazhit të Realit.

Në tri dekadat e fundit, fanella me numrin 10 te Real Madrid është mbajtur vetëm nga disa lojtarë të veçantë, me Luka Modric që e ka veshur me krenari për tetë vite.

“Reali sheh një mundësi për të forcuar imazhin e Mbappe-s në çdo kuptim”, shkruan Marca.

Mbappe ka histori me këtë numër: ai e mbante atë te Monaco dhe e mban edhe në kombëtaren franceze. Te PSG mbante më shpesh numrin 7, por ky numër aktualisht i takon Vinicius Junior, i cili duket i vendosur ta mbajë atë.

Ndryshimi i numrit pritet të ndodhë vetëm pas largimit të Modric në fund të qeshorit, kur Mbappe do të bëhet lojtari i dhjetë në 30 vitet e fundit që ka veshur fanellën legjendare me numrin 10 të Real Madridit. /Telegrafi/

The post Mbappe ndryshon numrin në fanellë te Reali, do të veshë të njëjtin numër si në ekipin kombëtar appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Kylian Mbappe protagonist në fushatën e re për Dior

By: gaze tare
24 June 2025 at 20:05

Moda dhe futbolli takohen përsëri në Paris, me Kylian Mbappe që bëhet fytyra e koleksionit të ri për meshkuj të Dior për verën 2026. Superylli i Real Madridit dhe ambasadori i markës franceze që nga viti 2021, është protagonist në videot dhe fotot e para të koleksionit shumë të pritur, duke shënuar debutimin mbresëlënës të Jonathan Anderson si drejtor artistik i Dior.

Në rrjetet sociale të Dior, Mbappe shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar, duke lidhur një kravatë me vija blu dhe të kuqe mbi një këmishë të çelët me vija të holla të bardha, ndërsa e kompleton pamjen me një xhaketë gri me katrorë diskrete.

Koleksioni, i cili do të prezantohet zyrtarisht të premten në Javën e Modës në Paris, shënon debutimin publik të Jonathan Anderson te Dior, pas qëndrimit të tij të suksesshëm te Loewe.

Zgjedhja e Mbappe si yll i fushatës nuk është rastësi. Siç tha Anderson, “Mbappe është zëri i një brezi“, ndërsa bashkëpunimi Dior-Mbappe bashkon botën e sportit, haute couture dhe kulturës bashkëkohore.

The post VIDEO/ Kylian Mbappe protagonist në fushatën e re për Dior appeared first on iconstyle.al.

Mbappe po shërohet nga sëmundja, po ka humbur shumë kilogramë brenda pak ditësh

By: S SH
24 June 2025 at 18:54

Kylian Mbappe nuk ka luajtur ende për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, pasi është prekur nga probleme shëndetësore menjëherë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi francez iu bashkua ekipit pas angazhimit me përfaqësuesen në Ligën e Kombeve, por u detyrua të ndalojë aktivitetin për shkak të dhimbjeve të forta të stomakut që e penguan të stërvitej dhe të merrte pjesë në ndeshjet ndaj Al Hilal dhe Pachuca.

Sipas raporteve zyrtare nga klubi, Mbappé është diagnostikuar me gastroenterit akut – një inflamacion i stomakut dhe zorrëve që shoqërohet me të vjella, diarre dhe dhimbje të forta barku.

Futbollisti është izoluar në dhomën e tij të hotelit për disa ditë, duke ndjekur një regjim të rreptë ushqimor të përbërë vetëm nga fruta dhe lëngje, ndërkohë që nuk ka marrë pjesë në stërvitjet kolektive.

Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar si serioze nga stafi mjekësor i klubit, sidomos për shkak të humbjes së shpejtë në peshë – mes katër dhe pesë kilogramë brenda pak ditësh – çka ka shkaktuar shqetësim të madh te Real Madridi.

Aktualisht, ylli francez ka filluar të bëjë ushtrime të lehta në palestër, por mbetet ende e paqartë se kur do të rikthehet në formën e duhur fizike për të qenë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso.

Real Madridi do të përballet të enjten në mbrëmje me Salzburgun në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, dhe mbetet të shihet nëse Mbappé do të jetë në gjendje të kontribuojë në këtë ndeshje apo do ta humbasë të gjithë turneun.

The post Mbappe po shërohet nga sëmundja, po ka humbur shumë kilogramë brenda pak ditësh appeared first on Albeu.com.

Mbappé kthehet pas shtrimit në spital: tifozët të shqetësuar për ndryshimin fizik

By: user 2
24 June 2025 at 11:23

Mes fytyrave të përqendruara të lojtarëve të Real Madrid gjatë stërvitjes së fundit, është edhe ajo e Kylian Mbappé, i cili për herë të parë që kur ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara ka dalë nga dhoma e tij e hotelit. Francezi ishte shtruar në spital për gastroenterit akut dhe prej më shumë se një jave është duke u përballur me probleme të vazhdueshme fizike: fillimisht temperatura, më pas shtrimi që zgjati disa orë dhe terapitë për t’u rikuperuar, dhe në fund izolimi për t’u rikthyer në formë. Ka munguar në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube dhe tifozët e kanë parë për herë të parë nëpërmjet pamjeve të publikuara nga Blancos, në të cilat vërehet një humbje në peshë dhe ton muskulor.

E pashmangshme, duke qenë se në ditët e fundit sulmuesi është detyruar të qëndrojë në dhomën e tij dhe nuk ka arritur as të hajë për shkak të gastroenteritit që vazhdonte ta mundonte. Është ende shumë i dobët për të rifilluar stërvitjen, por është bashkuar me disa shokë të skuadrës për të bërë ushtrime në palestër dhe për të provuar të rikuperojë masën muskulore që kishte para kësaj jave shumë të pafat.

kylian trained indoors today 🎬🤍 pic.twitter.com/0SlonXja9m

— Mia🐼 (@soumia274) June 23, 2025

Transformimi fizik i Mbappé pas gastroenteritit

Problemi i tij ka qenë mjaft serioz, aq sa ka kërkuar disa orë shtrim në spital për analiza të thelluara dhe trajtime specifike. Mbappé ende nuk ka debutuar në Kupën e Botës për Klube, sepse që nga mbërritja në SHBA është përballur me disa probleme fizike: disa ditë pas mbërritjes u ndal nga temperatura, por shumë shpejt mjekët zbuluan se bëhej fjalë për gastroenterit akut, një inflamacion i traktit gastrointestinal që shkakton simptoma shumë të pakëndshme. Për këtë arsye ai ka qëndruar në dhomën e hotelit duke parë dy ndeshjet e para të Real Madridit dhe gjatë javës së fundit ka ngrënë me vështirësi.

Duket se më e keqja ka kaluar, aq sa Mbappé madje ka shkuar në palestër për të ushtruar, por trupi i tij mban shenjat e shqetësimit që ka kaluar. Ka humbur disa kilogramë në ditët e fundit dhe edhe muskujt e tij kanë pësuar: nuk është më i tonifikuar si më parë dhe tifozët e kanë parë shumë të dobësuar, thuajse si në fillimet e karrierës së tij. Do t’i duhet të rikuperojë plotësisht formën fizike përpara se të kthehet në stërvitje me intensitet të plotë dhe Xabi Alonso nuk e di ende nëse do ta ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit të grupit apo do t’i duhet të presë fazën e të tetave të finales.

‼| La perte de masse musculaire de Mbappé suite à son virus. 🤯

Reviens fort big boss @KMbappe ✅💪

[image @_pauliiita] pic.twitter.com/YKPY4sWFME

— RMadrid actu 🇫🇷 (@RMadrid_actu) June 23, 2025

The post Mbappé kthehet pas shtrimit në spital: tifozët të shqetësuar për ndryshimin fizik appeared first on Lapsi.al.

Alonso flet për gjendjen e Mbappes

21 June 2025 at 20:54

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e Kylian Mbappe përpara ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Pachucas, duke konfirmuar se sulmuesi francez po shërohet mirë, por mbetet në dyshim për ndeshjen e ardhshme.

“Mbappe po ndihet pak më mirë”, deklaroi Alonso për mediat. “Por do të jetë e komplikuar për të të luajë kundër Pachucas. Shpresojmë që ai të mund të kthehet për ndeshjen kundër Salzburgut”.

Mbappe ka qenë jashtë fushave për shkak të një rasti me gastroenterit akut, i cili kërkoi shtrim të shkurtër në spital në fillim të javës në Miami.

Edhe pse ai u lirua dhe u ribashkua me skuadrën në hotelin e ekipit në Palm Beach, stafi i trajnerëve dhe ekipi mjekësor kanë vendosur të ndjekin një qasje të kujdesshme me rikuperimin e tij, duke i dhënë përparësi gjendjes së plotë fizike mbi disponueshmërinë e menjëhershme.

26-vjeçari nuk mori pjesë në seancat e fundit stërvitore dhe do të mbetet në Florida ndërsa pjesa tjetër e ekipit udhëton për në Charlotte për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Pritet që Mbappe të rikthehet në ndeshjen e fundit të Real Madridit në grup kundër RB Salzburg më 26 qershor, me kusht që të vazhdojë të përparojë pa pengesa. /Telegrafi/

The post Alonso flet për gjendjen e Mbappes appeared first on Telegrafi.

Si është Mbappé pas shtrimit në spital: mund të humbasë gjithë Botërorin e Klubeve

By: user 2
21 June 2025 at 19:24

Kylian Mbappé ishte shtruar në një spital të Majemit për shkak të një gastroenteriti akut, pak ditë pas nisjes së Kupës së Botës për Klube. Francezi është tashmë i liruar nga klinika, por rikthimi në fushë nuk është edhe aq afër: kompeticioni ende nuk ka nisur për yllin e Real Madrid, i cili ka pasur probleme të shumta fizike që nga mbërritja në Shtetet e Bashkuara, tashmë një javë më parë. Fillimisht temperatura, më pas izolimi nga shokët e skuadrës dhe në fund shqetësimi që çoi në shtrim dhe që me shumë gjasë do ta bëjë të humbasë gjithë fazën e grupeve të turneut.

Sipas përditësimeve të publikuara nga Marca, ish-lojtari i PSG ndodhet tani në hotel bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, por ende nuk mund të stërvitet sepse është tepër i dobët. Problemi vazhdon dhe do të vlerësohet ditë pas dite nga stafi mjekësor i Blancos, që e ndjek me kujdes. Sigurisht nuk do të jetë i pranishëm kundër Pachuca dhe vështirë se do të mund të përdoret nga Xabi Alonso për ndeshjen e fundit të grupit kundër Salzburg.

Si është Mbappé pas shtrimit në spital

Gjendja fizike e francezit vazhdon të shqetësojë, edhe pse shqetësimi duhet të jetë tashmë nën kontroll. Pak ditë më parë ishte shtruar për gastroenterit akut, por më pas u lirua nga spitali për t’u rikthyer në dhomën e tij të hotelit, nga e cila nuk është larguar këto ditë: prej andej ka ndjekur debutimin e Real Madrid në Kupën e Botës për Klube, nën izolim të rreptë për shkak të temperaturës, por situata u përkeqësua dhe kërkoi analiza të veçanta në një klinikë të Miamit.

Lexo më tej: Mbappé shtrohet në spital: sëmundja misterioze mund t’i humbasë Botërorin e Klubeve

Pasi kreu të gjitha trajtimet e nevojshme, Mbappé është ribashkuar me skuadrën, por është ende shumë i dobët për të rifilluar stërvitjen bashkë me shokët. Real Madrid do të udhëtojë drejt Charlotte për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve ku do të përballet me Pachuca, por francezi nuk do të jetë në avion, pasi nuk është i gatshëm as për stolin. Vështirë se do të rikuperohet për sfidën ndaj Salzburgut që do të mbyllë fazën e parë të Kupës së Botës për Klube dhe, me shumë gjasë, mund të rikthehet për fazën me eliminim direkt.

The post Si është Mbappé pas shtrimit në spital: mund të humbasë gjithë Botërorin e Klubeve appeared first on Lapsi.al.

Pse Kylian Mbappe fitoi Këpucën e Artë edhe pse Gyokeres shënoi më shumë gola

By: S SH
21 June 2025 at 19:43

Kylian Mbappe është shpallur fitues i Këpucës së Artë Evropiane për sezonin e kaluar, pavarësisht se Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës shënoi më shumë gola në kampionatin portugez.

Francezi realizoi 31 gola në La Liga dhe 42 në të gjitha garat, duke vendosur një rekord të ri për një lojtar debutues te Real Madridi.

Edhe pse Gyokeres shënoi 39 gola në ligën portugeze, ai nuk e mposhti Mbappen për shkak të sistemit të pikëzimit të UEFA-s, i cili favorizon golat e shënuar në ligat më të forta si La Liga.

Çdo gol në Spanjë vlen dy pikë, ndërsa në Portugali 1.5 pikë.

Mbappe grumbulloi 62 pikë, ndërsa Gyokeres 58.5, diferencë kjo që ia dha francezit trofeun prestigjioz. Kjo është një shembull tipik se si koeficientët e ligave ndikojnë drejtpërdrejt në garën për Këpucën e Artë.

Francezi pati një fillim të ngadalshëm te Reali, duke mos shënuar në tri ndeshjet e para dhe duke u përballur me një dëmtim muskulor në shtator. Megjithatë, ai shpërtheu në gjysmën e dytë të sezonit me gola vendimtarë në garat kryesore.

Mbappe shënoi tregolësh ndaj Barcelonës dhe Manchester Cityt, dhe në total, 29 nga golat e tij erdhën në vitin 2025, duke dëshmuar formën mbresëlënëse në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Në një konferencë për shtyp, Mbappe pranoi vështirësitë fillestare dhe theksoi përkushtimin ndaj klubit të ri: “Nuk erdha në Madrid për të luajtur keq. Mendova shumë dhe kur mendon shumë, nuk luan mirë. Tani po mendoj vetëm të jap më të mirën time”.

The post Pse Kylian Mbappe fitoi Këpucën e Artë edhe pse Gyokeres shënoi më shumë gola appeared first on Albeu.com.

Edhe më shumë probleme për Alonson, situata e Mbappes nuk duket mirë

21 June 2025 at 16:42

Rrugëtimi i Real Madridit në Kupën e Botës për Klube ka marrë një goditje të fortë pasi Kylian Mbappe u shtrua në spital në Shtetet e Bashkuara me gastroenterit akut.

Sulmuesi tani është liruar, por mbeten dyshime se kur do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Sipas Cadena SER, Mbappe nuk pritet të kthehet për dy ndeshjet e fundit të grupit.

Ai ka rifilluar stërvitjen e lehtë aerobike në hotelin e ekipit, por një rikthim kundër Pachuca këtë të diel duket i pamundur.

Kishte disa shpresa se ai mund të përballej me RB Salzburg javën e ardhshme, por i njëjti medium sugjeron se ndeshja do të vijë shumë shpejt për 26-vjeçarin.

Kjo do të thotë që Real Madridit mund t’i duhet të presë deri në fazat eliminatore për rikthimin e tij – nëse kualifikohen.

Me Endrick që është gjithashtu jashtë fushës, Xabi Alonso pritet të mbështetet përsëri te Gonzalo Garcia i cili shënoi kundër Al Hilal.

Rodrygo mund të përdoret gjithashtu në qendër, me Arda Guler ose Brahim Diaz që mbulojnë krahun e djathtë. /Telegrafi/

 

The post Edhe më shumë probleme për Alonson, situata e Mbappes nuk duket mirë appeared first on Telegrafi.

❌
❌