Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho tregon se çfarë nuk shkoi

10 June 2025 at 23:44

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh pas ndeshjes me Letoninë që u mbyll në barazim 1-1 se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë.

Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët.

“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Kemi pasur disa goditje këndi. Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Sylvinho.

Trajneri Sylvino komentoi edhe zëvendësimet që bëri.

“Laçi ishte shumë i lodhur dhe ishte zëvendësimi i parë më i shpejtë sepse kishte harxhuar më shumë energji. Hoxha ishte pak i bllokuar, duke u zëvendësuar me Muçin për t’i dhënë epërsi ekipit duke qenë se luan mes linjave. Dhe më pas ndërrimet e tjera si Bajrami etj. Futbolli është i tillë që mund të luash me tre sulmues dhe nuk fiton, mund të luash edhe me një sulmues dhe fiton”.

“Është mëkat sepse shpërdoruam 45 minuta, por futbolli luhet 90 minuta. Edhe nëse je ekip si Brazili, apo Gjermania, nëse nuk fiton në fushë, pavarësisht se në letër duhet të fitosh, nëse nuk aplikon ato gjëra në fushë, nuk e kap dot objektivin. Sigurisht jemi futur me objektivin për ta fituar ndeshjen”, shtoi trajneri brazilian, sipas të cilit, qasja dhe qëndrimi i lojtarëve në fushë kanë impaktuar rezultatin e kësaj ndeshje./tvklan.al

The post Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho tregon se çfarë nuk shkoi appeared first on Telegrafi.

Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë

10 June 2025 at 23:37

Rey Manaj analizoi barazimin 1-1 ndaj Letonisë në transfertë. Në prononcimin e dhënë për Tv Klan pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh se ekipi nuk ishte i përqendruar.

Sipas tij, pas avantazhit, ekipi e mendoi fitoren të lehtë. I pyetur për mungesën e golave, Manaj tha se ndeshjet janë të vështira, sepse “po luhet për Botërorin dhe jo në kalçeto me shokët.”

“Isha i kënaqur pasi gjetëm avantazhin, por pasi mori ndeshja, në pjesën e parë nuk ishim të përqendruar, sepse menduam se mund të fitonim lehtë. Tani duhet të ulim kokën dhe të arrijmë objektivat deri në nëntor.

Autogolo? Besoj se në fund e preka unë me gjoks topin, por nuk ka rëndësi edhe për autogolin, rendësi ka avantazhi.

Po luajmë për Botërorin, nuk po luajmë në kalçeto me shokët. Normale që nuk është e lehtë të shënosh gol. Futbolli nuk është matematikë. Mund të jetë një periudhë për shkak të ngarkesës. Kemi ardhur edhe me presion për ndeshjen me Serbinë. Penalltia e humbur po ashtu. Do stërvitemi që të shënojmë në ndeshjet e tjera.

Kemi gjuajtur shumë pak në portën. E dinim që Letonia mbrohet me forca të shumta. Është e vështirë për të gjetur portën. Do përmirësohemi, sepse e di mirë situatën”, u shpreh Manaj.

Për Shqipërinë ky është barazimi i dytë radhazi, pas atij ndaj Serbisë.

The post Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë appeared first on Telegrafi.

Asllani: Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, ishim me fat

10 June 2025 at 23:23

Kristjan Asllani foli për Tv Klan, pas ndeshjes ku Shqipëria barazoi ndaj Letonisë në transfertë.

Asllani u shpreh se pjesa parë ishte dobët dhe theksoi se nuk duhet bërë më një pjesë e parë e tillë.

Sipas tij, në shtator, ekipi duhet të ketë qasje tjetër dhe do të kërkohet vetëm fitorja.

“Nuk e di, por nuk ka qenë një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kishim edhe fat, sepse ata gabuan edhe penalltinë. Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, sepse e dimë ëndrrën që kemi. Kur ka një pjesë të parë të tillë, bëhet e vështirë pastaj.

Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë. Kur të kthehemi në Kombëtare në shtator, duhet një qasje tjetër.

Në pjesën e dytë, trajneri na kërkoi mua dhe Shehut të ndihmonim më shumë mbrojtjen. Provova me krosime për të gjetur ndonjë nga shokët, por nuk ndodhi.

Kur të kthehemi do të punojmë akoma më fort. Kur të kthehemi duhet të luajmë vetëm për të fituar ndeshjet.

E ardhmja te Interi? Nuk e di. Do shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do flasim sërish”, u shpreh Asllani.

The post Asllani: Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, ishim me fat appeared first on Telegrafi.

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 June 2025 at 23:13

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti.

Në fakt është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare. Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi.

“E pyetja çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë”, tha Strakosha.

Ai zbuloi edhe çfarë i kishte thënë Bozhiqi.

“Të qëndroj në vend”, citoi Strakosha për Klan Kuqezi.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë”, tha Strakosha./tvklan.al

The post Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes appeared first on Telegrafi.

Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë

10 June 2025 at 21:38

Shqipëria ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi me barazim (1-1) përballë Letonisë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Shpresojmë që në 45 minutat e dytë ta rikthejmë epërsinë dhe t’i marrim pikët e plota. /Telegrafi/

The post Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit, Manaj kapiten

10 June 2025 at 19:27

Shqipëria do të zbresë sonte në fushë përballë Letonisë, në një sfidë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ndeshja pritet të jetë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët janë të vendosur të vazhdojnë rrugëtimin drejt një kualifikimi historik, pasi deri tani nga tri ndeshje kanë vetë 5 pikë.

Letonia në anën tjetër ka marr 3 pikë nga dy ndeshje dhe kërkon të mbetet në luftë për pozitat e para.

Shqipëria dhe Letonia janë takuar pesë herë dhe rezultati i vetëm në këto përballje ishte barazimi.

Sylvinho do të mbështetet sërish te treshja Rey Manaj, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.  Ndryshimet janë në mbrojtje, ku Ivan Balliu, Ardian Ismjali dhe Marash Kumbulla luajnë nga minuta e parë.


Letoni: Zvledris, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Jaunzems, Cifaniks, Seveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskia.

Shqipëri: Strakosha, Balliu, Ismjali, Kumbulla, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Broja, Manaj, Hoxha.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit, Manaj kapiten appeared first on Telegrafi.

Shqipëria merr një tjetër goditje para përballjes me Letoninë, lëndohet një nga futbollistët kryesorë të Kombëtares

10 June 2025 at 11:55

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një tjetër goditje para përballjes me Letoninë sonte në Skonto Stadions në Riga.

Pasi mungon kapiteni Berat Gjimshiti shkaku i kartonëve, mungesë e madhe do të jetë edhe qendërmbrojtësi tjetër Arlind Ajeti.

Ka qenë Departamenti i Komunikimit në FSHF që ka bërë me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit.

Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45. /Telegrafi/

 

The post Shqipëria merr një tjetër goditje para përballjes me Letoninë, lëndohet një nga futbollistët kryesorë të Kombëtares appeared first on Telegrafi.

E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd

9 June 2025 at 14:25

Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare pas barazimit me Shqipërinë në Tiranë (0-0). Në të është përfshirë edhe një deklaratë e përzgjedhësit Dragan Stojkovic – Piksi, i cili ka ndryshuar fjalët e tij pas ndeshjes.

Piksi theksoi se gjatë ndeshjes kishte fokus të plotë vetëm te loja dhe aspekti sportiv. Megjithatë, pranoi se nuk kishte vërejtur të gjitha “parullat fyese që më vonë u publikuan në media”.

“Si trajner i ekipit kombëtar të Serbisë, gjatë ndeshjes kam qenë i përqendruar vetëm në fushë, te lojtarët, taktika dhe rezultati. Atmosferën në stadium e kam përshkruar si sportive, për shkak të tribunave plot dhe mbështetjes së ekipit, që gjithmonë është e mirëpritur për futbollin”.

“Por, është normale që në ato momente nuk kam mundur të regjistroj të gjitha mesazhet skandaloze dhe fyese që vinin nga tribunat dhe që më vonë u komentuan në media. Dua të jem i qartë: dënoj çdo formë të fyerjeve që ofendojnë popullin serb dhe ekipin tonë kombëtar, ose cilindo tjetër. Këto dukuri nuk kanë vend në stadiumet e futbollit”.

“Është absurde që dikush të më akuzojë se ‘mbështes ekstremizmin’ apo ‘lavdëroj urrejtjen ndaj popullit tonë’. Gjatë gjithë karrierës sime, si lojtar ashtu edhe si trajner, kam treguar patriotizmin tim dhe përkatësinë time ndaj popullit tim”, deklaroi Piksi për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Piksi pati një qasje tjetër, duke vlerësuar atmosferën dhe lojën e zhvilluar nga të dy ekipet.

“Ne erdhëm këtu për të fituar. Formacioni që kemi zgjedhur tregoi qartë se donim të shënonim. Djemtë treguan profesionalizëm të madh dhe nuk u dorëzuan përballë presionit. Ishte një atmosferë fantastike për të luajtur dhe nuk është e lehtë të luash këtu. Shqipëria është një skuadër e mirë, por me lojën që pamë, barazimi është ndoshta rezultati më i drejtë. Dhe kjo pikë na shkon më shumë neve sesa atyre”, kishte deklaruar Stojkovic. /Telegrafi/ 

 

The post E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd appeared first on Telegrafi.

“Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën

9 June 2025 at 10:54

Pas ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultat 0-0, Xhuli Nura ishte e ftuar në një emision televiziv për të ndarë përvojën e saj si tifoze në stadium.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë më ndryshe se herët e tjera, po ashtu edhe të sigurosh biletat ishte jashtëzakonisht e vështirë.

Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti Xhulin se si ia kishte dalë të siguronte një biletë për një ngjarje kaq të kërkuar dhe të ishte mes të pranishmëve për të ndjekur Kombëtaren nga afër, duke e konsideruar atë me fat.

Foto: Screenshot/FaceBook

Xhuli tha: “Fati është pak edhe si e bën punën. Kam vite që e ndjek Kombëtaren, jam rritur në një familje sportistësh, kam qenë gjithmonë pranë sportit dhe kjo më ka ndihmuar të jem pjesë e çdo loje të rëndësishme të Shqipërisë”.

E pyetur drejtpërdrejt nëse e kishte siguruar biletën nëpërmjet shortit apo ndonjë tjetër rruge, ajo u përgjigj me sinqeritet: “Nuk e di a mund ta them publikisht, por i kam bërë një telefonatë Armand Dukës. Nuk e kam marrë me short, por përmes kontakteve që kam në Shqipëri.

Deklarata e saj solli diskutime në studio, por edhe vlerësim për transparencën dhe përkushtimin e saj ndaj sportit shqiptar. /Telegrafi/

The post “Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën appeared first on Telegrafi.

Nacionalisti serb Djokovic përgëzon lojtarët e Shqipërisë për sjelljen ndaj atyre të Serbisë

8 June 2025 at 15:53

Aq mirë është pritur Kombëtarja e Serbisë në Tiranë, sa që kanë marrë edhe përgëzime nga një ultra nacionalist serb si Novak Djokovic.

Tenisti serb i cili gjithmonë poston gjëra kundër Kosovës, ka përgëzuar dy ekipet Kombëtare pas barazimit pa gola 0-0 në Air Albania.

Djokovic ka bërë bashkë disa foto ku shihen futbollistët e Shqipërisë duke treguar sjellje korrekte me ata serb.

Sigurisht këto sjellje shihen nga një popull i qytetëruar siç janë shqiptarët, pasi në Serbi nëntë vite më parë ka munguar respekti nga nikoqiri dhe ka pasur vetëm sjellje shtazore.

“Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre”, ka shkruar Djokovic.

Nacionalisti serb po lavdëron sjelljet nga ndeshja e mbrëmshme, por tjera fjalë ai ka pasur nëntë vite më parë, ku ka përkrahur dhunën dhe agresionin e tifozëve dhe policisë serbe në Beograd ndaj futbollistëve shqiptarë.

Gjithsesi nacionalisti serb ka kohë për të shkruar dhe shikuar futboll, pasi në profesionin e tij më tenis u eliminua nga gjysmëfinalja e French Open nga tenisti italian Sinner. /Telegrafi/ 

 

The post Nacionalisti serb Djokovic përgëzon lojtarët e Shqipërisë për sjelljen ndaj atyre të Serbisë appeared first on Telegrafi.

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë

8 June 2025 at 13:45

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës.

Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45./Telegrafi/

The post Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë appeared first on Telegrafi.

Ndeshja Shqipëri – Serbi: Tre të arrestuar dhe 10 të proceduar, mes tyre efektivi që mori para nga dy kosovarë

8 June 2025 at 13:26

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 3 persona, mes tyre një efektiv policie për ndeshjen e djeshme të zhvilluar në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë në Air Albania.

Dy prej të arrestuarve akuzohen për prishje të rendit e qetësisë, si edhe hedhje të sendeve të forta në fushë, ndërsa efektivi 45-vjeçar u konstatua duke marrë para nga dy shtetas të Kosovës për shmangur kontrollin fizik të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare””.

“Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë”, njofton Policia. /a2news/

The post Ndeshja Shqipëri – Serbi: Tre të arrestuar dhe 10 të proceduar, mes tyre efektivi që mori para nga dy kosovarë appeared first on Telegrafi.

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

8 June 2025 at 11:33

Pas largimit të flamurit të UÇK-së nga stadiumi ‘Air Albania’ gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ka reaguar ashpër Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe historisë së popullit shqiptar.

Në një deklaratë emocionale dhe të ngarkuar me simbolikë, OVL e UÇK-së thekson se prekja e flamurit të UÇK-së është njësoj si prekja e gjakut të atyre që dhanë jetën për lirinë, ndërsa kërkon ndjeshmëri më të madhe nga institucionet për çështje që lidhen me memorien kombëtare.

Reagimi i plotë nga OVL e UÇK-së:

Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.

Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë.

Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt,për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes,sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë,dhe kujtesa është e shenjtë. /Telegrafi/ 

The post Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë appeared first on Telegrafi.

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

7 June 2025 at 23:55

Pas ndeshjes pa gola ndaj Serbisë, përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, doli përpara për të ndarë përshtypjet e tij.

Ai foli për zgjedhjet e formacionit, përgjegjësinë e tij në rastet e humbura dhe vlerësoi paraqitjen e lojtarëve, duke i bërë thirrje që të marrin më të mirën nga kjo sfidë.

“Jam i lumtur me mënyrën si u prezantuam, me lojën që bëmë, por jo me rezultatin. Bëmë lojë serioze dhe jam krenar me të gjithë lojtarët, por për fat të keq ky është futbolli. Jam i zhgënjyer me rezultatin”.

“Penalltia është gjithmonë diçka e vështirë. Në stërvitje provuam me Manajn, Bajramin, Asllanin e Uzunin. Manaj ishte zgjedhja ime. Nëse ai gabon, kam gabuar dhe unë. Shqipëria e Sylvinhos? Jo, kjo është Shqipëria e Shqiptarëve”.

“Formacioni? Ndryshe nga kualifikueset e Europianit nuk kemi një formacion fiks. Kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe i përzgjedhim për veçoritë e tyre. Skuadra ishte ofensive. Zëvendësimet u bënë sepse lojtarët ishin të lodhur”.

“Sa ndeshje ka Broja që nuk luan 90 minuta? Hoxha bëri super lojë, por edhe ai ishte i lodhur. E njëjta gjë edhe për Manajn. Ai ishte zgjedhje pak e vështirë për ne, pasi humbi dy ditë nga stërvitja me ekipin, por ai ka eksperiencë me Kombëtaren”, deklaroi Sylvinho. /Telegrafi/ 

The post “Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë appeared first on Telegrafi.

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye” – përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit

7 June 2025 at 23:50

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka folur pas ndshjes e cila u mbyll 0-0 në “Air Albania”. 

Jo shumë kohë pasi gjyqtari italian Davide Massa sinjalizoi fundin e ndeshjes, përzgjedhësi serb bëri deklaratën e tij të parë pas ndeshjes kundër rivalit të tij të madh. 

“Një ndeshje shumë e vështirë për disa arsye. Fundi i sezonit dhe ndeshja jonë e parë kualifikuese”.  

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, por ne treguam pjekuri dhe arsyen pse erdhëm këtu”.  

“E pashë që Mitrovic gjuajti në portë, kjo është një ndeshje ku fiton nëse shënon golin e parë. Një pikë e rëndësishme dhe një rezultat i mirë për ne. Këto janë kualifikime ku çdo pikë ka rëndësi”, deklaroi ai. /Telegrafi/ 

The post “Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye” – përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit appeared first on Telegrafi.

Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari

7 June 2025 at 23:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në një prononcim për mediat, Broja theksoi se Shqipëria ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se rezultati nuk reflektonte atë që ndodhi gjatë 90 minutave.

“Serbia është një ekip i vështirë, por mendoj se ne luajtëm më mirë. Patëm disa raste për të shënuar dhe normalisht je i mërzitur kur nuk arrin të konkretizosh. Nuk besoj se ata bënë diçka më shumë se ne”, deklaroi Broja.

Ai foli edhe për atmosferën brenda grupit dhe për lojën e zhvilluar nga kuqezinjtë.

“I gjithë ekipi është i mërzitur sepse e ndjejmë se meritonim më shumë. Na mungoi vetëm goli. Kemi një grup super, me çuna super, lojtarë shumë të mirë. Jemi bërë edhe më shumë bashkë si ekip”, shtoi sulmuesi.

Broja u ndal edhe te penalltia e humbur nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, duke dhënë një mesazh mbështetës për shokun e skuadrës.

“Penalltia e humbur i ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari. Kështu është futbolli”, përfundoi ylli i Chelseat.

Shqipëria pas këtij barazimi renditet e dyta në Grupin K me katër pikë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari appeared first on Telegrafi.

Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para

7 June 2025 at 23:35

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk fshehu krenarinë për ekipin pas ndeshjes së vështirë ndaj Serbisë, që u mbyll me rezultat të bardhë 0-0 në stadiumin “Air Albania”.

Në një përballje të mbushur me ndjesi, kujtime historike dhe një ngarkesë të madhe psikologjike, Gjimshiti vlerësoi karakterin dhe angazhimin e shokëve të skuadrës.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, e marrim këtë pikë dhe ecim para”, u shpreh ai pas përfundimit të sfidës.

“Mund të rrezikoje pak më shumë në sulm, por në ndeshje si këto, ku presioni dhe emocionet janë të mëdha, nuk dëshiron të gabosh”.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe balancës në fushë, duke shtuar: “Jam shumë i lumtur për ekipin dhe për mënyrën si luajtëm sot”.

Përballja e së shtunës nuk solli golat që shqiptarët prisnin, por solli një paraqitje solide, me një Shqipëri të disiplinuar, të angazhuar dhe të vendosur për të mos u lëkundur ndaj një kundërshtari historikisht të tensionuar. /Telegrafi/

The post Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para appeared first on Telegrafi.

“Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit

7 June 2025 at 23:27

Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë në barazimin pa gola ndaj Serbisë, ku ai pas ndeshjes ka ndarë përshtypjet e tij dhe ndjesitë.

Në barazimin pa gola ndaj Serbisë, Hysaj tregoi qetësi dhe siguri në mbrojtje, duke e udhëhequr Shqipërinë me eksperiencën e tij, duke fituar edhe penallti në këtë sfidë, por që u humb nga Rey Manaj.

Pas sfidës, ai foli për ecurinë e ndeshjes dhe çfarë mendon për ecurinë e Kombëtares në këto eliminatore.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara. Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot”.

“Trajneri më tha që të rrija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.

“Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë goditje këndi, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, ka thënë Hysaj. /Telegrafi/ 

The post “Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku thotë se Shqipëria e meritoi fitoren: Gjithçka është ende e hapur

7 June 2025 at 23:21

Mirlind Daku është deklaruar pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Serbisë në “Air Albania”.

Sulmuesi shqiptar ka thënë se e meritonin fitoren, duke u bazuar nga loja që kanë bërë.

“Lëndimin që kam pas më herët nuk e kam ndjerë, nga dëshira e madhe për të luajtur në këtë ndeshje”, deklaroi Daku pas ndeshjes.

“Të them të drejtën nga shanset që kemi krijuar dhe nga ajo çfarë bëri kundërshtari, duhet ta fitonim këtë ndeshje”.

“Po të ishim më sy hapur do të arrinim të shënonim dhe të fitonim. Dhamë atomin e fundit për këtë ndeshje”.

“Tifozët ishin fantastik, pasi e dinë se e jap atomin e fundit dhe më bënë jashtëzakonisht mirë”.

“Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të gëzojmë këtë popull sepse e meriton”.

“Gjithçka është e hapur, pasi pas tri ditësh kemi ndeshjen me Letoninë dhe do të tentojmë të realizojmë objektivin tonë, pasi për të gjithë është ëndërr që të shkojmë në Botëror”, përfundoi Daku. /Telegrafi/

The post Mirlind Daku thotë se Shqipëria e meritoi fitoren: Gjithçka është ende e hapur appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë – Manaj i pafat

7 June 2025 at 21:34

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë të përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi shumë mirë për tanët, që lëviznin topin rrjedhshëm dhe sigurt.

Në minutën e 12-të, Mario Mitaj lëshoi një goditje të fuqishme nga 35 metra, me Serbinë që ishte shumë me fat, pasi ishte qendrore.

Lojtarët e Shqipërisë vazhduan të sulmonin portën kundërshtare, nëpërmjet Arbër Hoxhës, ndërsa sa herë që pranonte topin – dyfishohej nga lojtarët serbë.

Në minutën e 40-të, Hoxha lëshoi një goditje të fuqishme, por që u bllokua.

Rey Manaj (45+1′) pati mundësinë e artë ta kalonte Shqipërinë në epërsi nga penalltia e fituar prej Elseid Hysajt, por dështoi.

Shqipëria vazhdoi me dominim deri në fund të minutat e pjesës së parë, por që mbrojta serbe ishte shumë e ngjeshur.

Në pjesën e dytë me gjasë Sylvinho do të inkuadrojë Mirlind Dakun, për t’i dhënë edhe më shumë shpirt fazës së sulmit. /Telegrafi/

The post Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë – Manaj i pafat appeared first on Telegrafi.

❌
❌