Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

6 July 2025 at 18:09

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Nazmi Gripshi po kalon një formë të shkëlqyr dhe vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në Kazakistan, ku me paraqitjet e tij është kthyer shumë shpejt në një ndër idhujt e tifozerisë. Mesfushori shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren 0-2 që Astana arriti […]

The post VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist appeared first on BoldNews.al.

Dy shqiptarë për titullin europian/ Weiper dhe Brajan Gruda, në finalen U21 me Gjermaninë

By: xhir jeta
26 June 2025 at 12:56

Ftesa u është bërë, ndonëse sinqerisht shpresa ka gjithnjë më pak.

Dy lojtarë me origjinë shqiptare, që kërkohen nga trajneri kuqezi Sylvinho, ishin protagonistë të mëdhenj për Gjermaninë në finalen e Kampionatit Europian U21.

Nelson Vajper dhe Brajan Gruda shëuan në gjysmëfinalen e fituar 3-0 ndaj Francës dhe tashmë objektivi i vetëm që mbetet është titulli kontinental.

Vajper, sulmues me nënë shqiptare dhe baba gjerman, ishte titullar dhe realizoi për 1-0 që në minutën e 8-të.

Gjermanët dyfishuan shpejt shifrat kur sulmuesi tjetër, Voltemade, realizoi në 14’.

Vajper u zëvendësua më pas, ndërsa Brajan Gruda hyri në fushë në minutën e 72-të duke lënë shenjën e tij.

Djali i ish-futbollistit të Vllaznisë, Bujar Gruda, vulosi rezultatin në minutën e tretë shtesë të gjysmëfinales.

Në të vërtetë, Franca luftoi fort dhe u përpoq shumë, por gjermanët ishin më të saktë në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Koshices në Sllovaki.

Në finalen e 28 qershorit në Bratislavë, ata do të kenë punë me kampionen në fuqi të Europës, Anglinë.

Shpresat angleze ishin më mirë sesa Holanda dhe fituan 2-1, ndonëse duhet të falenderojnë yllin e ri të Liverpulit, Harvej Eliot.

Njëzetedyvjeçari që ka 4 rrjeta në këtë Europian, shënoi të dy golat për “tre luanët” në minutat 62 e 85.

“Tulipanët” barazuan përkohësisht në 72’ kur Ohio shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes dhe të portierit.

Anglia dhe Gjermania janë nga tri herë kampionë të Europës, pra kush fiton finalen merr titullin e katërt, një më pak sesa Spanja që mban rekordin./abcnews.al

Mesfushori i “harruar” i Sylvinhos, 26-vjeçari shqiptar pranë transferimit tek Anderlecht

By: S SH
20 June 2025 at 19:11

Emri i Lindon Selahit ka dalë sërish në skenë, edhe pse prej vitesh nuk bën pjesë në Kombëtaren shqiptare. Mesfushori kuqezi do të largohet në fund të këtij sezoni nga kampionati kroat.

Kontrata e Lindon Selahit me Rijekën skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet. Mesfushori 26-vjeçar pritet të transferohet në kampionatin belg, tek ish-skuadra e tij.

Skuadra e ardhshme e Lindon Selahit me shumë gjasa do të jetë Anderlecht. Mesfushori shqiptar u largua nga akademia e gjigantit belg kur ishte 17 vjeç dhe tashmë do të rikthehet pas 9 vitesh.

The post Mesfushori i “harruar” i Sylvinhos, 26-vjeçari shqiptar pranë transferimit tek Anderlecht appeared first on Albeu.com.

Sylvinho e la në stol, Nedim Bajrami nis punën në kalçetot e Tetovës

By: S SH
20 June 2025 at 16:58

Nedim Bajrami po i kalon këto ditë pushimi në vendin e tij të lindjes, Tetovë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është shfaqur në një nga fushat sportive/kalçetot e qytetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke u munduar të qëndrojë në formë.

Pavarësisht se luan në nivele të larta, si me Kombëtaren kuqezi apo me Rangers në Skoci, duket se 26-vjeçari nuk e harron të shkuarën. Kjo kalçeto vjen menjëherë pas ndeshjeve me Kombëtaren, përballë Serbisë dhe Letonisë.

Kujtojmë se në të dyja këto sfida, Bajrami u la në stol nga Sylvinho, me këtë të fundit që nuk e preferoi mesfushorin fantazist titullar. Tetovari luajti 28 minuta kundër Serbisë dhe 22 të tjerë përballë Letonisë.

The post Sylvinho e la në stol, Nedim Bajrami nis punën në kalçetot e Tetovës appeared first on Albeu.com.

Sylvinho apo De Biasi? Ja cili i ka statistikat më të mira në 26 ndeshjet e para me Kombëtaren

By: S SH
12 June 2025 at 15:51

Pas çdo epoke të re në Kombëtaren shqiptare të futbollit, një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar punën e trajnerëve është analiza statistikore e 26 ndeshjeve të tyre të para.

Më poshtë, një krahasim mes trajnerëve më të rëndësishëm të viteve të fundit: Gianni De Biasi dhe Sylvinho, shkruan Koha Jone.

Gianni De Biasi (26 ndeshjet e para, periudha 2012–2014)

Sipas statistikave të paraqitura, në 26 ndeshjet e para në krye të Shqipërisë, De Biasi regjistroi:

Fitore: ~10

Barazime: ~5

Humbje: ~11

Përqindje fitoreje: ~38.9%

Në këtë periudhë, mes rezultateve të spikatura ishin fitoret historike në kualifikueset e Botërorit ndaj Qipros dhe Norvegjisë, si dhe fitore ndaj Portugalit në eliminatoret e Euro 2016.

Sylvio “Sylvinho” Mendes (26 ndeshjet e para, prej mars 2023 …)

Në 26 ndeshjet e para, mund të përllogariten ~14 fitore, 6 barazime, ~6 humbje, duke treguar një performancë të qëndrueshme dhe pozitive.

Sylvinho ka regjistruar rezultate pozitive në Nations League dhe ka siguruar kualifikimin për Euro 2024 – një sukses historik për trajnerin brazilian dhe Kombëtaren tonë.

Sylvinho, në 26 ndeshjet e tij të para, ka ritëm fitues dukshëm më të lartë (~54%), me rezultate pozitive në kompeticionet zyrtare.

The post Sylvinho apo De Biasi? Ja cili i ka statistikat më të mira në 26 ndeshjet e para me Kombëtaren appeared first on Albeu.com.

Sylvinho apo De Biasi? Ja kush ka statistikat më të mira në 26 ndeshjet e para me Kombëtaren

By: rozalb
12 June 2025 at 12:33

Pas çdo epoke të re në Kombëtaren shqiptare të futbollit, një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar punën e trajnerëve është analiza statistikore e 26 ndeshjeve të tyre të para. Më poshtë, një krahasim mes trajnerëve më të rëndësishëm të viteve të fundit: Gianni De Biasi dhe Sylvinho. Gianni De Biasi (26 ndeshjet e para, periudha 2012–2014) Sipas statistikave të paraqitura, në 26 ndeshjet e…

Source

Rënie drastike e Shqipërisë në FIFA, Sylvinho rikthen kuqezinjtë në pikën zero

12 June 2025 at 09:58

Kombëtarja shqiptare, nën drejtimin e teknikut Sylvinho, u kualifikua në kampionatin europian “Euro2024”, por që nga ai moment kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë […]

The post Rënie drastike e Shqipërisë në FIFA, Sylvinho rikthen kuqezinjtë në pikën zero appeared first on BoldNews.al.

Rikthim pas në renditje! A po e çon Sylvinho kombëtaren në krizë?

12 June 2025 at 09:34

Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria u kualifikua me spektakël në “Euro2024”, por që nga ai moment fantastik, kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë të “thyenin” ekipe si Letonia, rikthehen sërish dyshimet e forta mbi mënyrën se si po menaxhohet një grup me shumë cilësi.

Në momentin kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë gjeti një përfaqësuese të përçarë, në proces tranzicioni, afroi në përfaqësuese element si Jasir Asani, Mitaj, Daku etj, arriti t’i marrë më të mirën lojtarëve si Asllani, Bajrami etj, por sot historia është ndryshe. Pas “Euro2024”, të gjithë prisnin një ekip më të pjekur, më të fortë, por ndodhi krejtësisht e kundërta, Shqipëria nisi një rënie të lirë, ku fillimisht ra në Ligën C në Ligën e Kombeve, ndërsa po vijon me një fushatë kualifikuesesh në Botëror aspak pozitive, ku në 4 ndeshjet e para ka marrë vetëm 5 pikë. Shumë zhgënjyese 2 barazimet e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, që vendosin menjëherë në pikëpyetje të fortë këtë rrugëtim, për të mos thënë që tani duhet më shumë se një mrekulli.

Kjo paraqitje e dobët e Shqipëria pritet të reflektohet edhe në renditjen mujore të FIFA, ku Shqipëria humbet edhe dy pozicione të tjera, për tu renditur në vendin e 68-të. Edhe në renditjen e FIFA, Sylvinho rikthehet në pikën zero, aty ku e gjeti Shqipërinë, ndërsa maksimumi në drejtimin e tij ka qenë vendi i 59-të.

The post Rikthim pas në renditje! A po e çon Sylvinho kombëtaren në krizë? appeared first on Sot News | Lajme.

Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas

By: armand
11 June 2025 at 22:49

Rezultatet e Shqipërisë që pas kualifikimit në Europian kanë lënë për të dëshiruar dhe pjesëmarrja në Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Botërorit 2026 kanë kthyer përsëri një imazh jo të mirë të kuqezinjve. Paraqitje që reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s, e cila me përditësimet e ndeshjeve të fundit në dritaren e qershorit, regjistron […]

The post Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas appeared first on BoldNews.al.

Artan Hoxha thumbon Sylvinho-n

By: S SH
11 June 2025 at 20:59

Gazetari Artan Hoxha në një postim në Facebook ka thumbuar trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, në lidhje me përzgjedhjet e gabuara në ndeshjet e fundit.

Ja çfarë shkruan Artan Hoxha:

Respekte Silvinjo….
Shumë faleminderit për kualifikimin surprizë, që na dhurove në europianin Gjermani 2024.
Nuk do të harrojmë kurrë për fitoret spektakolare ndaj Polonisë dhe Çekisë në Tiranë.
Por nga aty e mbrapa, na rrëzove nga Liga B në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Shpërdorove një rast të artë për të shkuar në botëror, kur kishe në dispozicion një brez të shkëlqyer futbollistësh.
More vendim të gabuar në ndeshjen historike me Serbinë.
Sot këmbëngule në gabimin tënd deri në marrëzi, pa hequr dorë as në sekondën e fundit të ndeshjes.
Ëndrra e shqiptarëve për botërorin Amerika 2026, mori fund.
Edhe një herë faleminderit për gjithçka na dhe.
Por tani, koha jote mbaroi.
Që të mos harroj.
Në ndeshjen e radhës në “Arenën Kombëtare” me Letoninë, mundësisht çojeni çmimin e biletës në tribunën përballë, jo 150 euro sa ishte bileta me Serbinë, por 200 euro dhe pak e keni.
Tani bëjini “shurrën” biletave super të shtrenjta në “Arenën Kombëtare” dhe futuni luani vetë deri sa të vilet rrushi nga vjeshta e 2026-ës.

The post Artan Hoxha thumbon Sylvinho-n appeared first on Albeu.com.

“Futbolli nuk luhet në letër”, Sylvinho vetëm justifikohet, por vendi i dytë u venit

By: user 2
11 June 2025 at 00:00

“Në 15-20 minutat e parë gabuam pak, nuk ishte sjellja e duhur. Kjo është ndeshje ku duhet bërë mirë që në fillim se ata janë kundërshtar fizik dhe në çdo goditje standarte të vë në vështirësi”. Sylvinho mban diskutimin e përhershëm të skuadrave fizike me të cilat ndeshet Kombëtarja, duke u munduar të gjejë pikë mbështetje për një barazim në Letoni, që ka komplikuar kaq objektivin kualifikim. “Në pjesën e dytë më mirë, merituam më shumë. Por futbolli nuk është kush e meriton apo jo, duhet të përmirësohemi më mirë në 90 minuta. Jo e mirë pjesa e parë, më mirë në të dytën por futbolli nuk të fal”.

Sylvinho e di mirë cfarë pritej nga skuadra në Riga, por mundohet të ngatërrojë me emrat e mëdhenj të futbollit Botëror një situatë krejtësisht të qartë: “Objektivi ishte të fitonim, nëse sheh 90 minutat mendoj se kishim mundësi, merituam diçka më shumë edhe ndaj Serbisë, por në fund kur mbaron gjyqtari. Është një pikë, në letër padyshim duhej fituar, por futbolli pastaj nuk është në letër. Në letër, unë jam brazilian, në letër po nuk bëre shumë në fushë, edhe Brazili, Gjermania e Italia nuk fitojnë”.

Lexo më tej: “Bozhiqi më tha ç’duhet të bëja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e të tjerët

Tekniku brazilian në fund e pranon se nga 1-1 me letonezët kemi dalë të zhgënjyer: “Është një hap mbrapa. Nuk mund të gabosh një minutë, po nuk ia dole, kështu është jeta. Nuk mund të shpërdorosh, unë kërkoj shumë nga vetja, stafi e lojtarët. E them të vërtetën, këtë i thashë në pushim, nuk mund të shpërdrosh, jeta nuk të fal, gabuam. Ndoshta mund të përfundonte 2-1 pjesa e parë për ta, mund të ndodhte, qasja ishte e gabuar, sigurisht”, përfundoi Sylvinho komentin e tij pas ndeshjes.

The post “Futbolli nuk luhet në letër”, Sylvinho vetëm justifikohet, por vendi i dytë u venit appeared first on Lapsi.al.

Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho: Futbolli nuk të fal

By: gaze tare
10 June 2025 at 23:42

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh pas ndeshjes me Letoninë që u mbyll në barazim 1-1 se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë. Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët.

“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Kemi pasur disa goditje këndi. Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Sylvinho.

Trajneri komentoi edhe zëvendësimet që bëri.

“Laçi ishte shumë i lodhur dhe ishte zëvendësimi i parë më i shpejtë sepse kishte harxhuar më shumë energji. Hoxha ishte pak i bllokuar, duke u zëvendësuar me Muçin për t’i dhënë epërsi ekipit duke qenë se luan mes linjave. Dhe më pas ndërrimet e tjera si Bajrami etj. Futbolli është i tillë që mund të luash me tre sulmues dhe nuk fiton, mund të luash edhe me një sulmues dhe fiton”.

“Është mëkat sepse shpërdoruam 45 minuta, por futbolli luhet 90 minuta. Edhe nëse je ekip si Brazili, apo Gjermania, nëse nuk fiton në fushë, pavarësisht se në letër duhet të fitosh, nëse nuk aplikon ato gjëra në fushë, nuk e kap dot objektivin. Sigurisht jemi futur me objektivin për ta fituar ndeshjen”, shtoi trajneri brazilian.

The post Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho: Futbolli nuk të fal appeared first on iconstyle.al.

“45 minuta të shpërdoruara”, Sylvinho pas barazimit me Letoninë: Edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili mund të mos…

By: S SH
10 June 2025 at 23:24

Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga.

Në përfundimin e kësaj përballjeje, trajneri i kuqezinjve Sylvinho doli në prononcim për mediat.

“Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar goxha në qarkullimin e topit. Ndërkohë vlen edhe që jemi përmirësuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Duhet të futemi në fushë me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli është 90 minuta.

Më shumë gabime kemi bërë një pjesën e parë, kemi shpërdoruar shumë. Laçi ishte shumë i lodhur dhe duhej një zëvendësim i detyruar. Futbolli është i tillë ku luan me tre sulmues dhe nuk fiton, luan me një sulmues dhe fiton. Kemi shpërdoruar 45 minuta.

Objektiv vendi i dytë? Nëse teorinë, pra ato në letër nuk i hedh në fushë, edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili, përsëri nuk e kapnim dot objektivin. Por sigurisht që ne u futëm në fushë për fitoren.

Shumë të gabuar në pjesën e parë, në pjesën e dytë ekipi po shtynte para për të shënuar gol. E theksoj se nuk është formacioni, por qasja e lojtarëve që kanë në fushën e lojës.

Qasja ishte e gabuar, pjesa e parë ishte ashtu. Mund të pësonim dhe një gol ku mund të ishim në disavantazh”, u shpreh Sylvinho.

The post “45 minuta të shpërdoruara”, Sylvinho pas barazimit me Letoninë: Edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili mund të mos… appeared first on Albeu.com.

Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho tregon se çfarë nuk shkoi

10 June 2025 at 23:44

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh pas ndeshjes me Letoninë që u mbyll në barazim 1-1 se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë.

Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët.

“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Kemi pasur disa goditje këndi. Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Sylvinho.

Trajneri Sylvino komentoi edhe zëvendësimet që bëri.

“Laçi ishte shumë i lodhur dhe ishte zëvendësimi i parë më i shpejtë sepse kishte harxhuar më shumë energji. Hoxha ishte pak i bllokuar, duke u zëvendësuar me Muçin për t’i dhënë epërsi ekipit duke qenë se luan mes linjave. Dhe më pas ndërrimet e tjera si Bajrami etj. Futbolli është i tillë që mund të luash me tre sulmues dhe nuk fiton, mund të luash edhe me një sulmues dhe fiton”.

“Është mëkat sepse shpërdoruam 45 minuta, por futbolli luhet 90 minuta. Edhe nëse je ekip si Brazili, apo Gjermania, nëse nuk fiton në fushë, pavarësisht se në letër duhet të fitosh, nëse nuk aplikon ato gjëra në fushë, nuk e kap dot objektivin. Sigurisht jemi futur me objektivin për ta fituar ndeshjen”, shtoi trajneri brazilian, sipas të cilit, qasja dhe qëndrimi i lojtarëve në fushë kanë impaktuar rezultatin e kësaj ndeshje./tvklan.al

The post Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho tregon se çfarë nuk shkoi appeared first on Telegrafi.

Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion: Sylvinho ka dilema në sulm

By: user 2
10 June 2025 at 10:41

Letonia pret e freskët Shqipërinë në Riga, duke qenë se pa impenjimin e kuqezinjve nga Tv të shtunën. Në këtë pikë, mes mungesave e lodhjes. Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit në formacionin titullar.

Strakosha rikthen besimin në portë

Performanca e lartë e Thomas Strakoshës ndaj Serbisë ishte një sinjal i qartë për të gjithë: pavarësisht faktit që nuk ka luajtur rregullisht me klubin e tij, ai mbetet një garanci mes shtyllave. Reagimet e shpejta dhe ndërhyrjet vendimtare kanë bindur stafin teknik se portieri është gati dhe, në sfidën ndaj Letonisë, ai pritet të mbrojë portën kuqezi si titullar i padiskutueshëm.

Dilemat në prapavijë: mungesa dhe zgjedhje

Mungesa e liderit të zakonshëm të mbrojtjes, Berat Gjimshiti, e kombinuar me lodhjen fizike të Arlind Ajetit, e detyron teknikun Sylvinho të mendojë për alternativa të reja. Dyshja Marash Kumbulla–Ardian Ismajli duket se është opsioni më logjik, duke qenë se kanë bashkëpunuar më parë me sukses në Ligën e Kombeve. Në krahët e mbrojtjes, Mario Mitaj pritet të ruajë vendin e tij në të majtë, ndërsa në të djathtë mund të shfaqet Ivan Balliu, që kërkon të shfrytëzojë momentin për të rikthyer pozicionin titullar. Sidoqoftë, vështirë se Sylvinho do të ndryshojë tre nga katër mbrojtësit e tij dhe Hysaj pas asaj ndeshje brilante të shtunën do të konfirmohet.

Mesfusha: balancë mes energjisë dhe kreativitetit

Evoluimi i çiftit Asllani–Shehu në mesfushë ka qenë një nga risitë pozitive të ndeshjes së fundit. Trajneri brazilian ka krijuar besim te kjo dyshe dinamike, e cila ka sjellë stabilitet dhe qartësi në ndërtimin e lojës. Nëse Shehu do të jetë në formë të mirë fizike, duke qenë se doli 5 minuta para kohe ndaj Serbisë, ai pritet të jetë sërish në formacion. Sa i përket rolit më ofensiv në mesin e fushës, konkurrenca është mes Qazim Laçit dhe Nedim Bajramit – i pari më i përqendruar në presion, i dyti më krijues në pasimet finale. Zgjedhja do të varet nga qasja taktike që Sylvinho dëshiron ndaj Letonisë.

Sulmi: mungesa, rikthime dhe prova të reja

Në vijën e sulmit, disa vendime mbeten ende pezull. Armando Broja pritet të mbulojë krahun e djathtë, duke sjellë rrezik dhe shpejtësi në tranzicion. Në majë të sulmit, Sylvinho ka dy alternativa të ndryshme: Manaj, me eksperiencën e tij dhe aftësinë për të mbajtur topin, ose Daku, i cili sjell më shumë forcë fizike dhe lëvizshmëri. Kosovari është favorit duke parë gjendjen fizike e mentale jo të mirë të Manaj pas penalltisë së humbur me Serbinë. Në të majtë, dilema është mes Arbër Hoxhës dhe Ernest Muçit – ky i fundit ende nuk ka marrë minutazh në dy ndeshjet e fundit dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë besimin e trajnerit këtë herë.

Në prag të sfidës ndaj Letonisë në Riga, Shqipëria kërkon të ruajë vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe të mbajë gjallë ëndrrën për një kualifikim historik në Botërorin 2026. Kombëtarja ka potencialin dhe grupin për ta arritur këtë objektiv – mbetet vetëm që çdo lojtar të japë maksimumin në fushë.

The post Mbrojtja e ndryshuar, Muçi kërkon një vend në formacion: Sylvinho ka dilema në sulm appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria synon”pushtimin” e Letonisë për herë të parë: vendi i dytë luhet në Riga

By: user 2
10 June 2025 at 10:09

Nuk ka shumë kohë për të humbur, pas barazimit 0-0 me Serbinë, sepse të sonte Shqipëria duhet të luajë me Letoninë. Një kundërshtar gjithashtu shumë i fortë dhe një sfidë po aq vendimtare, në të cilën kuqezinjtë duhet të mbartin vlerat e një sistemi optimal difensiv, duke përmirësuar natyrisht kreativitetin para portës dhe natyrisht… finalizimin.

Një pikë me Serbinë në Tiranë, nuk është rezultati më i mirë, por nuk është as për tu hedhur poshtë, por e bën më të ethshme kërkimin e suksesit në tokën e kundërshtarit që kurrë më parë në histori nuk e kemi mundur e as na ka mundur. Në Riga kuqezinjtë shkojnë me bindjen se janë konfirmuar si një skuadër në kuptimin e plotë të fjalës në ndeshjen me ndjeshmërinë më të madhe që ekziston për Shqipërinë.

Nga duhet rifilluar…

Me vete nga Arena Kombëtare marrim një sjellje difensive praktikisht e pa të metë, me ndonjë neglizhencë të vogël në mënyrë kontroverse nga lojtari ynë më përfaqësues, Gjimishiti, skualifikimin e të cilin, ironikisht, do ta vuajmë më shumë. Pjesa tjetër ishte një shfaqje teorike e vënë në praktikë: me Mitaj e Hysaj që rikuperonin, mbivendoseshin e krijonin depërtime e konkluzione e Ajeti që ruan standardin me fanatizëm, pa zhgënjyer kurrë.

Çfarë duhet përmirësuar?

Natyrisht ka gjëra për të përmirësuar, përndryshe nuk do të ishim duke gjykuar barazimin e kaluar dhe detyrimin e fitores në Letoni, aty ku pragmatizmi duhet të jetë në nivelin më të lartë. Mesfushorët e përmbajtjes nuk është se bënë keq, me kontraste rikuperime dhe qarkullim loje, ajo që ndoshta duhet të rregullojmë është nga lojtarët e substancës, për një lidhje me organike 3/4-sulm, duke ndezuar eksplozivitetin e anësorëve dhe aftësitë e qendërsulmuesit. Emrat për të t’i sistemuar të gjitha këto janë, nga Daku që shtyn për një vend titullari me minutat brilante të luajtura ndaj Serbisë, te Muçi i harruari i Besiktas me këmbë të mira e fantazi fine, ashtu si pas kthesës pret rreziku të mund edhe të prishim mekanizmin e një skuadre funksionale.

Hamletiane, si dilemë: stabilitet apo freski fizike, kundër një Letonie që nuk ka luajtur, ashtu si ne, 72 orë më parë.

The post Shqipëria synon”pushtimin” e Letonisë për herë të parë: vendi i dytë luhet në Riga appeared first on Lapsi.al.

“Jemi këtu për të fituar”/ Përballja me Letoninë, trajneri Sylvinho shpreh “artilerinë” e rëndë: Fitorja detyrim

10 June 2025 at 11:46

Këtë herë diskutimi është ndryshe, kjo pasi Shqipëria zbret në fushën e lojës me stofin e një ekipi favorit, nuk kanë asnjë dyshim për këtë kompanitë e basteve pasi një fitore e mundshëm e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 1,80.

“Është një sfidë e vështirë, por jemi këtu për të fituar”, kështu u shpreh Sylvinho në vigjilje të sfidës me Letoninë, një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim. Objektivi Botëror kalon nga Riga, një transfertë që në letër, nëse i referohemi të shkuarës, është jo pak e vështirë, kjo pasi në 4 përballje nuk kemi fituar asnjë herë.

Sylvinhoi udhëtoi në këtë transfertë pa kapitenin Berat Gjimshiti, i skualifikuar, por mos prezenca e tij nuk pritet të jetë një problem shqetësuar pasi Ismajli dhe Kumbulla ofrojnë garanci. Trajneri i Shqipërisë nuk ka pasur shumë kohë të punojë me grupin, por kjo është një ndeshje që është përgatitur prej kohësh.

Sigurisht, pas Serbisë, Sylvinho ka dhe një ide më të qartë mbi formën e grupit, ajo ishte një ndeshje ku kuqezinjtë zhvilluan një 90-minutësh thuajse perfekt, për këtë arsye nuk priten ndryshime të mëdha.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka një balotazh mes Hysajt dhe Balliut, me këtë të fundit që po projektohet si titullar pasi kjo është një ndeshje ku Shqipëria do të shoh më shumë drejt sulmit.

Sylvinho pritet të sakrifikojë një nga tre mesfushorët e tij, me shumë mundësi Laçin për t’i dhënë ekipit më tipare sulmuese ku Bajrami projektohet nga minuta e parë në rolin e fantazistit. Dilemë më vete mbetet edhe qendra e sulmit, por trajneri beson shumë tek Rey Manaj, i mbështetur nga dyshja Arbër Hoxha, Armando Broja në krah.

The post “Jemi këtu për të fituar”/ Përballja me Letoninë, trajneri Sylvinho shpreh “artilerinë” e rëndë: Fitorja detyrim appeared first on Sot News | Lajme.

Për fitore në Letoni/ Trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion

By: xhir jeta
10 June 2025 at 11:43

Jo më kot thuhet se është më e rëndësishme sesa ajo e së shtunës.

Kombëtarja luan sonte në Letoni, në 20:45, sfidën e radhës të eliminatoreve të Kupës së Botës dhe objektivi i vetëm është fitorja.

Nëse dëshirojmë të arrijmë vendin e dytë në grup dhe të shkojmë në plej of, nuk mund të ketë hap fals.

Trajneri Silvinjo pritet të bëjë ndryshime në formacion, pas shpenzimit tepër të madh të energjive në duelin ndaj Serbisë, dhe për shkak të pezullimit të kapitenit Berat Gjimshiti.

Në portë mbetet Strakosha, ndërsa në qendër të mbrojtjes mund të jetë dyshja Ismajli-Kumbulla, që nuk ishin në fushë ndaj serbëve.

Natyrisht, alternativë është Adrian Bajrami i Benfikës, që herën e fundit mbeti në tribunë.

Në krah nuk ka dyshime për Mitajn, por tekniku brazilian duhet të mendohet nëse Hysaj mund të ketë sërish forca, apo më mirë të luajë Balliu.

Shehu dhe Asllani mbijetojnë, po ashtu si Broja, ndërsa ka dyshime nëse do të luhet me Hoxhën e Laçin siç ndodhi të shtunën, apo me Muçin e Bajramin.

Në sulm është dilema e fundit, me Manajn jo pak të lodhur, por që duket se pëlqehet nga Silvinjo për shkak të lëvizshmërisë së tij në fushë.

Alternativë është padyshim Mirlind Daku që pati pak minuta të shtunën.

Shqipëria ka 4 pikë në grupin tonë eliminator pas 3 ndeshjeve, me humbje në Angli, fitore në Tiranë kundër Andorrës dhe barazim po në kryeqytet ndaj Serbisë.

Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan”

By: user 2
9 June 2025 at 17:12

“Futbolli ka presion dhe kur punohet me Kombëtaren edhe më shumë. Ne kemi bërë 3 ndeshje, mungojnë edhe 5, koha po kalon, nuk ka kohë, për ne dhe ata. Duhet të marrim sa më shumë pikë dhe ata mendojnë njëlloj, edhe për ata është ndeshje shumë e rëndësishme. A është vendimtare? Ndoshta po, ndoshta jo, por është shumë e rëndësishme për ne dhe ata”. Sylvinho bën enigmatikun në konferencën për shtyp të vigjiljes së ndeshjes së fundit të qershorit për kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Letonisë. Tekniku Brazilian nuk zbulon asgjë nga formacioni, duke u munduar vetëm të bëhet barrierë para Manajt.

Në mbrojtje të Manajt

Sulmuesi është vënë në qendër të kritikave, e bashkë me të edhe braziliani që e lejoi të godiste penalltinë, më pas të humbur me Serbinë, përpara Asllanit: “Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stërviten i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është e imja”.

Lexo më tej: “Duhet të lë veten mënjanë”: Asllani provon të bëhet lider e sfidon Letoninë

Për kundërshtarin, konsiderata është pothuaj e zakonshme me atë që Sylvinho bën para çdo ndeshje: “Sa i përket Letonisë, është një skuadër fizikisht shumë e fortë, ka lojtarë që kanë centimetra, vrapojnë mirë. Lojtarët e dinë, mund të luajë me disa sisteme me 3 në qendër. Të shohim. Është trajner shumë i mirë Nicolato, një italian dhe bën gjithçka me kodifikim, është e organizuar në fushë në të dy fazat, ka lojtarë të rëndësishëm. Në të majtën me 2-3 lojtarë mëngjërashë që të vënë në vështirësi, fizike dhe taktike”.

Kapiteni nuk ende një emër…

Asnjë informacion mbi kuqezinjtë, madje as për lojtarin që do të jetë kapiten, me Gjimshitin të skualifikuar. E kjo në vetvete është risi: “Kapiteni? Varet. Nëse luan një lojtar është ai, nëse jo, është një tjetër, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e përsërit që e dyta është e vështirë, nuk është e drejtë se nuk mund të vendosësh në kushte optimale një lojtar pas 2 ditësh e gjysmë. Ndaj nuk mund të përgjigjem – tha Sylvinho, duke shtuar -. Adrian Bajrami, ka bërë gjithë ciklin me të rinjtë te ne, kombëtaret e moshave. Mëngjarash, po bën këtë sezon te Benfika me ekipin e parë, ka luajtur pak, por po luan nga pak. Mendoj në të ardhmen të provoj atë, kështu është e ardhmja, mund të vijë shpejt. Por nesër është mes 23 lojtarëve që kemi për ndeshjen”.

The post Sylvinho enigmatik! Nga Manaj te Bajrami, nuk tregon as kapitenin: “Varet kush luan” appeared first on Lapsi.al.

“Tifozët kuptojnë më shumë se Sylvinho”, legjenda Vasil Ruci kritikon trajnerin

By: Besnik
9 June 2025 at 18:04

Në një lidhje live për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”, legjenda e futbollit shqiptar, Vasil Ruci, komentoi barazimin e Kombëtares me Serbinë.

Ai kritikoi trajnerin Sylvinho, duke theksuar se tifozët janë më inteligjentë se ai ndërsa përmendi një moment të veçantë nga ndeshja, ku tifozët u ngritën në këmbë duke kërkuar aktivizimin e Mirlind Dakut.

Sipas tij më pas trajneri vendosi ta hedhë në fushë dhe Ruci  e krahasoi këtë me një situatë të ngjashme që ndodhi edhe në Europianin e Gjermanisë me Armando Brojën.

“Brojën, lojtarin tonë më të mirë, e aktivizojmë në një vend që të shërbejë për ekipin dhe nuk i marrim maksimumin. Unë një pyetje kam: ne themi që kemi brezin më të mirë të lojtarëve te Shqipëria, po ky Silvinjo, është trajner më i mirë se Shqipëria, njësoj si Shqipëria apo më keq se Shqipëria? U ngrit gjithë stadiumi në këmbë dhe thërriste: ‘Daku, Daku’. Dhe në Europian, u ngrit stadiumi në këmbë dhe tha: ‘Broja, Broja’, u ngrit Silvinjo dhe futi Brojën. Nëse tifozët janë më inteligjentë se Silvinjo, kuptojnë më shumë se ai, atëherë nuk ke se çfarë të thuash”, tha Vasil Ruci.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tifozët kuptojnë më shumë se Sylvinho”, legjenda Vasil Ruci kritikon trajnerin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌