Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni.

Gjatë vizitës së tij, Hasani ka vizituar edhe kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Një ditë më parë Hasani u mirëprit nga ministrja e Jashtme, Baiba Braze, ku u diskutua për mundësitë konkrete për bashkëpunim më të ngushtë në fusha si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

Hasani, vizitë në kontingjentin e FA në Kampin Adazi
1 nga 26

/m.q//a.f//r.e/

The post Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani në Letoni: Bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ndodhet sot për vizitë zyrtare në Riga, Letoni.

Ministri Hasani u mirëprit nga homologia e tij Baiba Braze.

“Vizitë zyrtare në Riga, Letoni – falënderues për mikpritjen e ngrohtë të Ministres së Jashtme, znj. Baiba Braže, dhe për përkushtimin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

Hasani nënvizoi se gjatë takimit diskutuan “për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë – nga tregtia dhe inovacioni, te tranzicioni energjetik, siguria kibernetike dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve tanë”.

“Shqipëria dhe Letonia ndajnë të njëjtat vlera, qëndrojnë krah për krah në NATO dhe mbështetja e Letonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian është e çmuar”, u shpreh Hasani.

/m.q/j.p/

The post Hasani në Letoni: Bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RIGË – Letonia zgjat regjimin e përforcuar të mbikëqyrjes kufitare

25 June 2025 at 19:32

RIGË, 25 qershor /ATSH-DPA/- Letonia do të zgjasë mbrojtjen e shtuar të kufirit të saj me Bjellorusinë fqinje deri në fund të vitit për arsye sigurie.

Ministria e Brendshme tha sot se vendimi u nxit nga numri i vazhdueshëm joproporcional i përpjekjeve të kalimeve të paligjshme të kufirit.

Sipas deklaratës, më shumë se 5 500 emigrantë janë penguar të kalojnë kufirin nga vendi fqinj – në shtetin anëtar të BE-së dhe NATO-s, këtë vit.

“Kjo do të thotë se presioni mbi kufirin e jashtëm të BE-së mbetet i lartë”, thuhet në deklaratë.

Rregullorja speciale, e cila ishte zgjatur disa herë dhe pritej të përfundonte në fund të muajit, tani do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2025.

Kjo u jep rojeve kufitare letoneze kompetenca të mëtejshme në gjashtë zona në lindje të shtetit baltik.

Në të njëjtën kohë, puna në infrastrukturën kufitare do të vazhdojë. Letonia ndan një kufi me aleatin e ngushtë të Rusisë, Bjellorusinë, në lindje, që shtrihet në rreth 172 kilometra.

Letonia, së bashku me Poloninë dhe Lituaninë, akuzon udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko për organizimin e dërgimit të emigrantëve në kufirin e jashtëm të BE-së me qëllim destabilizimin e bllokut dhe minimin e sigurisë.

Qeveria në Rigë ka ngritur një gardh përgjatë kufirit me Bjellorusinë, i cili është dëmtuar vazhdimisht gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin ilegalisht.

Ministria e Brendshme tha se infrastrukturë shtesë do të instalohet përgjatë kufirit deri në fund të vitit 2026. //a.i/

The post RIGË – Letonia zgjat regjimin e përforcuar të mbikëqyrjes kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Letonia kthehet në “makth” për Kombëtaren shqiptare, asnjë fitore në 6 ndeshje

By: S SH
11 June 2025 at 00:01

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.

Një rezultat negativ për Kombëtaren tonë, të cilës i vështirësohet shumë rrugëtimi drejt Botërorit.

Por, ky është edhe një rezultat historik, pasi barazojmë për herë të 6-të kundër Letonisë.

Në 6 ndeshje ndeshje përballë letonezëve, kuqezinjtë tanë kanë barazuar në të gjashta.

Asnjë fitore përballë Letonisë, edhe pse mundësitë sonte në Riga ishin mjaft konkrete.

The post Letonia kthehet në “makth” për Kombëtaren shqiptare, asnjë fitore në 6 ndeshje appeared first on Albeu.com.

Ndeshja/ Barazim zhgënjyes, Shqipëria ndalet nga Letonia

By: gaze tare
10 June 2025 at 22:59

Zhgënjen Shqipëria, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se sa barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, duke humbur 2 pikë tepër të vlefshme, e duke na larguar ndjeshëm nga ëndrra e quajtur “Botëror”.

Ndeshja nisi mirë për ekipin tonë kuqezi që menjëherë krijoi volum loje dhe ishte në kontroll të topit. Megjithatë do të vinte minuta e 21 kur pas një ndërhyrje të lehtë nga prapa të Kumbullës ndaj sulmuesit kryesor Gutkovskis, gjyqtari turk Meler akordoi penallti për vendasit.

Shqipëria ruan vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Serbia e Letonia, por me dy ndeshje më shumë se serbët, teksa takimi i radhës do të jetë ai i 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë.

The post Ndeshja/ Barazim zhgënjyes, Shqipëria ndalet nga Letonia appeared first on iconstyle.al.

“Buzhiqi më tha të qëndroja në mes te penalltia”, Strakosha: E kemi të vështirë të shënojmë

By: S SH
10 June 2025 at 23:11

Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, Thomas Strakosha doli në prononcim për mediat.

“Kemi humbur dy pikë nuk jam shumë i lumtur. Çunat kanë luftuar dhe gjynah. Asnjë nuk e shpjegon dot ecurinë e lojës sonë sonte.

Buzhiqi? Më tha mendimin që kishte dhe pastaj ndodhi pritja e penalltisë, më tha të qëndroja në vend të mos hidhesha.

Kemi treguar që në shumë ndeshje kemi ndenjur shumë mbrapa, e kemi të vështirë të shënojmë gol”, u shpreh Strakosha.

The post “Buzhiqi më tha të qëndroja në mes te penalltia”, Strakosha: E kemi të vështirë të shënojmë appeared first on Albeu.com.

Barazimi me Letoninë, Silvinjo: Futbolli nuk të fal, shpërdoruam 45 minuta

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Shqipëria barazoi mbrëmjen e sotme 1-1 ndaj Letonisë në “Skonto Stadium” në Riga.

Trajneri i Kombëtares Silvinjo u shpreh pas ndeshjes se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë, duke shpërdoruar 45 minuta.

Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët.

“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit. Kemi pasur disa goditje këndi. Përmirësuam në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet të futemi në fushë me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Silvinjo.

Trajneri komentoi edhe zëvendësimet që bëri. “Laçi ishte shumë i lodhur dhe ishte zëvendësimi i parë më i shpejtë sepse kishte harxhuar më shumë energji. Hoxha ishte pak i bllokuar, duke u zëvendësuar me Muçin për t’i dhënë epërsi ekipit duke qenë se luan mes linjave. Dhe më pas ndërrimet e tjera si Bajrami etj. Futbolli është i tillë që mund të luash me tre sulmues dhe nuk fiton, mund të luash edhe me një sulmues dhe fiton”, tha Silvinjo.

“Është mëkat sepse shpërdoruam 45 minuta, por futbolli luhet 90 minuta. Edhe nëse je ekip si Brazili, apo Gjermania, nëse nuk fiton në fushë, pavarësisht se në letër duhet të fitosh, nëse nuk aplikon ato gjëra në fushë, nuk e kap dot objektivin. Sigurisht jemi futur me objektivin për ta fituar ndeshjen”, shtoi trajneri brazilian.

/gj.m/

The post Barazimi me Letoninë, Silvinjo: Futbolli nuk të fal, shpërdoruam 45 minuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Taulant Balla shpik një vizitë në Letoni për të parë kombëtaren

By: user 6
10 June 2025 at 20:46

Sa herë që kombëtarja shqiptare e futbollit ka ndeshje jashtë vendit, nuk mungon në stadium ministri i shtetit për Diasporën Taulant Balla. Për të justifikuar këtë, ai gjen dikë për ta pritur dhe për të bërë disa foto sa për të thënë se punët e shtetit janë të parat.

Madje, gjatë Kampionatit Europian të 2024-ës të zhvilluar në Gjermani, ai gjente edhe zyrtarë të nivleve të ulëta për të bërë takime.

LEXO EDHE: Dy bileta për Hamburg/ Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani

E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë të martë. Kombëtarja shqiptare luan në Riga të Letonisë. Balla u shfaq që të hënën atje duke takuar forcat shqiptare që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s.

Më pas ai pati një takim me dikë në ministrinë e jashtme për të cilin nuk ka më shumë detaje në Facebook.

Një orë përpara ndeshjes Balla ishte në stadium (foto kryesore) në një udhëtim me paratë e shtetit. ©LAPSI.al

The post FOTO/ Taulant Balla shpik një vizitë në Letoni për të parë kombëtaren appeared first on Lapsi.al.

VIDEO / Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë, shumë punë në 45 minutat e dytë

By: S SH
10 June 2025 at 21:41

Shqipëria ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi me barazim (1-1) përballë Letonisë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Shpresojmë që në 45 minutat e dytë ta rikthejmë epërsinë dhe t’i marrim pikët e plota.

The post VIDEO / Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë, shumë punë në 45 minutat e dytë appeared first on Albeu.com.

“Botërori 2026”, luhet pjesa e dytë, Letoni – Shqipëri 1-1

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Ka nisur sfida e mbrëmjes së sotme mes Kombëtares shqiptare të futbollit dhe Letonisë në “Skonto Stadium” në Riga ndaj Letonisë.

Kjo është ndeshja e katërt në Grupin K kualifikues të “Botërorit 2026”.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo rreshtoi mbrëmjen e sotme në fushën e lojës formacionin 4-3-3.

Në portë portieri Strakosha. Në krahun e djathtë të mbrojtjes Hysaj në qendër Ismajli dhe Kumbulla, ndërsa Mitaj në të majtë; në mesfushë  Asllani, Shehu dhe Bajrami Në sulm Hoxha dhe Broja nga krahët, ndërsa në qendër Manaj.

UEFA ia ka besuar këtë takim arbitrave nga Turqia dhe Gjermania. Kryesor do jetë turku Umut Meler, me ndihmësa bashkëkombasit Kerem Ersoy, Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Oguzhan Çakir. Në sistemin VAR do jenë gjermanët Harms Hormers, me ndihmës Daniel Schlager.

Në minutën e 2-të erdhi rast i parë i rrezikshëm për Letoninë, por Strakosha devijoi në këndore.

Në minutën e 5-të erdhi përgjigja e Kombëtares, teksa Broja lëvizi bukur nga e djathta dhe provoi me një top në zonë, por largoi mbrojtja kundërshtare.

Në minutën e 7-të Cernomordijs rrezikoi autogolin për Letoninë. Mbrojtësi devijoi me kokë një top të gjatë nga Asllani, por për fatin e tij, topi shkoi në këndore.

Pesë minuta më pas Broja ushtroi presing në afërsi të zonës. Sulmuesi rrëmbeu topin dhe pasoi për Laçin, por gjuajtja e këtij të fundit u devijua dhe nuk shkoi në portë.

Në minutën e 18-të, pas një gabimi në prapavijën e Shqipërisë arbitri turk dha penallti për Letoninë, pas një faulli të Kumbullës ndaj Gutkovskis. Por Strakosha bëri mrekullinë duke pritur gjuajtjen e lojtarit letonez Ikaunieks.

Në minutën e 29-të zhbllokohet sfida. Kuqezinjtë kalojnë në avantazh. Pas një rrëmuje në zonë, përfiton Rey Manaj, i cili e dërgon në rrjetë.

Në minutën e 36-të Kombëtarja ishte pranë golit të dytë. Asllani provoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e cila shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 49-të barazohen shifrat në 1-1. Letonia shënon me anë të kapitenit Cernomodrijs. Gjuajtja me kokë e mbrojtësit, nuk ndalet dot nga Strakosha.

Tre minuta më pas pati një mundësi shumë të mirë për Qazim Laçin. Mesfushori u rrotullua në zonë dhe lëshoi një gjuajtje me të majtën, por u ndal nga Balodis.

Grupin K kualifikues e kryeson Anglia me nëntë pikë të plota pas tre takimeve të luajtura.

Shqipëria me katër pikë mban vendin e dytë (humbje në Angli, fitore në Tiranë kundër Andorrës dhe barazim po në Tiranë kundër Serbisë).

Letonia me dy ndeshje të luajtura mban vendin e tretë me tre pikë.

Më pas Serbia me një pikë pas vetëm një ndeshje të luajtur dhe në fund Andorra me zero pikë pas tre ndeshjeve të luajtura.

Ndeshja e tjetër e mbrëmjes së sotme në grupin K është Serbi – Andorra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Letonia: Zviedris, Jaunzems, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks, Saveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ilaunieks, Gutkovskis.

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

/gj.m//j.p/

The post “Botërori 2026”, luhet pjesa e dytë, Letoni – Shqipëri 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Letonia barazon ndaj Shqipërisë, mbyllet 1-1 pjesa e parë 

10 June 2025 at 21:45

Pjesa e parë e ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, është mbyllur në barazim 1-1.

Shqipëria kaloi e para në avantazh në minutën e 29-të me Rey Manaj, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Letonisë dhe shtyu topin në rrjetë.

Më herët, në minutën e 20-të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj Ikaunieks, duke mbajtur të paprekur portën e kuqezinjve në atë moment.

Letonia arriti të barazojë në fundin e pjesës së parë me Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

The post Letonia barazon ndaj Shqipërisë, mbyllet 1-1 pjesa e parë  appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Cernomordijs shënon autogol

10 June 2025 at 21:19

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Letonisë që po zhvillohet në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Avantazhi i kuqezinjve erdhi pas një autogoli të Cernomordijs, i cili devijoi topin në rrjetën e tij pas një aksioni në zonë.

Më herët, në minutën e 20-të, Thomas Strakosha u bë protagonist duke pritur një penallti të Ikaunieks, pas një faulli të Kumbullës ndaj Gutkovskis.

Aktualisht, Shqipëria kryeson me rezultatin 1-0.

The post Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Cernomordijs shënon autogol appeared first on Sot News | Lajme.

Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

10 June 2025 at 21:13

Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në minutën e 20-të të sfidës kundër Letonisë, duke pritur një penallti të ekzekutuar nga Ikaunieks.

Porta e Kombëtares shqiptare mbetet e paprekur falë ndërhyrjes së shkëlqyer të gardianit kuqezi.

Penalltia u akordua nga arbitri pas një faulli të Kumbullës ndaj Gutkovskis në zonë.

Aktualisht, ndeshja që po luhet në Riga vazhdon me rezultatin e barabartë 0-0.

The post Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Tifozët thirrje për Kombëtaren, mbështetja e kuqezinjve nuk mungon as në Letoni

10 June 2025 at 21:10

Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen e katërt në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, këtë herë në transfertë ndaj Letonisë.

Atmosfera në stadiumin e Rigës është mjaft e zjarrtë, me praninë dhe mbështetjen e fortë të tifozëve kuqezi që nuk kanë munguar. Pas himneve zyrtare, stadiumi jehoi nga thirrjet e shqiptarëve për Kombëtaren.

Shqipëria synon të rikthehet te fitorja pas barazimit 0-0 me Serbinë, duke kërkuar të forcojë pozitat në grup. Pas tre ndeshjeve të para, skuadra e trajnerit Silvinjo ka arritur të grumbullojë 4 pikë.

The post VIDEO/ Tifozët thirrje për Kombëtaren, mbështetja e kuqezinjve nuk mungon as në Letoni appeared first on Sot News | Lajme.

LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të fitores

10 June 2025 at 20:54

Kombëtarja shqiptare po luan sot në Riga ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, përballë Letonisë.

Kuqezinjtë vijnë pas barazimit pa gola kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të ruajtur vendin e dytë në grup.

Ndryshimet kryesore në formacion vijnë nga reparti i mbrojtjes, ku Ismajli dhe Kumbulla zëvendësojnë Gjimshitin dhe Ajetin, ndërsa Balliu e nis titullar në vend të Hysajt. Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar nga ndeshja me Serbinë. Shiriti i kapitenit këtë herë do të jetë në krahun e sulmuesit Rey Manaj, i cili në sfidën e fundit humbi një penallti.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri turk Umut Meler, i ndihmuar nga Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan në vijat anësore. Gjyqtari i katërt do të jetë Oguzhan Çakir, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë gjermanët Harm Osmers dhe Daniel Schlager.

The post LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të fitores appeared first on Sot News | Lajme.

Paqe në Riga/ Letoni 1-1 Shqipëri në 45 minutat e para

By: Re Nato
10 June 2025 at 21:42

Mbyllet në paqe pjesa e parë në Riga, ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë, me rezultatin 1-1.

Letonia barazoi në fund të pjesës së parë.

Vendasit realizuan me anë të Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.

Shqipëria kaloi në avantazh, në minutën e 29-të, me Rey Manaj i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e letonezëve.

Më herët, në minutën e 20-të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj lojtarit të Letonisë, Ikaunieks./abcnews.al

Barazon Letonia, vendasit shënojnë në fund të pjesës së parë

By: Re Nato
10 June 2025 at 21:34

Letonia ka barazuar në ndeshjen ndaj Shqipërisë, në fund të pjesës së parë.

Vendasit realizuan me anë të Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.

Shqipëria kaloi në avantazh, në minutën e 29-të, me Rey Manaj i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e letonezëve.

Më herët, në minutën e 20-të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj lojtarit të Letonisë, Ikaunieks./abcnews.al

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

By: Re Nato
10 June 2025 at 21:13

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Letonisë në minutën e 29-të.

Ishte Rey Manaj i cili përfitoi nga një rrëmujë brenda zonës, dhe kaloi në epërsi kuqezinjtë.

Më herët, në minutën e 20-të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj lojtarit të Letonisë, Ikaunieks.

Arbitri akordoi 11 metërsh për faull të Kumbullës ndaj Gutkovskis./abcnews.al

Strakosha hero/ Portieri pret penalltinë e letonezëve, ndeshja vijon në barazim

By: Re Nato
10 June 2025 at 21:06

Thomas Strakosha ka pritur penallti në minutën e 20-të ndaj lojtarit të Letonisë, Ikaunieks.

Porta e kuqezinjve ka mbetur e paprekur pas pritjes së gardianit shqiptar.

Arbitri akordoi 11 metërsh për faull të Kumbullës ndaj Gutkovskis.

Ndeshja e cila luhet në Riga, vijon të jetë në barazim 0-0./abcnews.al

VIDEO/ Zhgënjim në Letoni, Kombëtarja nuk shkon më shumë se barazimi 1-1

By: Besnik
10 June 2025 at 21:19

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një paraqitje zhgënjyese në përballjen ndaj Letonisë, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, rezultat që venit dukshëm shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Takimi nisi me ritëm të lartë, dhe momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 18-të, kur gjyqtari turk akordoi një penallti për vendasit, pas një kontakti të Marash Kumbullës me një lojtar letonez që po avanconte drejt portës me topin në zotërim.

Në portë, Thomas Strakosha u shfaq vendimtar dhe hero i vërtetë, duke pritur goditjen nga pika e bardhë dhe duke mbajtur të paprekur rrjetën.

Në minutën e 29-të, Shqipëria kaloi në avantazh me anë të një autogoli ku pas një krosimi nga e djathta të Hoxhës ku topi u devijua fillimisht nga Rey Manaj, më pas u përplas te një futbollisti letonez Cernomordijs dhe përfundoi në rrjetë.

Megjithatë, gëzimi i kuqezinjve zgjati deri në fund të pjesës së parë pasi në minutat shtesë të saj, Letonia barazoi rezultatin pas një krosimi në zonë, ku ishte përsëri Cernomordijs i cili u lirua nga mbulimi dhe goditi me kokë duke mposhtur Strakoshën.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati. Loja u karakterizua nga pasaktësi dhe mungesë ideje në ndërtim, ndërsa përpjekjet për të rimarrë epërsinë mbetën të vakëta.

Takimi për Grupin K të kualifikueseve të Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” u mbyll me rezultatin 1-1, duke e mbajtur Shqipërinë ende në vendin e dytë të renditjes, por me shpresa të reduktuara për një kualifikim të mundshëm, pasi Serbia ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Penalltia e pritur nga Strakosha

Goli i parë i shënuar nga Kombëtarja jonë

Goli i barazimit të Letonisë 

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Zhgënjim në Letoni, Kombëtarja nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 appeared first on Euronews Albania.

❌
❌