Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

6 July 2025 at 18:09

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Nazmi Gripshi po kalon një formë të shkëlqyr dhe vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në Kazakistan, ku me paraqitjet e tij është kthyer shumë shpejt në një ndër idhujt e tifozerisë. Mesfushori shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren 0-2 që Astana arriti […]

The post VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

28 June 2025 at 14:49

Jasir Asani po tregon një formë spektakolare në javët e fundit në Korenë e Jugut, ku duket se mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni nuk e kanë shpërqëndruar nga fusha e lojës. Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Gwangju FC ka arritur të […]

The post VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

By: V K
28 June 2025 at 15:25

Jasir Asani, po tregon një formë spektakolare në javët e fundit në Korenë e Jugut, ku duket se mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni, nuk e kanë shpërqëndruar nga fusha e lojës.

Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Gwangju FC, ka arritur të marrë në transfertë përballë Anyang, sfidë e vlefshme për javën e 21 të kampionatit.

Fillimisht, në minutën e 12′ të takimit, Asani asistoi për shokun e ekipit, pas një driblimi fantastik, duke u futur në zonë.

Më pas, në minutën e ’38 ishte radha që të shënonte vetë gol dhe të vuloste fitoren për ekipin e tij.

Edhe të dielën e kaluar, në ndeshjen që Gwangju FC luajti përballë pretendentëve për titull të Daejeon, Jasir Asani shkëlqeu me një gol dhe një asiste, teksa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Ky ishte goli i 6-të në këtë sezon për Asanin, i cili ka luajtur në 17 ndeshje me fanellën e klubit të tij, ku mbetet një nga lojtarët më vendimtare në fazën ofensive të skuadrës që ka shënuar vetëm 20 gola deri tani.

 

The post VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Gripshi i jep fitoren Astanës përballë rivalit direkt dhe e mban në krye të renditjes

22 June 2025 at 19:37

Nazmi Gripshi vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në Kazakistan, ku me paraqitjet e tij është kthyer shumë shpejt në një ndër idhujt e tifozerisë. Gripshi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, teksa sot goli i tij kishte vlerën e tre pikëve […]

The post VIDEO/ Gripshi i jep fitoren Astanës përballë rivalit direkt dhe e mban në krye të renditjes appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin

22 June 2025 at 16:27

Mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni, duket se nuk e kanë shpërqëndruar Jasir Asanin nga fusha e lojës. Në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Gwangju FC luajti përballë pretendentëve për titull të Daejeon, Jasir Asani shkëlqeu me një gol dhe një asiste, teksa ndeshja i […]

The post VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin appeared first on BoldNews.al.

Gol spektakolar nga Messi në Botrorin e Klubeve, humbet PSG

By: fra nc
20 June 2025 at 10:25

Inter Miami ka marrë fitoren e parë në Kupën e Botës, aty ku heroi ishte legjenda argjentinase Lionel Messi, ndonëse në moshën 37-vjeçare. Klubi amerikan mposhti Porton me përmbysje në shifrat 2-1, ku në total numëron 4 pikë në dy sfida të luajtura dhe i ka të gjitha mundësitë për të kaluar më tej. Në fraksionin e parë ishte portugezët që gjetën golin me sulmuesin Samu nga pika e bardhë e penalltisë. Në të dytin, amerikanët luajtën më mirë ku Segovia riktheu barazpeshën.

Një goditje dënimi do të shndërrohej në gol nga Messi pas një ekzekutimi në perfeksion, me Miamin që merr fitoren 2-1 dhe e sheh veten në vendin e dytë në grup pas Palmeiras dhe me gjasat për avancim më tej.

PSG ishte cudia e radhës në Botëror, me kampionët e Evropës që u mposhtën minimalisht nga Botafogo. Skuadra e Luis Enrique u paraqit me disa ndryshime në formacion dhe me dominim në lojë, por pa mundur të marrë rezultat pozitiv. Një gol i Igor Jesus që në pjesën e parë i dha fitoren ekipit nga Brazili. Në të njëjtin grup Atletico e MAdridit mori fitore në shifrat 3-1 ndaj një kudnërshtari si Seattle Sounders me dopietën e Barrios dhe golin e Witsel, për kundërshtarin Rusnak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gol spektakolar nga Messi në Botrorin e Klubeve, humbet PSG appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ I “harruar” nga Sylvinho, Gripshi realizon sërish super gol me Astanën dhe kryeson kampionatin

15 June 2025 at 18:35

Nazmi Gripshi vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në Kazakistan, ku me paraqitjet e tij është kthyer shumë shpejt në një ndër idhujt e tifozerisë. Mesfushori ka realizuar sot një gol spektakolar në fitoren 5-2 që ekipi i tij arriti në shtëpi përballë ndaj Okzhtepes. Gripshi realizoi golin e dytë […]

The post VIDEO/ I “harruar” nga Sylvinho, Gripshi realizon sërish super gol me Astanën dhe kryeson kampionatin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

18 May 2025 at 22:46

Një mbrëmje magjike mund të konsiderohet e sotme për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili ka shënuar ndoshta golin më të bukur në karrier. Në ndeshjen e javës së 37-të të Serie A, ai kaloi ekipin e Leçes në avantazh në takimin përballë Torinos, teksa mesfushori shqiptar u aktivizua në fundin e pjesës […]

The post VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes appeared first on BoldNews.al.

Asllani prish “agjerimin”/ Mesfushori kishte mbi një vit pa gol në Serinë A

By: xhir jeta
5 May 2025 at 12:36

E pamundur që një moment i vetëm të ndryshojë një sezon. Kristian Asllani sërish mbetet me valixhet gjysmë të hapura tek Interi, por gjithsesi, më në fund për shqiptarin erdhi një ditë vërtet e bardhë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e tregoi veten lojtar të denjë për Serinë A, në të cilën jo gjithmonë ka pasur mundësi të luajë minutazhin që dëshiron. Për më tepër, prishi “agjërimin” e golit, pasi kishte më shumë se një vit pa shënuar në Serinë A.

Për herë të fundit, 23-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës në kampionat, në 3 prill 2024, kur realizoi mjaft bukur në portën e Xhenoas, gjithnjë në “San Siro”. Duket se tempulli I futbollit milanez I sjell fat, sepse pikërisht në këtë stadium ka shënuar të gjithë golat e tij në Itali, në futbollin profesionist të të rriturve.

E bëri edhe në Kupën e Italisë këtë edicion, madje direkt nga goditja e këndit kundër Udinezes, dhe gjithashtu në “San Siro” realizoi për Empolin pikërisht kundër Interit. Fitorja ndaj Veronës këtë fundjavë ishte e rëndësishme sepse mban gjallë shanset për titull, ndërsa Asllani nuk foli për vete.

“Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim, sepse e dimë sesa e rëndësishme është sfida e së martës. Kur fiton, je më I sigurt, ndaj jemi të kënaqur për këtë fitore, dhe duhet ta përgatisim mirë ndeshjen e së martës. Ne jemi mësuar të luajmë çdo dy apo tri ditë. Më parë menduam për Veronën, dhe tani për Barcelonën. Besoj se tifozët do të na ndihmojnë si në ndeshjen ndaj Bajernit, ndaj I presim në stadium dhe jemi të sigurt se ata do të jenë lojtari ynë I 12-të”.

“Eurosporti” vlerëson guximin për të marrë përsipër 11-metërshin dhe mënyrën sesi e ekzekutoi, ndërsa thekson se ky ishte goli i tij i dytë sezonal. E njëjta notë, 6.5, iu dha edhe nga “Skaj Sporti”, madje media e njohur e zgjodhi Asllanin si lojtarin më të mirë të ndeshjes!

Më e lartë është konsiderata e të përditshmes së shquar italiane, “Il Korriere dela Sera”, që I jep Kristianit 7, dhe thekson se bëri të harrohet Çalhanoglu! Le të shpresohet që shqiptari të vazhdojë tek Interi, ndonëse nuk do të jetë e lehtë.

Pas golit të çmendur, sulmuesi shqiptar tund sërish rrjetën (VIDEO)

By: Ardit
4 May 2025 at 11:27

Sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni ka tundur për herë të parë rrjetën për këtë sezon në kampionatin amerikan MLS. Teksa po mbyllej pjesa e parë e sfidës, ai përfiton nga rrëmuja në zonë për të rikthyer baraspeshën. Por goli i tij nuk mjaftoi për ti dhuruar pikë Montreal, pasi u mposhtën nga Filadelfia me shifrat 1-2. […]

The post Pas golit të çmendur, sulmuesi shqiptar tund sërish rrjetën (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Muçi kthehet te goli/ Pas dy muajsh pritje, sulmuesi realizon për Besiktas në Turqi

By: xhir jeta
4 April 2025 at 12:41

Nuk kanë qenë kohë të mira për Ernest Muçin, sidomos në kombëtare, ku nuk gjeti asnjë minutë hapësirë në dy sfidat e para në eliminatoret e “Botërorit 2026” kundër Anglisë dhe Andorrës.

Por gjërat duket se po ndryshojnë në skuadrën e tij të klubit. Pas kampionatit, sulmuesi kuqezi ishte sërish titullar me Beshiktash në Kupën e Turqisë, madje duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në humbjen 3-1 kundër Goztepe.

Pas disa tentativa pa sukses, Muçi shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 30-të. Por për fat të keq, rrjeta e futbollistit shqiptar shërbeu vetëm për statistika.

Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, ndërsa miqtë përmbysën shifrat, duke fituar 3-1 për të siguruar kualifikimin në gjyamëfinalet e turneut.

Por kjo humbje nuk e zbeh aspak paraqitjen personale të Muçit, që u kthye te  goli pas dy muajsh pritje. Po ashtu, e rëndësishme është që sulmuesi po merr më shumë minuta në këtë sezon, ku në 33 ndeshje të total në të gjitha kompeticionet ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asist për sokët e ekipit.

Por, po aq e rëndësishme është që të ruajë ritmin deri në fund të këtij edicioni, për t’u ngjitur sërish në hierarkinë e kombëtares së Shqipërisë.

VIDEO/ Vetëm 15-vjeçar, mesfushori shqiptar shënon gol spektakolar në kampionatin zvicerian

By: Ardit
1 April 2025 at 12:32

Mesfushori Altin Azemi debutoi në moshën 15-vjeçare në ekipin e kategorisë së dytë zvicerane duke u aktivizuar në minutën e 88-të. Në minutën e 94-t Neuchatel Xamaxi fitoi goditje dënimi. Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori pikërisht 15-vjeçari shqiptar. Ai shënoi gol të bukur në fitoren 6-2 ndaj Schaffhausenit dhe për të shkruar histori në […]

The post VIDEO/ Vetëm 15-vjeçar, mesfushori shqiptar shënon gol spektakolar në kampionatin zvicerian appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen

30 March 2025 at 22:41

Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë në Amerikë. Ai ka “tundur rrjetën” me ekipin e tij të ri Austin FC në transfertë përballë St.Louis City, sfidë e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit Pas një aksioni model dhe një pasimi të marrë nga shoku i ekipit, Bukari, sulmuesi beratas dërgoi topin në fundin e […]

The post VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen appeared first on BoldNews.al.

Shehu feston me gol/ Mesfushori shënon në Poloni pas debutimit kuqezi

By: xhir jeta
29 March 2025 at 13:47

Julian Shehu e festoi me gol debutimin në Kombëtaren shqiptare.

Mesfushori 26-vjeçar realizoi në elitën e futbollit të polak, në një ndeshje të rëndësishme. Ai ishte autor I golit të dytë të skuadrës së tij, Vidzev, që ia doli 2-0 jashtë fushe.

Shehu shënoi në minutën e 22-të, ndërsa luajti titullar, siç ndodh gjithmonë. Mesfushori kuqezi pati mundësi të shënonte edhe një tjetër gol në pjesën e dytë, por gaboi para portës.

Shehu u thirr në kombëtare nga trajneri Silvinjo për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës këtë muaj, dhe bëri debutimin duke luajtur titullar ndaj Andorrës, në fitoren në “Arenën Kombëtare”./abcnews.al

Asani vjen me gola/ Ylli i Kombëtares vendimtar në kualifikimin e ekipit

By: xhir jeta
13 March 2025 at 12:32

Nuk është vetëm Mirlind Daku.

Edhe një yll tjetër i Kombëtares shqiptare po shkëlqen fort, e madje është më i miri atje ku luan.

Jasir Asani u tregua edhe një herë I jashtëzakonshëm me dy gola për ekipin e tij, Kuangju, duke qenë protagonisti kryesor në kualifikimin për në çerekfinale të Championsit të Azisë.

Njëzetenëntëvjeçari ishte më I miri ndërsa koreanojugorët përmbysën humbjen 0-2 të pësuar në ndeshjen e parë ndaj ekipit japonez, Visel Kobe.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 18-të, ndërsa pesë minuta para fundit Asani realizoi saktë penalltinë për ta dërguar duelin në shtesë. Goli I tij I dytë ishte jo vetëm spektakolar, por edhe në një moment-kyç, pasi shqiptari shënoi dy minuta para përfundimit të shtesave, ndërsa të gjithë po bëheshin gati për gjuajtjet e 11-metërshave.

Ylli kuqezi vazhdon të jetë shënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve të Azisë, me 9 gola në 9 ndeshje, po aq sa braziliani Anderson Lopes.

Legjenda Kristiano Ronaldo është dy gola pas tij, me 7.

Çerekfinalet e Championsit në kontinentin më të madh të botës janë në program në 25 dhe 26 prill, ndërsa shorti do të hidhet në 14 mars.

Asani është shënuesi I dytë më I mirë edhe I Ligës së Parë të Koresë së Jugut./abcnews.al

Çekiçi, “hero” në Turqi/ Ish-lojtari i Kombëtares shënon dhe asiston

By: xhir jeta
6 March 2025 at 12:44

Thuajse e kishim harruar. Endri Çekiçi njihej mirë si lojtar i talentuar dhe që veshi 11 herë fanelën e kombëtares, por kohët e fundit nuk kishte rënë në sy.

Gjithsesi, që nga janari i këtij viti ai është pjesë e Adanasporit në Ligën e Parë të Turqisë. Në ndeshjen e fundit të ligës, luajtur në fushën e Sanliufasporit, Çekiçi ishte më I miri në fushë duke shënuar gol e duke krijuar një tjetër.

Fillimisht, ai ekzekutoi me shumë siguri një penallti në minutën e 33-të duke barazuar rezultatin në 1-1. Më pas ishte perfekt në harkimin nga goditja e këndit.

Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 50-të, barazoi Fatih Kuruçuk, pikërisht falë mesfushorit ofensiv shqiptar.

Suksesi ishte ndaj një rivali direkt në garën për mbijetesë në Ligën e Parë turke, dhe I jep sado pak shpresë Adanasporit, ndonëse gjendja në tabelë është tepër kritike, me vetëm 27 pikë në 28 javë, dhe në vendin e parafundit.

Në fushë ishte edhe Sokol Cikalleshi, me të njëjtën fanelë, ndërsa dy shqiptarët u zëvendësuan në pjesën e dytë. Kavajasi në minutën e 67-të dhe pogradecari në minutën e 76-të./abcnews.al

VIDEO/ Ylli kuqezi Ernest Muçi shkëlqen me gol në Kupën e Turqisë

By: V K
5 February 2025 at 12:43

Nuk ka dyshim njeri për klasin e Ernest Muçit, pasi mund të ketë dritë-hijet e tij në elitën e futbollit turk, por shpesh është kënaqësi të shohësh lojën e yllin të kombëtares shqiptare.

Trajneri Ole Gunar Solskjer, zgjodhi ta kishte titullar 23-vjeçarin në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Kirklarelisporit, dhe besimi iu shpërblye.

Ishte pikërisht Muçi që zhbllokoi shifrat në minutën e 62-të, dhe merita ishte thuajse tërësisht personale.

Futbollisti kuqezi, ishte në fushë për 73 minuta, dhe me talentin e tij bëri tifozët për vete.

Pasi e vërshëllyen, ata thirrën në kor emrin e tij pasi realizoi. SHIKO GOLIN

Ai ka një gol në dy ndeshje të Kupës, saktësisht në 146 minuta, sepse është kurioz fakti që lojtari ynë ka luajtur nga 73 minuta në çdo sfidë.

Në 9 ndeshje si titullar në Superligë, Muçi ka 4 rrjeta dhe një asist, që do të thotë një kontribut goli në çdo dy duele.

Disa herë kjo është theksuar nga mediat apo tifozët në rrjetet sociale ne Turqi, duke kërkuar vazhdimisht që futbollisti ofensiv të aktivizohet më shumë.

Po ashtu, shpesh ai ka luajtur në krah, ndërsa pozicioni i tij më i mirë është në qendër, pas sulmuesve.

Për Beshiktashin shkëlqeu edhe Milot Rashica, pasi talenti i Kosovës zëvendësoi pikërisht Muçin.

Ai shërbeu asistin për Zhoao Marion në minutën e 79-të, pra vetëm gjashtë minuta pasi hyri në fushë. SHIKONI GOLIN E ASISTUAR NGA RASHICA.

The post VIDEO/ Ylli kuqezi Ernest Muçi shkëlqen me gol në Kupën e Turqisë appeared first on Albeu.com.

Gonxhja i uron ditëlindjen shkrimtarit të mirënjohur Fatos Kongoli

12 January 2025 at 18:03

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Shkrimtari i mirënjohur i letërsisë shqiptare, Fatos Kongoli, feston sot 81 vjetorin e tij të lindjes.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e ka urur autorin e  mirënjohur edhe 100 vite plot shëndet, në ditën e lindjes së tij.

Shkrimtari është autor i një vargu të madh librash, teksa është i shquar për romanet e tij si “Lëkura e qenit”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”, e shumë të tjerë, të cilët janë vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Në romanet e tij Kongoli përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern. Veprat e tij janë vlerësuar me çmime dhe janë botuar në disa gjuhë të ndryshme. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare si “Penda e Artë”, “Shkrimtari i vitit”, “Balkanika”, etj.

Fatos Kongoli lindi në Elbasan më 1944. Studimet e larta për matematikë i nisi në Universitetin e Pekinit dhe i përfundoi në Universitetin e Tiranës (1967). Ka punuar për një kohë si gazetar dhe më pas si redaktor në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Filloi të botonte tregime e novela në shtypin letrar nga fundi i ’60.

Deri në vitin 1990 ka botuar vëllimet me tregime “Shqetësime të ngjashme” (1972), “Tregime” (1978), “Të fejuarit” (1982), si dhe romanet “Ne të tre” (1985), “Karuseli” (1990). Në tregimet dhe novelat e tij të para F.K. përzgjedh “jetët e vogla” njerëzore, duke paraqitur bashkë virtyte dhe cene të individualiteteve të botës shqiptare. Prej vitit 1990 priret nga romani: “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003, fitues i çmimit “Pena e artë”), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007), “Bolero në vilën e pleqve” (2009). “Iluzione në sirtar” (2010), “Si-do-re-la” (2011), “Njeriu me fat” (2013), “Gjemia e mbytur” (2015) etj.

Fatos Kongoli ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë (1995, 2000, 2002), si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” (2010) nga Presidenti i Francës dhe “Mjeshtër i madh” (2012) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

/a.f/

The post Gonxhja i uron ditëlindjen shkrimtarit të mirënjohur Fatos Kongoli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uzuni magjik, sulmuesi kuqezi shënon tre gola dhe përmbys i vetëm rivalët

By: M C
17 December 2024 at 21:38

Myrto Uzuni është shndërruar një ikonë në klubin e Granadës, sepse tanimë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me këtë skuadër, pasi ka realizuar 49 të tillë deri tani.

Por sot ai ka realizuar një tjetër magji në Ligën e dytë, sepse ka shënuar 3 gola në ndeshjen kundër Kartagjenës, duke përmbysur i vetëm kundërshtarët që kishin shënuar gol të parët që në minutën e 12-të. Uzuni shënoi në minutat 14, 27 dhe 73.

Golin tjetër për Granadën në ndeshjen që përfundoi 4-1 e shënoi Rodelas në minutën e 35-të.

Pas tre golave Uzuni e ka marrë topin në shtëpi, ndërsa e kanë firmosur edhe të gjithë shokët e skuadrës së tij si kujtim.

The post Uzuni magjik, sulmuesi kuqezi shënon tre gola dhe përmbys i vetëm rivalët appeared first on Albeu.com.

U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granda i bën postimin e veçantë Uzunit

By: Ardit
7 December 2024 at 20:11

Myrto Uzuni gdhendi sot emrin e tij në historinë e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me 46 golat e tij u bë lojtari i huaj, që ka shënuar më shumë gola me Granadën. Për këtë klubi spanjoll i ka dedikuar një postim pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3 me 0 përballë Rejsing Santander. Uzuni […]

The post U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granda i bën postimin e veçantë Uzunit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌