Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jasir Asani nuk ndalet, shënon golin e 8-të të sezonit dhe “rrëmben zemrat” e Gwangju (VIDEO)

By: V K
22 July 2025 at 14:08

Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive me Gwangju. Në ndeshjen ndaj Gimcheon Sangmu, Asani ia doli që të realizojë gol.

shfrytëzoi në maksimum një asist të Choi në minutën e 37-të, duke dërguar topin në rrjetë. Ai shënoi edhe të dytin, por iu anulua.

Asani shkon kështu në kuotën e 8 golave në këtë sezon në Kore në K League 1. Një formë mjaft e mirë e mëngjërashit kuqezi, i cili ka fituar zemrat e të gjithëve te Gwangju.

 

The post Jasir Asani nuk ndalet, shënon golin e 8-të të sezonit dhe “rrëmben zemrat” e Gwangju (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

By: armand
20 July 2025 at 13:38

Jasir Asani ka rigjetur golat me Guangju. Për herë të fundit shënoi më 18 korrik, ndërsa Guangju u mposht 2 me 1 në transfertën e Suon. Asani është tashmë në kuotën e shtatë golave në kampionat. Dhe këtë fakt e ka kujtuar sot. “Pa ndjenja, vetëm objektiva”, shkruan fillimisht Asani. Më pas e shoqëron me […]

The post “Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen appeared first on BoldNews.al.

Video/ Jasir Asani shënon golin e radhës në Korenë e Jugut

By: armand
18 July 2025 at 15:30

Jasir Asani ka gjetur golin e radhës me Guangju. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në transfertën e Suon, për të zhbllokokuar rezultatin. Ishte minuta e 78-të, kur goditja perfekte e Asanit nga penalltia gjeti rrjetën. Avantazhi i fituar nga sulmuesi 30-vjeçar megjithatë nuk zgjati shumë. Suon përmbysi rezultatin e takimit me dy gola. I pari në […]

The post Video/ Jasir Asani shënon golin e radhës në Korenë e Jugut appeared first on BoldNews.al.

Jasir Asani përzgjidhet për të luajtur kundër Njukasëllit

By: M C
16 July 2025 at 22:49

Lojtari i ekipit Guanzhu FC, Jasir Asani, është përzgjedhur si përfaqësues për ekipin e “K-League”.

Liga Profesioniste e Futbollit Korean njoftoi listën e lojtarëve “Fan Eleven” të “K-League” që do të përballen me Njukasëllin e “Premier League” në “2025 Coupang Play Series”, event që do të mbahet të mërkurën, 30 korrik në stadiumin e Kupës së Botës “Suwon”.

Asani u zgjodh nga tifozët me 17,980 vota dhe iu dha nderi të luante kundër klubit prestigjioz anglez.

Shqiptari ka 6 gola dhe 2 asiste në 18 ndeshje këtë sezon.

Për këtë event Asani tha: “Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër Njukasëllin me lojtarë që përfaqësojnë ‘K League’.

Jam shumë mirënjohës ndaj tifozëve që votuan për mua dhe do të bëj çmos për të treguar një performancë të mirë”.

The post Jasir Asani përzgjidhet për të luajtur kundër Njukasëllit appeared first on Albeu.com.

Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

By: armand
1 July 2025 at 20:58

Jasir Asani është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në K-League, në Korenë e Jugut. Sulmuesi i kombëtares bëri një paraqitje mjaft të mirë, teksa ia doli që të realizojë një gol. Asani, gjithashtu, dhuroi edhe një asist. Për 30-vjeçarin ky është viti i 3-të te Gwangju. Në këtë edicion, ai ka […]

The post Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

28 June 2025 at 14:49

Jasir Asani po tregon një formë spektakolare në javët e fundit në Korenë e Jugut, ku duket se mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni nuk e kanë shpërqëndruar nga fusha e lojës. Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Gwangju FC ka arritur të […]

The post VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

By: V K
28 June 2025 at 15:25

Jasir Asani, po tregon një formë spektakolare në javët e fundit në Korenë e Jugut, ku duket se mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni, nuk e kanë shpërqëndruar nga fusha e lojës.

Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Gwangju FC, ka arritur të marrë në transfertë përballë Anyang, sfidë e vlefshme për javën e 21 të kampionatit.

Fillimisht, në minutën e 12′ të takimit, Asani asistoi për shokun e ekipit, pas një driblimi fantastik, duke u futur në zonë.

Më pas, në minutën e ’38 ishte radha që të shënonte vetë gol dhe të vuloste fitoren për ekipin e tij.

Edhe të dielën e kaluar, në ndeshjen që Gwangju FC luajti përballë pretendentëve për titull të Daejeon, Jasir Asani shkëlqeu me një gol dhe një asiste, teksa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Ky ishte goli i 6-të në këtë sezon për Asanin, i cili ka luajtur në 17 ndeshje me fanellën e klubit të tij, ku mbetet një nga lojtarët më vendimtare në fazën ofensive të skuadrës që ka shënuar vetëm 20 gola deri tani.

 

The post VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore appeared first on Albeu.com.

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

By: armand
24 June 2025 at 22:59

Jasir Asani besohet se është shumë pranë transferimit te klubi I Jokohamës në Japoni, ndërsa mediat në Lindjen e Largme vazhdojnë të japin lajme për të. Sipas atyre që shkruhen në Korenë e Jugut, kalimi I tij në Japoni mund të quhet diçka e përfunduar, ndërsa vetë lojtari i kombëtares shqiptare ka bërë komentin e […]

The post “Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin

22 June 2025 at 16:27

Mosaktivizimi asnjë minutë me kombëtaren shqiptare dhe zërat e merkatos që e çojnë në Japoni, duket se nuk e kanë shpërqëndruar Jasir Asanin nga fusha e lojës. Në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Gwangju FC luajti përballë pretendentëve për titull të Daejeon, Jasir Asani shkëlqeu me një gol dhe një asiste, teksa ndeshja i […]

The post VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin appeared first on BoldNews.al.

Japonia “thërret” Asanin/ Yokohama kërkon shërbimet e yllit të Kombëtares

By: Rovena
19 June 2025 at 15:53

Do të kalojë një det, por do të mbetet në Lindjen e Largme. Të paktën, kjo është tani për tani situata e Jasir Asanit, yllit të kombëtares shqiptare.

Mediat japoneze dhe ato që i referohen lajmeve nga Japonia shkruajnë se për futbollistin ofensivë është i interesuar klubi i Jokohamës, që ndodhet pranë fundit të renditjes në elitën e futbollit japonez.

Po sipas këtyre mediave, klubi ku ndodhet Asani, Kuangju, nga Koreja e Jugut, është dakord për transferimin, veçse në këmbim të 1 milionë dollarëve amerikanë, afërsisht 145 milionë jen japonezë.

Kuangju shpenzoi 700 000 euro për ta marrë nga Kishvarda e Hungarisë në janar të 2023, ndërsa ndodhet në pozita të vështira edhe sepse kontrata e shqiptarit përfundon në dhjetor të këtij vitit.

Jo vetëm kaq, por klubi koreanojugor është dënuar nga FIFA për shkelje financiare dhe, sipas mediave në vendin e tij, ka humbur deri tani afërsisht 1.7 milionë USD.

Besohet se kjo është një tjetër arsye që Kuangju mund të bjerë dakord të humbasë lojtarin e vet më të mirë.

Gjithsesi, sipas njoftimeve ende nuk ka ofertë zyrtare, ndonëse transferimi mund të ndodhë.

Më parë, për yllin 30-vjeçar u interesuan Jokohama dhe Kobe nga Japonia si dhe Jeonbuk Hjundai nga Koreja e Jugut.

Asani ka një bilanc prej 11 golash e 3 asistësh në 48 ndeshje në kampionat, ndërsa shkëlqimin më të madh e pati këtë sezon në Championsin e Azisë me 9 gola e 1 asist në 10 ndeshje, duke arritur çerekfinalen, ndonëse sapo debutoi në këtë konkurrim.

Pikërisht në Ligën e Kampionëve të Azisë, ai shënoi 3 gola në portën e Jokohamës, gjë që e bëri klubin japonez të mendonte seriozisht për ta marrë./abcnews.al

U shënoi tripletë në Champions, skuadra që rrezikon mbijetesën i bën ofertë Jasir Asanit

By: S SH
19 June 2025 at 15:59

Jasir Asani mund të largohet nga Gëangju. Për futbollistin e Kombëtares ka interesime kontrete nga ekipe të tjera.

Sipas mediave japoneze bëhet me dije se Yokohama F. Marinos kërkon shqiptarin, madje kanë bërë edhe ofertë ndaj tij.

Sulmuesi i krahut siç dihet ka kontratë me Gëangju deri në dhjetor të këtij viti, me koreanët që mund ta shesin shqiptarin, për të përfituar edhe të ardhura.

Skuadra japoneze rrezikon mbijetesën në kampionat dhe shpresojnë që me transferimin e Asanit të mund të zgjidhin çështje e golave dhe të tentojnë edhe mbijetesën.

Vlen të theksohet se ish-futbollisti i Partizanit u ka shënuar tripletë në sfidën e Champions Aziatik, duel që u fitua nga Gëangju me shifrat 7-3.

The post U shënoi tripletë në Champions, skuadra që rrezikon mbijetesën i bën ofertë Jasir Asanit appeared first on Albeu.com.

Jasir Asani drejt një kapitulli të ri në karrierë, pranë kalimit në elitën e futbollit japonez

By: gaze tare
19 June 2025 at 13:28

Duket se kjo verë do të sjellë një tjetër lëvizje të rëndësishme për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani. Pas një sezoni me paraqitje të mira në kampionatin korean me Gwangju FC, 30-vjeçari është pranë një transferimi të ri.

Burime pranë tregut aziatik raportojnë se Asani është shumë afër marrëveshjes me klubin Yokohama F. Marinos, një nga ekipet më të njohura të Japonisë dhe pjesëmarrëse e rregullt në kompeticionet aziatike.

Ky kalim do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke e futur Asanin në skenën e futbollit japonez, një kampionat me ritëm të lartë, standarde të mira dhe audiencë gjithnjë e në rritje.

Asani ka qenë një element i rëndësishëm për kuqezinjtë në kualifikueset e fundit dhe një lëvizje e tillë mund të ndihmojë më tej formën e tij në prag të sfidave që e presin me fanellën e Kombëtares.

The post Jasir Asani drejt një kapitulli të ri në karrierë, pranë kalimit në elitën e futbollit japonez appeared first on iconstyle.al.

VIDEO / Jasir Asani “tund rrjetën” në Korenë e Jugut

By: S SH
1 June 2025 at 14:08

Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju po fiton 0-1 në transfertë përballë Daegu.

Sfida e vlefshme për javën e 17-të të ligës së Koresë së Jugut, mbylli pjesën e parë.

Ishte pikërisht Asani që ka shënuar golin e vetëm deri më tani në këtë sfidë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti golin nëpërmjet një penalltie në minutën e 44-të të sfidës.

Kështu, mëngjarashi nga Shkupi shkon në kuotën e 4 golave në kampionat me fanellën e Gwangju.

The post VIDEO / Jasir Asani “tund rrjetën” në Korenë e Jugut appeared first on Albeu.com.

Jasir Asani rikthehet te goli në prag të ndeshjes me Kombëtaren

By: armand
1 June 2025 at 13:12

Jasir Asani është rikthyer te goli pas një kohe të gjatë. Në minutën e 44-të, sulmuesi i Kombëtares kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke tundur rrjetën. Guangju udhëheq momentalisht transfertën me Daegu falë golit të Asanit. GOLI I ASANIT – VIDEO Rikujtojmë që për herë të fundit ai shënonte […]

The post Jasir Asani rikthehet te goli në prag të ndeshjes me Kombëtaren appeared first on BoldNews.al.

Mallkimi kuqezi i penalltive/ Tre lojtarë të kombëtareve gabuan këtë fundjavë

By: xhir jeta
19 May 2025 at 13:29

Dështimin e patën të përbashkët. Mirlind Daku, Jasir Asani dhe Kristian Shpendi bënë të tre të njëjtin gabim këtë fundjavë, humbën penallti për skuadrat e tyre të klubeve.

Më keq nga të gjithë ndihet padyshim sulmuesi që luan në Rusi.

Daku, edhe pse ishte pa asnjë diskutim hero i Rubinit në Premier Ligë, duke shënuar dy gola, nuk mund të mos e qortojë veten për gabimin që bëri nga 11 metra.

Ai pati mundësi për një tjetër rrjetë në ndeshjen që Rubin e humbi me shifrat 3-2 në fushën e Himkit në Moskë.

Në minutën e 43-të, pak para fundit të pjesës së parë dhe në rezultatin 1-1, ylli kuqezi gjuajti dobët dhe portieri Kolarev shpëtoi vendasit.

Përtej dështimit, shqiptari ishte protagonist I madh dhe tani ka 14 gola e 8 asistë në kampionat, vetëm dy pas vendit të parë në renditjen e Këpucës së Artë, po ashtu duke qenë më I mirë në klasifikimin për kontributin për gola.

Gjithsesi, kur vjen puna tek penalltitë, Daku e ka pasur shumë pisk këtë edicion. Ai ka humbur gjithsej tre, dy në Premier Ligë e një në Kupën e Rusisë, ndërsa ka shënuar po tre.

Gabimet e tjera kanë qenë në ndeshjen e Kupës në shtëpi kundër CSKA-së së Moskës, një përballje që përfundoi pa gola, si dhe në duelin barazuar 1-1 po në shtëpi ndaj skuadrës që kryeson kampionatin, Krasnodarit.

Vlen të thuhet se deri sezonin e kaluar, Daku kishte humbur vetëm një 11-metërsh në karrierë. Dështim nga pika e bardhë edhe për Kristian Shpendin, dhe kjo I kushtoi shumë ekipit të tij, Çezenës.

Sulmuesi I Shqipërisë U21 gjuajti gjithashtu dobët në çerekfinalen e plej ofit për t’u ngjitur në Serinë A, të cilën e fitoi Katanxaro 1-0, dhe Çezena u eliminua.

I fundit që nuk ia doli ishte njëri nga lojtarët më të mirë të kombëtares, Jasir Asani. Shënuesi më i mirë i ekipit të Kuangjusë, provoi në fund të pjesës së parë, por pa sukses, në ndeshjen e kampionatit.

Gjithsesi, Kuangju ia doli të fitonte 1-0 në Pohang, në një duel direkt dhe të mbetet në vendin e gjashtë në renditje./abcnews.al

Jasir Asani i jep fund marrëdhënies së tij me Giotën? Kjo foto ngre dyshime të mëdha

By: armand
30 April 2025 at 18:39

Duket se një tjetër çift i njohur ka zgjedhur të ndjekë rrugë të ndara. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, dhe partnerja e tij, Giota, kanë fshirë çdo foto të përbashkët nga Instagram dhe nuk ndiqen më mes tyre një sinjal i qartë që fansat e kanë interpretuar si ndarje. Dyshja, që në verën e […]

The post Jasir Asani i jep fund marrëdhënies së tij me Giotën? Kjo foto ngre dyshime të mëdha appeared first on BoldNews.al.

Jasiri dhe Giota fshijnë gjurmët e dashurisë në IG – a ka marrë fund lidhja e tyre?

By: gaze tare
30 April 2025 at 11:22

Duket se një tjetër çift i njohur ka zgjedhur të ndjekë rrugë të ndara. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, dhe partnerja e tij, Giota, kanë fshirë çdo foto të përbashkët nga Instagram dhe nuk ndiqen më mes tyre – një sinjal i qartë që fansat e kanë interpretuar si ndarje.

Dyshja, që në verën e kaluar ndanë publikisht historinë e tyre të dashurisë, duke treguar se gjithçka nisi me një mesazh në Instagram, duket se i kanë dhënë fund romancës.

Edhe pse asnjëri nuk ka reaguar drejtpërdrejt për të konfirmuar ndarjen, heshtja dhe ndryshimet e dukshme në profilin e tyre flasin vetë. A është kjo thjesht një pauzë, apo fundi i një historie që dikur dukej premtuese? Mbetet të shihet në vazhdim.

The post Jasiri dhe Giota fshijnë gjurmët e dashurisë në IG – a ka marrë fund lidhja e tyre? appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Zëvendësimi i papritur, shikoni reagimin e Asanit pas njoftimit për të lënë fushën

By: admin
9 April 2025 at 20:31

Guangju luajti sot përballë Daegu në kuadër të javës së dhjetë në kampionat. Jasir Asani u njoftua se do të lërë fushën e lojës në minutën e 74-t dhe për këtë nuk u shfaq aspak i kënaqur.

Një zëvendësim që i erdhi papritur, teksa skuadra e tij po fitonte 2 me 0. Daegu ia doli të ngushtojë shifrat, por jo të marrë pikë. Aktualisht Guangju mban vendin e tretë.

Asani është kthyer në idhull te ekipi korean. Pas golave vendimtarë është ndër lojtarët më të preferuar për tifozët. Sulmuesi i Kombëtares e ka gjetur rrugën e rrjetës tri herë deri tani në kampionatin korean.

Reagimi i Asanit pas zëvendësimit: (VIDEO)

The post VIDEO/ Zëvendësimi i papritur, shikoni reagimin e Asanit pas njoftimit për të lënë fushën appeared first on Albeu.com.

Jasir Asani reagon për emërimin e Skënder Gegës te Partizani: Mbreti është kthyer!

By: armand
29 March 2025 at 16:54

Jasir Asani ishte pikë kyçe e Partizanit, në formacionin e Skënder Gegës për Partizanin e sezonit 2018-2019. Bashkë ishin pjesë e klubit, që ktheu titullin kampion te “demat” pas 26 viteve. Për këtë, emërimi i Gegës si trajner i ri i të kuqve nuk mund të kalonte pa një reagim të Asanit. “Paç fat! Mbreti […]

The post Jasir Asani reagon për emërimin e Skënder Gegës te Partizani: Mbreti është kthyer! appeared first on BoldNews.al.

Jasir Asani shënon sërish në Ligën e Kampioneve të Azisë

By: admin
12 March 2025 at 14:29

Jasir Asani vazhdon që të shënojë rregullisht me skuadrën e tij Guangju në Ligën e Kampionëve të Azisë. Anësori shqiptar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të të sfidës kundër Visel Kobes, duke çuar në 2-0 rezultatin e sfidës.

Japonezët kishin fituar me të njëjtin rezultat ndeshjen e parë dhe tashmë sfida ka shkuar në kohën shtesë.

Asani shënon edhe në minutat e fundit të kohës shtesë dhe kualifikon skuadrën e tij në turin tjetër të Ligës së Kampioneve të Azisë.

Ky ishte goli i 9-të që Asani shënon në Ligën e Kampioneve të Azisë në 9 ndeshje të luajtura në këtë turne.

The post Jasir Asani shënon sërish në Ligën e Kampioneve të Azisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌