Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ramadani me trajner të ri, Lecce i beson Di Francescos

By: armand
26 June 2025 at 20:56

Lecce ka zyrtarizuar në pankinë Eusebio Di Francescon. Klubi i Serie A do të drejtohet nga trajneri i njohur, deri në 30 qershor 2026. Lajmi është bërë publik së fundmi nga Lecce, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Lecce njofton se menaxhimi i Ekipit të Parë i është besuar Eusebio Di Francescos. Trajneri ka nënshkruar […]

The post Ramadani me trajner të ri, Lecce i beson Di Francescos appeared first on BoldNews.al.

Ylber Ramadani super gol nga 30 metra – Lecce ringjall shpresat me golin e shqiptarit

18 May 2025 at 22:29

Në Serie A nuk ka mbetur vetëm gara për titull dhe për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Lufta për mbijetesë është po aq dramatike, me disa skuadra që rrezikojnë rënien në Serie B, pas Monzës dhe Venezias që tashmë janë zyrtarisht jashtë elitës.

Një prej ekipeve që po lufton për mbijetesë është Lecce, që aktualisht po fiton 1:0 ndaj Torinos – një fitore me peshë të madhe në fundin e sezonit.

Heroi i momentit për Lecce-n është mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fillimin e pjesës së dytë.

Me një goditje të fuqishme nga distanca, ai nuk i la asnjë mundësi portierit të Torinos, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin jetik.

 

Ylber Ramadani fires a stunning right-footed shot from outside the box, giving Lecce a 1-0 lead over Torino. Fans erupt in celebration! 🎉

Video Courtesy : Serie A#SerieA #YlberRamadani #leece pic.twitter.com/XxpXAPykbw

— STARZPLAY | ستارزبلاي (@STARZPlayArabia) May 18, 2025

Pas këtij goli, Lecce ngjitet në vendin e 17-të me 31 pikë dhe mban gjallë shpresat për të qëndruar në elitë./Telegrafi/ 

The post Ylber Ramadani super gol nga 30 metra – Lecce ringjall shpresat me golin e shqiptarit appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

18 May 2025 at 22:46

Një mbrëmje magjike mund të konsiderohet e sotme për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili ka shënuar ndoshta golin më të bukur në karrier. Në ndeshjen e javës së 37-të të Serie A, ai kaloi ekipin e Leçes në avantazh në takimin përballë Torinos, teksa mesfushori shqiptar u aktivizua në fundin e pjesës […]

The post VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes appeared first on BoldNews.al.

Një thembër jashtë loje kundër Lecce, Lukaku qesh me lot në TV: “E kam këmbën 48.5”

By: user 2
4 May 2025 at 14:30

Napoli buzëqesh në krye të renditjes së Serie A pas fitores 1-0 kundër Lecce, falë goditjes së shkëlqyer të dënimit nga Raspadori. Por rezultati mund të kishte qenë më i thellë, sepse pas vetëm disa minutash nga fillimi, Lukaku kishte shënuar, por u ndal nga arbitri për një pozicion jashtë loje: u kap me thembrën përtej vijës dhe mjaftoi kjo për ta anuluar golin.

Në emisionin pas ndeshjes në DAZN, sulmuesi i Napolit foli për fitoren e rëndësishme në garën për titull në tri ndeshjet e fundit të sezonit, por papritur në ekran shfaqet imazhi që vërteton pozicionin jashtë loje. Belgu nuk e kishte parë më parë dhe në një moment shpërtheu në të qeshura bashkë me gazetarët.

Lukaku sheh pozicionin jashtë loje drejtpërdrejt

E vështirë për t’u parë me sy të lirë, por tashmë jemi mësuar me zbulimet e pozicionit jashtë loje gjysmë-automatik që janë jashtëzakonisht të sakta. Aksioni që çoi te goli i anuluar kundër Lecce, pas pak minutash nga vërshëllima e parë, u komprometua nga një pozicion i parregullt i vetë sulmuesit. Lukaku ndodhej me një thembër përtej vijës së mbrojtësit të fundit. Gjatë intervistës, atij i treguan pamjet e rindërtuara në kompjuter. “Është VAR, është VAR,” tha duke qeshur, “Tani është futbolli modern dhe duhet të mësohemi me të”.

Lexo më tej: Asllani mban Inter në lojë për titullin e sfidon Barcelonën: “Ne besojmë”

Por pastaj gazetari e pyet për numrin e këmbës për të bërë një batutë, Lukaku shpërthen në të qeshura: “Çfarë numri kam? 48.5, bëri diferencën.” E qeshura e sulmuesit është ngjitëse dhe zgjati disa sekonda, gjatë të cilëve u shkëmbyen batuta pikërisht për “këmbën e madhe” që e vendosi në pozicion jashtë loje. Për fat të mirë, ishte goditja e dënimit nga Raspadori ajo që vendosi fatin e ndeshjes për Napolin, duke bërë që të mos peshojë goli i anuluar i belgut, i cili shijoi një tjetër mbrëmje magjike në vendin e parë të renditjes.

The post Një thembër jashtë loje kundër Lecce, Lukaku qesh me lot në TV: “E kam këmbën 48.5” appeared first on Lapsi.al.

Lecce rrezikon rënien, Ramadani: Të gjithë përgjegjës, i kuptojmë tifozët

By: armand
20 April 2025 at 12:19

Lecce është mundur me shifrat 3-0 nga Komo këtë të shtunë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në Serinë A. Trajneri Xhampaolo ka dalë para mediave vetëm për të thënë se i merrte ai përgjegjësitë, e më pas la konferencën në mes. Rolin e liderit, atij që u përball me mediat pas kësaj humbje, e mori Ylber […]

The post Lecce rrezikon rënien, Ramadani: Të gjithë përgjegjës, i kuptojmë tifozët appeared first on BoldNews.al.

Juventus bën detyrën ndaj Lecce-s, dy shqiptarët e shohin humbjen nga stoli

By: armand
12 April 2025 at 22:45

Juventus ka fituar 2-1 ndaj Lecce në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A. Bardhezinjve i janë dashur 2 minuta për të gjetur golin e avantazhit me Koopmeiners, pas asistit të bukur të Vlahovic. Në minutën e 33-të, Juventusi do të gjente edhe golin e dytë pas një aksioni fantastik […]

The post Juventus bën detyrën ndaj Lecce-s, dy shqiptarët e shohin humbjen nga stoli appeared first on BoldNews.al.

Ylber Ramadani i lumtur që u rikthye të luajë, por i zhgënjyer me rezultatin ndaj Romës

30 March 2025 at 18:53

Sërish në formacionin fillestar pas tre ndeshjesh në bankë, Ylber Ramadani u kthye në fushë për Leccen, por skuadra e tij nuk shmangui humbjen 1-0 ndaj AS Romës në Serie A. 

28-vjeçari shqiptar luajti 84 minuta në këtë ndeshje, duke treguar shenja përmirësimi pas një periudhe të vështirë.  

Në tre ndeshjet e fundit, ai kishte qëndruar në stol, dhe gjatë gjithë sezonit ka pasur vështirësi për të gjetur stabilitet. 

“Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për mua. Kam punuar në heshtje dhe kam pasur probleme me shpinën, por tani ndihem më mirë. Fokusi im është vetëm të ndihmoj Leccen të përmirësohet”, deklaroi Ramadani. 

Nën drejtimin e Marco Giampaolos, Lecce është në vendin e 16-të me 25 pikë pas 30 ndeshjesh, vetëm pak pikë larg zonës së rrezikut. Ramadani beson se skuadrës i mungon efikasiteti sulmues.

“Duhet të jemi më agresivë para portës. Kanë mbetur edhe 8 ndeshje, dhe pavarësisht se kush luan, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Vitin e kaluar kaluam një situatë të ngjashme dhe ia dolëm – duhet të përsërisim të njëjtin shpirt”, nënvizoi ai. 

Me pak ndeshje në dispozicion, Lecce lufton për të shmangur rënien në Serie B. Rikthimi i Ramadani-t në formacion mund të jetë një shenjë pozitive, por skuadra ka nevojë urgjente për rezultate. /Telegrafi/  

The post Ylber Ramadani i lumtur që u rikthye të luajë, por i zhgënjyer me rezultatin ndaj Romës appeared first on Telegrafi.

Vendos goli i Dobvyk, Roma merr pikët e plota ndaj Lecces

29 March 2025 at 22:42

Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Lecces në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Në minutën e 21-të mysafirët patën një mundësi të artë shënimi, por goditjen e fuqishem të Manu Kones e priti portieri vendas.

Rasti i parë për Leccen erdhi në minutën e 36-të kur Antonino Gallo kërcënoi portën mirëpo u ndal nga portiere Svilar.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë Lorenzo Pellegrini shpërdoroi një rast të pastër shënimi duke goditur mbi traversë.

Në minutën e 67-të Artem Dobvyk bëri një goditje të mirë me të parën por sërish u ndal nga portieri i Lecces.

Megjithatë në tentimin e dytë, reprezentuesi ukrainas ishte i suksesshëm duke shënuar për t’i dhënë pikët e plota ekipit të tij.

Dobvyk realizoi për 1-0 në minutën e 80-të pas një super goditje brenda zonës duke mos i lënë kësaj radhe asnjë mundësi portierit vendas që të reagojë.

Me këtë fitore Roma ngjitet për momentin në pozitën e gjashtë në tabelë me 52 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Vendos goli i Dobvyk, Roma merr pikët e plota ndaj Lecces appeared first on Telegrafi.

Milani nga “ferri në parajsë”, kuqezinjtë fitojnë me përmbysje ndaj Lecces

By: armand
8 March 2025 at 20:06

Milan mund me përmbysje 2-3 Leccen, në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen “zjarr”, teksa Gimenez realizoi gol që në minutën e parë. Festa zgjati pak, pasi goli u anulua për offside. Në minutën e shtatë, vendasit shpërblehen pas një zbritje të shpejtë. Një e djathtë e fortë e Krstovic nuk u ndal […]

The post Milani nga “ferri në parajsë”, kuqezinjtë fitojnë me përmbysje ndaj Lecces appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet dueli i pesë golave mes Milanit dhe Lecces: Rossonerët bënë rikthim sensacional

8 March 2025 at 19:57

Milani ka marrë fitoren sensacionale me rikthim në udhëtim te Lecce në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Rossonerët ishin duke humbur 2-0, por që në pjesën e dytë ndodhi rikthimi duke triumfuar 3-2 në fund.

Pas vetëm një minutën lojë, Santiago Tomas Gimenez shënoi për Milanin, mirëpo goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

Gjashtë minuta më vonë, Lecce kaloi në epërsi me golin e Krstovic, për të ndezur më shumë sfidën.

Në minutën e 15-të, Matteo Gabbia mendoi se i barazoi shifrat, por edhe goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Krstovic shënoi edhe golin e dytë për Leccen në minutën e 59-të, por që kjo situatë nuk demotivoi lojtarët mysafirë.

Rikthimi i Milanit filloi me një auto-gol nga Gallo në minutën e 68-të, derisa në të 73-në Christian Pulisic i barazoi shifrat në 2-2.

Sulmuesi amerikan doli të ishte heroi i Rssonerëve, kur shënoi për 3-2 në minutën e 81-të me një asistim të Rafael Leaos.

Pas javës së 28-të, Milani gjendet në vendin e tetë me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 29-të takohet me Comon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Mbyllet dueli i pesë golave mes Milanit dhe Lecces: Rossonerët bënë rikthim sensacional appeared first on Telegrafi.

Berisha titullar, Ramadani në stol, formacionet zyrtare të sfidës Lecce-Milan

By: armand
8 March 2025 at 17:16

Lecce dhe Milani do të zbresin në fushë pas pak në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Serie A. Të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas disa javëve me humbje. Trajnerët Giampaolo dhe Conceicao kanë bërë të ditur formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës në orën […]

The post Berisha titullar, Ramadani në stol, formacionet zyrtare të sfidës Lecce-Milan appeared first on BoldNews.al.

“Dorgu te Manchester United, një marrëveshje historike – nuk mund të refuzohej oferta” – nga Lecce flasin për shitjen e vitit

5 February 2025 at 16:44

Drejtori i Lecces, Pantaleo Corvino, këmbënguli se klubi i Serie A ka përfunduan një ‘marrëveshje historike’ duke shitur Patrick Dorgu te Manchester United.

Pas negociatave të gjata me gjigantët e Ligës Premier, klubi italian përfundimisht ranë dakord të lejojnë kalimin e anësorit në “Old Trafford” për një tarifë fillestare të transferimit prej 30 milionë euro , e cila mund të rritet në rreth 38 milionë euro me bonuse.

“Ky afat kalimtar ka përfshirë shumë punë, si në aspektin e marrëveshjeve hyrëse ashtu edhe në dalje”.

“Do të ishte joreale të mos bëhej një lëvizje që do të gjeneronte burime për të zgjeruar për fushëveprimin e klubit, gjithashtu përmes infrastrukturës, dhe për të ndërtuar një Lecce më të mirë”.

“Ne ishim angazhuar për të nënshkruar me tre lojtarë. Njëri u ble menjëherë, më pas ndoqën dy të tjerët, me Veigën dhe Tiagon. Vetëm disa orë para përfundimit të afatit kalimtar, ne përfunduam një marrëveshje historike, një nga më të lartat në historinë e klubit”.

“Pra, ne u siguruam që të nënshkruanim me dy lojtarët për rolet e Dorgut: njëri si anësor sulmues dhe tjetri si anësor mbrojtës, në përputhje me angazhimin tonë origjinal”, deklaroi drejtori sportiv Corvino.

Shitja e Dorgut te Manchester United ishte marrëveshja më fitimprurëse e Lecces në histori, duke tejkaluar transferimin prej 19.5 milionë eurosh të Morten Hjulmand që kaloi nga Lecce te Sporting Lisbonës në vitin 2023. /Telegrafi/

The post “Dorgu te Manchester United, një marrëveshje historike – nuk mund të refuzohej oferta” – nga Lecce flasin për shitjen e vitit appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

2 February 2025 at 12:50

Manchester United ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë Patrick Dorgu nga Lecce.

Anësori danez pasi ka kryer vizitat mjekësore ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Man Utd deri në qershorin e vitit 2030.

20-vjeçari i ka kushtuar Djajve të Kuq 30 milionë euro, plus bonuset.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Patrick Dorgu i është bashkuar klubit, me viza dhe regjistrim”.

Patrick Dorgu.

His future is United ❤️‍🔥#MUFC pic.twitter.com/TICrd0mdnB

— Manchester United (@ManUtd) February 2, 2025

“Reprezentuesi danez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2030, me opsionin e një viti shtesë. Dorgu, 20 vjeç, ka luajtur 57 ndeshje për Lecce, duke kontribuar tashmë me pesë gola. Mbrojtësi i gjithanshëm ka shijuar një sezon të shkëlqyer deri më tani, pasi ka fituar duelet e dyta më së shumti në tokë në Serie A dhe ka tentuar të katërtin më së shumti sulme nga çdo mbrojtës në ligë”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.

Ndërkohë vet anësori danez tha se është krenar që është pjesë e Manchester United.

Announcing Patrick Dorgu 🔴✔

The Denmark international signs until June 2030, with the option for a further year! ❤ #MUFC

— Manchester United (@ManUtd) February 2, 2025

“Jam jashtëzakonisht krenar që mund ta quaj veten lojtar të Manchester United. Kjo është një ditë shumë e veçantë për të gjithë familjen time”.

“Mezi pres të punoj me Ruben Amorimin, vizioni i tij për këtë ekip dhe e ardhmja e klubit është tepër emocionuese. Ekziston një plan i qartë i përcaktuar për zhvillimin tim dhe mendoj se Manchester United është vendi i përsosur për të përmbushur potencialin tim dhe për të kompletuar ambiciet e mia të mëdha”, tha Dorgu. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu appeared first on Telegrafi.

Man Utd përmirëson ofertën për Dorgun, danezi do të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme

28 January 2025 at 08:42

Manchester United po përparon në negociatat e tyre për transferimin e anësorit danez Patrick Dorgu.

Gjiganti anglez kishte provuar ditë më parë me një ofertë prej 27 milionë eurove, por që ajo është hedhur poshtë nga Lecce.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se dy klubet janë në bisedime të avancuara për të gjetur një marrëveshje për transferimin e lojtarit.

Oferta e re e United është rreth 37 milionë euro përfshirë bonuset, ofertë që duket se do ta bind Leccen për ta pranuar atë.

20-vjeçari që luan në dy krahët ka shkëlqyer me fanellën e Lecces duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar një asistim në Serie A.

Dorgu ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar në Old Traford, derisa marrëveshja pritet të mbyllet në 48 orët e ardhshme. /Telegrafi/

The post Man Utd përmirëson ofertën për Dorgun, danezi do të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme appeared first on Telegrafi.

Manchester United me një plan të ri për transferimin e Patrick Dorgus

26 January 2025 at 10:15

Manchester United nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sensacionit të Serie A, Patrick Dorgu.

Talenti danez i cili po shkëlqen me Leccen është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për ta përforcuar repartin ofensivë.

Trajneri Ruben Amorim ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht afrimin e tij.

Djajtë e Kuq kanë bërë ofertën e parë prej 27 milionë eurove, ofertë që është hedhur poshtë nga Lecce.

Edhe oferta e dytë prej 30 milionë eurove është refuzuar, derisa Fabrizio Romano ka konfirmuar se United do të tentojë sërish.

🚨 Understand Man United are not giving up on Patrick Dorgu deal as negotiations continue.

Lecce turned down over €30m from United, but add-ons can be included in new proposal to try make it happen.

Lecce want €40m or keep Dorgu until June with Napoli keen for summer deal. pic.twitter.com/UnsOI6mdbd

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 26, 2025

Gazetari italian ka raportuar se bonuset pritet të luajnë rol kyç për të zhbllokuar transferimin e Dorgus.

Lecce vazhdon të insistojë në 40 milionë euro për lojtari e tyre, derisa United gjatë kësaj jave do të bëj një ofertë të re ku përfshihen disa bonuse të lehta për të arritur te Dorgu. /Telegrafi/

The post Manchester United me një plan të ri për transferimin e Patrick Dorgus appeared first on Telegrafi.

Empoli-Lecce/ Ardian Ismajli lë fushën i dëmtuar, zëvendësohet nga De Sciglio

By: armand
11 January 2025 at 15:49

Ardian Ismajli është dëmtuar në ndeshjen që ekipi i tij Empoli, po luan në këto momente në shtëpi përballë Leçes. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka lënë fushën e lojës në minutën e 21’ teksa vëndin e tij e ka zënë De Sciglio. Shkak për këtë dalje para kohe nga fusha e lojës është bërë një […]

The post Empoli-Lecce/ Ardian Ismajli lë fushën i dëmtuar, zëvendësohet nga De Sciglio appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napoli

9 January 2025 at 08:20

Napoli ka konfirmuar të mërkurën mbrëma kompletimin e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Luis Hasa nga Lecce.

Napoli njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e reprezentuesit të Italisë U21, Luis Hasa, me një marrëveshje të përhershme nga Lecce me një kosto të raportuar prej 500 mijë eurosh.

Juventusi kishte një klauzolë shitjeje prej 30%, kështu që bardhezinjtë kanë marrë gjithashtu një tarifë prej 150,000 euro sipas raporteve të fundit.

Njoftimi mbi transferimin e mesfushorit me prejardhje shqiptare erdhi nga vet faqet zyrtare të Napolit.

 

Welcome to Napoli, Luis! 💪

💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeHasa pic.twitter.com/murNMYVxqX

— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 8, 2025

“SSC Napoli është i kënaqur të njoftojë blerjen e Luis Hasës në një marrëveshje të përhershme nga U.S. Lecce”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Hasa u bë nënshkrimi i dytë i Napolit në këtë afat kalimtar, pas marrëveshjes që bëri që Simone Scuffet të mbërrinte si huazim të martën. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napoli appeared first on Telegrafi.

Pellegrini e Saelemaekers dënojnë Lazion: Roma fiton një derbi me tension të lartë

By: user 2
5 January 2025 at 22:56

Roma fiton derbin me një paraqitje të shkëlqyer. Në javën e 19-të të Serie A, Roma e drejtuar nga Ranieri mposhti Lazion 2-0 dhe ngushtoi diferencën në renditje, duke arritur kuotën e 23 pikëve. Në “Olimpico”, gjatë pjesës së parë, verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen me një goditje të bukur të Pellegrinit (10’) nga kufiri i zonës dhe vetëm pak minuta më pas, dyfishuan avantazhin me një kundërsulm të finalizuar nga Saelemaekers (18’). Në pjesën e dytë, Lazio u hodh në sulm duke rritur ritmin, por Svilar ishte i pakalueshëm, ndërsa Tchaouna humbi një mundësi të artë duke goditur traversën. Në minutat shtesë pati tension në fushë dhe një përplasje që çoi në përjashtimin e Castellanos pas një dueli me Hummels.

Lexo më tejVideo / Serie A, Milan-Roma 1-1: Dybala përgjigjet Reijnders

Roma triumfoi, dhe me plot meritë. Rezultati u vulos brenda 18 minutave të para. Megjithatë, me Lazion që kërkonte rikthimin, derbi u shndërrua në një sfidë të hapur dhe emocionuese. Ndonëse pati tetë kartonë të verdhë (pesë për Lazion dhe tre për Romën), loja ishte intensive, por jo e ashpër. Episodet vendimtare ndodhën në fillim: në minutën e 10-të, Pellegrini, një surprizë në formacionin titullar, realizoi një gol spektakolar me të djathtën. Tetë minuta më vonë, Saelemaekers shënoi golin e dytë me një tjetër finalizim të bukur. Lazio reagoi, por pa qenë e rrezikshme. Në pjesën e dytë, presioni i skuadrës së Baroni-t u rrit, por mbrojtja e Ranierit rezistoi. Trajneri veteran mund të festojë një rekord tjetër: fitimin e një derbi në moshën 73-vjeçare. Në fund, ai u detyrua të ndërhynte për të qetësuar një përplasje që rezultoi me karton të kuq për Castellanos.

MONZA 1-2 CAGLIARI

Cagliari triumfoi 2-1 në fushën e Monzas në ndeshjen e orës 12:30, që shënonte mbylljen e fazës së parë të Serie A. Skuadra sarde, që vinte pas katër humbjesh radhazi si edhe Monza, u gjend menjëherë në disavantazh pas golit nga penalltia i shënuar nga Caprari në minutën e 5-të. Megjithatë, ata arritën të përmbysnin rezultatin gjatë ndeshjes. Në minutën e 22-të, Zortea barazoi me një goditje të fuqishme dhe të saktë nga kufiri i zonës, ndërsa në minutën e 56-të Piccoli finalizoi një kundërsulm të Obert, duke shënuar golin e dytë. Pesë minuta më vonë, përjashtimi i D’Ambrosio-s pas një faulli ndaj Mina-s shoi çdo shpresë të Monzas për të barazuar, duke e lënë atë në fund të tabelës së klasifikimit.

LECCE 0-0 GENOA

Java e 19-të nuk solli fat për Lecce-n, e cila goditi një shtyllë me Krstovic dhe pati disa mundësi me Dorgu, por nuk arriti të thyente mbrojtjen e Genoa. Në “Via del Mare”, ndeshja për mbijetesë përfundoi 0-0, ku Vieira arriti të merrte një pikë të merituar falë organizimit mbrojtës të skuadrës së tij. Ky ishte rezultati i pestë pozitiv radhazi për Genoa, që tani është tre pikë mbi vendin e tretë nga fundi, pikërisht Lecce, i cili ka arritur në pikë të njëjta me Cagliari pas fitores së tyre ndaj Monzas.

TORINO 0-0 PARMA

Ndeshja Torino-Parma, e vlefshme për javën e 19-të të Serie A, përfundoi pa gola. Torino luajti më mirë në pjesën e parë, por vuajti mungesën e efikasitetit në sulm dhe pritjet e mrekullueshme të portierit Suzuki. Parma u rrit në pjesën e dytë, duke goditur edhe një shtyllë me Mihaila, por nuk arriti të shënonte. Në fund, të dy skuadrat morën nga një pikë, duke qëndruar në pozita relativisht të qeta në tabelën e renditjes.

The post Pellegrini e Saelemaekers dënojnë Lazion: Roma fiton një derbi me tension të lartë appeared first on Lapsi.al.

Medon Berisha ndalet sërish, probleme muskulore për mesfushorin e Shqipërisë

By: armand
28 December 2024 at 20:27

Lecce vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Comos. Trajneri Marco Giampaolo ndoqi nga afër stërvitjen, për të kuptuar më shumë rreth titullarëve të mundshëm të Lecces për këtë sfidë. Banda dhe Gaspar vazhduan me terapitë, ndërsa Medon Berisha e ndërpreu stërvitjen para kohe për shkak të një problemi muskulor. Situata e […]

The post Medon Berisha ndalet sërish, probleme muskulore për mesfushorin e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Serie A/ Asist i mrekullueshëm nga Medon Berisha, Lecce fiton kundër Monzës

By: armand
15 December 2024 at 14:33

Lecce është rikthyer te fitorja në Serinë A pas asaj humbje të thellë me Romën javën e shkuar duke mposhtur me shifrat 2-1 Monzën. Goli i parë u shënua nga Morente në minutën e 3-të falë asistit të mrekullueshëm të Medon Berishës. Medon Berisha assists Lecce’s first goal ✨ pic.twitter.com/jKy8KZhQPs — Kuq e Zi ⚽️ […]

The post Serie A/ Asist i mrekullueshëm nga Medon Berisha, Lecce fiton kundër Monzës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌