Parma–Napoli dhe Lazio–Inter janë ndeshjet e javës së 37-të që mund të vendosin përfundimisht garën për titullin kampion. Napoli mund ta fitojë atë që të dielën, por ekziston vetëm një kombinim rezultatesh që e bën këtë të mundur: Napoli duhet të mposhtë Parmën dhe Inter të humbasë në shtëpi kundër Lazios. Pse? Në renditje është ende skuadra e Antonio Contes në krye me 78 pikë, vetëm +1 ndaj formacionit të Simone Inzaghit (77). Sa pikë i duhen Napolit për të fituar titullin e katërt në histori? Duke qenë se diferenca është shumë e vogël, nuk mjafton vetëm fitorja, por duhet edhe që Interi të dështojë, madje është e mundur të shkohet edhe te një ndeshje shtesë në rast barazie pikësh.
Conte fiton titullin nëse mposht Parmën dhe Inter humbet ndaj Lazios
Gara në distancë mes Napolit dhe Inter për titullin është krejtësisht e hapur: barazimi 2-2 në shtëpi kundër Genoas dhe fitorja e Inter kundër Torinos në javën e fundit i kanë ngushtuar distancat. Tani gjithçka është e mundur, përfshirë faktin që Napoli mund të shpallet kampion në stadiumin “Tardini” me një ndeshje para përfundimit të sezonit.
Ekziston vetëm një kombinim rezultatesh që mundëson këtë skenar: të kaltrit mundin Parmën dhe Inter humbet në shtëpi kundër Lazios (që është në garë për vendin e katërt për Champions League). Në këtë rast të kaltrit i shkëputen Inter me 4 pikë: ngjiten në kuotën e 81 pikëve kundrejt 77 të Inter, çka e bën të paarritshëm pasi mbetet vetëm një ndeshje për t’u luajtur në kalendar. Në javën e fundit, edhe nëse Napoli humb në shtëpi ndaj Cagliarit dhe Inter fiton në Como, napolitanët mbeten sërish në vendin e parë me 1 pikë më shumë (81 vs 80).
Në dy skenarët e tjerë (fitore apo barazim i Inter), edhe në rast fitorje të Napolit ndaj Parmës, titulli do të vendoset vetëm në javën e fundit.
Çfarë ndodh nëse Napoli humbet: sa pikë i duhen për titullin?
Inter e di një gjë: nuk është i zoti i fatit të vet, sepse edhe nëse fiton dy ndeshjet e mbetura (Lazio dhe Como), duhet të shpresojë në gabime të Napolit për të dalë kampion. Çfarë ndodh me Napolin në rast humbjeje në “Tardini”? Ja kombinimet:
Nëse Napoli humbet dhe Inter fiton ndaj Lazios – Inter shkon në +2 (80 vs 78). Në këtë rast, Conte duhet të fitojë ndaj Cagliarit dhe të shpresojë që Interi humbet ndaj Comos. Nëse Inter fiton, bëhet kampion; nëse barazon, do të luhet ndeshje shtesë.
Lexo më tej: Napoli e Inter sherr për datat e javës së fundit dhe ndeshjen shtesë për titull
Nëse Napoli humbet dhe Inter barazon me Lazion – Të dyja skuadrat shkojnë në kuotën 78 dhe titulli vendoset në javën e fundit. Skuadra e Conte duhet të fitojë dhe të shpresojë që Interi nuk e bën të njëjtën gjë.
Nëse napoletanët humbasin dhe Inter gjithashtu humbet ndaj Lazios – Çdo gjë mbetet siç është: Napoli 78, Inter 77. Titulli vendoset në javën e fundit: Napolit i duhen 3 pikë për të festuar kampionatin.
Çfarë ndodh nëse Conte barazon në Parma për titullin kampion
Ekziston edhe një skenar i fundit më i ndërlikuar: çfarë ndodh nëse Napoli barazon në Parma? Shkon në kuotën 79. Ja si ndikon kjo në garën për titullin në varësi të rezultateve të Inter:
Nëse Napoli barazon dhe Inter fiton ndaj Lazios – Napoli 79, Inter 80. Napoli duhet të fitojë ndaj Cagliarit (arrin 82) dhe të shpresojë që Interi nuk fiton në Como (mbetet 81 me barazim, ose 80 nëse humbet).
Nëse Napoli barazon dhe Inter gjithashtu barazon – Napoli 79, Inter 78. Napolit i mjafton një fitore ndaj Cagliarit për të siguruar titullin pa llogari. Mund t’i mjaftojë edhe një barazim nëse Inter humbet në Como.
Nëse Napoli barazon dhe Inter humbet ndaj Lazios – Napoli 79, Inter 77. Avantazhi është +2 por nuk mjafton për shpallje matematikore të kampionit. Në javën e fundit, Napoli duhet të fitojë ndaj Cagliarit për të shmangur një ndeshje shtesë (nëse barazon dhe Inter fiton), ose edhe një përmbysje të dhimbshme nëse humbet dhe Inter fiton.
The post Napoli fiton sot titullin kampion kundër Parmës nëse… ekziston vetëm një kombinim appeared first on Lapsi.al.