Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

By: armand
23 June 2025 at 21:06

E ardhmja e Milan Skriniar mbetet ende për t’u mësuar. Pas huazimit të tij gjashtëmujor te Fenerbahçe, klubi turk synon ta mbajë qendërmbrojtësin sllovak, por do të duhet të ketë kujdes nga konkurrenca nga Galatasaray. Sipas FotoMaç, Fenerbahçe ka përmirësuar propozimin e tij financiar për të bindur Skriniar të qëndrojë. Nga 5.5 milionë euro fillestare, […]

The post Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën appeared first on BoldNews.al.

Arbitri ndërkombëtar shqiptar, Enea Jorgji do të gjykojë derbin e zjarrtë të Athinës, AEK – Panathinaikos

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe për arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.

Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe garës për titullin kampion.

Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.

Arbitri 40-vjeçar do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, duke përfaqësuar së bashku me dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë.

FSHF e konsideron këtë një tjetër moment suksesi për arbitrimin shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Përfshirja e arbitrave shqiptarë në takime të tilla prestigjioze është rezultat i punës së vazhdueshme për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor.

/r.e/a.f/

The post Arbitri ndërkombëtar shqiptar, Enea Jorgji do të gjykojë derbin e zjarrtë të Athinës, AEK – Panathinaikos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Derbi i sezonit/ Sonte, Inter dhe Milan kërkojnë finalen e Kupës

By: xhir jeta
23 April 2025 at 12:39

Nuk luhet vetëm për krenari. E vërtetë që tifozët e Interit dhe Milanit duan që skuadra e tyre të dominojë në qytet, por gjysmëfinalja e sotme e Kupës së Italisë ka llogari të tjera.

Një derbi delikat, por edhe që jep shpresë. Moment shumë I vështirë për Interin, pas humbjes në Bolonjë në Serinë A, ku gara për titullin është tërësisht e hapur me Napolin.

Çast vendimtar, por edhe tepër i ngarkuar, pasi zikaltërit konkurrojnë edhe për “skudeton”, edhe për Kupën, por mesjavën e ardhshme vjen gjysmëfinalja e parë e Championsit kundër Barcelonës.

Bashkë me Kupën e Botës për klubet, mund të fitohen katër trofe, por edhe asgjë, dhe kjo “asgjë” mund të fillojë që sonte. Trajneri Simone Inzagi pritet të luajë sërish me titullarët e zakonshëm, edhe pse të lodhur.

Turam mungon, dhe Lautaro Martinez duhet të shtrëngojë dhëmbët sërish. Të dëmtuar edhe Damfris e Zielinski. Në mesfushë priten Çalhanoglu, Barela e Mkitarian, ndërsa Kristian Asllani besohet se do ta nisë sërish nga stoli.

Problem më vete është se Milani këtë sezon mbetet I pathyeshëm në derbi. Zikaltërit kanë dy barazime e dy humbje, përfshi Serinë A, Kupën dhe Superkupën. “La Gazeta delo Sport” shkruan se derbi është për drithërima, dhe komenton se Interi nuk mund të gabojë, ndërsa kuqezinjtë luajnë për të shpëtuar sezonin.

“Është gjithçka për t’u humbur, – paralajmëron “Il Korriere delo Sport”, – Kupa, Inzagi ëndërron tripletën, për Konseisaon, objektivi I vetëm!” Milani ka lajme të mira se Kajl Uolker dhe Loftus Çik janë kthyer në stërvitje, edhe pse nuk kanë 100 për qind të formës.

Skema mund të jetë 3-4-3, ashtu si edhe për Interin, dhe yjet si Reijnders, Teo Hernandez, Leao e Pulishiç do të jenë në fushë, siç pritet edhe Abraham në sulm. Trajneri Serzhio Konseisao do të donte të fitonte Kupën e Italisë, për të pasur një trofe dhe për të siguruar Ligën e Europës, pasi në Serinë A pozitat janë shumë të dobëta.

Gjithsesi, kompanitë e basteve në një zë shpallin Interin favorit për fitore dhe për të arritur finalen, madje me diferencë të konsiderueshme për Milanin. Sidoqoftë, fusha deri tani ka treguar se kampionët nuk dinë ta bëjnë të vetin derbin.

U dëmtua në derbi, Ernest rrezikon sfidën me Skënderbeun

By: armand
9 April 2025 at 15:51

Pesë lojtarë do t’i mungojnë Tiranës ndaj Skënderbeut, ndërsa problemi kryesor është Emanuel Ernest. Lojtari do të bëjë sot rezonancën magnetike dhe rrezikon të mos jetë në transfertën e së shtunës. Futbollistit i është lidhur shpatulla dhe ai ka dhimbje. Mjekët e Tiranës do të vlerësojnë gjendjen e tij pas goditjes në derbi, si dhe […]

The post U dëmtua në derbi, Ernest rrezikon sfidën me Skënderbeun appeared first on BoldNews.al.

Tirana shkatërron Partizanin në derbi, 3 pikë shprese për bardheblutë

By: Besnik
7 April 2025 at 22:03

Tirana ka arritur një fitore të rëndësishme 3-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, duke marrë një 3 pikësh jetik për mbijetesën në Superligë.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 8-të të klasifikimit me 35 pikë, aq sa ka dhe Teuta e vendit të 9-të, ndërsa Laçi pozicionohet i fundit me 33 pikë. Partizani mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, i ndjekur hap pas hapi nga Elbasani me 46 pikë, i cili fitoi ndaj Egnatias.

Momentet e ndeshjes:

  • 19′ GOL! Tirana shënon golin e parë me anë të Zharmunit. Pas një goditjeje dënimi, topi godet traun e portës dhe, në kthim, Zharmuni e dërgon topin në rrjetë me kokë.
  • 41′ GOL! Zharmuni shënon dopietë. Pas një depërtimi të bukur në zonë, pasimi i tij ndalet me dorë dhe Xhaja akordon penallti. Zharmuni tregohet i saktë nga 11 metra.
  • 68′ GOL! Tirana shënon golin e tretë kur Ernest driblon Alban Hoxhën dhe portieri i Partizanit e ndalon me faull në zonë. Ernest nuk gabon nga pika e penalltisë dhe e çon rezultatin në 3-0.
  • 88′ GOL! Keko shënon një supergol nga rreth 30 metra ku Selmanit i shpëton nga dora topi i cili ndalet në rrjetë. Të kuqtë festojnë por Xhaja bën shenjë që goli nuk vlen për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

Formacionet:

  • Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest.
    Trajner: Bledi Shkëmbi.

  • Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko.
    Trajner: Skënder Gega.

Komisioni i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ia kishte besuar Juxhin Xhajës drejtësinë në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Arbitri i FIFA u asistua nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo ndërsa Florjan Lata ishte arbitri i katërt. Në VAR ishite Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR Emanuela Rusta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tirana shkatërron Partizanin në derbi, 3 pikë shprese për bardheblutë appeared first on Euronews Albania.

Tirana triumfon në derbi, mposht 3-0 Partizanin

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Tirana triumfoi sot 3-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit.

Bardheblutë rikthehen te fitorja në derbi, e cila mungonte prej 10 ndeshjesh.

Dopieta e shënuar nga Jarmouni në pjesën e parë dhe goli i Ernest në pjesën e dytë, i dhanë 3 pikë të arta skuadrës së Shkëmbit.

Partizani gjeti golin me Albers Kekon në fund, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Një fitore e merituar për Tiranën, e cila dominoi takimin në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Me këtë sukses, Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë dhe vazhdon luftën për mbijetesë.

Në krahun tjetër, Partizani renditet në vendin e katërt me 47 pikë, vetëm një pikë më shumë se Elbasani i vendit të pestë.

Tirana - Partizani 3-0 Foto: Agim Dobi
1 nga 8

/r.e//a.f/.

The post Tirana triumfon në derbi, mposht 3-0 Partizanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Derbi Tirana-Partizani, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi

By: armand
7 April 2025 at 17:02

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është gjithmonë një ndeshje e veçantë, por sot ka edhe një rëndësi shumë më të madhe, për shkak pozitave të dy ekipeve dhe nevojës që kanë për pikë. Për sa i përket ekipit të arbitrave sot, do të jetë Juxhin Xhaja ai i cili do të ndajë drejtësinë […]

The post Derbi Tirana-Partizani, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Derbi Tirana-Partizani/ Policia merr masat, rrugët që do të bllokohen

By: Re Nato
7 April 2025 at 11:12

Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë, për derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani.

Në kryeqytet, do të bllokohen disa akse rrugore.

Njoftimi i Policisë

DVP Tiranë

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 07.04.2025, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në orën 14:00 do të spostohen automjetet që janë përreth stadiumit, ndërsa rrugët do të bllokohen në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Derbi Tirana-Partizani, policia: Rrugët që do të bllokohen nga ora 17:00

7 April 2025 at 11:18

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:00.

Në orën 14:00 do të spostohen automjetet që janë përreth stadiumit, ndërsa rrugët do të bllokohen në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

 

The post Derbi Tirana-Partizani, policia: Rrugët që do të bllokohen nga ora 17:00 appeared first on Euronews Albania.

Derbi i fundit i sezonit me Partizanin: nëse humbet, Tirana një hap nga rënia

By: user 2
7 April 2025 at 11:38

Sonte në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin Tirana-Partizani. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.

Forma dhe statistikat e ekipeve

Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:

Partizani: Golavarazhi 35:29
Tirana: Golavarazhi 37:42
Lojtarët që bëjnë diferencën;

Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.

E ardhmja e futbollit shqiptar në fushë

Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e Kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.

Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tre sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.

Lexo më tej: Sot derbi Tirana-Partizani, policia bllokon disa rrugë

Tirana – Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por një traditë e madhe e futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi do të jetë një mbrëmje për t’u shijuar nga të gjithë tifozët e futbollit.

⚽ Derbi i kryeqytetit rikthehet të hënën në “Arenën Kombëtare” 🏟 prej orës 20:00

📊 Statistika të Tiranës dhe Partizanit në prag të duelit të javës së 3⃣3⃣-të të Abissnet Superiore #abissnetsuperiore #derbikryeqytetit #tirana #partizanihttps://t.co/h3UVDORDB1

— FSHF (@FSHForg) April 5, 2025

The post Derbi i fundit i sezonit me Partizanin: nëse humbet, Tirana një hap nga rënia appeared first on Lapsi.al.

Derbi me Tiranën, një mungesë dhe një dilemë për Partizanin

By: armand
6 April 2025 at 12:25

Partizani pas fitores në gjysmëfinale me Egnatia tashmë gjithë fokusin e ka kthyer te derbi me Tiranën. Të kuqtë do të luajnë ditën e nesërme me bardheblutë në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00 në një duel mjaft delikat dhe të luftuar. “Demat” vijnë pas një jave të ngarkuar, teksa ekipi pavarësisht kësaj ka vazhduar intensivisht përgatitjet […]

The post Derbi me Tiranën, një mungesë dhe një dilemë për Partizanin appeared first on BoldNews.al.

Tirana-Partizani, derbi me gjysmën e kapacitetit, ja sa tifozë priten të jenë në stadium

By: armand
6 April 2025 at 10:50

Të hënën, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet derbi Tirana-Partizani. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në Superiore pritet të dhurojë emocione të forta në një duel ku për bardheblutë fitorja është jetike për të shpresuar për të mbijetuar në elitë, ndërsa për Partizanin ka më pak presion e cila gjendet […]

The post Tirana-Partizani, derbi me gjysmën e kapacitetit, ja sa tifozë priten të jenë në stadium appeared first on BoldNews.al.

Derbi i fundit i sezonit Partizani – Tirana luhet të hënën në “Arenën Kombëtare”

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Të hënën, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.

Forma dhe statistikat e ekipeve;

Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:

Partizani: Golavarazhi 35:29

Tirana: Golavarazhi 37:42

Lojtarët që bëjnë diferencën;

Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.

E ardhmja e futbollit shqiptar në fushë;

Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e Kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.

Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tre sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.

Tirana – Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por një traditë e madhe e futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi do të jetë një mbrëmje për t’u shijuar nga të gjithë tifozët e futbollit. /j.p/

The post Derbi i fundit i sezonit Partizani – Tirana luhet të hënën në “Arenën Kombëtare” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sfida e 178-të në histori, Tirana dhe Partizani kërkojnë fitoren e parë sezonale në derbi

By: armand
3 April 2025 at 17:37

Tirana dhe Partizani do të përballen më 7 prill në Arenën Kombëtare, në orën 20:00 në derbin e katërt dhe të fundit për këtë sezon. Kjo do të jetë ndeshja e 178-i në historinë mes dy klubeve teksa statistikat flasin në favor të Partizanit, ku në 177 takimet e mëparshme ka fituar 73 dhe ka […]

The post Sfida e 178-të në histori, Tirana dhe Partizani kërkojnë fitoren e parë sezonale në derbi appeared first on BoldNews.al.

“Paqe” në derbin e Milanos/ Milan i pathyer prej tij, i merr barazimin në Kupe

By: xhir jeta
3 April 2025 at 12:38

E paska kaq të vështirë sa nuk bëhet. Interi nuk ditka të fitojë këtë sezon në derbin qytetës, dhe Milani mori një tjetër rezultat pozitiv.

Gjithsesi, barazimi në Kupën e Italisë nuk është aq I tmerrshëm për zikaltërit, të cilët do të luajnë gjysmëfinalen e dytë në prani të tifozëve të tyre, dhe kanë ende shpresë për finalen.

Gjithsesi, nuk ka fitore deri tani ndaj kuqezinjve, pasi rezultatet janë dy barazime e dy humbje, në dy sfida në Serinë A, një në Superkupën e Italisë, dhe tani në Kupë.

Kristian Asllani këtë herë nuk ishte as në stol, për shkak pezullimi, siç do të ndodhë edhe mesjavën e ardhshme në Champions ndaj Bajernit, ndërsa epërsia territoriale dhe e gjuajtjeve, nuk I bëri shumë punë ekipit të trajnerit Simone Inzagi.

Milani kaloi I pari në epërsi në nisje të pjesës së dytë, në 47’, kur realizoi sulmuesi anglez, Tami Abraham.

Përpjekjet e kampionëve dhanë rezultat në 67’ kur realizoi mesfushori Hakan Çalhanoglu.

“Derbi I pafundëm, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Milan-Inter 1-1, vendoset gjithçka në 23 prill! Godet sërish Abraham, Çalhanoglu përgjigjet!”

“Është turku, – titullon “Il Korriere delo Sport”, me foton e Çalhanoglusë, – Çalha i përgjigjet Abrahamit! Finalistja e dytë përcaktohet në 23 prill!”

Interi mbetet me shpresë për të fituar çdo trofe këtë sezon, pra edhe titullin në Serinë A, ku kryeson, edhe Kupën e Italisë, por ndoshta edhe Championsin, që është ëndrra e madhe.

Broja nuk “ndez” në derbi/ Sulmuesi kuqezi aktivizohet në Liverpool-Everton

By: xhir jeta
3 April 2025 at 12:36

Për momentin ka rëndësi vetëm të mbijetojë. Nga Armando Broja nuk kërkohet të bëjë mrekullitë që realizoi me kombëtaren shqiptare apo me Sauthemptonin, por pas gati dy vjetësh e gjysmë prej ferri, ai shpreson vetëm që të jetë mirë me shëndet dhe të luajë sa më shumë të ketë mundësi.

Pasi u kthye disa minuta në fushë para dy javësh në Premier Ligën angleze, dhe pasi u paraqit shumë mirë si titullar për Shqipërinë ndaj Andorrës në eliminatoret e Botërorit, sulmuesi kuqezi pati mundësi të jepte sado pak kontribut në derbin ndaj Liverpulit.

Sfida e madhe e qytetit u luajt në stadiumin e të kuqve, “Anfild”, dhe Broja u aktivizua vonë, vetëm në minutën e 79-të. Trajneri Dejvid Mojes nuk deshi të rrezikonte shumë, por pasi Liverpuli kaloi në epërsi në minutën e 57-të me anë të sulmuesit Diogo Zhota, nuk pati zgjedhje tjetër.

E vërteta është që 23-vjeçari u ndodh përballë mbrojtjes më të fortë të Premier Ligës, dhe ekipit më të fortë. Ai u përpoq shumë, vrapoi e bëri presion, si dhe kërkoi të rrezikonte portën e vendasve, veçse pa sukses.

Sidoqoftë, gjendja e tij fizike u duk e mirë, ai pati edhe shpërthime të gjata, tipike për të, dhe shpresohet që të vazhdojë kështu deri në fund të këtij edicioni. Ndoshta, Evertoni do të kandiset t’ia blejë kartonin nga Çelsi dhe Broja të kthehet në karrierë normale.

Real merr derbin e parë/ Suksese për Real Madrid, Arsenal dhe Aston Villa

By: xhir jeta
5 March 2025 at 12:52

Karlo Ançeloti e kishte parashikuar. As nuk bëhej fjalë të arrihej një fitore e madhe në derbin e Madridit në Champions, dhe kështu ndodhi.

Reali fitoi 2-1 ndaj Atletikos në “Santiago Bernabeu”, duke e merituar suksesin, edhe pse bardhekuqtë ishin gjithmonë aty në sfidën e të tetave të finaleve.

Tre gola mjaft të bukur vendosën fatin e ndeshjes, ashtu si edhe përballja taktike e dy skuadrave shumë të përgatitura dhe me shumë talent.

Rodrigo kaloi të bardhët në epërsi në 4’, por magjia e Hulian Alvarezit krijoi barazimin në 32’.

Pas pushimit, Reali shfrytëzoi talentin e madh që ka dhe Brahim Diaz siguroi fitoren 10 minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Kampionët e Europës në fuqi patën epërsi të paktën në gjuajtje, 13-6 në total dhe 7-2 në kuadrat, e duket se ky kompeticion I bën vërtet të frikshëm.

Në histori, madrilenët kanë qenë mjaft të suksesshëm në Champions pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, edhe kur kjo ka ndodhur në shtëpi, edhe jashtë saj.

Në 8 raste kur kanë fituar 2-1 në “Bernabeu”, ata ia kanë dalë të kualifikohen plot 6 herë, madje kjo I ka ndodhur edhe Atletikos në 1958-1959.

Trajneri I “merengesve”, Ançeloti, deklaroi se Reali krijoi shumë raste, se luajti mjaft mirë edhe pse pa bërë presion të fuqishëm, dhe se nuk është I pakënaqur nga rezultati.

Në fund të fundit, një duel I tillë sipas tij është gjithmonë në barazpeshë.

Kolegu dhe rivali I tij, Diego Pablo Simeone pohoi se rezultati nuk ishte I mirë, pasi Atletiko luajti për ta fituar ose barazuar ndeshjen.

Të përditshmet sportive të Madridit ishin në një mendje në titullin kryesor.

“Marka” dhe “AS” theksuan se diferencën në derbi e bëri Brahim Diaz, më i miri lojtar në fushë.

Gjenialiteti I tij, sipas gazetave, i dha një epërsi të vogël Realit.

Përballja e dytë në “Uanda Metropolitano” luhet të mërkurën e ardhshme të 12 marsit, dhe gjithçka mbetet e hapur./abcnews.al

Dinamo fiton me “poker” golash ndaj Tiranës dhe ngushton diferencën me Egnatian

2 March 2025 at 19:17

Dinamo ka arritur të marrë një fitore të thellë me rezultatin 4-1 në derbin ndaj Tiranës, të luajtur këtë të diel në “Elbasan Arena”, të vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e nisën mirë sfidën, ku me ndihmën e VAR arritën të fitonin dhe një penallti në minutën e ’11 të takimit […]

The post Dinamo fiton me “poker” golash ndaj Tiranës dhe ngushton diferencën me Egnatian appeared first on BoldNews.al.

Disiplina me dënime të ashpra për protagonistët e derbit Partizani-Tirana

14 February 2025 at 17:53

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e sotme ka dhënë vendimet për episodet jo sportive të regjistruara në javën e kaluar të kampionateve shqiptare, ku protagonist është dhuna në derbin Tirana-Partizani. Për dhunën e regjistruar nga tifozët e saj, Partizani është dënuar nga Disiplina me 100 mijë lekë të reja, teksa Tirana për sjelljen e tifozëve […]

The post Disiplina me dënime të ashpra për protagonistët e derbit Partizani-Tirana appeared first on BoldNews.al.

“Të merren masa për aktorët e problemit”, Drejtori sportiv i Tiranës pas derbit: Ne u provokuam!

By: armand
11 February 2025 at 19:41

Tirana pa që t’i ikte nga “duart” fitorja në derbi ndaj Partizanit, teksa pësoi gol në fund. Një triumf që do vlente më shumë se 3 pikë për bardheblutë, që nuk po zhvillojnë një sezon pozitiv. Për “tymnajën” e derbit të luajtur në “Arenën e Demave”, ku nuk munguan kartonat e kuq apo edhe përplasjet, […]

The post “Të merren masa për aktorët e problemit”, Drejtori sportiv i Tiranës pas derbit: Ne u provokuam! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌