Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Real, fitore për “infarkt”/ Madrilenët ia dalin vetëm 3-2, Dortmund ishte pa fat

6 July 2025 at 14:20

Parashikimet u respektuan, por jo aq sa duhet. E vërtetë që është Reali gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Botës së Klubeve, por skuadra e madhe spanjolle nuk e pati aspak të lehtë.

Suksesi 3-2 ndaj Dortmundit nuk ishte I qetë, dhe rezultati mbeti I paqartë deri në fund, edhe pse të besuarit e trajnerit Shabi Alonso e nisën shkëlqyeshëm.

Madrilenët kryesuan 2-0 në vetëm 20 minuta, me golat e shënuar në pjesën e pare nga Gonzalo Garsia dhe Fran Garsia, pra nga dy talente të akademisë.

U duk se ky do të ishte përfundimi, dhe spanjollët e kontrolluan përballjen çerekfinale deri në minutën e 90-të.

Pikërisht në aq pak kohë sa kishte mbetur ndodhi një çmenduri e vërtetë.

Papritur pati shumë gola. Dortmundi hapi ndeshjen kur realizoi Bajer në minutën e 92-të, e pastaj Kilian Mbape shënoi të tretin për Realin.

Kampioni francez tregoi klasin dhe mendimet e tij shkuan tek Diogo Zhota dhe vëllai I tij, që u shuan në aksident.

Gjithsesi, në fund të kohës shtesë gjermanët shënuan me penallti, dhe u desh një pritje e madhe e portierit madrilen që të sigurohej fitorja.

“Dhe tani PSG, – shkruan e përditshmja “Marka”, – Mbape shkëlqen me një gol të madh që ia dedikon Diogo Zhotasë dhe vëllait të tij! Madridi fitonte 2-0 në 20 minuta!”

“Fabrika është në nivel botëror, – mburret gazeta tjetër madrilene, “AS”, me akademinë e Realit, – Gonzalo e Fran Garsia çojnë Realin në gjysmëfinale përballë PSG-së! Fillim I madh, por ankth në fund!”

Tashmë, në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve do të luhet një ndeshje e madhe, një finale e vërtetë Real Madrid-Paris Sen Zhermen.

Reali, kampion në financa/ Madrilenët kanë fituar më shumë në Botërorin e Klubeve

By: xhir jeta
4 July 2025 at 12:37

I takon ky pozicion dhe vazhdimisht ndodhet aty. Reali nuk është vetëm skuadra me të ardhurat më të mëdha në futbollin botëror, e ndoshta edhe në të gjithë sportin profesionist në rruzull, por edhe po kryeson në Kupën e Botës për Klubet.

Përtej faktit se të besuarit e trajnerit Shabi Alonso nuk kanë shkëlqyer siç duhet, fitimet nuk kanë munguar, përkundrazi.

Mediat spanjolle, konkretisht e përditshmja “Marka”, raportojnë se madrilenët janë skuadra me më shumë para të marra deri tani në turneun e madh që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reali ka 54.83 milionë euro të ardhura deri tani në 4 ndeshje, pra në grup dhe në raundin e dytë, si dhe për faktin se është kualifikuar në çerekfinale.

E ndjek Bajerni, me një diferencë që nuk është e madhe.

Bavarezët kanë fituar deri tani 48.97 milionë euro, ndërsa thuajse në të njëjtat pozita është edhe Paris SG, rivali I gjermanëve në këtë raund.

Francezët kanë arkëtuar 48.37 milionë euro.

Nuk është keq as Dortmundi me mbi 45 milionë euro të ardhura, ndërsa skuadrat europiane zënë katër vendet e para.

E habitshme disi që Çelsi është ekipi I parafundit për këto përfitime, I lënë prapa nga dy skuadrat e Brazilit, Palmeiras e Fluminense.

Londinezët kanë futur në xhep 32.77 milionë euro, ndërsa listën e çerekfinalistëve e mbyll Al Hilali saudit me vetëm 29.39 milionë.

Kush kalon në gjysmëfinale merr 18.06 milionë euro, finalistët nga 25.8 milionë, ndërsa kampionia do të marrë edhe 34.3 milionë euro.

Reali, kampion i shpërblimeve/ Madrilenët kanë fituar më shumë në Botërorin e Klubeve

By: xhir jeta
3 July 2025 at 12:41

I takon ky pozicion dhe vazhdimisht ndodhet aty. Reali nuk është vetëm skuadra me të ardhurat më të mëdha në futbollin botëror, e ndoshta edhe në të gjithë sportin profesionist në rruzull, por edhe po kryeson në Kupën e Botës për Klubet.

Përtej faktit se të besuarit e trajnerit Shabi Alonso nuk kanë shkëlqyer siç duhet, fitimet nuk kanë munguar, përkundrazi.

Mediat spanjolle, konkretisht e përditshmja “Marka”, raportojnë se madrilenët janë skuadra me më shumë para të marra deri tani në turneun e madh që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reali ka 54.83 milionë euro të ardhura deri tani në 4 ndeshje, pra në grup dhe në raundin e dytë, si dhe për faktin se është kualifikuar në çerekfinale.

E ndjek Bajerni, me një diferencë që nuk është e madhe.

Bavarezët kanë fituar deri tani 48.97 milionë euro, ndërsa thuajse në të njëjtat pozita është edhe Paris SG, rivali I gjermanëve në këtë raund.

Francezët kanë arkëtuar 48.37 milionë euro.

Nuk është keq as Dortmundi me mbi 45 milionë euro të ardhura, ndërsa skuadrat europiane zënë katër vendet e para.

E habitshme disi që Çelsi është ekipi I parafundit për këto përfitime, I lënë prapa nga dy skuadrat e Brazilit, Palmeiras e Fluminense.

Londinezët kanë futur në xhep 32.77 milionë euro, ndërsa listën e çerekfinalistëve e mbyll Al Hilali saudit me vetëm 29.39 milionë.

Kush kalon në gjysmëfinale merr 18.06 milionë euro, finalistët nga 25.8 milionë, ndërsa kampionia do të marrë edhe 34.3 milionë euro.

Dortmund i shpëton “ferrit”/ Skuadra gjermane, në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

By: xhir jeta
2 July 2025 at 12:41

Fillimi i mirë, gjysma e punës. Kështu thotë shprehja e urtë dhe kështu ndodhi për Dortmundin, ndonëse gjermanët shpëtuan mirë pa u mundur.

Borusia mundi 2-1 Monterrejin meksikan dhe u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Botës për Klubet, falë dy golave të shpejtë të sulmuesit Serhu Girasi në minutat 14 e 24.

Gjithsesi, ajo që erdhi më pas ishte një “ferr” i vërtetë.

Monterrej, nën udhëheqjen e ish-kapitenit të Realit, Sergio Ramos, luftoi fort dhe iu afrua barazimit.

Mbrojtësi i qendrës e donte patjetër një duel me Madridin, ish-skuadrën ku u bë I lavdishëm, por 39-vjeçari nuk mundi ta kishte.

Zherman Berterame shënoi në 48’ duke I dhënë shpresë dhe rastet nuk munguan.

Meksikanët mbajtën topin 59 për qind, patën më shumë se dyfishin e gjuajtjeve të Dortmundit, në kuadrat e jashtë tij, dhe këmbëngulën pa u lodhur.

Portieri Kobel ishte heroi me pritjet e tij, por edhe ai duhet të falenderojë fatin që Ramos nuk shënoi dot në kohën shtesë.

Do të kishte qenë një tjetër gol I sekondave të fundit, për të cilët ish-madrileni është i famshëm.

Gjithsesi gjermanët u kualifikuan dhe në çerekfinale do të luhet ish-finalja e Championsit, Real Madrid-Borusia Dortmund.

Real tregohet “mbret”/ Juventus dorëzohet përpara klasit të madrilenëve

By: xhir jeta
2 July 2025 at 12:39

Nuk mjafton vetëm dëshira. Një Juventus që e tregoi gjithë dobësinë e tij me shkatërrimin që pësoi me Mançester Sitin, u përpoq shumë të shkaktonte të papriturën ndaj Realit, por pa sukses.

Skuadra e madhe spanjolle kaloi në çerekfinale me fitoren 1-0, duke luajtur më mirë pavarësisht disa momenteve të vështira.

“Zonja e Vjetër” tregoi gjithë krenarinë e saj me disa raste të pastra nga Kolo Muani apo Jildiz.

Gjithsesi, klasi dhe përvoja më e madhe e “merengesve” e bënë të vetën.

Reali dominoi ndeshjen e turit të dytë në stadiumin “Hard Rok” të Majemit, me shumë më tepër gjuajtje, e sidomos duke I pasur një pjesë të madhe në kuadrat.

Goli vonoi të vinte, por përfundimisht u shënua në minutën e 54-ët nga sulmuesi i ri, Gonzalo Garsia.

Njëzetenjëvjeçari, I cilësuar si “Rauli I Ri” nga trajneri i tij Shabi Alonso, goditi saktë për avantazhin.

Pozitiv kthimi në fushë I Kilian Mbapesë në pjesën e dytë, i cili la përfundimisht pas dëmtimin.

Ndërkaq, Alonso I dha disa minuta edhe veteranit Luka Modriç për të provuar sërish emocionet me fanelën “merenges” përpara kalimit tek Milani.

Reali ndërkaq vazhdon rrugën për në çerekfinale, dhe mbetet si gjithmonë pretendent për trofeun./abcnews.al

TEL AVIV – Izraeli shtrëngon masat e mbrojtjes civile pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

22 June 2025 at 06:29

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA/- Izraeli ka shtrënguar kufizimet e mbrojtjes civile në të gjithë vendin pas sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore në Iran, njoftoi sot ushtria izraelite.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se vetëm aktivitetet thelbësore do të lejoheshin në të gjithë vendin – në përputhje me direktivat e reja të miratuara nga ministri i Mbrojtjes Israel Katz. Vendimi erdhi pas një vlerësimi të ri të kabinetit të sigurisë.

“U përcaktua që që nga sot, në orën 03:45 të mëngjesit, do të bëhen ndryshime të menjëhershme në udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Si pjesë e ndryshimeve, u vendos që të gjitha zonat e vendit të zhvendosen nga Aktiviteti i Pjesshëm dhe i Kufizuar në Aktivitet Thelbësor”, tha IDF në një postim në Telegram.

“Udhëzimet përfshijnë, ndalimin e aktiviteteve edukative, tubimeve dhe vendeve të punës, përveç sektorëve thelbësorë”, sipas njoftimit.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha se avionët amerikanë kishin sulmuar tre objekte bërthamore në Iran, duke përfshirë Natanz, Esfahan dhe objektin e pasurimit të uraniumit Fordow.

Izraeli nisi fushatën ushtarake më 13 qershor, duke thënë se synonte të parandalonte Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore – një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht, duke thënë se programi i tij bërthamor shërbente vetëm për qëllime civile.

“Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Iran më shumë se një javë më parë, Teherani ka sulmuar qytete dhe objekte ushtarake izraelite me më shumë se 450 raketa”, sipas shifrave zyrtare izraelite.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se mbi 400 dronë iranianë hynë në hapësirën ajrore izraelite gjatë kësaj periudhe.

“Një total prej 24 personash në Izrael janë vrarë dhe më shumë se 1 200 të tjerë janë plagosur në sulme”, sipas shifrave zyrtare. //a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli shtrëngon masat e mbrojtjes civile pas sulmeve amerikane ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

13 June 2025 at 09:10

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Viktimat janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon.

Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:35 për dy mbytje të mundshme në një shtëpi në Avenue-n e 20-të pranë Rrugës Provost. Me të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sipas provave hetimore të mbledhura në vendngjarje nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.

“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chèvrefils, zëdhënëse e SPVM-së. Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.

“Pas përfundimit të hetimit të tij, mjeku ligjor do të përgatisë një raport që detajon identitetin e të ndjerit, datën dhe vendin e vdekjes, si dhe shkaqet dhe rrethanat e mundshme që lidhen me vdekjen”, tha Jake Lamotta Granato, një zëdhënës i zyrës së mjekut ligjor të Kebekut.

“Nëse konsiderohet e përshtatshme, ai mund të japë edhe rekomandime, të cilat janë masa parandaluese që synojnë mbrojtjen e jetës njerëzore dhe parandalimin e vdekjeve në rrethana të ngjashme”, shtoi ai. Procesi hetimor i mjekut ligjor është konfidencial deri në publikimin e raportit të tij përfundimtar, i cili është publik. Sipas burimeve për CTV News, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive.

“Jam i traumatizuar. Është e pabesueshme që ndodhin gjëra të tilla,” tha banori Mike Mymryk.

Carol dhe Derrick Majeur, fqinjë të familjes, u shprehën thellësisht të pikëlluar: “Si do të ndihesha po të ishte një nga nipërit e mi? Do të isha jashtëzakonisht i mërzitur. Mund të imagjinoj si ndihet familja tani,” tha Carol. Kryetarja e Lachine, Maja Vodanovic, reagoi në rrjete sociale, duke e quajtur ngjarjen “makthin më të keq të mundshëm”. Sipas saj, gjithçka nisi nga një top që ra në pishinë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që përfundoi me mbytjen e fëmijës dhe nënës së tij.

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal.

“Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Ceremonia e lutjeve dhe nderimit për Elzinën dhe Elonin do të mbahet të shtunën, më 15 qershor 2025, në ora 13:00, në Xhaminë “Balkan Muslim Community”, në adresën:
???? 2836 Rue Allard, Montréal, QC.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në:
???? 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2.

Pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, po ashtu në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”.

The post Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç appeared first on Sot News | Lajme.

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës dhe shtohet frika për përshkallëzim rajonal

13 June 2025 at 08:27

Sulmet ajrore të Izraelit mbi objektiva bërthamore dhe ushtarake në Iran kanë shkaktuar tronditje të menjëhershme në skenën ndërkombëtare. Ndërsa bota pret reagimin e Iranit, pasojat e para ekonomike dhe politike kanë filluar të ndihen në të gjitha kontinentet.

Ekonomia globale po përballet me një valë pasigurie, çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm, linjat ajrore kanë devijuar rrugët fluturuese, ndërsa liderët botërorë bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

Çmimi i naftës në rritje të menjëhershme

Pas konfirmimit të sulmeve, çmimi i naftës Brent u rrit me mbi 9%, duke kaluar 98 dollarë për fuçi, niveli më i lartë për këtë vit. Investitorët po frikësohen se një përshkallëzim i konfliktit mund të prekë Ngushticën e Hormuzit, rrugën përmes së cilës kalon mbi një e pesta e naftës së botës.

Tregjet financiare goditen nga pasiguria

Indekset kryesore ndërkombëtare shënuan rënie të menjëhershme:

  • Nikkei (Japoni): –1.6%

  • DAX (Gjermani): –1.4%

  • FTSE 100 (Britani): –1.2%

  • Dow Jones (SHBA): –0.8%

Ari dhe obligacionet shtetërore amerikane janë rritur, teksa investitorët po kërkojnë asete më të sigurta në një klimë të pasigurt.

Linjat ajrore devijojnë fluturimet

Lufthansa, Emirates, British Airways dhe dhjetëra kompani të tjera kanë devijuar fluturimet që kalojnë mbi Iran dhe Irak. Agjencitë ndërkombëtare të aviacionit kanë lëshuar paralajmërime për rrezik lufte në hapësirën ajrore të rajonit.

Reagime diplomatike në rritje

Bashkimi Evropian kërkoi përmbajtje të menjëhershme dhe paralajmëroi për destabilizim të mëtejshëm. Shtetet e Bashkuara thanë se nuk ishin pjesë e sulmeve, por mbështesin të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Rusia dhe Kina e dënuan sulmin dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake. Turqia, Katari dhe Arabia Saudite janë në konsultime intensive për të shmangur përfshirjen rajonale.

Rreziku për luftë rajonale

Sulmi mund të nxisë një zinxhir reagimesh nga Hezbollah në Liban, milicitë në Irak dhe rebelët Houthi në Jemen duke zgjeruar konfliktin përtej kufijve të Iranit dhe Izraelit. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se nëse Irani reagon ushtarakisht, mund të pasojë një përplasje me pasoja afatgjata për stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Ajo që nisi si një operacion ajror izraelit, ka shkaktuar tashmë valë të mëdha pasigurie në gjithë botën. Ekonomia, diplomacia dhe siguria globale janë futur në një fazë të brishtë, ku çdo lëvizje e radhës mund të përcaktojë nëse kriza do të zgjerohet apo do të frenohet.

“Jemi në gatishmëri lufte”, shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje

13 June 2025 at 09:47

Në orët e para të së premtes Izraeli ka sulmuar Iranin. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me 100 dronë.

Në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, derisa Irani betohet se shteti izraelit do të vuajë pasojat.

Shumë liderë iranianë u vranë po ashtu si pasojë e sulmit izraelit, transmeton Klankosova.tv.

Shqiptarja që jeton në Izrael, Ita Gani tha se situata atje nuk është fare e qetë.

“I gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte, sepse sulmi i Irani që ne po e presim që ka lëshuar raketa balistike, që janë rreth një orë afër nesh, pra jemi të tronditur. Natyrisht që jemi të përgatitur edhe për këtë sulm”, u shpreh Ita Gani.

Ndërsa gazetari Misha Pumo që vepron në shtetin rus, tha se Rusia do ta dënojë veprimin e Izraelit karshi Iranit.

 

The post “Jemi në gatishmëri lufte”, shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje appeared first on Telegrafi.

FUTBOLL – Modriç i thotë “lamtumirë” Realit

MADRID, 22 maj /ATSH-AFP/ – Mesfushori kroat Luka Modriç, 39 vjeç, njoftoi largimin nga Real Madridi, ku ka luajtur që nga viti 2012, me një nga rekordet më të mëdha në historinë e futbollit.

”Ka ardhur koha (…). Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në ‘Santiago Bernabeu’. Edhe pse, pas Kupës së Botës për Klubet, nuk do ta vesh më këtë fanellë në fushë, do të jem gjithmonë një madridas”, shkroi fituesi i Topit të Artë 2018 në një deklaratë në Instagram.

”Mbërrita në vitin 2012 me ëndrrën për të veshur fanellën e ekipit më të mirë në botë dhe me ambicien për të arritur gjëra të mëdha, por nuk mund ta imagjinoja gjithçka që ndodhi më pas (…) Jam krenar që kam qenë pjesë e një prej epokave më të suksesshme të klubit më të mirë në histori”, shpjegon Modriç.

Në 13 sezone dhe 590 ndeshje të luajtura me fanellën e Real Madridit, ”magjistari” kroat fitoi gjithçka duke ndërtuar një nga rekordet më mbresëlënëse në historinë e futbollit, me 28 trofe, përfshirë gjashtë Liga Kampionësh, katër La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe pesë Superkupa spanjolle.

Në nivel individual, lojtari më i dekoruar në historinë e Realit ai bëri një hap tjetër përpara në histori duke fituar Topin e Artë në vitin 2018, duke thyer hegjemoninë e Lionel Messit të Argjentinës dhe Cristiano Ronaldos të Portugalisë./   /os/

The post FUTBOLL – Modriç i thotë “lamtumirë” Realit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E keqinterpretuar stërvitja ushtarake kineze në Egjipt 

22 May 2025 at 16:58

Pretendimi: Kjo video tregon avionë kinezë që po dërgojnë ndihma nga Egjipti drejt Rripit të Gazës

Verdikti: E pavërtetë

Një video e disa avionëve ushtarakë në ajër mbi piramidat e Egjiptit po shpërndahet së fundmi në rrjete sociale duke pretenduar se tregon avionët kinezë që sfiduan bllokimin e fluturimeve mbi Gaza nga ushtria izraelite. Një llogari në Facebook e publikoi këtë pretendim më 17 maj 2025, së bashku me përshkrimin e mëposhtëm: “Kina dërgon avionë me ndihma në Gaza, të shoqëruar nga avionë luftarakë.”

Ndërkohë, shumë llogari dhe faqe në Facebook e shpërndanë pretendimin, përfshi edhe përdorues të këtij rrjeti në Shqipëri. 

“Kina s’pyet askënd – dërgon avionë me ndihma dhe sfidon bllokadën”, shkruan një profil shqiptar teksa shpërndan videon ne facebook.  

Kolegët tanë nga ekipi i “Fatabyano” kanë verifikuar pretendimin duke zbuluar se në fakt bëhet fjalë për një stërvitje të përbashkët ushtarake egjiptiano-kineze në Egjipt.

Një kërkim me anë të “reverse image search” në Google, duke përdorur një pamje të shkëputur nga videoja e pretenduar, të çon në Instagram, ku një llogari kishte publikuar pamje të ngjashme2 maj 2025, duke pretenduar se ishin nga stërvitje ushtarake e përbashkët mes Kinës dhe Egjiptit.

Duke vijuar kërkimin me fjalë kyçe, gjen disa burime kineze që kishin publikuar pamje të ngjashme, duke deklaruar se ishin nga stërvitje ajrore të përbashkëta mes ushtrive kineze dhe egjiptiane.

Edhe një raportim i Reuters më datë 6 maj 2025, shkruan: “Uturima e avionëve luftarakë kinezë ushtoi mbi piramidat egjiptiane dhe mund të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa Pekini përfundoi stërvitjet ushtarake me Kajron që synojnë të dobësojnë ndikimin strategjik të SHBA-së në këtë rajon të paqëndrueshëm.”

Raportimi shoqërohet gjithashtu me një foto të të njëjtëve avionë që shfaqen në videon që është shpërndarë së fundmi, duke thënë se avionët janë nga stërvitjet e përbashkëta mes ushtrive kineze dhe egjiptiane më 1 maj 2025.

Për më tepër, më 6 maj 2025, faqja zyrtare e zëdhënësit ushtarak të Forcave të Armatosura Egjiptiane publikoi një seri fotosh nga stërvitja ajrore e përbashkët egjiptiano-kineze “Shqiponjat e Qytetërimit 2025”, e cila u zhvillua për disa ditë në një bazë ajrore në Republikën Arabe të Egjiptit.

Po ashtu, Shërbimi Informativ Shtetëror i Egjiptit publikoi të njëjtat imazhe në një raport të titulluar “Stërvitja e Përbashkët Egjiptiano-Kineze (Shqiponjat e Qytetërimit 2025),” që mbulonte zhvillimet kryesore të stërvitjes nga nisja më 19 prill 2025 deri në përfundimin e saj më 6 maj 2025. 

Një nga skenat e videos së pretenduar shfaqet në një nga imazhet e bashkangjitura në raport, si më poshtë: 

Krahasim midis një pamjeje të shkëputur nga klipi i pretenduar (djathtas) dhe një imazhi nga raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror të Egjiptit (majtas).

The post E keqinterpretuar stërvitja ushtarake kineze në Egjipt  appeared first on Faktoje.al.

Mallkimi spanjoll në Madrid/ Trajneri i ardhshëm, Alonso, shpresohet ta tejkalojë

By: xhir jeta
3 May 2025 at 12:51

Ka ikur me kohë epoka e Migel Munjozit. Reali i Madridit vazhdon të fitojë trofe, madje shumë, por trajnerët spanjollë gjithnjë e më pak po ia dalin në “Santiago Bernabeu”.

I fundit që triumfoi ishte Visente Del Boske, tekniku i famshëm iberik që ishte në stol në triumfin në Champions në 2002 dhe në fitoren e titullit në La Liga në 2003.

Papritur, presidenti Florentino Perez vendosi ta shkarkonte, i bindur se projekti i tij i galaktikëve kërkonte një trajner më pak tradicional, dhe më shumë modern.

Gjithsesi, vendimi I njeriut që edhe sot komandon në klub doli një gabim.

Natyrisht, Reali fitoi, por këtë e bëri me të huaj si Zhoze Murinjo, Karlo Ançeloti apo Zinedin Zidan.

U morën sidomos Liga të Kampionëve, plot gjashtë, si dhe disa tituj kampion në Spanjë.

Teknikët spanjollë dështuan të gjithë, si Rafa Benitez, Hulen Lopetegi, I famshmi Kamaço apo Huande Ramos.

Jo vetëm kaq, por pas Del Boskes, u desh të pritej 12 vjet për Championsin.

Këtë mallkim spanjoll ndoshta mund ta largojë ai që është favoriti për të pasuar Karlo Ançelotin në stol, Shabi Alonso.

Një iberik që fitoi titullin kampion vjet në Bundesligë me Leverkusenin, madje për herë të parë në histori dhe pa humbur asnjë ndeshje, si dhe mori edhe Kupën gjermane, dhe arriti në finalen e Ligës së Europës.

Rudiger nuk falet/ Mbrojtësi madrilen dënohet me 6 ndeshje pezullim

By: xhir jeta
30 April 2025 at 12:44

I shpëtoi më të keqes, por gjithsesi mori një shuplakë të fortë.

Antonio Rydiger, mbrojtësi I Realit, u dënua me 6 ndeshje pezullim nga Komiteti I Disiplinës në futbollin spanjoll, pas veprimeve të tij në finalen e Kupës së Mbretit.

Lojtari gjerman u acarua jashtë mase me arbitrin De Burgos, ndërsa ndodhej në stol, dhe mori karton të kuq për këtë sjellje.

Më pas, ai tentoi ta godiste gjyqtarin me një qese me akull, ndonëse u ndalua me vështirësi nga shokët e skuadrës.

Sipas rregullores, ai rrezikonte nga 4 deri në 12 javë ndëshkim, ndërsa mori gjashtë.

Kjo do të thotë se Rydiger e ka mbyllur këtë sezon, ndonëse mund të luajë në Kupën e Botës për klubet.

Vlen të theksohet se mbrojtësi I Gjermanisë është I dëmtuar dhe bëri operacion në gju dhe do të duhen 6 deri në 8 javë për riaftësim.

Duke iu kthyer dënimit, vlen të theksohet se 32-vjeçari nuk e ka për herë të parë një sjellje të tillë ekstreme, pasi I ndodhi edhe në festimet pas kualifikimit ndaj Atletikos së Madridit në Champions këtë sezon.

Për këtë veprim, ai vetëm u gjobit nga UEFA dhe u paralajmërua me një ndeshje pezullim.

FUTBOLL – Reali kritikon gjyqtarin përpara finales të ”Copa del Rey” kundër Barçës

MADRID, 26 prill /ATSH-DPA/ – Real Madrid ka kritikuar zgjedhjen e gjyqtarit për finalen e sotme të ”Copa del Rey” kundër rivalëve të mëdhenj të Barcelonës dhe i ka bërë thirrje organit drejtues RFEF të marrë masa përkatëse.

Reali lëshoi ​​një deklaratë dhe publikoi një video në faqen e tij të internetit mbi gjyqtarin Ricardo de Burgos Bengoechea, i cili sipas tyre ka marrë vendime kundër klubit në të kaluarën.

Reali është gjithashtu i zemëruar sepse Burgos i hodhi poshtë kritikat dhe tha në një konferencë për shtyp se kjo ishte një gjë negative për gjyqtarët dhe familjet e tyre.

RFEF tha në X se Real Madridi ka anuluar konferencën e tyre për shtyp para ndeshjes dhe stërvitjen në Sevilje ku luhet finalja.

“Real Madridi i konsideron të papranueshme deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e ‘Copa del Rey”, tha klubi.

Real Madridi tha se tregoi “edhe një herë se këta gjyqtarë shfaqin qartë dhe shprehin armiqësi ndaj Real Madridit”.

Reali nuk tha se cilat masa pret që RFEF të marrë.

Disa media sportive spekuluan se Reali mund ta bojkotonte ndeshjen nëse nuk do të kishte ndryshim të gjyqtarit.

Të tjerë, duke cituar burime nga klubi, thanë se ishte e pamundur, gjithashtu sepse janë shitur më shumë se 30 000 bileta.

Reali i ka humbur të dyja ndeshjet deri më tani këtë sezon kundër Barcës, e cila është gjithashtu katër pikë përpara tyre në ligë.

Barca fitoi takimin e tyre të parë në LaLiga 4-0 në Madrid dhe i mundi ata 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës në janar në Arabinë Saudite./  a.jor.

The post FUTBOLL – Reali kritikon gjyqtarin përpara finales të ”Copa del Rey” kundër Barçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ancelotti largohet nga Real Madrid pas finales së Kupës së Mbretit

By: fra nc
18 April 2025 at 11:45

Trajneri italian Carlo Ancelotti ka marrë vendimin për t’i dhënë fund aventurës së tij në krye të Real Madridit pas finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, e cila do të luhet më 26 prill.

Sipas burimeve pranë klubit, largimi i Ancelottit vjen pas një sërë zhvillimesh të brendshme, përfshirë dhe një ultimatum të vendosur nga presidenti Florentino Perez, i cili kishte kushtëzuar qëndrimin e tij me kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, objektiv që nuk u realizua.

Ancelotti, i cili u rikthye në stolin e “Los Blancos” në vitin 2021, largohet pas katër vitesh në krye të skuadrës madrilene. Gjatë kësaj periudhe, ai ka udhëhequr klubin drejt sukseseve të rëndësishme si në arenën vendase, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Destinacioni i radhës për teknikun italian pritet të jetë drejtimi i Kombëtares së Brazilit, një lëvizje që është përfolur prej kohësh dhe që tashmë duket se po konkretizohet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ancelotti largohet nga Real Madrid pas finales së Kupës së Mbretit appeared first on Euronews Albania.

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top – pastaj filloi çmenduria

28 March 2025 at 22:35

Millionarios mposhtën 2-0 Santa Fe-n në xhiron e 17-të të kampionatit kolumbian. Shënuesë për vendasit ishin Luis Marimon dhe Kevin Palacios.

Asistent për golin e dytë ishte Neyser Villarreal, sulmuesi 19-vjeçar i cili ka bërë 13 paraqitje dhe ka dhënë dy asistime për ekipin e parë, ndërsa ka shënuar dhjetë gola në 14 ndeshje për kombëtaren kolumbiane U-20.

Villarreal tërhoqi vëmendjen në turneun e Amerikës së Jugut për futbollistët e rinj, ku ishte golashënuesi më i mirë me tetë gola dhe katër asistime. The Sun raporton  se Porto, Watford, Inter Miami dhe Chelsea janë klubet më të famshme mes tyre.

Gjigantët e Londrës dërguan kryeskautin e tyre në ndeshjen Millionarios-Santa Fe për të parë vetë aftësitë e Villarrealit, zbulon The Sun. Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen duke vendosur të dyja këmbët në top në minutën e 77-të.

Gjyqtari i ndeshjes i dha një karton të verdhë për provokim të kundërshtarit, pas së cilës në fushë filloi kaos. Lojtarët e Santa Fe-s e kanë ndjekur nëpër fushë, ndërsa bashkëlojtarët e kanë mbrojtur. The Sun përshkruan sesi Villarreali shkëlqen me driblime dhe gjuajtje, si dhe me eksplozivitet, ndërsa pasimi i fundit, që çon në gola, mbetet pika e dobët e tyre.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, kur ai do të mund të ndryshojë klubin pa kompensim. /Telegrafi/

The post Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top – pastaj filloi çmenduria appeared first on Telegrafi.

Real rrezikon “yjet”/ Rudiger, Mbappe e Vinicius nën hetim nga UEFA. Procesi pas festës në derbin e Champions

By: xhir jeta
28 March 2025 at 12:50

Jo gjithmonë i mendojnë pasojat e veprimeve të tyre.

Futbollistët profesionistë, pavarësisht se mund të jenë edhe 25 e 30 vjeç, shpesh sillen si adoleshentë të vërtetë, dhe kështu ndodhi me disa nga yjet kryesorë të Realit.

UEFA ka hapur një hetim për mbrojtësin Antonio Rydiger mesfushorin Sebajos dhe sulmuesit Kilian Mbape e Vinisiusit për mënyrën sesi festuan kualifikimin ndaj Atletikos në Champions.

Komunikata e “qeverisë europiane të futbollit” njofton se një inspektor I Komisionit të Etikës dhe Disiplinës është caktuar për të shqyrtuar akuzat për sjelljen aspak të denjë të lojtarëve të Realit, Rydiger, Mbape, Sebajos dhe Vinisius, në ndeshjen e të tetave të finaleve të Ligës së Kampionëve mes Atletikos dhe Realit në 12 mars 2025.

Nuk jepet ndonjë sqarim sesa mund të dënohen këta katër yje “merenges”, por besohet se mund të pezullohen për një apo dy ndeshje dhe të humbasin çerekfinalet e Championsit ndaj Arsenalit.

Po ashtu, rrezikojnë gjobë.

Rydiger bëri disa veprime të dënueshme, Vinisius pati disa konflikte gjatë ndeshjes, ndërsa Mbape duket se tregon me duar organet gjenitale.

Reali u kualifikua pas humbjes 0-1 në stadiumin “Uanda Metropolitano”, ndërsa kishte fituar 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Ishin penalltitë që siguruan kalimin përpara të skuadrës së trajnerit Karlo Ançeloti./abcnews.al

Mbappé e super Courtois, Real përmbys Villarreal: Muriqi gol e autogol ndaj Espanyol

By: user 2
15 March 2025 at 21:11

Lodhja e ndeshjes me Atletico Madrid në Champions është ndjerë në këmbët e lojtarëve të Real Madrid, por merengues ia dalin sërish në javën e 28-të të La Liga. Pas një disavantazhi kundër Villarreal, Ancelotti dhe djemtë e tij fitojnë 2-1 falë dy golave të Mbappé: vendimtar Courtois me tetë pritje, Blancos tani janë +3 nga Barça që do të përballet me Simeonen. Muriqi është protagonisti në fitoren 2-1 të Maiorca-s: autogol, penallti e humbur dhe goli i fitores në minutën e 97’. Fiton gjithashtu edhe Celta Vigo.

VILLARREAL-REAL MADRID 1-2

Estadio de la Ceramica nuk thyehej prej gati tetë vitesh, por Real Madrid arrin ta bëjë këtë: 2-1 me përmbysje dhe +3 nga Barça. Pasi eliminoi Atletico Madrid në Champions, merengues nuk e filluan me këmbën e duhur. Courtois shpëtoi rezultatin pas një mundësie të Ayoze Perez dhe, në minutën e 7’, Villarreal kaloi në avantazh: këndore dhe gol i Foyth në rrëmujë. Buchanan i afrohet golit të dytë dhe, pas këtij rreziku, Real Madrid zgjohet. Merita për këtë i takon Kylian Mbappé, i cili barazon me tap-in në minutën e 16’, pas një lëvizjeje të Brahim Diaz (neutralizuar nga Conde), dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 22’: dy gola në gjashtë minuta e dërgojnë Real Madrid në avantazh 2-1.

Lexo më tej: Real festë në Madrid, Atletico jashtë me penallti: Arsenal e Villa në çerekfinale

Villarreal iu afrua barazimit me Gueye e Pepé, por Courtois mbrojti rezultatin. Portieri bëri të njëjtën gjë edhe ndaj Foyth dhe Alex Baena, duke e mbyllur ndeshjen me tetë pritje. Fitorja shkon për Real Madrid, që shkon në 60 pikë dhe është +3 nga Barça, e cila ka dy ndeshje më pak dhe do të përballet me Atletico. Villarreal mbetet i pestë me 44 pikë.

MALLORCA-ESPANYOL 2-1

Fitore me zemër për Mallorca, e shpëtuar nga Muriqi në një ndeshje të çmendur: dy penallti të humbura, një prej të cilave u rivendos pas shtatë minutash kontroll në VAR. Kosovari shënoi një autogol, humbi një nga penalltitë, por në fund i dha fitoren vendasve. Takimi ishte shumë i tensionuar që nga fillimi, me mundësi për Edu Exposito dhe Dani Rodriguez. Po ashtu, përpiqen edhe Asano dhe Morlanes, por mbrojtja e Espanyol e qëndron fort e udhëhequr nga Marash Kumbulla  në formë të shkëlqyer. Në pjesën e dytë, Mallorca u godit menjëherë nga një autogol: në tentativën e Edu Exposito, Muriqi ishte i pafat dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0 në minutën e 52’. Kaluan dhjetë minuta dhe vendasit kanë mundësinë për të barazuar me penallti, por Joan Fernandez priti goditjen e Muriqit.

Mallorca reagoi në minutën e 65’ me Asano, duke barazuar rezultatin. Vendasit humbën një tjetër penallti në minutën e 88’: këtë herë me Abdon Prats. U duk gjithçka e mbyllur, por pas shtatë minutash tension dhe një kontrolli të gjatë në VAR, penalltia duhej të përsëritej për shkak të hyrjes së parakohshme të lojtarëve të Espanyol në zonë. Muriqi mori përsëri përgjegjësinë dhe shënoi golin e fitores në minutën e 97’, duke fshirë autogolin dhe gabimin e mëparshëm. Mallorca fiton 2-1 pas 12 minutave shtesë dhe ngjitet në vendin e shtatë me 40 pikë, duke ëndërruar Europën. Espanyol vazhdon të jetë në rrezik për rënien me 28 pikë, në një renditje shumë të ngushtë në zonën e kuqe.

REAL VALLADOLID-CELTA VIGO 0-1

Valladolid bëri lojën, por pësoi një tjetër humbje dhe sheh të afrohesh rënien: 1-0 për Celta Vigo, që e mundi rivalin nga penalltia. Fillimi ishte më i mirë për mysafirët, shumë afër golit me Aspas dhe Borja Iglesias, pastaj erdhën përparësi pucelanos: Guaita shpëtoi një goditje të Mario Martin dhe më pas pati mundësi të mëdha për Raul Moro. U mbyll në 0-0 në pushim dhe pati mundësi të tjera në pjesën e dytë, me Valladolid që ishte shumë më aktiv se mysafirët.

Ndryshimi erdhi përmes një vendimi të VAR-it në minutën e 83’, për një dorë të Javi Sanchez: gjyqtari Garcia Verdura rishikon dhe i jep penalltinë. Marcos Alonso është i saktë dhe dërgon Celta Vigo në avantazh 1-0 në minutën e 83’. Pas përpjekjeve të fundit të Valladolid, me dy mundësi për Marcos André dhe Chuki, Celta fitoi. Celta ngjitet në vendin e tetë me 39 pikë dhe ëndërron Europën, ndërsa Valladolid ndodhet në vendin e fundit me 16 pikë: rënia është gjithmonë e afërt.

The post Mbappé e super Courtois, Real përmbys Villarreal: Muriqi gol e autogol ndaj Espanyol appeared first on Lapsi.al.

Reali fiton ndaj Villarreal, tani pret një “dhuratë” në supersfidën Atletico-Barcelona

By: armand
15 March 2025 at 20:41

Real Madrid ka bërë më së miri detyrën, duke fituar në transfertë 1-2 në fushën e vështirë të Villarreal, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që minutën e 7-të me J. Foyth. Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja […]

The post Reali fiton ndaj Villarreal, tani pret një “dhuratë” në supersfidën Atletico-Barcelona appeared first on BoldNews.al.

Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

15 March 2025 at 20:54

Real Madridi mori fitore 2-1 në udhëtim te Villarreali në kuadër të javës së 28-të në La Liga, por që fitoja e tyre mund të ishte më e thellë.

Kylian Mbappe ishte heroi i Los Blancos në këtë takim, pasi shënoi që të dy gola e takimit.

Kjo ndeshje u zbeh nga minuta e 66-të, kur gjyqtari Javier Gil Manzano nuk akordoi penallti për madrilenët

Alfonso Pedraza goditi topin me dorë, kur Federico Valverde po tentonte të pasonte te Jude Bellingham.

Andaj pati protesta nga lojtarët e Real Madridit dhe Carlo Ancelotti, por edhe VAR-i heshti.

Mirëpo, sipas rregullave të futbollit, kur një lojtar rrëshqet dhe duart e tij janë në tokë (duke mos qenë pjesë e lojës), atëherë nuk ka të bëjë me penallti.

Në rrjetet sociale tashmë kanë filluar prostatat e tifozëve të Real Madridit se ishte penallti e pastër, por a mendoni ju se ishte 11-metërsh për madrilenët? /Telegrafi/

The post Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti? appeared first on Telegrafi.

❌
❌