Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma

By: D Marku
25 June 2025 at 13:33

Tashmë dihet se është në pritje të ëmbël, por Dafina Zeqiri ka reaguar sërish në rrjete sociale për të qetësuar zërat që qarkulluan së fundmi.

Këngëtarja e njohur shqiptare është përballur me aludime se tashmë ka sjellë në jetë foshnjën.

Por Dafina ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve në mënyrën e saj të natyrshme dhe të drejtpërdrejtë.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe përshkrimin e shkurtër por shumë të qartë: “Akoma shtatzënë”.

Postimi erdhi si reagim ndaj thashethemeve që nisën të qarkullonin në rrjet se ajo mund të ishte bërë nënë në fshehtësi.

Me këtë konfirmim, Dafina bën të ditur se ende është në pritje dhe nuk ka lindur ende.

Këngëtarja, e njohur për privatësinë që ruan rreth jetës personale, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shtatzëninë, por vijon të ndajë momente të zgjedhura me ndjekësit, duke e mbajtur lidhjen me publikun të ngrohtë dhe të sinqertë.

The post Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma appeared first on Albeu.com.

Itali/ Tronditëse, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij

By: Ardit
17 June 2025 at 19:11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Lecce në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga i djali i saj 21-vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore në Racale, ku jetonte me të birin, Filippo Manni. Ngjarja tragjike ndodhi […]

The post Itali/ Tronditëse, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij appeared first on BoldNews.al.

Djali i Cher përfundon në spital pas një mbidoze, e shkuara e trazuar rikthehet në qendër të vëmendjes

By: gaze tare
16 June 2025 at 20:41

Elijah Blue Allman, djali i vetëm i këngëtares ikonike Cher, është dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohet se ka pësuar mbidozë. Sipas autoriteteve që ndërhynë në banesën e tij, Allman po shfaqte sjellje të çrregullta në momentin kur u gjet, ndërsa brenda shtëpisë u raportua se u gjetën substanca narkotike.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, Marieangela King, në një prononcim për People, tha se Elijah ka kaluar një sërë sfidash personale gjatë viteve, por ka treguar vazhdimisht përpjekje për të qëndruar i matur dhe i përkushtuar ndaj njerëzve që do.

Ngjarja vjen pas disa episodeve të vështira në jetën e tij. Vetëm pak muaj më parë, në vitin 2023, Cher kërkoi kujdestarinë e përkohshme të aseteve të të birit, duke përmendur si arsye abuzimin me drogën dhe përkeqësimin e gjendjes së tij mendore. Megjithatë, në shtator 2024, ajo hoqi dorë nga kërkesa dhe palët arritën një marrëveshje private.

Në të kaluarën, marrëdhënia e ndërlikuar mes nënës dhe të birit ka qenë shpesh në qendër të mediave, përfshirë dhe një akuzë të fortë nga ish-bashkëshortja e Elijah, e cila pretendoi se Cher kishte organizuar rrëmbimin e tij nga një hotel në Los Angeles, pretendim që këngëtarja e mohoi kategorikisht.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen aktuale të Elijah Allman, por fansat dhe njerëzit e afërt shpresojnë për një rikuperim të shpejtë dhe pa kthim pas.

The post Djali i Cher përfundon në spital pas një mbidoze, e shkuara e trazuar rikthehet në qendër të vëmendjes appeared first on iconstyle.al.

Djali i këngëtares Cher vdiq nga mbidoza – u dërgua me urgjencë në spital për trajtim

By: D Marku
16 June 2025 at 18:55

Djali i këngëtares Cher, Elijah Allman, thuhet se ka pësuar mbidozë dje dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Në një deklaratë për People, oficerët e policisë thanë se gjetën drogë në shtëpinë e tij dhe se Allaman u dërgua me urgjencë në spital

“Oficerëve tanë iu desh t’i përgjigjen një mashkulli i cili po sillej në mënyrë të çrregullt. Kur mbërritën, Elijah Allaman mori trajtim mjekësor urgjent”, pohojnë ata.

Në një deklaratë për People, ish-gruaja e Elijah, Marieangela King Allman, shprehu mbështetjen e saj për të dhe tha se ai ishte përballur me shumë sfida, dhe se një nga konstantet ishte angazhimi i tij i palëkundur për të qëndruar i matur dhe përkushtimi ndaj atyre që i donte.

Qëndrimi i Elijah në spital vjen pas disa viteve të trazuara për të. Në dhjetor 2023, Cher kërkoi kujdestari të përkohshme të aseteve të djalit të saj për shkak të abuzimit të tij të dyshuar me drogë dhe përkeqësimit të shëndetit mendor.

Ajo dhe Elijah përfundimisht arritën një zgjidhje private dhe Cher hoqi dorë vullnetarisht nga kërkesa e saj për kujdestari në shtator 2024.

Më parë, ish-gruaja e Elijah-s akuzoi Cher-in se kishte punësuar katër burra për ta rrëmbyer atë. Akuzat u bënë publike si pjesë e procedurave të divorcit të ish-çiftit, por Cher iu përgjigj akuzave, duke konfirmuar për People se “ky thashethem nuk është i vërtetë”.

Cher dhe Elijah kanë diskutuar hapur natyrën e ndërlikuar të marrëdhënies së tyre gjatë viteve.

“Unë dhe ai kemi një marrëdhënie shumë të çuditshme. Kemi pasur kaq shumë momente të çuditshme dhe unë nuk e kuptoj vërtet atë”, tha Cher më parë.

The post Djali i këngëtares Cher vdiq nga mbidoza – u dërgua me urgjencë në spital për trajtim appeared first on Albeu.com.

Mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së atit: Do të dua gjithmonë, do kem nevojë për ty derisa të bashkohemi sërish

By: M C
15 June 2025 at 17:29

Disa ditë pas ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar, Ilir Shqina, djali i tij Darien, ka ndarë me publikun disa fjalë zemre për babain e tij, për njeriun që gjithmonë i ka mësuar si të jetë një njeri i drejtë, edhe atëherë kur padrejtësitë dhe vështirësitë i zinin rrugën.

“Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor…”, kështu e nis Darien postimin për të atin, teksa më tej e kujton me dashuri dhe respekt figurën e tij.

Mes rreshtave ai ka “zbrazur” dhimbjen që ndjen në zemër për këtë humbje të madhe, por edhe krenarinë për atë çfarë ai i la pas.

Për Darien i ati është aty dhe kështu do të vijojë të jetë, ndonëse jo fizikisht, por përmes mësimeve dhe këshillave me të cilat e ka rritur dhe që do e mbrojnë dhe ndjekin kudo ku të shkojë.

“Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe je mbrojtësi im,” vijon ai, duke përshkruar më tej ndikimin e thellë që ai ka pasur në formimin e tij si njeri, duke e kujtuar si një udhëheqës me integritet, njeri të drejtë dhe një figurë frymëzuese që kishte një pasion të vërtetë për diplomacinë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Diplomati dhe ish-bashkëshorti i Grida Dumës, u nda papritur nga jeta katër një javë më parë, duke lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Ilir Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor, Iliri Shqinës. Prita për ta lënë mëndjen të qetësohet dhe për ti lënë dhimbjes kohën e vetë të nevojshme.

Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe mbrojtësi im. Ti përfaqëson një pjesë dërrmuese të jetës si njeriu më i rëndësishëm bashkë me mamin. Ke farkëtuar tek unë forcat më të nevojshme për jetën që po jetoj dhe që do ta jetoj, dhe për veten, dhe për familjen time. Më ke treguar mrekullitë e studimeve, arritjeve, dhe historisë njerëzore, që tani i mbaj si pjesë e identitetit tim. Më ke temperuar të jem vetja dhe i drejti edhe në momentet kur mashtrimi do të më bënte t’ja hidha situatave të veshtira në afatshkurtësinë e vetë të keqe, siç bëjnë boll njerëz më të pakët.

Ke shkëlqyer në karrierën tënde në diplomaci, dhe e ke pasion të vërtetë. Ke balancuar drejtësinë me interesat dhe ke mirëkupuar njërez gjatë gjithë viteve nëpër vendet më të rëndësishme të botës për përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Tani je në një vend më të mirë. Nuk detyrohesh më të kosiderosh dakortësi dhe veprime të padrejta dhe qëndron brënda asaj drejtesie që të karakterizon si njeriu e shpirti i gjërë që je! Më shikon mua duke ecur përpara, dhe e kupton që dhe pa prezencën tënde thjesht fizike këtu, unë do të jem mirë dhe ne do të jemi mirë.

Ama do të ta kem nevojën deri sa të bashkohemi sërisht bashkë. Do të më drejtosh në një botë që e njihje më mirë se shumëkush dhe i dalloje mirë të gjithë elementët e saj të këqia.

Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!

The post Mesazhi prekës i djalit të Grida Dumës pas humbjes të së atit: Do të dua gjithmonë, do kem nevojë për ty derisa të bashkohemi sërish appeared first on Albeu.com.

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

By: Oldi
14 June 2025 at 20:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 24-vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj në Biella. Ajo kishte shkuar që të shihte nga afër se si po shkonin punimet në banesën e saj, së bashku me djalin 4-vjeçar. Por në momentin e mbërritjes, muratori egjiptian që kishte punësuar, mbylli derën dhe kërcënoi […]

The post Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian appeared first on BoldNews.al.

“Dua që zemra e djalit tim të dhurohet”, dëshira e babait shqiptar në Greqi

By: user 5
14 June 2025 at 12:49

Lule dhe letra me mesazhe kanë lënë në bregun e lumit Arahtho të Artës shokët e dy fëmijëve që janë nxjerrë pa ndjenja nga uji para dy ditësh dhe ndodheshin në gjendje kritike për jetën.

“Do ju kujtojmë gjithnjë, ikët si heronj. Shoqëria”, thuhet në to.

Megjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Rios në Patra, Spiros dhe Kleoni mesditën e së premtes, nuk ja dolën dhe u konsideruan të vdekur klinikisht.

Menjëherë, në fillim prindërit e 14-vjeçarit grek Spyros kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijës fatkeq, dhe më pas edhe prindërit shqiptarë të Kleonit, një akt që i ka dhënë kësaj ngjarje nota të tjera humane.

“Falenderoj shtetin grek, doktorët e gjithë Greqisë që bënë të pamundurën për djalin tim. Djali imi iku nga kjo jetë , e morri Zoti, por zemra e tij mbeti në Greqi t’i dhurohet një fëmije tjetër e ti shtojë jetën që do bënte djali im”, babai i Kleonit.

“Falenderoj shtetin grek. Gjithë mjekët bënë të pamundurën, por nuk e shpëtuan dot. Ju faleminderit shumë”, deklaroi nëna e Kleonit.

Para kamerave nuk ka mbajtur dot ngashërimin edhe drejtori i reanimacionit që luftoi bashkë me kolegët e tij për 48 orë që të mbanin në jetë dy fëmijët.

Andreas Iliadhis drejtor i Reanimacionit spitali Rio: Kleoni i vogël dhe Spiros, së bashku, aty pranë tek shtretërit e reanimacionit, sot hapin flatrat e tyre. Hapin flatrat dhe japin jetë tek shumë fëmijë të tjerë. Përfundimisht zemrat… nuk kanë ngjyrë.

Duke i kërkuar ndjesë prindërve të 14-vjecarit grek Spiros, që u hodh në ujë për të shpëtuar 12-vjecarin shqiptar, babai i Kleonit ka shprehur edhe një dëshirë tjetër.

“Kur të vijë dita që të mësoj se kush e morri zemrën e djalit tim , le të bëjë tek zemra shqiponjën e Shqipërisë. Ju faleminderit jam shumë i pikëlluar nuk mund të flas më“, u shpreh babai i Kleonit.

Dhe ka falenderuar edhe emigrantin shqiptar Letian Gega që është zhytur në ujërat e thella të lumit për t’i nxjerrë fëmijët që i kishte marrë rryma.

“Falenderoj Leon nga Berati që u mundua të shpëtonte jetën e djalit tim megjithëse Zoti e morri se e donte për vete”, vijoi më tej i ati i të vogëlushit.

Megjithë fundin tragjik të kësaj ngjarjeje, ishte hera e pare që në mediat greke ju dha një vend kaq i madh veprimit heroik të emigrant shqiptar që u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijët, por edhe dhurimit të organeve nga prindërit shqiptarë të Kleonit të vogël.

The post “Dua që zemra e djalit tim të dhurohet”, dëshira e babait shqiptar në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

13 June 2025 at 09:10

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Viktimat janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon.

Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:35 për dy mbytje të mundshme në një shtëpi në Avenue-n e 20-të pranë Rrugës Provost. Me të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sipas provave hetimore të mbledhura në vendngjarje nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.

“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chèvrefils, zëdhënëse e SPVM-së. Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.

“Pas përfundimit të hetimit të tij, mjeku ligjor do të përgatisë një raport që detajon identitetin e të ndjerit, datën dhe vendin e vdekjes, si dhe shkaqet dhe rrethanat e mundshme që lidhen me vdekjen”, tha Jake Lamotta Granato, një zëdhënës i zyrës së mjekut ligjor të Kebekut.

“Nëse konsiderohet e përshtatshme, ai mund të japë edhe rekomandime, të cilat janë masa parandaluese që synojnë mbrojtjen e jetës njerëzore dhe parandalimin e vdekjeve në rrethana të ngjashme”, shtoi ai. Procesi hetimor i mjekut ligjor është konfidencial deri në publikimin e raportit të tij përfundimtar, i cili është publik. Sipas burimeve për CTV News, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive.

“Jam i traumatizuar. Është e pabesueshme që ndodhin gjëra të tilla,” tha banori Mike Mymryk.

Carol dhe Derrick Majeur, fqinjë të familjes, u shprehën thellësisht të pikëlluar: “Si do të ndihesha po të ishte një nga nipërit e mi? Do të isha jashtëzakonisht i mërzitur. Mund të imagjinoj si ndihet familja tani,” tha Carol. Kryetarja e Lachine, Maja Vodanovic, reagoi në rrjete sociale, duke e quajtur ngjarjen “makthin më të keq të mundshëm”. Sipas saj, gjithçka nisi nga një top që ra në pishinë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që përfundoi me mbytjen e fëmijës dhe nënës së tij.

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal.

“Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Ceremonia e lutjeve dhe nderimit për Elzinën dhe Elonin do të mbahet të shtunën, më 15 qershor 2025, në ora 13:00, në Xhaminë “Balkan Muslim Community”, në adresën:
???? 2836 Rue Allard, Montréal, QC.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në:
???? 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2.

Pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, po ashtu në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”.

The post Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç appeared first on Sot News | Lajme.

Detyra e re tek Milan, djali i Igli Tares bën postimin emocionues për të atin

By: M C
27 May 2025 at 23:38

Igli Tare është zyrtarisht drejtori sportiv i Milanit, duke shënuar kështu një tjetër arritje të rëndësishme, në mos më të madhen, në karrierën e tij.

Për detyrën e re, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë shumë urime, por një sigurisht është më i veçantë. Ky urim i ka ardhur nga djali i tij Etienne Tare, i cili publikisht ka vendosur të thotë disa fjalë zemre për babain e tij.

21-vjeçar i shkruan se kjo është një ëndërr e plotësuar për Taren, i cili që i vogël dëshironte të ishte pjesë e Milanit. Më tej, Etienne shton se është krenar për babain e tij dhe se është shembulli që ai ndjek në jetë.

Postimi i plotë:

I dashur baba, fillova ta shkruaj këtë mesazh disa muaj më parë kur dëgjova se do të firmosësh me ekipin tënd të ëndrrave.

Sot ajo ditë ka ardhur dhe më në fund mund t’i përfundoj rreshtat e mi, një ëndërr është bërë realitet për ty dhe për të gjithë familjen tënde.

Babi, çfarë mund të them, është e pabesueshme, djali yt është kaq krenar që ka një shembull të tillë si ty në jetën e tij, ti erdhe nga hiçi dhe arrite të pamundurën!

Një fëmijë i vogël nga Vlora që ëndërronte të ishte pjesë e AC Milan një ditë dhe shiko tani ia ke dalë!

Ne jemi krenarë për ty dhe do të të mbështesim gjithmonë, dhe jam i sigurt që do të bësh një punë të pabesueshme me klubin tënd të ri.

Të uroj gjithë të mirat dhe fat të mbarë për aventurën tënde të re.

Të dua shumë pa ❤️

Etienne.

The post Detyra e re tek Milan, djali i Igli Tares bën postimin emocionues për të atin appeared first on Albeu.com.

Rrëmbehet dhe torturohet për 5 orë djali i biznesmenit në Athinë

By: user 11
24 May 2025 at 23:12

Djali i një biznesmeni në Athinë u rrëmbye në mënyrë të dhunshme dhe u mbajt peng për 5 orë nga katër burra, mes të cilëve edhe këngëtari i njohur Ivan Greko.

Katër autorët e krimit, të cilët e rrëmbyen dhe e torturuan 24-vjeçarin duke i zhvatur një shumë të madhe parash, u arrestuan nga oficerët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, pas një operacioni të realizuar në tri lokacione të ndryshme të Athinës.

Ngjarja filloi mëngjesin e 6 majit, kur tre nga autorët sulmuan fizikisht 24-vjeçarin në rajonin e Ymittos. Ata përdorën një objekt të mprehtë për të shkaktuar dëme në gjymtyrët e poshtme të tij dhe e kërcënuan me jetë, duke e futur më pas në një automjet.

Autorët i kërkuan djalit të biznesmenit një shumë prej 25,000 eurosh dhe një motoçikletë. Gjatë rrugës, ata e goditën me objekte të mprehta, duke vazhduar torturën, thuhet në mediat greke.

Ata përdorën një armë zjarri për të intimduar të riun dhe e detyruan të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Autorët tentuan të presin gishta të 24-vjeçarit me një prerës, por nuk e përfunduan veprimin makabër pasi ai arriti të rezistonte.

Pas pesë orësh torturë, i riu arriti të shpëtonte dhe njoftoi një mik të tij. Autorët kishin marrë çelësat e makinës, 740 euro në para të gatshme dhe një orë dore luksoze me vlerë nga 20,000 deri në 29,000 euro. Në ditët në vijim, ata vazhduan ngacmimin ndaj tij përmes mesazheve dhe videove në aplikacione online.

Natën e 22 majit, forcat e policisë realizuan operacione të koordinuara në zona të ndryshme të Atikës dhe arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë anëtarët e grupit kriminal. Ky rrëmbim ka të gjitha tiparet e të ashtëquajturit një “rrëmbimi tigri”, ku djali i biznesmenit mbahet nën kërcënime dhe dhunë për të përmbushur kërkesat financiare të autorëve pa e denoncuar krimin.

The post Rrëmbehet dhe torturohet për 5 orë djali i biznesmenit në Athinë appeared first on Lapsi.al.

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

By: Ardit
24 May 2025 at 21:24

Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë. Mediat greke nuk kanë publikuar ende identitetin e të riut që u mor peng. Sakaq mësohet se djali i biznesmenit u torturua për plot pesë orë nga autorët, të cilët i kërkuan në këmbim të lirisë 25 […]

The post Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë appeared first on BoldNews.al.

Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin

24 May 2025 at 14:38

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës se prej dy ditësh ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, Klaudia Hiluku, si dhe me djalin e tyre 2-vjeçar. Ai pretendon se nuk ka asnjël informacion për vendndodhjen e tyre dhe kërkon ndihmën e uniformave blu për gjetjen e djalit të tij, pasi është shprehur se […]

The post Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin appeared first on BoldNews.al.

“Më ço foto lakuriq ose të bëra…”/ Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 May 2025 at 22:16

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar. Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe. Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai […]

The post “Më ço foto lakuriq ose të bëra…”/ Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar appeared first on BoldNews.al.

FUTBOLL – Djali 14-vjeçar i Ronaldos në skuadrën e Portugalisë

ZAGREB, 6 maj /ATSH-DPA/ – Djali i Cristiano Ronaldos është thirrur për herë të parë në skuadrën e Portugalisë nën 15 vjeç.

Katërmbëdhjetëvjeçari Cristiano Ronaldo Jr – i cili është në ekipin e Arabisë Saudite Al-Nassr ku luan babai i tij – është përfshirë në një grup prej 22 lojtarësh për turneun ndërkombëtar “Vlatko Markovic” në Kroaci.

Turneu i të rinjve do të përfshijë ndeshje kundër ekipeve nga Japonia, Greqia dhe Anglia nga 13 deri më 18 maj.

Ronaldo, 40 vjeç, postoi një fotografi të listës së skuadrës së Portugalisë nën 15 vjeç në Instagram, me mesazhin “krenar për ty, bir”.

Cristiano Ronaldo Jr ka kaluar gjithashtu kohë në formacionin e të rinjve të Juventusit dhe Manchester United, pasi babai i tij ka luajtur për të dy klubet para se të transferohej në Ligën Profesionale Saudite, në dhjetor 2022./ /os/

The post FUTBOLL – Djali 14-vjeçar i Ronaldos në skuadrën e Portugalisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cristiano Ronaldo Jr. merr ftesën e parë nga Portugalia U15, do të përfaqësojë vendin në turneun ndërkombëtar në Kroaci

6 May 2025 at 19:29

Kristiano Ronaldo Jr., djali i madh i ikonës së futbollit portugez, është ftuar zyrtarisht nga përfaqësuesja U15 e Portugalisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markoviç”, që do të zhvillohet në Kroaci. Portugalia do të përballet në këtë kompeticion me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.

Ronaldo Jr., i cili aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka qenë më parë pjesë e akademive të Juventus dhe Manchester United, klube ku ka luajtur edhe babai i tij. Ftesa është bërë publike me krenari nga vetë Kristiano Ronaldo, i cili ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.

Kjo shënon një hap të rëndësishëm për rrugëtimin futbollistik të djalit të yllit portugez, duke e afruar atë me përfaqësuesen ku ka shkëlqyer i ati për më shumë se dy dekada.

The post Cristiano Ronaldo Jr. merr ftesën e parë nga Portugalia U15, do të përfaqësojë vendin në turneun ndërkombëtar në Kroaci appeared first on Sot News | Lajme.

Rama hedh poshtë akuzat se do të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Trump

By: user 8
28 April 2025 at 16:29

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e PD se ai nuk ishte në funeralin e Papës, pasi pritej që të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Presidentit Donald Trump.

Rama e quan këtë një çmenduri, që detyron familjen e presidentit amerikan të dalë dhe ta mohojë.

“Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për ti dhënë lamtumiren Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuqiqin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi sepse shba…Ok deri këtu ne i dimë. Por kur shef që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi.” – u shpreh Rama.

The post Rama hedh poshtë akuzat se do të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Trump appeared first on Lapsi.al.

Procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që dhunoi djalin e ish-deputetit

By: fra nc
26 April 2025 at 10:54

Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka dhunuar Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Kliton Sulçe, ka goditur me grushte dhe ka kërcënuar 19-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në një rezidencë në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt,” thuhej në njoftimin e policisë.

Si ndodhi ngjarja?

Disa persona të paidentifikuar kanë mbërritur me automjet në lokalin ku ndodhej Krist Fufi.
Pasi kanë marrë nga bagazhi shkopinj dhe sende të forta, ata kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë dhunuar 19-vjeçarin.

Si pasojë e sulmit, Krist Fufi ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

The post Procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që dhunoi djalin e ish-deputetit appeared first on Euronews Albania.

Dhunoi djalin e ish- deputetit të PD, procedohet 38-vjeçari

By: user 5
26 April 2025 at 11:10

Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan në një rezidencë në Farkë, Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Sipas policisë autori, Kliton Sulce ka goditur dhe kërcënuar 19-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se vijon ende puna për kapjen e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë konflikt.

The post Dhunoi djalin e ish- deputetit të PD, procedohet 38-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Detajet/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër është djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi

By: user 6
25 April 2025 at 21:25

Identifikohet i dhunuari në një nga rezidencat e Rolling Hill në Lundër, pasditen e së premtes. Ai është Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.

Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Kristi Fufi 19 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./LAPSI.alFOTO/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër është djali i ish-deputetit të PD Mhill  Fufi – Balkanweb.com – News24

The post Detajet/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër është djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi appeared first on Lapsi.al.

Djali i Trump sërish në Beograd, takon për herë të dytë Vuçiç brenda 2 muajsh

25 April 2025 at 13:40

Djali i presidentit amerikan Donald Trump Jr do të jetë në Beograd të shtunën, më 26 prill, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë konfirmuar sot për Tanjug në Presidencën e Serbisë.

Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd në një muaj e gjysmë të fundit.

Trump Jr. do të flasë në forumin e biznesit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë (PKS) dhe Klubi i Biznesmenëve.

Djali i presidentit amerikan ishte në Beograd më 11 mars, kur intervistoi presidentin Vuçiç për podcast-in e tij.

Fjala vjen, ai ishte duke vizituar Beogradin në mes të fushatës presidenciale të babait të tij, në fund të shtatorit të vitit të kaluar, kur shoqërohej nga biznesmenë dhe njerëz nga bota e biznesit, si dhe përfaqësues të elitës së biznesit nga Rumania, në një hotel në qendër të Beogradit.

Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv në “Trump Organization” dhe fëmija më i madh i presidentit të sapozgjedhur amerikan dhe ai ishte ndër anëtarët më aktivë gjatë fushatës zgjedhore të babait të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Djali i Trump sërish në Beograd, takon për herë të dytë Vuçiç brenda 2 muajsh appeared first on Euronews Albania.

❌
❌