Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një burrë, i cili ishte denoncuar nga familjarët në Polici si i zhdukur, është gjetur i groposur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet […]
Një burrë është arrestuar nga Policia e Tiranës, i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Në pranga është vënë shtetasi D. P., 46 vjeç. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se arrestimi i tij u krye pasi gazetarët e emisionit “Piranjat”, mëngjesin e djeshëm, njoftuan shërbimet e Policisë, se 46-vjeçari kërkonte të kryente marrëdhënie […]
Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë në banesë. Ajo pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku bashkëshorti i saj ka kryer analizat, nuk e kanë diagnostikuar si duhet. “Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. […]
Pas një fushate premtimesh për legalizime, certifikata pronësie, falje gjobash dhe zhvillim turistik, qeveria kthehet në Theth me fadromat e IKMT-së. Banorët ngrenë akuza për mashtrim dhe korrupsion. Nga Lindita Çela “Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!”. Kështu u prit një vit më parë kryeministri […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç. Nëna e vajzës […]
Bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako diktojnë çdo tender e ndërtim në qytet, marrin 30% rryshfet dhe pastrojnë paratë përmes një rrjeti kompanish, ndërsa drejtësia mbyll sytë para mafies që komandon Durrësin… Mafia familjare e tenderëve në Bashkinë e Durrësit drejtohet nga dy persona: bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako. Ata janë Landi […]
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tolentinon, ku shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra me dhjetëra thika në një park nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.
Gentiana, me mbiemrin e vajzërisë Kopili, në vitin 2021 kishte denoncuar ish-burrin e saj, Nikollaq Hudhrën, 55 vjeç, për dy episode dhune gjatë bashkëjetesës së tyre.
Megjithatë, prokuroria e Maceratas në dhjetor të atij viti kërkoi dhe mori mbylljen e hetimeve për këtë rast. Në janar të vitit 2022, pas 20 vitesh martesë, u formalizua ndarja e çiftit, të martuar që nga 8 janari 2002.
Avokati që e mbrojti Gentianën në atë periudhë, Guglielmo De Luca, tha për mediat se Nikollaq Hudhra kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte, madje në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer.
“Ai kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte. Në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer. Para ndarjes kishte ndryshuar bravën e derës për ta mbajtur larg. Më pas, falë dy kërkesave, i lejoi të kthehej, por e detyronte të flinte në një dhomë të vogël në një divan. I thashë të largohej nga ai burrë, por ajo priti për shkak të shqetësimit për fëmijët”, ka treguar avokati i saj.
Vëllai Artur dhe avokati Guglielmo De Luca
Edhe vëllai i Gentianës, Artur Kopili, i cili mbërriti nga Shqipëria në Tolentino pas vrasjes së të motrës, foli për marrëdhënien e motrës me ish-burrin, ku tha se i dinin shqetësimet mes tyre.
“Të gjithë e dinin këtë situatë. Motra ime e kishte denoncuar disa vite më parë ish-burrin, por askush nuk ndërhyri”, tha ai. Ai së bashku me familjarë të tjerë morën pjesë në manifestimin përkujtimor në sheshin ku ndodhi vrasja.
Çifti jetonte në Itali me dy djemtë, Mario dhe Samuel, 21 dhe 23 vjeç. Pas disa vitesh në Belforte, kishin zhvendosur banesën në Tolentino. Pas ndarjes, Nikollaqi u transferua rreth dy vite më parë në Passignano sul Trasimeno, ku punonte në një fermë lokale.
Punëdhënësit e tij tregojnë për të se ishte punonjës i saktë, por kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme.
“Është një punonjës i mirë, shumë i saktë dhe i përpiktë. Puna është e lodhshme dhe rrallë kush qëndron kaq gjatë. Kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme, por askush nuk mund të imagjinonte një përfundim të tillë. Është e pabesueshme”, është shprehur ai për mediat.
Të afërmit e Gentiana Hudhrës
Si ndodhi vrasja?
Sipas hetimeve, të shtunën në mbrëmje, 14 qershor, rreth orës 20:00, Nikollaqi mbërriti me monopatinë pranë ish-bashkëshortes dhe e goditi me një thikë kuzhine me një fije rreth 18 centimetra, duke i shkaktuar rreth dhjetë plagë, dhe më pas e goditi me këmbë.
Pas aktit, 55-vjeçari u ul në një stol pranë trupit të pajetë të ish-gruas, aty ku u gjet dhe u arrestua nga karabinierët e Maceratas dhe Tolentinos, që po vijojnë hetimet nën drejtimin e prokurorit Enrico Riccioni.
Në një seancë dëshmie gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, Hudhra pranoi vrasjen dhe rrëfeu se kishte tentuar të vriste ish-gruan edhe dy herë më parë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e përpjekjeve të tjera për vrasje.
Nikollaqi ndodhet aktualisht në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe në gjykatën e Maceratas do të zhvillohet seanca për konfirmimin e arrestimit. Ai akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa ka pranuar se ka provuar edhe më parë ta vriste ish-gruan dhe ka shpjeguar se ka shkuar në vendin e ngjarjes me monopatinë, pasi ajo e njihte makinën e tij.
Në të njëjtën ditë, në orën 12:30, do t’i besohet mjekut ligjor Antonio Tombolini kryerja e autopsisë, për të përcaktuar saktësisht numrin e plagëve dhe ato që rezultuan fatale për Gentianën.
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur brenda spitalit të një province në Varese, ku rreth mesditës, i moshuari hyri në spital me një armë zjarri të fshehur. Fillimisht ai qëlloi gruan e tij, e cila ndodhej në një dhomë të repartit ku po trajtohej, dhe më pas u vetëvra.
Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke krijuar panik dhe tronditje te personeli mjekësor, pacientët dhe të pranishmit. Karabinierët dhe komanda provinciale e Vareses mbërritën menjëherë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar nën koordinimin e Prokurorisë për të zbardhur në detaje rrethanat e tragjedisë.Nga të dhënat paraprake, nuk ka pasur histori të mëparshme dhune në familje. Dyshohet se akti i rëndë ka arhdur për shkak të gjendjes së dëshpëruar të autorit, për shkak të sëmundjes së gruas. Hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po analizojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.
Nga Alba Kepi “Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.” Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar feminicidin. Feminicidi nuk është kurrë një krim pasioni, por një krim shoqëror, rezultat i një kulture ende të zhytur në pabarazi gjinore. Kur […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Maceratës në Itali, ku një shqiptare 45-vjeçare është goditur për vdekje në mes të qytetit, përpara syve të kalimtarëve.
Sipas të dhënave të para, autor i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili është ndaluar nga karabinierët. Viktima është Gentiana Hudhra, kurse në pranga u vendos ish-burri i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç.
I dyshuari fillimisht e ka goditur me thikë, kurse më pas, sipas dëshmitarëve, e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt.
Viktima, nënë e dy fëmijëve të rritur, ishte duke shkuar në punë kur u sulmua në afërsi të parkut të qytetit, një zonë ku kalonte përditë. Çifti ishte ndarë prej tre vitesh dhe deri më tani nuk janë raportuar episode të mëparshme dhune apo kërcënimesh.
Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat dhe kanë lajmëruar menjëherë ndihmën mjekësore, por kur ambulanca mbërriti, ishte tepër vonë. Sipas burimeve paraprake, 55-vjeçari dyshohet se ka pasur çrregullime të natyrës psikike. Megjithatë, ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa priten vlerësimet mjeko-ligjore dhe hetimet për gjendjen e tij mendore.
Gjovalin Mikaj nga Boga e Shkodrës ka dhënë një prononcim edhe për mediat në lidhje me kallëzimin që ka bërë në Polici, se ka humbur prej dy ditësh kontaktet me bashkëshorten e tij, Klaudia Hiluku, e cila ka marrë me vete edhe djalin e tyre 15 muajsh. Mikaj kërkon ndihmë edhe nga mediat për gjetjen […]
Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës se prej dy ditësh ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, Klaudia Hiluku, si dhe me djalin e tyre 2-vjeçar. Ai pretendon se nuk ka asnjël informacion për vendndodhjen e tyre dhe kërkon ndihmën e uniformave blu për gjetjen e djalit të tij, pasi është shprehur se […]
Në 15 vite martesë, Mirela numëron 16 denoncime për dhunë nga bashkëshorti. Të gjitha janë bërë në Gjermani, aty ku jetojnë dhe i ka tërhequr me mendimin për të mos ndarë familjen dhe me shpresën se gjërat do të zgjidheshin. Në vitin 2023, tregon ajo në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv […]
Ladi Nnoja, bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.
Së bashku me të është arrestuar edhe Amarildo Jushi.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”
-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.
Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.
Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Një ngjarje tragjike, e denjë për skenarët e filmave hollivudianë, është regjistruar në Parma të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se një 58-vjeçar pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e goditur me thikë, ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes, por ndërroi jetë në një aksident me makinë. Dhahri Abdelhakim, me origjinë […]
Dardan Molliqaj, politikan i njohur në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ishte rrugës për një takim politik.
Partia Socialdemokrate e cila drejtohet nga Dardan Molliqaj, ka dalë me një reagim zyrtar përmes të cilit konfirmon arrestimin, por thotë se arsyet nuk janë të dituara.
“Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet në komunikatë.
Partia opozitare ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj, duke pretenduar se gjithçka është politike.
“Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për ‘shqyrtim rastesh’ lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së. Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik”, vijon deklarata.
Dardan Molliqaj është arrestuar disa herë nga autoritet në Kosovë, pasi është drejtues i një prej partive kryesore opozitare atje dhe njihet për protestat dhe reagimet e forta ndaj qeverisë së kryesuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Në një rast shqetësues që ka tronditur LA, autoritetet raportojnë se një burrë ka mbajtur një grua të moshuar të bllokuar në makinën e saj për disa ditë në një lagje banimi periurbane, duke e detyruar atë të kryejë tërheqje nga llogaria bankare.
Sipas deklaratave paraprake nga policia lokale të qytetit, viktima, e cila është në moshën e saj të avancuar, u përball me një situatë jashtëzakonisht stresuese dhe frikësuese. Akuzuesi, për momentin në masë të pazbuluar, i kërkoi viktimës që të kryente tërheqje bankare në këmbim të kërcënimeve të përcaktuara, duke e parandalur atë nga kërkimi i ndihmës nga autoritetet.
Policia ka filluar hetime të hollësishme për të sqaruar rrethanave të ngjarjes, duke mbledhur prova dhe duke intervistuar dëshmitarë në vendin e ngjarjes që ndodhi në një nga lagjet e qetë të periurbanit të qytetit. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë plotësisht motivimin dhe metodologjinë e përdorur nga akuzuesi, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje për çdo person që mund të ketë informacion shtesë rreth incidentit të kontaktojë zyren lokale të policisë.
Ky incident thekson edhe një herë rëndësinë e mbrojtjes së të moshuarve dhe të individëve në situata vulnerabël. Autoritetet janë duke punuar ngushtë me komunitetin për të siguruar që rastet e të domosdoshme të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe që viktima të marrin mbështetjen për të cilën kanë nevojë.
Prindërit dhe familjet gjithashtu përmblidhen mbi nevojën për të rritur ndërgjegjësimin rreth sigurisë personale, veçanërisht në rrethana ku mund të shfaqen shenja të abuzimit apo keqpërdorimit. Në këtë kontekst, ekspertët theksojnë rëndësinë e mbajtjes së kontakteve të besueshme dhe raportimit të menjëhershëm te autoritetet për çdo situatë të dyshimtë.
Një 31-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Tiranë dhe nuk është kthyer më, ku ka humbur kontaktet me familjarët. Ka qenë bashkëshortja e tij, ajo e cila ka bërë kallëzim në Polici dhe kërkon ndihmën e autoriteteve për gjetjen e bashkëshortit. “Me datë 25.03.2025, shtetasja Z. Sh., 32 vjeçe, kallëzon se është larguar […]
Një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkallët. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Radostinë të Fierit. Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu thonë se janë referuar materialet në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse incidenti ka ndodhur në banesën e të moshuarit apo në një tjetër vend. “U referuan […]
Një 41-vjeçar është larguar nga banesa ditën e diel dhe nuk është kthyer më. Bashkëshortja e tij ka bërë denoncim në polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e bashkëshortit të saj.
“Më datë 23.02.2025, ka kallëzuar shtetasja E. T., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi B. T., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al