Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tiranë/ Ka humbur kontaktet me djalin, nëna bën kallëzim në polici

20 August 2025 at 19:44

Tiranë- Një 34-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij. Ka qenë nëna e të riut që ka bërë kallëzimin këtë të mërkurë në Policinë e Tiranës, duke thënë se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Ndërkohë shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur një shtetase e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Kamberi dorëzon kallëzim penal ndaj Ana Brnabiç

4 August 2025 at 21:16

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/ Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”,.

Ky veprim vjen pas një deklarate të Brnabiç gjatë një konference për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: “Dhe dëgjuam thirrjen Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave në Novi Pazar. Sipas Kamberit, kjo deklaratë nuk është lapsus, por stigmatizim i qartë ndaj fesë islame dhe komuniteteve myslimane, përfshirë shqiptarët.

“Gjuha e urrejtjes nuk është vetëm çështje morali apo politike – ajo është çështje ligjshmërie dhe drejtësie,” theksoi Kamberi në reagimin e tij publik.

Ai shtoi se në një shtet që pretendon të ecë drejt integrimeve evropiane, nuk mund të tolerohen deklarata që nxisin frikë, ndasi dhe urrejtje.

Deputetët kërkojnë që prokuroria të hetojë Brnabiç sipas nenit 317 të Kodit Penal të Serbisë, që ndalon nxitjen e urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare.

Ky veprim nuk është hakmarrje politike dhe as sensacionalizëm. Është një thirrje për drejtësi dhe për vendosjen e një precedenti që askush, pavarësisht pozitës, nuk është mbi ligjin,” deklaroi Kamberi.

Ai përfundoi se drejtësia nuk është privilegj i shumicës, por mburoja e të drejtave të secilit qytetarë.

/Kosovapress/

The post Kamberi dorëzon kallëzim penal ndaj Ana Brnabiç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

18 July 2025 at 15:52

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë në banesë. Ajo pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku bashkëshorti i saj ka kryer analizat, nuk e kanë diagnostikuar si duhet. “Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. […]

The post Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet appeared first on BoldNews.al.

Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur

By: Oldi
3 July 2025 at 10:48

Deputeti i PD, Dashnor Sula në fjalën e tij në parlament kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Sula konstatoi një mangësi të punimeve në Kuvend teksa theksoi se raportimi i detyrueshëm i institucioneve në Parlament duhej të kishte ndodhur deri në qershor, raportim i cili nuk ndodhi. Për këtë arsye, Sula kërkon […]

The post Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur appeared first on BoldNews.al.

Mungesa e brakiterapisë për gratë me kancer, gazetari Osman Stafa kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

21 June 2025 at 12:33

Gazetari Osman Stafa ka dorëzuar një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik.

Sipas Stafës, pajisja për brakiterapi, një trajtim jetik për pacientët me kancer, është lënë pa mirëmbajtje dhe nuk funksionon. Gazetari thotë se kallëzimi është vetëm hapi i parë në një betejë për të sjellë drejtësi dhe për të marrë përgjegjësitë për këtë situatë të rëndë.

Postimi:

E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.
Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim. Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion.

The post Mungesa e brakiterapisë për gratë me kancer, gazetari Osman Stafa kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën për të dhënë shpjegime

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha të paraqitet nesër (10 qershor), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili ka publikuar edhe shkresën e SPAK.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, arsyeja e thirrjes është një kallëzim i depozituar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjokutaj e cilëson këtë veprim si pjesë e një praktike të njohur në drejtësinë shqiptare.

Berisha në deklarata publike e ka akuzuar gjyqtaren se ka 3 mbiemra dhe se është  e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, jo në një por në disa raste. Sipas Berishës, Gjoka rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.

Urdhri përcakton se Berisha duhet të paraqitet personalisht në ambientet e SPAK, pranë hetuesit të BKH-së, Ardrit Neli, duke sjellë me vete një dokument identifikimi.

Urdhri bazohet në nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, që rregullon paraqitjen e detyruar të një personi për hetime. SPAK thekson se në rast të mosparaqitjes pa një arsye të ligjshme, do të urdhërohet shoqërimi i detyruar i personit të thirrur.

/m.m/j.p/

The post Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën për të dhënë shpjegime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncoi 2 ministre dhe 3 kryebashkiakë të PS për takimin e Greqisë, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Vokshit

28 May 2025 at 11:36

Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Denoncimi ishte bërë pas pamjeve të një emisioni të televizionit të familjes së Sali Berishës, ku pretendohej se PS nëpërmjet funksionarëve dhe zyrtarëve të saj të lartë vendorë të qarkut Fier dhe dy ministret e kabinetit “Rama”, kishte kryer krim elektoral në Greqi, për votën e diasporës gjatë takimit në muajin shkurt 2025 në Athinë, me emigrantët.

Kallëzimi ishte depozituar konkretisht për: Ogerta Manastirliun, ministre e Arsimit, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa, kryebashkiake e Lushnjës, Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit, të githë përfaqësues të PS. Takimi në Greqi ishte mbajtur më fillim të muajit shkurt 2025.

Vokshi pretendonte se një grua që hiqej si përfaqësuese e KQZ-së, regjistronte emigrantët për PS, me qëllime elektorale të 11 majit, në prezencë të zyrtarëve në fjalë. Fillimisht Vokshi kishte kallëzuar në SPAK, por në fund të muajit prill Prokuroria e Posaçme ia kishte kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ishin gjetur element të ‘përdorimit të funksionit publik’ për qëllime elektorale apo ‘shpërdorimit të detyrës’.

Më 6 maj të këtij viti është hedhur shorti për këtë kallëzim në Prokurori, që ia ka rënë për hetim prokurores Eloida Goxhi. Pas më shumë se një muaji verifikime të rastit nëpërmjet pamjeve dhe shkresave dokumentare, nuk u gjetën element të veprës penale të “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”, të parashikuara nga Neni nr. 246 i Kodit Penal.

Nga ana e saj KQZ ka kthyer përgjigje se nuk ka asnjë zyrtar të saj në terren që bën regjistrim emigrantësh dhe këto regjistrime nuk bëheshin fizikisht, por vetëm online në faqen e KQZ, e hapur posaçërisht për procesin.

Kjo ka rrëzuar pretendimet për konsumimin e veprave penale në lidhje me regjistrimin e emigrantëve nga PS me qëllime elektorale, me ndikim të zyrtarëve.

“Bazuar sa më sipër, organi i akuzës konstaton se ndjekja penale për këtë material nuk mund të fillojë”, konkludon prokurorja Goxhi, duke vendosur mosfillimin e çështjes për kallëzimin e Vokshit.

Vendimi i firmosur dhe vulosur edhe nga kreu i organit të akuzës së Tiranës, Arens Çela, i është përcjellë edhe PD-së për njoftim.

The post Denoncoi 2 ministre dhe 3 kryebashkiakë të PS për takimin e Greqisë, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Vokshit appeared first on Sot News | Lajme.

Kallëzim për shkelje elektorale katër ditë para zgjedhjeve/ Kandidati për deputet Basir Çollaku paraqitet në SPAK…

7 May 2025 at 13:28

Vetëm katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, është paraqitur sot pranë SPAK.

Detajet e kallëzimit nuk janë bërë ende publike, por besohet se lidhen me veprime që mund të cënojnë standardet e garës elektorale në qarkun ku ai garon. Raportohet se Çollaku ka dorëzuar një kallëzim penal për krim zgjedhor, duke ngritur shqetësime për procesin në zonën që ai përfaqëson.

The post Kallëzim për shkelje elektorale katër ditë para zgjedhjeve/ Kandidati për deputet Basir Çollaku paraqitet në SPAK… appeared first on Sot News | Lajme.

PD kallëzon në Prokurori kandidatin e PS në Shkodër: Fshehu dënimin me burg

By: user 5
29 April 2025 at 20:17

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin penal i cili mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kandidati i PS akuzohet se ka fshehur të dhëna në formularin e dekriminalizimit për të shkuarën e tij, më konkretisht 5 muaj burg për veprat penale të dyshuara kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas kallëzimit, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg si dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje. (Në përfundim Doda është shpallur i pafajshëm).

Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2023 në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, përfaqësues i PS.

Gjithashtu, Ervin Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në kallëzimin e PD thuhet se Ervin Doda, në të dy formularët, duke iu përgjigur pyetjes nr. 4, ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka bërë 5 muaj burg.

Në këto kushte, në materialin kallëzues thuhet se kandidati për deputet Ervin Doda ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

The post PD kallëzon në Prokurori kandidatin e PS në Shkodër: Fshehu dënimin me burg appeared first on Lapsi.al.

Arrestimi i Roven Zekës hap çështje të vjetra/ Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës: Manipuloi provat ndaj tim biri…

By: V K
27 April 2025 at 15:05

Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Enver Sinakoli, kunat i Ardian Capjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste.

Djali i tij po udhëtonte me nusen e tij në automjet, dhe në një automjet tjetër po udhëtonte shoku i tij Marlen Goxhaj me nusen e tij shtatzënë të ndjekur nga pas nga Usama Gashi që ka bërë kallëzim të pretenduar të rreme nga Enver Sinakoli.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nga këqyrja e parë që u bë në kohën e kallëzimit, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor, ku i pranishëm në këqyrje ka qenë vetë Roven Zeka.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku 14 orë pas ngjarjes, pa patur urdhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje duke spostuar dhe ndryshuar vendin e ngjarjes .

Enver Sinakoli, është babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016, me 3 të vrarë e disa të plagosur, ngjarje e cila edhe sot mbetet pa autor.

Ai thotë se nuk e ka bërë kallëzimin më herët, pasi nuk ka besim tek institucionet, por sot që SPAK po heton Zekën dhe vartësit e tij, vendosi të dorëzonte provat. Sinakoli pretendon se Zeka dhe i besuari i tij, Ulian Shpataraku, dilnin në terren në Elbasan me makina luksoze pa shenja dalluese dhe bënin aksione të paligjshme, pa urdhër prokurori.

Në kallëzim, Sinakoli pretendon se ngjarja e parë e manipuluar është ajo e datës 15 korrik 2023, ku djali i tij ishte duke udhëtuar në një automjet që drejtohej nga Marlen Goxhaj.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku pa patur udhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Episodi i dytë, lidhet me ngjarjen e datës 19.09.2023 ku Marlen Goxhaj po udhëtonte me mjetin e tij, kur policia pretendon se i ka bërë shenje të ndalonte, por ai ka refuzuar.

Ndërkohë, që Goxhaj pretendon se në momentin që është nisur të dalë nga parkimi, në sfond në krye të rrugës shfaqet një BMW X5 e bardhë me xhama të zinj dhe një Range Rover i Bardh me Xhama të Zinj, të cilat i bllokojnë rrugën e daljes.

I friksuar dhe duke parë dy automjete luksoze me xhama të zinj, Marlen Goxhaj ikën mbrapsht në mënyrë që t’i shmangej dy automjeteve që i bllokuan rrugën. Dy automjetet luksoze i vihen nga pas dhe e ndjekin në distancë.

Ai pretendon se automjetet luksoze nuk kanë asnjë shenje dalluese dhe nga makinat nuk kanë zbritur asnjë person apo punonjës police apo individ me uniformë të policisë, që të bënte të mundur që ai të dallonte që ishte policia.

Për këto dy episode, Sinakoli kërkon hetimin e Zekës dhe Edison Tabakut si dhe të zyrtarëve të tjerë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.

The post Arrestimi i Roven Zekës hap çështje të vjetra/ Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës: Manipuloi provat ndaj tim biri… appeared first on Albeu.com.

I kallëzuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’/ Ish-kandidati për kryebashkiak çon Rakip Sulin në SPAK

16 April 2025 at 12:25

Arjan Hoxha, ish-kandidati për kryebashkiak në Kamëz, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin.

Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në SPAK nga Hoxha, bëhet me dije se Suli është kallëzuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Po ashtu bëhet e ditur se në kallëzim Hoxha ngre dyshime se Rakip Suli ka hedhur ‘asfalt elektoral’ në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes dokumentit të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, Hoxha i bën thirrje SPAK që të hetojë edhe raste të tjera të ngjashme, që kanë për qëllim ndryshimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje.

The post I kallëzuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’/ Ish-kandidati për kryebashkiak çon Rakip Sulin në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

DOKUMENTI/ Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK

16 April 2025 at 11:36

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Arjan Hoxha ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin. Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në SPAK, Arjan Hoxha e ka kallëzuar Rakip Sulin për veprën penale “shpërdorim detyre”. Demokrati ngre dyshime se Rakip Suli ka hedhur “asfalt elektoral” në disa zona […]

The post DOKUMENTI/ Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Baronesha italiane i lë 5 mln euro trashëgimi kujdestares shqiptare, tetë nipërit: Iu imponua!

13 April 2025 at 15:53

Baronesha italiane Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia linte pastrueses shqiptare: përveç një shume prej rreth një milion eurosh në para të gatshme, trashëgimia përfshin edhe gjashtë apartamente, për një vlerë totale prej afro pesë milionë eurosh. Megjithatë, […]

The post Baronesha italiane i lë 5 mln euro trashëgimi kujdestares shqiptare, tetë nipërit: Iu imponua! appeared first on BoldNews.al.

“Kam humbur kontaktet me djalin”/ Babai bën kallëzimin në policinë e Shkodrës

11 April 2025 at 09:38

Një 59-vjeçar ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës. Ai ka deklarua se i biri është larguar nga banesa më 10 prill dhe nuk është kthyer.

Policia bëri shpalljen në kërkim të këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e 21-vjeçarit.

The post “Kam humbur kontaktet me djalin”/ Babai bën kallëzimin në policinë e Shkodrës appeared first on Sot News | Lajme.

Kallëzimi në SPAK për vjedhjen e të dhënave të TIMS/ Dervishi: Është bërë për ta pastruar Xibrakën, shteti u…

10 April 2025 at 14:41

Gazetari Ferdinand Dervishi ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023. I ftuar në një studio televizive, Dervishi, njëherazi kandidat për deputet i “Shqipëria bëhet” tha se për 20 orë shteti shqiptar është gjunjëzuar, pasi edhe pse ishte vënë në dijeni që kishte ndërhyrje në TIMS nuk reaguan. Sipas Dervishit, kjo është bërë për ta pastruar Xibrakën.

Duke parë që me këtë çështje po merret vetëm Prokuroria e Tiranës më lindën dyshime. Pse nuk është në SPAK siç takon personave që akuzohen. E kisha nuhatur dhe i kisha çuar SPAK një kërkesë keni kallëzim apo jo , ata më kthyen përgjigje dhe më thanë nuk ka. As Kuvedni nuk e ka bërë, as Salinaji. Ajo që është e dukshëm është që nuk ka në SPAK një kallëzim. Bëra një shënim në FB që thashë do e çoj unë. Salianji e paska çuar por SPAK nuk e ka pranuar se sipas ligjit të 2022 duhet të shkonte raporti i shumicës, ndërsa Salianji është i pakicës. Ai e ka çuar raportin, por kishte pasur probleme se nuk ishte i firmosur. Denoncimi që unë bëra, shumë i hollësishëm se e kam ndjekur nga fillimi deri ën fund është konkret, voluminoz, i kam përfshirë dhe ato që nxori parlamenti. Nuk kanë arsye për ta kthyer, e kanë partë dhe juristët.

Në 2 dhe 3 gusht është bërë ndërhyrje në TIMS për të nxjerr me hard drive ato të dhëna dhe kjo gjë është konfirmuar. Ndërhyrja ka zgjatur nga pasditja e datës 2. Rreth 20 orë ndërhyrje. Në momentin që ka filluar ndërhyrja janë vënë në dijeni drejtuesit e policisë, strukturat e shtetit. Të gjitha strukturat e shtetit nuk kanë vepruar. Jemi përballë rrëzimit të shtetit. Nuk ka funksionuar kryeministria, minsitri i Brendshëm, Drejtorii Përgjithshëm, Shërbimi sekret. Nuk ka funksionuar shtetit për 20 orë. Është bërë për ta pastruar Xibrakën, por nuk kam prova, e dija që atëherë këtë histori. Kam prova që është marrë TIMS-i. Është gjunjëzuar shtetit për 20 orë. Xibraka lidhet me TIMS-in, dhe TIMS ishte fotografuar.

The post Kallëzimi në SPAK për vjedhjen e të dhënave të TIMS/ Dervishi: Është bërë për ta pastruar Xibrakën, shteti u… appeared first on Sot News | Lajme.

Material për SPAK-un, Bufi i Roskovecit jep hapur legalizime në këmbim të votave

20 March 2025 at 11:25

Edhe në zjgedhjet e 11 Majit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës duket se është vënë në shërbim të partisë në pushtet duke dhënë legalizime dhe certifikata pronësie në këmbim të votave. Të paktën këtë gjë na lë të nënkuptohet një postim në rrjetet sociale i kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila njofton se […]

The post Material për SPAK-un, Bufi i Roskovecit jep hapur legalizime në këmbim të votave appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ 41-vjeçari largohet nga banesa, gruaja denoncim në polici

By: lia rda
24 February 2025 at 11:31

Një 41-vjeçar është larguar nga banesa ditën e diel dhe nuk është kthyer më. Bashkëshortja e tij ka bërë denoncim në polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e bashkëshortit të saj.

“Më datë 23.02.2025, ka kallëzuar shtetasja E. T., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi B. T., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Bardhi kallëzon në SPAK Ballukun dhe Bufin: Shkelën ligjin për HEC-et

By: Ardit
15 February 2025 at 20:52

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka njoftuar mbrëmjen e sotme (15 shkurt) se ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, dhe zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se të Balluku dhe Bufi lejuan ndërtimin […]

The post Bardhi kallëzon në SPAK Ballukun dhe Bufin: Shkelën ligjin për HEC-et appeared first on BoldNews.al.

KESH, kallëzon Gazment Bardhin/ Deputeti i PD paditet për shpifje dhe fyerje

5 February 2025 at 10:14

Deputeti i PD Gazment Bardhi, është kallëzuar nga KESH, për akuzën e shpifjes.

Për shqyrtimin e çështjes është përcaktuar gjyqtarja Etleva Deda.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Bardhi kallëzohet për akuzën e shpifjes.

 

Ish-kryebashkiaku i Sarandës kallëzohet në SPAK nga një gjyqtar i Lushnjës

31 January 2025 at 19:54

Ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, është kallëzuar penalisht në SPAK nga një anëtar i gjykatë së Lushnjës, për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukje apo vjedhje dokumentesh”, pasi në vitin 2017 dha një leje ndërtimi pa projekt arkitektonik. Dyshimet janë ngritur gjatë shqyrtimit nga gjyqtari Hazbi Balliu të një tjetër çështje gjyqësore. Hazbi Balliu, një gjyqtar […]

The post Ish-kryebashkiaku i Sarandës kallëzohet në SPAK nga një gjyqtar i Lushnjës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌