Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E rëndë/ Babai e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë

By: V K
1 August 2025 at 13:45

Një qytetar në Korçë, ka publikuar një video shqetësuese ku një vajzë e vogël që qan dhe tërhiqet zvarrë nga prindërit e saj.

Në videon, vajza e vogël duket e shqetësuar dhe e frikësuar, ndërsa prindërit e saj, të cilët janë të panjohur për momentin, e tërheqin atë me forcë.

I ati e ka kapur për flokësh dhe e tërheq zvarrë dhe nëna nga krahu.

Dëshmitari i cili ka dërguar videon, thotë se vajza kishte qenë duke qarë brenda qendrës tregtare, ndoshta për shkak të një blerjeje që ajo nuk e kishte mundur të realizonte.

Disa minuta më pas, ajo është tërhequr zvarrë përmes rrugës dhe drejt pazarit nga prindërit e saj.

“Dua ta hedhësh këtë robin në Korçë. Kishte 15 minuta afërsisht që nga qendra tregtare deri te pazari po dhunonte vajzën e vogël dhe po e tërhiqte zvarrë nga flokët. Se kuptova pse, por thjesht ishte brenda në qendrën tregtare që atje po qante dhe kur dolën nga aty po e tërhiqte zvarrë, Me shumë mundësi ka dashur të blejë ndonjë gjë dhe nuk ja ka marrë dhe ka nisur të qajë”, shkruan qytetari per JOQ.

 

The post E rëndë/ Babai e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë appeared first on Albeu.com.

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 39-vjeçari në Shijak


TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Një 39-vjeçar i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është arrestuar në Shijak.

Policia njoftoi sot se “në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57″”.

“Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës”, njoftoi Policia.

Sipas Policisë, “ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

/m.q/r.e/

The post Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 39-vjeçari në Shijak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku fotovoltaik në Belsh/ Firmoset marrëveshja, Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

By: xhir jeta
22 July 2025 at 13:39

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se parku do të furnizojë me energji mbi 16 100 abonentë

“Ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme. Përtej sektorit privat, KESh ka marrë rolin që i takon dhe ka nisur një sërë projektesh konkrete që do të transformojnë mishelën energjitike të vendit tonë. Pas impiantit diellor në digën e Qyrsaqit, janë në zhvillim dy impiante të tjera, inovatore. Një në Vaun e Dejës dhe një tjetër në digën Zadejës.

“ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Këto nuk janë vetëm panele lundruese, por janë shembuj të përdorimit inteligjent të hapësirës dhe teknologjisë për qëllime kombëtare pa dëmtuar mjedisin dhe pa prekur komunitetet. Partneriteti me Emiratet e Bashkuara parashikon ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, prej 3 gigaëat që janë një sinjal i qartë I ambicies tonë.

Projektet e kapaciteteve eksportuese të vendit, si ajo nga Maqedonia e Veriut, që shpresojmë të marrë rrugë sa më parë nga ana maqedonase, duke qenë se gjithë ndërtimi në territorin shqiptar duhet të përfundojë sipas kontratës në simestrin e parë të 2026, nga ana tjetër jemi duke punuar me qeverinë greke deri në trefishim të kapaciteteve për linjat e transmetimit.

Jemi krenar për negociatat me Italinë për linjën e transmetimit nënujor të energjisë.

Në këtë kuadër vjen një tjetër projekt, sot do të firmosim një marrëveshje për financimin nga BERZH të një projekti për park fotovoltaik në zonën e Belshit. Që do ofrojë energji për 16 100 abonentë ose rreth 50 mijë qytetarë të Republikës. Do të reduktojnë më 50 mijë ton CO2 çdo vit. Të gjitha zonat ku do të ngrihen këto projekte janë të mirë studiuara” u shpreh Balluku./abcnews.al

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

By: V K
22 July 2025 at 07:57

Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin në kompaninë publike të Energjisë, KESH dhe për pasojë ka përkeqësuar bilancin nga fitime mbi 30 milionë euro në tremujorin e parë 2024 në humbje 21 milionë euro në tremujorin e parë 2025, sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave.

Sektori energjetik ka vijuar të ruajë rezultatin neto pozitiv, megjithatë trendi i periudhës tremujore gjatë tri viteve të fundit është në rënie.

Kjo performancë në nivel sektori, është ndikuar kryesisht nga aktiviteti i ulët i prodhimit të shoqërisë KESH, për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë periudhës së parë të vitit.

Nga pikëpamja hidrike, periudha e 6 mujori 2025 paraqitet me reshje të ulëta dhe me një nivel të basenit të Fierzës ndjeshëm më i ulët se kuota mesatare prej 286.5m e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, analizon Ministria e Financave.

Niveli i përgjithshëm i prodhimit vendas, ka pësuar një rënie me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KESH realizoi një nivel prodhimi neto publik prej rreth 1.38 TWh, krahasuar me 1.44 TWh realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rezultuar në një rënie me rreth 4.2%.

Të ardhurat e KESH, pësuan rritje vjetore me 12 për qind në tremujorin e parë 2025 duke arritur në 6.7 miliardë lekë, por shpenzimet pësuan rritje të fortë me rreth 200 % si rrjedhoje e shpenzimeve më të larta për blerjen e energjie.

Këto luhatje nuk janë të rastësishme KESH, dhe në përgjithësi sistemi energjetik shqiptar, është i mbështetur pothuajse tërësisht tek hidrocentralet, që do të thotë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar varet nga sasia e reshjeve dhe niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit.

Në periudha të thata, kapacitetet prodhuese bien ndjeshëm, çka detyron blerjen e energjisë në tregjet e jashtme me kosto të lartë, duke ndikuar negativisht në bilancet financiare.

Përkundrazi, në periudha të lagështa, ndonëse prodhimi rritet, ndodh që çmimi i energjisë në tregjet rajonale të jetë i ulët për shkak të ofertës së lartë, duke e kufizuar të ardhurën neto të kompanisë.

Krahas rënies se fitimeve bilanci i KESH është shoqëruar me një rritje të detyrimeve afatgjata, nga 12.3 miliardë në 17.5 miliardë lekë.

Kjo sinjalizon presion mbi qëndrueshmërinë financiare të KESH, që lidhet me borxhet për të financuar importet e energjisë.

Pavarësisht përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë sistemi energjetik shqiptar, mbetet jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kushteve natyrore./ Monitor

The post Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025 appeared first on Albeu.com.

Vetëm korriku ‘gëlltiti’ 33 milionë/ KESH alarmon: 90 milionë euro për energjinë që nga janari

6 July 2025 at 19:03

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë nga jashtë 246 mijë megavat energji me vlerë 33 milionë euro.

Ky muaj po rezulton i kushtueshëm edhe sa i takon çmimit, pasi një megavat është blerë deri në 135 euro në rritje në raport me muajin qershor ku çmimet luhateshin në 100 euro.

Fatura e importit të energjisë nga janari deri në këtë fillim korriku ka kapërcyer në mbi 90 milionë euro bazuar në të dhënat e ankandeve.

Shkak për këtë shtim të konsumit që po detyron KESH të shtojë importet janë bërë temperaturave të larta që po rrisin përdorimin e kondicionerëve.

The post Vetëm korriku ‘gëlltiti’ 33 milionë/ KESH alarmon: 90 milionë euro për energjinë që nga janari appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

27 June 2025 at 09:36

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 49” është vënë në pranga shtetasi Ergys Arrnjeti, 23 vjeç, i cili është kapur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ai akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate […]

The post EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës appeared first on BoldNews.al.

Kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, në kërkim i biri/ EMRI

By: Ela
24 June 2025 at 13:38

Policia e Gramshit ka arrestuar 63-vjeçarin Myrtezan Hoxha pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike në pyllin e fshatit Grazhdan. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan armë gjahu, municion luftarak dhe radio të ngjashme me ato të Policisë. Në kërkim është shpallur djali i tij, 33-vjeçari A. Hoxha, për […]

The post Kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, në kërkim i biri/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Moti i thatë nxit importin e energjisë/ KESH: Blen rreth 9 milionë euro energji elektrike për javën e ardhshme

By: xhir jeta
23 June 2025 at 15:10

Thatësira e tejzgjatur e kësaj vere ka ndikuar në prodhimin e energjisë elektrike. Temperaturat e larta kanë bërë që konsumi i energjisë elektrike të pësoj rritje e nxitur nga përdorimi i kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.

Nisur nga kjo Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është detyruar për të blerë energji elektrike. Në bazë të procedures së publikuar nga ky institucion  rezulton se për periudhën 23-29 qershor është blerë  energji elektrike në vlerën e 9 milionë eurove.Ndërkohë që në 6 muaj rezulton se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë mbi 57 milionë euro energji elektrike për të plotësuar nevojat në vend.

Për të ulur varësinë nga prodhimi I energjisë hidro tashmë fokusi është vendosur në prodhimin energjisë elektrike nga dielli. Nga të dhënat zyrtare konfirmohet se gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme te prodhimit të energjisë nga parqet Fotovoltaike të cilat prodhuan një sasi prej prej 489 mijë mëh,  ose rreth 16% të prodhimit total.

Pavarwsisht se mungesa e reshjeve të shiut ka ndikuar në prodhimin e energjisë treguesit e sektorit energjetik në vend mbeten optimist. Sipas statistikave të Entit Rregullator të Energjisë rezulton se niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për  vitin 2024 rezultoi 17.93%./abcnews.al

 

I doni apo i urreni? Këto tri modele flokësh do të dominojnë skenën

22 June 2025 at 19:25

Nga bobi elegant te xhufkat luksoze, ja çfarë parashikojnë floktarët

Fundi i një sezoni dhe fillimi i një të riu është një mundësi ideale për ndryshim dhe çdo periudhë sjell diçka të re, kështu që ju mund të zgjidhni se në cilin drejtim do të lëvizin dëshirat tuaja për diçka ndryshe

Nëse jeni duke kërkuar për frymëzim, jeni në vendin e duhur. Zhytuni në botën e tendencave të shtresuara, nga bobi elegant deri te xhufkat luksoze.

Linja e nofullës

Bobi definitivisht nuk do të ngadalësohet. Ai sapo mori një dimension të ri. Një bob është një mënyrë e shkëlqyeshme për të freskuar flokët tuaj dhe për të shtuar pak sofistikim francez në pamjen tuaj.

Sipas stilistes së famshme të flokëve, Jennifer Korab, ky vit do të jetë i gjithi me bobin e gjatë deri te nofullat, ashtu si ai që Lily Collins filloi të bartte kohë më parë.

“Ky model flokësh tërheq vëmendjen te konturat natyrale të fytyrës, veçanërisht në vijën e nofullës, duke ofruar një kornizë të fortë që thekson vetëbesimin dhe individualitetin. Linjat e pastra dhe të strukturuara mundësojnë gjithanshmëri, duke e bërë atë një model po aq të mahnitshëm kur stilohet elegant ose me valëzime të buta me teksturë”, shpjegon stilistja e flokëve për The List, përcjell Telegrafi.

Shtresa të harlisura, të gjata

Nëse nuk mund ta imagjinoni shkurtimin e flokëve tuaj të gjatë, mos u shqetësoni. Edhe pse bobi po dominon, dukja klasike e gjatë, e harlisur, me shtresa nuk po del nga moda. Në rast se dëshironi një ndryshim, por dëshironi të mbani gjatësinë e flokëve, ka një rifreskim edhe për këtë. Konsideroni të shtoni shumë shtresa në flokët tuaj.

“Shtesat e gjata do të jenë gjithashtu të njohura gjatë tërë këtij viti për shkak të aftësisë së tyre për të shtuar lëvizjen, dimensionin dhe një pamje të shëndetshme dhe voluminoze”, shpjegon stilistja e famshme e flokëve Jennifer Korab.

Rekomandohet që të kërkoni shtresa që nuk shkojnë më lart se mjekra, në mënyrë që t’i stiloni flokët lehtësisht.

Balluket

Balluket janë diçka që shumë zonja i shmangen dhe nuk janë të sigurta për to. Megjithatë, sipas stilistes së famshme të flokëve, Michelle Cleveland, viti 2025 mund të jetë viti kur më në fund do të kapërceni frikën tuaj nga balluket dhe do ta bëni ato.

Gratë kanë një marrëdhënie dashurie apo urrejtjeje me balluket. Mund t’i doni ose t’i urreni, por nuk mund të mohohet se balluket mund ta formësojnë fytyrën dhe ta çojnë çdo model flokësh në një nivel tjetër. Ky vit do të ketë shumë stile të ndryshme ballukesh, nga ato në formë perdeje, te ato të dendura apo të rralla, zgjedhja është në duart tuaja. /Telegrafi/

The post I doni apo i urreni? Këto tri modele flokësh do të dominojnë skenën appeared first on Telegrafi.

Blerje energjie jashtë vendit / KESH shpenzon 14 milionë euro vetëm për qershorin

20 June 2025 at 14:36

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të blejë energji në treg të jashtëm.

Në katër ankandet e zhvilluar gjatë dy javëve të fundit, KESH ka shpenzuar 14 mln euro për të përmbushuar nevojat vendase, dhe energjia elektrike është blerë me çmime mesatar 95 euro/megavati.

Këto blerje vijnë pas rreth 3 muajsh që KESH nuk kryente importe energjie, pasi procedura e fundit u zhvillua në mesin e muajit mars. Fatura nga tenderët e zhvilluar në 3 muajt e parë të vitit përllogaritet në rreth 38 mln euro, çka do të thotë se së bashku me blerjet e fundit, fatura për vitin 2025 arrin në rreth 52 mln euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në total janë blerë rreth 408 mijë mËh energji, me një çmim mesatar prej 124 euro/mËh.

Kërkesa për të blerë energji elektrike në stinë të ndryshme të vitit, tregon se vendi ynë nuk mundet ende t’i mbulojë nevojat me rrymën që prodhon nga Hidrocentralet dhe impantet diellore.

The post Blerje energjie jashtë vendit / KESH shpenzon 14 milionë euro vetëm për qershorin appeared first on Sot News | Lajme.

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor

20 June 2025 at 14:28

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të blejë energji në treg të jashtëm.

Në  katër ankandet e zhvilluar gjatë dy javëve të fundit, KESH ka shpenzuar  14 mln euro për të përmbushuar nevojat vendase, dhe energjia elektrike është blerë me çmime mesatar 95 euro/megavati.

Këto blerje vijnë pas rreth 3 muajsh që KESH nuk kryente importe energjie, pasi procedura e fundit u zhvillua në mesin e muajit mars. Fatura nga tenderët e zhvilluar në 3 muajt e parë të vitit përllogaritet në rreth 38 mln euro, çka do të thotë se së bashku me blerjet e fundit, fatura për vitin 2025 arrin në rreth 52 mln euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në total janë blerë rreth 408 mijë mËh energji, me një çmim mesatar prej 124 euro/mËh.

Kërkesa për të blerë energji elektrike në stinë të ndryshme të vitit, tregon se vendi ynë nuk mundet ende t’i mbulojë nevojat me rrymën që prodhon nga Hidrocentralet dhe impantet diellore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor appeared first on Euronews Albania.

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 21-vjeçari në Mat

By: Oldi
20 June 2025 at 09:52

Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës. Të riut me iniciale L. D., i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L.D., 21 vjeç, banues në […]

The post I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 21-vjeçari në Mat appeared first on BoldNews.al.

Kultivonte kanabis/ Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS

By: Ela
19 June 2025 at 14:59

Prokuroria e Lezhës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen penale nr. 332/ 2024 në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur tre persona, mes të cilëve edhe Armando Ndreca, 30 vjeç- vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Dy të pandehurit e tjerë janë Armel Nikdukaj dhe Elvis Spellzaj. […]

The post Kultivonte kanabis/ Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës

By: Ela
19 June 2025 at 14:12

Nga Kolja Gaertner Mafia e drogës ka zhvilluar një metodë të re trafiku që nuk zbulohet me mjetet tradicionale. Meqë kontrolli i trafikut detar dhe ajror mes Amerikës së Jugut dhe Europës është bërë gjithnjë e më efektiv, kartelet kolumbianë të kokainës u zhvendosën në Kosta Rikën e Amerikës Qendrore dhe krijuan një manovër të […]

The post Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës appeared first on BoldNews.al.

Plas sherri në Tiranë/ Vajzat kapen nga flokësh, policia zbardh detajet e para

By: V K
19 June 2025 at 13:25

Dy vajza të moshës 23-vjeçare, janë përfshirë në një sherr verbal i cili ka eskaluar në konflikt fizik në Tiranë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur shuarjen e sherrit fizik mes dy vajzave, shtetaset S.D., dhe K.I., për të cilat është nisur dhe një procedim në gjendje të lirë.

Nga informacionet e para, nuk dihet motivi që i ka shtryrë dy vajzat e reja drej konfliktit.

“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 23-vjeçe dhe K. I., 23-vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën”, – njofton policia.

The post Plas sherri në Tiranë/ Vajzat kapen nga flokësh, policia zbardh detajet e para appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Në kërkim për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, kapet 37 vjeçari

2 June 2025 at 09:13

Është përmbyllur me sukses një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, me arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës.

Në vijim të bashkëpunimit mes njësive FAST Albania, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovë u arrestua në Tepelenë shtetasi Albion Kalemi, 37 vjeç.

Gjykata Themelore e Pejës kishte lëshuar gjatë vitit 2024 dy urdhër arreste për 37 vjeçarin, për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Interpol Tirana vijon punën me autoritetet ligjzbatuese të Kosovës për përmbylljen e procedurave të ekstradimit të Albion Kalemit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI/ Në kërkim për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, kapet 37 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Pse KEK e KESH nuk shkëmbejnë energji edhe pse marrëveshja është në fuqi

1 June 2025 at 21:29

Më 2025 nuk ka pasur shkëmbim të energjisë elektrike ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, respektivisht Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse, zyrtarisht, marrëveshja mbetet në fuqi, tash e pesë muaj shkëmbimet janë ndërprerë.

Tash e pesë muaj Korporata Energjetike Kosovës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nuk janë duke shkëmbyer energji elektrike.

Kjo përkundër që marrëveshja për këmbimin e tepricave të energjisë ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, varësisht kushteve atmosferike dhe kur njëra ose tjetra ka nevojë, e nënshkruar vite më parë, zyrtarisht, mbetet në fuqi.

Derisa deponimet e fundit u regjistruan në dhjetor 2024, ndërmarrja publike kosovare vitin e kaluar e mbylli me bilanc negativ nga shkëmbimet me homologët në Shqipëri.

“Viti 2024 është përmbyllur me 3,384 megavatë orë obligim i KEK ndaj KESH-it, Gjatë vitit 2025 nuk ka pasur shkëmbim në mes të KEK dhe KESH”, thuhet nga KEK-u.

Para kësaj ndërprerjeje, dimrin e fundit niveli i depozitave nga Shqipëria shënoi ulje krahasuar me atë paraprak, sipas të dhënave që KESH-i i ka dërguar televizionit Dukagjini.

“Në këtë stinë dimri, sasia e energjisë që KESH sh.a. ka depozituar në KEK sh.a. është 4,927 megavatë orë, ndërsa dimrin e kaluar sasia ka qenë 6,320 megavatë orë”, thuhet nga KESH.

Në krijimin e situatës së re kanë ndikuar angazhimet në Bursën Shqiptare e Energjisë – ALPEX, bashkëpronare të së cilës janë Shqipëria dhe Kosova.

“Prioritet i KEK-ut është kthimi i energjisë që është obligim i akumuluar, të gjitha kapacitetet e lira në dispozicion në linjën e transmetimit Kosovë – Shqipëri nga muaji Dhjetor 2024, i alokohen Bursës shqiptare të energjisë ALPEX, prandaj është e pamundur të planifikohet Deponimi i tepricave nga ana e KEK-ut”, thuhet nga KEK-u.

Ndikimi i ALPEX-it u konfirmua edhe nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë.

“Implementimi i ALPEX në Shqipëri dhe Kosovë ka rritur mundësitë e shoqërive për akomodim të energjisë elektrike në rast të tepricave ose sigurimin e furnizimit në rast mungese të energjisë elektrike. Gjithashtu, palët kanë shkëmbyer energji elektrike duke shfrytëzuar kapacitetet e interkoneksionit, të cilat lirohen nga Bursa ALPEX pas tregtimit të energjisë elektrike në intraday”, thuhet nga KESH.

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet dy ndërmarrjeve publike, shkëmbimi bëhet sipas parimit megavat për megavat – ndërsa me tregtimin në bursë ndryshon varësisht momentit.

The post Pse KEK e KESH nuk shkëmbejnë energji edhe pse marrëveshja është në fuqi appeared first on Telegrafi.

Ndërtimi i rrugës Thumanë – Kashar, Qeveria shpronëson pronarët që preken nga spostimi i linjës elektrike

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Spostim i linjave 220 kV  Koman – Tirana 2, linja 110 kV Laç 2 – Tiranë dhe linja 220 kV  Fier – Rrashbull, si rrjedhojë e ndërtimit të segmentit të rrugës Thumanë – Kashar”.

Shpronësimi bëhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 807 069.15 lekësh.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore  Kamzë – Vorë, Drejtoria Vendore  Krujë dhe Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nisin procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen, sipas këtij vendimi, në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për Operatorin e  Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë të pasurive që shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore  Kamzë – Vorë, Drejtoria Vendore  Krujë dhe Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post Ndërtimi i rrugës Thumanë – Kashar, Qeveria shpronëson pronarët që preken nga spostimi i linjës elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEDIA – AMAN zhvillon Asamblenë e Përgjithshme me temë “Futbolli dhe media në Mesdhe – Ndërtimi i urave përtej kufijve”

MARRAKESH, 28 maj /ATSH/ – Asambleja e 33-të e Përgjithshme e Aleancës së Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN), ku ATSH është anëtare me të drejta të plota, filloi sot në Marrakesh, me pjesëmarrjen e drejtorëve dhe menaxherëve të përgjithshëm që përfaqësojnë agjencitë anëtare të aleancës.

Agjencia Telegrafike Shqiptare përfaqësohet nga drejtoresha e përgjithshme, Valbona Zhupa dhe drejtoresha e Informacionit dhe Multimedias, Almarina Gegvataj.

Në seancën hapëse të kësaj asambleje të përgjithshme, me temë “Futbolli dhe media në Mesdhe – Ndërtimi i urave përtej kufijve”, u mbajtën fjalime nga ministri i Rinisë, Kulturës dhe Komunikimit, Mohamed Mehdi Bensaid dhe presidenti i Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit (FRMF) dhe “Komitetit të Kupës së Botës 2030”, Fouzi Lekjaa.

Axhenda e Asamblesë së 33-të të Përgjithshme të AMAN, të cilën MAP e kryeson për një vit, përfshiu një diskutim në panel me temën “Kupa e Botës FIFA 2030: Sfidat dhe Roli i Agjencive Mesdhetare të Lajmeve”, të udhëhequr nga aktorë kryesorë nga bota e futbollit dhe medias.

Në panel foli edhe trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Marokut, Walid Regraghi, i cili theksoi identitetin e veçantë të ekipit maroken, që përbëhet kryesisht nga lojtarë nga diaspora.

“Ne jemi ndoshta i vetmi ekip në botë që ka lojtarë nga kultura dhe vende të ndryshme të ndryshme, por me një bazë të përbashkët – Maroku”, tha ai.

”Nga Spanja, Franca, Holanda, Belgjika, Norvegjia dhe Italia, kjo përbërje shumëkulturore është njëkohësisht një sfidë dhe një burim force të jashtëzakonshme. Ky diversitet nuk vjen pa vështirësi. Duhet t’i bashkosh lojtarët në një kohë të shkurtër, në mënyrë që ata të flasin të njëjtën ‘gjuhë’, të kuptojnë njëri-tjetrin kulturalisht”, shpjegoi ai.

”Kultura marokeno-spanjolle nuk është e njëjtë me atë marokeno-italiane ose marokeno-gjermane. Megjithatë, përmes këtij diversiteti, shfaqet një identitet i përbashkët – dhe bashkë me të, një mesazh më i thellë”, tha Regraghi.

Ajo që ka më shumë rëndësi është që ne ndajmë vlera dhe japim një imazh të mirë të vendit tonë. Ne jetojmë së bashku, çdo ditë duke e ditur se përfaqësojmë një vend që është i çmuar për ne dhe është në zemrat tona”, theksoi ai.

Një ceremoni çmimesh nga AMAN-i për artikujt dhe fotot më të mira të shtypit është planifikuar gjithashtu për ditën e dytë të kësaj Asambleje të Përgjithshme.

E themeluar në vitin 1991, AMAN bashkon agjencitë e lajmeve nga pellgu i Mesdheut, përveç anëtarëve vëzhgues, përfshirë Federatën Atlantike të Agjencive Afrikane të Shtypit (FAAPA).

Qëllimi i AMAN është të forcojë shkëmbimin e informacionit, dialogun dhe bashkëpunimin midis agjencive të lajmeve të Mesdheut./  a.jor.

The post MEDIA – AMAN zhvillon Asamblenë e Përgjithshme me temë “Futbolli dhe media në Mesdhe – Ndërtimi i urave përtej kufijve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malësi e Madhe/ Arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh

By: Oldi
26 May 2025 at 11:08

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësi të madhe, pasi ishte në kërkim për veprimtari kriminale. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Lek Kokaj, 53 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë […]

The post Malësi e Madhe/ Arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh appeared first on BoldNews.al.

❌
❌