Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bob-i parisian: Prerja verore që do ta doni – e lehtë për kujdes dhe gjithmonë elegante

17 August 2025 at 08:00

Bob-i parisian është shumë i ngjashëm me bob-in francez, por duket pak më i lirshëm dhe pak më i
gjatë

Ky model ka marrë një përditësim të ri, duke sjellë këtë sezon në qendër të vëmendjes bob-in parisian. Ndryshe nga bob-i klasik francez, që zakonisht arrin deri te buza dhe kombinohet me balluke që mbulojnë vetullat, varianti parisian bie deri në vijën e nofullës dhe ka një stil më të relaksuar.

Frizerët thonë se kjo frizurë është ideale për ditët e nxehta, sepse është praktike, e freskët dhe kombinohet bukur me balluke të lehta, që duken më të rralla dhe të natyrshme. Një nga përparësitë më të mëdha të këtij modeli është mirëmbajtja e thjeshtë: mjafton pak shkumë, tharje në ajër të lirë dhe… jeni gati!

Bob-i parisian si trend kalimtar

Nëse aktualisht mbani bob-in francez dhe jeni në fazën kur flokët po rriten, atëherë ky stil i përkohshëm është pikërisht trendi i verës! Nga ana tjetër, nëse po mendoni për një prerje, por nuk doni një ndryshim drastik, bob-i parisian është zgjedhja e duhur. Ai mbetet pranë linjës klasike të bob-it francez, por me një gjatësi më të gjatë dhe i përshtatshëm, transmeton Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Hair Bros (@thehairbros)

Këshilla nga profesionistët

Para prerjes, ekspertët këshillojnë të konsultoheni me frizerin për të gjetur gjatësinë që i përshtatet më mirë fytyrës dhe qafës suaj. Një bob i mirë duhet të harmonizohet me formën e kokës, të rrethojë bukur fytyrën dhe, falë teknikave të ndryshme të prerjes, të japë volum dhe lëvizshmëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Azza Slimene عزة (@azzaslimene)

Balluket më “in”

Një zgjedhje e shkëlqyer janë të ashtuquajturat “balluket perde”, të cilat mund të hiqen lehtësisht pas veshit. Këto kanë qenë të preferuara prej disa sezonesh dhe janë opsioni ideal për ata që duan të eksperimentojnë për herë të parë me balluket.

Siç konfirmojnë edhe frizerët, bob-i parisian është frizura perfekte për verën, sepse duket po aq elegant edhe kur mblidhet lart, duke mbetur gjithmonë elegant, edhe në ditët më të nxehta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chloe (@chloehelenmiles)

/Telegrafi/

The post Bob-i parisian: Prerja verore që do ta doni – e lehtë për kujdes dhe gjithmonë elegante appeared first on Telegrafi.

Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

15 July 2025 at 14:57

Nëse ëndërroni flokë që duken më të dendur dhe plot jetë, këto dy prerje janë zgjedhja ideale

Rrallimi i flokëve është një shqetësim i zakonshëm për shumë gra. Shkaqet janë të shumta: ndryshimet hormonale, procesi i plakjes, stresi i zgjatur apo edhe faktorët gjenetikë.

Përveç produkteve të posaçme dhe kujdesit të rregullt, shpesh pikërisht prerja e flokëve është ajo që sjell ndryshimin më të madh, si në pamje, ashtu edhe në vetëbesim. Një model i zgjedhur me kujdes jo vetëm që maskon flokët e holluar, por i jep fytyrës freski dhe stil.

Një prerje e mirë mund të shtojë volum, lëvizshmëri dhe elegancë, edhe flokëve më të vështirë për t’u menaxhuar. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi vetëm sa flokë keni, por si i stiloni.

Nëse po kërkoni një zgjidhje të shpejtë dhe efektive, konsultohuni me një stilist. Dy modelet e mëposhtme janë ndër më të rekomanduarat për të krijuar pamjen e flokëve të pasur dhe të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Ja cilat janë ato dy prerje që krijojnë iluzionin e flokëve të dendur dhe plot volum:

1. Balluket e gjata, lehtë të çrregullta

Inspirimin mund ta gjeni tek e rafinuara dhe gjithmonë elegante Lily Collins, balluket e saj të gjata, pak të lëshuara e të parregullta vizualisht rrisin dendësinë e flokëve dhe sjellin atë sharmë të parezistueshëm parisian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)

Ky model i jep flokëve lëvizje, teksturë dhe një energji të re rinore. Është zgjedhja ideale për ato që duan të duken spontane dhe natyrale, por njëkohësisht të kuruara deri në detaj.

2. Shtresimet e theksuara

Ky është modeli që me të drejtë përshkruhet si seksi dhe i freskët. Mbretëresha e këtij stili është Jennifer Lopez, flokët e së cilës duken gjithmonë të pasur dhe me volum falë shtresimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

Sekreti qëndron tek shtresat e qarta që ndryshojnë gjatësi, pjesa përpara është më e shkurtër dhe e gjallë, ndërsa pjesa e pasme bie në onde të buta. Rezultati? Një model që duket natyrshëm i plotë, me një efekt të sofistikuar. /Telegrafi/

The post Doni të fshihni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli appeared first on Telegrafi.

Makthi i çdo bionde: Si ta shpëtoni flokun që zverdhet apo merr ngjyrë të gjelbër pas pishinës

29 June 2025 at 21:55

Ky është një problem shumë i zakonshëm, por për fat të mirë, zgjidhet lehtësisht

Flokët ju janë çelur, por jo në atë mënyrën magjepsëse të verës? Nëse keni vënë re që pas notit në pishinë flokët tuaj marrin një ton të gjelbër, nuk jeni të vetmit.

Ky fenomen është i zakonshëm te flokët e çelët dhe shkaktohet nga reaksioni i metaleve në ujë, më së shpeshti bakri, me kimikatet për dezinfektim. Lajmi i mirë është se ka trajtime shtëpiake që ndihmojnë në largimin e këtij pigmenti të padëshiruar, pa pasur nevojë për ndërhyrje drastike apo prerje.

Si ndodh që flokët bëhen të gjelbër?

Nuanca e gjelbër nuk vjen drejtpërdrejt nga klori, por nga bakri i oksiduar që ndodhet në ujë dhe që, nën veprimin e klorit, lidhet më lehtë me sipërfaqen e fijeve të flokut.

Kur flokët përthithin këtë kombinim, veçanërisht nëse janë të çelët, rezultati është ngjyra e gjelbër.

Kutikula e flokut, e cila shpesh është e hapur për shkak të dëmtimit, ndihmon më tej që metalet të depërtojnë dhe të ngjyrosin fijet, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Mbrojtja e parë: Lajeni flokun menjëherë pas daljes nga pishina

Hapi më i thjeshtë dhe shpesh i anashkaluar është të lani flokun menjëherë pas daljes nga pishina me një shampo të butë. Kjo ndihmon që uji i klorinuar të hiqet para se grimcat metalike të lidhen me fijet e flokut.

Edhe nëse nuk keni shampo me vete, mjafton një shpëlarje me ujë të pastër; çdo kontakt me ujë të pastër është më i mirë se asgjë.

Ketchup-i si balsam natyral

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ketchup-i ose salca e domates mund të veprojë si një toner i lehtë. Aciditeti i tij neutralizon ngjyrën e gjelbër, ndërsa vitamina C dhe lëngu i frutit ndihmojnë në hidratimin dhe mbylljen e kutikulës.

Mund të përdorni edhe domate të freskët të shtypur, të përzier me pak lëng limoni, dhe ta vendosni në flokë të lagur menjëherë pas notit.

Lëreni të veprojë për 15 minuta, pastaj lani flokun me shampo të butë. Kini kujdes me rrobat, sepse domatja mund të lërë njolla, prandaj rekomandohet ta mbështillni flokun me letër kuzhine ose peshqir gjatë trajtimit.

Soda e bukës

Soda e bukës është një aleat efektiv, por i ashpër. Përziejeni me pak ujë derisa të bëhet pastë e trashë dhe aplikojeni në flokë të lagur, vetëm në zonat me nuanca të gjelbra.

Lëreni të qëndrojë rreth 10 minuta, pastaj shpëlajeni mirë. Soda largon në mënyrë efektive mbetjet nga sipërfaqja e flokut, por mund ta thajë më shumë nëse përdoret shpesh.

Pas përdorimit rekomandohet domosdoshmërisht një balsam ushqyes. /Telegrafi/

The post Makthi i çdo bionde: Si ta shpëtoni flokun që zverdhet apo merr ngjyrë të gjelbër pas pishinës appeared first on Telegrafi.

Flokë të hollë dhe pa jetë? Këto truke ua kthejnë volumin në pak minuta!

25 June 2025 at 17:37

Këto janë 5 hilet që i japin dendurinë edhe flokut më të hollë – provojeni sot!

Lufta me flokët e hollë dhe pa jetë, që humbin shpejt formën dhe volumin, është e njohur për shumëkënd. Megjithatë, zgjidhja ekziston dhe fshihet në duart e afta dhe përvojën e floktarëve profesionistë.

Ata përdorin teknika të provuara dhe truke të veçanta për t’i dhënë flokëve të hollë iluzionin e dendësisë dhe plotësisë.

Falë prerjes së përshtatshme, stilimit dhe përzgjedhjes së produkteve të duhura, edhe flokët më të hollë mund të duken më të gjallë, më voluminozë dhe më të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, shkruan Byrdie, përcjell Telegrafi.

Mënyrat që flokët të duken më të dendur

1. Prerja e duhur është hapi i parë dhe më i rëndësishmi për një pamje më voluminoze. Parukierët shpesh rekomandojnë prerje me shtresa, si “bob” i popullarizuar ose shtresa të gjata dhe të buta. Shtresat krijojnë lëvizje dhe teksturë, duke i ngritur flokët nga rrënja dhe duke dhënë iluzionin e plotësisë.

Megjithatë, duhet kujdes, shumë shtresa në flokë të hollë mund të japin efekt të kundërt dhe t’i bëjnë të duken edhe më të rrallë. Nga ana tjetër, një prerje e drejtë dhe e fortë mund të bëjë që majat të duken më të trasha dhe më të shëndetshme, duke krijuar pamjen e një mase më kompakte.

2. Ngjyrosja e flokëve nuk është vetëm procedurë estetike, por edhe një mjet i fuqishëm për të krijuar volum. Parukierët e zotë përdorin teknika si pasazhe me fije apo balayage për të shtuar dimension në flokë.

Kontrasti mes nuancave më të çelëta dhe më të errëta krijon iluzionin e thellësisë, duke i bërë flokët të duken vizualisht më të dendur. Me teknikën e errësimit të rrënjëve arrihet një thellësi më e madhe pranë lëkurës së kokës, që shton edhe më shumë volum.

3. Përzgjedhja e produkteve të duhura për stilim është thelbësore. Formulat e rënda dhe shumë hidratuese mund të rëndojnë flokët e hollë dhe t’i bëjnë të duken me yndyrë. Prandaj, parukierët preferojnë produkte të lehta.

Shkumësat për volum aplikohen në flokë të lagur para tharjes me fen. Spreji për ngritjen e rrënjëve vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë te rrënjët, ndërsa shampoja e thatë nuk përdoret vetëm për ditët pa larje, ajo është armë sekrete për thithjen e yndyrës dhe për shtimin e teksturës dhe volumit në çast.

shutterstock

4. Mënyra e tharjes dhe e stilimit mund të ndryshojë ndjeshëm pamjen e flokëve. Tharja me kokën poshtë ndihmon në ngritjen e rrënjëve për një volum maksimal.

Përdorimi i një furçeje të rrumbullakët për ngritjen e fijes gjatë tharjes jep një efekt më të gjatë në kohë. Një truk i thjeshtë por efektiv është edhe ndërrimi i vijës ndarëse, flokët që janë mësuar me një pozicion humbasin formën me kalimin e kohës, ndërsa kalimi në anën tjetër i jep ngritje të menjëhershme.

5. Për raste të veçanta, krehja e flokëve në drejtim të kundërt pranë rrënjëve mund të japë lartësi dhe densitet shtesë. /Telegrafi/

The post Flokë të hollë dhe pa jetë? Këto truke ua kthejnë volumin në pak minuta! appeared first on Telegrafi.

I doni apo i urreni? Këto tri modele flokësh do të dominojnë skenën

22 June 2025 at 19:25

Nga bobi elegant te xhufkat luksoze, ja çfarë parashikojnë floktarët

Fundi i një sezoni dhe fillimi i një të riu është një mundësi ideale për ndryshim dhe çdo periudhë sjell diçka të re, kështu që ju mund të zgjidhni se në cilin drejtim do të lëvizin dëshirat tuaja për diçka ndryshe

Nëse jeni duke kërkuar për frymëzim, jeni në vendin e duhur. Zhytuni në botën e tendencave të shtresuara, nga bobi elegant deri te xhufkat luksoze.

Linja e nofullës

Bobi definitivisht nuk do të ngadalësohet. Ai sapo mori një dimension të ri. Një bob është një mënyrë e shkëlqyeshme për të freskuar flokët tuaj dhe për të shtuar pak sofistikim francez në pamjen tuaj.

Sipas stilistes së famshme të flokëve, Jennifer Korab, ky vit do të jetë i gjithi me bobin e gjatë deri te nofullat, ashtu si ai që Lily Collins filloi të bartte kohë më parë.

“Ky model flokësh tërheq vëmendjen te konturat natyrale të fytyrës, veçanërisht në vijën e nofullës, duke ofruar një kornizë të fortë që thekson vetëbesimin dhe individualitetin. Linjat e pastra dhe të strukturuara mundësojnë gjithanshmëri, duke e bërë atë një model po aq të mahnitshëm kur stilohet elegant ose me valëzime të buta me teksturë”, shpjegon stilistja e flokëve për The List, përcjell Telegrafi.

Shtresa të harlisura, të gjata

Nëse nuk mund ta imagjinoni shkurtimin e flokëve tuaj të gjatë, mos u shqetësoni. Edhe pse bobi po dominon, dukja klasike e gjatë, e harlisur, me shtresa nuk po del nga moda. Në rast se dëshironi një ndryshim, por dëshironi të mbani gjatësinë e flokëve, ka një rifreskim edhe për këtë. Konsideroni të shtoni shumë shtresa në flokët tuaj.

“Shtesat e gjata do të jenë gjithashtu të njohura gjatë tërë këtij viti për shkak të aftësisë së tyre për të shtuar lëvizjen, dimensionin dhe një pamje të shëndetshme dhe voluminoze”, shpjegon stilistja e famshme e flokëve Jennifer Korab.

Rekomandohet që të kërkoni shtresa që nuk shkojnë më lart se mjekra, në mënyrë që t’i stiloni flokët lehtësisht.

Balluket

Balluket janë diçka që shumë zonja i shmangen dhe nuk janë të sigurta për to. Megjithatë, sipas stilistes së famshme të flokëve, Michelle Cleveland, viti 2025 mund të jetë viti kur më në fund do të kapërceni frikën tuaj nga balluket dhe do ta bëni ato.

Gratë kanë një marrëdhënie dashurie apo urrejtjeje me balluket. Mund t’i doni ose t’i urreni, por nuk mund të mohohet se balluket mund ta formësojnë fytyrën dhe ta çojnë çdo model flokësh në një nivel tjetër. Ky vit do të ketë shumë stile të ndryshme ballukesh, nga ato në formë perdeje, te ato të dendura apo të rralla, zgjedhja është në duart tuaja. /Telegrafi/

The post I doni apo i urreni? Këto tri modele flokësh do të dominojnë skenën appeared first on Telegrafi.

E lodhur nga ngjyrat artificiale? Ndriçoji flokët me përbërës që me siguri i ke në shtëpi

6 June 2025 at 15:47

Kombinimi i këtyre përbërësve ofron një mënyrë natyrale për të ndriçuar butësisht flokët, pa dëmtime dhe me shumë përfitime për bukurinë

Vera na nxit për ndryshime dhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve është një nga mënyrat më të shpejta për të rifreskuar pamjen dhe për të ngritur humorin. Por jo të gjithë janë të gatshëm për ndryshime drastike.

Për fat të mirë, ekziston një truk i thjeshtë dhe krejt natyral që mund t’ju ndriçojë flokët për një apo dy nuanca, pa kimikate dhe me shumë pak përpjekje.

Kjo metodë është ideale për ata që parapëlqejnë zgjidhjet natyrale dhe veçanërisht për njerëzit me flokë të çelët që kërkojnë një ndryshim delikat.

Nuk do të bëjë mrekulli, veçanërisht te flokët më të errët, por me pak durim dhe përsëritje një ose dy herë në javë, mund të shihni ndryshim. Gjithashtu, kjo është një kurë ushqyese për flokët, pasi të gjithë përbërësit janë të butë dhe mbrojtës, transmeton Telegrafi.

Aktorët kryesorë të kësaj “magjie” janë:

• Kanella,
• Mjalti,
• Balsami i flokëve.

Duket si recetë për ëmbëlsira, por pas këtij kombinimi të ëmbël qëndron një reaksion i lehtë kimik kur kanella dhe mjalti kombinohen, ndodh një proces natyror që mund të ndriçojë flokët.

Përveç efektit të zbutur ndriçues, kanella stimulon qarkullimin e gjakut dhe rritjen e flokëve, ka veti anti-inflamatore dhe pastron skalpin. Mjalti, nga ana tjetër, ruan lagështinë natyrale, hidraton flokët dhe kokën, dhe shërben si balsam natyral. Nëse dëshironi t’i jepni flokëve edhe më shumë kujdes, shtoni pak vaj ulliri në përzierje për shkëlqim dhe ushqim shtesë.

Si ta përgatisni:

• 3 lugë gjelle kanellë,
• 3 lugë gjelle mjaltë natyral,
• rreth 250 ml balsam flokësh.

Përzieni mirë përbërësit në një tas plastik ose druri (jo metalik, pasi metali mund të reagojë me mjaltin dhe kanellën). Mbuloni përzierjen dhe lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta para përdorimit.

Aplikimi:

Lani flokët si zakonisht me shampo, më pas aplikoni përzierjen në flokë të lagur. Shpërndajeni në mënyrë të barabartë, veçanërisht nëse dëshironi një rezultat uniform. Lëreni për 3 deri në 4 orë, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Përfundimi?

Pa amoniak, asnjë zbardhues – vetëm kujdes natyral që sjell rezultate me durim. Dhe aroma? Si një filxhan çaji, e ëmbël dhe me nuanca erëzash. Një ndryshim që nuk dëmton, por kënaq flokët dhe shpirtin. /Telegrafi/

The post E lodhur nga ngjyrat artificiale? Ndriçoji flokët me përbërës që me siguri i ke në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Tonik shtëpiak me rozmarinë dhe karafil për flokë: Një kombinim që stimulon rritjen dhe rikthen shkëlqimin

24 May 2025 at 00:31

Edhe pse këto bimë janë të njohura për vetitë e tyre kulinare dhe medicinale, roli i tyre në kujdesin e flokëve po merr gjithnjë e më shumë vëmendje – madje për një arsye të mirë

Në kërkim të kujdesit natyror, shumica po kthehet gjithnjë e më shumë te recetat e vjetra dhe të provuara që janë përdorur nga gjyshet tona.

Flokët, si simbol i shëndetit dhe bukurisë, gjithmonë kanë kërkuar vëmendje – dhe bimë të tilla si rozmarina dhe karafili kanë pasur vendin e tyre në këtë kujdes për breza me radhë.

Rozmarina vepron si një stimulues natyror i qarkullimit të gjakut në skalpin e kokës, gjë që përmirëson furnizimin e rrënjëve të flokëve me lëndë ushqyese.

Në të njëjtën kohë, disa studime tregojnë se kjo bimë mund të zvogëlojë efektin e hormonit DHT, i cili shpesh shoqërohet me rënien e flokëve, veçanërisht te burrat, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, karafili është i njohur për vetitë e fuqishme antioksiduese dhe antimikrobike. Përbërësi i tij kryesor aktiv, eugenoli, ndihmon në luftimin e kërpudhave dhe zbokthit, ndërkohë që forcon strukturën e flokëve dhe rikthen shkëlqimin e tyre natyror.

Kur këto dy bimë kombinohen, rezultati është një tonik që jo vetëm freskon skalpin e kokës, por gjithashtu mund të kontribuojë në flokë më të dendur dhe më të shëndetshëm.

Si përgatitet toniku me rozmarinë dhe karafil?

Ju nevojiten

▪ një lugë çaji me rozmarinë të tharë
▪ lugë çaji me karafil
▪ 2-3 dl ujë

Përgatitja

Në një tenxhere me dy deri në tre decilitra ujë, shtoni një lugë çaji rozmarinë të thatë dhe po aq karafil. Lëreni të vlojë, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë derisa të ftohet plotësisht. Pastaj kullojeni dhe hidheni lëngun në një shishe spërkatëse.

Ky tonik natyral aplikohet direkt në skalpin e kokës, mundësisht çdo ditë, dhe nuk ka nevojë të shpëlahet. Para përdorimit të parë, rekomandohet të bëni një test të lëkurës për të shmangur reaksionet e mundshme alergjike.

Sigurisht, është e rëndësishme të mbani mend se asnjë ilaç natyral nuk ofron rezultate të mrekullueshme brenda natës. Megjithatë, përdorimi i vazhdueshëm i përgatitjeve të tilla bimore, së bashku me një dietë dhe kujdes të ekuilibruar, mund të kontribuojë ndjeshëm në shëndetin e flokëve tuaj. /Telegrafi/

The post Tonik shtëpiak me rozmarinë dhe karafil për flokë: Një kombinim që stimulon rritjen dhe rikthen shkëlqimin appeared first on Telegrafi.

Ilaçi për flokët e dëmtuara: Mjaltë e kokos dhe problemi zgjidhet shumë lehtë

16 May 2025 at 23:40

Femrat shpeshherë janë të gatshme të shpenzojnë shumë para dhe kohë për ta ruajtur bukurinë

Por, jo shumë femra e din se është e mundur të duken të përsosura edhe pa përdorur mjete profesioniste dhe produkte të bukurisë.

Një brengë e zakonshme që i preokupon femrat janë flokët e dëmtuara.

Dhe, ndonëse mund të jeni e mërzitur për këtë, ekspertët më poshtë ju sjellin një recetë krejtësisht natyrale për ta rregulluar këtë problem, transmeton Telegrafi.

Maska me mjaltë dhe kokos për t’i trajtuar flokët e dëmtuara

Vaji i kokosit veçse është dëshmuar për efikasitetin që ka në kozmetikë.

Vaji i kokosit përdoret  në trup, fytyrë, produkte të thonjve, por vetitë më të mira zbulohen kur përdoret në flokë.

Në mënyrë që t’i bëni flokët më të buta dhe më të shëndetshme, përgatiteni një maskë me mjaltë dhe vaj kokosi.

Katër lugë gjelle vaj kokosi vendosni në një enë dhe nxejeni në mikrovalë për 20 sekonda.

Pastaj, shtojani 2 lugë gjelle mjaltë dhe përziejeni atë.

Maskën vendoseni në flokë dhe lëreni ashtu për 40 minuta, pastaj pastroni flokët me shampon.

Këtë produkt përdoreni një herë në javë dhe rezultatet e mahnitshme do të rezultojnë shumë shpejt. /Telegrafi/

The post Ilaçi për flokët e dëmtuara: Mjaltë e kokos dhe problemi zgjidhet shumë lehtë appeared first on Telegrafi.

Nëse nuk doni të eksperimentoni, provoni nuancën e re të flokëve të Eva Longoria

28 March 2025 at 22:49

Lyerja më e fundit e flokëve të Eva Longoria mund të jenë nuanca më e çelur që ajo ka pasur ndër vite

Longoria ndau transformimin e saj në muajin shkurt përmes një postimi të përbashkët në Instagram me stilistin e saj të flokëve, Dimitris Giannetos, ku dukej shumë më e ëmbël.

Në foto, Longoria pozoi para një shtrati, ndërsa kishte veshur një bluzë të bardhë dhe tregonte flokët e sapolyer.

Flokët e saj të gjatë të japin ndjesinë e një vajze të të pasur, ndërsa si zakonisht mbante prerjen e saj me shkallëzime.

Toni i syve në ngjyrë kafe të thellë dhe buzët e lyera lehtë kompletuan pamjen e aktores.

“Ne na pëlqen të luajmë me flokët e Evës”, tha Giannetos për InStyle. “Ajo mund të transformohet dhe të duket e mrekullueshme me çdo pamje. “Ngjyra e uiskit” është nuanca më e re për këtë pranverë, ndaj më pëlqen t’i jap jetë flokëve të saj.”

Eva Longoria nuk eksperimenton thuajse kurrë me flokët, ndaj fakti që ende e mban këtë nuancë prej më shumë se një muaji, është një shenjë se nuk është penduar. Njësoj, edhe ju që dëshironi një ndryshim të lehtë këtë pranverë, nuk do të pendoheni për këtë nuancë aq të ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair)

The post Nëse nuk doni të eksperimentoni, provoni nuancën e re të flokëve të Eva Longoria appeared first on Telegrafi.

Ky ndryshim i thjeshtë i flokëve do ju bëjë të shkëlqeni këtë pranverë!

26 March 2025 at 18:32

Me ardhjen e pranverës, shumica prej nesh duam të bëjmë diçka për të rifreskuar pamjen tonë

Nëse edhe ju i përkisni kësaj kategorie dhe dëshironi të bëni një ndryshim në flokët tuaj, por duke ruajtur gjatësinë dhe të jetë i lehtë për t’u stiluar, ne kemi sugjerimin më të mirë për ju.

Dihet që balluket e të gjitha llojeve janë një trend i madh këtë vit, por në veçanti këtë pranverë, pritet të shohim kudo balluke të tejdukshme. Siç tregon edhe emri i tyre, këto balluke lejojnë që balli të duket, pasi janë më të holla se ato klasike.

Ky është një trend i madh vitet e fundit në Azi, por dalëngadalë po shfaqet edhe në vendet perëndimore.

Për më tepër, ato janë ideale për ju që nuk keni prerë kurrë balluke, pasi vëllimi i tyre i vogël e bën stilimin shumë më të shpejtë, ndërsa fshihen lehtësisht edhe në pjesën tjetër të flokëve.

Disa ide:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YUKI NAKATANI (@yukistylist)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cindy Kimberly (@wolfiecindy)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Wood (@cwoodhair)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

The post Ky ndryshim i thjeshtë i flokëve do ju bëjë të shkëlqeni këtë pranverë! appeared first on Telegrafi.

Flokët më të shkurtër janë një trend, por gjatësia e saktë është vendimtare

23 March 2025 at 01:08

Variacione të panumërta dhe gjithmonë elegante

Flokët e shkurtër kanë marrë hov në Hollywood dhe në të gjitha rrjetet sociale – pavarësisht se si janë stilizuar, gjithmonë duken thjesht elegant.

Ndoshta nuk keni guxim të prisni centimetra flokë, ndaj një opsion më i mirë për ju është “diçka në mes”, si për shembull se si yjet i stilizuan flokët e tyre më të shkurtër.

I ashtuquajturi modeli i flokëve “clavi cut” është pak më i gjatë se ai klasik, por gjithsesi i prerë mjaftueshëm për t’u konsideruar patjetër i shkurtër.

Ky model flokësh përfshin prerje gjysmë të gjatë deri në një ose disa centimetra mbi supet. Kështu e ka marrë pseudonimin, pas fjalës “clavicle”. Dhe siç kanë treguar tashmë shumë nga yjet më me ndikim, është një model flokësh që me të vërtetë u përshtatet të gjithave jashtëzakonisht mirë, transmeton Telegrafi.

Modeli i flokëve shpesh kombinohet me prerje të mprehtë, majat e hapura, por e bukura e trendit qëndron në atë se sa i përshtatshëm është në të vërtetë, pra krijohet lehtësisht për t’iu përshtatur llojeve të ndryshme të flokëve, formave të fytyrës dhe gjatësisë së qafës.

Si një bonus shtesë, kjo “prerje flokësh gjysmë e shkurtër” kërkon më pak mirëmbajtje.

Selena Gomez

Eva Longoria

Jennifer Aniston

Kourtney Kardashian

Penelope Cruz

/Telegrafi/

The post Flokët më të shkurtër janë një trend, por gjatësia e saktë është vendimtare appeared first on Telegrafi.

Harrojini tonet e ftohta: Kjo nuancë e ngrohtë është ndryshimi i vetëm që ju duhet këtë sezon

18 March 2025 at 23:56

‘Creme brulee’ është nuanca e ngrohtë e flokëve bionde që floktarët parashikojnë se do të jetë kudo për pranverën

Nëse e keni shpenzuar dekadën e fundit duke u përpjekur të arrini tone të akullta dhe të ftohta që bënë bujë në vitet 2010, ne jemi këtu për t’ju thënë të largoheni nga këto nuanca dhe të merrni frymë sepse biondet me tone të ngrohta janë rikthyer.

Bëhet fjalë për ngjyra më natyrale që do të thotë se nuk do e kalojmë të gjithë kohën tonë të lirë për korrigjimin e nuancës në karrigen e sallonit. Në vend të kësaj, kjo nuancë e ngrohtë do t’ju bëjë të dukeni si një bionde natyrale. Prandaj, përqafoni flokët ‘creme brulee’.

Siç sugjeron edhe emri, kjo nuancë është frymëzuar nga pjesa e sipërme e karamelizuar e ëmbëlsirës dekadente, e cila do të jetë paleta e ngjyrave të preferuara këtë sezon.

“Tonet e ngrohta do t’i bëjnë flokët më të shëndetshëm dhe më të shndritshëm dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të shndritshëm dhe me diell gjatë gjithë vitit”, thotë stilisti Tom Smith.

Gati për të përqafuar ngrohtësinë këtë pranverë? Këtu është i gjithë frymëzimi i flokëve ‘creme brulee’ që ju nevojitet për të zbukuruar biondet tuaja këtë sezon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rosie HW (@rosiehw)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Peter Lux 🌱🧜🏾♂🏄🏾♂🙏🏽 (@peterluxhair)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meghann Fahy (@meghannfahy)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jodie Comer (@jodiemcomer)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ciara (@ciara)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by alyx liu (@alyxliu)

/Telegrafi/

The post Harrojini tonet e ftohta: Kjo nuancë e ngrohtë është ndryshimi i vetëm që ju duhet këtë sezon appeared first on Telegrafi.

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

22 February 2025 at 16:33

Brenda një viti nga marrja e vendimit për të hequr dorë nga flokët e saj të gjatë, Gigi Hadid ka arritur të rrëmbejë vëmendjen me dukjen e saj të re

Pamja e saj e re ishte frymëzim për shumë femra që shkuan në sallonet e flokëve dhe i thanë “po” një prerje flokësh të shkurtër.

Ajo eksperimentoi me nuanca të ndryshme bionde, thekë, modele flokësh të ndryshme dhe tani, ka ardhur koha për të përshtatur trendin e fundit të stilimit, i cili quhet fob.

Termi fob vjen nga fjalët “flipped” dhe “bob” dhe në thelb përshkruan një baluke me skajet e saj të kthyera nga jashtë, që të kujton elegancën e tendencave të viteve 1960.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair)

Modeli i flokëve të Hadid është bërë nga stilisti i famshëm Dimitris Giannetos, i cili ka thënë në postimin e tij në Instagram, “FOB aka flipped bob për bukuroshen Gigi Hadid në fushatën e re “Guest in Residence”.

Ky model flokësh është zgjedhur për paraqitjet e tyre nga shumë të famshëm të tjerë së fundmi, duke përfshirë Carey Mulligan, Selena Gomez, Florence Pugh dhe Hailey Bieber.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair)

The post Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve appeared first on Telegrafi.

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

1 February 2025 at 20:50

Ka një ngjyrë flokësh që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në tendencat e vitit 2025: Champagne blonde

Ky tonalitet pëlqehet për shkëlqimin dhe elegancën e tij. Me një ekuilibër të përkryer mes nuancave të arta dhe të ftohta, kjo ngjyrë evokon luks dhe sofistikim, duke u përshtatur me një gamë të gjerë modelesh dhe prerjesh flokësh.

“Champagne blonde në 2025 do të jetë përgjithësisht më i ngrohtë, me nuanca që sjellin shkëlqim dhe butësi,” shpjegon Tommaso Incamicia, themelues i My Place Hair Studio në Milano.

“Në vitin e ri, kjo nuancë do të theksohet më shumë krahasuar me të kaluarën, me thekse të frymëzuara nga ngjyrat metalike, të pasura dhe intensive, të cilat i japin thellësi të re pamjes.”

Do të kemi dy tendenca të dallueshme: nga njëra anë, tonalitetet uniforme dhe të njëtrajtshme për ato që preferojnë një stil minimal dhe elegant; nga ana tjetër, kontraste më të theksuara, të cilat sjellin një rikthim të fortë të viteve ’90, por në një version modern dhe të guximshëm.

Si realizohet kjo ngjyrë?

“Champagne blonde mund të arrihet në mënyra të ndryshme. Një metodë është aplikimi i një ngjyre të vetme, ideale për ata që kërkojnë një rezultat uniform dhe kompakt. Në këtë rast, përdoren formula të veçanta që, ndërsa zbardhin lehtësisht, japin menjëherë tonalitetin e dëshiruar,” shpjegon Incamicia.

“Një alternativë më interesante është krijimi i disa shkëlqimeve të personalizuara, të cilat mund të jenë më të buta ose më të theksuara, homogjene ose kontrastuese. Më pas, aplikohet një shkëlqim mbi flokë për të përsosur ngjyrën.”

“Kjo teknikë lejon një personalizim të plotë, duke kombinuar nuanca të ndryshme që variojnë nga champagne te rozë, nga ombre te e verdha e butë, dhe më shumë. Kështu, është e mundur të rregullohet tonaliteti sipas preferencave dhe të arrihet rezultati i dëshiruar”, citon Living.

Një ngjyrë e personalizuar dhe shumë e adaptueshme

“Nuk jetojmë më në epokën e një ngjyre universale, por në një kohë kur njerëzit kërkojnë zgjidhje të personalizuara dhe unike. Biondi champagne përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë tendencë, duke iu përgjigjur nevojave individuale për të krijuar diçka të veçantë.”

“Falë fleksibilitetit të saj të jashtëzakonshëm, kjo ngjyrë mund të përshtatet me çdo model flokësh, duke rregulluar sasinë dhe cilësinë e nuancave sipas stilit të dëshiruar. Kështu, ajo i shton thellësi dhe lëvizje flokëve, duke krijuar një rezultat unik dhe të sofistikuar,” vazhdon eksperti. /Telegrafi/

The post Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit appeared first on Telegrafi.

Modelet e vjetra të flokëve nga vitet ’90 janë rikthyer në modë dhe u pëlqejnë të gjithave

26 January 2025 at 16:49

Këto modele po bëjnë një rikthim të madh

Po bëhemi gati për rikthimin e modës së viteve ’90. Pikërisht kur mendojmë se tendencat e kaluara të bukurisë janë zyrtarisht në plan të dytë, habitemi me rikthimin e tyre.

Vitet 90-të janë rikthyer në masë të madhe dhe modelet “e vjetra” janë kthyer në modë pas më shumë se tri dekadash.

Gërsheti francez

Gërsheti elegant francez dhe i paimponueshëm është rikthyer. Mund të bartet nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe kërkon pak kohë për ta bërë.

“Shumë gra janë në kërkim të stileve pa stres që kërkojnë pak ose aspak mirëmbajtje”, thotë stilisti i flokëve Darrius Peace për Real Simple, transmeton Telegrafi.

– Ky stil – i cili dikur ishte një element kryesor gjatë viteve 90-të – ka bërë një rikthim në kulturën pop.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair)

Modeli Rachel

U bë i famshëm nga Jennifer Aniston, dhe mori emrin e personazhit Rachel Green nga seriali “Friends”.

Mendoj se arsyeja e vetme që doli nga moda është sepse shumë njerëz e bartnin atë. “E kornizon fytyrën, gjë që është shumë mikluese në shumicën e formave të fytyrës me flokë të hollë apo të trashë”, shpjegon parukieri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Davontae’ Washington (@iamdavontae)

/Telegrafi/

The post Modelet e vjetra të flokëve nga vitet ’90 janë rikthyer në modë dhe u pëlqejnë të gjithave appeared first on Telegrafi.

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

18 January 2025 at 13:07

Urimi i ditëlindjes së princit William për princeshën Kate Middleton tërhoqi vëmendjen edhe për shkak të modelit të flokëve të saj

Kate na tregon rregullisht publikime mode të përzgjedhura me kujdes, ndaj me të drejtë është gjithmonë në krye të listës për sa i përket modës.

Urimi i dërguar nga Princi William, para disa ditësh ku shfaqet Kate, tërhoqi shumë vëmendje për shkak të vetë gjestit, por shumë vunë re gjithashtu se në fillim të këtij viti, ne morëm edhe një model flokësh që do të bëhej një hit i vërtetë.

Tallazet mbretërore të zgjedhura nga Kate u bënë menjëherë një trend kryesor dhe ne presim që së shpejti ato të vërshojnë edhe rrugët e qyteteve tona, transmeton Telegrafi.

profimedia

Edhe pse ajo kishte tallaze edhe më parë, këtë herë ato ishin më të theksuara dhe kishin më shumë volum, ndaj përfaqësonin një version të ri të Hollivudit.

“Në thelb, Kate ka perfeksionuar stilin e tallazeve të Hollivudit. Për ta arritur këtë, përdorni ose një krem ose sprej – pasi të keni tharë flokët me tharëse flokësh. Thajini flokët, më pas lakojini me një pajisje për kaçurrela, duke marrë pjesë më të mëdha flokësh”, tha parukieri Tom Pike në një intervistë për HELLO.

“Kate i ndau flokët nga pas, pastaj i shtyu përpara, kështu që duket sikur flokët tuaj janë të natyrshëm kështu, unë i quaj një tallaz mbretëror dhe duket sikur keni një valëzim të madh”, përfundoi parukieri.

“Kate i ndau flokët nga pas, pastaj i shtyu përpara, kështu që duket sikur flokët tuaj janë të natyrshëm kështu, unë i quaj një valë mbretërore dhe duket sikur keni një valëzim të madh”, përfundoi Pike. /Telegrafi/

The post Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën appeared first on Telegrafi.

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

16 January 2025 at 01:43

Pas paraqitjes së saj në sfilatën e Schiaparelli-t në pranverë 2024 në Paris, ku u shfaq me një bluzë të shkurtër, duket se Zendaya ka nisur të na ngatërrojë sërish duke na bërë të mendojmë nëse ka prerë apo jo flokë

Në paraqitjen e saj të fundit në tapetin e kuq në Meksikë, aktorja pozoi së bashku me kolegët e saj me një model krejt ndryshe të flokëve dhe me një “crop top” mjaft të shkurtër.

“Crop trop”-i shumë i shkurtër “francez” është një nga tendencat më dominante të këtij sezoni dhe Zendaya është një nga të famshmet që eksperimenton vazhdimisht me stilin dhe pamjen e saj.

Megjithatë, vëmendjen e kanë marrë flokët e saj.

Edhe pse vërtet do të dëshironim që ajo të kishte guxuar me një ‘mikro-bob’, ajo në të vërtet thjesht aplikoi trukun klasik të kthimit të gjatësisë nga brenda, duke fshehur flokët dhe duke krijuar efektin e një prerje flokësh.

Megjithatë, ky truk i veçantë është ideal nëse po mendoni të bëni edhe ju një prerje flokësh ‘bob’, por nuk jeni të sigurt se si do dukeni dhe se a do t’i përshtatet stilit tuaj dhe tipareve të fytyrës.

Provoni këtë metodë:

 #hairhack #hairtips #hairtiktok #hairtrends ♬ Beautiful – Soft boy

The post Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha appeared first on Telegrafi.

Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas autoriteteve në SHBA

3 January 2025 at 22:10

Raporti i EPA-së shton se kjo substancë gjendet edhe në disa produkte si mobilet dhe lodrat

Formaldehidi, një kimikat i pranishëm në produktet për drejtimin e flokëve, paraqet një “rrezik të rëndë për shëndetin e njeriut”, sipas një paralajmërimi shqetësues të autoriteteve shëndetësore të SHBA-së.

Në një hulumtim të autoriteteve që ka nisur prej kohësh mbi sigurinë e këtij kimikati, i cili përdoret në disa industri nga tekstilet deri tek ndërtimi, zyrtarët paralajmëruan se substanca që është “gjendet pothuajse kudo” rrit rrezikun për kancer.

Ekspertët kanë qenë për një kohë të gjatë të shqetësuar për praninë e kësaj substance në trajtimet kimike për drejtimin ose trajtimin e flokëve.

E listuar nën emrat formaldehid, formalin ose metilen glikoli, këto substanca përdoren bashkë me keratinën, proteinën me të cilën drejtohen flokët. Kur aplikohet nxehtësi në flokë në fund të trajtimit — nga tharësit e flokëve ose stilizuesit e flokëve — gazi formaldehid çlirohet në ajër.

Ky gaz pa ngjyrë më pas thithet nga personat prezentë, duke shkaktuar, në më të mirën, acarim të syve dhe të frymëmarrjes dhe, në më të keqen, rritje të rrezikut për kancer në periudhë afatgjatë.

Këto rreziqe shtohen nëse një hapësirë si salloni, tualeti ose dhoma e gjumit nuk ka ventilim të mirë. Paralajmërimi i ri, i lëshuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së (EPA), thotë:

“Thithja e formaldehidit për periudha më të gjata ‘kronike’ mund të zvogëlojë funksionin e mushkërive dhe të rrisë sëmundjet nga astma dhe alergjitë, si dhe kancerin.”

Ndërkohë që EPA nuk e emërtoi konkretisht produktet e flokëve, Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA) ka pranuar më parë lidhjen midis produkteve për drejtimin e flokëve dhe ekspozimit ndaj formaldehidit.

Raporti i EPA-së shton se kjo substancë gjendet edhe në disa produkte si mobilet dhe lodrat, citon Anabel.

Gazi mund të “arratiset” nga këto objekte me kalimin e kohës, duke ekspozuar njerëzit ndaj rreziqeve të këtij kimikati. Ata gjithashtu pranuan rrezikun për punëtorët që mund të përdorin produkte që përmbajnë këtë kimikat pa pajisje të duhura mbrojtëse. /Telegrafi/

The post Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas autoriteteve në SHBA appeared first on Telegrafi.

Shtatë modele ideale për flokët e rrallë, sipas stilistëve

25 December 2024 at 22:44

Shumë gra priren të përjetojnë rënie të flokëve dhe rrallim të tyre me kalimin e moshës

Disa gra, madje kanë flokë të hollë natyralisht dhe kjo është në rregull. Kur bëhet fjalë për stilimin e flokëve të hollë, mund të jetë e vështirë pasi nuk ka shumë vend për të punuar dhe stilime të caktuara mund të duken jo këndshëm.

Sipas stilistëve të famshëm nëpër botë, këto janë stilimet më të bukura për flokë të hollë, kryesisht për gratë mbi moshën 50 vjeç.

1. Prerje pixie

Me një prerje pixie, pak flokë mund të shkojnë shumë, kështu që është një opsion i shkëlqyeshëm për ato gra me flokë të rrallë.

“Flokët e shkurtër japin pamjen e plotë, dhe prerja në stilin pixie shton volumin dhe teksturën”, thotë Temur Hamilton, stilist kryesor i flokëve dhe pronar i TEMUR në New York City. “Kjo prerje flokësh është gjithashtu e lehtë, thjesht shtoni pak produkt stilimi ose pak llak teksturues, më pas shpupuriteni në flokë dhe keni mbaruar punë.”

2. Prerja shag

Sipas Hamilton, prerjet shag krijojnë shumë volum dhe teksturë që jep iluzionin e flokëve më të dendur dhe më të plotë, duke e bërë atë një nga modelet më të mira të flokëve për gratë me flokë të hollë.

“Ka shumë zhdërvjelltësi edhe me një prerje shag, ju mund ta kombinoni prerjen me një pamje klasike me pupla, të frymëzuar nga vitet ’70, ose të merrni një qasje më moderne me prerjen e ujkut, wolfcut, e cila është bërë shumë e popullarizuar në vitet e fundit.” shton ai.

3. Stil bob i zhveshur

Një bob i zhveshur është një tjetër opsion i përshtatshëm për gratë me flokë të hollë.

“Shtimi i shtresave të shkallëzuara në një bob të hapur dhe të gjatë deri në mjekër krijon dimension dhe lëvizje, gjë që i bën flokët të duken më të plotë”, shpjegon Hamilton.

Kur bëhet fjalë për një bob të shkrirë, do të dëshironi të jeni të sigurt që të keni pak llak për flokë dhe një mashë për kaçurrela në gatishmëri për t’i dhënë një pamje më voluminoze flokëve.

4. Balluket

Xavier Velasquez, stilist i famshëm i flokëve dhe ambasador i markës për Virtue Labs, thotë se gratë mbi 50 vjeç me flokë të hollë mund të dëshirojnë të marrin në konsideratë balluket.

“Ato janë mënyra më e mirë për të përmirësuar çdo prerje flokësh apo stil kur flokët tuaj janë të hollë,” thotë ai për Parade. “Shampoja e thatë është çelësi për këtë model flokësh, sepse balluket në flokë të hollë priren të marrin vajrat natyralë nga fytyra juaj dhe të yndyrosen shpejt.”

5. Topuz i çrregullt

Pavarësisht nëse keni flokë të gjatë, flokë të shkurtër apo flokë të hollë, një topuz i çrregullt duhet të jetë në vëmendjen tuaj.

“Një topuz i lirshëm dhe i çrregullt është një opsion elegant, por praktik për flokët e rrallë,” thotë Nawel Abdelaziz, stilist i flokëve me bazë në Sherman Oaks, Kaliforni. “Pavarësisht nëse stilohet i ngritur lart apo poshtë, ky look mund të fshehë me zgjuarsi zonat e rralla duke i mbajtur flokët tuaj të sigurt.

Ajo shton se ju duhet të shmangni modele flokësh të tërhequra që mblidhen pas kokës suaj; në vend të kësaj, zgjidhni një kapje ‘të butë’ dhe të relaksuar. Mbroni skalpin tuaj dhe mbani flokë të shëndetshëm.

6. Kthimi anësor

Nëse keni flokë të hollë dhe zakonisht i ndani flokët në mes, atëherë do të dëshironi të mendoni përsëri. Abdelaziz thotë se kalimi në një pjesë anësore mund të bëjë mrekulli për flokët e holluar.

“Duke kaluar më shumë flokë në njërën anë, ju mund të mbuloni në mënyrë efektive çdo zonë të rrallë në kokën tuaj,” i thotë ajo Parade. “Ky stil elegant plotëson të gjitha teksturat, gjatësinë dhe llojet e flokëve, duke e bërë atë një zgjedhje të gjithanshme për çdo rast.”

7. Kaçurrela në teksturë natyrale

Sipas Abdelazaiz, kaçurrelat dhe ondet janë fantastike për të shtuar volumin dhe maskuar zonat e holla të flokëve, veçanërisht rreth kurorës së kokës. Ata krijojnë përshtypjen e flokëve më të trashë dhe më të plotë, citon Anabel.

“Për rezultate më të mira, përdorni hidratues, produkte të lehta mbajtëse, që nuk do t’ju rëndojë flokët dhe shpërndahen për të dhënë më shumë volum”, thotë ajo për Parade. /Telegrafi/

The post Shtatë modele ideale për flokët e rrallë, sipas stilistëve appeared first on Telegrafi.

Ja pse nuk është ideja më e mirë t’i thani flokët në mënyrë natyrale pa tharëse flokësh

21 December 2024 at 22:51

Një skalp i lagur mund të shkaktojë një gjendje, e cila nuk është më e këndshme

Shumë gra i thajnë flokët pa tharëse, mirëpo, ndonëse kjo mund të jetë e mirë për sa i përket dëmtimit të vetë flokëve, përsëri ekziston rreziku kur flokët thahen në këtë mënyrë për të zhvilluar infeksione mykotike në lëkurën e lagur të kokës, të cilat më pas shkaktojnë qërim të lëkurës së kokës që i ngjan zbokthit dhe potencialisht krijon infeksione mykotike në fytyrë.

Flokët e lagur janë jashtëzakonisht të ndjeshëm, kështu që rrotullimi gjatë gjumit mund të çojë në dëmtime të konsiderueshme dhe thyerje të flokëve.

Jastëku i kombinuar me lagështinë nga flokët, qelizat e vdekura të lëkurës dhe produktet e kujdesit të fytyrës krijojnë një mjedis ideal për shumim të baktereve.

Të gjithave u ka ndodhur më shumë se një herë që të lajnë flokët në mëngjes dhe t’i lidhin në bisht dhe ashtu t’i mbajnë deri në mbrëmje. Por, nëse në atë rast keni shkuar në shtrat në mbrëmje të rraskapitura, me flokë ende të lagur ose plotësisht të lagur, është mirë të dini se kjo mund të shkaktojë disa pasoja të pakëndshme për lëkurën e kokës, fytyrës dhe pjesëve të tjera të trupit.

Gjithmonë është thënë që të mos shkoni kurrë në shtrat me flokë të lagur, sepse mund të çojë në infeksione kërpudhore dhe bakteriale, të cilat mund të shkaktojnë në kruajtje të kokës dhe zbokth, dhe dermatologët pajtohen se kjo “përrallë e gjysheve” nuk është thjesht trillim.

Domethënë, kur qelizat e vdekura të lëkurës, produktet e kujdesit dhe vajrat natyralë të sekretuar nga lëkura jonë bashkohen në këllëfin e jastëkut dhe përzihen me ujin e flokëve, rezultati mund të jetë mjaft i pakëndshëm, transmeton Telegrafi.

Fjetja me flokë të lagur nuk rekomandohet

Flokët janë më të ndjeshëm kur janë të lagur, kështu që nëse shkoni në shtrat me flokë të lagur dhe filloni të hidhni dhe rrotulloni jastëkun, ata janë në rrezik më të madh të thyerjes dhe dëmtimit. Por, përveç kësaj, uji nga qimet në jastëk ju ekspozon ndaj rrezikut të zhvillimit të infeksioneve të lëkurës, kryesisht në lëkurën e kokës.

Disa baktere dhe kërpudha lulëzojnë në mjedise të ngrohta dhe me lagështi, kështu që ato do të fillojnë të shumohen në lëkurën e kokës nëse ajo mbetet e lagësht për orë të tëra.

Më së shpeshti, një lloj kërpudhash i quajtur Malassezia mund të grumbullohet në lëkurën e kokës dhe të shkaktojë luspa, e cila mund të ngatërrohet me zbokth. Mënyra më e mirë për të zbuluar se çfarë po shkakton krisjen e kokës tuaj është të vizitoni një dermatolog pasi dallimet mund të jenë mezi të dukshme për syrin e patrajnuar.

Ndërsa flini me flokë të lagur, fijet mund të bëhen të ndjeshme ndaj zhvillimit të akneve ose infeksioneve. Ndërsa rastet e lehta mund të trajtohen me produkte antimikrobiale pa recetë, raste të tjera mund të kërkojnë medikamente lokale dhe/ose orale, kështu që një nga gjërat më të mira që mund të bëni nëse vëreni simptoma është të shkoni te një dermatolog.

Është e mundur të zhvillohet një infeksion në fytyrë dhe në pjesën e sipërme të trupit në formën e akneve mykotike. Këto gunga të vogla të kuqe duken si puçrra fytyre, por teknikisht janë një formë folikuliti i shkaktuar nga e njëjta Malassezia që mund të shkaktojë kruarje dhe krisje të kokës.

Sa shpesh duhet larë këllëfi i jastëkut?

Jastëkët janë të prirur për akumulimin e baktereve thjesht sepse kalojnë shtatë deri në tetë orë në kontakt të drejtpërdrejtë me kokën tonë çdo natë.

Një rregull i mirë praktik është të ndërroni këllëfin e jastëkut tuaj të paktën një herë në javë dhe sigurohuni që t’i lani flokët dhe kokën rregullisht dhe t’u jepni atyre kohë të mjaftueshme për t’u tharë para gjumit.

Jastëkët prej mëndafshi dhe sateni janë gjithashtu zgjedhje më të mira sepse krijojnë më pak fërkime dhe dëmtojnë flokët më pak se këllëfët e jastëkëve prej pambuku, por nuk do të ndikojnë domosdoshmërisht në sasinë e baktereve që mund të grumbullohen.

Mbani në mend se bakteret që jetojnë në lëkurën, rrobat dhe shtratin tonë janë normale dhe në përgjithësi bashkëjetojnë me ne. Megjithatë, kur flokët janë të lagur, jeni më të ndjeshëm ndaj shumëzimit të baktereve ekzistuese në këllëfët e jastëkëve, gjë që shkakton probleme me lëkurën e kokës. Kjo nuk është e zakonshme, por rreziku rritet.

Lagështia nga flokët gjithashtu mund të shkaktojë rritjen e më shumë baktereve në këllëfën e jastëkëve, dhe ndonjëherë edhe në vetë jastëkun. /Telegrafi/

The post Ja pse nuk është ideja më e mirë t’i thani flokët në mënyrë natyrale pa tharëse flokësh appeared first on Telegrafi.

❌
❌